Jeta dhe historia e jetimėve

 

YJE NĖ QIEJT’ E KOMBEVE

 

Shkruan: Bedri DEDJA *

         pashtriku.org, 30. XII. 2007

 

         Jeta dhe historia e jetimėve, kudo nė rruzullin tokėsor, ka frymėzuar personalitetet mė tė shquara. Atyre u janė kushtuar vargje brilante poetike nga poetėt. Pėrralla popullore dhe pėrralla e lėvruar letrare e shkrimtarėve kanė hymnizuar tė ardhmen e tyre. Bamirėsit e shekujve kanė krijuar institucione pėr t’i shpėtuar ata nga jeta e zezė e pėr t’i mbledhur nė vatra tė ngrohta, qė t’i ngjanin sado pak familjeve tė tyre imagjinare. Pavarėsisht se nė botėn e sotme shumė fėmijė e, sidomos jetimė, vuajnė nga uria, nga mungesa e banesės dhe e shkollės ; pavarėsisht se ata ngrysen e gėdhihen nė qoshka tė braktisura, nėpėr shkallė pallatesh e nėn anėt e urave tė qyteteve tė mėdha, nė xhungla e me punė  tė rėnda pėr duart e tyre tė njoma, me orė tė zgjatura, nėpėr miniera, - bota dhe shtetet demokratike po bėjnė ēmos qė t’ua bėjnė jetėn tė lumtur nėpėr Jetimore dhe me ndihma sociale humanitare.

         Kėshtu ka ndodhur edhe nė vėndin tonė, sidomos gjatė shekullit tė kaluar dhe kėshtu po ndodh edhe sot, nė fillimet e shekullit tė ri.

          Pse ngjet kėshtu ?

          Popujt kanė pėrpunuar njė filozofi pėr jetimėt e tė ardhmen e tyre, qė ėshtė njė filozofi thellėsisht popullore dhe humane. Nė kėtė filozofi ėshtė pėrgjithėsuar figura e lartė e jetimėve, si njerėz tė thjeshtė e kokulur, njerėz tė punės e tė sakrificave, pėrfaqėsues tė moralit tė pastėr, ndershmėrisė dhe patriotizmit, si humanistė nga mė tė shquarit, tė cilėt, vuajtjet dhe dhimbjet e tyre ashtu si edhe ėndrat pėr njė botė mė humane, pėr njė jetė mė tė lumtur, jashtė sė pėrditshmes sė trishtuar tė  jetės se tyre tė vėshtirė, i kthyen nė aspirata pėr njė jetė mė tė mirė, pėr lumturinė e njerėzimit, pėr begatinė e sė ardhmes.

          Nė kėtė filozofi popullore ėshtė pasqyruar edhe ideali mė i pastėr i shoqėrisė njerėzore, ai qė kėrkon lumturinė dhe vetėm lumturinė pėr jetimėt.

          Mos tė harrojmė kurrė Hirushen dhe Borėbardhėn, ato vajza tė shenjta, simbole tė pastėrtisė morale dhe tė punės sė ndershme, tė jetės sė thjeshtė. Ato ishin tė dyja jetime, fėmijė tė rritur para kohe mes vuajtjeve e mundimeve e pa provuar kurrė dashurinė e shtrenjtė tė nėnės, pa provuar kurrė fjalėt e ngrohta, ledhatimet e kujdesin e saj. Fantazia krijuese u dha atyre dy princa qė kėtė begati tė tyre, kėtė devotshmėri e moral tė kulluar ta kthente nė lumturi pėr to. Ky ėshtė njė mesazh historik qė na vjen nga shekujt e kaluar, nga populli e shkrimtarėt e mėdhenj pėr fėmijė.

          Tė mos harrojmė Kozetėn dhe Gavroshin e gjeniut Viktor Hygo, e para, heroinė e punės e guximit dhe e virtytit dhe i dyti, hero i revolucionit, me njė mėndje aq tė ndritur, qė e fali jetėn e tij pėr ideale mė tė larta, pėr lumturinė dhe tė ardhmen e Francės. Edhe kėta tė dy ishin jetimė. Morali i tyre ishte si maja e Mont-Blanc (Malit tė Bardhė) me dėborė tė pastėr, nė njė kohė qė morali i armiqve tė Revolucionit, i shfrytėzuesve tė popullit, i ngjante kėnetės me ujė tė ndenjur.

          Kam patur fatin tė jem bashkėmoshatar me jetimin durrsak, partizanin dhe Heroin e Popullit Met Hasa. Ēfarė e shtyu atė djalė gjashėmbėdhjetėvjeēar, qė nė nėntorin e vitit 1944 tė hidhej dhe tė mbulonte me gjoksin e tij grykėn e mitralozit Shars nazist, pėr tu hapur rrugėn shokėve tė tij partizanė drejt ēlirimit tė Shqipėrisė? Pėrgjigja ėshtė shumė e thjeshtė: dashuria pėr atdheun dhe dėshira e zjarrtė qė fėmijėt e Shqipėrisė tė bėnin njė jetė mė tė mire se ai, tė jetonin nė paqe e begati. Kėshtu, Met Hasa, jetimi-hero u kthye nė njė legjendė tė pavdekshme. Mbasi edhe gjermanėt, kur e gjetėn Metin tė nesėrmen tė pėrvėluar nga plumbat nė gjoksin e tij tė njomė, ashtu tė mbėshtetur mbi mitralozin e tyre, edhe pse ishin pushtues, armiq dhe luftonin kundėr Metit e shokėve tė tij, - e varrosėn trimin tonė tė vogėl me nderimet ushtarake dhe me batare pushkėsh. Ushtarėt “e pathyeshėm” gjermanė nderuan trimin gjashtėmbėdhjetėvjeēar shqiptar, u thyen pėrpara guximit e trimėrisė sė kėtij fėmije-hero!

          Kjo histori e pashlyeshme nė kujtesėn time mė shtyu qė t’i kushtoj njė roman tė tėrė heroit tonė jetim, me titullin “Met Partizani”.

          E sa legjenda tė tjera kanė shkruar me trimėrinė e tyre jetimėt heronj. Legjenda tė tilla janė me qindra e me mijra. Pėr t’i  shkruar ato, do tė duheshin aq shumė libra, sa tė mbushej njė bibliotekė tė tėrė.

           Por mua nuk do tė mė shlyhet kurrė nga mendja historia e pesė jetimėve kosovarė gjatė luftės sė fundit shfarosėse tė serbomėdhenjve, tė cilėn rastėsisht e lexova nė njė nga gazetat e atyre ditėve.

          Duke vrapuar tė dėshpėruar nėpėr kodrėn qė i ndante nga fshati i tyre, pėr tė mos parė tymin e flakėt qė kthenin nė gėrmadhė shtėpinė, nė tė cilėn digjeshin nėna e babai qė paramilitarėt serbė masakruan aq mizorisht pėrpara syve tė tyre tė njomė e tė pafajshėm, ata donin tė zhdukeshin mes pemėve, pėr tė mos rėnė edhe njė here nė duart mizore tė kriminelėve serbė. Ata qėndruan disa ditė e net nė mes tė pyllit, duke u dridhur nga tė ftohtėt, uria e dhimbja e tyre e pamasė qė gėrryente gjokset e tyre tė vegjėl. E kur dėgjuan sėrishmi krisma e britma ushtarėsh, duke mos dashur tė binin edhe njė herė tė gjallė nė dorėn e armikut, si nipėr tė Azem e Shote Galicės, kėta kosovarė tė vegjėl trima pėrgatitėn litarin pėr tu vetėvarur, si simbol sakrifice pėr botėn e qytetėruar e nė emėr tė fėmijėrisė sė tyre tė kėputur nė mes. Por fatmirėsisht, kur 5-vjeēari Dren po vinte lakun rreth qafės dhe po i lutej vėllait tė tij mė tė madh t’ia shtrėngonte mė fort, mbritėn njėsitet e UĒK-sė dhe tė pesė jetimėt-heronj kosovarė shpėtuan nga vdekja.

           Ku jeni sot ju, o trimat e mi, pesė jetimėt-legjendė kosovarė?

Me siguri, me libra nė duar, nėpėr shkolla, ku si gjithė jetimėt e tjerė nė mbarė botėn, pėrkėdhelni vetėm njė ideal: lumturinė e ardhshme tė gjithė njerėzimit!

           Unė pėrulem me respekt tė thellė pėrpara jush si dhe pėrpara tė gjithė jetimėve nė mbarė botėn! Jeta juaj qoftė pėrherė e praruar nga rrezet e diellit! Ju mbeteni yje nė qiejt e njerėzimit.

 

Bedri Dedja , Neuchātel (Zvicer) shkurt 2004

 

&

 

   P. S - Ky shkrim, me rastin e fundvitit - kushtuar jetimėve, ( nė pashtriku.org)  ėshtė dėrguar nga pianistja jonė e madhe Edlira Dedja. I madhi Bedri Dedja kėtė esse e ka shkruar dy muaj pėrpara se tė vdiste, ndėrsa vetėm dy ditė pėrpara se tė vdiste ai pėrfundoi edhe romanin e ri fantastiko- shkencor pėr fėmijė "Presidenti i Planetit tė Kuq". Lavdi i qoftė !

 

----------------------------

 

Bibliografi


B E D R I   D E D J A *

 

1930 - 2004


        U lind nė Korēė, mė 1930 dhe vdiq nė Tiranė nė prill 2004. Shkollėn e mesme e ka kryer nė Gjimnazin «16 Shtatori» tė qytetit tė Durrėsit. Mė 1949 u dėrgua me bursė shteti pėr studime tė larta nė Moskė, ku mė 1953 e mori diplomėn e arsimit tė lartė nė dy degė paralele: tė psikologjisė dhe tė pedagogjisė si dhe tė letėrsisė pėr fėmijė. Ka punuar dyzet vjet si pedagogė i psikologjisė nė shkollat e larta tė Republikės sė Shqipėrisė. Pėr punėn e tij shkencore i ėshtė dhėnė titulli Profesor dhe “Anėtar i Akademisė sė Shkencave dhe Arteve tė Shqipėrisė”. Ėshtė fitues i Ēmimit tė Republikės nė fushėn e letėrsisė pėr fėmijė.

 

        Ka qenė anėtar i Akademisė sė Shkencave qė prej krijimit tė saj, ndėrkohė qė emri i tij renditet mes anėtarėve tė Asamblesė sė Lidhjes Botėrore tė Shkencave Psikologjike, Kryetar i Shoqatės Mbarėshqiptare tė Psikologėve, si dhe Kryetar Nderi i Shoqatės Mbarėshqiptare tė Shkrimtarėve pėr fėmijė dhe tė rinj. Gjithashtu Dedja, njihet edhe si bashkėpunėtor pranė Universitetit tė Kembrixhit, pėr hartimin e biografive tė njerėzve tė shquar.

 

        Pėrveē letėrsisė pėr fėmijė, pėr tė cilėn ai ėshtė nderuar me shumė ēmime nė konkurse tė ndryshme letrare, si dhe 33 librave tė pėrkthyera prej tij prej letėrsisė botėrore, Dedja ka hartuar njė numėr tė madh tekstesh universitare. Ai ėshtė autor dhe bashkautor nė fushat e psikologjisė, pedagogjisė, historisė sė mendimit pedagogjik dhe historisė sė arsimit kombėtar. Nė  moshėn 70-vjeēare, Bedri Dedja u nderua me titullin “Mjeshtėr i Madh i Punės”, akorduar nga Presidenti i Republikės sė Shqipėrisė


        Gjatė krijimtarisė sė tij pėr mė shumė se dyzet vjet, ka botuar vepra jo vetėm pėr fėmijė, por edhe nė fushėn e pedagogjisė, psikologjisė, historisė sė arsimit shqiptar, tė kritikės letrare, sociologjisė dhe politikės. Krijimtaria e tij pėr fėmijė ėshtė shumė e pasur.


         Bedri Dedja, ka botuar:

 

ü      Njė udhėtim i rrezikshėm

ü      Kallximi i gjyshes pastėrtore,

ü      Pėrralla popullore mbi kafshėt,

ü      Pėrralla e tre vėllezėrve,

ü      Heroizmat e Fatbardh Pikaloshit,

ü      Bariu i vogėl nė Mal tė Thatė,

ü      Shkolla e pyllit, Patoku nė plazh,

ü      Pėrralla e shpatave tė arta,

ü      Kapiteni i shtrėngatės,

ü      Pėrralla e lepurit dhe breshkės,

ü      Kėrcėnimi i thonjve kozmik (novelė fantastike),

ü      Nėpėr korridoret e thella tė Jonit (roman fantastik),

ü      Gjyqi i maēokut,

ü      Alarmet e qytetit Sdikushit,

ü      Kacamisri rreth globit,

ü      Si katėr ēiliminj u bėnė biznesmenė,

ü      Kryengritja nė njė pallat tė Tiranės,

ü      Pėrralla njėmbėdhjetėshe,

ü      Qyteti me tri kėshtjella,

ü      Kalamajtė e pallatit tim (roman nė dy vėllime),

ü      Artan Burizani dhe ēeta e tij (poema),

ü      Gjashtė poema pėr kallaj,

ü      Beni shkon nė malėsi me familje e shtėpi,

ü      Pėrmbledhjet poetike Garda partizane,

ü      Poezi tė zgjedhura pėr fėmijė,

ü      Republika e 1100 ēudirave,

ü      Pėrralla zvicerane etj.