Nė 90 vjetorin e lindjes sė Gjon Serreēit

 

GJON SERREQI

IDEALISTI SHEMBULLOR NGA LAGJJA

E MARTIRĖVE TĖ KOMBIT

 

“Ai ėshtė gjallė, gjallė atje nė male”- Volteri

 

Shkruan: Prof.Dr.Muhamet Pirraku - Prishtinė, 11 shkurt 2010

 

 

Sot po e shėnojmė, sė bashku, pėr tė parėn herė nė kėtė nivel, Ditėlindjen e njė idealisti ndėr mė markantėt nė lagjen e martirėve tė kombit tonė, tė Gjon Gjergj Serreqit, personalitet historik meteor i pėrjetshėm nė qiellin e copėzuar tė shqiptarisė. Kėtij konstatimi hyrės i flenė bukur urtia italiane: “Kush nuk do atdheun, nuk do as Zotin!” Martiri i kombit, Gjon Serreqi e deshi At­dhe­un, me tėrė qenien e tij njerėzore, u flijua pėr lirinė e kombit shqip­­tar dhe pėr tėrėsinė e Atdheut shqiptar- Njė dhe tė pandarė, ashtu siē na e dhuroi Zoti, ndaj duke e dashtė Atdheun, Gjoni e ka dashtė edhe Zotin - Personalitet Ky  komplet,  me pėrjetėsi historike.

U lind nė Ferizaj si sot para 90 vjetėve, pikėrisht mė 11 shkurt 1920. Nė moshėn 13 vjeē i vdiq e ėma, prizrenasja, Anica Kurti-Serreqi, duke lenė pas vetės vajza e djem tė shėndetshėm, pėr rritėn dhe edukimin e tė cilėve, mė vonė, do tė angazhohet e njerka, Mana, e cila vinte nga Gjakova. 

Martiri i kombit, Gjon Serreqi, shkollėn fillore nė gjuhėn serbe e mbaroi nė vendlindje, prej nga shkoi nė “Seminarin Ipeshkvnor” nė Prizren. Meqė mėsimi fetar pėr priftė nuk i shkoi pėr shtati karakterit tė tij luftarak, nė vitin shkollor 1939/40, u diplomua nė gjimnaz. Nė vitin shkollor nė vijim, Gjoni do tė regjistrohet nė Fakultetin Filozofik tė Universitetit tė Zagrebit, mirėpo studimet do t’i ndėrpresė, nė shkurt tė vitit 1941, me shumė gjasė, pėr shkaqe ekonomike, sepse i et, Gjergji, njė teneqepunues i varfėr, me vėshtirėsi i kamconte nevojat jetėsore pėr tetė fėmijėt (pesė djem e tri vajza), gruan dhe  vetėn.

Mirėpo pėrnjėherė pas shpėrbėrjes sė Jugosllavisė Versajase, pikėrisht nė prill tė vitit 1941, Gjon Gjergj Serreqi, tashti 21 vjeē, shumė i gjallė, u gjet ashtu si mundi dhe shkoi nė Piza tė Italisė, pėr t’i vazhduar studimet nė Fakultetin Filozofik. Prej aty, pas gjashtė muajsh, do tė kalojė nė Firence, ku do tė studiojė deri nga fundi i verės sė vitit 1943.

Kemi tė dhėna tė prekshme se gjatė shkollimit nė Itali, Gjoni mbajti kontakte me rininė shkollore e studentore tė Kosovės, i pėrku­sh­tuar fuqimisht ēėshtjes sė lirisė sė kombit shqiptar dhe tė Shqipė­risė, e cila ishte nisur nė rrugėn e ribashkimit territorial e politik shtetėror. Se djaloshi i shėndetshėm, Gjon Serreqi ishte i pėrkushtuar shqipta­risė, qė nga fillet e studimeve nė Firence, kemi njė dėshmi me shumė vlerė kulturore e dokumentare historike. Pikėrisht nė dhjetorin e vitit 1941, Gjoni ia dhuroi nxėnėses sė gjimnazit “Sami Frashri” tė Prishtinės, Rahmie Xhemajl Kabashit- Dobroshi nga Prizreni, njė pikturė qė tregonte njė Kullė shqiptare tė rrethuar me mur, kurse nė oborr midis shumė drunjve tė gjelbėruar, shihet njė Lis i madh me  degė e gjelbėrim tė bujshėm. Piktura ėshtė firmosur: “XII. 1941. Gjon Serreqi”. Kulla, muri, lisi dhe gjelbėrimi simbolizonin forcėn, vjetėrsinė dhe vitali­te­tin e kombit shqiptar qė do ta siguronte ribashkimi i Shqipėrisė sė copėtuar me dhunė ballkanike, evropiane e botėrore. Kėtė mesazh tė pikturės e pasuron edhe pėr­m­bajtja e pėrkushtimit nė shpinė tė pikturės, shkruar me dorėn e Gjonit: “Talentet dhe ēfar mundėsie t’kemi, t’gjitha i kemi vetėm pėr Nanen Shqipni...! Nji kujtim i thjesht, por i pėrzemėrt Shoqes Rahmies- nga nji shok i djegun me ideale tė shejta kombėtare...!”

Patrioti Gjon Serreqi i ndoqi studimet me rregull krejt deri me  zbarkimin e Aleatėve Anglo-Amerikan nė Sicili, kurse nė Ferizaj e sho­him nga mesi i gushtit tė vitit 1943, i mirėseardhur pėr pushtet­mbajtėsit e Nėnpre­fe­k­turės. Ndonėse aso kohe Gjoni mund tė ishte student i vitit tė tretė, pėr rrethanat dhe kohėn konsiderohej si njė intelektual vendas midis atyre qė mund tė numėroheshin nė gishtėrinj tė duarve, ndaj do tė emėrohet kryetar i komunės sė Babushit, e kjo ia mundėsoi kontaktet me pushtetarė tė niveleve tė ndryshme si edhe me krerėt popullorė me ndikim nė popull.

Koha kur Gjon Serreqi ishte kryetar komune pėrputhet me ko­hėn kur u forcuan pėrpjekjet e individėve tė bashkuar nė “Lidhjen e Dytė Shqiptare tė Prizrenit”, pėr tė realizuar ribashkimin e Shqipėrisė Natyrore para sė tė pėrfundonte Lufta e Dytė Botėrore. Realisht, ishte kėrkesė shqiptare politike patriotike dominuese qė vendet shqiptare tė bashkoheshin nė njė administratė shtetėrore para se tė ftohej kon­fe­re­nca qė do ta pėrmbyllte Luftėn e pėrgjakshme tė popujve.

  Kryetari Gjon Serreqi, ndonėse i ri, vetėm 23 vjeē, qėndroi mirė nė krye tė detyrės, - i pėrkushtuar pėrpjekjeve pėr realizimin e ribash­kimit tė kombit. Ėshtė fakt se Gjoni, aso kohe, nuk e fshihte italofilinė, si edhe shumica e shqiptarėve katolikė, karshi masės shqiptare islame, qė ishte mė shumė filogjermane. Ky fakt, stru­kturave komuniste nė vend u dha “argumente” qė Gjon Serreqin ta spiunonin nė Gestapo, si “fashist italofil, tė dėmshėm pėr mirėqenien naziste nė Nėnprefekturėn e Ferizajt”!?!

 Kjo shėrbeu si shkak pėr ta arrestuar, nė maj tė vitit 1944. Kėso kohe Gestapoja arrestoi shumė mėsues e nėpunės komunistė e ballistė, nė tė gjitha viset e “Shtetit Shqiptar”. Midis tė arrestuarve nga Gestapoja nė Nėn­pre­fekturėn e Ferizajt ishin antifashistėt e pėrfshirė nė “Lėvizjen Antifashiste Nacionalēlirimtare” komuniste: Idriz Ajet Gashi, Halit Ibi­shi, Abdullah Musliu, Isuf Bajraktari, Xhevat Sojeva, Ibrahim grainca e tė tjerė. Tė burgosurit nga Kosova, Gestapoja, fillimisht, i vendosi nė “Kampin e Pėrqendrimit” nė Prish­tinė, ku iu shtruan trajtimit dhe klasifikimit policor e gjyqėsor: “Pėr dėnim me varje publike”, “Pėr internim nė Kampin “K-16” tė Vjenės“ dhe “Pėr mbajtjen nė kampet e Pėrqendrimit nė Shtetin Shqiptar”. Gjon Serreqi i takoi grupit qė do tė dėrgohet nė Kampin “K-16” tė Vjenės, e gjetkė nė Austri, kurse do tė riatdhesohet nė qershor tė vitit 1945.

Kthimi nė Atdhe pėr patriotin Gjon Gjergj Serreqi ndodhi tė ishte si njė kthim nga sprovat pėr njerėzit nė “Rrethin e tretė” nė ato tė “Rrethit tė Shtatė tė Ferrit tė Dantes”! Nuk gjeti asgjė nga liria qė kombi shqiptar i kishte pėrjetuar nė periudhėn e “okupimit” nazi-fashist nga 14 prilli 1941, kur ndodhi largimi i forcave ushtarake e policore jugosllave nga pjesa mė e madhe e tokave shqiptare.

Fatkeqėsisht, tashti tokat shqiptare jashtė kufijve tė Shqipėrisė Londineze ishin tė ujitura me gjakun e bijve mė tė mirė, tė therė nga bartėsit e “Diktaturės Proletare” kominterniste. Tė thuash, tė gjitha vė­lla­zėritė shqiptare, madje edhe pjesa mė e madhe e familjeve, bashkėjetonte me skamjen pėr kafshatėn e gojės dhe me Zinė famil­jare pėr humbjet e anėtarėve tė familjes.

 Nė kėtė gjendje katrani tė vluar, Gjoni e gjeti edhe familjen e  vete. Serbėt ia kishin martirizuar vėllanė e vogėl, Redin, 16 vjeēar, dhe ia kishin pushkatuar burrin e motrės sė madhe, prizrenasin Martin Kolveshi. Tė Et, Gjergjin, Gjoni e gjeti nė pozitė tė mjeruar. Kėto rrethana tė ndera, familjare e shoqėrore, ishin shkak potencial qė do ta detyronin akėcilin personalitet tė sojit njerėzor tė Gjon Serreqit tė merrte, pa hezitim, krahun e forcave politike e luftarake patriotike shqiptare tė drejtuara nga komitetet vendore e qarkore tė “Organizatės Nacional Demokratike Shqiptare”, kundėr robėruesit jugosllav.

Qė Gjoni tė vepronte mė shlirshėm pėr idealet e tij jetėsore - pėr “Nanen Shqipni...!”, fillimisht e liroi tė fejuarėn, me sugjerim tė martohej gjetkė! Dhe, kėtu, kėrkohet tė ritheksoj faktin se nuk ekziston asnjė e dhėnė e besueshme, e kohės qė flet se Gjon Serreqi ishte komunist, apo prokomunist, siē e portretoi komunisti Ibrahim Grainca, e mė vonė endėshėist. Rea­lisht, nė jetėn mbi njėvjeēare me komunistė shqiptarė nė kampet naziste, Gjon Serreqit iu imponua kultivimi i marrėdhėnieve tė afėrta shoqėrore e miqėsore me komunistėt shqiptarė, e kjo do t’i hyje nė punė, madje, vetėm si arsye qė tė arsyetonte kėrkesėn pėr punėsim nė pėrputhje me shkallėn e arsimit qė kishte.

Meqė, deri nė kėtė kohė, ishte tėrhequr nga Kosova pjesa mė e madhe e kuadrit arsimor shqiptar tė kualifikuar, Gjon Serreqit do t’i mundėsohet punėsimi nė “Gjimnazin Shqiptar tė Prishtinės” si mėsimdhėnės i matematikės dhe i historisė, kurse punėn do ta fillojė nga fillimi i vitit shkollor 1945/46. Kėso kohe nė gjimnaz vepronte njė bėrthamė e organizimit politik endėshėist, ku gravitonin disa nxėnės tė lidhur me Komitetin Vendor tė ONDSH-re tė Prishtinės, themeluar nga Hafėz Mehmet Mulla Salih Statovci.

Deri me sot, nė shumė shkrime e vepra historiografike ėshtė pas­qyruar lidhja dhe aktiviteti i Gjon Serreqit nė organizimin endė­shėist tė nxėnėsve tė Gjimnazit Shqiptar tė Prishtinės, ato me Komitetet vendore tė ONDSH-re tė Prishtinės, e tė Ferizajt si dhe me Ko­mitetin Qendror tė ONDSH-re me seli nė Shkup, nga nėntori i vitit 1945 deri mė 27 prill 1946, kur Gjoni kaloi nė ilegalitet, por edhe akti­vi­teti politik e luftarak i Tij nė radhėt e “Organizatės Nr. 2” me seli nė Drenicė, e cila faktikisht veproi nga 27 tetori 1945 deri mė 25 korrik l946, me rolin e “Shtabit Politik e ushtarak” tė “Lėvizjes pėr Lirimin e Tokave shqiptare”.

Patrioti Gjon Serreqi, nė kėtė “Shtab” kreu detyrėn e “Sekretarit politik”, kurse komandant ishte Ajet Gurguri. Ky organizim politik e ush­tarak kombėtar - “Organizata Nr. 2”, gjalloi nė njė periudhė trish­tu­ese tė shtetrrethimit policor e ushtarak jugosllav, falė mbėshtetjes, dijes e guximit tė pashembullt tė Mulla Arif Shalės - “Hoxhė Avdisė” sė Flamurasit, komandant i “Rojes Partizane” e sekretar i komunės sė Bushatit.

Kėtu, kėrkohet  tė konstatojmė se organizimi politik dhe luf­ta­rak i ONDSH-re me fillet nga marsi i vitit 1945, fillimisht e synoi vazhdimin e pėrvojės programatike tė “Ballit Kombėtar”, sė kėndejmi edhe kong­re­set i numėroi nga “Kongresi i Dytė i Ballit”. Kėshtu, Kongresi i Parė i ONDSH-re, nė gusht tė vitit 1945, do tė quhet “Kongresi i Tretė”, ndonėse nė kėtė kongres, sipas propozimit tė Profesor Luan Gashit, “Organizata Nacional-Demokratike Shqiptare” e mori emrin “Lėvizja pėr Lirimin e Tokave shqiptare”, kurse strukturėn organizative dhe “Programin” do ta definoj “Kongresi i Katėrt i Lėvizjes pėr Lirimin e Tokave shqiptare”, i mbajtur nė Shkup, mė 1 qershor 1946, nėn udhėheqjen e intelektualit dhe patriotit vlerė e kombit - Halim Ibrahim Orana nga Gjilan­i.

Kėrkesat tona jetėsore na detyrojnė t’i rikujtojmė sė bashku vetėm dy nga katėr pikat e “Programit” tė “Lėvizjes pėr Lirimin e Tokave shqiptare”, e cila, nė kujtesėn e popullit u pėrjetėsua si NDSH-e. Nė pikėn Njė kėrkohej: “Liri dhe pamvarsi tė plotė me tė drejtė vetqeverimi nė bazė tė vullnetit tė popullit tė ēfaqun lirisht”, kurse nė pikėn Dy, saktėsohej: “Nen toka Shqiptare kuptohen krejt vendet ku banojnė shqiptarėt nė 60% pa dallim se si quhet krahina e vendi dhe nga kush asht i pushtuem”. Dokumenti pėrfundonte me thirrjen: ”Rroftė Shqipnija e vėrtetė me kufijtė e sajė etnikė!".

 Kėtu kėrkohet tė konstatojmė faktin se dokumentet e aprovuara nė Kongresin e Katėrt, si edhe dokumentet e tjera mė tė rėndėsishme tė Komitetit Qendror tė “Lėvizja pėr Lirimin e Tokave shqiptare”, do tė rishtypen nė shumė kopje, dhe do tė shpėrndahen nė pjesė tė ndryshme tė Kosovės nga “Organizat Nr. 2” me seli nė Bushat tė Drenicės, pikėrisht me makinėn zyrtare tė sekretarit tė komunės, Mulla Arif Shala.

Se veprimtari politik, Gjon Serreqi i ka qėndruar besnik mesa­zhit tė “Pėrkushtimit tė dhjetorit 1941” dhe se ka vepruar me pėrku­shtim jetėsor pėr tė zbatuar kėrkesat e “Shemės sė Organizimit” dhe tė “Programit” tė Lėvizjes, pasqyron nė mėnyrė tė plotė pėrmbajtja e njė Letėr-direktivės sė Gjonit, shkruar “Nė Malet e Drenicės, mė 11 korrik 1946”, drejtuar veprimtarit tė Komitetit vendor tė Lypjanit, Mulla Sadri Prestreshės, qė mbante pseudonimin “Shpresimi”. Nė kėtė dokument, Gjon Serreqi, midis tė tjerash, shkruante: “Shpresim i dashtun, Nga aj Zotnija mora lajmet tua dhe mė gėzoj, po ashtu sikur qė mė gėzoi kur nji vlla do me shtri kontributin e vetė nė luftėn e kėti Populli Shqiptar pėr kufijt e Atdheut tonė...”! Letėr- direktivėn prej dy faqesh, Gjoni e pėrfundoi me thirrjen:”Besa Kombėtare - Ndera shqiptare! Rroft Ushtrija Nacional Demokrate Shqiptare! Nė luftė pėr kufijt e Shqipnis Etnike 1912 sene”.

Nė kėtė frymė do tė planifikohet pėrgatitja e Kongresit tė Pestė tė “Lėvizjes pėr Lirimin e Tokave shqiptare”, i ftuar pėr datėn 25 korrik 1946, e qė duhej tė mbahej nė rajonin ku e kishte tė shtrirė aktivitetin politik e ushtarak “Organizata Nr. 2”. Mirėpo, OZN-a deri tashti i kishte kapur lidhjet kryesore qė ēonin nė “Komitetin Qendror tė Shkupit”, dhe midis 14 e 23 korrikut arrestoi tė thuash tė gjithė anėtarėt e Komitetit Qendror dhe, realisht, pamundėsoi mbajtjen e  “Kongresit tė Pestė” tė Lėvizjes.

Veēa­nė­risht zbulimi midis “delega­tėve” i dorės sė kryeoznasit tė Kosmetit, Spasoje Gjakoviq, i quajtur Rexhep Lushi nga Carrabregu i Deēanit, solli ndjenjėn e pasigurisė para drejtuesve tė forcave tė armatosura tė shtrohet pyetja: Nė ē’udhė duhet tė shpihet Lėvizja nė rrethanat e krijuara pas dėnimit me vdekje tė drejtuesve tė "Komitet Central" ballist nė krye me fratin katolik Bernard Llupi, pas arrestimit tė anėtarėve tė Komitetit Qendror “Lėvizjes pėr Lirimin e Tokave shqiptare, e tė shumė aktivistėve tė saj si edhe tė “Besės Kombėtare” tė “Profesor” Ymer Berishės, e veēmas pas vrasjes sė Ymer Berishės, mė 11 korrik 1946, i planifikuar tė emėrohej Komandant i Pėrgjithshėm i Ushtrisė Nacional Demokrate Shqiptare.

Pjesa mė e madhe e komandantėve tė njėsiteve ishin pėr vazhdimin e rezistencės, pa marrė parasysh rrezikun, kurse kryetari dhe sekretari i “Organizatės Nr.2”, Gurguri e Serreqi ishin pėr tėrhe­qjen e forcave tė armatosura nė Greqi, “pa hequr dorė nga Pėrpjekjet politike mbi Programin e Lėvizjes”! Nė kėtė frymė folėn, detyrimisht, edhe para delegatėve civilė dhe forcave tė armatosura. Tė rikujtojmė kėtu vetėm me njė fragment nga Fjala e Gjon Serreqit: "...Vėllezėr shqiptar, ne kemi dalė nė male pėr tė luftuar pėr atdheun tonė, qė ta ēlirojmė tokėn tonė nga robėruesi. Ne do t'i ēlirojmė viset tona nė kufijtė e vitit 1912. Po luftojmė pėr Shqipėrinė Etnike, pėr lirinė e popullit tonė, qė ta shpėtojmė nga robėria e shkatėrrimi...!"

Megjithatė, “Kongresistėt” do tė shpėrndahen, para territ, nė dy drejtime plotėsisht tė kundėrta. Realisht, ky ishte fundi i rezistencės shqiptare mbi Programin e aprovuar nė “Kongresin e Katėrt”. Ajet Gur­guri me Gjon Serreqin, tė ndjekur nga 97 bashkėluf­tėtarė, do tė mėsyjnė "rrugėn pėr nė Shqipėri", dhe, mė 8 gusht 1946, do tė shpartallohen nga OZN-a nė malėsi tė Prizrenit. Prej kėndej, pas shumė peripecive, Gjon Serreqi i ndjekur nga prishtinasi Osman Abaz  Gagica, me prejardhje nga viset e Dardanės, aty nga mesi i Gushtit 1946, do tė gjendet nė vise tė Ferizajt, prej nga, pas disa kontakteve me veprimtarė e me grupe tė armatosura tė Lėvizjes, vazhdimisht nėn pėrcjelljen e OZN-as, do tė kalojnė nė Anamoravėn e Poshtme.

Kėtu, frėngu i urtė, Volteri, do tė na kėshillonte: “Duaje tė vėrtetėn dhe fale gabimin”! Idealisti i madh, Gjon Serreqi, nuk e vle­rė­soi realisht situatėn e sigurisė edhe pse kishte informata se OZN-a i kishte nė dorė personalitetet kyēe tė Lėvizjes, se OZN-a tashti i mbante nėn vėzhgim tė plotė pjesėtarėt mė markantė nė Lėvizje, si edhe grupet e armatosura. Edhe nė rrethana tė njė realiteti tė tillė, aty nga fillimi i tetorit 1946, Gjon Serreqi u hyri pėrpjekjeve pėr pėrtėritjen e Lėvizjes sė Rezistencės Shqiptare politike e tė armatosur. Hapin e parė nė kėtė drejtim e bėri nė Shipashnicė tė Epėrme, e pikėrisht nė familjen e Ramadan Beqir - Dėrmakut, qė ishte nėn reflektorėt e OZN-as, pėr faktin se i nipi i tij, Rexhepi, ishte nė arrati, si njėri nga atentatorėt kundėr oficerit tė OZN‑ės, Shefki Beqir Gadimes, mė 22 qershor 1946.

Me kompetencė shkencore mund tė konstatojė se sikur Gjon Serreqi ta kishte ndjekur pėrvojėn e Mulla Idris Gjilanit, tė Ibrahim Lutfiut e tė Hsan Remnikut, pėr veprim nga ilegaliteti i thellė, (nisur nga virtytet e Ramadan Beqirit dhe tė dy bashkėfshatarėt e tij: Haqif Mehmetit e tė Sadri Sherifit, tė cilėt Gjoni i lidhi formalisht nė njė “Komitet”), nuk do tė ishte zbuluar as arrestuar nga OZN-a, deri sa vet do tė dekonspirohej me fajin e tij, siē ndodhi zbulimi i Mulla Idrisit, mė 1949, i Ibrahim Lutfiut, mė 1950, dhe i Hasan Remnikut mė 1951, aq mė parė pasi Gjon Serreqi e kishte edhe mbrojtjen e komandantit tė Stacionit tė Milicisė, patriotit trim, Isa Dujaka nga viset e Gjakovės, i mbėshtetur nga katėr milicė besnikė.

Madje Gjon Serreqi shkoi aq larg sa qė, nė natėn e 20 tetorit 1946, mbajti “Kuvendin e tė Arratisurve” e tė veprimtarėve tė Lėvizjes tė Anamoravės e tė Kosovės Lindore. Nė hapje tė  kėtij “Kuvendi” Serreqi kėrkoi: "Kush dėshiron tė qėndrojė nė grup me mua dua ta dijė, e kush nuk dėshiron duhet tė ndahet prej nesh, pėrn­jė­herė!", ngase, ata qė do tė shkojnė, "nuk duhet ta dinė se ēka do tė vendosim dhe as ku do tė shkonim!".

OZN-a kėtė “Kuvend” e kishte mbajtur nėn vėzhgim dhe tė ne­sėr­men, e arrestoi kryetarin e Komitetit Qarkor tė “Lėviz­jes pėr Lirimin e Tokave shqiptare” tė Gjilanit, patriotin brilant, Rexhep Shemė Dajkovcin, i cili sa po kthehej nga "takimi me ballistėt". Me njohuri tė madher tė fakteve mund tė konstatoj se Rexhep Dajkovci ėshtė i vetmi endėshėistė qė nuk do tė thyhet nė hetuesinė policore barbare. Mirėpo OZN- a kishte informata nga burime tė tjera dhe nė ditėt nė vijim do tė burgosen dhe vriten dhjeta veta anė e kėndė Anamoravės, e Kosovės, kurse mė 10 shkurt 1947, forcat e OZN-as e rrethuan edhe “Bunkerin e Njėsitit tė armatosur tė Gjon Serreqit” nė Shipashnicė, krejt afėr Stacionit tė Milicisė. Planet e OZN-as i kishte zbuluar me kohė patrioti Isa Dujaka, ndaj “Bunkeri i Gjonit” u gjet pa njeri brenda. Mirėpo OZN-a i arrestoi mbėshtetėsit besnikė tė Gjon Serreqit, e kjo diktoi edhe shpėrndarjen e pėrnjėhershme tė “Njėsitit tė Serreqit”. Nga tashti Gjon Serreqi, prapė, mbeti nė duart Osman Abaz Gagicės.

E kam thėnė mė se njė herė dhe do t’ua pėrkujtoj edhe sonte, se urtaku Salih Pirraku, duke pėrcjellė pėrvojėn familjare nė Lėvizjen Ka­ēake nga babagjyshi e babai,  dhe  tė tijen deri nė vitin 1941, ma la kėtė amanet, mė 1973: “Biri im! Nėse do tė shkru­a­ni pėr Lėvizjen e Rezistencės Shqiptare Antijugoslla­ve, shkruani pėr jatakėt, se ata janė mė tė mėdhenj se kaēakėt...!" Dhe, me mbėshtetje tė pakontestue­sh­me mund tė konstatoj se njė nderim tė popullit e tė historianėve e meritojnė tė gjithė mbėshtetėsit, jatakėt e Gjon Serreqit, nė vise tė Drenicės, tė Ferizajt, e tė  Anamoravės.

 Patrioti ekzemplar, Gjon Serreqi, do tė kapet nga OZN-a nė orėt e para tė ditės sė 25 shkurtit 1947, nė njė kasolle mali nė Desivojcė, i shoqėruar nga djaloshi trim e besnik i madh, Rizah Bajram Shkodriqi. Gjurmėt pėr kapjen e Gjonit i zbuloi shoqėruesi, mė besniku prej 25 korrikut 1946, Osman Abaz Gagica, i cili ishte dorėzuar vetėm njė ditė mė parė, mė 24 shkurt 1947, me kėrkesėn urdhėruese tė Gjon Serreqit. Osman Abazi nė hetuesi nisi sipas mėsimit tė Gjonit, por u thye!

Gjon Serreqi, sė bashku me Ajet Gurgurin, Ukė Sadikun dhe Osman Bunjakun, pas njė gjykimi publik spektakular, do tė ekzeku­tohen, mė 31 gusht 1947, nė Varrezėn e Burrėrisė Shqip­tare nga Nėntori i Pėrgjakur 1944, nė “Strelishtė” tė Taukbashqes - Varr Ky edhe sot i pėrdhosur nga NE - djemtė e nipat e Martirėve tė Shqipėrisė Etnike!?! Megjithatė, vazhdimisht ma kėnda tė shpresoj se Gjon Serreqi - Idealisti shembullor nga lagjja e martirėve tė kombit

Ėshtė gjallė, gjallė atje nė male - nė kujtesėn e popullit!

Akademi Pėrkujtimore - Prishtinė, 11 shkurt 2010