Si trajtohet letėrsia shqipe nė tekstet shkollore

 

ME ĒFARĖ TEKSTESH MĖSIMORE MĖSOHET LETĖRSIA NĖ SHKOLLAT TONA

 

Shkruan: Dr. Sadri Fetiu - Prishtinė, 13. 04. 2009

______________________

 

       Gjatė vitit 2007 nė Kosovė janė botuar tetė tekste mėsimore pėr letėrsinė nė shkollat e mesme. Katėr prej tyre trajtojnė letėrsinė shqipe e katėr tė tjerė - letėrsinė botėrore. Disa nga kėto tekste janė ribotime, por kjo e dhėnė nuk ėshtė shėnuar askund, pėr arsye qė mund t’i dinė vetėm autorėt e tyre dhe botuesi, Shtėpia Botuese “Albas”. Tė gjitha kėto tekste janė botuar me vendimin e Ministrisė sė Arsimit, tė Shkencės dhe tė Teknologjisė sė Kosovės. Autorėt janė: Sabri Hamiti pėr tri tekste tė letėrsisė shqipe: pėr klasėn e dhjetė, pėr klasėn e njėmbėdhjetė dhe pėr klasėn e dymbėdhjetė tė shkollės sė mesme dhe Ardian Marashi, po ashtu pėr tri tekste tė letėrsisė botėrore: pėr klasėn e njėmbėdhjetė, pėr klasėn e dymbėdhjetė dhe pėr atė tė trembėdhjetė, si edhe Kujtim Rrahmani pėr tekstin e letėrsisė shqipe pėr klasėn e trembėdhjetė, ndėrsa bashkė me Kujtim Shalėn pėr librin e letėrsisė botėrore pėr klasėn e dhjetė, i cili mban titullin “Letėrsia e vjetėr dhe e mesjetės”. Duhet pohuar se edhe recensuesit janė pothuaj se tė njėjtė pėr tė gjitha tekstet, ndėrsa dy nga autorėt janė recensues pėr njėrin nga tekstet e kolegut dhe tė mėsuesit tė tyre, Sabri Hamitit.

       Duhet pohuar qė nė fillim se tė gjitha kėto tekste kanė mungesa dhe gabime, por ai qė bie nė sy mė sė shumti ėshtė shpėrpjesėtimi i paraqitjes sė lėndės sė letėrsisė sė periudhave tė ndryshme, qė shtrihet nė disa rrafshe. Sė pari do tė theksojmė se ndonėse autorėt, e nė ndonjė rast edhe botuesi, pohojnė se tekstet janė hartuar nė bazė tė planprogrameve mėsimore tė miratuara nga organet kompetente tė Ministrisė, e vėrteta del krejt tjetėr, sepse kėtu brenda vėllimit tė tėrėsishėm tė letėrsisė botėrore ėshtė e hetueshme shpėrputhja nė krahasim me letėrsinė shqipe, meqė gjysma e librave, jo vetėm si njėsi tekstore, por edhe si vėllim i lėndės sė paraqitur brenda teksteve sqaruese, shpjeguese e komentuese, si edhe shembujve, i kushtohet kėsaj letėrsie. Pėr tė qenė mė tė saktė do ta marrim shembullin e librave pėr klasėn e parė tė kėsaj faze tė shkollimit, pra, librat pėr e klasėn e dhjetė. Nėse krahasohen kėto dy libra do tė shihet qartė shpėrpjesėtimi i lėndės ndėrmjet letėrsisė shqipe dhe asaj botėrore, jo vetėm sasior, por edhe lėndor e cilėsor. Derisa teksti i letėrsisė shqipe, i hartuar nga Sabri Hamiti, e kalon sipėrfaqėsisht dhe me shumė gabime letėrsinė popullore dhe i jep vend tė theksuar letėrsisė filobiblike, nė tekstin e letėrsisė botėrore, tė hartuar nga Kujtim Rrahmani dhe Kujtim Shala, trajtohet deri nė hollėsi tė panevojshme, jashtėletrare, epi i Gilgameshit, ēėshtjet homerike dhe ato lidhur me kėngėn e Rolandit, nuk pėrmendet fare letėrsia kishtare dhe kalohet menjėherė nė veprėn e Dante Aligerit.

       Kėto tekste, qė tė dyja, janė hartuar me njė terminologji tė stėrngarkuar, me fjalė tė huaja e, shpesh, edhe me konstrukte sintaksore tė pakuptueshme dhe krejtėsisht tė huaja pėr natyrėn e gjuhės shqipe. Edhe kriteret letrare tė teksteve janė krejtėsisht tė paqėndrueshme. Kėshtu, bie fjala, nė tekstin e hartuar nga Sabri Hamiti kaptina e parė e librit titullohet “Kulturė tradicionale”, por qė nė fillim nocioni “kulturė” tkurret dhe ngushtohet brenda kuptimit “kulturė gojore” qė nuk ėshtė tjetėr pos njė sintagmė e gabuar e kuptimit tė mirėfilltė tė letėrsisė popullore ose letėrsisė gojore. Nė trajtimin e mėtutjeshėm tė ēėshtjes ky autor vazhdon tė bėjė gabime tė tjera, sepse brenda kėsaj “letėrsie” (“kulture gojore”?!) e trajton edhe “Kanunin e Lekė Dukagjinit, tė mbledhur e tė sistemuar nga Shtejefėn Gjeēovi. Ai veprėn e Gjeēovit e cilėson si “veprėn mė tė madhe tė kulturės tradicionale” duke bėrė kapėrcime dhe manovrime me nocionet “kulturė tradicionale”, “kulturė gojore”, pastaj duke i ngatėrruar kuptimet e  letėrsisė popullore  me antropologjinė, e cila ėshtė fushė e veēantė e  kulturės dhe e diturisė sė njė populli, dhe kurrsesi nuk mund tė trajtohet vetėm si letėrsi.

       Pa dashur t’i mohojmė vlerat sociokulturore tė veprės sė Gjeēovit “Kanuni i Lekė Dukagjinit”, do tė themi se vlerėsimi i Sabri Hamitit se kjo vepėr “pėrmban palcėn etnike tė kombit shqiptar” paraqet tepri tė skajshme, qė ėshtė e tejkaluar edhe pėr kohėn e romantizmit shqiptar dhe mėsim shumė i gabueshėm pėr nxėnėsit tanė nė fillim tė mijėvjeēarit tė tretė. Tejēmimi dhe mosnjohja e vlerave tradicionale tė krijimtarisė sonė popullore dėshmohet edhe nė pjesėn tjetėr tė tekstit, sidomos nė atė pėr kėngėt tona kreshnike, pastaj pėr baladėn dhe pėr pėrrallėn popullore shqiptare. Kėshtu nė tekstin e Hamitit pėrsėritet nga botimi nė botim gabimi, thuaja se banal, se kėngėt tona kreshnike kanė nga 2 000, 5 000 e 10 000 vargje. Ndėrkaq, balada jo vetėm qė nuk shpjegohet drejt si vlerė e veēantė sintetike e poezisė popullore, por edhe pėrkufizohet nė mėnyrė krejt tė pasaktė si “formė e veēantė e letėrsisė gojore”. Pasaktėsia, moskonseguenca ose edhe pėrdorimi i lirė i terminologjisė letrare sjell huti dhe ēorientim tė nxėnėsit, prandaj nuk mund tė pranohet nė tekstet mėsimore pėr nxėnės tė moshave pėrkatėse, ashtu siē nuk mund tė pranohet edhe pėrdorimi i terminologjisė sė huaj, e sidomos nė rastet kur ajo ekziston nė gjuhėn tonė. Nuk duhet harruar sė gjuha amėnore nė shkolla mėsohet dhe pėrsoset me anė tė tė gjitha teksteve mėsimore, kurse nė kėtė rast teksti i letėrsisė e ka rolin e dorės sė parė dhe duhet tė jetė shembull pėr pasurinė dhe pastėrtinė e gjuhės.

       Nė tekstet e klasės sė dhjetė ka edhe shpėrpjesėtime tė theksuara sa i pėrket paraqitjes sė vlerave tė mirėfillta tė krijimeve letrare, qoftė kur kemi tė bėjmė me tėrėsinė shqipe, qoftė pėr atė botėrore. Kėshtu pėr shembull nė pjesėt pėr “Epin e Gilgameshit”, pastaj nė ato pėr “Iliadėn” dhe pėr “Odisenė” dhe nė ato pėr “Kėngėn e Rolandit” mbizotėron shpjegimi i hollėsive tė panevojshme pėr mitologjinė sumere, stėrzgjatja e trajtimit tė problemit tė autorėsisė apo e tė tė ashtuquajturės ēėshtje homerike, si dhe e traditės epike franko-mesjetare. Nė kėto pjesė gjejmė mjaft konstrukte tė gabueshme sintaksore, si dhe gabime nė paraqitjen e emrave tė personazheve. Analizat e vlerave estetike tė veprave, pastaj edhe relacionet e tyre me  letėrsinė tonė kombėtare tė periudhave tė mėvonshme dhe pėrgjithėsisht me letėrsinė tonė popullore janė shumė tė zbehta. Edhe nė librin e klasės sė dhjetė lėnda e letėrsisė shqipe ėshtė paraqitur nė shpėrpjesėtim me vlerat e mirėfillta letrare, sepse ėshtė tejtheksuar literariteti i teksteve klerikale tė shkrimtarėve si Buzuku, Budi e Bogdani dhe ėshtė lėnė pas dore letėrsia e bejtexhinjve, e cila, me gjithė mangėsitė gjuhėsore, ėshtė letėrsi e mirėfilltė, paraprijėse e letėrsisė sė romantizmit shqiptar. Do theksuar se disa vlerėsime pėr tekstet e Bogdanit e tė Budit, pastaj mėnyra si janė trajtuar idetė e tyre, kuptimi i poezisė dhe pėrgjithėsisht i vlerave njohėse tė kėsaj letėrsie, mbesin tė huaja pėr kuptimin e nxėnėsve tė kėsaj moshe, sepse as “Pasqyra e tė rrefyemit”, as “Ēeta e profetėnve”, me sibilat e me vargjet e poezisė kishtare nuk e zgjojnė mė kėrshėrinė e tė riut tė kohės sė sotme. Sa i pėrket lėndės sasiore tė shkrimeve tė kėtyre autorėve ėshtė e nevojshme qė tė reduktohet edhe plan-programi mėsimor nė pėrmasat e nevojshme pėr t’u theksuar nė mėnyrė tė veēantė funksioni gjuhėsor i kėtyre veprave. Brenda kėtyre korrigjimeve ėshtė e domosdoshme qė bashkė me autorėt e qarkut tė Veriut kėtu tė pėrfshihet nė mėnyrė pėrkatėse edhe letėrsia fetare e mėsimore e qarkut tė Jugut, qė tradicionalisht ėshtė quajtur “Shkollė e Voskopojės”, e cila i paraprin letėrsisė kishtare tė periudhės sė mėvonshme pėr tė cilėn janė angazhuar gjuhėtarė tė kultivuar e pėrkthyes tė kujdesshėm tė librave tė shenjtė, si Konstatin Kristoforidhi e pastaj edhe Ndre Mjedja e tė tjerė.

        Edhe librat mėsimorė, si pėr letėrsinė shqipe, ashtu edhe pėr atė botėrore pėr klasėn e njėmbėdhjetė, vuajnė nga mungesat dhe mangėsitė e njėjta, sepse lėnda e tėrėsishme pėr letėrsinė ėshtė paraqitur nė shpėrpjesėtime tė theksuara. Edhe kėto tekste janė hartuar me njė gjuhė tė pasaktė sa i pėrket konstrukteve sintaksore tė shqipes, pastaj janė stėrngarkuar me terminologji, e cila me pak kujdes mund tė pėrputhej me traditėn e krijuar nė studimet shqiptare, e cila ėshtė krejt e kuptueshme pėr nxėnėsit, sepse nė tė mbizotėrojnė shprehjet shqipe ose ato qė gjuha jonė i ka pėrvetėsuar qė nė fillet e studimeve tona letrare para mė shumė se njė shekulli.

       Kur ėshtė fjala pėr tekstin e letėrsisė shqipe pėr klasėn e njėmbėdhjetė, tė hartuar nga Sabri Hamiti, duhet tė thuhet se konteksti historik - shoqėror i romantizmit ėshtė paraqitur shumė sipėrfaqėsisht, kurse Rilindja jonė kombėtare ėshtė trajtuar nė mėnyrė tė njėanshme, pa i vlerėsuar drejt faktorėt vendorė dhe ata tė huaj qė kanė ndikuar nė rrymimet e pėrgjithshme tė zhvillimit tė kėsaj lėvizjeje nė planin e tėrėsishėm kulturor, e nė mėnyrė tė veēantė nė rrjedhat letrare. Janė vlerėsuar drejt dy poetėt tanė tė mėdhenj romantikė: Jeronim De Rada dhe Naim Frashėri. Mirėpo, brenda tėrėsisė sė tekstit vėrehet se vepra e Naimit nuk ėshtė trajtuar nė mėnyrė tė plotė, pėrkatėsisht nė pajtim me nevojat dhe mundėsitė e pranimit nga nxėnėsit e kėsaj moshe, as brenda ideve tė theksuara kombėtare e njerėzore e as si vlerė estetike e realizuar me anė tė njė gjuhe tė fuqishme figurative, qė ka shtrirje dhe rrezatim tė fuqishėm nė krejt periudhėn pasuese deri nė fillimet e letėrsisė moderne shqipe.

        Kriteret pėr analizėn e veprės sė Jeronim De Radės “Kėngėt e Milosaos” janė dėshmi e qartė se autori nuk i pėrfill parimet pedagogjike, qė zbatohen me rastin e hartimit tė teksteve mėsimore. Ai sikur ka harruar se ky shkrim bėhet pėr nxėnėsit e shkollės sė mesme e nuk ėshtė interpretim i lirė eseistik, brenda tė cilit ai nuk e frenon fare fantazinė e vet. Kėshtu kjo pjesė e tekstit mbetet me plot paqartėsi, sepse autori i ekzaltuar, duke folur pėr ėndrrat erotike tė Milosaos, harron parimin fillestar teoriko-letrar se letėrsia, nė veēanti poezia, ėshtė krejt ėndėrr, ėshtė fiksion e jo realitet i mirėfilltė, me tė cilin gėrshetohet herė pas here analiza e tekstit poetik tė De Radės. Ėshtė pėr t’u habitur se si ka mundur tė ndodhė qė brenda kėtij teksti tė mos trajtohet fare poeti i madh i romantizmit shqiptar, Gavrill Dara i Riu, i cili pėrfaqėson individualitet krejt tė veēantė letrar nė mbarė traditėn poetike shqiptare. Kėsaj periudhe tė letėrsisė shqipe nė kėtė tekst i mungojnė edhe disa nga poetėt e dalluar pėr veēoritė karakteristike tė romantizmit shqiptar, siē janė: Luigj Gurakuqi, Filip Shiroka e pastaj edhe mbledhėsit e folklorit si paraprijės tė letėrsisė romantike, si Zef Jubani, Thimi Mitko, Spiro Dine e tė tjerė. Brenda kėtij teksti nuk i ėshtė dhėnė vend as paraprijėsit tė letėrsisė sonė romantike, Naum Veqilharxhit dhe disa autorėve tė tjerė qė kanė dhėnė ndihmesėn e vet pėr zhvillimin e kėsaj letėrsie. Nė anėn tjetėr, teksti i letėrsisė botėrore pėr klasėn e njėmbėdhjetė ėshtė shumė mė i vėllimshėm, gjė qė paraqet njė shpėrpjesėtim tė palejueshėm nė krahasim me letėrsinė kombėtare tė periudhės sė romantizmit, e cila kishte njė zhvillim tė theksuar. Ky tekst ėshtė i stėrngarkuar me lėndė, meqė kėtu janė pėrfshirė njėsi mėsimore tė letėrsisė sė periudhave tė ndryshme duke filluar qė nga mesjeta e deri nė fund tė romantizmit. Letėrsia botėrore pėr kėtė klasė fillon me Petrarkėn dhe pėrfundon me Pushkinin. Numri i autorėve tė kėsaj letėrsie nė tekstin e pėrmendur ėshtė dyfish mė i madh sesa i autorėve shqiptarė nė tekstin e pėrpiluar nga Sabri Hamiti, pra shpėrpjesėtimi ėshtė 10 me 6, ndėrsa relacionet kohore tė letėrsisė evropiane sillen brenda njė hapėsire tė gjerė nė tė cilėn pėrfshihen periudhat letrare tė Humanizmit e tė Renesancės, pastaj asaj tė periudhės sė klasicizmit dhe tė krejt epokės sė romantizmit. Shpėrpjesėtimi nė kėtė rast shtrihet edhe brenda relacioneve shpjeguese, komentuese e interpretuese tė teksteve dhe tė shembujve tė marrė nga krijimtaria e mirėfilltė e autorėve tė caktuar, qė nė ndonjė rast nuk pėrfaqėsojnė vlerat pėrfaqėsuese tė veprave tė kėtyre autorėve.

         Nė librin e klasės sė dymbėdhjetė, qė Sabri Hamiti e ka titulluar “Letėrsia moderne shqipe”, mund tė thuhet lirisht, thellohen edhe mė tutje shpėrpjesėtimet e theksuara nė tekstet e tjera. Sė pari, do theksuar se shprehja “letėrsi moderne” jo vetėm se nuk ėshtė shpjeguar si duhet, por edhe nuk i pėrshtatet lėndės, e cila ėshtė pėrfshirė nė tė. Edhe brenda kėtij teksti, njėsoj si edhe nė tė gjitha tekstet e mėparshme tė tij, flet me njė gjuhė tė liruar nga shumė parime tė sintaksės sė shqipes dhe operon me njė terminologji tė pasaktė, krejtėsisht individuale, tė marrė pa kritere nga traditat e huaja. Pėrdorimi jo i saktė dhe  nė mėnyrė jo unike nė krejt tekstin e tij i terminologjisė letrare krijon shumė paqartėsi tek mėsimdhėnėsit, e nė mėnyrė tė veēantė tek nxėnėsit, pėr tė cilėt ėshtė hartuar ky tekst. Brenda lėndės mėsimore qė mbulohet me termin “letėrsi moderne shqipe” nė kėtė tekst kemi tė paktėn pėrfaqėsuesit tipikė tė disa formacioneve letrare, si tė romantizmit, tė klasicizmit, neoklasicizmit apo pseudoklasicizmit, dhe tė realizmit. Ėshtė e pashpjegueshme se si mund tė ndodhė qė kėtu tė mos pėrfaqėsohet autori, i cili bashkė me veēoritė karakteristike tė formacioneve tė epokave qė u pėrmendėn me parė, ėshtė edhe nismėtari i vėrtetė i rrymave moderne nė poezinė shqipe. Fjala ėshtė pėr autorin e pėrmbledhjes “Psalme murgu” dhe tė veprave tė tjera, Aleks Stavre Drenovėn, tė cilin, pėr ēudi, dikush nė mėnyrė mė tė vrazhdė e pėrjashtoi nga historia e letėrsisė shqipe, e hoqi nga programi mėsimor i letėrsisė pėr shkollat e mesme?! Pas mungesės sė kėtillė mund tė shtrohen edhe pyetje tė tjera: Ku ėshtė Anton Zako Ēajupi?! Pse nuk mėsohet ky autor i shquar i realizmit shqiptar nė shkollat tona tė mesme. Pse nuk mėsohet as autori i novelave tė para shqipe, Mihal Grameno, pastaj ai i romaneve tona tė para, Ndoc Nikaj etj!?

       Pyetja mund t’u drejtohet tė gjithėve qė nė ēfarėdo mėnyrė kanė ndonjė pėrgjegjėsi pėr arsimin tonė. Mirėpo, borxhin pėr njė pėrgjigje publike e ka Sabri Hamiti, autori qė i ka hartuar tri tekstet kryesore pėr shkollat tona tė mesme. Nė qoftė se ai nuk ka pasur dorė nė hartimin e planprogrameve mėsimore pėr mėsimin e letėrsisė nė kėto shkolla, nga i cili janė hequr autorė si: Naum Veqilharxhi, Gavril Dara i Riu, Anton Zako Ēajupi, Filip Shiroka, Asdreni, Mihal Grameno e tė tjerė, si ka pranuar ai t’i hartojė tekstet pa kėta autorė tė rėndėsishėm pėr letėrsinė tonė tė traditės!?

       Sa i pėrket reduktimeve, shpėrpjesėtimeve dhe njėanshmėrive nė paraqitjen e vlerave tė mirėfillta tė letėrsisė sonė, gjendja  ėshtė edhe mė e keqe nė librin pėr klasėn e trembėdhjetė, qė e ka hartuar Kujtim Rrahmani. Ky tekst qė mban titullin “Letėrsia bashkėkohore shqipe” ėshtė shkruar me njė gjuhė tė vrazhdė pamfletiste. Kjo vrazhdėsi ėshtė e skajshme sidomos kur kemi tė bėjmė me vlerėsimin e letėrsisė shqipe tė krijuar brenda territorit tė Shqipėrisė shtetėrore - londineze - nė periudhėn pas Luftės sė Dytė Botėrore, tė cilėn e kemi bėrė shprehi ta quajmė letėrsi e realizmit socialist nė bazė tė metodės mbizotėruese zyrtare qė pėlqehej nga strukturat shtetėrore tė shtetit monist shqiptar.

       Autori i kėtij teksti, Kujtim Rrahmani me njė gjuhė tė egėr shpėrfillėse kėsaj letėrsie, pos tė tjerave ia mvesh edhe antishqiptarizmin, sepse siē thotė ai “kombėtarja si kulturė u bė e dėnueshme dhe reaksionare” (f. 9.), “Kultura dhe letėrsia u bė gjithēka (!?) pėrveē shqiptare dhe njerėzore” (po aty, f. 9). Krahas vlerėsimeve paushalle pėr ēėshtje historike, qė nuk kanė tė bėjnė fare me letėrsinė, edhe vlerėsimi pėr veprat letrare, jo vetėm qė dėshmon mentalitet tė ngushtė krahinor tė pėrpiluesit, por e karakterizon atė si kultivues tė gjuhės sė urrejtjes dhe tė ndasive kombėtare, qė mund tė matet vetėm me primitivizmin me tė cilin aktivistėt e dikurshėm tė periudhės komuniste i kanė diskualifikuar kundėrshtarėt e tyre politikė. Duke folur nė mėnyrė mė konkrete pėr realizmin socialist ai do ta marrė si gjedhe tipike tė kėtij drejtimi letrar mu Dritėro Agiollin dhe duke keqpėrdorur (kupto: duke kopjuar) tekstin e hartuar mė parė nga Shaban Sinani, edhe poezinė intime te Dritėro Agollit e madje edhe romanin e tij “Shkėlqimi dhe rėnia e shokut Zylo”, do t’i lidhė ngushtė me atributet e panjerėzishme, qė, sipas tij, e karakterizonin letėrsinė shqipe tė kėsaj periudhe dhe pėrfaqėsuesin tipik tė realizmit socialist, Dritėro Agollin. Edhe pse dallimet midis krijimtarisė sė Agollit dhe tė Kadaresė nuk janė shumė tė mėdha, pėrpiluesi i tekstit, me gjuhėn e tij atakuese me primesa fyese, do tė sjellė edhe konstatime tė kėtilla: “Kadare ia doli me njė elokuencė stili... t’i bishtėrojė realizmit socialist...”

       Libri i klasės sė trembėdhjetė ėshtė hartuar pa kurrfarė kriteresh letrare artistike. Pėrpiluesi, me kritere krejt personale, nė bazė tė tekeve e huqeve tė veta i ka paraqitur si autorė tė dalluar shkrimtarėt qė i pėrkasin taborit tė tij, e qerthujve e klaneve krahinore e partiake, duke lėnė jashtė krijues tė dėshmuar, midis tė cilėve edhe korifeun e poezisė shqipe, Esad Mekulin, nė kopshtin letrar tė tė cilit (kupto: nė “Jetėn e re” qė e kishte redaktuar me dhjetėvjetėsha) i kishte kultivuar shumė nga krijuesit shqiptarė tė Kosovės, letėrsinė e sė cilės Kujtim Rrahmani pa asnjė kriter vlerėsues tė mirėfilltė e ngre mbi traditėn e pėrgjithshme krijuese tė letėrsisė kombėtare tė kėsaj kohe, duke e cilėsuar si “opsesion kombėtar”. Edhe midis shkrimtarėve tė ashtuquajtur “desidentė”, qė me asnjė kriter letrar nuk i dėshmojnė vlerat krijuese, ai do t’i vlerėsojė lart krijuesit, siē janė: Martin Camaj, Arshi Pipa, Bilal Xhaferri dhe nuk do ta marrė parasysh shkrimtarin e mirėfilltė disident, Adem Demaēin, krijuesin e talentuar dhe tė dėshmuar pėr vlerat moderne tė tregimeve dhe tė romanit “Gjarpinjtė e gjakut”, qė duke qenė lektyrė e adhuruar e shumė brezave, u bė fakt historiko-letrar i patejkalueshėm pėr tekstet mėsimore tė shkollės shqipe.

       Marrė nė tėrėsi, pėr gjuhėn e vrazhdė pamfletiste e diferencuese nė planin e gjerė kombėtar, pėr njėanshmėrinė e vlerėsimit tė letėrsisė me kritere tė tekeve personale tė grupeve e tė klaneve krahinore e partiake, qė bazohen nė servilizėm tė skajshėm partiak,  libri i klasės sė trembėdhjetė tė shkollės sė mesme, i hartuar nga Kujtim Rrahmani, ėshtė modeli se si nuk duhet tė shkruhen tekstet mėsimore pėr shkollat tona tė mesme. Me tė sikur u vihet kapaku tė gjitha gabimeve, dobėsive, mungesave, shpėrpjesėtimeve tė paraqitjes sė epokave dhe tė autorėve, shpėrfilljeve tė vlerave tė mirėfillta tė krijimtarisė sonė si tė traditės ashtu edhe tė bashkėkohėsisė, qė disa autorė - profiterė nė kėto kohė me status tė padefinuar qartė tė Kosovės, duke hartuar tekste mėsimore, nė tė vėrtetė, i sakatojnė parimet themelore mbi tė cilat duhet tė mbėshtetet arsimimi i njė populli dhe, nė mėnyrė tė veēantė, formimi i brezave nė frymėn e shėndoshė kombėtar e njerėzore. Duke pasur parasysh tė gjitha kėto, mė nė fund nuk na mbetet tjetėr pos tė kėrkohet mė me ngulm qė teksti mėsimor i letėrsisė shqipe pėr klasėn e trembėdhjetė i hartuar nga Kujtim Rrahmani dhe i botuar nga “Albasi” mė 2007, tė hiqet sa mė parė nga pėrdorimi nė shkollat tona. Kėshtu duhet tė veprohet edhe me tri tekstet e tjera, qė i ka hartuar Sabri Hamiti, edhe me tekstin e letėrsisė botėrore, tė hartuar nga Kujtim Rrahmani e Kujtim Shala, si edhe me tekstet e hartuara nga Adrian Marashi.

       Ėshtė e domosdoshme qė sa mė parė qė tė jetė e mundshme, qysh nė fillim tė vitit tė ardhshėm, tė hiqet monopoli i individit dhe i grupit tė ngushtė, i njė klani qė vetė i ka hartuar dhe vetė i ka vlerėsuar e recensionuar tekstet mėsimore tė letėrsisė pėr shkollat e mesme. Ėshtė koha qė, pas njė diskutimi tė hapur publik dhe pas njė vlerėsimi vėrtetė institucional, t’i hapet udha hartimit tė planprogrameve dhe teksteve tė reja nga njė numėr mė i madh profesionistėsh, studiuesish dhe arsimtarėsh tė letėrsisė.

 

Dr.Sadri Fetiu: „Xhevahiret“ e „panagjyrit“ tė Albanologjisė