Analizė qė duhet rilexuar!

 

EKSPERIMENTI POLITIK NDĖKOMBĖTAR ME KOSOVĖN


       Shkruan: Adem DEMAĒI

       Prishtinė, 3 maj 2004


Analiza tė ftohta mbi tema tė nxehta


       Ēėshtja e Kosovės, pikėrisht nė kėto kohėra tė vėshtira, meriton njė analizė paksa mė tė zgjeruar e mė tė thelluar. Sepse procesi i marrjes me Kosovėn, tė shumė faktorėve tė afėrt e tė largėt, ka histori tė gjatė dhe ka filluar para gati njė shekulli. Ky proces, qė merret me pėrcaktimin e fatit politik tė Kosovės, po vazhdon pa u ndalur. Nė kėtė proces tė gjatė e tė mundimshėm shqiptarėt u munduan qė tė mbroheshin nga pushtimet, asimilimet dhe ēfarosja, ndėrsa, nė anėn tjetėr, regjimet serbe bėnė ēmos pėr tė pushtuar dhe pėr tė serbizuar Kosovėn duke mos ngurruar edhe nga eliminimi fizik i shqiptarėve nga Kosova me tė gjitha mjetet e mundshme. Pas Marrėveshjes sė padukshme tė Rambujesė, Marrėveshja Ushtarake - teknike e Kumanovės midis Forcave tė NATO-s dhe Forcave Ushtarake tė (Jugosllavisė) Serbisė, ku UĒK-ja nuk u ftua tė nėnshkruante pėr ata qė kishin sy e donin tė shihnin, ishte hapi i parė i dukshėm drejt imponimit tė statusit autonom politik pėr Kosovėn nėn Serbi.

 

   - Hapi i dytė i dukshėm i imponimit tė statusit autonom politik pėr Kosovėn nėn Serbi, ishte Rezoluta 1244 e KS tė OKB-sė. Aty ėshtė shumė qartė e shkruar se Kosova njihet si territor nėn sovranitetin e integritetin e Jugosllavisė (Serbisė), sikundėr qė ishte e ėshtė e shkruar nė Marrėveshjen e Rambujesė.


   - Hapi i tretė i dukshėm i imponimit tė statusit autonom politik pėr Kosovėn nėn Serbi, ashtu si shkruante edhe nė Marrėveshjen e Rambuje-Parisit dhe nė Rezolutėn 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit ishte demobilizimi i UĒK-sė dhe shndėrrimi i saj nė organizatė civile nėn emrin Trupat Mbrojtėse tė Kosovės.

 
   - Hapi i katėrt i dukshėm, nė pėrcaktimin e statusit autonom politik pėr Kosovėn nėn Serbi, ishte ndėrtimi, funksionet dhe autorizimet fort tė kufizuara tė Shėrbimit Policor tė Kosovės. Me autorizimet jo krejt tė plota as nė trafik, ky shėrbim mbeti shumė larg asaj ēka i duhej dhe qė i duhet Kosovės me njė mijė probleme nė fushėn e sigurisė qytetare. Ky shėrbim ka numėr mjaft tė madh kuadrash, por po tregon efikasitet fort tė vogėl. Sepse kėsaj policie nuk i lejohet, sepse nuk i besohet, qė tė krijojė rrjet tė gjerė e tė fortė informimi nga qytetarėt. Dhe, pa kėtė, ky shėrbim mbetet forcė vetėm nė sipėrfaqe tė shoqėrisė dhe pa informata tė thella, tė shpejta e tė sakta, falė tė cilave do tė parandalonte e do tė zbulonte bartėsit e tė gjitha llojeve tė krimeve qė kanė vėrshuar Kosovėn. Kėtij shėrbimi nuk i njihen kompetencat esenciale tė vendimmarrjes dhe tė komandimit tė pavarur.


   - Hapi i pestė i dukshėm, nė imponimin e statusit autonom politik pėr Kosovėn nėn Serbi, ėshtė Shėrbimi gjyqėsor i Kosovės. Me dhjetėra mijėra lėndė gjyqėsore qė kanė marrė formėn e pėrfunduar juridike kanė mbetur tė paekzekutuara. Sepse shėrbimi ekzekutues i gjyqėsisė kosovare ka mbetur i pakonsoliduar. Nė gjyqe dominojnė dhe fjalėn e fundit e kanė kuadrot e sjellura nga jashtė dhe mjafton tė shfletohen disa botime tė dala nga institucioni i Ombudspersonit qė tė shihet se ēfarė ka ndodhur e ēfarė po ndodhė me gjyqėsinė kosovare. Dhe, kur tė dihet se gjyqtarėt dhe prokurorėt e jashtėm janė mbi ligjet e Kosovės, atėherė s'ka ēfarė tė thuhet mė shumė pėr kėtė shėrbim tejet tė rėndėsishėm.


   - Hapi i gjashtė i dukshėm, nė imponimin e statusit autonom politik pėr Kosovėn nėn Serbi, janė edhe marrėdhėniet e pamundshme diplomatike tė Kosovės me botėn. Ka pėrpjekje qė kjo tė kamuflohet me disa premtime e propozime, por tė gjitha ato nuk janė ato ēfarė i duhen Kosovės. Kosovarėt nuk kanė leje as tė informojnė zyrtarisht botėn pėr tė vėrtetėn e Kosovės, as tė marrin pjesė nė takimet ku bėhet fjalė pėr Kosovėn, as tė mbrohen nga shpifjet dhe manipulimet e shėrbimit diplomatik serb. Sepse, Kosova, sipas Marrėveshjes sė Rambuje-Parisit dhe Rezolutės 1244 nuk ėshtė shtet, as nuk guxon tė bėhet shtet.


   - Hapi i shtatė i dukshėm, i imponimit tė statusit autonom politik pėr Kosovės nėn Serbi, ėshtė mosekzistimi i kufijve shtetėror midis Kosovės dhe Unionit Serbi-Mali i Zi. Ekonomia e Kosovės ėshtė fare e pambrojtur nga depėrtimi i tė gjitha llojeve tė mallrave tė paēertifikuara e tė pakontrolluara nga Serbia dhe nga tė katėr anėt e botės. Nė kėtė mėnyrė edhe destimulohet prodhimtaria e vendit deri nė pėrmasa tė tejme.

   - Hapi i tetė i dukshėm, i imponimit tė statusit autonom politik pėr Kosovėn nėn Serbi, ishte dhe ėshtė e drejta e partive tė Serbisė qė tė mund tė organizojnė e zhvillojnė zgjedhjet e tyre edhe nė territorin e Kosovės. Kjo, besoj se ėshtė aq e tejdukshme, aq e prekshme, aq therrėse saqė s'ka nevojė pėr ndonjė koment.

 

   - Hapi i nėntė i dukshėm janė tė drejtat e shumta tė rezervuara pėr tė dėrguarin special tė OKB-sė. Ai ka tė drejtė vetoje pėr ēdo vendim qė mund tė merret nga vendorėt e qė ai e konsideron nė kundėrshtim me Rezolutėn 1244. Ai ka tė drejtė tė shpėrndajė edhe Kuvendin e Kosovės nėse nuk i bindet. Ja, vetėm para disa ditėsh, u bė e ditur se Kėshilli i Sigurimit, me kėrkesėn e tė dėrguarit special tė pėr Kosovėn, ka vendosur qė nė Kosovė tė votohet sipas listave tė mbyllura. Edhe kjo, besoj nuk ka nevojė pėr ndonjė koment tė gjatė. Nė Kosovė ndėrtohet demokracia me metodėn mė jodemokratike tė votimit. Me lista tė mbyllura, pėr nė Kuvendin nė "saksi" tė Kosovės, (shpėr)blehen e favorizohen liderėt e dėgjueshėm tė partive, kurse kėta tė fundit (shpėr)blejnė e favorizojnė ithtarėt e vet tė dėgjueshėm duke u ndarė poste e kolltuqe.

 

   - Hapi i dhjetė i dukshėm, i imponimit tė statusit autonom politik pėr Kosovėn nėn Serbi, ishte dhe ėshtė pengesa qė Kosova tė ketė kodin e vet tė telefonisė fikse dhe tė jetė pronare e vėrtetė e hapėsirės telefonike edhe pėr telefonat celularė. Dihet nga tė gjithė qė, edhe sot e kėsaj dite, telefonia fikse e Kosovės ėshtė e lidhur me botėn vetėm pėrmes kodit tė ish-Jugosllavisė tė cilin e ka trashėguar Serbia. Kjo po ndodhė edhe me kodin bankar-financiar tė Kosovės i cili detyrimisht po lidhet me kodin financiar tė Serbisė. Gjithashtu, targat e automjeteve me regjistrim tė Serbisė dhe tė Malit tė Zi kanė qasje tė lirė nė territorin e Kosovės, ndėrsa automjetet me targat kosovare nuk lejohet qė tė kalojnė nė territorin e Serbisė.

 

   - Hapi i njėmbėdhjetė i dukshėm, i imponimit tė statusit autonom politik pėr Kosovėn nėn Serbi, ishte dhe ėshtė Korniza e Pėrkohshme Kushtetuese e Kosovės me tė cilėn u formuluan juridikisht tė gjitha padrejtėsitė qė u ushtruan dhe qė po ushtrohen mbi Kosovėn dhe kosovarėt.


   - Hapi i dymbėdhjetė i dukshėm ishte dhe ėshtė ngritja e njė mekanizmi tė quajtur Agjensia Kosovare e Mirėbesimit e cila ka tė gjitha tė drejtat pėr privatizim dhe qė disponon me tė gjitha pasuritė shoqėrore e shtetėrore tė Kosovės nė mėnyrė kriminale. Dhe pas tė gjitha kėtyre argumenteve tė lodhshme qė u numėruan, ėshtė fare lehtė tė kuptohet se ēfarė, nė tė vėrtetė, ishte strategjia e roli i administrimit tė UNMIK-ut mbi Kosovėn. Tė gjitha kėto rrethana, qė u numėruan dhe qė nuk u numėruan mė lart, janė trajtim i Kosovės dhe kosovarėve nė frymėn e adaptimit dhe, hap pas hapi e dalngadalė, tė pajtimit tė tyre me statusin autonom nėn Serbi. Pra, strategjia e UNMIK-ut ishte dhe ėshtė qė Kosova e kosovarėt tė vihen para aktit tė kryer tė autonomisė nėn Serbinė. Dhe, prandaj, para se Kosova tė pavarėsohet, standardet, tė quajtura parime tė mrekullueshme dhe thellėsisht humane, nuk mund tė implementohen. Nuk mund tė implementohen sepse nuk janė krijuar parakushtet reale, konkrete, objektive pėr implementimin e tyre. Dhe fajin pėr kėtė nuk e kanė as qytetarėt e Kosovės, as shqiptarėt si shumicė dėrmuese, por fajin e kanė ata qė sajojnė projekte qė janė nė kundėrshtim me ligjet e jetės; fajin e kanė UNMIK-u, KFOR-i, Kushneri, Hakerupi, Shtajneri e deri dje Holkeri qė u munduan tė implementonin detyra duke pasur nė duar vetėm instrumentet e dhunės e tė trysnisė dhe duke mos pėrfillur vullnetin politik tė shumicės dėrrmuese tė qytetarėve tė Kosovės. Fajin e kanė liderėt e gjorė, jokurrizor e formalė tė Kosovės qė marrin pėrsipėr realizimin ose implementimin e standardeve qė synojnė krijimin e njė shoqėrie ligjore pa i pasur ligjet nė duart e veta; qė marrin pėrsipėr implementimin e standardeve pa pasur nė duart e tyre mekanizmin qė i rregullon ato. Ato qė u thanė mė lart ishin vetėm krijimi i rrethanave tė jashtme politike e ndėrkombėtare pėr rikthimin e Kosovės nėn shtetin e Serbisė. Mirėpo, pėr tė arritur kėtė qėllim, duhet tė ndryshohen edhe rrethanat e brendshme. Dhe projekti pėr tė ndryshuar rrethanat e brendshme kosovare ėshtė PISK-u, pėrkatėsisht, Plani pėr Implementimin e Standardeve pėr Kosovėn para se tė shqyrtohet statusi politik i Kosovės.


      Pėrse PISK-u para se tė hapet shqyrtimi i statusit politik tė Kosovės? Sepse statusi politik i Kosovės ėshtė pėrcaktuar me kohė, me Marrėveshjen e Rambuje-Parisit midis katėr shqiptarėve tė Kosovės dhe ndėrkombėtarėve (pa Rusinė). Sepse, Statusi politik i Kosovės ėshtė pėrcaktuar me Rezolutėn 1244 tė KS OKB-sė. Prandaj edhe u shpik standardet para statusit. Sepse, nė rrethanat e krijuara nė Kosovė, kur i tėrė pushteti, realisht e faktikisht ėshtė nė duart e ndėrkombėtarėve, kur kosovarėt faktikisht e realisht kanė vetėm pushtet formal, standardet e mrekullueshme evropiane nuk mund tė implementohen nė Kosovė. Sepse, nuk ka kush t'i implementojė. Sepse, shqiptarėt si shumicė dėrmuese, me masat qė janė marrė, janė tė penguar pėr ta bėrė njė gjė tė tillė dhe pa shqiptarėt nuk kanė si tė implementohen standardet.

 
     Ja, pika e parė e standardeve:


"Institucionet publike duhet tė jenė pėrfaqėsuese e demokratike". Fare mirė, por si do tė jenė institucionet demokratike e pėrfaqėsuese kur ato nuk zgjedhen me lista tė hapura, por me lista tė mbyllura?


    
Pastaj, pika tjetėr:


"Sundimi i ligjit ėshtė efikas dhe respektohet nga tė gjithė". Ligji ėshtė dhe mund tė jetė efikas vetėm kur respektohet nga tė gjithė. Por, ai, ligji, do tė respektohet nga tė gjithė nėse ai shpreh vullnetin e tė gjithėve dhe nxirret sipas vullnetit e dėshirės sė tė gjithėve. Dhe, tė gjithė e dinė se si nxiren ligjet e Kosovės.

 
     Pika e tretė e standardeve:


     "Tė zhvendosurit tė kenė tė drejtė tė kthehen nėse duan pa u penguar, kėrcėnuar e frikėsuar". Mė mirė s'ka si tė jetė! Por, kush po e shkel kėtė tė drejtė tė shenjtė e humane tė tė zhvendosurve qė tė kthehen nė shtėpitė, nė banesat dhe tokat e veta? Tash pesė vjet, dy mijė e sa familje shqiptare e boshnjake tė dėbuara nga Mitrovica e veriut nuk lejohen qė tė kthehen nė banesat, nė shtėpitė dhe nė trojet e veta! Kush i dėboi dhe kush nuk i lejon qė ata tė kthehen, pėrveēse bandave serbe.


     Pika e katėrt:


     "Tė gjithė individėt, pavarėsisht nga pėrkatėsia etnike, tė mund tė udhėtojnė e tė punojnė tė sigurt dhe tė mund tė pėrdorin gjuhėt e tyre gjithkund dhe nė secilin institucion tė Kosovės". Mė mirė s'ka si tė formulohet edhe kjo e drejtė elementare njerėzore, kombėtare e etnike. A mund tė shkonin shqiptarėt, boshnjakėt e turqit lirisht nė Mirovicėn e veriut? Jo. Po a mund tė lėviznin serbėt nga Mitrovica e veriut nė Mitrovicėn e jugut? Po. A lėviznin serbėt lirisht nėpėr qytetet tjera tė Kosovės? Po, lėviznin edhe nė Prishtinė edhe nė Fushė Kosovė edhe nė Obiliq edhe nė Prizren edhe nė Gjilan edhe nė Viti edhe nė Kamenicė e le tė mos flasim pėr Shtėrpce, Graēanicė e Ēagllavicė. Kėtė balancė e prish vetėm regjimi serb me trabantėt e vet.


     Pika e pestė kėrkon:

 
     "Njė kornizė pėr njė ekonomi funksionale tregu". Dhe, ē'bėri UNMIK-u pėr kėto pesė vjet qė tė krijohet kjo "kornizė e kėrkuar ekonomike"? Fare pak. Aq pak sa qė edhe pas pesė vjetėsh Kosova nuk mund tė furnizohet me energji stabile e tė mjaftueshme elektrike nga burimet e vendit. Po ēfarė do tė ndodhė me synimin e zhvillimit tė domosdoshėm tė mėtutjeshėm ekonomik tė Kosovės pa energji tė mjaftueshme e pa ujė tė mjaftueshėm? Por, qėllimi i strategėve tė rikthimit tė Kosovės nėn pushtetin e Serbisė pikėrisht edhe ėshtė qė Kosovėn ta bėjnė sa mė tė varur nga importet nga Serbia. Ja, para pak ditėsh u publikua raporti zyrtar i Bankės Botėrore, i njė institucioni autoritativ e neutral, nėn titullin "Memorandumi ekonomik mbi Kosovėn" nė tė cilin sillen tė dhėna tmerruese. 52% e kosovarėve jetojnė nė kufijt e varfėrisė; 15% prej tyre posedojnė mė pak se njė euro nė ditė, qė konsiderohet tejkalim i varfėrisė ektreme; rreth 37% e popullatės sė Kosovės jetojnė me 1,42 euro nė ditė qė konsiderohet si varfėri klasike. Kurse bilanci i pagesave tė Kosovės ka rezultuar si katastrofik: vetėm 4% e importit tė Kosovės ėshtė mbuluar me eksport, qė nėnkuptohet se Kosova kishte bilanc negativ tregtar me botėn nė shkallė prej 96%! Nuk besoj se mund tė gjindet edhe njė shembull i kėsaj natyre nė hapėsirėn evroaziatike.
     Sipas disa informatave, qė nuk kanė pėrse tė jenė tė trilluara, 80 pėr qind tė mallrave kryesore qė shpenzohen nė Kosovė kanė prejardhjen nga Serbia dhe shumica prej tyre kalojnė rrugėve sekondare e terciare dhe nuk certifikohen e nuk kontrollohen fare. Ndėrsa vetė Kosova, memzi arrinė qė nevojat e veta ushqimore, nga burime vendore, t'i plotėsojė vetėm me 15%. Dhe, s'ka si tė jetė ndryshe derisa mė shumė se gjysma e sipėrfaqeve tė tokave bujqėsore, arave e kullosave, ngelen ende tė pa shfrytėzuara. Argumenti mė i pikėllueshėm ėshtė se UNMIK-u me "katėr shtyllat" e veta tė famshme, pėr pesė vjet sundimi nė Kosovė, lejoi qė papunėsia nė Kosovė tė arrijė shkallė rekorde nė hapėsirat evroaziatke duke kaluar shifrėn prej 60 pėr qind tė tė papunėve ndėr ata qė janė tė aftė pėr punė. UNMIK-u ėshtė ai qė po e bėn tė mundur qė privatizimi, nė njė Kosovė me njė ekonomi nė fund tė pusit, tė zvarritet deri nė kufijt e sabotimit. UNMIK-u, bashkė me Beogradin, po i bėn tė mundura "lojrat" e AKM-sė me fatin e ekonomisė kosovare. Pra, ajo kornizė e dėshiruar ekonomike, pėr njė zhvillim tė mbarė e tė shpejtė tė ekonomisė kosovare, nuk mund tė ndėrtohet duke u hapur rrugėn hileve tė shtetit serb nė kurriz tė Kosovės. Dhe, kėtė rrugė mund ta mbyllin vetėm ata qė e kanė hapur.

 

     Pika e gjashtė merret me porosi:

 
     "Pėr TMK-nė, rekomandohen vetėm detyra rreptėsisht civile". Kjo edhe po ndodhė. Por, siē po duket , TMK-ja, as si organizatė me veprime civile, nuk do tė lihet rehat. Po hartohen e po thuren "plane tėrheqėse" qė ajo tė ēthuret e nė fund tė zhbėhet. Sepse, strategėt e rikthimit tė Kosovės nėn sundimin e Serbisė, po kanė frikė nga e kaluara kryengritėse e njė numri tė anėtarėve tė TMK-sė.


     Le ta shqyrtojmė standardin e shtatė qė bėn fjalė pėr:

 
     "Dialogun midis Prishtinės dhe Beogradit si rrugė e domosdoshme pėr zgjidhjen paraprake tė tė gjitha ēėshtjeve kontestuese tė ndėrsjella, para se tė shqyrtohet ēėshtja e statusit politik tė Kosovės".

 

     Nė dokumentet e Rambuje-Parisit dhe nė Rezolutėn 1244, nuk ėshtė harruar qė tė pėrmendet klauzola nga Marrėveshja e Helsinkit tė vitit 1975 lidhur me ndryshimin e kufijve midis shteteve evropiane vetėm me marrėveshje tė ndėrsjellėta paqėsore. Strategėt e rikthimit tė Kosovės nėn sundimin serb, njė herė pėr njė herė, po insistojnė vetėm nė dialogun e ēėshtjeve "periferike-teknike" midis Prishtinės e Beogradit, por kjo ėshtė vetėm njė "paralojė sa pėr t'u nxehur e joshur lojtarėt"! Domosdoshmėria e standardit tė dialogut Prishtinė-Beograd ka vetėm kėtė kuptim thelbėsor: t'ia bėjė tė ditur Prishtinės se zgjidhja e statusit politik tė Kosovės mund tė bėhet vetėm me kompromis midis kėtyre dy palėve. Dhe, zgjidhja kompromise me Serbinė do tė thotė se ēdo marrėveshje ėshtė e mundur, por vetėm pavarėsi pėr Kosovėn nuk ka dhe nuk mund tė ketė. Operacioni fort i vėshtirė nė kėtė drejtim pėr t'i bindur kosovarėt qė tė pajtohen me fatin e rikolonizimit tė Kosovės nga Serbia ka filluar me masat e shumta qė janė marrė deri tash e tė cilat janė numėruar nė pjesėn e parė tė kėsaj analize.

 

     Tashmė, si e si, po kėrkohet mundėsia pėr tė bėrė edhe disa ndėrhyrje "kirurgjikale", substanciale nė zemėr tė truallit tė Kosovės. Dhe formula ka qenė e gatshme qė moti, vetėm pritej qė tė piqeshin kushtet e rrethanat. Nė emėr tė decentralizimit ose tė qeverisjes lokale, regjimi serb doli me projektin pėr kantonizimin e Kosovės. Meqė termi kantonizim ishte fort transparent dhe zbulonte qėllimin pėrfundimtar tė regjimit tė Beogradit pėr tė rrėmbyer copa tjera tė tokės kosovare, strategėt e taktikantėt e politikės serbomadhe u dhanė pas trillimit tė termave tjera mė tė "buta" nė vend tė "kantonizimit". Mirėpo, edhe kėto "fleksibilitete" hasėn nė njėfarė rezistence te disa liderė formalė tė Kosovės. UNMIK-u duke parė se regjimi serb, nga ngutja, po zbulonte nė mėnyrė shumė tė vrazhdė qėllimet pėrfundimtare tė "boshnjakizimit" tė territorit tė Kosovės, doli me qėndrimin kundėr kantonizimit. Pas shpėrthimit tė provokuar tė marsit i cili ishte organizuar e kalkuluar fort mirė nga Beogradi, ēetnikėt nė skenėn politike tė Serbisė dolėn me tezėn e pėrtypur me vjet se bashkėjetesė midis shqiptarėve e serbėve nė Kosovė nuk ka dhe nuk mund tė ketė! Sepse pakica serbe qenka e rrezikuar nga shumica shqiptare, pėr vdekje! Prandaj duhet marrė masa urgjente qė Kosova pėrsėri tė coptohet dhe Kosovės t'i rrėmbehen edhe territore tjera sikurse qė iu rrėmbyen Kosova veriore bashkė me Mitrovicėn veriore. Dhe, projekti i gatuar prej vitesh, u nxor nė shesh dhe u miratua si dokument zyrtar.

 

     Ky dokument parasheh krijimin e Bashkėsisė Serbe tė Kosovės(e Metohisė) tė sajuar nga pesė kantone, ose rajone, ose treva, s'ka rėndėsi si do tė thirren, por thelbi qėndron aty qė nė midis tė Kosovės edhe ashtu tė vogėl, tė krijohet edhe njė mini shtet serb! Tash po kuptohet qėllimi i krijimit dhe i lejimit prej kohėsh tė krijimit tė enklavave serbe gjithandej Kosovės. Synimi u shfaq haptazi: "Republika Autonome e Kosovės", nga jashtė, tė jetė e rrethuar nga shteti i madh serb, kurse nga brenda tė jetė i kontrolluar, i frenuar dhe i provokuar, non-stop, nga mini-shteti "Bashkėsia Serbe e Kosovė-Metohisė". Me fjalė mė tė thjeshta, synimi ėshtė qė tė krijohet njė "Kosovė-ferr" pėr shumicėn shqiptare e cila, pėr shkak tė rrethanave tė padurueshme qė do tė krijoheshin, dalngadalė, por "me dashje dhe pa dhunė" do tė shpėrngulej nga trojet e veta dhe do tė merrte botėn nė sy. Dmth. atė qė nuk e arriti dot Millosheviēi me dhunėn mė tė egėr, do ta arrijė Koshtunica. Ky ėshtė synimi i regjimit tė Beogradit dhe, tash pėr tash, gjėrat janė duke u zhvilluar sipas projektit qė si mbėshtetje ka:

 

-         Marrėveshjen e Rambuje-Parisit,

-         Marrėveshjen ushtarake-teknike tė Kumanovės,

-         Rezolutėn 1244 tė KS,

-         Kornizėn Kushtetuese pėr Vetqeverisjen Kalimtare tė Kosovės dhe krejt nė fund,

-         PISK-un, pėrkatėsisht Planin e Implementimit tė Standardeve pėr Kosovėn.

 

      Mirėpo, nė krejt kėtė projekt eksperimental ndėrkombėtar me Kosovėn, Malin e Zi dhe Serbinė, ka njė defekt tė madh dhe thelbėsor dhe kjo ėshtė pėrqasja burokratike, tekniciste, voluntariste qė kanė pėr bazė kompromise tė ndyra ndėrkombėtare ndaj ēėshtjes sė pavarėsisė sė Kosovės e tė Malit tė Zi dhe tė ēėshtjes sė demokratizimit tė Serbisė. Pėr ta "blerė" Serbinė, flijohen interesat e Kosovės e tė Malit tė Zi. Mirėpo, duke flijuar interesat e Kosovės e tė Malit tė Zi, "vriten" parimet themelore tė demokracisė e humanizmit evropian e botėror, "vritet" demokratizimi i Serbisė dhe, duke "vrarė" demokratizimin e Serbisė, "vritet" paqja nė rajon dhe pėrgatiten gjakderdhje tė reja edhe mė tė tmerrshme se deri tash nė njė regjion edhe mė tė gjerė tė Ballkanit perėndimor.


       Por, ē'ėshtė e vėrteta, kėto vrasje tė parimeve themelore demokratike e humaniste, shtetet mė tė fuqishme tė Evropės si Britania e Madhe, Franca, Rusia, Holanda, Belgjika e Portugalia i kishin bėrė ē'prej kohėsh edhe para Luftės sė parė e Luftės sė Dytė Botėrore. Kėto shtete kishin pushtuar e ndarė kontinentet e Azisė e tė Afrikės. Kėto shtete kishin monopolizuar lėndėt e para tė lira, kishin monopolizuar tregjet dhe kishin vėnė nėn kontroll fuqinė e lirė punėtore. Nė kėtė mėnyrė, kėto shtete kishin "pjellur" fashizmin italian, nacizmin gjerman dhe militarizmin japonez. Dhe, dihet fort mirė se sa shtrenjtė u paguan, nga tė gjithė, "vrasjet" e parimeve themelore tė demokracisė e tė humanizmit evropian e botėror).

 

-         Mirėpo, shtrohet pyetja e paevitueshme: Si ėshtė e mundur qė edhe sot, pas gjithė kėtyre pėrvojave tė hidhura qė ka pėrjetuar njerėzimi, tė vazhdohet me "vrasjen" e parimeve themelore tė demokracisė e humanizmit?

-         Si ishte e mundur qė pikėrisht Fuqitė e Mėdha tė Evropės sė sotme bashkė me Amerikėn t'i bėnin lėshime aq tė mėdha njė regjimi kriminal e mafioz siē ishte ai i Millosheviēit?

-         Si ėshtė e mundur qė, pas gjithė atyre mizorive e tragjedive qė pėsoi populli i Kosovės, qė kėtij populli t'i imponohet robėria e re nėn tė njėjtin shtet? Nėn tė njėjtin shtet qė organizoi masakrėn e padėgjuar tė tė burgosurve tė pafajshėm nė kazamatin e Dubravės, masakrėn e Reēakut, masakrėn e Izbicės, masakrėn e Krushės sė Vogėl, masakrėn e Gjakovės, masakrėn e Rahovecit, masakrat e Mitrovicės, masakrat e Tususit, masakrat gjithandej Drenicės.

-         Si ėshtė e mundur qė t'i imponohet njė populli qė edhe njė herė tė provojė "fatin" nėn njė shtet qė bėri krim mbi krimet duke u munduar tė fshehte krimet e veta, duke bartur me mija kufoma nga Kosova dhe duke i flakur nė varreza masive gjithandej Serbisė?

 
     E gjithė historia e deritashme argumenton se burimi thelbėsor i tė gjitha tė kėqiave ndėrnjerėzore e ndėrkombėtare ishte, ėshtė dhe do tė jetė shkelja ose mosrespektimi i parimeve demokratike e humaniste. Populli ynė ka njė thėnie tė bukur: "Pak ujė, pak miell, pak ujė pak miell dhe dikur bėhet brumi qė nuk e ze as magjja"! Pra, krejt nė fund, le tė ndėrpriten eksperimentet me fatet e popujve pa shtet e pa pavarėsi dhe, le tė pushojė vrasja e parimeve demokratike e humaniste midis njerėzve e popujve sepse njė gjė e tillė na kushton tė gjithėve. Sot, Kosova ėshtė vendi ku po bėhen eksperimente tė palejueshme dhe ku po "vriten" parimet themelore tė demokracisė e humanizmit nga ata qė nuk do tė duhej ta bėnin njė gjė tė tillė.

 

Mjaft mė!