Studime, ese dhe recensione brenda “kontekstit tė shkrimit”

 

Konteksti i vlerės sė studimit

 

        Shkruan: Merxhan Avdyli

 

         Myrvete Dreshaj-Baliu “Konteksti i shkrimit“, Era, Prishtinė, 2004

 

Libri “Konteksti i shkrimit“ i autores Myrvete Dreshaj-Baliu ėshtė njė simbiozė shkrimesh me pėrmbajtje tė ndryshme nga fusha e letėrsisė, nė tė cilėn vend qendror zėnė tri tipa tė shkrimit: studimi mbi letėrsinė, eseja letrare dhe recensioni. Po sipas kėtyre tipave tė shkrimit, qė shqyrtojnė veprat e autorėve tė ndryshėm dhe dukuri tė ndryshme letrare ėshtė bėrė edhe ndarja e librit nė tri pjesė kryesore, qė pėrbėjnė njė baraspeshė tė pėrmbajtjes sė librit me titullin e saj qė analizon tekstin letrar apo dukurinė letrare tė fokusuar nė nxjerrjen e shkrimit nga konteksti. Kėsaj vije studimore autorja iu ka pėrmbajtur pothuajse nė tė gjitha tekstet e saja tė veēanta tė pėrfshira nė libėr.

Myrvete Dreshaj-Baliu, si studiuese e vėmendshme e letėrsisė dhe njohėse e mirė dhe afishuese e vlerave tė mirėfillta letrare, nė librin e saj nuk ėshtė e fokusuar, pėrkatėsisht e orientuar vetėm nė njė drejtim apo nė njė periudhė letrare. Vetė qasja e saj ndaj letėrsisė nė aspekte tė ndryshme studimore dhe analitike dėshmon pėr trajtimin e saj tė temave letrare, tė veprave letrare, tė dukurive letrare, por edhe autorėve tė cilėt ajo i trajton nė punimet e saj nga dimensione tė ndryshme interpretative. Nė kėtė prizėm duhet pėrfshirė patjetėr edhe mėnyrėn e shkrimit, pėrkatėsisht gjuhėn dhe stilin e saj, qė autores i siguron njė afri me receptuesin e pėrgjithshėm, qoftė ai edhe vetė studiues i letėrsisė, apo lexues i rėndomtė i studimeve letrare.

Pėrkushtimi i Myrevete Dreshaj-Baliut ndaj letėrsisė, pėrkatėsisht ndaj studimit tė letėrsisė, hetohet jo vetėm nė pėrzgjedhjen e autorėve dhe veprave tė cilat ajo i trajton nė librin e saj, pėrkatėsisht nė studimet, esetė apo recensionet e veēanta, por edhe nė mėnyrėn e trajtimit, nė interpretimin, nė qasjen ndaj dukurisė tė cilin e shqyrton, si dhe nė gjykimin e saj kritik-letrar, duke pėrfshirė kėtu edhe mendimin e saj pėr akėcilėn vepėr apo akėcilin autor.

 

Veprimtaria studimore e Jup Kastratit

 

Meqė autorja vazhdon tė merret aktivisht me studimin e letėrsisė, jo rastėsisht librin e saj e hapė me njė segment tė veēantė tė veprimtarisė letrare nga aspekti i studimeve historiko-letrare tė profesor Jup Kastratit. Ėshtė interesant se me njė studim relativisht tė shkurtėr, duke pasur parasysh veprimtarinė e gjatė kohore tė profesor Jup Kastratit, si dhe studimet e tij gjithėpėrfshirėse nga gjuhėsia jonė, e nė kėtė rast nga letėrsia, qoftė nga ajo e traditės apo nga ajo bashkėkohore, autorja ka arritur qė me njė sintetizim tė theksuar tė pasqyrojė gjerėsinė dhe thellėsinė studimore tė profesor Kastratit, nė periudha tė ndryshme, me njė pėrqendrim nė studimet e tij historiko-letrare tė gjysmės sė dytė tė shekullit tė XX. Edhe pse njė studim relativisht i shkurtėr pėr veprimtarinė aq tė madhe shkencore tė profesor Kastratit, megjithatė autorja ka arritur tė pėrmbledhė dhe tė pasqyrojė veprimtarinė e tij studimore, duke sublimuar aspektet e veēanta, pėrkatėsisht orientimet themelore tė shqyrtimeve tė tij historiko-letrare. Pasi e pėrshkruan udhėn studimore dhe shkencore tė profesor Kastratit, qė pėrfshin studime tė ndryshme nga albanologjia, deri te hartimi i monografive tė ndryshme, pėr periudha tė ndryshme dhe pėr autorė tė ndryshėm, autorja paraqet edhe kontributin e Kastratit nė periodizimin, pėrkatėsisht hartimin e historisė sė letėrsisė shqipe, duke e ndarė dhe klasifikuar atė si: letėrsia e vjetėr, letėrsia e rilindjes, letėrsia arbėreshe, letėrsia e pavarėsisė dhe letėrsia e realizmit, natyrisht me tė gjithė autorėt pėrkatės qė pėrfaqėsonin ndarjet e tilla klasifikuese. Po kėshtu nė kėtė studim autorja ka theksuar edhe njė aspekt mjaft tė rėndėsishėm studimor dhe hulumtues tė Kastratit, qė po kėshtu ishte nė funksion tė hartimit tė historisė sė letėrsisė dhe tė studimit historiko-letrar pėrgjithėsisht: hartimi i bibliografive pėrkatėse pėr secilin studim tė tij, duke mos mbetur thjesht vetėm si njė bibliografi telegrafike apo kronologjike, por duke u shndėrruar nė bibliografi shteruese, pasi si tė tilla ato janė tė pėrcjella edhe me komente. Mjafton me kėtė rast tė pėrmenden bibliografitė e Kastratit pėr De Radėn, Konicėn, Spassen dhe Shuteriqin.

Tė sė njėjtės natyrė studimore janė edhe studimet pasuese si “Poeti kombėtar”, nė tė cilin trajtohet nė mėnyrė tė shkoqur koncepti i Ēabejt pėr poetin kombėtar; “Letėrsia e romantizmit dhe vetėdija kombėtare” ku nga segmente tė veēanta studimore janė trajtuar veprat letrare tė Migjenit, tė Naimit dhe tė Fishtės; “Proza e shkurtėr e Migjenit”, me njė analizė tė strukturės sė prozės sė Migjenit dhe pėrpjekjen pėr tė riafishuar specifikat letrare dhe estetike tė prozės sė tij.

 

Vendlindja e Gėrvallės

 

Ndėrkaq njė studim mė i gjatė qė pėrfshin njė pjesė tė madhe tė librit ėshtė studimi “Poetika e poezisė sė Jusuf Gėrvallės”. Studimi nė fjalė ėshtė gjithėpėrfshirės, ėshtė njė analizė e thellė pėr poezinė e Jusuf Gėrvallės nga aspekte tė ndryshme studimore, historiko-letrare, teorike, analitike dhe kritike. Pasi e nxjerr nga konteksti historik-letrar veprėn poetike tė Gėrvallės, pėrkatėsisht duke e parė atė nė kontekstin e poezisė shqipe tė gjysmės sė dytė tė shekullit tė kaluar; pasi e vendos poetin nė radhėn e poetėve tė brezit tė tretė tė krijuesve tė poezisė shqipe, pėrkatėsisht tė atyre qė kanė krijuar nė vitet ’70 tė shekullit tė kaluar; pasi i bėn njė vėshtrim krahasues, me gjithė pėrafrinė dhe dallimin e poezisė sė tij nga poezia e poetėve tė brezit tė tij, autorja mė tej ndalet te qėmtimi i ideve poetike, pėrkatėsisht te analiza e poezisė sė tij.

Duke u fokusuar nė veprėn poetike tė Gėrvallės, pėrkatėsisht nė poezinė e tij e cila, e cila pėrmblidhet nė tri libra poetikė, autorja shquan karakteristikat themelore tė poezisė sė tij, duke mos e larguar atė nga rrjedhat e poezisė sė brezit tė tij tė krijuara gjatė viteve “70 tė shekullit tė kaluar, megjithatė njė shquesi e kėsaj poezie, sipas autores ėshtė poezie cila nuk bashkėjeton me retorikėn e patetikėn emocionale, duke i konsideruar tė tejkaluara skemat e gatshme tė dogmave tė pėrsėritura. Mė tej, gjithnjė nė kėtė dritė Dreshaj-Baliu thekson shquesin e poezisė sė tij, nga segmenti i mosprekjes nga hermetizmi qė ishte bėrė modė pėr poezinė shqipe nė Kosovė nė atė kohė, duke u shprehur se poezia e Gėrvallės ėshtė e kuptueshme jo vetėm pėr kritikėn letrare por edhe pėr lexuesin, qė njeh shenjat e artit poetik, duke e lidhur nė kėtė mėnyrė poezinė e tij me receptuesin.

Duke e zgjeruar mė tej studimin e saj pėr poezinė e Gėrvallės, autorja nxjerr kodin e veēantė tė poezisė sė tij, qė nė njėfarė mėnyrė ėshtė edhe shenja kryesore e individualitetit krijues tė Jusuf Gėrvallės – vendlindja, e cila sipas Dreshjat ėshtė muzė e kėngės poetike, ėshtė burim i gjithė asaj butėsie ndjenjash, gjithė atij frymėzimi tė sinqertė, gjithė asaj orkestrine zėrash.

Pjesa e dytė e librit “Konteksti i shkrimit” ėshtė i pėrbėrė nga katėr ese, dy prej tė cilave kanė tė bėjnė me letėrsinė, si esetė “Letėrsinė shqipe e pėrbėnė tėrėsia e saj” dhe “Letėrsia dhe gjinia” dhe dy tė tjerat me dy segmente tė tjera jetėsore nga kultura shqiptare, njėra me fatin dhe pozitėn e gruas shqiptare nė histori dhe nė shoqėri, ndėrkaq tjetra me efektet e lėvizjes sė pajtimit tė gjaqeve nė luftėn e fundit nė Kosovė.

Nė pjesėn e tretė tė librit tė Myrvete Dreshajt-Balilut janė pėrfshirė recensionet, tė cilat autorja i ka shkruar nė kohė tė ndryshme dhe pėr vepra tė ndryshme, madje edhe pėr gjini dhe forma tė ndryshme shkrimore. Edhe kėtu fokusimi i autores ėshtė mė i madh tek libri studimor, me kėtė rast ajo ka shqyrtuar veprat e autorėve si Eqrem Ēabej, Jup Kastrati, Namik Resuli, Mehmet Gėzhilli, Zymer Neziri e Faik Shkodra. Ndėrkaq, nė fokusin recensional tė autores janė edhe dy pėrmbledhje me poezie tė autorėve Bajram Kosumi dhe Resmije Uka, si dhe i njė libri studimor nga historia tė autorit Ethem Ēeku dhe i njė libri me fotografi nga lufta tė Nysret Pllanės.

Pavarėsisht qė ėshtė libri i parė i autores Dreshaj-Baliu, “Konteksti i shkrimit” paraqet njė vepėr tejet serioze tė studimit dhe tė kritikės letrare. Nė kėtė kontekst libri ėshtė edhe njė plotėsi e mungesė sė librave tė kėsaj natyre, nė kohėt kur kemi njė vėrshim tė madh tė teksteve tė teksteve letrare artistike, mė shumė sesa me vlera tė qėndrueshme me gjysmė vlera ose edhe me vlera tejet tė dyshimta. Libri i ka vlera tė mirėfillta, jo vetėm pse shquan dhe sipėrfaqėson vlera tė mirėfillta, por pse ėshtė edhe vetė konteksti shkrimor i vlerės studimit tė letrar.