Traktati i Grupit Negociator tė Kosovės

 

TRAKTATI I MIQĖSISĖ DHE BASHKĖPUNIMIT NĖ MES TĖ KOSOVĖS DHE SERBISĖ

 

Kosova dhe Serbia:

 

Njė marrėdhėnie e re e bazuar nė miqėsi, bashkėpunim

dhe respektim tė ndėrsjellė

 

         Trojka ShBA/BE/Rusi kėrkoi nga udhėheqėsit e Kosovės qė tė mendojnė nė mėnyrė gjithėpėrfshirėse mbi llojet e marrėdhėnieve qė nė i dėshirojmė me Serbinė. Ky propozim  shpaloset nė prezantimin e delegacionit tė Kosovės dorėzuar Trojkės mė 30 gusht nė Vjenė.

 

         Pėr shkak tė historisė tragjike tė kohės sė fundit, posaēėrisht pas kolapsit tė Jugosllavisė dhe dhunės tragjike tė viteve tė nėntėdhjeta, nuk ėshtė e mundur qė Serbia dhe Kosova tė mbesin nė tė njėjtin shtet. Megjithatė, Kosova  ėshtė e pėrgatitur qė tė elaborojė njė vizion tė ri tė guximshėm pėr marrėdhėnien Serbi-Kosovė tė bazuar nė miqėsi, bashkėpunim dhe respekt tė dyanshėm. Nė shpresojmė qė idetė tona tė reja do tė ndihmojnė nė gjetjen e kuptimit tė pėrbashkėt me Serbinė dhe tė shpien nė marrėveshje kompromisi pėr pavarėsinė e mbikėqyrur tė Kosovės


         Vizioni jonė i marrėdhėnieve tė ardhshme nė mes tė Kosovės dhe Serbisė bazohet nė:


   1) Marrėdhėnie tė mira fqinjėsore

 
   2) Bashkėpunim pėr ēėshtjet me interes tė dyanshėm

 
   3) Mbrojtje tė plotė tė pakicave tona

 
   4) Pėrparim nė ēėshtjen e personave tė pagjetur dhe kthimin e tė zhvendosurve

 
   5) Themelimin e organeve tė pėrbashkėta pėr bashkėpunim pėrmes njė Traktati

 
   6) Partneritet nė realizimin e vizionit tonė tė pėrbashkėt pėr integrim Euroatlantik


         Ne besojmė se ky vizion mė sė miri do tė realizohej pėrmes njė Traktati tė ri gjithėpėrfshirės tė Miqėsisė dhe Bashkėpunimit nė mes tė Kosovės dhe Serbisė. Ne mirėpresim diskutimet me Beogradin mbi mėnyrėn e institucionalizimit tė kėsaj marrėdhėnieje tė re.

 

Parimet tona: Vizioni i Kosovės pėr njė Marrėdhėnie tė re me Serbinė

 

1)     Kosova kėrkon marrėdhėnie tė mira fqinjėsore me Serbinė nė kontekstin e integrimit Euroatlantik. Pėr shkak tė gjeografisė dhe interesave tė pėrbashkėta, Kosova dhe Serbia duhet tė zhvillojnė njė marrėdhėnie tė re tė bazuar nė lidhje fqinjėsore. Nėse nuk e ndėrtojmė kėtė marrėdhėnie, atėherė rrezikojmė kthimin e dhunės dhe mosmarrėveshjeve tė viteve tė nėntėdhjeta. Prandaj, ne Serbisė i zgjasim dorėn e sinqertė tė miqėsisė. Pėrderisa nuk duhet t’i harrojmė kurrė ngjarjet e dhimbshme tė shoqėruara me ndarjen e Jugosllavisė, ne kėrkojmė pajtim tė plotė dhe normalizim tė marrėdhėnieve nė mes tė popujve tanė. Ne jemi tė inkurajuar nga fakti se Kosova ashtu dhe Serbia kėrkojnė njė tė ardhme mė tė ndritshme si anėtarė tė plotė tė bashkėsisė Euroatlantike tė demokracive. Ky synim i i pėrbashkėt mund tė jetė baza e marrėdhėnieve tona tė reja.

 

2)     Kosova do tė zbatojė njė plan tė detajuar tė bashkėpunimit mbi ēėshtjet me interes tė pėrbashkėt (energjia, tregtia, krimi, lėvizja e njerėzve dhe mallrave, etj.); Kosova dhe Serbia tanimė ndajnė lidhje tė thella tė bazuara nė histori, ekonomi, kulturė dhe etnicitet. Ne pėrballemi me sfida dhe rreziqe tė pėrbashkėta. Prandaj, adresimi i kėtyre sfidave dhe sigurimi i njė tė ardhmeje paqėsore dhe me prosperitet do tė mbėshtetet nė dialog intensiv, tė rregullt nė mes tė popujve tanė dhe qeverive tona. Ne duhet tė punojmė sė bashku qė tė adresojmė rreziqet qė kapėrcejnė kufijtė, siē janė krimi i organizuar, degradimi i mjedisit dhe trafikimi i njerėzve. Ne po ashtu duhet tė bashkėpunojmė nė pėrpjekjet pėr tė ndėrtuar dhe reformuar ekonomitė tona, pėrfshirė zhvillimin e infrastrukturės fizike dhe institucionale, komunikimet, energjinė dhe lirinė e lėvizjes sė njerėzve, mallrave dhe shėrbimeve. Nė duhet po ashtu tė diskutojmė me Serbinė pėr mėnyrat e zmadhimit dhe institucionalizimit tė kėtij bashkėpunimi, posaēėrisht pėrmes marrėveshjes detyruese ndėrkombėtare (Traktatit) nė mes tė Kosovės dhe Serbisė i cili do tė ofronte bazė tė gjerė pėr njė marrėdhėnie tė re mė bashkėpunuese. Nė po ashtu mund tė parashohim marrėveshje pasuese tė cilat do tė zhvillonin edhe mė shumė planet tona pėr bashkėpunim dhe do tė arrinin partneritet mė tė thellė institucional nė fusha specifike prioritare.

 

3)      Kosova do tė zbatojė masa tė plota pėr mbrojtjen e tė drejtave tė pakicave tė saja (p.sh. Dispozitat e Marrėveshjes sė Ahtiraarit).
Serbia ka njė interes tė kuptueshėm nė mirėqenien e qytetarėve serbė tė Kosovės. Kuvendi i Kosovės tanimė ėshtė pajtuar nė njė varg masash mbrojtėse dhe garancive tė pashembullta pėr komunitetet joshqiptare tė Kosovės. Ne besojmė se mbrojtja e pakicave tona nuk ėshtė e domosdoshme vetėm pėr demokratizim dhe zhvillim tė mėtutjeshėm tė Kosovės por edhe pėr pėrmirėsimin e marrėdhėnieve tona me Serbinė dhe pėr nivele mė tė mėdha tė besimit tė dyanshėm dhe stabilitetit tė pėrgjithshėm.
Si pjesė e vizionit tonė pėr marrėdhėnie tė reja me Serbinė, ne konfirmojmė pėrsėri gatishmėrinė tonė pėr zbatimin e tė gjitha kėtyre masave tė tė drejtave tė pakicave sa mė parė qė ėshtė e mundur. Ne do tė vėmė prioritete nė decentralizim, mbrojtje tė trashėgimisė fetare/kulturore dhe mbrojtjet ligjore tė pakicave. Ne kėrkojmė nga Beogradi qė tė na ndihmojė nė zbatimin e kėtyre dispozitave duke inkurajuar serbėt e Kosovės qė tė shfrytėzojnė maksimalisht tė drejtat e gjera civile dhe tė njeriut nė tė cilat kanė tė drejtė.

 

4)     Kosova do tė pėrkrahė progresin e menjėhershėm nė kthime tė personave tė zhvendosur dhe zbardhjen e fatit tė personave tė pagjetur;
Nuk mund tė ketė pėrfundim tė qėndrueshėm tė statusit pa zotim nė pajtim tė pas luftės. Pėr lėvizur pėrtej kėsaj trashėgimie tė dhimbshme ne propozojmė njė pėrpjekje tė re pėr adresimin e ēėshtjeve me emocionuese qė kanė mbetur nga konflikti nė Kosovė: kthimi i personave tė zhvendosur/refugjatėve dhe personat e pagjetur. Mosbesimi nė mes tė Beogradit dhe Prishtinės nė kėto ēėshtje kėrkon ndėrmjetėsim dhe ndihmė tė jashtme. Ne propozojmė qė udhėheqėsit e Kosovės dhe Serbisė bashkėrisht tė kėrkojnė nga Sekretari i Pėrgjithshėm i OKB-sė emėrimin e njė tė Dėrguari tė posaēėm pėr Kthimin e personave tė zhvendosur/refugjatėve dhe personat e pagjetur me mandat tė:
a) vlerėsimit tė pėrparimit tė arritur nė kthimin e personave tė zhvendosur tė tė gjitha pėrkatėsive etnike dhe pėr tė dhėnė rekomandime pėr veprime tė mėtutjeshme; b) vlerėsuar pėrparimin e bėrė nė gjetjen dhe identifikimin e personave tė pagjetur dhe pėr tė dhėnė rekomandime pėr veprime tė mėtutjeshme; c) mbledhur palėt pėr t’i diskutuar kėto ēėshtje mė thellėsisht. Nė kėto ēėshtje mund tė bėhet pėrparim i menjėhershėm dhe nuk duhet tė pritet zgjidhja e statusit tė Kosovės mė vonė kėtė vit. Udhėheqėsit e Kosovės janė tė pėrgatitur pėr t’i diskutuar kėto ēėshtje me udhėheqėsit e Serbisė nė ēdo kohė dhe e mirėpresin ndihmėn e Trojkės nė mundėsimin e takimeve tė tilla.

 

5)     Kosova pėrkrah krijimin e organeve tė pėrbashkėta pėr bashkėpunim qė do tė themeloheshin nė Traktatin e miqėsisė dhe bashkėpunimit nė mes tė Kosovės dhe Serbisė. Nė shumė vende tė botės (p.sh. Beneluks) shtetet kanė themeluar organe tė pėrhershme pėr lehtėsimin e dialogut dhe bashkėpunimit. bazuar kryesisht nė kėto modele tė mirėnjohura, Traktati jonė i propozuar i miqėsisė dhe bashkėpunimit do tė krijonte Kėshillin e pėrhershėm tė bashkėpunimit Kosovė-Serbi pėr tė siguruar njė forum pėr konsultime tė rregullta nė ēėshtjet prioritare me interes tė pėrbashkėt. Kėshilli i pėrhershėm i bashkėpunimit do tė caktojė takime, do tė identifikojė fusha tė reja pėr bashkėpunim ndėrqeveritar dhe do tė mundėsojė konsultime nė ēėshtjet e ndjeshme qė prekin interesat e tė dyjave palėve. Kėshilli do tė sponsorizojė takime tė nivelit tė lartė nė tė cilat udhėheqėsit tanė mund tė ulen dhe diskutojnė tė gjitha ēėshtjet e tilla. Ky Kėshill mund tė sigurojė bazėn pėr zgjerimin dhe thellimin e marrėdhėnies sonė tė re me Serbinė.

 

6)     Kosova dhe Serbia do tė jenė partnere tė plota nė procesin e integrimit Euroatlantik. Si Kosova ashtu edhe Serbia janė zotuar nė integrim mė tė afėrt nė strukturat euroatlantike. Ne besojmė se ky ėshtė shtegu mė i mirė nė njė tė ardhme mė demokratike, prosperitare dhe tė sigurt pėr tėrė rajonin tonė. Ne besojmė se Kosova dhe Serbia duhet tė punojnė sė bashku pėr tė avancuar kėtė synim tė pėrbashkėt. Ne propozojmė themelimin e njė partneriteti pėr tė ndihmuar njėri-tjetrin nė arritjen e standardeve tė larta pėr anėtarėsim nė BE dhe NATO. Ne mund t’i ndajmė mėsimet e mėsuara dhe tė ndėrtojmė nė sukseset e njėri-tjetrit. Vendet e rajonit tonė tė Kartės sė Adriatikut tanimė janė duke punuar sė bashku nė realizimin e anėtarėsisė nė NATO. Ky model tregon se shtetet mund tė avancojnė prospektet e tyre Euroatlantike nėse punojnė sė bashku dhe bashkėpunojnė.


SHTOJCA


Traktati i miqėsisė dhe bashkėpunimit nė mes tė Kosovės dhe Serbisė

 
          Palėt kontraktuese tė Kosovės dhe Serbisė:

 
         Duke i njohur  lidhjet e thella nė mes tė popujve tė Kosovės dhe Serbisė, pėrfshirė lidhjet e lashta historike, kulturore, etnike dhe ekonomike;
Me keqardhje ndaj periudhave tė konfliktit dhe luftės qė na kanė ndarė, nė veēanti ngjarjet qė kanė tė bėjnė me kolapsin e dhunshėm tė Jugosllavisė nė vitet e nėntėdhjeta;

 
         Duke deklaruar dėshirėn e sinqertė pėr t’u konfrontuar me trashėgiminė e sė kaluarės sė fundit me njė frymė pajtimi dhe faljeje, ndėrsa i sjellim para drejtėsisė ata qė kanė bėrė krime tė luftės;

 
         Duke besuar se edhe Kosova edhe Serbia e ndajnė fatin e pėrbashkėt tė integrimit me tė afėrt nė komunitetin euroatlantik tė demokracive, qė do tė shpie nė njė tė ardhme mė tė sigurt, demokratike dhe prosperuese pėr tė gjithė;


         Duke shpresuar se integrimi euroatlantik do t’i sjellė tė gjithė popujt e Evropės juglindore mė afėr sė bashku dhe do tė vazhdojė tė eliminojė barrierat qė kanė ndarė kombet tona;

 

         Duke pranuar se rrethanat e veēanta historike dhe interesat e pėrbashkėta do tė kėrkojnė marrėdhėnie jashtėzakonisht tė afėrta dhe miqėsore nė mes tė Kosovės dhe Serbisė pėr shumė vite nė tė ardhmen;

 

         Tė bindur se mekanizmat e rregullt, tė institucionalizuar tė bashkėpunimit dhe dialogut pėr ēėshtjet e shqetėsimeve tė pėrbashkėta mund tė ndihmojnė nė zvogėlimin e tensioneve, zmadhimin e stabilitetit rajonal dhe avancimin e interesave tė pėrbashkėt tė Kosovės dhe Serbisė,

Solemnisht pajtohen qė tė lidhin Traktatin e miqėsisė dhe bashkėpunimit si vijon:

Kapitulli I: Qėllimi dhe parimet

 
Neni 1

Qėllimi i kėtij Traktati ėshtė qė tė promovohet paqja, miqėsia dhe bashkėpunimi nė mes tė Kosovės dhe Serbisė, nė mėnyrė qė tė promovohet stabiliteti, demokracia dhe prosperiteti pėr tė gjithė.


Neni 2

Nė marrėdhėniet e tyre me njėri tjetrin, Palėt do tė drejtohen pėrmes parimeve vijuese:

a.)    bashkėpunimi reciprok pėr sovranitetin dhe integritetin territorial tė njėri-tjetrit
b.)   heqja dorė nga pėrdorimi apo kėrcėnimi i pėrdorimit tė dhunės nė zgjidhjen e ēėshtjeve kontestuese;

c.)   respektimi i tė drejtave tė njeriut dhe lirive themelore tė tė gjithė qytetarėve pa diskriminim tė ēfarėdo lloji, pėrfshirė, veēanėrisht mbrojtjen e plotė tė identitetit etnik, gjuhėsor, kulturor dhe fetar tė tė gjitha komuniteteve pakicė dhe pjesėtarėve tė tyre;

d.)   liria e lėvizjes sė personave, mallrave dhe kapitalit;

e.)  bashkėpunimi dhe dialogu nė ēėshtjet e interesit tė pėrbashkėt.

 
Kapitulli II: Zotimi nė integrimin euroatlantik

 
Neni 3

Palėt konfirmojnė dėshirėn e tyre pėr tė integruar shoqėritė dhe ekonomitė e tyre nė tėrėsi nė komunitetin euroatlantik tė demokracive, nė veēanti pėr t’i ndėrmarrė tė gjitha masat e nevojshme pėr t’u anėtarėsuar nė Bashkimin Evropian dhe NATO sa mė herėt qė ėshtė e mundur.

 
Neni 4

 Palėt do tė bashkėpunojnė dhe do ta ndihmojnė njėra-tjetrėn kurdoherė qė ėshtė e mundur nė pėrmbushjen e standardeve tė larta dhe kėrkesave tjera pėr integrim nė BE dhe NATO. Palėt nuk do tė ndėrmarrin asnjė veprim qė do tė pengonte pėrmbushjen e kėtyre kėrkesave.

 

Kapitulli III: Siguria dhe zgjidha paqėsore e ēėshtjeve kontestuese

 

Neni 5

Nė pajtim me parimet e Kartės sė OKB-sė, Palėt konfirmojnė zotimin e tyre nė zgjidhjen paqėsore tė tė gjitha kontesteve nė mes tyre, dhe nuk do tė pėrdorin dhunėn apo kėrcėnojnė me pėrdorim tė dhunės nė marrėdhėniet e tyre nė  ēfarėdo mėnyre qė do tė ishte nė papajtueshmėri me Qėllimet e Kombeve tė Bashkuara.

 

Neni 6

Palėt do tė ndėrmarrin masa pėr zmadhimin e bashkėpunimit tė sigurisė, pėrfshirė zhvillimin e masave tė reja pėr ndėrtimin e besimit dhe sigurisė anembanė kufirit tė tyre tė pėrbashkėt. Palėt kėrkojnė ndihmėn e NATO-sė dhe Organizatės pėr Siguri dhe Bashkėpunim nė Evropė (OSBE) qė tė zhvillojnė dhe zbatojnė masat tė tilla sapo qė tė jetė e mundur njė gjė e tillė. Palėt do tė pėrpiqen qė tė arrijnė transparencė maksimale nė vendosjen dhe veprimin e personelit tė tyre tė sigurisė, posaēėrisht pranė kufijve tė tyre tė pėrbashkėt.

 

Kapitulli IV: Bashkėpunimi nė ēėshtjet prioritare tė interesit tė pėrbashkėt

 

Neni 7

Palėt do tė mundohen tė intensifikojnė dhe thellojnė bashkėpunimin nė tė gjitha ēėshtjet e interesit tė pėrbashkėt. Palėt fillimisht do tė pėrqendrojnė pėrpjekjet e tyre nė fushat prioritare nė vijim:

a.)  ēėshtjet ekonomike, pėrfshirė energjinė, tregtinė dhe harmonizimin me standardet e BE-sė dhe zhvillimin e njė strategjie tė pėrbashkėt tė rritjes dhe zhvillimit ekonomik nė pajtim me iniciativat ekonomike rajonale;

b.)  pėrpjekjet nė luftėn kundėr krimit, posaēėrisht nė fushat e terrorizmit, narkotikėve, trafikimit e njerėzve, kontrabandėn e armėve, krimin e organizuar dhe krimin etnik;

c.)  mbrojtja dhe ruajtja e trashėgimisė fetare dhe trashėgimive tjera kulturore; 
d.)  shėndeti dhe mirėqenia e komuniteteve tona pakicė, pėrfshirė zbatimin e masave tė posaēme pėr mbrojtjen dhe promovimin e tė drejtave tė tyre, sigurisė dhe jetesės;

e.)   zbardhja e fatit tė tė gjithė personave tė pagjetur nga lufta e viteve tė nėntėdhjeta.

f.)  shėndetėsia publike;

g.)  transportimi;

h.)  lehtėsimi i lėvizjes tejkufitare tė njerėzve dhe mallrave;

 i.)  kthimi i refugjatėve dhe personave tė zhvendosur tė tė gjitha pėrkatėsive etnike;

j.) ēėshtjet mjedisore;

 

Neni 8

Palėt do tė krijojnė grupe punues pėr ēėshtje specifike, tė pėrbėra nga specialistė politikė dhe teknikė, pėr tė zhvilluar dhe avancuar prioritetet e pėrbashkėta nė tė gjitha kėto ēėshtje prioritare tė interesit tė pėrbashkėt. Aty ku ėshtė e nevojshme, kėto grupe punuese do tė pėrfshijnė pėrfaqėsues tė grupeve tė shoqėrisė civile dhe organizatave relevante ndėrkombėtare.


Kapitulli V: Kėshilli i pėrhershėm i bashkėpunimit Kosovė – Serbi

 
Neni 9

 Brenda gjashtė muajve pasi tė ketė hyrė nė fuqi ky Traktat, Palėt do tė themelojnė Kėshillin e pėrhershėm tė bashkėpunimit Kosovė-Serbi. Ky Kėshill do tė pėrbėhet nga dhjetė anėtarė, pesė nga tė cilėt emėrohen nga Serbia dhe pesė emėrohen nga Kosova. Kėshilli do tė funksionojė pėrmes konsensusit dhe do tė ketė pėrgjegjėsi pėr tė:

a.)   mbikėqyrė dhe lehtėsuar bashkėpunimin nė tė gjitha fushat me interes tė pėrbashkėt;
b.)  mbajtur takime tė rregullta pėr kėmbimin e informatave dhe kėshillime pėr tė gjitha ēėshtjet qė mund tė ndikojnė nė interesat e cilėsdo Palė;
c.)  pėrkrahur, sipas kėrkesės, takime tė rregullta tė grupeve punuese tė cekura nė nenin 8, pėrfshirė asistencėn nė caktimin e agjendės sė takimeve dhe sigurimit tė ndihmės logjistike;

 d.)  vlerėsuar rezultatet e iniciativave tė bashkėpunimit dhe pėr tė rekomanduar fusha tė reja pėr avancimin e bashkėpunimit nė mes tė Kosovės dhe Serbisė;

e.)  kėrkuar dhe mundėsuar ndėrmjetėsime tė palės sė tretė nė ēėshtjet veēanėrisht tė ndjeshme me interes tė pėrbashkėt, siē janė personat e pagjetur apo kthimi i refugjatėve dhe personave tė zhvendosur.


Neni 10

Kėshilli do tė mbledh Takime tė nivelit tė lartė tė Palėve sė paku ēdo gjashtė muaj, ku do tė pėrfshihen Kryetarėt, Kryeministrat dhe Ministrat e Jashtėm tė Kosovės dhe Serbisė. Cilado Palė mund tė propozojė ēfarėdo ēėshtje pėr t’u marrė nė konsideratė apo pėr t’u futur nė veprim nė Takimin e nivelit tė lartė.

 
Neni 11

 Kėshilli do tė eksplorojė mundėsinė e themelimit tė sekretariatit pėr tė lehtėsuar bashkėpunimin dhe dialogun nė mes tė Kosovės dhe Serbisė.

 
Neni 12

Kėshilli do tė mundėsojė dialogun nė mes tė Deputetėve tė Kuvendit tė Serbisė dhe atyre tė Kuvendit tė Kosovės, pėrfshirė krijimin e grupeve punuese ndėr-parlamentare pėr avancimin e bashkėpunimin legjislativ.

 
Kapitulli VI: Kėrkesa pėr shtetet dėshmitare

 
Neni 13

Nė rast tė ēfarėdo kontesti nė mes tė Palėve, Palėt kėrkojnė qė Franca, Gjermania, Italia, Federata Ruse, Mbretėria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara tė Amerikės tė ofrojnė ndėrmjetėsim neutral dhe tė ndėrmerr pėrpjekje tjera pėr tė ndihmuar zgjidhjen paqėsore tė kontestit.

 
Neni 14

Ky Traktat nėnshkruhet nga udhėheqėsit e Kosovės dhe Serbisė dhe ratifikohet nė pajtim me procedurat kushtetuese tė secilit shtet. Ai do tė hyjė nė fuqi pas ratifikimit nga tė dyja Palėt dhe do tė depozitohet pranė Kombeve tė Bashkuara.

 
Neni 15

Ky traktat do tė pėrkthehet nė gjuhėn shqipe, serbe dhe angleze. Versioni nė gjuhėn angleze ėshtė autoritar.