Raporti i plotė i Treshes sė Grupit tė Kontaktit

 

RAPORTI I PLOTĖ I TRESHES: ISHINGER, UIZNER, KHARĒENKO (BE, SHBA, RUSI) PĖR KOSOVĖN

– I DORĖZUAR NĖ KS TĖ OKB-sė

 

Pėrmbledhje

 

     1. Ne, Trojka e pėrfaqėsuesve nga Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia, i kemi kaluar katėr muajt e fundit duke zhvilluar negociata mes Beogradit dhe Prishtinės mbi statusin e ardhshėm tė Kosovės. Qėllimi ynė ka qenė tė ndihmojmė njė marrėveshje mes palėve. Negociatat janė zhvilluar brenda kornizės sė Rezolutės sė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė 1244 (1999) dhe “Parimeve udhėzuese” tė Grupit tė Kontaktit (bf anekset 1 dhe 2). Gjatė punės sonė, palėt kanė diskutuar njė sėrė opsionesh, si pavarėsia e plotė, pavarėsia e mbikėqyrur, ndarja territoriale, autonomia substanciale, rregullimet konfederale, madje edhe njė “marrėveshje pėr tė mos u marrė vesh” e qetė pėr statusin.

     2. Trojka ka qenė nė gjendje tė ndihmojė diskutime tė nivelit tė lartė, intensive dhe tė pavarura mes Beogradit dhe Prishtinės. Megjithatė, palėt nuk kanė qenė nė gjendje tė arrijnė marrėveshje pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės. Asnjėra palė nuk ka qenė e gatshme tė heqė dorė nga pozicioni i vet pėr ēėshtjen fundamentale tė sovranitetit tė Kosovės. Kjo ėshtė pėr tė ardhur keq, meqė zgjidhja e negociuar ėshtė nė interesin mė tė mirė tė tė dyja palėve.

 

Sfond

 

     3. Njė proces politik pėr tė pėrcaktuar statusin e ardhshėm tė Kosovės, ēėshtja e fundit e madhe qė lidhet me kolapsin e Jugosllavisė, ėshtė zhvilluar pėr mė shumė se dy vjet. Sekretari i pėrgjithshėm i Kombeve tė Bashkuara e ka emėruar Martti Ahtisaarin si tė dėrguar tė tij tė posaēėm nė nėntor tė vitit 2005 pėr ta marrė pėrsipėr procesin e statusit tė ardhshėm, siē parasheh Rezoluta e Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė 1244 (1999). Pas pesėmbėdhjetė muajsh tė negociatave tė pėrkrahura nga OKB-ja, presidenti Ahtisaari ka pėrgatitur njė Propozim Gjithėpėrfshirės pėr Zgjidhjen e Statusit tė Kosovės, i cili ka pėrfshirė masa pėr mbrojtjen e komuniteteve joshqiptare tė Kosovės dhe njė rekomandim qė Kosova duhet tė bėhet e pavarur duke iu nėnshtruar njė periudhe tė mbikėqyrjes ndėrkombėtare. Prishtina e ka pranuar zgjidhjen e Ahtisaarit nė tėrėsinė e saj. Beogradi e ka refuzuar atė.

     4. Pas njė periudhe tė diskutimeve nė Kėshillin e Sigurimit tė OKB-sė, Grupi i Kontaktit (Franca, Gjermania, Italia, Rusia, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara) ka propozuar qė njė “Trojkė” e zyrtarėve nga BE-ja, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia tė ndėrmarrin edhe njė periudhė tjetėr tė negociatave me qėllim tė arritjes sė njė marrėveshjeje tė negociuar. Mė 1 gusht 2007, sekretari i pėrgjithshėm i OKB-sė e ka mirėpritur kėtė iniciativė, e ka rikonfirmuar besimin e tij se status quoja ėshtė e paqėndrueshme dhe kėrkoi njė raport nga Grupi i Kontaktit pėr kėto pėrpjekje deri mė 10 dhjetor 2007. Zyra e tė dėrguarit tė posaēėm tė sekretarit tė pėrgjithshėm tė Kombeve tė Bashkuara pėr procesin e statusit tė ardhshėm tė Kosovės (UNOSEK) do tė ndėrlidhej me kėtė proces duke qenė e gatshme qė tė sigurojė informata dhe qartėsime sipas kėrkesės (bf aneksi 3).

 

Misioni i Trojkės

 

     5. Me caktimin tonė si pėrfaqėsues tė Trojkės, ne jemi zotuar qė “tė mos e lėmė asnjė gur pa e lėvizur” nė kėrkim tė njė zgjidhjeje reciprokisht tė pranueshme. Nė ndjekje tė kėtij qėllimi, ne ua kemi shpjeguar palėve parimet qė do ta udhėheqin punėn tonė. Sė pari, ne ripohuam se Rezoluta e Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė 1244 (1999) dhe “Parimet udhėzuese” tė Grupit tė Kontaktit, nėntor 2005, do tė vazhdojnė tė jenė korniza jonė operuese. E dyta, ne kemi treguar se derisa zgjidhja e Ahtisaarit ishte ende nė tavolinė, ne do tė kishim qenė tė pėrgatitur qė ta pranojmė ēfarėdo marrėveshjeje qė palėt do tė kishin mundur ta arrinin. Tė dyja palėve vazhdimisht u ėshtė rikujtuar se ata janė pėrgjegjės pėr sukses ose dėshtim tė procesit.

     6. Ne po ashtu kemi shpjeguar se Trojka nuk e ka pasur pėr qėllim qė tė imponojė njė zgjidhje. Nė vend tė kėsaj, tė dy palėt e kanė mbajtur barrėn pėr ta bindur palėn tjetėr pėr tė mirat e pozicionit tė vet. Edhe pse roli ynė primar ka qenė qė tė ndihmojmė dialogun e drejtpėrdrejtė, ne po ashtu jemi pėrpjekur qė tė marrim njė rol mė aktiv nė identifikimin e fushave pėr kompromis tė mundshėm.

 

Orari

 

     7. Gjatė katėr muajve tė mandatit tonė, kemi pasur njė orar tė ngjeshur takimesh me palėt (b.f. aneksi 4). Ky orar ka qenė i pėrmbledhur nė dhjetė seanca, gjashtė nga tė cilat kanė pėrfshirė dialog tė drejtpėrdrejtė, pėrfshirė edhe atė pėrfundimtarin, njė konferencė treditore nė Baden tė Austrisė, si dhe dy udhėtime nė rajon. Gjatė procesit, Beogradi ka qenė i pėrfaqėsuar nga presidenti Boris Tadiq, kryeministri Vojislav Koshtunica, ministri i Jashtėm Vuk Jeremiq dhe ministri pėr Kosovėn, Slobodan Samarxhiq. Prishtina ėshtė pėrfaqėsuar nga Ekipi i Unitetit i pėrbėrė nga kryetari Fatmir Sejdiu, kryeministri Agim Ēeku, kryetari i Kuvendit Kolė Berisha, Hashim Thaē dhe Veton Surroi. Trojka e ka pėrshėndetur faktin se tė dyja delegacionet janė pėrfaqėsuar nė nivelin mė tė lartė tė mundshėm, duke nėnvizuar kėshtu rėndėsinė qė i kanė dhėnė procesit. Pos seancave tė pėrbashkėta, kemi aranzhuar edhe takime tė ndara me palėt, nė mėnyrė qė tė konsultohemi me to veē e veē. Seancat tona kanė qenė tė gjata dhe shumė herė tė mundimshme, ndėrsa jemi pėrballur me mosbesimin e ndėrsjellė dhe ndjenjėn e kujtimeve tė konfliktit tė viteve nėntėdhjetė. Grupi i Kontaktit e ka mbėshtetur punėn tonė dhe ministrat e jashtėm tė tij i kanė ftuar palėt qė tė hyjnė nė bisedime me “kreativitet, guxim dhe frymė tė kompromisit” (b.f. aneksi 5). Njėherėsh, kemi synuar dhe kemi marrė premtimet nga palėt se asnjėra nuk do tė nxisė akte ose deklarata provokuese gjatė procesit (b.f. anekset 6 dhe 7).

     8. Kur po e nisnim punėn tonė, i kemi shqyrtuar qėndrimet e forta tė tė dyja palėve. Prishtina e ka rideklaruar preferencėn e saj pėr pavarėsi tė mbikėqyrur tė Kosovės dhe e ka rinkonfirmuar pranimin e saj tė propozimit tė Ahtisaarit. Beogradi e ka refuzuar propozimin e Ahtisaarit dhe e ka rideklaruar qėndrimin e saj pėr autonomi tė Kosovės nė kuadėr tė Serbisė. Si rezultat i kėsaj, propozimi i Ahtisaarit nuk ėshtė diskutuar fare, qoftė edhe pėr modifikimet e tij. Tė dyja palėt kanė ofruar argumente historike, funksionale, ligjore dhe praktike pėr tė mbėshtetur rezultatet e tyre tė preferuara. Beogradi e ka elaboruar modelin e vet pėr autonomi substanciale pėr tė shtuar pushtetin e Kosovės pėr autonomi dhe pėr t’i zvogėluar ato qė atij i rezervohen. Ai ka vlerėsuar se nuk do tė ketė kthim tė gjendjes sė para marsit tė vitit 1999. Prishtina ka paraqitur njė projekt tė “Traktatit tė Miqėsisė dhe tė Bashkėpunimit” qė pėrshkruan se si Kosova dhe Serbia, si shtete tė pavarura, do tė duhej tė bashkėpunonin lidhur me ēėshtje qė u pėrkasin tė dyjave, tė themelonin organe tė pėrbashkėta, tė pėrparonin zotimet e tyre pėr multietnicitet dhe tė mbėshtesin njėra-tjetrėn nė aspiratat evroatlantike.

     9. Me gjithė thirrjet tona tė vazhdueshme pėr ide tė reja dhe frymė tė kompromisit, asnjėra palė nuk ka mundur ta bindte tjetrėn. Tė mbėshtetur nga Deklarata Ministrore e Grupit tė Kontaktit e 27 shtatorit (b.f. aneksi 4), kemi ndėrmarrė njė qasje mė aktive. Kemi zhvilluar vlerėsimin tonė nė njė formė me 14 pika (aneksi 8). Palėt janė pėrgjigjur ndaj kėtyre pikave, pa i pranuar ato plotėsisht.

     10. Nėn udhėheqjen tonė, palėt i kanė shqyrtuar rezultatet qė pėrfshinin njė vistėr qė nga pavarėsia deri te autonomia, si dhe modelet alternative si aranzhimet konfederale dhe madje njė model tė mbėshtetur nė “marrėveshjen pėr tė mos u marrė vesh”, sipas sė cilės palėt do tė duhej tė shprehnin qėndrimet e tyre, por do tė kryenin marrėveshje praktike tė dizajnuara pėr tė ndihmuar bashkėpunimin dhe konsultimet e ndėrsjella. Modelet e tjera ndėrkombėtare, si ai i Hong-Kongut, Ishujve Åland dhe i Shteteve tė Pavarura tė Komonueltit janė diskutuar. Ndonėse ėshtė pėrmendur, nuk kemi trajtuar opsionin e ndarjes territoriale qė ėshtė konsideruar e papranueshme nga tė dyja palėt dhe nga Grupi i Kontaktit. Asnjė nga kėto modele nuk doli tė jetė bazė adekuate pėr kompromis. I kemi pėrmbyllur negociatat e drejtpėrdrejta me palėt nė njė konferencė tė nivelit tė lartė nė Baden tė Austrisė gjatė periudhės 26 – 28 nėntor, ku edhe njė herė i kemi ftuar palėt qė tė gjejnė njė mėnyrė pėr ta zgjidhur nyjėn.

Pėrfundimi

     11. Tė dyja palėt kanė qenė tė angazhuara plotėsisht gjatė tėrė negociatave. Pas 129 ditėsh negociata intensive, megjithatė, palėt nuk kanė qenė tė gjendje tė arrijnė njė marrėveshje mbi statusin e Kosovės. Asnjėra palė nuk ka qenė e gatshme tė lėshojė pe pėr ēėshtjen themelore tė sovranitetit.

     12. Sidoqoftė, me gjithė kėtė dallim fundamental mbi statusin, tė cilin Trojka e ka mundur ta afrojė, ne besojmė se ky proces i ka shėrbyer njė qėllimi tė dobishėm. Ne u dhamė palėve mundėsinė pėr tė gjetur njė zgjidhje pėr dallimet e tyre. Nėn ombrellėn tonė, palėt u pėrfshinė nė dialogun direkt mė tė gjatė dhe intensiv tė nivelit tė lartė qė nga pėrfundimi i armiqėsitė nė Kosovė, mė 1999. Gjatė kėtij procesi, palėt zbuluan fushat ku interesat e tyre pėrputheshin. Palėt, po ashtu u pajtuan pėr nevojėn e promovimit dhe mbrojtjes sė shoqėrive shumetnike dhe tė adresimit tė ēėshtjeve tė vėshtira qė pengojnė pajtimin, posaēėrisht fatin e personave tė zhdukur dhe kthimin e personave tė zhvendosur. Mbase mė e rėndėsishmja, Beogradi dhe Prishtina kanė riafirmuar se perspektiva evropiane ėshtė boshti i marrėdhėnieve tė tyre evropiane, ndėrsa tė dyja palėt e kanė ritheksuar dėshirėn e tyre pėr tė kėrkuar njė tė ardhme nėn kulmin e pėrbashkėt tė Bashkimit Evropian.

     13. Derisa dallimet mes palėve mbesin tė pandryshuara, Trojka ,megjithatė, ka qenė nė gjendje tė nxjerrė pėrkushtime tė rėndėsishme nga palėt. Nė veēanti, tė dyja palėt janė zotuar se do tė pėrmbahen nga veprimet qė do tė mund ta rrezikojnė situatėn e sigurisė nė Kosovė apo diku tjetėr dhe tė mos e pėrdorin dhunėn, kėrcėnimet apo frikėsimin (bf aneksi 9). Ata i bėnė kėto zotime pa paragjykuar pozicionet e tyre pėr status. Tė dyja palėve duhet t’u rikujtohet se dėshtimi i tyre pėr t’iu pėrmbajtur kėtyre zotimeve do tė ndikojė nė arritjen e sė ardhmes sė tyre evropiane qė e synojnė tė dyja ato.

     14. Ne theksojmė se Kosova dhe Serbia do tė vazhdojnė tė jenė tė lidhura sė bashku pėr shkak tė natyrės sė posaēme tė marrėdhėnieve tė tyre, posaēėrisht nė dimensionin historik, njerėzor, gjeografik, ekonomik dhe kulturor. Siē ėshtė thėnė nga ministrat e Grupit tė Kontaktit nė takimin e tyre nė New York, mė 27 shtator, zgjidhja e statusit tė Kosovės ėshtė thelbėsore pėr stabilitetin dhe sigurinė e Ballkanit Perėndimor dhe Evropės nė tėrėsi. Ne besojmė se mbajtja e paqes nė rajon dhe shmangia nga dhuna ėshtė e njė rėndėsie tė madhe dhe pėr kėtė arsye kėrkojmė nga palėt qė tė qėndrojnė pranė zotimeve tė tyre. Ne, pėr mė shumė, besojmė fuqishėm se zgjidhja e statusit tė Kosovės do tė kontribuonte nė pėrmbushjen e aspiratave evropiane tė tė dyja palėve.

 

Anekset:


      A) Dokumente

1) Rezoluta 1244 e Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė (1999)

2) “Parimet udhėzuese” tė Grupit tė Kontaktit (nėntor 2005)

     B) Dokumente tė Trojkės

3) Deklarata e sekretarit tė pėrgjithshėm tė OKB-sė pėr periudhėn e re tė angazhimeve nė Kosovė (1 gusht 2007)

4) Ngjarjet e Treshes

5) Deklarata pėr Kosovėn e ministrave tė Grupit tė Kontaktit (27 shtator 2007)

6) Dokumenti jozyrtar i Vjenės (30 Gusht 2007)

7) Deklarata e New York-ut (28 Shtator)

8) Vlerėsimet e Treshes pėr negociatat: Konkluzionet parimore

9) Deklarata pėr shtyp e Trojkės (Baden, 28 nėntor 2007)

Aneksi 1: Rezoluta 1244 e Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė (1999)

 

Kėshilli i Sigurimit

 

     Duke i pasur parasysh pėrcaktimet dhe parimet e Kartės sė Kombeve tė Bashkuara dhe pėrgjegjėsinė primare tė Kėshillit tė Sigurimit pėr ruajtjen e paqes dhe tė sigurisė ndėrkombėtare;

Duke rikujtuar rezolutat 1160 (1998) tė 31 marsit 1998, 1199 (1998) tė 23 shtatorit 1998, 1203 (1998) tė 24 tetorit 1998, dhe 1239 (1999) tė 14 majit 1999;

 Duke shprehur keqardhje pėr mospajtueshmėri tė plotė ndaj kėrkesave tė kėtyre rezolutave,tė pėrcaktuar pėr zgjidhjen e situatės sė nderė humanitare nė Kosovė, Republika Federative e Jugosllavisė, dhe garantimin e kthimit tė lirė dhe tė sigurt tė tė gjithė refugjatėve dhe personave tė zhvendosur nė shtėpitė e tyre;

Duke dėnuar tė gjitha aktet e dhunės kundėr popullatės sė Kosovės dhe aktet terroriste tė cilėsdo palė;

Duke rikujtuar deklaratėn e bėrė nga sekretari i pėrgjithshėm, mė 9 prill 1999, nė tė cilėn shpreh brengosjen e tij ndaj tragjedisė humanitare nė Kosovė;

Duke riafirmuar tė drejtėn e tė gjithė refugjatėve dhe personave tė zhvendosur pėr t'u kthyer nė shtėpitė e tyre tė sigurt;

Duke rikujtuar juridiksionin dhe mandatin e Tribunalit Ndėrkombėtar pėr ish-Jugosllavinė;
Duke mirėpritur parimet e pėrgjithshme tė zgjidhjes politike tė ēėshtjes sė Kosovės, tė miratuar mė 6 maj 1999 (S/1999/516, aneksi 1 i kėsaj rezolute) dhe duke mirėpritur gjithashtu edhe pranimin nga Republika Federative e Jugosllavisė tė kėtyre parimeve tė vėna mė parė nė pikat 1 deri nė 9 tė dokumentit tė prezantuar nė Beograd mė 2 qershor 1999 (S/1999/649, aneksi 2 i kėsaj rezolute), dhe pajtueshmėrinė e Republikės Federative tė Jugosllavisė ndaj kėtij dokumenti;

Duke riafirmuar detyrimin e tė gjitha shteteve anėtare ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial tė Republikės Federative tė Jugosllavisė dhe tė shteteve tė tjera nė rajon, tė theksuara nė Aktin Final tė Helsinkit dhe aneksin 2;

Duke riafirmuar thirrjen nė rezolutat e mėparshme pėr autonomi themelore dhe vetadministrim pėr Kosovėn;

Duke pėrcaktuar atė se situata nė rajon vazhdon ta kėrcėnojė paqen dhe sigurinė ndėrkombėtare;

 Tė pėrcaktuar pėr tė garantuar mbrojtjen dhe sigurinė e personelit ndėrkombėtar, si dhe implementimin e obligimeve nga tė gjithė tė interesuarit, qė dalin nga Rezoluta e tanishme, dhe duke vepruar pėr kėto qėllime sipas Kapitullit VII tė Kartės sė Kombeve tė Bashkuara,

     1. Vendos qė zgjidhja politike e krizės sė Kosovės duhet tė bazohet nė parimet e pėrgjithshme tė aneksit 1 dhe mė tej tė elaboruara nė parimet dhe elementet e tjera tė kėrkuara nė aneksin 2;

     2. Mirėpret pranueshmėrinė nga RFJ-ja tė kėtyre parimeve dhe elementeve tė kėrkuara, tė referuara nė paragrafin 1, dhe kėrkon bashkėpunim tė plotė tė RFJ-sė nė implementimin e shpejtė tė tyre;

     3. Kėrkon veēanėrisht qė Republika Federative e Jugosllavisė tė vėrė njė pėrfundim tė menjėhershėm dhe tė verifikueshėm tė dhunės dhe represionit nė Kosovė dhe tė fillojė qė ta kompletojė nė faza tėrheqjen e verifikueshme tė tė gjitha forcave ushtarake, policore dhe paramilitare nga Kosova, duke u bazuar nė planin e shpejtė, me tė cilin vendosja e prezencės sė sigurisė ndėrkombėtare nė Kosovė do tė jetė e sinkronizuar;

     4. Konfirmon se pas tėrheqjes, sipas marrėveshjes, njė numėr i ushtarakėve dhe policėve jugosllavė dhe serbė do tė lejohen tė kthehen nė Kosovė pėr t'i kryer funksionet e veta bazuar nė aneksin 2;

     5. Vendos mbi zbarkimin e trupave nė Kosovė, nėn udhėheqjen e Kombeve tė Bashkuara, tė prezencės ndėrkombėtare civile dhe tė sigurisė, me pajisje adekuate dhe personel sipas nevojės, dhe mirėpret marrėveshjen e RFJ-sė ndaj kėtyre prezencave;

     6. Kėrkon nga sekretari i pėrgjithshėm qė tė emėrojė, nė konsultim me Kėshillin e Sigurimit, njė pėrfaqėsues special pėr tė kontrolluar implementimin e misionit civil ndėrkombėtar, ndėrsa mė tej kėrkon nga sekretari i pėrgjithshėm ta kėshilloj pėrfaqėsuesin special qė tė bashkėpunojė ngushtė me misionin e sigurisė ndėrkombėtare pėr tė garantuar se qė tė dy misionet veprojnė nė drejtim tė qėllimeve tė njėjta dhe se mbėshtesin njėra-tjetrėn;

     7. Autorizon shtetet anėtare dhe organizatat relevante ndėrkombėtare qė tė krijojnė praninė e sigurisė ndėrkombėtare nė Kosovė, siē theksohet nė pikėn 4 tė aneksit 2, me tė gjitha mjetet e nevojshme pėr t'i pėrmbushur pėrgjegjėsitė e tyre qė janė nė paragrafin 9 nė vijim;

     8. Afirmon nevojėn pėr njė vendosje tė shpejtė tė njė pranie efektive civile ndėrkombėtar dhe ushtarake nė Kosovė, dhe kėrkon qė palėt tė bashkėpunojnė plotėsisht nė vendosjen e tyre;

     9. Vendos qė pėrgjegjėsi e pranisė sė sigurisė ndėrkombėtare, e cila do tė vendoset dhe do tė veprojė nė Kosovė, do tė jetė;

a.      Frenimi i luftimeve tė rifilluara,duke mbetur aty ku ėshtė e domosdoshme pėr tė detyruar armėpushimin, dhe pėr tė garantuar tėrheqjen dhe parandalimin e hyrjes nė Kosovė tė ushtrisė, policisė dhe forcave paramilitare tė RFJ-sė, pėrveē siē ėshtė paraparė nė pikėn 6 tė aneksit 2;

b.     Demilitarizimi i UĒK-sė dhe grupeve tė tjera tė armatosura shqiptare, siē kėrkohet nė vazhdim nė paragrafin 15;

c.      Krijimi i njė ambienti tė sigurt, ku refugjatėt dhe personat e zhvendosur mund tė kthehen nė shtėpi tė sigurt, qė prania ndėrkombėtare civile tė mund tė veprojė, qė tė krijohet administrata transicionale, dhe qė ndihmat humanitare tė mund tė shpėrndahen;

d.     Garantimi i sigurisė publike dhe ligjit, derisa prania ndėrkombėtare civile tė mund tė marrė pėrgjegjėsinė pėr kėtė ēėshtje;

e.      Mbikėqyrja, siē ėshtė paraparė, e ēminimit, derisa prezenca ndėrkombėtare civile tė mund tė marrė pėrgjegjėsinė pėr kėtė ēėshtje;

f.       Mbėshtetja, siē ėshtė paraparė, dhe bashkėpunimi i ngushtė me punėn e prezencės ndėrkombėtare civile;

g.      Ushtrimi i mbikėqyrjes sė kufijve sipas kėrkesės;

h.     Sigurimi i mbrojtjes dhe lirisė sė lėvizjes pėr tė gjithė, prezenca civile ndėrkombėtare dhe organizatat e tjera ndėrkombėtare;

     10. Autorizohet sekretari i pėrgjithshėm, me ndihmėn e organizatave relevante ndėrkombėtare, tė organizojė njė prezencė civile ndėrkombėtare nė Kosovė nė mėnyrė qė tė sigurojė njė administratė tė pėrkohshme pėr Kosovėn nėn udhėheqjen e sė cilės populli i Kosovės do tė gėzojė autonomi substanciale nė kuadėr tė RFJ-sė, dhe do tė sigurojė administratė kalimtare derisa tė formohen institucionet demokratike vetėqeverisėse pėr tė krijuar kushtet pėr njė jetė normale dhe paqėsore pėr tė gjithė banorėt e Kosovės;

     11. Vendos qė pėrgjegjėsitė kryesore tė prezencės civile ndėrkombėtare do tė pėrfshijnė:

  1. Pėrkrahjen e krijimit tė kushteve pėr gjetjen e zgjidhjes finale, tė autonomisė substanciale dhe vetėqeverisjes nė Kosovė, duke u mbėshtetur plotėsisht nė aneksin 2 dhe nė Marrėveshjen e Rambujesė (S/1999/648)
  2. Kryerja e funksioneve themelore civile administrative derisa ajo tė kėrkohet;
  3. Organizimi dhe mbikėqyrja e zhvillimit tė institucioneve tė pėrkohshme pėr demokratizim dhe vetėqeverisje autonome, duke gjetur zgjidhjen politike, duke pėrfshirė kėtu edhe mbajtjen e zgjedhjeve;
  4. Bartja e pėrgjegjėsisė nė institucionet e krijuara, nė ndėrkohė qė mbikėqyret dhe mbėshtetet konsolidimi i institucioneve tė pėrkohshme lokale dhe aktivitetet e tjera pėr ndėrtimin e paqes;
  5. Ndėrmjetėsimi nė procesin politik qė ka pėr qėllim pėrcaktimin e statusit tė Kosovės nė tė ardhmen, duke marrė parasysh Marrėveshjen e Rambujesė (S/1999/648);
  6. Nė fazėn e fundit, mbikėqyrja e bartjes sė autoritetit nga institucionet e pėrkohshme tė Kosovės nė institucionet e krijuara me zgjedhje politike;
  7. Mbėshtetja nė rindėrtimin e infrastrukturės kryesore dhe rindėrtimet e tjera ekonomike;
  8. Mbėshtetje humanitare dhe ndihmė pėr lehtėsim nė fatkeqėsi, nė koordinim me organizatat humanitare ndėrkombėtare;
  9. Mbajtja e ligjeve dhe rregullave civile, duke pėrfshirė edhe krijimin e njė force policore lokale nė ndėrkohė qė do tė vendosej njė forcė policore ndėrkombėtare e cila do tė shėrbente nė Kosovė;
  10. Mbrojtjen dhe promovimin e tė drejtave tė njeriut;
  11. Garantimin e sigurisė dhe kthimi i papenguar i refugjatėve dhe personave tė zhvendosur nė shtėpitė e tyre nė Kosovė;

     12. Theksimi i nevojės pėr koordinimin e veprimtarive humanitare, ndėrsa pėr RFJ-nė qė tė lejojė qasje tė papenguar tė organizatave humanitare nė Kosovė dhe tė bashkėpunojė me kėto organizata pėr tė garantuar shpėrndarjen e shpejtė dhe efektive tė ndihmave ndėrkombėtare;

      13. Inkurajon tė gjitha shtetet anėtare dhe organizatat ndėrkombėtare pėr tė kontribuar nė rindėrtimin ekonomik dhe social dhe nė kthimin e sigurt tė refugjatėve dhe personave tė zhvendosur, dhe thekson, nė kėtė kontekst, rėndėsinė e mbajtjes sė konferencės ndėrkombėtare tė donatorėve, veēanėrisht pėr propozimet nė paragrafin 11 (g), dhe atė sa mė shpejt qė tė jetė e mundshme;

     14. Kėrkon bashkėpunim tė plotė nga tė gjithė tė lartpėrmendurit, pėrfshirė kėtu edhe prezencėn e sigurisė ndėrkombėtare sė bashku me Tribunalin Ndėrkombėtar tė Hagės pėr ish-Jugosllavinė;

     15. Kėrkon nga UĒK-ja dhe grupet e tjera tė armatosura shqiptare qė tė ndalojnė urgjentisht tė gjitha aksionet sulmuese dhe t'u pėrmbahen kėrkesave pėr demilitarizim tė nxjerra nga kryesuesi i prezencės sė sigurisė ndėrkombėtare nė konsultim me tė dėrguarin special tė sekretarit tė pėrgjithshėm;

     16. Vendos qė ndalesat e shtruara nė paragrafin 8 tė Rezolutės 1160 (1998) nuk do tė aplikohen pėr armėt dhe materialin e ngjashėm nė pėrdorim tė prezencės ndėrkombėtare civile dhe ushtarake;

     17. Mirėpret punėn e Unionit Evropian dhe organizatave tė tjera ndėrkombėtare qė tė zhvillojnė qasje tė gjithanshme ndaj zhvillimit ekonomik dhe stabilizimit tė rajonit nė tė cilin ka ndikuar kriza nė Kosovė, duke pėrfshirė edhe implementimin e Paktit tė Stabilitetit pėr Evropėn Juglindore, me pjesėmarrje tė gjerė ndėrkombėtare nė promovimin e mėtejmė tė demokracisė, prosperitetit ekonomik, stabilitetit dhe bashkėpunimit nė rajon;

     18. Kėrkon qė tė gjitha shtetet nė rajon tė bashkėpunojnė plotėsisht nė implementim e kėsaj rezolute nė tė gjitha aspektet;

     19. Vendos qė prezenca ndėrkombėtare civile dhe ushtarake fillimisht tė vendoset pėr njė periudhė prej 12 muajsh, me mundėsinė qė tė vazhdojė qėndrimin pėrderisa Kėshilli i Sigurimit tė mos vendos nė tjetėr mėnyrė;

     20. Kėrkon nga sekretari i pėrgjithshėm t'i raportojė Kėshillit nė intervale tė rregullta kohore mbi implementimin e kėsaj rezolute, pėrfshirė kėtu edhe raportet nga udhėheqja e prezencės civile dhe ushtarake, ndėrkohė qė raportet e para duhet dorėzuar 30 ditė pas miratimit tė kėsaj rezolute;

     21. Vendos qė tė mbesė aktiv nė zotimet pėr kėtė ēėshtje,

 

Aneksi 1

 

     Deklarata e kryesuesit mbi konkluzat e takimit tė ministrave tė G-8-s tė mbajtur nė Petersberg Centre, mė 6 maj 1999

Ministrat e jashtėm tė G-8-s miratuan kėto parime tė pėrgjithshme mbi zgjidhjen politike tė krizės sė Kosovės:

• Pėrfundimin e menjėhershėm dhe tė verifikueshėm tė represionit nė Kosovė;
• Tėrheqjen e forcave ushtarake, policore dhe paramilitare nga Kosova;

• Vendosjen e trupave ndėrkombėtare civile dhe ushtarake, me miratimin e Kombeve tė Bashkuara, me aftėsi qė garantojnė pėrmbushjen e objektivave tė pėrbashkėta;

• Krijimin e njė administrate tė pėrkohshme pėr Kosovėn, e cila do tė vendoset nga Kėshilli i Sigurimit tė KB-sė pėr tė garantuar kushtet pėr njė jetė normale dhe paqėsore pėr tė gjithė banorėt e Kosovės;

• Kthimin e sigurt dhe tė lirshėm tė tė gjithė refugjatėve dhe personave tė zhvendosur, si dhe hyrjen e papenguar tė organizatave humanitare ndėrkombėtare nė Kosovė;

• Procesi politik i cili ēon drejt krijimit tė njė kornize tė pėrkohshme politike, marrėveshje kjo qė parasheh vetėqeverisje substanciale pėr Kosovėn, duke marrė parasysh nė tėrėsi Marrėveshjen e Rambujesė dhe parimet e sovranitetit dhe integritetit territorial tė RFJ-sė dhe tė vendeve tė tjera pėrreth, si dhe demilitarizimin e UĒK-sė;

• Qasja e gjithanshme ndaj zhvillimit ekonomik dhe stabilizimit tė rajonit tė krizės;

 

Aneksi 2

 

     Marrėveshja duhet tė arrihet nė bazė tė parimeve tė mėposhtme pėr tė lėvizur drejt rezolutės sė krizės sė Kosovės:

     1. Njė fund i menjėhershėm dhe i verifikueshėm i dhunės dhe represionit nė Kosovė.

     2. Njė tėrheqje e verifikueshme e tė gjitha forcave ushtarake, policore dhe paraushtarake nga Kosova, sipas njė orari tė shpejtė.

     3. Vendosja e njė prezence ndėrkombėtare civile dhe e sigurisė nė Kosovė nėn patronazhin e OKB-sė, e cila do tė veprojė siē mund tė vendoset sipas Kreut VII tė Kartės sė OKB-sė, me aftėsi pėr tė garantuar arritjen e qėllimeve tė pėrbashkėta.

     4. Prania ndėrkombėtare e sigurisė, me njė pjesėmarrje substanciale tė NATO-s, duhet tė vendoset nėn njė komandė dhe kontroll tė pėrbashkėt, dhe tė jetė e autorizuar pėr tė vendosur njė ambient tė sigurt pėr tė gjithė njerėzit nė Kosovė, si dhe pėr tė mundėsuar kthimin e sigurt nė shtėpitė e tyre pėr tė gjithė tė zhvendosurit dhe refugjatėt.

     5. Vendosja e njė administrate tė pėrkohshme pėr Kosovėn, si pjesė e pranisė civile ndėrkombėtare, nėn tė cilėn populli i Kosovės do tė gėzojė njė autonomi substanciale brenda RFJ-sė, e cila do tė vendoset nga KS i KB. Administrata e pėrkohshme do tė ofrojė njė administrim kalimtar, duke vendosur dhe vlerėsuar njė zhvillim tė institucioneve tė pėrkohshme, demokratike vetėqeverisėse, pėr tė siguruar kushtet pėr njė jetė paqėsore dhe normale pėr tė gjithė banorėt e Kosovės.

     6. Pas tėrheqjes, njė numėr i pranuar i personelit jugosllav dhe serb do tė lejohet tė kthehet nė Kosovė, pėr tė kryer funksionet e mėposhtme:

• Kontaktin me misionin ndėrkombėtar civil dhe me praninė ndėrkombėtare tė sigurisė;

• Shėnimin dhe pastrimin e fushave tė minuara;

• Mbajtjen e njė pranie nė trashėgimin serbe;

• Mbajtjen e njė pranie nė vendkalimet kufitare kryesore;

• Kthim tė sigurt dhe tė lirė pėr tė gjithė refugjatėt dhe tė zhvendosurit nėn mbikėqyrjen e Zyrės sė UNHCR-sė dhe qasje tė papenguar pėr tė gjitha organizata humanitare nė Kosovė.

      8. Njė proces politik drejt vendosjes sė njė kornize pėr njė marrėveshje politike tė pėrkohshme, e cila do t'i ofrojė Kosovės njė vetėqeverisje substanciale, e cila do tė marrė parasysh Marrėveshjen e Rambujesė dhe parimet e sovranitetit territorial tė RFJ-sė dhe tė shteteve tė tjera nė rajon, si dhe demilitarizimin e UĒK-sė, negociatat ndėrmjet palėve pėr njė zgjidhje nuk duhet tė vonojnė, apo tė pengojnė vendosjen e institucioneve demokratike vetėqeverisėse.

     9. Njė qasje e gjithanshme zhvillimit ekonomik dhe stabilitetit tė rajonit, kjo do tė pėrfshijė implementimin e njė pakti tė stabiliteti pėr Evropėn Juglindore me njė pjesėmarrje tė gjerė ndėrkombėtare, pėr tė pėrparuar demokracinė, prosperitetin ekonomik, stabilitetin dhe bashkėpunimin rajonal.

     10. Suspendimi i aktiviteteve ushtarake do tė kėrkojė pranimin e parimeve tė vendosura mė lart, si shtesė parimeve tė vendosura mė lart, si dhe elementeve tė kėrkuara, tė identifikuara mė herėt, tė cilat janė tė specifikuara nė fusnotėn 1. Marrėveshja tekniko-ushtarake, e cila do tė arrihet shpejt, nė mes tė tjerash do tė specifikojė modalitetet shtesė, duke pėrfshirė edhe rolin dhe funksionin e forcave jugosllavo-serbe nė Kosovė.


     Tėrheqja


• Procedura pėr tėrheqje, duke pėrfshirė njė skemė tė detajuar nėpėr faza dhe pėrcaktimin e vijės pėrtej sė cilės forcat serbe duhet tė tėrhiqen;

 

Personeli qė do tė kthehet

 

• Pajisja shoqėruese e personelit qė do tė kthehet;

• Kushtet nė lidhje me pėrgjegjėsitė e funksionit tė tyre;

• Orari i kthimit tė tyre;

• Pėrcaktimi i zonave gjeografike ku do tė operojnė ata;

• Rregullat me tė cilat do tė pėrcaktohen marrėdhėniet nė mes tyre dhe pranisė ndėrkombėtare tė sigurisė dhe misionit civil ndėrkombėtar

 

Aneksi 2: “Parimet udhėheqėse” tė Grupit tė Kontaktit

 (nėntor 2005)

 

Grupi i Kontaktit ka shqyrtuar letrėn e sekretarit tė pėrgjithshėm dhe raportin e ambasadorit Kai Eide mbi shqyrtimin gjithėpėrfshirės tė gjendjes nė Kosovė, qė i janė paraqitur Kėshillit tė Sigurimit mė 7 tetor 2005.

Grupi i Kontaktit mbėshtet rekomandimet e sekretarit tė pėrgjithshėm tė paraqitura para Kėshillit tė Sigurimit tė bazuara nė kėtė raport pėr tė nisur procesin e pėrcaktimit tė statusit tė ardhshėm tė Kosovės nė pajtim me Rezolutėn 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit. Grupi mirėpret qėllimin e sekretarit tė pėrgjithshėm pėr caktimin e njė emisari special, i cili do ta udhėhiqte kėtė proces. Grupi i Kontaktit me kėnaqėsi do tė mbėshtesė pėrpjekjet e emisarit special dhe ekipin e tij.

Njė zgjidhje negociuese duhet tė jetė njė prioritet ndėrkombėtar. Procesi i filluar nuk mund tė bllokohet, por duhet tė pėrfundojė. Grupi i Kontaktit thėrret palėt qė tė angazhohen me besnikėri dhe nė mėnyrė konstruktive, qė tė pėrmbahen nga hapat e njėanshėm dhe tė refuzojnė ēdo formė tė dhunės. Ata tė cilėt e pėrkrahin dhunėn nuk do tė kenė asnjė rol. Emisari special mund tė ndėrmarrė veprime tė duhura nė kuadėr tė mandatit tė tij nė Kombet e Bashkuara pėr tė suspenduar apo pėrjashtuar ēdo individ apo grup nėse mendon se veprimet e tyre nuk shpien drejt pėrparimit.

Grupi i Kontaktit thėrret tė gjitha palėt qė tė themelojnė ekipet negociuese tė unitetit dhe tė pajtohen mbi pikėpamjet e pėrbashkėta.

Procesi duhet tė sigurojė pjesėmarrjen efikase tė serbėve tė Kosovės dhe tė qytetarėve, si dhe tė komuniteteve tė tjera tė Kosovės. Fqinjėt rajonalė dhe palėt e tjera tė interesuara doemos duhet tė konsultohen.

Pėrparimi i procesit tė statusit do tė varet jo vetėm nga niveli i angazhimit tė palėve, por edhe nga kushtet nė terren. Zbatimi i standardeve tė caktuara nga Kombet e Bashkuara duhet tė vazhdojė gjatė procesit tė statusit dhe ato do tė jenė faktor i pėrcaktimit tė pėrparimit tė bėrė.

Grupi i Kontaktit riafirmon rėndėsinė qė lidhet me dialog konstruktiv dhe tė qėndrueshėm nė tė gjitha nivelet mes Beogradit dhe Prishtinės dhe mes komuniteteve tė ndryshme nė Kosovė. Grupi kėrkon nga autoritetet nė Beograd qė nė mėnyrė aktive tė nxisin serbėt e Kosovės pėr tė zėnė vendet e tyre nė institucionet e Kosovės.

Kėshilli i Sigurimit do tė mbetet aktivisht i preokupuar me kėtė ēėshtje. Vendimi pėrfundimtar mbi statusin e Kosovės duhet tė aprovohet nga Kėshilli i Sigurimit. Prandaj, Grupi i Kontaktit informon tė gjitha palėt e kyēura se rezultati i procesit tė statusit duhet tė bazohet nė parimet nė vijim:

     1. Vendosja e ēėshtjes sė Kosovės duhet tė jetė plotėsisht nė pajtim me standardet ndėrkombėtare tė tė drejtave tė njeriut, demokracisė dhe tė drejtės ndėrkombėtare dhe duhet tė kontribuojė nė sigurinė e rajonit.

     2. Zgjidhja e statusit tė Kosovės duhet tė jetė nė pėrputhje me vlerat demokratike dhe standardet evropiane dhe duhet tė kontribuojė nė realizimin e njė Kosove me perspektivė evropiane, nė veēanti nė pėrparimin e Kosovės nė procesin e stabilizim-asocimit, si dhe integrimin e rajonit tė gjithėmbarshėm nė institucionet euroatlantike.

     3. Zgjidhja duhet tė sigurojė shumetnicitet tė qėndrueshėm nė Kosovė. Duhet tė ofrojė garancinė efikase kushtetuese dhe mekanizma tė pėrshtatshėm pėr tė siguruar zbatimin e tė drejtave tė njeriut pėr tė gjithė qytetarėt nė Kosovė, dhe tė drejtat e anėtarėve tė tė gjitha komuniteteve nė Kosovė, pėrfshirė tė drejtat e refugjatėve dhe tė personave tė zhvendosur pėr t’u kthyer tė sigurt nė shtėpitė e tyre.

     4. Zgjidhja duhet tė ofrojė mekanizma pėr sigurimin e pjesėmarrjes sė tė gjitha komuniteteve kosovare nė qeverisje, tė nivelit qendror dhe lokal.

     5. Zgjidhja e statusit tė Kosovės duhet tė pėrfshijė kujdesin specifik tė sigurimit pėr mbrojtjen e trashėgimisė kulturore dhe religjioze nė Kosovė. Kjo duhet tė pėrfshijė cilėsimin e statusit tė institucioneve tė Kishės Ortodokse serbe, vendndodhjeve dhe pronės nė Kosovė.

     6. Zgjidhja e statusit tė Kosovės duhet tė konsolidojė sigurinė dhe stabilitetin rajonal. Nė kėtė mėnyrė, kjo do tė sigurojė qė Kosova tė mos kthehet nė gjendjen e para marsit tė vitit 1999. Ēdo zgjidhje qė ėshtė e njėanshme apo ėshtė rezultat i pėrdorimit tė forcės nuk do tė jetė e pranueshme. Nuk do tė ketė ndryshime tė territorit tė tanishėm tė Kosovės, qė do tė thotė nuk do tė ketė ndarje tė Kosovės dhe bashkim tė Kosovės me ndonjė shtet tjetėr apo me ndonjė pjesė tė ndonjė shteti tjetėr. Integriteti territorial dhe stabiliteti i brendshėm i fqinjėve rajonal do tė respektohet plotėsisht.

     7. Zgjidhja e statusit do t’i sigurojė Kosovės siguri. Kjo do tė sigurojė gjithashtu qė Kosova tė mos paraqesė kėrcėnim ushtarak apo kėrcėnim tė sigurisė pėr fqinjėt e saj.

     8. Zgjidhja e statusit tė Kosovės duhet tė avancojė mekanizma efikas pėr tė konsoliduar mundėsitė e Kosovės pėr tė zbatuar sundimin e ligjit, pėr tė luftuar krimin e organizuar dhe terrorizmin dhe pėr tė mbrojtur karakterin shumetnik tė policisė dhe gjyqėsorit.

     9. Zgjidhja duhet tė sigurojė se Kosova mund tė zhvillohet nė njė mėnyrė tė qėndrueshme ekonomikisht edhe politikisht, dhe se ajo mund tė bashkėpunojė nė mėnyrė efikase me organizatat ndėrkombėtare dhe me institucionet ndėrkombėtare financiare.

     10. Pėr njė kohė Kosova do tė vazhdojė tė ketė nevojė pėr njė prani ndėrkombėtare civile dhe ushtarake pėr tė ushtruar mbikėqyrjen e duhur tė pėrputhshmėrisė sė kushteve tė parapara nė zgjidhjen e statusit pėr ofrimin e sigurisė dhe, nė veēanti, pėr tė siguruar mbrojtjen e minoriteteve, si dhe tė vėzhgojė dhe tė mbėshtesė autoritetet nė zbatimin e vazhdueshėm tė standardeve.

 

Aneksi 3: Deklarata e sekretarit tė pėrgjithshėm tė OKB-sė pėr periudhėn e re tė angazhimeve nė Kosovė

 

Grupi i Kontaktit mė ka informuar pėr angazhimin qė ka rreth modaliteteve pėr negociata shtesė ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit. Kjo pėrpjekje do tė drejtohet nga Treshja, e cila do tė pėrbėhet nga pėrfaqėsuesit e Bashkimit Evropian, Federatės Ruse dhe Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės.

E pėrshėndes kėtė nismė nga Grupi i Kontaktit, shpresoj se periudha e re e angazhimit do tė ēojė nė njė marrėveshje pėr statusin e ardhshėm tė Kosovės, ēėshtje kjo e cila mbetet prioritet pėr Kombet e Bashkuara.

Bashkėsia ndėrkombėtare duhet tė gjejė njė zgjidhje e cila ėshtė (e arritshme) nė kohė, i adreson brengat kryesore tė tė gjitha bashkėsive qė jetojnė nė Kosovė dhe sjell qartėsi pėr statusin e Kosovės. Status quoja nuk ėshtė e qėndrueshme.

Zyra e Emisarit tė Posaēėm tė Kombeve tė Bashkuara pėr Kosovėn (UNOSEK) do tė jetė e lidhur me kėtė proces, duke qėndruar gati pėr tė dhėnė informatat dhe sqarimet e nevojshme.

OKB-ja do tė vazhdojė tė luajė njė rol konstruktiv nė periudhėn e re tė angazhimeve dhe po ashtu do tė vazhdojė rolin nė punėn e saj primare nė terren nė Kosovė.

Grupi i Kontaktit do tė mė raportojė mua deri mė 10 dhjetor.

New York, 1 gusht 2007

 

Aneksi 4 : Ngjarjet e Treshes

 

-          09 Gusht – Takimi i parė i Treshes me Grupin e Kontaktit (Londėr)

-          10-12 Gusht – Takimi i parė i Treshes me palėt (Beograd dhe Prishtinė

-          30 Gusht – Takimi i dytė i Treshes me palė (Vjenė)

-          18-19 Shtator – Takimi i tretė i Treshes me palėt (Londėr)

-          27 Shtator – Takimi i Treshes me sekretarin e pėrgjithshėm tė OKB-sė, pėrfaqėsuesin e partė tė BE-sė, sekretarin e pėrgjithshėm tė NATO-s dhe ministrat e Grupit tė Kontaktit (New York)

-          28 Shtator – Takimi i katėrt i Treshes me palėt – takimi i parė i drejtpėrdrejtė (New York)

-          14 Tetor – Takimi i pestė i Treshes me palėt – takimi i dytė i drejtpėrdrejtė (Bruksel)

-          22 Tetor – Takimi i gjashtė i Treshes me palėt – takimi i tretė i drejtpėrdrejtė (Vjenė)

-          5 Nėntor – Takimi i shtatė i Treshes me palėt – takimi i katėrt i drejtpėrdrejtė (Vjenė)

-          20 Nėntor – Takimi i tetė i Treshes me palėt – takimi i pestė i drejtpėrdrejtė (Bruksel)

-          26/27/28 Nėntor – Takimi i nėntė i Treshes me palėt – takimi i gjashtė i drejtpėrdrejtė (Baden, Austri)

-          3 Dhjetor – Takimi i dhjetė i Treshes me palėt (Beograd dhe Prishtinė)

 

Aneksi 5: Deklarata pėr Kosovėn e ministrave tė Grupit

 tė Kontaktit New York, 27 shtator 2007

 

Ministrat e Grupit tė Kontaktit, bashkė me sekretarin e pėrgjithshėm tė OKB-sė, pėrfaqėsuesin e lartė tė BE-sė, Presidencėn e BE-sė, komisarin evropian pėr Zgjerim, dhe sekretarin e pėrgjithshėm tė NATO-s, janė takuar nė New York, mė 27 shtator, pėr tė diskutuar pėr procesin statusor tė Kosovės. Ata kanė dėgjuar raportin e Treshes BE-Rusi-SHBA. Njė pėrfaqėsues i UNOSEK-ut ishte po ashtu i pranishėm.

Ministrat kanė nėnvizuar se njė zgjidhje e hershme (shpejt) e statusit tė Kosovės ėshtė thelbėsore pėr stabilitetin dhe sigurinė nė Ballkanin Perėndimor dhe nė Evropėn nė tėrėsi. Ministrat kanė ripohuar pėrkushtimin e tyre tė prerė pėr tė gjetur njė zgjidhje tė negociuar nga Kėshilli i Sigurimit i OKB-sė. Ministrat kanė shprehur vlerėsimin e tyre pėr pėrpjekjet e vazhdueshme tė UNMIK-ut dhe KFOR-it pėr kontributin e tyre nė krijimin e njė Kosove shumėkombėshe, paqėsore dhe demokratike. Ata kanė vėrtetuar nė tėrėsi vlerėsimin e sekretarit tė pėrgjithshėm tė OKB-sė se status quoja nuk ėshtė e qėndrueshme. Kjo ēėshtje ka pasoja tė dėmshme pėr zhvillimin politik, social dhe ekonomik tė Kosovės dhe pėr stabilitetin themelor tė rajonit. Andaj, njė zgjidhje duhet tė gjendet sa mė parė pa shtyrje.

Kur janė takuar nė New York, nė shtator 2006, ministrat e Grupit tė Kontaktit kanė inkurajuar emisarin e posaēėm tė OKB-sė qė tė pėrgatisė njė propozim gjithėpėrfshirės pėr zgjidhjen e statusit. Propozimi, i cili ėshtė parashtruar pas 14 muajve tė negociatave, ėshtė pranuar nga Prishtina dhe refuzuar nga Beogradi.

Si pėrpjekje e shtuar pėr tė gjetur njė zgjidhje tė negociuar, Grupi i Kontaktit ka themeluar Treshen, detyra e sė cilės ėshtė qė tė lehtėsojė njė periudhė tė bisedimeve shtesė mes palėve. Procesi i Treshes do tė pėrfundojė me raportimin e Grupit tė Kontaktit tek sekretari i pėrgjithshėm i OKB-sė deri mė 10 dhjetor.

Ministrat kanė shprehur mbėshtetjen e tyre pėr procesin e Treshes dhe kanė pėrshėndetur ritmin e shpejtė tė aktiviteteve dhe atmosferės konstruktive tė raundit tė parė tė bisedimeve. Ministrat kanė ritheksuar pikėpamjen e tyre se Parimet Udhėzuese tė Grupit tė Kontaktit nga nėntori 2005 do tė vazhdojnė tė paraqesin kornizėn e procesit statusor, i cili ėshtė i bazuar nė Rezolutėn 1244 tė KS tė OKB-sė.

Hapat e ardhshėm nė procesin e Treshes do tė pėrfshijnė takime tė drejtpėrdrejta nė mes tė palėve nė New York, mė 28 shtator. Ministrat e Grupit tė Kontaktit kanė mirėpritur kėtė hap pėr bisedime tė drejtpėrdrejta. Ministrat u kanė bėrė thirrje tė dyja palėve qė t’u qasen negociatave tė ardhshme me kreativitet, guxim dhe nė frymė kompromisi. Gjithashtu, ēfarėdo zgjidhjeje duhet tė jetė e pajtueshme pėr popullin e Kosovės, tė sigurojė zbatimin e standardeve sa i pėrket karakterit (tė krijimit) tė njė Kosove shumėkombėshe dhe promovimit tė stabilitetit tė ardhshėm nė rajon. Ministrat kanė nėnvizuar se ēfarėdo zgjidhjeje e ardhshme duhet tė pėrqendrohet nė zhvillimin e njė mjedisi special tė marrėdhėnieve mes tė dyja palėve, nė veēanti nė dimensionet e tyre historike, ekonomike, kulturore dhe njerėzore.

Ministrat u kanė bėrė thirrje palėve qė tė marrin seriozisht shansin e krijuar nga procesi i Treshes pėr tė siguruar njė zgjidhje tė negociuar. Pėrgjegjėsia ėshtė nė secilėn palė pėr tė zhvilluar propozime realiste. Megjithėse propozimi gjithėpėrfshirės i emisarit tė posaēėm tė OKB-sė pėr Kosovėn mbetet nė tavolinė, Grupi i Kontaktit ėshtė i gatshėm qė tė pėrkrahė ēfarėdo marrėveshjeje tė arritur ndėrmjet palėve. Ministrat kanė ripėrsėritur orvatjet pėr njė marrėveshje tė negociuar se nuk do tė paqartėsojnė faktin se asnjėra palė nuk mundet njėanshmėrisht tė bllokojė procesin statusor pėr tė ecur pėrpara. Ministrat mbėshtesin angazhimin e vazhduar tė OKB-sė dhe kanė pėrshėndetur gatishmėrinė e NATO-s dhe tė BE-sė pėr tė pasur njė rol prijės nė zbatimin e njė marrėveshjeje pėr statusin e Kosovės dhe pėr tė vazhduar pėrgatitjet e nevojshme pėr kėtė pėrgjegjėsi. Ministrat kanė pėrshėndetur qasjen aktive tė adoptuar nga BE-ja nė lidhje me perspektivėn evropiane tė rajonit tė Ballkanit Perėndimor.

Ministrat kanė shquar dhe pėrshėndetur zotimet e dhėnė Treshes nga palėt se do tė shmangen nga fjalėt dhe veprimet provokuese, sikur edhe u bėjnė thirrje palėve qė t’iu pėrmbahen kėtyre zotimeve. Zhvillimet politike nė Kosovė dhe Serbi nuk do tė duhet tė ndėrhyjnė me angazhimin konstruktiv tė palėve nė procesin e Treshes. Ata kanė shprehur dėshirėn e tyre se zgjedhjet, qė pritet tė mbahen mė 17 nėntor nė Kosovė, do tė ngjajnė me pjesėmarrjen e plotė tė tė gjitha bashkėsive kundruall njė mjedisi tė qetė dhe tė pėrpiktė.

Tė gjithė tė pranishmit nė kėtė takim do tė mbesin ngushtė tė angazhuar me procesin dhe fuqimisht mbėshtetės tė pėrpjekjeve tė Treshes.

 

Aneksi 6 : Dokumenti jozyrtar i Vjenės (Non-paper)

 

Me rastin e takimit me Treshen mė 30 Gusht nė Vjenė, tė dyja palėt kanė ripohuar deklaratat e tyre lidhur me situatėn e sigurisė.

Delegacioni i Beogradit ka ripohuar gatishmėrinė e vet qė tė bėjė ēmos qė ėshtė nė fuqinė e vet pėr tė siguruar paqen dhe stabilitetin gjatė kėtij procesi. Pala serbe dhe institucionet e veta do tė ushtrojnė vigjilence tė posaēme nė kėtė aspekt.

Delegacioni i Prishtinės ka ripohuar gatishmėrinė e vet qė tė bėjė ēmos qė ėshtė nė fuqinė e vet pėr tė siguruar paqen dhe stabilitetin gjatė kėtij procesi, marrė parasysh mandatin e KFOR-it pėr paqen dhe njė mjedis tė sigurt nė Kosovė dhe mandatin pėrkatės tė policisė sė UNMIK-ut dhe Shėrbimit Policor tė Kosovės.

Tė dyja palėt kanė premtuar se do tė pėrmbahen nga ēfarėdo akti apo deklarate e cila do tė mund tė shihej si provokuese nė njė atmosferė delikate gjatė periudhės sė tashme tė angazhimit. Tė dyja palėt janė pajtuar se kėto zotime reciproke duhet tė shėrbejnė si masa tė ndėrtimit tė mirėbesimit nė fillim tė periudhės sė angazhimit me Treshen.

Ky tekst u ėshtė lexuar tė dyja delegacioneve mė 30 Gusht dhe konfirmuar nė praninė e tė gjithė anėtarėve tė Treshes.

 

Aneksi 7: Deklarata e New York-ut (28 Shtator)

 

Nė takimin e tyre me Treshen mė 28 Shtator nė New York, tė dyja delegacionet kanė mirėpritur takimin e parė tė drejtpėrdrejtė mes palėve nėn drejtimin e Treshes. Palėt kanė ripohuar pėrkushtimin e tyre pėr tė angazhuar seriozisht nė kėto bisedime. Treshja ka pėrkujtuar palėt pėr deklaratėn e sekretarit tė pėrgjithshėm tė OKB-sė tė 1 gushtit se status quo-ja ėshtė e paqėndrueshme.

Tė dyja delegacionet janė informuar pėr deklaratėn e Grupit tė Kontaktit nė takimin ministror nė New York mė 27 shtator. Ministrat kanė ripohuar, ndėr tė tjera, se njė zgjidhje e shpejtė e statusit tė Kosovės ėshtė thelbėsore pėr stabilitetin dhe sigurinė nė Ballkanin Perėndimor dhe Evropėn nė tėrėsi. Ministrat kanė ritheksuar pėrkushtimin e tyre pėr tė kėrkuar njė marrėveshje tė negociuar qė do tė vėrtetohej nga KS i OKB-sė. Parimet udhėzuese tė Grupit tė Kontaktit do tė vazhdojnė tė pėrbėjnė kornizėn e procesit statusor, tė bazuar nė Rezolutėn 1244 tė KS tė OKB-sė. Ministrat po ashtu u kanė bėrė thirrje tė dy anėve qė t’i qasen kohės sė mbetur gjatė negociatave me kreativitet, guxim dhe nė frymė kompromisi. Ata u kanė bėrė thirrje palėve qė tė marrin seriozisht shansin e krijuar nga procesi i Treshes pėr tė siguruar njė zgjidhje tė negociuar. Ata kanė pėrkujtuar palėt se pėrgjegjėsia ėshtė nė secilėn palė pėr tė zhvilluar propozime realiste, dhe se asnjėra palė nuk mundet njėanshmėrisht tė bllokojė procesin pėr tė ecur tutje. Ministrat kanė nėnvizuar se ēfarėdo zgjidhje e ardhshme pėr statusin duhet tė pėrqendrohet nė krijimin e njė mjedisi tė posaēėm tė marrėdhėnieve mes tė dy palėve, veēanėrisht nė dimensionet e tyre historike, ekonomike, kulturore dhe humane.

Duke vėrtetuar se dhuna, provokimet dhe kėrcėnimet do tė pėrbėjnė njė rrezik madhor pėr procesin e Treshes sikur edhe pėr stabilitetin dhe sigurinė nė rajon, tė dyja palėt kanė ripohuar pėrkushtimin e tyre, sikur qė ėshtė theksuar nė dokumentin e Vjenės tė 30 gushtit, pėr t’u pėrmbajtur nga ēfarėdo aktiviteti apo deklarate e cila do tė mund tė rrezikojė situatė e sigurisė.

Tė dyja palėt kuptojnė se Grupi i Kontaktit do t’i raportojė sekretarit tė pėrgjithshėm tė OKB-sė deri mė 10 dhjetor 2007. Nė kėtė aspekt, ata mirėpresin synimin e Treshes qė tė intensifikojė programin e vet tė punės nė saje tė arritjes sė njė marrėveshjeje pėrpara se mandati i Treshes tė pėrfundojė.

Ėshtė pranuar nga tė dyja delegacionet nė takimin e parė tė drejtpėrdrejtė nė New York mė 28 shtator dhe konfirmuar nė praninė e tė gjithė anėtarėve tė Treshes.

 

Aneksi 8: Vlerėsimet e Treshes pėr negociatat:

Konkluzionet parimore

 

Treshja ka rishikuar pozitat e tė dyja palėve. Pa paragjykime pėr pozitat e tė dyja palėve pėr statusin, parimet vijuese mund tė hapin rrugėn pėr njė zgjidhje:

     1. Beogradi dhe Prishtina do tė pėrqendrohen nė zhvillimin e njė mjedisi tė posaēėm tė marrėdhėnieve ekzistuese ndėrmjet tyre, veēanėrisht nė dimensionin historik, ekonomik kulturor dhe human (njerėzor);

     2. Beogradi dhe Prishtina do tė zgjidhin problemet e ardhshme ndėrmjet tyre nė mėnyrė paqėsore dhe nuk do tė angazhohen nė veprime apo dispozita tė cilat do tė mund tė shihen si kėrcėnuese pėr palėn tjetėr;

     3. Kosova do tė jetė tėrėsisht e integruar nė strukturat rajonale, veēanėrisht ato qė pėrfshijnė bashkėpunimin ekonomik;

     4. Nuk do tė ketė kthim nė statusin para vitit 1999;

     5. Beogradi nuk do tė qeverisė Kosovėn;

     6. Beogradi nuk do tė ri-ngrejė praninė fizike nė Kosovė;

     7. Beogradi dhe Prishtina janė tė vendosur qė tė bėjnė pėrparime drejt asocimit dhe anėtarėsimit eventual nė BE, sikur edhe do tė ecin me hapa pėrparimtarė drejt strukturave euroatlantike;

     8. Prishtina do tė zbatojė masa tė gjėra pėr tė shtuar mirėqenien e serbėve kosovarė sikur edhe tė bashkėsive tė tjera jo-shqiptare, nė veēanti pėrmes decentralizimit tė pushtetit lokal, garancive kushtetuese dhe mbrojtjes e trashėgimisė kulturore dhe fetare;

     9. Beogradi dhe Prishtina do tė bashkėpunojnė nė ēėshtje tė interesit reciprok, pėrfshirė:

     a) Fatin e personave tė pagjetur dhe kthimit tė tė zhvendosurve,

     b) Mbrojtjes sė pakicave,

     c)  Mbrojtjes sė trashėgimisė kulturore,

     d) Perspektivės sė tyre evropiane dhe nismave rajonale,

     e) Ēėshtjeve ekonomike, pėrfshirė politikėn fiskale dhe energjinė, tregtinė dhe harmonizimin me standardet evropiane dhe ndėrtimin i njė strategjie tė zhvillimit tė pėrbashkėt ekonomik nė pėrputhje me nismat rajonale ekonomike,

     f) Lirisė sė lėvizjes sė njerėzve, tė mirave, kapitalit dhe shėrbimeve,

     g) Sektorin bankar,

     h) Infrastrukturėn, transportin dhe komunikimin,

      i) Mbrojtjen e mjedisit,

      j) Shėndetit publik dhe mirėqenies sociale,

     k) Luftės kundėr krimit, nė veēanti nė fushat e terrorizmit, trafikimit njerėzor, tė narkotikėve, armėve dhe krimit tė organizuar.

     l) Bashkėpunimin ndėrmjet komunave dhe Qeverisė tė njėrės nga tė dyja anėt,
     m) Arsimin,
     10. Beogradi dhe Prishtina do tė themelojnė trupa tė pėrbashkėt pėr tė zbatuar bashkėpunimin,

     11. Beogradi nuk do tė ndėrhyjė nė marrėdhėniet e Prishtinės me Institucionet Ndėrkombėtare Financiare,

     12. Prishtina do tė ketė autoritetin e plotė kundruall financave tė veta (taksat, tė ardhurat publike etj.),

     13. Procesi i Stabilizim Asociimit i Kosovės me BE-nė (Mekanizmi Pėrcjellės) do tė vazhdojė i papenguar nga Beogradi,

     14. Bashkėsia ndėrkombėtare do tė mbajė prani civile dhe ushtarake nė Kosovė pas pėrcaktimit tė statusit.

 

Aneksi 9: Deklarata pėr shtyp e Trojkės: Konferenca e Badenit

Baden, Austri, 28 nėntor 2007

 

Trojka ndėrmjetėsuese BE/SHBA/Rusi e ka pėrmbyllur njė konferencė intensive me delegacionet nga Beogradi dhe Prishtina pėr tė diskutuar statusin e Kosovės. Trojka ka sjellė bashkė liderėt e tė dyja palėve nė Baden, Austri, pėr gati tri ditė tė bisedimeve tė thella. Konferenca e Badenit shėnon fundin e negociatave ballė pėr ballė tė organizuara nga Trojka.

Gjatė rrjedhės sė bisedimeve, Trojka u ka bėrė thirrje palėve qė tė shqyrtojnė njė linjė tė gjerė opsionesh pėr statusin e Kosovės. Trojka ka hulumtuar bashkė me tė dyja palėt ēdo rezultat tė arsyeshėm tė statusit pėr Kosovėn qė tė pėrcaktojė se ku mund tė jetė potenciali pėr njė rezultat tė pranueshėm nga tė dyja palėt.

Pėr keqardhje, palėt nuk ishin nė gjendje tė arrinin njė marrėveshje pėr statusin e ardhshėm tė Kosovės. Megjithatė, Trojka beson se palėt kanė pėrfituar nga kjo periudhė intensive e dialogut. Ky ishte njė rast pėr ato qė tė ndėrtojnė besimin dhe tė identifikojnė interesat e pėrbashkėta, posaēėrisht dėshirėn e tyre qė tė kėrkojnė njė tė ardhme mė tė mirė pėrmes arritjes sė perspektivės evropiane.

Negociatat e udhėhequra nga Trojka u kanė ofruar palėve gjashtė raste pėr tė diskutuar drejtpėrdrejt statusin final tė Kosovės. Negociatat kanė krijuar njė mundėsi pėr t’u pėrfshirė nė dialog nė nivelin mė tė lartė. Kėto takime kanė lejuar Trojkėn qė tė ritheksojė rėndėsinė e mbajtjes sė paqes, duke iu shmangur nxitjes sė dhunės dhe rrezikimit tė sigurisė nė rajon. Palėt i kanė pranuar kėto parime vazhdimisht, sė fundi gjatė Konferencės sė Badenit. Tė dy palėt e kanė bėrė tė qartė se ato duan t’i shmangen dhunės. Ky pėrkushtim pėr paqe duhet tė vazhdojė edhe pasi qė Trojka tė kompletojė punėn e vet mė 10 dhjetor. Trojka u bėn thirrje Beogradit dhe Prishtinės qė tė mbajnė komunikimet pa paragjykim pėr pozicionet e tyre nė lidhje me statusin. I mbetet Beogradit dhe Prishtinės qė tė mbajnė pėrkushtimin e tyre ndaj paqes dhe dialogut rreth ēėshtjeve me interes tė pėrbashkėt.

Trojka tani do tė nisė hartimin e raportit qė do t’i dorėzohet jo mė vonė se mė 10 dhjetor sekretarit tė pėrgjithshėm nga Grupi i Kontaktit. Gjatė vizitės qė Trojka do t’u bėjė mė 3 dhjetor Beogradit dhe Prishtinės, ajo do tė rishikojė raportin me palėt. Pasi Grupi i Kontaktit ta dorėzojė raportin tek sekretari i pėrgjithshėm i OKB-sė, mandati i Trojkės do tė pėrfundojė.

 

4 dhjetor 2007