|
Ndikimi
i mendimeve nė jetėn e njeriut SI MENDONI - TĖ TILLĖ EDHE
JENI! ·
Vetėm njė
rrugė ēon kah lumturia dhe kah qetėsia shpirtėrore. Prandaj gjithnjė duhet tė
jemi tė gatshėm pėr tia mėsyrė kėsaj rruge, nė agun e hershėm dhe nė
mbrėmjen e vonshme - kthejuni vetes dhe do tė shihni dritėn. ( Epikteti
- filozof grek ) Shkruan: Sabir Krasniqi -
Zvicėr, 11. 01. 2009 ___________________ Pothuajse tė gjithėve na ėshtė e
njohur thėnia: Si mendoni - tė tillė edhe jeni. Mesazhi i kėsaj thėnie, po ashtu, ėshtė
shumė i qartė: nėse mendoni pėr veten ose pėr diē tjetėr pozitivisht, ju do
tė ndjeheni i relaksuar, i qetė, i hareshėm, i
gėzuar, i lumtur, i shėndetshėm etj. Dhe e kundėrta: nėse mendoni pėr veten ose pėr diē tjetėr
negativisht, natyrisht qė si rezultat
i atyre mendimeve, ju do tė pėrjetoni vetėm shqetėsime, disfata, sėmundje,
vuajtje, etj. Dhe a ka mė keq se kur njeriu ndjehet i mjerė shpirtėrisht?
Mjerimi shpirtėror ėshtė armiku mė serioz i shėndetit tonė, e shėndeti ėshtė
baza mė e rėndėsishme e ēdo suksesi, e mbi tė gjitha, ėshtė dukuri, nevojė
jetike. Nuk ka thėnė mė kot Emersoni: Shėndeti ėshtė pasuria mė e madhe. Dhe
kėtė e di secili qė i mungon kjo
pasuri tė cilėn nuk ka vlerė materiale qė mund tė kompensojė! Njerėzit, megjithatė, akoma nuk
arrijė ta kuptojnė se burimi i gjithė tė kėqijave gjendet brenda tyre, nė
mėnyrėn e tė menduarit tė tyre. Pra, ata vet janė kreator tė vuajtjeve dhe mjerimit,
dėshpėrimit dhe dėshtimit, anomalive dhe fatkeqėsive etj., pasi tė gjitha
ligjet e natyrės - ligjet hyjnore, janė krijuar pėr tė mirėn e tyre, ndėrsa
ata, punojnė kundėr vetes!
Dhe prapė pyesin: E ēfarė duhet tė bėjmė?! Pėrgjigja ėshtė shumė e
thjesht - vetėm programojuni pozitivisht dhe do tė jetoni nė harmoni me
ligjet universale, me farėn hyjnore. Pėr problematikėn e mėsipėrme, pra
pėr ndikimin e mendimeve nė jetėn e njeriut, janė shkruar shumė e shumė
libra. Librat si: Sistemi i sukseit - Oskar Shelbah, Forca e ndėrdijes - Xhozef Marfi, Mendimet e
zemrės - Lujza Hej (qė mund ta shkarkoni falas nė
sektorin Literaturė), Mėsojmė me tė gjitha shqisat - F. Zwissin/G. Klinger (qė
gjithashtu mund ta shkarkoni falas nė sektorin Literaturė), Suksesi nė
jetė - Harry Box,
Shtatė ligjet e jetės e tė suksesit - Dipak Ēopra e sa e sa libra tė mistikut dhe filozofit tė madh
Indian, Osho-s (disa prej tyre, po ashtu mund ti
shkarkoni falas nė sektorin Literaturė) etj., sot mund tė gjendėn edhe nė
tregun tonė, dhe janė gjithnjė e mė tė kėrkuara. Sot kemi edhe autorė tė
shumtė shqiptarė qė me veprat e tyre kanė kontribuar nė pasurimin e kėtij
thesar shpirtėrore siē janė librat e Daut Demaku: Mendimi dhe suksesi, Magjia e urtisė, Thuaji
jetės mirėmėngjes etj. Pastaj, librat e Adnan Abrashit: Nė vorbullėn e jetės I dhe II. Librat e
Adem Demaēit: Filozofia e jetės, Libėr pėr Vet
mohiminsi dhe shkrime tė autorėve tė tjerė. Dhe tė gjitha kėto vepra flasin
pėr fuqinė e madhe qė fshihet nė thellėsitė e mendjes sė secilit njeri. Pėr
fuqinė e mendimit pozitiv - burimin e ēdo gjėje. Fuqinė e cila konsiderohet
mė e madhe se fuqia nukleare. Fuqi, tė cilėn ne duhet vetėm ta aktivizojmė
dhe ta pėrdorim nė mėnyrė tė duhur pėr ti shijuar efektet e saj: sigurinė,
pasurinė, shėndetin, kėnaqėsinė, lumturinė etj. Se mendimi ėshtė kreativ, kėtė askush nuk e vė nė
dyshim. Ashtu si mendoni, ashtu edhe jeni, ashtu veproni, ashtu jetoni. Dukja
e botės suaj tė jashtme ėshtė pasqyrim i botės suaj tė brendshme i botės sė
mendimeve. Pra, tė menduarit ėshtė njė aksion, prej tė cilit edhe ēdo gjė
fillon, njė mekanizėm, qė vė nė lėvizje gjitha proceset pasuese. Formimi i mendimeve fillon qė nė
fėmijėri tė hershme. Shumė hulumtues tė lėmit tė psikologjisė, mendojnė se ky
proces, bashkė me proceset tjera tė edukimit, fillon gjysh nė barkun e nėnės,
pėrkatėsisht qė nga lindja. Ashtu si edukohemi nėpėr kėto faza, ashtu edhe do
tė sillemi nė vazhdimėsi. Nė kėtė shkrim nuk do e elaborojmė edhe atė qė ne, si shpirt, e sjellim me vete
gjatė lindjes, pra, programimin nga inkarnimet e
mėparshme, nevojėn karmike sipas teorisė sė inkarnimit (lindjes sė re nė njė kohė tjetėr dhe trup
tjetėr), e as teori tė formave tjera me origjinė religjioze apo okultike, por do e shqyrtojmė vetėm atė qė i pėrket jetės
sonė tė tashme. Pra, ndikimet e faktorėve aktual nė ne dhe marrėdhėniet tona
ndaj tyre, qofshin ato pozitive apo negative, dhe ēfarė mund tė bėjė ne qė tė
ndikojmė mbi to. Siē e cekėm edhe mė lartė, ashtu si
edukohemi ashtu edhe do tė sillemi. Pra, tėrė atė qė prindėrit tanė e kanė
programuar nė ne, atė dhe do ta realizojmė nė mėnyrė tė pavetėdijshme,
pėrderisa, pėr kėtė, nuk vetėdijesohemi dhe nuk marrim masa pėr ndryshim.
Nėse p.sh. ata gjatė gjithė kohės na kanė folur se jemi tė prapėt, ky mendim
do tė regjistrohet thellė nė ndėrdije dhe, herdokur, do tė vijmė nė aso situatash qė ajo thėnie tė
vėrtetohet, pasi ndėrdija jonė do tė veproj sipas
atyre sugjerimeve. Ēdo sugjerim, ēdo urdhėr, ēdo programim qė hynė nė kokat
tona, qė depėrton nė qelizat tona, nė gjenet tona, automatikisht edhe realizohet, nėse jo
menjėherė, atėherė me siguri mė vonė. Njė gjė duhet ta kemi tė qartė: ndėrdija nuk ėshtė selektive.
Ajo reagon nė ēdo aksion. Ndėrdija juaj ėshtė shumė e
ndjeshme ndaj mendimeve. Mendimet, nga ana e tyre, krijojnė modelin e
matricės nėpėr tė cilėn rrjedh inteligjenca e paskajshme, menēuria, forca
jetėsore dhe energjia e ndėrdijes suaj. Po guxuat
ti pėrdorni ligjshmėritė e mendjes, nė vend tė skamjes do tė keni pasuri, nė
vend tė besimeve tė kota dhe mosdijes - menēuri, nė vend tė dhembjes -
qetėsi, nė vend tė mėrzisė - gėzim, nė vend tė frikės - besim, nė vend tė
mossuksesit - sukses. - thotė Xhozef Marfi nė librin e tij tė famshėm, Forca e ndėrdijes. Pra, nėse mendojmė: Kurrė nuk do tė
dalė nga kjo situatė!, natyrisht qė ndėrdija jonė
do tė na pėrgatisė pėr dėshtim - shkatėrrim. Do ti ndėrmerr tė gjitha
masat e mundshme, nė mėnyrė qė ky mendim i yni edhe tė realizohet. Dhe fare
nuk ėshtė e rėndėsishme se a e themi kėtė mendim me zė apo nė vete, mjafton
qė ky mendim tė ekzistojnė diku thellė nė ndėrdijen
tonė dhe sigurisht qė kurrė nuk do tė dalim nga ajo situatė. Aq mė keq ėshtė nėse ne pėr kėso mendimesh jemi tė vetėdijshėm. Sa mė tė
vetėdijshėm, njė hapė mė pranė katastrofės do tė gjendemi. Akoma mė i madh do
tė jetė hapi nėse mendimet e tilla i themi me fjalė, ose edhe mė keq nėse ato
fjalė rregullisht i pėrsėrisim. Kėtė gjė e ilustron shumė mirė Daut Demaku nė librin e tij
Sekreti i lumturisė (qė mund ta shkarkoni falas nė sektorin Literaturė): Ēdo gjė
lindė nė shpirt. Nė xixėn e parė lindė IDEJA, pastaj ideja formėsohet nė
MENDIM, mendimi shprehet me FJALĖ, fjala krijon ENERGJI, energjia rrėnon ose
ndėrton JETĖN. Shumica e njerėzve janė lypsar. Ata
mundohen qė pėrmes mėshirės ti zgjidhin problemet e veta. Zgjidhjen e
kėrkojnė gjetkė, jashtė vetės! Ka edhe tė tjerė qė fatin e kėrkojnė pėrmes
formave tė ndryshme: teknikave psikologjike, shtigjeve religjioze, fenomeneve
paranormale, veprimeve magjike, etj., qė nė realitet shpeshherė gjejnė edhe
fatkeqėsinė, pasi bien pre e matrapazėve, e sharlatanėve tė shumtė, veprimet
e tė cilėve mund tė jenė me pasoja mjaft tė rrezikshme. Se a do tė arrijmė tė bėhemi ashtu
siē duam, varet tėrėsisht nga vendimi ynė se a dėshirojmė vėrtet njė gjė tė
tillė. Secili prej nesh ėshtė i aftė tė lirohet nga prangat shpirtėrore qė ia
ke vėnė vetes. E rruga mė e lehtė, mė e shpejtė, mė e lirė dhe mė e mirė pėr
tė dalė nga errėsira ėshtė ajo rrugė qė kalon pėrmes dritės. Vetėm me anė
tė dritės mund tė dalim nga errėsira, vetėm me anė tė mirės mund ta mposhtim
tė keqėn, vetėm me anė tė mendimeve pozitive mund tė lirohemi nga mendimet
negative dhe tė bėhemi kreatorė tė ardhmėrisė sonė. Mendoj se tė gjithė e kemi dėgjuar
shprehjen se jeta ėshtė njė lojė teatrale, ndėrsa ne, individėt, jemi artistė
me role tė ndryshme. Prandaj, varėt tėrėsisht nga ne, se a dėshirojmė ta
luajmė rolin e lypsit apo tė njeriut tė pasur,
rolin e tė vuajturit apo tė te lumturit, rolin e tė dėshtuarit apo tė tė suksesshmit. Pra, tė bėhemi vet ne, regjisor tė skenės
sė jetės dhe tė mos e lejojmė vetėn qė dikush tjetėr tė jetė pėrcaktues i
qėllimeve tona. Inteligjenca krijuese, qenies
njerėzore, pra neve, na ka lėnė nė dispozicion gjithēka. Bile shumė mė shumė
se sa aftėsia e logjika sonė mund ti akceptoj.
Pra, neve na ėshtė dhėnė mundėsia e lirė qė vet tė zgjedhim mes tė mirės dhe
tė keqes. Dhe pėr tė qenė nė baraspeshė me ligjet e menēurisė universale ne
duhet edhe tė sillemi nė harmoni me to. Duhet ta kemi parasysh, edhe pse ne
vėrtet kemi tė drejt tė bėjmė pothuajse ēdo gjė, pasi qė gjithēka edhe ėshtė
krijuar pėr ne, megjithatė, duhet ti respektojmė disa norma, sė paku etike,
pėr tė mos e lėnduar as vetėn e as tė tjerėt. Nuk do ta lėndojmė as vetėn e
as tė tjerėt nėse themi: Unė jam i lumtur por edhe ti je i lumtur. Pėr njė
sugjestion ose formulė tė ngjashme si kjo: Unė jam OK, ti je OK, E. Berni ka shkruan njė libėr tė tėrė, nga i cili edhe do tė
veēojmė diēka qė koincidon me temėn tonė. Berni thotė
se ekzistojnė njerėz tė njė kategorie qė kanė marrėdhėnie negative ndaj
vetes, e pozitive ndaj tė tjerėve. Ata zakonisht flasin: Unė nuk jam OK, ti
je OK. Kėta janė njerėz qė punojnė ēdoherė kundėr vetes, pra nė dėm tė
vetės, megjithėse janė tė vetėdijshėm se meritojnė mė shumė. Ata gjithnjė e
gjykojnė vetėn, shpesh bile deri nė vetėvrasje. Nuk kujdesėn pėr trupin e
tyre, zakonisht kanė mbipeshė ose janė shumė tė dobėt. Nuk kanė vullnet pėr
jetė, nuk angazhohen pėr asgjė dhe ankohen rregullisht. Janė pėrtac e
pėrtacia ėshtė sėmundje. Edhe varfėria ėshtė sėmundje! Ajo paraqite kur ju mendoni
se nuk jeni tė aftė tė krijoni pasuri ose edhe kur mendoni se pasuria sjell
fatkeqėsi! Pavarėsisht situatave dhe krizave tė kohės, edhe pasuria edhe
lumturia mund tė arrihen. Ēėshtja ėshtė vetėm se a jemi ne tė gatshėm pėr
kėtė, a dėshirojmė ti posedojmė ato. Ekziston edhe njė grup i tė paaftėve
sipas Bernit. Ata fajin ua lėnė tė tjerėve me
qėndrimin: Unė jam OK, ti nuk je OK. Ose me fjalė tė tjera: Ti mė
rrezikon. Nė psikologjinė, pra nė mendimet e kėtyre njerėzve vend qendror
zėnė vetit negative dhe tė dėmshme si: xhelozia, narcizmi, paranoja etj. Berni nuk
preferon lidhje tė ngushtė me ta. Pėr ta lidhen vetėm ata qė kanė dėshirė tė
mundohen. Nė njė lidhej tė keqe, ēdo herė do tė gjeni dikė qė krijon probleme
dhe dikė qė gjithnjė vetėn e dėnon. Shpeshherė, njeriu duke dashur tė bėhet
shpėtimtar, shumė lehtė bėhet viktimė. Nėse nuk ndjeheni mjaftė tė sigurt
-thotė Berni, atėherė mė mirė tė mos pėrziheni
aty. Mendime tė tilla, tė lartpėrmendura,
lindin zakonisht nė situata krizash tė ndryshme si: ekonomike, politike etj.,
e qė janė aktuale edhe sot e kėsaj dite nė pjesėn mė tė madhe tė globit, pa
pėrjashtuar kėtu as trojet tona. E kėto mendime, nėse situatat e tilla
zgjasin gjatė, zėnė rrėnjė thellė nė ndėrdije, duke
asfiksuar kėshtu mendimin pozitiv. Mungesa e besimit nė mendimin pozitiv ėshtė humbje e
shpresės. Humbja e shpresės ėshtė gjė e tmerrshme - ėshtė humbja e
gjithēkaje. Dhe pėrsėri lind pyetja: e si tė
dilet nga kjo situatė? Nėse ne vazhdojmė ti luajmė lojėrat
tona negative ose pajtohemi me rregullat e kėtyre lojėrave, dihet si mbarojmė
- zakonisht tragjikisht. Nėse ne shprehim sė paku guxim pėr ndryshim dhe
dėshirojmė tė shkėputemi nga ajo logjik e pavlerė dhe e dėmshme, sė pari
duhet tė sjellim vendim tė fuqishėm se jemi tė gatshėm qė ta ndėrrojmė rolin
tonė nė skenėn e teatrit tė jetės. Tė fillojmė njė rol tė ri me njė regji tė
re, qė do tė reflektohet drejtpėrdrejt edhe nė skenėn e ndėrdijes
sonė. Duhet ta ndjejmė vetėn tė gatshėm pėr
ndryshime, ta njohim atė ndjenjė, ta pėrjetojmė atė dhe ta pranojmė nė
mendime. Tė nisemi nga sugjestioni: Unė jam i gatshėm pėr ndryshime!. Bile edhe nėse nuk jemi plotėsisht tė gatshėm,
ta fillojmė me bindje artificiale, tia imponojmė kėtė qėndrim ndėrdijes sonė: Po, unė jam i gatshėm pėr ndryshime!. Njė sugjestion tė tillė duhet pėrsėritur disa
herė gjatė ditės: nė shtėpi, punė apo rrugė. Se besimi, ėshtė i vėrtetė apo i
rrejshėm, gjithmonė vepron, e ka vėrtetuar para pesė shekujsh edhe alkimisti
dhe mjeku u njohur zviceran, Filipus Paracelzus. Ai shkroi njė fjali qė edhe sot merret si
fakt shumė domethėnės: Pa marrė parasysh se objekti i besimit a ėshtė i
vėrtet apo i rrejshėm, efekti i tė besuarit ėshtė i njėjtė. Ne duhet ti ndėrpresim me ēdo kusht
ndikimet negative, ndjenjėn e pamundėsisė, ndjenjėn e paaftėsisė, dhe nė vend
tė tyre, tė ndėrtojmė qėndrime optimiste, tė mendojmė pozitivisht pavarėsisht
krizave tė kohės. Pra, ne duhet tė pėrpiqemi nė ēdo formė ta ndryshojmė veten
dhe ti aktivizojmė tė gjitha resurset e brendshme pozitive, duke mos lejuar
qė tė infektohemi nga dukuritė e shėmtuara pėrreth, nga forcat e errėta
negative. Suksesin duhet ta kėrkojmė brenda nesh, e jo jashtė nesh. Edhe nėse
nė fillim na duket se nuk po kemi sukses, nuk duhet tė dėshpėrohemi, as tė
demoralizohemi, po tė vazhdojmė me vendimin jetik: Jam i gatshėm pėr
ndryshime! dhe, me siguri, herdokur, ndryshimet
pozitive do tė ndodhin. Pjesa mė e madhe e njerėzve mė tė famshėm, janė nisur
nga hiqi. Ndoshta njė hiq edhe mė tragjik se yni, e megjithatė kanė arritur
suksese madhėshtore. Ēdo gjė e madhe buron nga fillimet e vogla.
Prandaj, besimin nė arritjen e suksesit nuk duhet ta humbim kurrė. Edhe nė
mbrėmje kur tė shtrihemi, duke i zhveshur rrobat, duhet larguar nga vetja,
nga mendja jonė, tėrė atė qė ka ndodhur ditėn qė po e lėmė pas, sidomos
situatat e pakėndshme. Tė shtrihemi me besim tė madh se edhe nesėr na pret
njė ditė e re ku do tė korrim suksese tė reja, ku do tė ndihemi edhe mė mirė.
Dhe, ēdo ditė, do tė jemi mirė e mė mirė. Duhet tė mėsohemi qė shikimin ta
hedhim pėrpara. Ajo qė na ka ndodhur dikur, pra gabimet e mėhershme, duhet
tia lėmė sė kaluarės pėrgjithmonė. Sa mė herėt qė ta fillojmė ndryshimin, aq
mė herėt edhe do tė jemi pranė qėllimeve tona - pranė sukseseve dhe
lumturisė. Pėr tė arritur diku, duhet patjetėr sė pari tė nisemi. Prandaj tė
nisemi sa mė herėt. Ta hedhim hapin e parė. Nuk humbim asgjė nėse fillojmė qė
sot me ndryshime. Ne jemi farkėtarė tė fatit tonė, ndėrtues tė ardhmėrisė
sonė. ( www.sa-kra.ch
)
|