|
Lashtėsia e
fenomenit tė flijimit SEMANTIKA E FLIJIMIT Shkruan: Mr. Kadrush Radogoshi * Prishtinė, 30. 01. 2009 ______________________________________ FENOMENI I FLIJIMIT Jeta njerėzore zhvillohet nė mes tė
dy kufijve tė saj, lindjes dhe vdekjes. Raporti nė mes tė kėtyre dy kufijve
ėshtė antinomik: derisa i pari shėnon fillimin e jetės, i dyti tregon fundin
e saj. E tėrė historia njerėzore ėshtė njė luftė, herė mė e ashpėr e herė pak
mė e dobėt, nė mes tė forcave qė e mbrojnė, e begatojnė dhe e fisnikojnė
jetėn njerėzore dhe atyre qė e rrezikojnė atė deri nė zhdukje. Njerėzimi
nė kėtė luftė tė vazhdueshme pėr ta mbrojtur dhe pėr ta bėrė mė tė denjė
jetėn ėshtė detyruar ta flijojė pjesėn e vet mė tė dashur, mė tė
ndėrgjegjshme dhe mė heroike. Flijimi i bėrė nė emėr tė idealeve tė larta, tė
cilat nė esencė nėnkuptojnė lirinė, nėnėn e tė gjitha tė mirave, pa tė cilėn
jeta njerėzore e humb kuptimin e saj,
ėshtė shndėrruar, qė nė
fillim, nė aktin mė tė lartė
dhe mė sublim
qė mund tė
bėjė njeriu. Qėndrimi qė mban
njė shoqėri ndaj kėtij akti, ėshtė dėshmia mė bindėse pėr vlerat morale tė
saj. Lashtėsia e fenomenit tė
flijimit Fenomeni i flijimit ėshtė i lashtė
sa vet bota njerėzore, i cili e ka pėrcjellė shoqėrinė gjatė tėrė historisė
sė saj, prandaj haset nė kulturat e popujve tė ndryshėm me tiparet e veēanta
kombėtare e mė shumė me tiparet universale, tė cilat kanė evoluar gjatė
zhvillimit tė shoqėrisė njerėzore. Evoluimi i karakterit tė flijimit ėshtė
njė dėshmi domethėnėse e nivelit tė zhvillimit tė kulturės sė njė kombi, qė
gjithsesi nėnkupton edhe zhvillimin shoqėror tė tij. Rrėnjėt
e flijimit shtrihen thellė nė botėn e magjisė, religjionit, mitikės dhe
historisė, prandaj nė kėtė kontekst simbolika e flijimit pėr Drurin e shenjtė
apo Drurin e jetės, i cili haset te shumė popuj, mund ti mbulojė me
semantikėn e vet shumicėn e flijimeve tė njeriut nė vend dhe nė kohė tė
ndryshme. I
adhuruari Dru i shenjtė apo Dru i jetės ėshtė rritur nė Kopshtin e Shenjtė
(sipas antropologut skocez Xhejms Xhorxh Frejzer) nė qendėr tė tė cilit
shtrihej Liqeni i Nemisė, ku ka jetuar nimfa Egeri, e zbritur nga bjeshkėt
shqiptare, tė cilėn e adhuronin gratė shtatzėna, pėr shkak se ashtu si Diana
(Zana) mund tua lehtėsonte lindjet, ndėrsa uji i saj kishte forcėn e
rritjes sė embrionit. Dhuratat e bėra Egerisė,tė gjetura nė atė vend,
dėshmojnė se ajo mund tė ketė qenė njė formė tjetėr e Dianės (Zanės),
perėndeshės sė madhe tė natyrės, pronares sė pyjeve dhe lumenjve tė
rrėmbyeshėm, e cila jetonte nė skaj tė Liqenit tė Nemisė, nė sipėrfaqen e
qetė tė tė cilit e kishte pasqyrėn, nė tė cilėn e shikonte fytyrėn e saj tė
bukur dhe trupin e saj tė gjatė si Lisi i shenjtė nėn rrėnjėt e tė cilit
ishte burimi i ujit tė pastėr. Edhe nėn rrėnjėt e Lisit tė shenjtė
tė Dodonės ilire rrjedhte burimi tjetėr i nimfės Egeri, tė cilėn fije tė
dukshme dhe tė padukshme e lidhin me etnosin ilir dhe kulturėn e tij
shpirtėrore. Edhe emri i saj mund tė lidhet me emrin shqip Egėri. Ėshtė
besuar se njė gėllėnkė uji e pirė nga burimet e Egėrisė jep forcė
profetizuese, prandaj nė kėtė fakt duhet kėrkuar burimin e menēurisė
mbinatyrore me tė cilėn e ka pajisur burrin apo dashnorin e saj Numėn, tek i
cili mund tė gjejmė pararendėsin e Virbit apo sinonimit tė tij grek Hipolitit
tė Bukur, i cili sėshtė asgjė tjetėr pos pararendės mitik apo arketip i
mbretėrve tė pyllit, detyra e tė cilėve ka qenė ruajtja e Drurit tė shenjtė,
tė cilėn e kanė pėrfunduar me jetėn e tyre sepse janė vrarė nga pasardhėsi i
tyre, tė cilin gjithashtu e ka pėrcjellė i njėjti fat. Njeriu
nė periudhat e zhvillimit tė ultė shoqėror nuk ka qenė nė gjendje ti kuptojė
fenomenet e ndryshme natyrore, tė cilat kanė ndikuar drejtpėrdrejt nė jetėn e
tij, duke e rrezikuar atė. Nė fillim, pėrmes formave tė ndryshme tė magjisė, njeriu
ėshtė munduar tė
ndikojė nė kėto fenomene (thatėsia e madhe, reshjet e
pandėrprera dhe pėrmbytjet,
tėrmetet etj.), duke bėrė edhe flijime me qėllim tė zbutjes sė shpirtrave tė
kėqij. Megjithatė, njeriu duke arritur ti njohė sadopak fenomenet rrezikuese
tė jetės filloi tu kundėrvihet, prandaj flijimet e bėra nė kėtė kundėrvėnie
janė forma me e lartė dhe mė fisnike e flijimit njerėzor. Flijimi i virgjėreshave Njėra prej formave mė tė lashta tė
flijimit ėshtė flijimi i vajzave tė bukura dhe virgjine. Kjo formė e flijimit
ėshtė prezente nė kulturat e shumė popujve. Banorėt e ishujve Maldiv nė
Oqeanin Hindian, saherė paraqitej shpirti i keq nė det nė formė barke tė
ndriēuar me shumė drita, e merrnin njė virgjėreshė, e stolisnin dhe e shpinin
nė njė faltore nė breg, me dritare tė kthyer nga deti. Aty e linin gjatė
natės, ndėrsa kur ktheheshin nė mėngjes e gjenin tė defloruar dhe tė vdekur.
Mbreti trojan Laomedonti e flijoi vajzėn e tij Hesionėn pėr ti shpėtuar
njerėzit nga pėrbindėshi i detit, i cili i hante ata dhe ua prishte tė
lashtat. Shembujt
e mėsipėrm tė flijimit na e kujtojnė njė tip tė tregimit popullor, variantet
e tė cilit i hasim nė shumė vende tė botės, nga Japonia nė Lindje e deri te
Skandinavia e Skotlanda nė Pėrėndim dhe prej aty e deri te Jugu evropian e Veriu afrikan. Detajet mund
tė ndryshojnė nga populli nė popull, por esenca e
tregimit mbetet e pėrafėrt apo tėrėsisht e njėjtė. Paraqitet
gjarpri shumėkrerėsh, pėrbindėshi apo kuēedra, e cila do ta zhdukte tėrė
popullin, nėse nuk i bėhej fli ndonjė njeri, zakonisht ndonjė virgjėreshė.
Shumė virgjėresha flijohen derisa i vie radha vajzės sė mbretit apo princit,
tė cilėn e dėrgojnė nė vendin e flijimit, por nė ēastin e fundit e shpėton
njė trim nga shtresa e varfėr e popullsisė, tė cilit si shpėrblim i jepet pėr
grua vajza e mbretit apo princit. Nė kėtė tregim e hasim edhe fenomenin e
flijimit, po edhe tė kundėrvėnies ndaj sė keqes dhe fenomenin e shpėrblimit
tė merituar. Flijimi pėr dashurinė Shkakun e njė forme tjetėr tė
flijimit njerėzor e gjejmė te dashuria si fenomen fundamendtal pa tė cilin
nuk mund tė paramendohet jeta. Janė tė shumtė shembujt e flijimit tė tė
rinjve shumė tė bukur, tė cilėt e kanė paguar me jetė dashurinė e shkurtė me
ndonjė perėndeshė tė pavdekshme. Mė i njohuri dashnor mitik ėshtė padyshim
Hipoliti i Bukur, i dashuruar nga Artemida, i vdekur nė lule tė rinisė dhe i
vuajtur nga virgjėreshat pėr ēdo vit. Kėta
dashnorė tė pafat nuk kanė qenė vazhdimisht vetėm figura mitike, gjithashtu
edhe legjendat, tė cilat gjakun e tyre tė derdhur e gjejnė nė ngjyrėn
e kuqe tė shumė luleve, nuk janė vetėm krijime popullore me
simbole tė imagjinuara
poetike, por nė vete pėrmbajnė njė filozofi tė thellė pėr esencat e
jetės njerėzore, tė vėshtruara gjithmonė nė raport me fenomenet natyrore. Kjo
filozofi i ka tė veshura rrobat e pikėllimit meqė prej saj ka buruar
gjithmonė, praktika tragjike. Dashuritė e mėdha kanė hasur nė pengesa tė
mėdha dhe pėrpjekja e dashnorėve pėr ti tejkaluar ato, shpeshherė, ėshtė paguar
me ēmimin e jetės sė njėrit apo tė tė dy dashnorėve. Kjo praktikė tragjike
nuk ėshtė e panjohur as nė kohėn tonė dhe ka qenė e ėshtė tematikė e
preferuar pėr shumė poetė, prozatorė e dramaturg. Shembull domethėnės i
flijimit tė dy dashnorėve nė traditėn shqiptare ėshtė kėnga popullore Hasan
Aga dhe ēika patureshė. Flijimi pėr shkak tė
demaskimit tė tradhtisė Njėra prej formave mė tė larta tė
flijimit ėshtė ajo, kur bėhet nė emėr tė demaskimit tė tradhtisė ndaj atdheut
dhe lirisė sė tij. Shembulli mė domethėnės i kėsaj forme tė flijimit ėshtė ai
i Laokoontit, djalit tė Antenorės dhe Teanit, i cili e zgjoi zemėrimin e
Apolonit pėr shkak se dyshoi nė ar-syeshmėrinė e futjes sė Kalit tė Drunjtė
nė Trojė, duke shqiptuar fjalėt proverbiale: Mos u besoni danajve kur bien
dhurata. Vėrejtjen e Laokoontit, tė menēur e trim, trojanėt nuk e pėrfillėn, pra-ndaj kėtė mospėrfillje e
paguan shtrenjtė: Troja u pushtua dhe u shkatėrrua gjer nė themel, sikur tė
mos kishte ekzistuar kurrė, ndėrsa Laokoonti u ndėshkua nga Apolloni
(kuptohet, gjithnjė sipas
versionit tė pushtuesve grekė, i cili mund tė jetė njė formė e
kamufluar e krimit tė bėrė mbi tė nga njerėzit qė kanė marrė pjesė nė
tradhtinė e madhe ndaj Trojės), i cili i dėrgoi dy gjarpėrinj tė mėdhenj
deti, tė cilėt ia lidhėn dy djemtė e tij binjakė (Antifantin dhe Timbajin)
dhe kur erdhi pėr tiu ndihmuar e mbytėn edhe atė. Nė kėtė kontekst duhet vėnė nė
spikamė faktin se nuk ėshtė rastėsi, qė Dante Aligeri, brezin e tretė tė
rrethit tė nėntė tė Ferrit e quan me
emrin e nėnės sė Laokoontit Antenora dhe nė tė i vendos tradhtarėt e atdheut. Flijimi nė emėr tė triumfit
mbi vdekjen Njė formė tjetėr e flijimit tė
bėrė nė emėr tė fitores mbi vdekjen ėshtė flijimi i parashikuesit dhe mjekut
tė njohur mitik Asklepit apo nė trajtėn latine Eskulapit, i cili u bė i
famshėm nė saje tė forcės sė tij pėr ti ngjallur tė vdekurit. Hadi, Zoti i
botės sė tė vdekurve, i zemėruar pėr shkak tė ngjalljes sė Likurgut,
Tindarit, Kapanejit, Glaukut dhe Hipoklitit nga Eskulapi, u ankua te Zeusi se
po ia merrte tė vdekurit nga bota e tij e nėntokės, duke i thyer rregullat e
vendosura nga perėnditė, prandaj ky i fundit e vrau me rrufe. Simbolika e
kėtij flijimi me semantikėn e saj mbulon
tėrė filozofinė tragjike
tė njeriut pėr
ta mbrojtur ekzistencėn e vet, qoftė edhe duke kundėrshtuar zotėrat
cilėtdo qofshin ata. Prometeu dhe flijimi
prometeik Prometeu, i shndėrruar nė simbol tė
flijimit njerėzor pėr ngritjen e kualitetit tė jetės, ishte miku i madh i
njerėzve dhe mė i menēuri nė mesin e titanėve, prandaj ua mėsonte njerėzve
arkitekturėn, astronominė, matematikėn, lundrimin, mjekėsinė. Prometeu i
kishte mbledhur tė gjithė shpirtrat e ligj, tė gjitha tė ligat, tė cilat e
rėndojnė jetėn dhe i kishte futur nė njė arkė dhe e kishte porositur vė-llanė
e tij Epimeteun ta ruante pėr tė mos e hapur di-kush. Nga ky informacion
elementar pėr tė, shohim se Prometeu ishte paraardhėsi mitik i shumė
profesorėve tė mėvonshėm, tė cilėt pėrgatitėn gjenerata tė tėra
intelektualėsh, duke mos pranuar asnjė tabu tė vendosur nga zotėrat e qiellit
apo tė tokės. Pėr
tiu hakmarrė Prometeut, Zeusi ua mori zjarrin njerėzve, por Prometeu me
ndihmėn e perėndeshės Atena (Ethėna sipas njė rilindėsi tonė) arriti tė
shkojė nė Olimp. Aty fshehurazi e ndezi pishtarin nė qerren diellore tė
Heleut dhe pėrsėri ua solli zjarrin njerėzve nė tokė. Pėr kėtė vepėr Zeusi
zemėrak e hakmarrės e lidhi me hekura pėr njė
shkėmb nė Kaukaz. Gjatė
ditės njė shqiponjė grabitqare ia
hante mėlēinė, e cila rritej
gjatė natės, tė nesėrmen pėrsėri ia hante dhe kėshtu me radhė deri nė
pambarim. Dhembjes dhe mundimit nuk i gjendej fundi. Hakmarrja e Zeusit nuk
pėrfundon me kaq, ai e krijoi
Pandorėn, gruan e bukur, por
shumė mendjelehtė, me tė cilėn e detyroi tė martohej Epimeteun. Pandora
mendjelehtė e hapi arkėn dhe nga ajo dolėn shpirtat e ligj, tė gjitha tė
ligat, pre e tė cilave sė pari u bė vet ajo me tė shoqin. Nga
flijimi i Prometeut u krijua nocioni pro-meteizėm, i cili mė vonė shėrbeu si
mbulesė semantike pėr tė gjitha flijimet njerėzore tė bėra nė emėr tė
korrigjimit dhe fisnikimit tė jetės dhe pushtimit tė vazhdueshėm tė
hapėsirave tė pakufishme tė lirisė. Figura e Prometeut u shndėrrua nė simbol
tė intelektualit veprues, pavarėsisht nga rreziku. Flijimi i intelektualit pėr
shkak tė ideve dhe mbrojtjes sė tyre Intelektualėt, nė shumicėn e
shoqėrive, formalisht janė ēmuar dhe respektuar, prandaj shpesh-herė kanė qenė
tė priviligjuar, por nė tė shumtėn e rasteve, privilegjet kanė vlejtur pėr
intelektualėt e instrumentalizuar nga politika apo nga pushtetarėt.
Intelektualėt e instrumentalizuar, zakonisht, kanė qe-nė mediokėr. Por,
intelektualėt e mirėfilltė, ata qė kanė bėrė
epokat e kanė
rrėnuar statuskuotė e ruajtura me fanatizėm nga mediokritetet,
nė njėfarė forme ata kanė
qenė heretikė apo
sė paku i kanė shpallur tė tillė. Duke qenė vetėdije
kritike e kohės sė vet, intelektuali ėshtė vizionar, ndėrsa vizionariteti
ėshtė armik i rehatllėkut, qė e krijon e njohura, sepse ai sugjeron shtigje
tė reja dhe tė panjohura nė botėn e ideve dhe mendimit njerėzor. Shembull
emblematik i flijimit tė intelektualit ėshtė dėnimi i Sokratit me vdekje,
duke ia dhėnė gotėn e helmit. Akuza kundėr tij ishte banale, siē ka-nė qenė,
pothuajse gjithmonė, akuzat e mediokėrve ndaj mendjeve tė ndritura, tė cilat,
me rrezet e mendimit gjenial, i kanė ndriēuar epokat e tyre e sido-mos ato qė
kanė ardhur pas ndėshkimit tė tyre apo flijimit tė tyre tė ndėrgjegjshėm.
Sokrati ėshtė fajtor - fillonte akuza se humbet kohėn e tij duke vrojtuar
misteret e tokės dhe tė qiellit, e bėn tė zezėn tė bardhė dhe tė bardhėn tė
zezė dhe ua mėson tė tjerėve kėto, gjėra duke vazhduar mė tutje-Sokrati
ėshtė fajtor sepse korrupton tė rinjtė, nuk beson nė perėnditė e Atdheut, po
nė hyjni tė reja. Nė
Apologji
Sokrati dėshmon se akuza e Anitit (tregtar i pasur), Meletit
(poet mediokėr) dhe Likonit (demagog shumė dinak) dhe e tė tjerėve ėshtė vetėm
njė pretekst, siē kanė qenė, pothuajse gjithmonė, akuzat kundėr
intelektualėve, vizionariteti i
tė cilėve e
ka lėkundur gjithmonė amullinė shoqėrore, e cila ka
prodhuar siguri pėr mėkatarėt e tė gjitha llojeve dhe qyqarėt, qė i
frikėsohen ēdo ndryshimi nė jetėn njerėzore, ēdo risie, qoftė ajo edhe pėr tė
mirėn e tyre. Vizionariteti
i Sokratit u konsiderua herezi, prandaj me kohė kundėr tij u zgjua urrejtja e
shumė njerėzve, tė cilėt patėn zili ndaj filozofit, prandaj u kujdesen me
kohė ta ndėrtonin malin e thashethemave
dhe shpifjeve. Sokrati ėshtė i
vetėdijshėm se as nuk ėshtė i pari e as i fundit nga njerėzit e
ndershėm, tė guximshėm dhe tė ditur, qė akuzohen nga smirėzinjtė, tė cilėt
nuk mund ti durojnė tė diturit, ata qė ua tregojnė publikisht tė vėrtetėn se
nuk janė e as nuk mund tė jenė pronarėt e diturisė e tė virtytit dhe as
qendra e botės, por qenie gjysmake, helmuese tė jetės njerėzore dhe armiq tė
pėrbetuar tė zhvillimit tė shoqėrisė. Flijimi
i Sokratit ėshtė tėrėsisht i vetė-dijshėm. Kėtė e dėshmon qėndrimi dinjitoz i
tij gjatė gjykimit. Atij nuk i duhet mėshira e gjykuesve tė tij, prandaj
shprehet kundėr saj dhe traditės sė shėmtuar tė kėrkimit tė mėshirės nė
gjykatore, qoftė edhe duke i sjellur fėmijėt e mitur aty, sepse gjykatėsi,
sipas tij, nuk shpėrndanė ndere, por pėrcakton atė qė ėshtė e drejtė, pra,
ai, ėshtė betuar jo pėr tė ndihmuar kėdo sipas dėshirės, po pėr tė gjykuar
drejtė, sipas ligjit. Sa mė i patundur, qė tregohet, gjatė gjykimit, nė
qėndrimin e tij sfidues ndaj padrejtėsisė
dhe mė-shirės qė mund tė ketė
ajo, aq mė i madhėrishėm bė-het akti i flijimit nė emėr tė emancipimit tė
shoqėrisė njerėzore, nė themelet e tė cilit janė murosur tė vėr-tetat e shumė
Prometeve, Laokoontėve, Eskulapėve dhe Sokratėve. Fundi
i Apologjisė sė Sokratit ėshtė njė tėrheqje e vėrejtjes atyre qė e dėnuan me
vdekje se janė damkosur nga e vėrteta me turp e padrejtėsi tė pėr-jetėshme,
apo njė mallkim, qė ka zgjuar nga gjumi ndėrgjegjen njerėzore
dhe ua ka kundėrvėnė ato padrejtėsisė, gėnjeshtrės, smirės, po edhe
mėshirės sė kėrkuar nga ato. Ky mallkim, qė tingėllon si kambanė madhėshtore
nė veshėt e ndėrgjegjės sė qytetėrimit evropian, ėshtė i thjeshtė dhe aktual
nė ēdo kohė: Mirė pra, o qytetarė, unė po ju them se mbi ju qė mė vratė, pas
vdekjes sime, ka pėr tė rėnė njė ndėshkim i tmerrshėm, ju betohem, shumė mė i
tmerrshėm se ai qė mė pėrcaktuat mua. Ju pandehni se duke bėrė atė qė bėtė do
tė shpėtoni nga dhėnia llogari pėr jetėn tuaj, por do tė ndodh pikėrisht e
kundėrta (
) Nė
kėtė mallkim tė Sokratit haset edhe kategoria e ndėshkimit tė sė keqes, pra
dhėnia llogari para drejtėsisė pėr paudhėsitė e bėra. Kjo arritje e
drejtėsisė mund tė jetė shpeshherė e vonuar, por ėshtė e pashmangėshme. Edhe
pasi e dėnuan dhe gjendej nė burg, duke pritur fundin e jetės sė tij nga gota
e helmit, Sokratit ia krijuan mundėsinė e arratisjes disa miq tė tij nė krye
me dishepullin e tij tė devotshėm Kritonin, por ai nuk pranoi tė arratisej
edhepse korrigjohej njė padrejtėsi e bėrė ndaj tij. Dėnimi i Sokratit apo
flijimi i tij ėshtė njė tragjedi, e cila nuk e njeh rastėsinė.Heroi tragjik
shkon drejt vdekjes apo zhdukjes fizike, pėr ta bėrė tė pavdekshme botėn e
ideve, kėtė botė hyjnore pėr tė cilėn ia vlen tė flijohet mirėqenia materiale
e nėse kėrkohet edhe jeta. Bota e ideve ėshtė nėna shtatzėnė, qė lind
foshnjėn e saj tė quajtur LIRI. FLIJIMI NĖ KULTURĖN SHQIPTARE Nė
kulturėn shqiptare, qoftė ajo mitiko-legjendare apo historike e hasim njė
shumėsi mėnyrash tė flijimit. Simbolika e flijimit pėr Drurin e jetės mund tė
mbulojė me semantikėn e vet shumicėn e flijime-ve nė kulturėn shqiptare.
Gjatė shekujve tė kulturės njerėzore nė pėrgjithėsi dhe asaj shqiptare nė
veēanti janė krijuar modele tė ndryshme tė flijimit dhe tė heronjve tė
fli-juar. Brenda modeleve pastaj janė krijuar tipa e nėn-tipa tė ndryshėm. Nė
varėsi nga shkaqet, motivimi, forma, qėllimi, lėmi etj. mund tė krijohen
tipologji tė ndryshme tė aktit tė flijimit. Modeli mė i lashtė i flijimit nė
kulturėn shqiptare ėshtė ai magjik-mitik dhe pasuesi i tij folklorik.
Historia shqiptare gjatė shekujve krijoi modelin e saj tė flijimit. Modeli
historik i flijimit u krijua si domosdo
historiko - ekzistenciale nė varshmėri nga faktorė historikė, po edhe
nga tradita kulturore mitiko-folklorike. Modeli mitik-folklorik dhe ai
historik morėn e dhanė te njėri tjetri nė mėnyrė tė ndėrsjellė, kush mė shumė
e kush mė pak. Me krijimin e letėrsisė artistike shqiptare u krijua edhe
modeli letrar i flijimit, i cili ėshtė ndėrtuar mbi dy modelet e para, por qė
nuk mbetet njė sintezė e thjeshtė e tyre. Modeli magjik-mitik dhe
folklorik i flijimit Kėtė model tė flijimit, siē e kemi
theksuar edhe nė fillim e trajton antropologu anglez Xhejms Xhorxh Frejzer nė
librin e tij Dega e artė. Edhe pse ky antropolog i shquar nuk e ka njohur gjuhėn shqipe dhe kulturėn tonė,
sjell dėshmi, tė cilat na bėjnė tė besojmė se flijimi pėr Drurin e Jetės nė
Kopshtin e Shenjtė tė Nemisė i ka rrėnjėt nė kulturėn e lashtė ilire, ndėrsa
nimfa Egeri, qė jetonte nė Liqenin e kėtij Kopshti dhe nė burimin qė rridhte
nėn rrėnjėt e Lisit tė Shenjtė tė Dodonės, nuk ishte asgjė tjetėr pos
pararendėsja magjike e figurės mitike shqiptare, Zanės. Folklori
shqiptar ėshtė i pasur me shembujt e flijimit tė njerėzve pėr ti zbutur
shpirtrat e kėqij apo qeniet e ndryshme mitike si kuēedra, katallanė, diva
etj. Pėr ta lėshuar burimin e ujit, kuēedra kėrkon nga njė njeri nė ditė pėr
ta ngrėnė e nė variante tjera pos njeriut i shtohet edhe ndonjė byrek
apo ndonjė gjellė tjetėr. Nė tė gjitha
rastet, pas flijimesh tė tilla del nė
skenė heroi qė do ti kundėrvihet kuēedrės dhe do ti shpėtojė njerėzit nga
flijimet e shumta. Derisa
nė shumicėn e pėrrallave shqiptare flijimi dhe kundėrvėnia zėnė tė njėjtėn
hapėsirė, nė kėngėn legjendare Gjergj Elez Alia mbizotėron kundėrvėnia, si
forma mė e lartė e flijimit nė emėr tė mbrojtjes sė nderit tė familjes si
themel mbi tė cilin ėshtė ndėrtuar jeta e etnosit shqiptar. Kodi moral i
shqiptarėve ishte shumė rigoroz, ai sugjeronte mė parė vdekjen se jetėn e shfytyruar
moralisht. Nė kėtė kontekst spikasin shembujt e shumtė tė flijimit tė gruas
shqiptare, duke u hedhur nė humnerė vetėm pėr tė mos rėnė gjallė nė duart e
armikut, qoftė ai mitik apo historik. Motivi
i flijimit tė gruas sė re e tė bukur nė themelet e Kalasė sė Shkodrės apo nė
themelet e Urės sė Fshajt afėr Gjakovės, ėshtė dėshmi e njė akti tė lartė tė
flijimit, mbi tė cilin zė fill qytetėrimi shqiptar. Filozofia e qytetėrimit
shqiptar ėshtė e pikėllueshme sepse ėshtė krijuar mbi njė pėrvojė jetėsore tragjike,
e cila ska se si tė mos e ketė pėrmasėn e vet heroike, thėnė troē, pėrvoja
jetėsore shqiptare ėshtė njė bukuri qė vret. Kėngėt popullore shqiptare,
qofshin legjendare apo historike, shpeshherė janė krijuar mbi motivin e
flijimit. Modeli historik i flijimit Historia
shqiptare, duke qenė histori e njė populli tė rrezikuar shekuj mė radhė ėshtė
e mbushur me shembuj tė shumtė flijimi. Heronjtė e flijuar shqiptarė janė
ēuditėrisht tė ngjashėm me para-ardhėsit e tyre mitikė dhe antikė. Po tė bėnim
njė tipologji tė thjeshtė tė heronjve shqiptarė do tė dallonim dy grupe tė
mėdha heronjsh, tė cilėt ndryshojnė vetėm pėr nga mėnyra dhe mjetet me tė
cilat i kundėrvihen sė keqes, sė shėmtuarės, sė ultės, shpėrnderueses, ndėrsa
janė tė gjithė tė njėjtė nė vetėdijen e plotė gjatė aktit tė flijimit. Nė
grupin e parė hyjnė heronjtė luftėtarė tė guximshėm, tė cilėt pararendėsit e
tyre mund ti gjejnė te heronjtė homerikė apo te vet Prometeu. Shembuj tė
kėtij tipi heronjsh ka shumė nė historinė shqiptare dhe ėshtė e pamundur tė
pėrmenden tė gjithė, por ndėr mė emblematikėt janė: Oso Kuka, i flijuar nė
kullė tė barotit nė Vraninė, Mic Sokoli, i flijuar nė grykė tė topit nė
Slivovė. Nėse kėta dy heronj i krahasojmė me dy yje madhėshtorė nė qiellin e
flijimit shqiptar, atėherė Adem Jasharin mund ta krahasojmė me diellin e
madh, i cili e ndriēoi ndėr-gjegjen e pėrgjumur shqiptare dhe e vrau njėherė
e pėrgjithmonė politikėn e zhurmės sė madhe patriotike e tė veprimit
liliputan, politikėn e qyqarllėkut dhe tė lėmoshės. Flijimi i tij, i vllaut
tė tij Hamzės, i babait Shaban dhe i pesėdhjetė e ca Jasharajve tė tjerė,
ėshtė njė shembull madhėshtor i flijimit, para tė cilit
dimensioni i madhėshtisė sė flijimit mitik na duket mė i vogėl, figurėn e
Jasharajve nuk e zė asnjė mit. Atė e zė vetėm historia mė e re e Kosovės. Nė
kėtė kontekst tė flijimit kosovar, nė epopenė e fundit, nuk mund tė harrohen
emrat e shumė heronjve tė shkruar nė radhorin e pėrjetėsisė shqiptare, i cili
mund tė fillojė me emrin e secilit prej tyre, mund tė fillojė me emrin e
Fehmi e Xhevė Lladrovcit, tė Ismet Jasharit, komandant Kumanovės e tė
pėrfundojė me emrat e Luan e Shkėlzen Haradinajt, Shaban Golės, Elton
Zherkės, Pėrmet Vulės, Yll Morinės, Ilir Sobės e shumė e shumė heronjėve, tė
cilėt e derdhėn gjakun pėr lirinė e atdheut, dhe, ky gjak i tyre, deshėn e
sdeshėn shpirtrat e ferrit nė politikėn shqiptare, ėshtė shndėrruar nė
peshore tė pagabueshme, ku maten vlerat e pėrjetėshme dhe sfidohen jovlerat. Nė
grupin e dytė tė heronjve hyjnė pas-ardhėsit e intelektualit, parashikuesit
dhe mjekut mitik Eskulapit apo tė Sokratit nė aktin e flijimit, pra, nė
grupin e dytė hyjnė intelektualėt e shumtė shqiptarė, tė cilėt u flijuan pėr
shkak tė ideve apo aplikimit tė tyre nė jetė, duke u dėnuar me burgime tė
gjata, duke u mbytur nė tortura, apo duke qenė pre e atentateve. Nė luftėn
Ēlirimtare tė Kosovės nė vitet 1998 dhe 1999 nevoja pėr mjekėt shqiptarė ishte e madhe, disa prej tyre nuk
qenė nė gjendje tė flijonin qoftė edhe njė qime floku dhe ashtu, si gjithmonė
nė kėto raste, mbetėn tė
tėrhiqen zvarrė nė botėn e anoni-matit, por pjesa e ndėrgjegjshme e
mjekėve shqiptarė u vu nė shėrbim tė popullit tė pėrndjekur e tė torturuar,
po edhe tė luftėtarėve tė plagosur. Flijimi i mjekėve Lec Ukaj, Hafir Shala,
Shpėtim Robaj Izet Hima po edhe Flora Brovina na e kujtojnė flijimin e
Eskulapit mitik. Ngjashmėria ėshtė e plotė: Flijimi pėr ta shpėtuar jetėn nga
kthetrat e vdekjes. Kėta emra mjekėsh janė pasardhės tė denjė tė Eskulapit
mitik dhe ēekan qė rrah fort mbi ndėrgjegjen e fjetur tė njė pjese tė mjekėve
shqiptarė. Te
shqiptarėt figura sokratike ėshtė parė herė te njėri e herė te tjetri
intelektual njėzet e katėr shekuj mė vonė nė gjykime tė montuara. kėta
intelektualė shqiptarė akuzoheshin nga Anitėt, Meletėt dhe Likonėt shqiptarė,
pra nga hajdutėt nė ekonomi, nga mediokritėt nė kulturė e letėrsi dhe nga
demagogėt dinakė nė politikė. Ishte shumė irelevante se kush ishin gjyqtarėt
qė gjykonin nė emėr tė popullit, serbė apo shqiptarė, sepse njė gjė ishte e
qartė: ata ishin antishqiptarė dhe antiintelektualė. Pjesa e tyre shqipfolėse
edhe sot mund tė na sorollatet nė jetėn tonė publike e politike me maskėn e
tejdukshme tė antikomunizmit e tė patriotizmit, po pse jo edhe tė
kosmopolitizimit si mundėsi e re pėr ta vendosur prapanicėn e tyre nė ndonjė
karrige. Tri gjykimet e Adem Demaēit skanė se si tė mos na e kujtojnė
gjykimin e Sokratit, ndėrsa 28 vjetėt e jetės sė kaluar nė burgjet
sllavo-komuniste na e kujtojnė
gotėn e helmit, por mė tepėr
Prometeun tė mbėrthyer me hekura dhe vuajtjet e tij tė pambarim. Njėzet
e katėr shekuj apo 2393 vjet mė vonė, nė Prishtinė u gjykua pėrsėri Sokrati,
kushedi pėr tė satėn herė. kėtė radhė Sokrati ishte shqiptarė nga Dardhari i Madh
i Dukagjinit dhe quhej Ukshin Hoti. Akuza banale, ngjashmėria e tėrėsishme,
fund e krye. Ndryshimi edhe kur duket se ėshtė i madh, nuk ėshtė i tillė.
Vėrtet gjykatėsit e Sokratit antik ishin tė tė njėjtit popull, pra ishin
grekė, ndėrsa nė rastin e gjykimit tė Sokratit shqiptar gjykatėsit ishin
serbė edhe akuzuesit formalė ishin serbė. I vėshtruar nga ky aspekt gjykimi
dhe dėnimi na duket mė tepėr prometeik, por, kur nuk harrohet fakti se
pėrpara akuzuesve formalė fshiheshin politikanė smirėzinjė e tė zhveshur nga
ēdo lloj pėrgjegjėsie dhe mediokritete kulturore e shkencore nga rradhėt e
shqipfolėsve, tė cilėt nuk mund ti durojnė njerėzit me potencė tė madhe
morale dhe intelektuale ēfarė ishte Mr. Ukshin Hoti, problemi ėshtė mė tepėr
Sokratik. Apologjia e Sokratit antik dhe Apologjia e Sokratit shqiptar tė
njohur me emrin Ukshin Hoti janė identitike. Anitėt, Meletėt dhe Likonėt pas
24 shekujsh nuk ishin vetėm serbė, por edhe shqipfolės dhe mjerė shqipja, qė
e flasin edhe njerėzit e tillė! Sokrati
antik ua pėrkujton akuzuesve po edhe ndėshkuesve tė tij turpin dhe dėnimin qė
i pret nė tė ardhmen, tė njėjtėn gjė e bėri edhe Sokrati shqiptar nė
Apologjinė e tij.
Si nė Rastin
e parė, ashtu edhe nė tė dytin, profecia doli shumė e saktė.
Ngjashmėri tragjike me njė bukuri tė llahtarėshme brenda. Gjaku i derdhur nga
mijėra luftėtarė trima, Gota sokratike e helmit e pirė nga shumė intelektualė
shqip-tarė, vuajtjet e Laokoontėve shqiptarė tė shkaktuara nga gjarpėrinjtė e
dalė nga deti i tradhtisė, Eskulapėt shqiptarė tė vrarė nga rrufetė e Zeusit
serb, vuajtjet e Prometeve shqiptarė, akuzojnė politikanėt e Kosovės, tė
cilėt jo vetėm qė su turpėruan nga qyqarllėku i tyre, por morėn guximin tė
akuzonin dhe tė kėrkonin nga Zeusi tė gjuante me rrufetė e tij kriminale. Tė
gjitha kėto flijime mund ta akuzojnė edhe klasėn e re politike, nėse me
dashje apo pa tė fillon tė shkelė idealet nė emėr tė cilave u bėnė tė gjitha
flijimet. Njė popull, i cili nuk e ēmon sa duhet flijimin si aktin mė tė
lartė dhe mė fisnik nė jetėn njerėzore apo lejon, qė pjesėtarėt e
papėrgjegjshėm tė tij nėn maskėn e moderimit tė tallen me tė, duhet tė
brengoset seriozisht pėr tė ardhmen e tij, e cila do tė jetė e errėt nėse nuk
pėrpiqet tė korrigjojė vetėdijen kolektive tė tij, apo kodin e tij moral,
qoftė i shkruar apo i pashkruar. Modeli letrar i flijimit Kėtė model tė flijimit nuk e krijojnė vetėm heronjtė letrar tė flijuar
pėr ideale tė larta, po edhe krijuesit e kėtyre heronjve, pra vet
shkrimtarėt. Historia e letėrsisė shqiptare ka njė radhor tė gjatė me emra
shkrimtarėsh, tė cilėt pėrjetuan fat tė ngjashėm apo tė njėjtė me personazhet
letrare tė flijuara: Pjetėr Budi, i mbytur nė lumin Drini i Bardhė, Naum
Veēilharxhi e Petro Nini Luarasi tė helmuar nga shovinistėt grekė, ndėrsa
Papa Kristo Negovani i vrarė nga ta, Shtjefen Gjeēovi i vrarė nga shovinistėt
serbė, Bernardin Palaj e Etėhem Haxhiademi (nuk janė kėta tė vetmit) tė
mbytur me torturė nė burgjet e diktaturės komuniste nė Shqipėri, Fazli
Graiēevci i mbytur me torturė nė Burgun e Prishtinės nga udbashėt jugosllavė,
ndėrsa Rexhep Elmazi, Jusuf Gėrvalla e Enver Hadri tė vrarė me atentat, Ymer
Elshani i vrarė gjatė luftės sė fundit nė Kosovė me po-thuajse tėrė familjen
e tij. Ky radhor mund tė pėrfundojė me poetėt ushtarė tė UĒK-sė, tė cilėt u
vra-nė duke luftuar nė vijėn e parė tė frontit. Letėrsia
shqipe pi nė tė gjitha gurrat e flijimit shqiptar. Ithtarėt e letėrsisė
oborrtare, sidomos ata tė letėrsisė oportuniste, nė emėr tė kėrkesave
ideo-logjike, apo kinse tė funksionit dhe vlerės estetike, herė nė mėnyrė tė
kamufluar, herė haptazi, e kanė injoruar aktin e flijimit nė procesin e tyre
krijues. Ata i kanė injoruar edhe veprat e shkrimtarėve tė tjerė, qė kanė
trajtuar aktin e flijimit e edhe vetė ata shkrimtarė, tė cilėt shpeshherė
kanė pasur fat tė ngjashėm apo identik me personazhet e tyre. Nė kėtė
kontekst mund ta thėrrasim nė ndihmė njė
mendim tė estetit tė njohur
ēek, strukturalistit tė shkollės sė Pragės, Jan Mukarzhovski, i cili rrėnon
arsyetimet e oportunistėve: Autonomia
e veprės artistike, mbizotėrimi i vlerės dhe funksionit estetik nė veprėn letrare paraqitet jo si mjet pėr
mbytjen e kontaktit tė veprės letrare me realitetin natyror e social, por,
pėrkundrazi, si ringjallje e tij. Besoj se ėshtė e panevojshme ta bindim
dikė se nė realitetin social tė kėtij mendimi hyn edhe fenomeni i flijimit.
Njė ēėshtje e rėndėsishme, qė duhet aktualizuar nė kėtė kontekst, ėshtė vendi
apo hapėsira, qė zė akti i flijimit nė letėrsinė shqiptare. Letėrsia
e Rilindjes kombėtare aktin e flijimit pėr ēlirimin e atdheut e ngriti nė
kult dhe ia dha vendin kryesor nė mesin e kulteve tė saj. Karakteri prometeik
i letėrsisė shqiptare rrėnjėt i ka nė kėtė kult. Pjesa dėrmuese e heronjve tė
letėrsisė shqiptare janė tė mėdhenj nė aktin e flijimit, i cili ėshtė
pėrfundimi heroiko-tragjik i njė jete gjithashtu heroike. Letėrsia shqiptare
e krijuar mbi kėtė heroikė dhe tragjikė nė tė njėjtėn kohė u shndėrrua nė njė
bibėl tė shqiptarėve, qė vuri nė lėvizje energjitė e tyre nė rrugėn e
kėrkimit dhe ndėrtimit tė lirisė. Nė
veprėn e parė tė romantizmit shqiptar Kėngėt e Milosaos, personazhi kryesor
i saj Milosao, pasi pėrjetoi fatkeqėsinė e vdekjes sė djalit dhe gruas
sė tij Rinės,
gjen forcė pėr tė shkuar nė
luftė pėr ta mbrojtur atdheun. I plagosur pėr vdekje, i lė lamtumirėn jetės
duke pėrshėndetur shokėt dhe Shkodrėn. E tėrė
poema Kėnga e sprasme
e Balės e Gavril Darės sė Ri, njėra ndėr veprat mė tė shquara tė
romantizmit shqiptar, ėshtė ndėrtuar mbi themelet e aktit tė flijimit. Rexhep
Qosja pėr kėtė vepėr ndėr tė tjera shkruan: Pothuaj
tė gjithė pėrbėrėsit e strukturės sė saj, sikundėr janė tregimtari,
personazhet, situatat, hapėsira, koha, pamjet, dialogėt, bartin kuptimin
kombėtar tė mbėshtetur nė kujtesėn historike, e cila realizohet pėrbrenda,
nė strukturėn e saj, sepse ėshtė brendi e saj estetike (His. e let. II, f.354-5) Sintagma
terminologjike kujtesė historike nėnkupton rishpalosjen e aktit mė sublim
shqiptar nė Motin e Madh, aktit tė flijimit tė shqiptarėve nė mbrojtjen e
lirisė sė tyre. Flijimi nė Betejėn e Beratit ėshtė kolektiv: gjak nė erė, gjak nė re,
gjak nė ujė, gjak nė dhe,
gur mė mur njė copė mish
kokė e krah trimash kish! Pėrfaqėsues
tipikė tė kėtij flijimi tė madh shqiptar janė dy personazhet kryesore tė
kėsaj poeme Nikė Peta e Pal Golemi. Poeti Gavril Dara i Ri pėr ta shquar edhe
mė shumė heroizmin e personazheve tė tij. Nikė Petės e Pal Golemit, e krijon
Moisi Golemin, ndėrsa mė vonė Ballabanin. Nikė
Peta sė bashku me dashurinė e madhe pėr Marėn flijohet nė fushtė tė betejės,
duke ndėrruar dasmėn dhe lumturinė e saj me njė lumturi mė tė lartė nė ditėn
flamurtare tė Arbėrit.Flijimi i Marės ėshtė nė shėrbim tė rritjes sė
pėrmasave tė flijimit tė Nikės dhe tė vrasjes sė ēdo indiference njerėzore,
jo nė kuptimin e zgjimit tė ndjenjės sė dhembjes, e cila ėshtė e huaj pėr
kėtė atmosferė flijimore. Skena e flijimit tė Pal Golemit i ka tė gjitha
pėrmasat dhe simbolikėn e admirueshme. qė ka ēuar pesh zemrat e shumė
shqiptarėve tė ndeshur ballė pėr ballė me robėrinė. Skena e flijimit tė Pal
Golemit pėr nga monumentariteti ti kujton skenat mė emblematike tė Homerit
Pranė kalit njė ushtar
me dhjetė ushta nė gji
ishte shtrirė si ka i therur. Shtrėngonte me dhėmbė flamurin, mbante kordhėn nė grusht. Me fytyrė nga qielli kthyer edhe vdekjen e pėrbuzte. Megjithatė,
kjo skenė flijimi e ka tė huaj ēdo ndjenjė tė dhembjes, sepse parimi estetik
i poetit nuk ėshtė qė heroi gjatė flijimit tė shprehė dhembje dhe vuajtje, por, pėrkundrazi, tė
shprehė lumturinė e heroit qė po e mbyll jetėn nė mėnyrė madhėshtore. Pra,
parimi estetik i poetit tonė ėshtė i njėjtė me atė tė skulptorit antik, i
cili Laokoonin e paraqet tė bukur
gjatė aktit tė flijimit, prandaj po
tė pėrcaktohej pėr shprehjen e
dhembjes dhe vuajtjes sė Laokoonit, goja e tij e hapur dhe buzėt e tij tė
zgjatura do tė ishin tė shėmtuara. Derisa Lesingu e vė nė spikamė kėtė parim
tė zbatuar nė skulpturėn antike pėr Laokoonin ka parasysh parimin e kundėrt
tė zbatuar nė letėrsi, ku heronjtė e flijuar shprehin vuajtjet, dhembjen
pėrmes britmave. Nė kėtė kontekst edhe duhet parė karakteri i veēantė i
modelit letrar kombėtar tė flijimit. Derisa
De Rada dhe Dara i Ri me rrėfim tė drejėpėrdrejtė paraqesin skenat e
flijimit, Asdreni nė poezinė e tij Burri i Dheut nė mėnyrė tė tėrthortė
rrėfen pėr aktin e flijimit tė njė luftėtari. Portretizimi i luftėtarit nė
fillim bėhet pėrmes pyetjeve dhe rrėfimit tė nėnės sė tij e mė pastaj bėhet
nga rrėfimi i shokėve tė tij tė luftės. Konceptimi i heroit tė flijuar nga
Asdreni ėshtė i veēantė. Ai, pos bukurisė psikofizike, tipareve tė larta
morale, guximit e heroizmit, qė pėrfundon me aktin e flijimit nė mbrojtje tė
atdheut dhe ēlirimit tė tij (Vlorė 1920), ka edhe njė pėrmasė qė e bėn mė tė
shtrenjtė aktin e flijimit: heroi ėshtė djalė i vetėm i nėnės i rritur jetim,
sepse edhe babai ka pasur tė njejtin fat para tij. Nėse simbolikisht mendojmė
se ēdo akt flijimi e krijon njė mitemė flijimi, atėherė mund tė themi se nė
kėtė poezi Asdreni krijon ritualemėn e flijimit. Pėrmasat
e madhėrishme tė aktit tė flijimit rrėnjėt i kanė nė
idealet e shoqėrisė shqiptare pėr ta ruajtur hapėsirėn e vet
gjeografike dhe pėr ta ndėrtuar jetėn e lirė nė atė hapėsirė. Tipin mitik-folklorik
tė flijimit tė gruas nė themelet e kalasė apo tė urės e kanė trajtuar nė
veprat e veta shumė shkrimtarė shqiptarė, por ne do tė mjaftohemi me dy prej
tyre: Rexhep Qosja me dramėn Beselam, pse mė flijojnė? dhe Ismail Kadare me
romanin Ura me tri harqe. Nė tė dy
kėto vepra akti i flijimit tė nuses dhe nėnės sė re nė themelet e urės
trajtohet nga pozita e demitizimit. Tipi
mitik-folklorik i flijimit tė femrės shqip-tare, duke u hedhur nė greminė pėr
tė mos rėnė nė duart e pushtuesit, ėshtė shfrytėzuar nga shumė shkrimtartė
shqiptarė, disa prej tė cilėve nė veprat e tyre e kanė ruajtur atmosferėn
mitike tė flijimit, ndėrsa tė tjerėt e kanė vendosur brenda kohės historike.
Ismail Kadare nė qendėr tė poemės sė tij Princesha Argjiro e ka vendosur princeshėn
e Gjirokastrės, kuptohet sipas mitit apo legjendės, e cila flijohet duke rėnė
nė greminė. Kjo poemė me kohė ėshtė
shndėrruar nė lektyrė tė dashur pėr shkollarėt tanė. Poeti
tepelenas Maliq Lila nė poezinė e tij Thėllėzat e bardha me invencion e
trajton kėtė fenomen tė flijimit. Kėtė vlerėsim tė rastit po e argumentojmė
me dy vargje
Ato
janė tė egra: rrojnė me vetėtima:
Gremisen nė hone dhe s`bėhen
robina! Romanin historik Skėnderbeu, pa
dyshim njėrin ndėr romanet mė tė
mira historike nė letėrsinė
shqipe, shkrimtari Sabri
Godo e pėrfundon me njė epilog.
Nė kėtė epilog me njė rrjedhė tė shpejtuar tė rrėfimit, tregon qėndresėn
dhjetėvjeēare tė Krujės pas vdekjes sė Skėnderbeut dhe rėnien e saj nė duart
e pushtuesve turq. Ndėr ngjarjet mė tronditėse, qė i parapriu rėnies sė
kėshtjellės sė Krujės, nė duart e turqve, pas 35 vjetėve tė qėndresės
heroike, qe vetėflijimi i nėntėdhjetė vajzave dhe nuseve, duke u hedhur nė
humnerė, pėr tė mos rėnė nė duart e turqve. Ėshtė shumė domethėnėse simbolika
e faktit se flijimi bėhet nė mėngjes
Kur
lindi dielli, ndalėn mbi njė humnerė pesėqind metra lartė. (
) Ishin
nėntėdhjetė vajza e nuse dhe nisėn tė hidheshin nė humnerė dorė mė dorė.
Edhe personazhi i Tringės nė Lahutėn e Malcis flijohet pėr tė mos e lėnė
vėllanė Curr Ulėn me plagė tė marra nė luftė dhe pėr tė mos rėnė nė duart e
pushtuesve malazez, jo duke rėnė nė greminė, por duke luftuar me pushkė nė
dorė. Personazhi i Tringės ėshtė i pėrmasave homerike. Shembujt emblematikė
tė modelit historik tė flijimit Oso Kuka e Mic Sokoli kanė frymėzuar shumė
poetė e shkrimtarė, por veprat mė tė njohura ku-shtuar kėtyre heronjve janė
Lahuta e Malcisė (Kėnga e dytė, e tretė, e katėrt dhe e pestė) dhe romanet
e shkrimtarit Sulejman Krasniqi Oso Kuka dhe Mic Sokoli. Nė
koncepcionin epik tė shkrimtarit akti i flijimit tė Oso Kukės nė Kullėn e
Barotit nė fund tė romanit ėshtė i madhėrishėm dhe reflekton mesazhin e madh
tė lirisė
U ul nė sheshin midis kokave. Pasi ia preku ballin secilit prej
luftėtarėve tė rėnė, ndezi eshkėn. U vuri zjarrin fitilave. Ndėrsa flaka
gjarpėruese pėr-shkonte fitilat pėr nė bodrum, Oso Kuka shtriu krahėt. Mbuloi
kokat e tė rėnėve. Tha: Skam ētė
bėj tjetėr, Shkodra ime! Pėr ty po djeg veten time! Edhe njėqind jetė po ti
kisha pėr Shqipėrinė flakė do ti digjsha! Njė
tip tjetėr i modelit letrar tė flijimit ėshtė ai qė na detyron ta
aktualizojmė sintagmėn terminologjike legalitet kozmik, e cila nėnkupton
shtri-min e ēėshtjes sė padrejtėsisė mbi tė cilėn mbėshtetet fatumi jetėsor i
heronjve qė flijohen dhe popullit tė tyre. Ky aktualizim domosdo na shpie te
pa-rimi mbi tė cilin ėshtė ndėrtuar poetika e romanit Ra Berati i
shkrimtarit Bilall Xhaferri. Ėshtė ky njė roman pėr flijimin e shqiptarėve nė
kohėn e Skėnderbeut, konkretisht nė tragjedinė e Beratit, e cila nėnkupton
shumė ushtarė shqiptarė tė flijuar nė mbrojtje tė atdheut dhe lirisė sė tij,
apo nė mbrojtje tė Drurit tė Jetės apo Drurit tė Shenjtė, i cili nė roman
jepet pėrmes Rrapit tė Madh nė oborrin e Kullės Albashaj afėr Beratit dhe
Rrapit te Kroi i Kangjeleve nė Dukagjin. Pėr kėtė rrap tė lashtė dhe tė lartė
njėri nga personazhet e romanit Martin Ubini, ndėr tė tjera thotė: Thonė se
ai ėshtė i lashtė sa fisi ynė atje nė
Dukagjin. Nė vazhdim personazhi tjetėr, Axha Vranė i thotė: Ėshtė ēudi e
tokės! Kudo te krojet e tė vendet e shenjta gjen nga njė rrap tė tillė! Edhe nė kėngėt e kreshnikėve kemi
rrapin e madh tė Jutbinės. Kėtu
nuk ėshtė fjala pėr ndonjė rastėsi, por pėr vazhdimėsinė e kulturės shqiptare
tė ndėrtuar mbi aktin e flijimit pėr ta ruajtur Drurin e Shenjtė qė
rritej nė kopėshtin e Shenjtė tė Nemisė, tė cilin fije tė dukshme e tė
padukshme e lidhin me Bjeshkėt e Nemuna apo me Lisin e Shenjtė tė Dodonės
ilire. Nė mesin e asaj shumėsie ushtarėsh shqiptarė tė vrarė nė tragjedinė e
Beratit, spikasin personazhet e romanit, tė cilat flijohen nė forma tė
ndryshme. Vetė portretizimi i Marashit nė prag tė flijimit, pos tipareve tė
tjera tė modelit kombėtar tė flijimit, shpreh dhembje dhe aktualizon vetvetiu
sintagmėn e Legalitetit kozmik
Fytyra
e njomė dhe sytė e kaltėr i shkėlqenin ėmbėl e gazmorė, sikur tė ishte nė
shėtitje, jo nė mes tė luftės. Mbi ballė i binin flokėt e verdha, tė
njomura. Ky portretizim ėshtė nė kundėrshtim tė plotė me vdekjen, akti i
flijimit ka pėrmasat e tė madhėrishmes, por ėshtė edhe akuzė kundėr
padrejtėsisė. Rruga e kryepersonazhit tė kėtij romani, Strez Piroli,
ėshtė rruga qė
fillon, vazhdon dhe pėrfundon nėpėr
hapėsirėn e gjerė tė
flijimit, tė dhembjes e
tragjikės. Akti i flijimit tė heronjve tė epopesė sė fundit tė Kosovės ka
filluar tė trajtohet nė tė gjitha gjinitė letrare, por ky proces letrar ėshtė
ende nė fillim, prandaj vlerat e njėmendta letrare pėr kėtė fenomen do tė
krijohen nė tė ardhmen. Letėrsia shqip-tare ka jo vetėm krijime letrare
kushtuar flijimit dhe afirmimit tė tij, por edhe krijime, nė tė cilat
shprehet keqardhja dhe revolta kundėr harresės kolektive. Kėto krijime
letrare komunikojnė me realitetin shoqėror
shqiptar tė mėparshėm, por
edhe tė tashėm. Krijimet e tilla janė monumente
artistike, qė shprehin pakėnaqėsinė dhe qortojnė, duke trokitur nė
ndėrgjegjen tonė pėr harresėn, kėtė pėrhershmėri negative tė shoqėrisė
shqiptare, e cila ėshtė njėri nga shkaktarėt kryesor tė pėrsėritjes sė
historisė sė veshur me rrobat e tragjikes. · Autori
aktualisht ėshtė kryetar i Lidhjes sė
Shkrimtarėve tė Kosovės.
|