Dallimet e dialekteve nė gjuhėn gjermane janė mė tė mėdha se nė gjuhėn shqipe

 

GJUHA STANDARDE GJERMANE ARSYETON

GJUHĖN STANDARDE SHQIPE

 

Shkruan: Ibrahim Kelmendi - Prishtinė, 04. 02. 2009

_________________________

 

      Tashmė disa vjet disa individė janė angazhuar me zell kundėr gjuhės standarde shqipe dhe disa tė tjerė, por me zell brutal, po kėrkojnė qė dialekti i gegėrishtes tė shndėrrohet nė “gjuhė standarde” tė Republikės se Kosovės. Pėr t’i ndihmuar tė tillėt qė tė kenė informim pėr zhvillimin e gjuhėve tė tjera, po paraqes zhvillimin historik dhe “juridik” tė gjuhės standarde gjermane. Kėshtu dua t’ju ofroj njė shembull, nga i cili mund tė shihet se gjuha standarde gjermane praktikohet edhe zyrtarisht nė tė gjithė hapėsirėn gjermanisht-folėse, edhe pse ajo ėshtė e shtrirė nė shumė shtete.

 

Rrugėtimi historik dhe “juridik” i gjuhės gjermane

 

      Dėshmitė e para tė shkruara nė gjuhė gjermane janė tė shekullit tė 8-tė. Ato janė tė shkruara me alfabetin latin. Meqė alfabeti latin nuk u mjaftonte pėr tė shqiptuar tė gjithė tingujt e gjuhės gjermane, nė shekullin e 10-tė nė Zvicėr, Notker von Santk Gallen dha propozimin pėr “pikėzimin” e disa germave latine, qė tė mund tė shqiptonin tingujt dallues tė gjuhės gjermane.

 

      Nga shekulli i 14’tė gjuha e shkruar gjermane filloi tė futet nė pėrdorim, gjithnjė e mė shumė, nė vend tė gjuhės se shkruar latine, si gjuhė administrative. Ndėrsa nė shekullin e 15’tė (1522) u hodh hapi i parė drejt gjuhės standarde gjermane, pėrmes pėrkthimit tė Biblės nga Martin Luther. Ajo u perfeksionua edhe mė tej nga Goethe pėrmes veprės sė tij “Fausti”. Nė vitin 1788 Johann Christoph Adelung bėri propozimin pėr variantin ortografik, i cili vetėm nė shekullin e 19’tė u fut nė pėrdorim si variant drejtshkrimor nė shkollat gjermane.

 

      Vėllezėrit Grim, me fjalorin e tyre tė gjuhės gjermane, kontribuan dukshėm nė unifikimin e gjuhės e tė drejtshkrimit. Ndėrkaq, qysh nė vitin 1850, pati kėshillime tė organizuara zyrtare, se cili drejtshkrim duhet tė praktikohet nė shkolla, duke filluar me urdhėresa zyrtare nė Hanover, nė vitin 1854, e deri nė Austri, nė vitin 1862.

 

      Pas themelimit tė Mbretėrisė Gjermane nė vitin 1871 u kėrkua qė tė unifikohen rregullat e drejtshkrimit dhe tė gjuhės gjermane. Nė vitin 1876, me urdhėr tė kancelarit tė hekurt Bismark, ministri i kulturės organizoi Konferencėn e Parė Ortografike, nė tė cilėn, pos pėrfaqėsuesve tė Mbretėrisė Gjermane, morėn pjesė edhe tė deleguarit zyrtarė tė Austrisė dhe tė Zvicrės. Nė kėtė konferencė u morėn vendime, tė cilat mėpastaj, nė zbatim, patėn dallime.

 

      Nė vitet 1879 dhe 1880, nė Prusi e Bavari u pėrpiluan librat e parė zyrtarė tė rregullave tė drejtshkrimit, tė cilat pastaj u praktikuan nė gjithė hapėsirėn gjermane. Kurse nė vitin 1901 kėto rregulla i pėrvetėsoi edhe Austria. Risitė e kėtyre rregullave tė drejtshkrimit u kundėrshtuan nga shumė personalitete kulturore, por kėto kundėrshtime pėrfunduan me debatin qė u zhvillua nė Parlamentin Gjerman nė tė njėjtėn kohė. Ndikim tė madh pėr standardizimin e gjuhės gjermane, pos rregullave tė deriatėhershme tė drejtshkrimit, bėri Konrad Duden, i cili nė vitin 1980 pėrpiloi “Fjalorin e plotė ortografik tė gjuhės gjermane, sipas rregullave prusiane e bavareze”.

 

      Tridhjetė vjet pas themelimit tė Mbretėrisė (gjermane), nė vitin 1901, ministria e kulturės organizoi Konferencėn e Dytė Ortografike, nė tė cilėn u miratua drejtshkrimi i pėrgjithshėm, me disa ndryshime qė u imponuan nga ndėrhyrja e vetė mbretit Wilhelmi II. Kėshilli Federativ (gjerman), duke u bazuar nė vendimet e Konferencės sė 2-tė Ortografike, mori vendim, nė vitin 1902, qė  fjalori Duden tė jetė dokument zyrtar i gjuhės standarde. Me 1 janar 1903 u lėshua urdhėresa pėr gjithė administratėn gjermane, qė tė praktikojė vetėm kėtė gjuhė tė miratuar standarde, e cila qė nga 1 prilli 1903 duhet tė zbatohet edhe nė tė gjitha shkollat gjermane. E njėjta gjė ndodhi edhe nė Austri e Zvicėr.

 

      Nė vitin 1920 u bėnė kėrkesa pėr ca reforma ortografike tė drejtshkrimit. Ato nuk patėn ndikim. Kėto kėrkesa u aktualizuan kur nacional-socializmi (Hitleri) mori pushtetin. Nė vitin 1944 u vendosėn ndryshimet, u shtypėn miliona ekzemplarė pėr tė njohur reformat e reja, por nuk kishte mė kohė qė ato tė praktikoheshin, pasi Gjermania humbi luftėn.

 

Bis etwa 1915 wurde die "Deutsche Schrift" an den Schulen gelehrt

 

      Gjatė viteve nė vazhdim, pothuajse spontanisht, Redaksia Duden e ushtroi dhe e mbikėqyri zhvillimin e gjuhės gjermane, gjegjėsisht fjalėformimin unik tė saj. Kjo Redaksi kishte dy qendra nė tė dy shtetet gjermane (nė Leipzig / Lajpcig dhe nė Manheim / Manhajm). Nė vitet e 50-ta, disa shtėpi botuese sulmuan monopolin e Redaksisė Duden dhe filluan tė nxjerrin fjalorė paralelė, me disa ndryshime ortografike. Prandaj ministri federativ i Gjermanisė Perėndimore nė vitin 1955 vendosi qė fjalori Duden tė jetė dokument bazė i gjuhės gjermane. Lėvizja (studentore) e vitit 1968 bėri kėrkesa pėr thjeshtėzimin e drejtshkrimit tė gjuhės, meqė fajėsonin Redaksinė Duden qė mban qėndrim konservativ. Por, as kėto kėrkesa nuk i pranuan udhėheqėsit e shtetit.

 

      Pėr tė ruajtur unitetin gjuhėsor nė tė dy shtetet gjermane, nė vitin 1980 u formua Grupi Internacional i Punės pėr Ortografi, nė tė cilin merrnin pjesė profesionistėt e deleguar tė dy shteteve gjermane, tė Austrisė dhe Zvicrės. Ndėrsa, pas bashkimit tė Gjermanisė, nė vitin 1996 u mor vendim pėr disa reforma (thjeshtėzuese) tė drejtshkrimit.

 

      Deri nė kėtė kohė nuk u formua ndonjėherė njė institucion i pėrhershėm zyrtarė pėr nxitje e mbikėqyrje tė zhvillimit tė gjuhės gjermane, siē kishte ndodhur, ta zėmė, nė Francė, qė shteti ia kishte dhėnė kompetencat Akademisė Franceze, pėr mbikėqyrje dhe zhvillim tė gjuhės. Vetėm nė vitin 2004 u themelua Kėshilli pėr Drejtshkrimin Gjerman, i cili u ngarkua pėr tė hartuar reforma tė reja. Ky Kėshill doli me propozime nė shkurt tė vitit 2006, tė cilat u normuan ligjėrisht mė 1 gusht 2006 nga Konferenca e Ministrave tė Kulturės tė Republikave Gjermane, njėkohėsisht u normuan edhe nė Austri dhe nė Zvicėr. Bėhej fjalė pėr thjeshtėzim tė drejtshkrimit, duke pasur parasysh edhe zhvillimin elektronik. Por, kjo reformė lejoi pėrdorimin e fjalėve tė huaja, qė ishin pėrvetėsuar prej shekujsh nga gjuha gjermane dhe alternativat e tyre nė gjermanisht (gjė qė Franca e ndaloi me ligj pėrdorimin e fjalėve tė huaja nė gjuhėn frėngjishte).

 

Ky ėshtė, pak a shumė, rrugėtimi “zyrtar” telegrafik i standardizimit tė gjuhės gjermane.

 

Dallimet e dialekteve nė gjuhėn gjermane mė tė mėdha

se nė gjuhėn shqipe

 

      Dallimet e dialekteve dhe tė nėndialekteve tė gjuhės gjermane janė shumė herė mė tė mėdha sesa dallimet e tė dy dialekteve dhe tė shumė nėndialekteve tė gjuhės shqipe. Tė interesuarit, pėr tė vėrtetuar kėto dallime nė gjuhė gjermane, mund tė binden (nėse nuk kanė mundėsi tė tjera) edhe nga fėmijėt tanė nė emigracion kur vijnė pėr pushime, tė cilėt po folėn nė dialekt, ta zėmė ai qė jeton nė Zürich (Curih), me atė qė jeton nė Hamburg, nuk do tė mund tė merren vesh, prandaj ata detyrohen tė flasin nė gjuhė standarde gjermane, siē e mėsojnė detyrimisht nė tė gjitha shkollat e hapėsirės gjermanisht-folėse dhe siē e praktikojnė tė gjitha mediat e shkruara, pavarėsisht faktit se nė shumė hapėsira nė jetė tė pėrditshme praktikohen edhe dialektet e vendit.

 

      Pėr aq sa kam njohuri tė gjuhės gjermane, kam konstatuar se fėmijėt nė Zvicėr, nė Bavari e gjetiu, mėsojnė pothuajse paralelisht dy “gjuhė” gjermane: nga prindėrit dialektin pėrkatės dhe nė shkolla gjuhėn standarde. Vetėm gjermanėt e rrethit tė Hanoverit duhet tė ndihen mė tė privilegjuar, meqė kancelari Otto von Bismark “sugjeroi” dialektin e tyre pėr gjuhė zyrtare, sepse e quante dialekt tė Gjermanisė Qendrore. Edhe sot e kėsaj dite nė Zvicėr e krahina tė tjera nė Gjermani e Austri ka protesta kundėr gjuhės standarde gjermane, ka kėrkesa qė dialektet e vendit tė standardizohen si gjuhė, por ato nuk pėrkrahen nga popullata vendėse, sidomos jo nga elita intelektuale dhe ajo politike.

 

Pėrfundim

 

      Me kėto nuk dua tė them se gjuha shqipe (edhe pse nuk e njoh mirė as gjuhėn dhe as procesin e zhvillimit tė saj) nuk duhet tė reformohet, sepse gjithherė ka nevojė pėr zhvillim drejt thjeshtėzimit tė drejtshkrimit dhe tė pasurimit me fjalė origjinale nga krahinat shqiptare dhe me sinonime tė nuancuara. Ndoshta do tė kishte qenė mė praktike qė akademitė dhe institutet tona albanologjike tė ngarkohen nga institucionet shtetėrore qė tė formojnė komision tė pėrbashkėt dhe tė pėrhershėm gjuhėsor, pėr tė nxitur e mbikėqyrur zhvillimin e gjuhės standarde shqipe.

 

      Po tė bėnim krahasimin e paraqitur telegrafisht tė gjuhės standarde gjermane, me atė tė gjuhės standarde shqipe, pėr aq sa kam njohuri, do tė thosha se gjuha standarde gjermane mė shumė ėshtė “pjellė” e vendimeve shtetėrore, sesa gjuha standarde shqipe, e cila tash po  sulmohet zellshėm nga disa individė.

 

      Sigurisht, avancimi dhe “shkrirja” e dialekteve dhe nėndialekteve nė ēdo gjuhė ėshtė njė formė e diskriminimit tė secilit dialekt-folės, siē ėshtė edhe secili proces i pėrparimit, pasi shumica (e ngathėt) e njerėzve, meqė janė tė ambientuar me njė gjendje tė trashėguar nga paraardhėsit, janė tė prirur ta konservojnė sa mė gjatė atė gjendje dhe prandaj ēdo pėrparim e ndiejnė dhe e vlerėsojnė si diskriminim. Kėshtu pra, disa individė, qė po e sulmojnė gjuhėn tonė standarde, mund tė klasifikohen si individė qė zhvillimet e pėrparuara i kuptojnė si diskriminim. Disa nga kėta, pa tė drejtė, po ia atribuojnė vetėm diktatorit komunist Enver Hoxha standardizimin me forma tė pėrdhunshme tė gjuhės sonė, duke mos qenė tė vetėdijshėm se kėshtu, pavetėdijshėm e naivisht, po i bėjnė nder tė madh atij.

 

Lidhjet ilustruese janė tė pashtriku.org

 

*  *  *

Kontakti ku mund ta shprehni mendimin tuaj!

 

Pėr tė shprehur mendimin tuaj lidhur me kėtė temė tė mbarėshtruar mjaftė mirė nga z. Kelmendi, kontaktoni me autorin nė: ibrahim_kelmendi@yahoo.de, ose shkrimet tuaja mund t’i pėrcillni nė adresė tė redaksisė pashtriku-pz@hotmail.de pėr botim.

( Moderatori i www.pashtriku.org )