Figura tė shquara kombėtare

 

“BESNIKU I VETES DHE I TOKES KU KISH LEĖ…!”

Nexhib be Draga (1868-1921)

 

Autori: Prof. Dr. Muhamet Pirraku

________________________

 

·       “Shkove me zemėr tė zhuritur se le Kosovėn ndėn zhgjedhėn mė tė tmershme qė mund tė bėhet. Po fli qetė, Nexhib Be! Gjith Shqiptarėt do vazhdojn reptėsisht nė luftėn pėr realizimin e idealit tė shenjt. Fli qetė Nexhib Be!” Gjon Basho

 

Emri Nexhib be Draga meriton tė shkruhet, sė paku, me germa tė mėdha nė faqet mė tė ndritshme tė historisė kombėtare shqiptare. Them “sė paku” nga se ai, me veprimtarinė e vetė politike kombėtare vetės i ka ngritur njė monument tė pėrhershėm nė kujtimin historik tė popullit shqiptar nė pėrgjithėsi. Emri Nexhib be Draga duhet tė shkruhet krejt me germe tė mėdha edhe nga fakti se trashėgimtarėt e tij dhe veēanėrisht i vėllai mė i vogėl, Ferat be Draga (1873-1944), jo vetėm se e ndjek nė ēėshtjen kombėtare, por me vepėr kombėtare ia mbuloi dobėsitė Nexhibit, intelektual me ndjenja tė holla, politikan me laps nė dorė pėr tė llogaritur akėcilin hap tė jetės dhe tė veprimtarisė. Vėrtet, ėshtė nė dialektikė qė i riu tė bėhet mė i mirė se paraardhėsi. Edhe Nexhib be Draga ishte mė i rėndėsishėm pėr ēėshtjen kombėtare se sa i et, Ali pashė Draga, kurse Ali Pasha, ishte mė i  rėndėsishėm se sa babai i tij, Ali Ferhat Bej jetėshkurtėr. Edhe gjenerata e katėrt e Ali Ferhatit, i fisit Kelemend tė Peshterrit, nipi i Nexhibit, Ali Ferat Draga, qė jetoi dhe veproi nė ekzil nga Lufta e Dytė Botėrore, nuk e pėrlloēi kurrė veprėn politike patriotike tė Familjes Draga tė Mitrovicės, Derė me taban denbabaden – siē do tė thoshte populli[1][1]. 

 Tė shkruhet pėr historinė kombėtare shqiptare nė vitet mė tė vrullshme tė kėtij shekulli 1908 – 1921, kur me gėrshėrė u pre fati i popullit shqiptar dhe i Shqipėrisė, dhe veēanėrisht  pėr Lėvizjen Kombėtare tė Kosovės nė kėto vite, e tė mos pėrmendet emir dhe veprimtaria e Nexhib be Dragės ėshtė punė qė nuk mund tė bėhet, pasi kėtė burrė e gjejmė tė pranishėm, nė njė ose nė mėnyrėn tjetėr, nė tė gjitha momentet kur i ėshtė dashur popullit[2][2].

Veprimtari madhor  i kombit shqiptar, N e x h i b  Be  Draga  u lind nė Mitrovicė nė vitin 1868 dhe vdiq nė Vjenė mė 18 Maj 1921[3][3]. Gjyshi i Nexhib Be Dragės, Ali Ferhat Bej shėrbeu nė njė xhami tė Jeni Pazarit. Ai tė birit tė quajtur me emrin Ali i dha shkolla tė drejtimit shoqėror dhe ushtarak. Ali Kelmendi do tė bėhet i njohur veēanėrisht ne kohėn e Luftės ruso-turke tė vitit 1976/77.

 U priu njėsiteve vullnetare shqiptare tė viseve te Mitrovice – J. Pazar nė Luftėn pėr Pleme (Plevlje) tė Bullgarisė, e njohur si Termopile e Perandorisė Osmane. Lufta pėr Plemen, tė cilės populli shqiptar i kėndoi kėngė trimėrie historike, ishte Luftė pėr mbrojtjen e shtegut qė shpinte pėr nė Shqipėri. Pas kėsaj Termopile perandorake osmane Sulltan Abdylhamidi komandantit shqiptar qė bėri famė me trimėri, Ali be Kelmendit, ia ndau titullin e lartė, ushtarak, Pashė[4][4].

Nė vijim tė Luftės sė Plemes, Ali pashė Ali Ferhat be Draga – Kelmendi mori pjesė aktive nė Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit  dhe me sukses i bashkoi elementet etnike shqiptare dhe boshnjake nė Veriperėndim tė Vilajetit tė Kosovės, e mbrojti kufirin etnik dhe historik tė Shqipėrisė nė viset Shalės sė Bajgorės, tė  Kollashinit dhe tė Sanxhakut tė Tregut tė Ri (Jeni pazar, Novi pazar). Sė kėndejmi, i doli zot, sė fundi, edhe ēifllėkut prej 500 ha qė ia kishte ndarė Sulltani nė Mojstir pėr  sukseset nė Lufėn e Plemes. Sė kėndejmi, Nexhib be Draga, si njė pinjoll i njė Dere qė kishte dhėnė personalitete nė tre breza, dhe si  bir Pashe, u rritė nė gjirin e familjes me njė traditė tė formuar intelektuale, politike dhe ushtarake. Kjo i mundėsoi tė shkollohej nė shkollat mė me renome tė Perandorisė Osmane, ku krijoheshin kuadro pėr administratė dhe nėpunėsi tė lartė. Vėrtet, pasi e mbaroi idadinė (gjimnazin) nė Ēupėrli (Veles) dhe Skollėn e lartė mbretėrore tė profesioneve ekonomike “Mylqie shahane”, shumė vite specializoi dhe mėsoi gjuhėn frėnge nė Paris, ku u lidh me qarqet revolucionare te Turqve tė rinj. Nga fundi i shekullit Nexhib be Dragėn e shohim kajmekam nė Koēanė  tė Maqedonisė, kurse nė prag tė Lidhjes Shqiptare “Besa- Besėn” tė Pejės e shohim nė Mitrovicė, ku iu kushtua jetės politike dhe administrimit tė ekonomisė familjare. Meqė pronat e Familjes Draga ishin nė viset kufitare me Serbinė, tė bijtė e Ali pashė Dragės, tė hedhur nė Lėvizjen Kombėtare Shqiptare dhe veēmas Nexhibi, si veprimtar i shquar i Lėvizjes Demokratike Xhonturke, kultivoi marrėdhėnie fqinjėsore tė mira me Serbinė dhe me serbėt nė vise tė Mitrovicės. Kėtė fakt e vėrtetoi “Afera e shkurtit 1899 me komitėt serbė nė Mitrovicė”[5][5].

Realisht, me tė dhėna tė pakontestueshme mund tė pasqyrohet fakti se, Rusia dhe Serbia, nuk do tė lėnė guri pa lėvizur pėr ta minuar Lidhjen Shqiptare “Besa-Besėn” tė Pejės. Me 7 shkurt 1899 do tė dėrgohen nė Mitrovicė katėr komitė: Dimēe Shnajder nga Velesi, Tirēe Sotiroviq - vllah nga Krusheva, Lubomir N. Markoviq dhe Gligorije Kostiq nga Peja, me detyrė: tė minonin ndonjė xhami me xhemat brenda. Komitėt e dėrguar do tė zbulohen dhe do tė kapėn nga rojet e rendit, pa kryer punėn pėrfundimisht. Populli i Mitrovicės dhe i rrethinės u revoltua dhe do tė shkaktohen zhvillime tė padėshiruara pėr pushtetin civil e ushtarak lokal. Nė kėtė pėrleshje masa e revoltuar vrau Gligorije Kostiqin brenda nė Bashki, pikėrisht nė duar tė kajmekamit. Pėr tė evituar konfrontimin midis masave dhe pushtetit, tre komitet e tjerė, me propozim tė Ferat be Dragės, iu dhanė nėn mbrojtje Isa Boletinit, - “pėr derisa tė kryheshin hetimet…”[6][6]

Pėr afrinė e vėllezėrve Draga me Isa Boletinin nė fille tė kohės kur po hynin nė orbitėn e historisė shqiptare dhe pėr marrėdhėniet fqinjėsore e politike e tyre me serbėt raja dhe me Serbinė fletė nė mėnyrė eksplicite konsulli i Serbisė nė Prishtinė, Svetislav St. Simiq, mė 10 mars 1899, nė informatėn pėr kryeministrit dr. Vladan Gjorgjeviq: “…Unė nė njė informatė tė mėhershme ua kam tėrhequr vėmendjen  pėr  rolit qė ka lozur nė ngjarjen e Mitrovicės i arratisuri i njohur Isa Boletini, vojvoda i Manastirit tė Sokolicės. Deri me kėtė ngjarje ishte i njohur si mbrojtės i rajės. Asnjė serb nuk ėshtė vrarė nga pushka e tij, dhe deri ku ėshtė shtrirė pushteti i martinės sė tij, raja ishte e lirė plotėsisht e mbrojtur nga zullumet. Askush atė nuk ka guxuar ta prekte, sepse secili i ėshtė frikėsuar hakmarrjes sė Isasė, i cili ėshtė tip i vėrtetė i shqiptarit, ende i pa prishur me kėrkesa tė shfrenuara, tė cilat ndėr shqiptarėt madhor i nxisin majat e pushtetit turk, kurse besnikė tė zakoneve dhe traditave tė fisit tė vet. Kur shpėrtheu Ngjarja e Mitrovicės, Isaja ishte i pari i cili fluturoi nė zėrin se serbėt ia kanė mėsy Mitrovicės dhe se janė kapur komitėt serbė. Por kur erdhi ēasti tė kryhej therja e tė krishterėve, ai i mori nė besė, me lutje tė Ferat beg Ali Dragės - deri sa ēėshtja tė mos spastrohet…”[7][7].

Propaganda antishqiptare serbe, duke pasur pėr bazė interesat ekonomike tė Dragajve dhe nevojėn pėr mbėshtetje tė Vojvodės sė Manastirit tė Sokolicės, Isa Boletinit, i cili ishte nė arrati, nga pushteti, Serbia synonte qė tė ndikonte nė afrinė Dragaj - Boletini kundėr krahut radikal antiserb tė mitrovicasit me prejardhje drenicase, Isa Ferat Agės. Kjo qartė sheshohej nė  informatėn e konsullit Simiq, tė datės 10 prill 1899: “Turqit (lexo: shqiptarėt myslimanė - M.P.), pas ngjarjes sė njohur (Aferės sė komitėve serbė nė Mitrovicė), janė ndarė nė dy parti: Njėrėn e udhėheqin tė bijtė e Ali Dragės, pranė tė tė cilėve ėshtė edhe Isa Boletini; e tjetra qė i arsyeton zullumet e Isa Ferat Agės (...). Njerėzit tanė kanė lidhje me tė bijtė e Ali Dragės dhe me Isa Boletinin dhe unė i udhėzojė qė ato lidhje t’i mbajnė dhe tė punojnė qė pėrēarja midis turqve (lexo: shqiptarėve - M.P.) tė jetė sa mė e madhe. Tė bijtė e Ali Dragės jo vetėm se e dinė se tanėt do tė shkojnė tek Valiu pėr ankesė, por ata edhe i mėsojnė se ēka dhe si tė flasin. Djali i mesėm i Ali Dragės, (Nexhib be Draga - M.P.) deri frik kajmekam nė Koēanė (vetė ka dhėnė dorėheqje nga ai post para pak kohe), njeri shumė inteligjent, ua ka hartuar ankesėn pėr Valiun nė gjuhėn turke, por i ka lutur vetėm tė mos flitet se ai e ka shkruar. Ky ėshtė fakt shumė i rėndėsishėm, tė cilin do tė kujdesėm ta shfrytėzojė nė masė tė plotė nė punėt e ardhshme tė cilat mendoj t’i ndėrmarrė”[8][8].

Tė dhėnat e sigurta qartėsojnė faktin se Nexhib be Draga interesin e kombit kurrė nuk do ta vije nė sprovė pėr interesat personale. Nė vijimėsi ndaj serbėve raja tė vendit do tė kultivojė marrėdhėnie bashkėqytetare fqinjėsore humane, kurse ndaj Serbisė ushtroi politikė e diplomaci tė lartė shtetėrore.  fillim tė shekullit XX, Nexhib be Dragėn e gjejmė nė shėrbime zyrtare tė larta nė Shkup e gjetkė nė Vilajetin e Kosovės dhe nė Stamboll. Sė bashku me Mazhar Beun, pejan me prejardhje muhaxhir nga Nishi – njė “nacionalistė shqiptar e pastaj si renegat” (nė shėrbim tė osmanizimit xhonturk), me tė cilin Nexhibi pati rastin tė punojė “...disa kohė pėr t’i ngjallė ndjenjat kombėtare nė Kosovė“[9][9].

Vėrtet, veprimtari besnik i ēėshtjes kombėtare shqiptare, Nexhib be Draga i pajisur me ide tė Revolucionit Demokratik Borgjez qė aso kohe lėvronin shoqėritė evropiane, do tė bėhet njėri ndėr personalitetet drejtuese tė Komitetit Bashkim e Pėrparim (“Ittihad ve Terakki”) tė Turqve tė rinj – “Jeuneturc” pėr Vilajetin e Kosovės dhe do t’i kontribuojė fitores  sė Revolucionit Xhonturk tė 23 korrikut 1908. Nė gusht tė vitit 1908, me mbėshtetje tė Hasan be Prishtinės, Nexhib be Draga ishte forca morale e politike qė inicioi formimin e Klubit Shqiptar Arsimor - “Bashkimi” tė Vilajetit tė Kosovės me seli nė Shkup, i ndihmuar nga Hoxhė Kadri Prishtina, Bajram be Curri, Bedri be Pejani,  Salih Gjukė Dukagjini, Nail Hyseni - Dana, Rrok Berisha e tė tjerė[10][10].

Fitorja e Revolucionit Demokratik tė “Turqve tė rinj” i rrezikoi interesat nė pritje tė dy perandoritė pretenduese nė vendet evropiane tė Perandorisė Osmane, - Rusinė dhe Austro-Hungarinė. Nė bazė tė marrėveshjes paraprake Rusi-Austro-Hungari pėr ndarjen e tokave tė Perandorisė Osmane, nė fillim tė tetorit 1908, Vjena shpalli aktin e aneksimit viseve tė Bosnjės- Hercegovinės. Ky akt shėnonte hapin e parė austro-hungarez pėr pushtimin e Sanxhakut tė Tregut tė Ri tė Vilajetit tė Kosovė, toka kėto historike gjeopolitike shqiptare, ndaj u pritė me indinjatė nė mesin e shqiptarėve, posaēėrisht nė mbarė Kosovėn historike. Qeveria e Turqve tė Rinj, njė opsion luftarak shqiptar tė tillė u pėrpoq ta shfrytėzonte pėr qėllime tė veta, por lėvizja qė zuri fillin nė Kosovė, duke filluar prej bojkotimit tė mallrave austro-hungareze, me shpejtėsi do tė ngritėt nė lėvizje antiimperialiste dhe nacionalēlirimtare shqiptare, nė tė cilėn pati ndikim tė madh politikani tashti mė i njohur nė pėrmasa tė gjera, Nexhib be Draga, i cili nuk zihej nė kthetrat e politikės Serbe, as si kukull dhe as si i shitur[11][11].

Kjo shihet qartė nga informata e 8 tetorit 1908 qė konsulli Ballugxhiq nė Shkup ia adresonte Ministrit tė Punėve tė Jashtme tė Serbisė, M.Gj.Millovanoviq: “Zotėri Ministėr nė vetė masėn (shqiptare tė Vilajetit tė Kosovės) po vazhdon vlimi dhe pa durueshmėria. Mbi atė disponim tė popullit, dje, gjerėsisht, kam biseduar me Nexhib beg Ali Dragėn. Sikur qė ka pėr tė ju bėrė e ditur, Draga ėshtė mė i dalluari prej parisė shqiptare. Ndikimi i tij nė Vendet e Sipėrme (tė Shqipėrisė) ėshtė aq i madh sa qė Jelldizi[12][12] gjatė tubimit nė Ferizaj[13][13], e ka thirr dhe me atė ėshtė konsultuar. Meqė tashti ėshtė edhe Kryetari Komitetit tė Turqve tė Rinj tė kėtushėm (nė Shkup), pėr kėtė ai, nė realitet, ėshtė diktator nė Vilajet. Edhe pse ėshtė i pasur dhe zotėri i madh, ai realitet ėshtė demagog i hatashėm, e pėrvetėson masėn qė mė mirė ta sundojė”[14][14].

Mė tutje, konsulli serb, do tė konstatojė se: “Edhe cikėrrima mė e vogėl nesėr mund t’i trazojė shqiptarėt, dhe tani, ata, ka pėr tė qenė vėshtirė pėr t’i ndalė(...). Duke gjykuar sipas tė gjithave, Komiteti i Turqve tė Rinj kėtu ėshtė i interesuar pėr rend, ngase po frikėsohet se vetėm ndonjė cikėrrimė ka mundėsi t’i trandė shqiptarėt dhe ata ti vė nė lėvizje pėr ndonjė tubim, i cili pastaj shumė lehtė mund tė kthehet nė marrshim tė tėrėsishėm” -konstatonte Ballugxhiq[15][15].

Frika nga pushtimi austro-hungarez i Kosovės shtroi pėr detyrė tė ngutshme aktivizimin e diplomacisė shqiptare drejt Serbisė, si aleate e mundshme diplomatike e ushtarake. Klubi i Turqve tė Rinj i Vilajetit tė Kosovės, nė krye me Nexhib be Dragėn, nė bashkėpunim tė plotė me Klubin Shqiptar Arsimor “Bashkimi” tė Vilajetit tė Kosovės nė krye me Bajram be Currin, kėrkuan kontakte me Organizatėn e Serbėve Osmanli nė Shkup, pėr lidhjen e njė aleance “vėllazėrore me Serbėt lokalė” pėr luftėn e pėrbashkėt kundėr mėsymjeve Austro-Hungareze dhe tė tė tjerėve drejt vendit tė tyre. Kėtė pėrpjekje e ka reflektuar qartė konsulli Zhivojin Ballugxhiq, nė informatėn e datės 8 tetor 1908, pėr MPJ - M.Gj. Millovanoviq, ku midis tė tjerash i ritheksonte edhe kėtė vendosmėri patriotike shqiptare tė Kosovės: “Pėr shkak tė Aneksimit tė Bosnjės dhe Hercegovinės, nė mesin e shqiptarėve tė kėtushėm (nė Shkup) po ndihet njė lėvizje shumė e gjallė. Kanė ardhur njė numėr i konsideruar nga paria shqiptare edhe prej Gjilanit, Gjakovės, Prizrenit, Vushtrisė, Gostivarit. Mbrėmė, nė Klubin Shqiptar ėshtė mbajtur njė konferencė e gjatė e parisė, pas sė cilės Bajram Curri e ka ftuar Kryetarin e Kėshilli Qendror Serb, z. Bogdan Radenkoviq qė tė bisedojnė pėr situatėn(...). Shqiptarėt, ka thėnė Bajram Curri, kanė pėr tė pritur edhe pak sė ēka do tė thotė Evropa nė tė terė atė, dhe nėse Evropa u epė leje Austriakėve (pėr Aneksimin e BH-sė) ka pėr t’u ngritur i terė Arnautlluku (Kosova). Pėr sot pritet ardhja edhe e disa tė tjerėve nga paria shqiptare dhe pėrsėri do tė mbahet Mbledhja nė Klubin shqiptar, e pastaj kanė pėr t’u takuar Klubi Shqiptar dhe Klubi Serb nė mbledhje tė pėrbashkėt. Ngjarjet e fundit nė tėrėsi i kanė afruar shqiptarėt me serbėt dhe po ndihet, veēanėrisht ndėr shqiptarėt, njėfarė dėshire e posaēme pėr marrėveshje”- pėrfundonte konsulli serb[16][16].

Vėrtet, diplomacia dhe propaganda serbe antishqiptare e pėrqendruar nė qendrėn e Vilajetit tė Kosovės, nė Shkup,  vazhdimisht do tė pėrpiqet pėr ta komprometuar Nexhib be Dragėn, pėr ta lidhur me politikėn e saj pėr interesat pushtuese tė Serbisė nė tokat shqiptare, por kurrė nuk do t’ia dalin[17][17]. Nexhibi, nė vijimėsi, preferonte me Serbinė fqinjėsi tė mirė, si dy kombe fqinje, pėr serbėt ēifēinj nė pronat e bejlerėve tė Kosovės, preferonte rehati dhe paqe, kurrė dhunė. Kurrė nuk shkeli nė tradhti ndaj kombit pėr hir tė interesave tė Familjes Draga, e cila, siē u tha, pronat i kishte para sulmit tė drejtpėrdrejt tė Serbisė gllabėruese antishqiptare. Sė kėndejmi, mendimi i Gjon Bashos se Nexhib be Draga ishte “Besnik i vetes dhe i Tokės ku kishte leė...”[18][18] ishte vlerėsim i drejtė dhe epokal pėr jetėn dhe veprėn e Nexhib be Dragės. 

 

Lufta pėr shkolla dhe alfabet

 shqip -1908-1912

 

“Me alfabetin latin i hapim dyert e Kalasė

Evropiane, tė bijtė e sė cilės jemi”!

                             Nexhib be Draga

 

Nė zgjedhjet e para pėr Parlamentin e Turqisė nė dhjetor tė vitit 1908 Nexhib be Draga u zgjodh deputet (pėrfaqėsues) i popullit pėr Sanxhakun e Shkupit tė Vilajetit tė Kosovės. Diplomacia serbe nė Vilajetin e Kosovės duke e ditur se Nexhibi, si edhe Hasan Prishtina, ishte arrė e fortė ku nuk mund ta zhbironte krimbi serb, do ta spiunoi tek autoritetet xhonturke si “eksponent tė Austro-Hungarisė”[19][19]. Kjo ėshtė njė dėshmi se Nexhib be Draga ishte bėrė i njohur nė pėrmasa ndėrkombėtare dhe kombėtare qysh para vitit 1908 edhe jashtė rrethit tė vendlindjes dhe pikėrisht nė kryeqendrėn e Vilajetit mė kryengritės dhe mė revolucionar tė Perandorisė Osmane. Gazeta shqiptare “Besa” e Stambollit, e datės 26 janar 1909, duke folur pėr zgjedhjen e pėrfaqėsuesve tė katėr vilajeteve tė Shqipėrisė: Ismail Qemalit, Hasan Prishtinės, Nexhib Dragės, Shahin Kolonjės e tė tjerėve pėr perfaqsues tė popullit, ata i quante “Lule tė atdheut  qė ka dėrguar kėtu (nė Stamboll), Shqipėrija”, tė cilėt “do tė pėrpiqen pėr atdheun tėnė”[20][20]. Si njėri ndėr veprimtaret mė tė shquar tė Klubit Shqiptar “Bashkimi” tė Shkupit me ndikim permanent nė qarqet xhonturke – ushtarake, politike dhe administrative nė Vilajetin e Kosovės, qysh para vitit 1908, Nexhibi tashti, nė kushte tė Kushtetutshmėrisė xhonturke - Hyrrietit (Lirisė), u bė shtyllė e fortė e shkollės dhe alfabetit shqip nė Vilajetin e Kosovės dhe mė gjerė nė trojet shqiptare, ndjekėsi dhe mbėshtetėsi mė besnik, mė i devotshėm, i Hasan Prishtinės nė kėto fusha tė kulturės, tė jetės dhe tė ardhmėrisė shqiptare[21][21].

Korrespodenti i gazetės “Dielli”  tė Bostonit, i nėnshkruar  Benjamini, mė 26 nėntor 1909, duke folur pėr pėrpjekjet e Hasan be Prishtinės pėr shkollėn shqipe, pėr luftėn  e tij nė parlamentin e Stambollit dhe nė terrenin shqiptar do tė konstatojė: “...s’kam tė drejt tė rri pa e pėrmend kėtu edhe zotėninė Nexhib Dragėn, i cili edhe ky po pėrpiqet pėr dit edhe ma fort pėr tė mirėn e kombit; vetėm lypset qi ky atdhetar tė ken pak ma tepėr vullnet pse kish me mujt me i vjeft kombit ma tepėr se kėrkush mė Kosovė sidomos materalisht, sepse ka njė pasuni tė pamas”[22][22]. 

Nė luftėn kombėtare pėr sendėrtimin e programit dhe tė rezolutės se Kongresit tė Alfabetit nė Manastir (14-22 nėntor 1908) Nexhib be Draga kurrė nuk u luhat dhe i qėndroi besnik parimit tė tij luftarak: “Me alfabetin latin i hapim dyert e Kalasė Evropiane tė bijtė e sė cilės jemi”! Me menēuri guxim dhe autoritet e minoi plotėsisht, Kongresin Xhonturk tė Dibrės (23 korrik 1909), i cili kishte pėr qėllim tė nxirrte dhe tė flakte nga pėrdorimi alfabetin shqip latin pėr gjuhėn shqipe. Kėso kohe, krahas Hasan be Prishtinės dhe Shahin be Kolonjės ishte krahu mė i fortė i Ismail Qemalit rreth partisė liberale opozitare “Ahrar”  dhe kontribuoi nė veprimtarinė kulturore e kombėtare - arsimore tė Klubit Qendror “Bashkimi” tė Stambollit, i cili kishte rolin e njė ministrie shqiptare tė arsimit dhe tė kulturės nė kushte tė shtetit shqiptar nė lindjen e sipėr[23][23].     

Nga fundi i vitit 1909 dhe nė fillim tė vitit 1910, Nexhib be Draga ishte deputeti mė i sulmuar nga qarqet politike e publicistike xhonturke, por edhe nga qarqet propagandistike antishqiptare serbe. Nexhibi ishte luftėtari i pa kompromis nė luftėn shqiptare pėr alfabetin shqip tė aprovuar nė Manastir, dhe midis deputetėve qė mbaronin alfabetin latin pėr shqipen nė Parlamentin perandorak osman e  kishte vendin midis kryesorėve. Kjo u vėrtetua me angazhimin e tij nė takimin e deputetėve shqiptare nė lagjen e Stambollit - Pare Palace ( ku ishin shumica e selive tė pėrfaqėsive botėrore), e nė tė cilin u diskutua pėr Ēėshtjen e alfabetit shqip. Sipas tė dhėnave te korrespodentit te gazetės ”Bashkimi i Kombit”  tė Manastirit, deputetet shqiptarė mė tė zėshmit pėr Alfabetin latin pėr gjuhėn shqipe, ishin: Myfid be Libohova, Hasan be Prishtina dhe Nexhib be Draga, tė cilėt nė emėr tė deputetėve partizanė tė alfabetit latin pėr shqipen “vane pėrpara Ministrit dhe i dhanė protestėn”  kundėr provokimit tė vlimeve nė terren nė dėm tė alfabetit latin pėr shqipen, e pėr futjen e shkrimit arab-osman. Nexhib be Draga, personalitet i ngritur politikisht dhe shkencėrisht, siē do tė shihet, u vu nė ballė tė forcave shqiptare pėr tė mbrojtur alfabetin kombėtar dhe pėr ta shporrur alfabetin arabo-osman tė propagandės sė huaj xhonturke, serbe, bullgare e greke pėr shqipen. Kėto propaganda e pėrqendruan punėn kryekreje nė viset e Vilajetit tė Kosovės dhe tė Manastirit, por edhe gjetkė nė Shqipėri. Gazeta”Bashkimi i Kombit” e Manastirit e pėrcolli me kujdes aktivitetin politik kombėtar tė Nexhib Dragės pėrball furtunės kundėr Alfabetit tė Kongresit tė Manastirit nė kryeqendrėn e Vilajetit tė Kosovės, mė 20 janar 1910, dhe shkroi: “Die i nderēimi deputet’ i Mitrovicės Nexhib be Draga shkoj pėr nė Ysqyb” - pėr ti ndalur vlimet e provokuara kundėr alfabetit shqip nga armiqtė e kombit shqiptar tė mbėshtetur nga njė dorė e ulemasė shqiptare islame[24][24].

Realiteti, ngase Shkupi nė kėtė kohė ishte bėrė njėra ndėr qendrat e propagandės antishqiptare serbe e bullgare, ēėshtja e alfabetit shqip nė Shkup dhe rrethinė mori pėrmasa tė njė pėrēarje kombėtare. Veēanėrisht propaganda serbe nuk zgjodhi mjete pėr ti pėrēarė shqiptarėt nė fushėn tė alfabetit, me shpresė se shqiptarėt do t’i kapnin edhe armėt pėr qėrim hesapesh  tė pėrgjakshme midis kundėrshtarėve tė tė dy taborėve – luftėtarė pėr alfabetin latin pėr shqipen dhe ithtarėve tė mbėshtetur pėr alfabetin arab. Posaēėrisht do tė pėrpiqen pėr komprometimin e Nexhib be Dragės dhe tė Hasan be Prishtinės, tė cilėt konsideroheshin shtylla tė cilat do tė kurorėzonin me sukses edhe pikėn mė tė ndjeshme tė Rezolutės sė Kongresit tė Manastirit, atė pėr ta vendosur definitivisht Alfabetin latin, tė sotėm, pėr alfabet kombėtar tė kombit shqiptar. Qarqet politike xhonturke shoviniste dhe njė pjesė e ulemasė shqiptare, gjithsesi tė nxitur nga propagandat e huaja qė shtiheshin miq tė kombit shqiptar, nė Shkup e formuan “Shoqėrinė pėr shkruarjen e gjuhės shqipe me alfabet arab”, e cila i kishte vu vetės pėr detyrė te nxirrte alfabetin latin nga shkollat shqipe, pikėrisht “nė pjesėn veriore tė Arnautllakut” – tė Shqipėrisė, d.m.th. nga Vilajeti i Kosovės, ku synonin Serbia dhe Bullgaria[25][25].

Sipas njė informate nga njė agjent serb, mė 20 janar 1910, dėrguar Konsullit serb nė Shkup, Nexhib beg Draga ka qenė timonier i tėrė lėvizjes shqiptare kulturore nė Vilajetin e Kosovės, i cili ka ndihmuar themelimin e Klubit kulturor kombėtar nė Shkup dhe ka pėrkrahur punėn e tij[26][26].

Propagandat e huaja bėnė qė edhe deputetėt shqiptarė nė Parlament tė ndaheshin nė dy taborė, nė tė ashtuquajtur nga tė huajt: “Latinashė” dhe ‘Arabistė”. Nė grupin e parė ishin 10 pėrkatėsisht 11 deputetė, kurse nė grupin e dytė ishin 14 pėrkatėsisht 13 deputetė. Midis “Latinashėve” ndėr mė aktivėt u dėshmuan Hasan be Prishtina dhe Nexhib be Draga[27][27].

Me 20 shkurt 1910 qarqet xhonturke antishqiptare dhe propagandat e huaja, veēanėrisht ajo serbe, nė “Xhaminė e Sulltan  Muratit” nė Shkup mbajtėn njė miting tė ulemasė, tė sheikėve dhe tė parisė sė komprometuar dhe fanatike kundėr alfabetit latin nė shkollėn shqipe dhe pėr futjen e alfabetit arab pėr gjuhėn shqipe me bindje se kėshtu kanė “marrė nė mbrojtje besimin e shenjtė Islam dhe qėndrueshmėrinė tonė tė paluhatshme nė pėrpjekjet kombėtare”[28][28].

Me rastin e mbajtjes sė Mitingut nė Shkup,  kundėr alfabetit latin, i cili ėshtė organizuar nga ana e Valiut tė Kosovės, Mazhar Bedri Beut, Arif Hikmetit, intelektual nga rrethi i Kumanovės dhe Said Efendisė, deputetit tė Shkupit[29][29], Nexhibi dhe kontributin mė tė madh pėr mossuksesin e mitingut[30][30].

Madje, si njoftonte njė fytyrė e panjohur Konsullin serb nė Shkup, me 22 janar 1910, Draga bėri edhe takime me aderuesit e alfabetit latin nė shqipet, nė Hotelin “Liria” tė Shkupit. Por pėrpos kėsaj, Ai mori pjesė drejtpėrsėdrejti nė miting, nė tė cilin foli me letra tė hapura kundėr Valiut Mazhar Bedri be Pejanit dhe Komandantit tė xhandarmerisė, Ismajl Efendisė, duke i fajėsuar pėr turbullirat rreth alfabetit, por – “Si rrjedhim i parė i kėtij mitingu ėshtė fakti se pėrnjėherė pas mitingut u lajmėrua Stambolli se nga tashti deputetin, Nexhib be Dragėn nuk e njohin pėr deputet tė vetin, mbasi qė e “ka humbur tėrė besimin nė popull dhe ėshtė bėrė tradhtar” - njoftonte  njė i besuar i konsullit serb nė Shkup, mė 22 janar 1910[31][31].

Kėshtu, Porta e Lartė dhe Komiteti i Turqve tė rinj nuk kursenin mjetet pėr ta shtypur lėvizjen e alfabetit nė viset e banuara me shqiptarė, - “Por kur tė merrej parasysh se Nexhib Draga dhe Hasan Prishtina, luftarė pėr alfabetin latin, gėzojnė respekt tė dukshėm nė mesin e shqiptarėve - ka gjasa se fare lehtė do tė ngadhėnjej ideja shqiptare nė tė gjitha vendet - e Shqipėrisė Veriore” – theksonte  Spira Haxhķ Ristiq, nė raportin e datės 23 janarit 1910, drejtuar Konsullit serb nė Shkup[32][32].

Ndėrsa gazeta e serbet osmanli, “Vardari” i Shkupit, mė 24 janar 1910, nė mes tjerash shkruante se, - “Po flitet se edhe ēarqet qeveritare i kanė smirėn kėtij tė kreu shqiptar, por neve nuk na ėshtė e njohur se a e ka dorėzuar mandatin e deputetit” -pėrfundonte “Vardar”. Pėrkundrazi, siē e lajmėronin konsullin serb nė Shkup, me 24 janar 1910, Nexhib Dragės nuk ju thye morali dhe vazhdoi rrugėn pėr nė Veles dhe gjetkė, pėr tė thelluar agjitimin pėr alfabetin latin pėr gjuhėn shqipe[33][33]. Meqė, nė kėtė kohė, punonin shkolla private dhe shtetėrore nė tė cilat nė disa mėsohej alfabeti latin ndėrsa nė tė tjerat ai arab, “Nexhip be Draga u bė krah i fuqishėm pėr alfabetin latin nė tė gjitha shkollat” - njoftohej konsulli serb mė 27 janar 1910[34][34].

Agjitimi i qarqeve qeveritare  nė drejtim tė alfabetit latin vazhdonte edhe mė. Organizoheshin edhe mitingje tjera, nė tė cilat demaskoheshin aderuesit e alfabetit latin. Kėshtu, si njofton njeriu i nėnshkruar “Sabah”, mė 28 janar 1910, nė mitingun e Kaēanikut tė mbajtur diku nė mes tė datės 20 e 25 janar 1910 - “Nė kėtė miting ėshtė manifestuar mosbesim ndaj Nexhib Dragės, deputetit tė popullit pėr Shkup”[35][35].

Patrioti largpamės, Nexhib be Draga iu kundėrvu trimėrisht dhe me menēuri rrymės tė ithtarėve tė alfabetit arab pėr shqipen, duke e denoncuar si lėvizje tė dėmshme pėr ardhmėrinė e popullit shqiptar[36][36], kurse gazeta “Stamboul” e Stambollit, mė 31 janar 1910 do tė shkruaj: “Die u mbajt kėtu (nė Shkup) nji Kongres prej saa tė parė (tė) vendit shqyptarė muhamedan, tė cilet vendosnė tė pėrdorin alfabetin me letra harapēe pėr shkollat e Shqipėnisė. Ky vendim u votu prej nji shumicesh madhe njerzish. Atė alfabet qė vendosnė tė pėrdoroin kėta zotėrij ta main pėr vedi e asnji njeri se njeh as do ta njoh se di as do ta diin e t’tanė Shqipėnija ngrihet n’kamė tui than turp pėr kėta njerėz (po thomi njerzė per mos me thanė ndryshe).

Kongresit i Manastirit ėshtė kėtu i gjallė per me na diftue jo vetum neve por gjith botės, se nji tjetėr alfabet s’bajm kabullė pėrveq atii Toskė e Gegė, mysliman e t’krishtenė tė gjithė me nji zaa vendosnė per tė perdorue per gjuhen shqipe. T’gjith praa burra e graa, pleq  e tė rii do tė therasin mė nji zaa – Rrnoftė Shqipėrija!, Rrnoftė alfabeti shqiptarė, Rrnoftė Kongresi i Manastirit!”[37][37]

          Pas shumė pėrpjekjeve tė Hasan be Prishtinės dhe tė  Nexhib be Dragės gjuha shqipe u fut nė “Darul Maulim” (Shkolla Normale) tė Shkupit, nė “Idadinė” (gjimnazin) dhe nė Shkollėn Edukative “Meēteb-i- Edeb” tė Shkupit. Nė kėto shkolla shqipen e ligjėronin dy rilindėsit dhe publicistėt e shquar pejanė: Bedri Be Pejani dhe Salih Gjukė Dukagjini. “ Nė Shkup u vendos me msue giuhen shqype me shkroia t’veta” – do tė konstatojė “Bashkimi” i Shkodrės, mė 6 shkurt 1910[38][38]. Ministri i arsimit tė Turqisė, i provokuar dhe i nxitur nga propagandat e huaja dhe nga njė pjesė e ulemasė dhe krerėve islam fanatikė, me 23 janar 1910, lėshoi urdhėresėn qe “gjuha shqipe nė tė gjitha shkollat nė brendi tė Vilajetit tė jepet vetėm me shkronjat arabe”[39][39].

Kjo urdhėresė u dha, akoma, fuqi qarqeve reaksionare anti­sh­qiptare nė shumė vise tė vilajetit tė Kosovės. Mė 28 janar 1910 nė Kaēanik u organizua njė miting kundėr alfabetit latin dhe kundėr Nexhib be Dragės. Nė miting u kėrkua tė mbyllen tė gjitha shkollat shqipe ku mėsohej e shkruhen me Alfabetin latin[40][40]. Kurse vetėm pak ditė mė vonė, nga shkollat shqipe tė Gjilanit do tė ndoqėn dy mėsues tė mėsimit shqip[41][41].

Veprimtarėt e shquar, Nexhib be Draga dhe Hasan be Prishtina nė Vilajetin e Kosovės qėndruan mbi njė muaj, deri mė 24 shkurt 1910. Nė kėtė kohė, pa pushuar, propaganduan pėr shkollėn shqipe, pėr alfabetin latin kombėtar dhe sqaruan rrugėt e luftės pėr fitoren e lirisė mbi robėruesin shekullor dhe armiqtė e jashtėm tė Shqipėrisė. Gjatė kėsaj kohe i dėrguan nė Evropė rreth 40 aktivistė tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare me detyrė tė propagandonin pėr shkollėn shqipe dhe pėr alfabetin  kombėtar latin si dhe tė mblidhnin ndihma pėr shkollėn shqipe tė rrezikuar nga robėruesi osman shekullor dhe nga propagandat e huaja[42][42].

Pėr pėrpjekjet e kėtyre dy Burrave tė kombit tė pėrkrahur nga “njė tokė nga parėsia e Kosovės” nė luftėn parlamentare pėr mbrojtjen e alfabetit kombėtar dhe tė shkollės shqipe do tė shkruajė edhe “Flamuri” i Bostonit, mė 18 shkurt 1910. Si pėrgjigje mė e mirė e Hasan be Prishtinės dhe e  Nexhib be Dragės pėr qeverinė osmane- xhonturke dhe pėr qarqet antishqiptare ishte dėrgimi edhe i njė kontingjenti tė rinjsh kosovarė nė Normalen e Elbasnait. Korrespodenti i gazetės “Dielli” tė Bostonit, i nėnshkruar “Liridashėsi” do tė konstatojė: “Kėto ditė mė tė vlerėt, mė tė dėgjurarit dhe tė vetmit me moral nga deputetėt e Gegėnisė, Hasan Beu me Nexhib be Dragėn ndodhėn nė Ysqyp e nė Mitrovicė, nga shkaku i poshtėrsie qe mbjell Xhemieti pėr ta, duke i kallėzuar nėpėr zgjidhėsit e tyre si nėpėr terė popullin  shqiptar nė Gegėri  si reaksionarė dhe si pėr tė shitur  nė Austri e nė Kauristan”. Mė tytje, “Liridashėsi” i thėrriste lexuesit tė gėzohen pėr fatin qė populli kishte dy pėrfaqėsues si Hasanin dhe Nexhibin dhe u vinte nė pah se Hasani kishte shkruar se “hovi dhe koha e fanatikėve shkoi”, kurse “Nexhib Beu n’ anėn tjetėr, si gjigant, i mban krahun sivėllajt tė tij dhe rreth syresh, posi vala nė shembet, thyhet hovi dhe yryshi i fanatizmės, tė cilėn me aq dinakėri dhe pabesi e mbolli politika mykur xhonturke”[43][43].

          Korrespodenti i “Diellit”, duke pėrcjellė me kujdes veprimet e Nexhib be Dragės dhe tė Hasan be Prishtinės nė fushė tė arsimit shqip, nė njė kohė vėrtet tė trazuar, do tė konstatojė se “Nexhib be Draga dhe Hasan be Prishtina u kthyen nga udhėtimi qe kishin bėrė nė Shqipėri. Kryelartėt atdhetarė  e deftuen me tė teprė veten e tyre si mpronjės tė sė dreqtės  e tė burrėrisė. Ua pastė hua kombi shėrbimet dhe u lumtė! Nė shkollėn Normale vanė dhe 15 nxėnės tė tjerė nga Shkupi“[44][44]. Po kėshtu, gazeta “Shqypėja e Shqypėnis” e Sofjes mė 11 mars 1910, i njoftonte lexuesit se Hasan Prishtina dhe Nexhib Draga “me gjindjen e tynej ju kundėrshtuen  valiut” tė Kosovės, Mazhar Bedri Beut, ish shok veprimi i Nexhib be Dragės,  dhe kėrkuan nga Qeveria osmane- xhonturke qė atė ta tėrhiqte nga posti i Valisė sė Kosovės, me kėrcėnim se “do ngjajn ndryshe punėt”. Kėta dy patriotė tė devotshėm e hodhėn poshtė vendimin e valiut pėr ndalimin e shtypit shqip nė Vilajetin e Kosovės dhe kėrkuan kthimin e mėsimit tė gjuhės shqipe nė “Idadinė” e Shkupit dhe tė ligjėruesit tė saj, Salih Gjukė Dukagjinit[45][45].

Vėrtet, Kryengritja e Madhe e Kosovės, e vitit 1910, do tė bėhet njė pretekst i mirė pėr t’i mbyllur shkollat shqipe, klubet shqiptare, shtypin shqip dhe shtypshkronjat shqiptare. Kėshtu, deri nga mesi i vitit 1910, u mbyll edhe Klubi “Bashkimi” i Shkupit, planifikuesi dhe koordinatori i punės arsimore nė gjuhėn shqipe nė mbarė Kosovėn[46][46]. Por lufta e rreptė e parlamentarėve shqiptarė, ku shquhej edhe Nexhib Draga, do ta detyrojnė qeverinė xhonturke tė bėnte lėshime lidhur me shkollat shqipe dhe alfabetin kombėtar latin tė gjuhės shqipe. Nė muajin maj tė vitit 1911 e pėrtėriti aktivitetin nė mėnyrėn tė riorganizuar edhe Klubi Qendror “Bashkimi” i Stambollit nė krye me Abdyl be Ypin[47][47].  Pleqėsi tė kėtij klubi, midis tė tjerave, ishin: Gani be Frashėri, Myfid be Gjirokastra, Hasan be Prishtina, Nexhib be Draga dhe Sylejman pashė Kolonja. Nga tashti “Tė gjitha klubet nė Shqipėri do tė punojnė sipas programit qendror” tė “Bashkimit” tė Stambollit[48][48].

Roli i Nexhib be Dragės nė luftėn pėr alfabetin dhe shkollėn shqipe nė Kosovė e nė mjediset e tjera shqiptare ishte i madh dhe i nderuar. Veprimtari i ēėshtjes kombėtare shqiptare, Nexhib be Draga, luftėn pėr shkollė e shkrim shqip dhe pėr tėrėsinė e njėsisė etnokulturore e gjeopolitike tė Shqipėrisė nuk do ta ndėrpresė deri nė momentin kur do tė arrestohet nga ushtria serbe, pas shpėrthimit tė Luftės Ballkanike[49][49].

Nė muajt e parė tė vitit 1911, Partia “Bashkim e Progres” ra nga pushteti. Nė qeveri arriti partia “Hyrrijet-i Itilaf” (Liri e Marrveshtje), e cila i legalizoi alfabetin latin dhe shkollat shqipe. U hapėn shumė shkolla shqipe nė tė gjitha qendrat e Vilajetit tė Kosovės dhe nė Vilajetet tjera shqiptare, por, Liria nuk zgjati shumė. Vazhduan tė rreshtohen Kryengritjet e shqiptarėve, tė VMRO-istėve bullgarė, e tė  komitėve ēetnikė tė Serbisė, sa qė mė nė fund erdhi edhe Lufta e parė Ballkanike, pastaj edhe Lufta e Parė  Botėrore nė dėm tė Ēėshtjes shqiptare.

 

Politikan e pėrfaqėsues i denjė i popullit

 

“Dy shqypėtar tė shtrent vyejn sa dumbėdhet mijė vet!”

                                         “Shqypėja e Shqypėnis”

 

Veprimtari i Lėvizjes Kombėtare Shqiptare, Nexhib be Draga, ishte personaliteti i qetė, politikan pėr tė cilin mund tė thuhet se ecte shtigjeve tė politikės edhe ditėn me fener nė dorė. Ishte mendimtar pėrparimtar i arsyeshėm, as shumė i ftohtė as shumė i valė, as njė herė i manipuluar, nė ēdo kohė i pėrdorshėm pėr kryevendi, me fjalėt rrasapet, qė i zinin vend. Kishte shėndet tė ligė e ndoshta edhe kjo ndikoi qė fitoren ta mbėshteste nė fuqinė e fjalės dhe jo nė fuqinė e armės. Nuk ndodhte tė bėnte hapim tė gabuar. Nė takim tė parė me personalitete tė panjohura mirė, linte pėrshtypjen e njė zotėrie, tė njė njeriu tė salloneve tė fildishta, tė ahengjeve. Si tė tillė do ta pėrshkruaj edhe rilindėsi vullkanik, Josif Bageri – Rekasi, kryeredaktori dhe botuesi i organit “Shqypėja e Shqypėnis” tė Sofjės, nė takimin qė pati me Nexhibin sapo Josifi do tė nisėt nė fushėn e publicistikės kombėtare. Vėrtet, Nexhib be Draga duket se fillimisht ia pati frikėn Josif Bagerit, pasi ky punonte edhe jetonte nė njė shtet tė huaj, ku ushqeheshin aspirata politike gllabėruese ndaj Shqipėrisė. Ndaj, Nexhibi, si politikan i rryer, nuk iu shfaq hapur Bagerit, nuk iu shpėrpall nė takimin e parė, para se Ky ti jepte provat pėr besnikėri dhe tė qėndrueshmėri ndaj Atdheut - Shqipėrisė. Sė kėndejmi, Bageri arriti nė pėrfundim tė ngutshėm, se Draga nuk shpenzon pėr “ēėshtjen kombėtare” por pėr “nevoja tė xhonturqve”[50][50]. Edhe kėto janė dėshmi se publicisti Josif Bageri ishte ca i rrėmbyeshėm nė vlerėsimin e Nexhib be Dragės, i cili ēėshtjen kombėtare mė hapur do ti referohet pas Kryengritjes se vitit 1909, pėrkatėsisht pas shkretimeve tė komandantit xhonturk, Xhavit Pashės nė Kosovė. Nga tashti Nexhib be Draga, si njeri i penės qė ishte, i demaskoi, pėrmes shtypit turk, paudhėsitė e qeverisė turke dhe ekspeditėn ndėshkimore tė Xhavit Pashės nė Kosovė. Tė dhėnat burimore flasin saktėsisht se Nexhib be Draga e ndėrpreu bashkėpunimin me xhonturqit nga vjeshta e vitit 1909, pas njė takimi qe patėn pėrfaqėsuesit e Klubit “Bashkimi” tė Shkupit me pėrfaqėsuesit e Klubit tė Xhonturqeve (Ittihadxhinjė) tė Vilajetit tė Kosovės, tė cilėt u paraqitėn nė emėr tė qeverisė perandorake dhe tė Sulltanit. Takimi u mbajt nė shtėpinė e valiut tė Kosovės, pejanit Mazhar Beu, nė nėntor tė vitit 1909. Shkak pėr kėtė takim ishte pėrpjekja e dy komitėve serbė pėr  t’i lidhur pėr planet ekspansioniste serbe ndaj “Stara Sėrbisė” - Dardanisė antike, dy oficerė tė lartė tė ushtrisė osmane nė Shkup. Ky takim, sipas publicistit famėmadh, Bedri be Pejanit, i pranishėm nė takim, shėnoi njė pėrpjekje ndėr mė tė rėndėsishmet tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare pėr tė lidhur njė marrėveshje me qeverinė e Turqisė me interes jetėsor pėr Shqipėrinė dhe pėr Perandorinė Osmane - Turqinė. Palėn shqiptare e pėrfaqėsonte 11 anėtarė  tė Klubit  shqiptar “Bashkimit” tė Shkupit, kurse palėn turke 22 vetė - xhonturq ittihadxhinjė. Patriotėt: Nexhib be Draga, Bajram be  Curri, Bedri be Pejani e tė tjerė qartė e shėnuan fushėn pėr bashkėpunim shqiptaro-turk me interes tė pėrbashkėt pėr dy shtetet kombėtare, shqiptare e turke, qė do tė linden nė rrjedhė tė kohės. “Kjo konferencė ka nji randėsi krejt tė posaēme pėr dy arėsyena kryesore: 1. pse dėshtimi i saj i ka provokue 90% kryengritjet e Kosovės : 2. pse ajo na jepė dokumentin mė tė fortė mbi forcat e Shqinris nė Kosovė ahere e sot”[51][51].   

Mbėshtetur edhe nė tė dhėna tė tjera, burimore, mund tė konstatojmė se pėrfaqėsuesit shqiptarė tė Vilajetit tė Kosovės kėrkuan nga xhonturqit qė nė Shqipėri tė lejohej zbatimi i njė politike shtetėrore perandorake, e cila do tė pėrgatiste autonominė dhe pavarėsinė e Shqipėrisė, me ēka do tė evitohej rreziku nga copėtimi i Shqipėrisė etnike dhe i Turqisė etnike nga ana e shteteve ballkanike. Rusi dhe Fuqitė e Mėdha Evropiane. Mirėpo, kjo kėrkesė shqiptare u refuzua me kėrcėnim tė armėve nga valiu Mazhar Bedri Beu, i cili foli nė emėr tė Qeverisė Perandorake - turke: “Jemeni pėrban kambėt e Perandorisė Ottomane kurse Shqipnia kryet. Pasi na po derdhim kaq shumė gjak pėr ti mbrojtur kambėt, mereni me mend se me ēfarė theorije kishim pėr t’a mbrojtė kryet po kje se shtrengohemi”. Mė tutje, shqiptari besnik i osmanizmit, Mazhar Bredri Peja, gjithnjė nė emėr tė Stambollit, vuri nė spikamė se pėr ta thye rezistencėn autonomiste shqiptare qeveria turke ėshtė e gatshme tė vrasė e tė rrėnojė, e madje “nuk do ti pėrjashtojė nga litari as deputet e Shqipnis e as senatorėt prej gjakut shqiptarė”. Sipas valiut tė Shkupit, ushtria turke mund haste nė rezistencė vetėm nė Vilajetin e Kosovės, kurse pėr tri vilajetet e tjera tė Shqipėrisė: tė Shkodrės, tė Janinės dhe tė Manastirit “nuk ka nevojė me lodhė kryet as pesė minuta”- transmeton besnikėrisht madhori Bedri be Pejani[52][52].

Kėrcėnimet e renegatit Mazhar Bedri Beut, se Turqia do tė likuidonte me lak nė qafė tė gjithė deputetėt dhe senatorėt autonomistė tė Shqipėrisė, sikur i dha forcė edhe mė tė madhe Nexhib be Dragės qė tė mos i largohej, nga thembrat,  drenicasit Hasan be Prishtina nė luftėn parlamentare e politike tė gjithanshme nė terren. Koordinimi i mendimit politik tė kėtyre dy burrave kosovarė me vlerė e rendėsi tė madhe historike pėr kombin shqiptar, do tė shihet nė fushė tė mbrojtjes sė kryengritėsve dhe tė kėrkesave tė Kryengritjes sė Madhe tė vitit 1910. Nga tashti, organi i Rilindjes “Shqypėja e Shqypėnis”, e Josif Bagerit do ta vlerėsojė drejtė dhe meritueshėm rolin e Nexhib be Dragės nė Lėvizjen Kombėtare Shqiptare: “Dy shqypėtar tė shtrent vyejn sa dumbėdhet mijė vet!” – do tė konstatojė “Shqypėja e Shqypėnis”, mė 27 mars 1910. Mė tutje, vazhdonte: “Atėdhetaret e vlyet: Hasan bejė Prishtina dhe Nexhib bejė Draga, mjaft mir po mirren pėr shėndritjen e kombit shqypėtar, pėr tė cilėn jon gati edhe theror tė bashk me shokėt e vet dhe me gjith ata zgjedhėsit e tynej, cilėt patėn fatin e mirė pėr me zgjedh burra pėr nė mbledhit e kombit ottoman, pėr mburojėn tė vėrtet. Kėta dy deputetė tė vėrtet po mirren tani mjaft mirė pėr ēėshtjėn e udhės hekurit Tunė(Danub) - Adriatik, cila ēėshtje mjaft e intereson tonė kombit Shqypėtar, se fitohet njė gja, cila ngucėn interesat t’ona”[53][53].

Nė vazhdim, gazeta “Shqypėja e Shqypėnis”, duke folur pėr shkaqet e Kryengritjes sė Madhe tė Kosovė, tė vitet 1910, informonte opinionin se shkak pėr kryengritje u mor njė taksė e re pėr rabaxhinjtė qė kishin nevojė pėr tė hyrė nė qytete me qerre tė kuajve apo tė qeve. Kjo taksė quhej Oktroa dhe i prekte interesat e gjera te popullsisė fshatare tė cilėt pėr t’i shitur prodhimet e tyre patjetėr duhej tė hynin nė qytete. Sė kėndejmi, kėtė “taksė” e kundėrshtuan  “me pushkė nė dorė” qytetarėt dhe fshatarėt. Pėr ta shtypur kėtė rezistencė Sulltani e dėrgoi nė Kosovė Xhavid Pashėn. Gazeta e Josif Bagerit do tė shkruajė: Shpresojmė se “atėdhetarėt e vlyert, zotėnijt Hasan bejė dhe Nexhib bejė Draga me shokėt e tyne” – do ta pengojnė gjakderdhjen e re nė Kosovė[54][54].     

      Qėllimi i qeverisė perandorake xhonturke me kėtė taksė pėr rabaxhinjtė (karrocierėt) ishte tė shkatėrronte bazėn ekonomike tė familjeve shqiptare nė fshat, tė shkėpuste lidhjet e fshatit me tė qytetit, tė dobėsonte  ekonominė shqiptare nė pėrgjithėsi dhe nė kėtė mėnyrė tė bėnte tė pamundshme shpėrthimin  dhe fitoren e Kryengritjes shqiptare pėr autonominė-pavarėsinė e Shqipėrisė. Nė kėtė drejtim qeveria perandorake osmane - turke dhe komanda ushtarake ndėshkuese turke nė Kosovė bashkėvepronte hapur me qeverinė serbe dhe me diplomacinė dhe propagandat serbe antishqiptare. Sa pėr shembull tė pėrmendim, shkurtimisht , dy-tri tė dhėna burimore sekrete pėr atė kohė: Ministri i Punėve tė Jashtme tė Serbisė u shkroi dhe i udhėzoi konsujt e Serbisė nė “Turqi”, midis tė tjerash “...qė sa mė qartė tė manifestohet prania e popullit serb  nė viset ku ai kontestohet, tė kujdesemi qė nė vetė popullin tė organizohet lėvizja, e cila, do tė paraqitet me lutje dhe mė kėrkesa sa mė tė shpeshta drejtuar Hilmi Pashė dhe ndihmėsve tė tij – me pėrmbajtje dhe tė dokumentuara pėr nevoja tė ngjarjeve qė mund tė provokohen e nė tė cilat populli tė merr pjesė ne mėnyre legale“[55][55], kurse pėrfaqėsuesi i Serbisė nė Prishtinė, mė 22 qershor 1909, i shkruante qeverisė serbe se “ne tashti sipas dėshirės se Xhavid Pashės mund tė vėmė nė spikamė zullume tė mėdha tė cilat pėr ēdo ditė bėhen“[56][56].

Fjala ėshtė pėr planifikimin e fabrikimit tė zullumeve tė paqena, tė pa ndodhura, pėr njė propagandė tuko-serb komprometuese kundėr Lėvizjes Kombėtare Shqiptare. Deputeti i Shkupit, Nexhib be Draga dhe deputetet  e tjerė tė krahut demokratik nga radha e shqiptarėve, ishin nė dijeni tė plotė pėr kėtė lidhje dhe turko-serbe antishqiptare, ndaj u pėrpoqėn ta demaskonin edhe nė Parlamentin e Stambollit. Fjala e Nexhib be Dragės nė seancėn parlamentare tė datės 29 mars (11 prill) 1910, polemika e tij me Vezirin e lartė tė Turqisė dhe me deputetėt turq e tė tjerė shovinistė antishqiptarė lidhur me vrasjet, shkretimet dhe shkatėrrimin e bazės ekonomike shqiptare tė Kosovės nga ana e ushtrisė turke ndėshkuese nė krye me Xhavid Pashėn, do tė pėrsėritet nė parlamentin jugosllav, mė 20 mars 1924 nga ana e Ferat be Dragės, lidhur me interpelacionin e deputetėve shqiptarė pėrkitazi me Masakrėn nė Zagorth tė Pėrmalinės (Vushtrri), mė 10 shkurt 1924[57][57]. Veziri i lartė (kryeministri) i Turqisė erdhi nė Parlament pėr tu dhėnė pėrgjigje parlamentarėve shqiptarė nė pyetjen: “Cilat ishin shkaqet e trubullinavet tė Kosovės”? Nexhib be Draga ishte caktuar pėrfaqėsues i deputetėve shqiptarė nėnshkrues tė kėsaj pyetje - kėrkese. Diskutimin dhe pėrgjigjet nė replika tė Nexhib be Dragės i nxori nė dritė gazeta rilindėse “Tomori” i Elbasanit mė 10(13) prill 1910: “Nexhib be Draga nis fjalėn nga ana e deputetėve Shqiptarė qė patėn ndėnshkruar shkresėn e pyetjes, edhe thotė: ‘Qellimi i pyetjes s’onė nuk asht tjetėr veē se me kėrkuemun qi tė derdhet dritė mi shtetin[58][58] e punėvet nė Shqipėrie tė Sipėrme, dhe ja ē’dimė ne: Nė Ipek u-vra bindashi Ruzhdi beu dhe u-plagos Mytesarifi Ismail Haki beu (…)’, pse ata “leēin kanunin e Rrethimit pėr kėtė punė.

Nė Prishtinė prap, populli u pėrpoq me ushtėrin edhe kjo fort e fort vjen nga sundimi i-lik e nga sjellja despotike e ndėpunėsvet tė qeveries ungjiė. Ka disa kohė qi nė Shqipniė tė Sipėrme sundimi u ba tepėr i lik. Valijt nuk i zbatojnė nomet (ligjet) edhe populli e marrin me sy tė keq e e mundojnė. Kamė shumė shėmbėlla, tė cilat ia kam thėnė edhe Vazirit tė Math e nuk dua ta zgjas fjalėn kėtu.

Kėrkojmė pra qi tė hiqen kėta ndėnpunės, e mbasandej tė shkoqitet puna mirė si asht? Valijt zbatojnė parimin: Konstitucion domethėnėė Liriė veprimi e pa-pėrkufizueme. Valijt tanė janė tė gjithė nji shoqniė priesish tė cilėt nuk i zen barra e fajit: e nga ky shkak populli asht ngitun kundrė tyne. Shkak i vėrtetė i ngjarjeve tė Prishtinės asht ky: Vjet ushtria i ra Lumes ne tė cilėn nuk ndodheshin vetėm plaēkitės se ndodheshin edhe njerėz tė qetė tė cilėve nuk iu kursye si kurse e mani edhe nė Gillan.

           Sundimtaret nė vend qė tė ndjekin tė liqt munduan parėsien e ata qi s’trubullojnė gja. E kėshtu u vu nė zbatim nomi (ligji) i sersarivet kur Kėshilla e Shtetit nuk kish dhanė leje tė bahet kjo nė Kosovė. Pėrveē kėtyne nji  nga shkaqet qenė edhe pengesat e hyrjes (duhalia), tė peshimit. S’me bie ndėr ment se ē’farė ma tjetėr... “[59][59]

           Kėtu, nė konstatimin e Dragės se “S’me bie ndėr ment se ē’farė ma tjetėr...” ndėrhyri me tallje pėrfaqėsuesi i Bagdatit, Ismail Hakiu: “...pagesen e mjekravet…”?!?, tė cilit, si pėrflakė ia theu deputeti shqiptar, Myfit Beu: “...Mė vjen keq se luan nė nji kohė kur asht dyke u derdhun kaq gjak...!” Ndėrkaq, urtaku Nexhib be Draga, do tė vazhdojė: “...Kėshilla e Vilajetit nga shtrengimi i Valiut i njofti kėto pagesa tė cilat me as no nji vend tė shtetit nuk mbėshtillen. Vėndėsit nuk degjuan ti paguajnė, edhe nė Prizren, Prishtinė, Vulēiternė e gjetkė u-mbyllen tregtoret. Sundimtari i Prizrenit me urtėsinen e ti i ra prapa e nuk u-ba nonji punė e pafajshme. Ma tepėr s’di po vetėm di qi u derguan 50 grigje (taborre) ushtarėsh. Nuk ngulim kamė qi janė tė pa faj por asht e vėrtetė qi fajtorėt nuk janė ma se pesė pėr qind.

Kam besim tė plotė mė me qeverien, po mjerisht punėt vojtėn nė kėtė shkallė nga lajmet e pėrshtremnueme qi qen prej ndėpunėsish pa ndėrgjegje.

Vetėm nji gja due t’ju rekumandoj: Reformi tė bahet shkallė shkallė edhe jo vetėm ne Shqipėnie, po tė bahet edhe nė Kurdistan e nė Arbie. Nga kjo punė nuk besoj tė sjelli nonji dobie Kanuni i rrethimit (Nomi i serserivet), se ata qi banė trazimet do tė marrin malet, e gjinja e qetė do tė vuajė pėrfundimet’ e ti. Atė vetėm kam frikė. Po qysh duhet me baė. Propozoj qi tė vihet nji vali i rii mė ndėrgjegje tė mirė e vėzhgimet qi ndodhen sot, po me anė tė nji komisioni prej deputetesh, e ma nė fund tė mos kėrkohet nga nji popull i cili qė nga 400 vjet e tehu ka pas trashigumun nji farė lirie tė vihet pėr njė herė ndenė urdhnimet e nji qytetėrimi tė verbtė. Unė i laj duartė”[60][60].

Diskutimin e Nexhib Dragės e mbėshtetėn edhe disa deputet shqiptarė. Hasan be Prishtina “foli ngjashėm” me Nexhib be Dragėn, dhe “me gjithė protestimet e Mahmut Shefqet Pashės e tė Talat Beut, e quajti Xhavid Pashėn tė egėr e si bisha” -  do tė konstatojė “Tomorri” i datės 10 (23) prill 1910. Kundėr dhunės se komandantit Xhavid Pasha nė Kosovė u ngrit edhe Ismail Qemali be Vlora, kurse Myfid Be Janina (Lybohova) do ta quaj Xhavitin gjakpirės, vrasės, ujk. Kundėr kėtyre “epiteteve” pėr Xhavid Pashėn u ngrit xhaonturku shovinist antishqiptar, Talat Beu, por Myfid Beu ia priti flakė pėr flakė: “Nė i ardhtė randė Xhavid Pashės le tė mė therrasi nė dyluftim. Jam gati ta qa” – vinte nė spikamė “Tomori” i datės 23 prill 1910. Gati njė vit mė vonė, pikėrisht mė 3 mars 1911, njė kėrkesė tė tillė, pėr dyluftim do ta shtrojė edhe Hasan be Prishtina, nė mbrojtje tė Ismail Qemal Vlorės, i sulmuar fizikisht nė parlamentin osman nga deputeti i Serezit (Maqedoni), xhonturku antishqiptar, Dervish Beu[61][61].

Me fjalimin e Nexhib be Dragės nė parlamentin e Turqisė mė 11 prill 1910 u mor edhe gazeta “Bashkimi” e Shkodrės, mė 24 prill 1910. Ajo konstatonte se “N’t’mbledhun t’Hanės 11 Prill Nexhib Draga beu thotė se t’mytunit e komandarit Ruzhdi bey nuk janė t’nollunat e Pejes t’varrumit e Ismail Haki begut mytesarif e t’mytunit e komandantit Ruzhdi Bey nuk jan t’nolluna aq me randsii saa me vue idare ulfijen (shtetrrethim)”. Dhe mė tutje do tė konstatojė se Fuad Pasha i Prishtinės nė Parlament shtroi kėrkesėn: Tė “mos derdhet gjaku nė Kosovė!”, kurse “Hasan beu i Prishtinės thotė se shkaku i ktyne t’nollunave asht t’prumit e keq t’Xhavid Pashės kur e shtypi Lumen”[62][62].

Qėndrimi kaq burrėror dhe patriotik i Nexhib be Dragės, si shtyllė e mendimit politik shqiptar parlamentar, do tė vihet nė thumb tė qarqeve antishqiptare serbe e xhonturke. Dhe, kur kėto qarqe nuk do t’ia dalin qė Nexhib be Dragėn ta lidhnin pėr interesa tė tyre, do ta akuzojnė se “ėshtė” anėtar tė Komitetit “Ballkan” tė Londrės, qė kishte pėr qėllim realizimin e Federatės sė Shteteve Ballkanike etnike, ku do tė hynte edhe Maqedonia dhe Shqipėria si autonomi nė gjirin e Turqisė federaliste ballkanike. Kjo federatė do tė ishte nėn mbikėqyrjen e Anglisė dhe tė Rusisė[63][63]. Gazeta “Politika” e Beogradit, madje, pėr ta kompromentuar Nexhib be Dragėn para popullit shqiptar dhe para Portės sė Lartė do tė shkruajė se “njė vėlla i Nexhib Dragės ėshtė duke punuar me Austrin “(fjala ishte pėr Ferat be Dragėn, mė vonė famėmadh- M.P.), kurse vetė Nexhibi bėnė pjesė “nė komisionin pėr bashkiminn e shteteve ballkanike”, se ėshtė “tradhtar dhe spiun i Vjenės” etj[64][64].

Politikani madhor i kombit shqiptar, Nexhib be Draga gjatė korrikut dhe gushtit tė vitit 1911 qėndroi nė Vjenė. Diplomati serb Zhivojin Ballukxhiq tė kontaktonte me Dragėn dhe tė mėsonte diēka pėr pėrmbajtjen e angazhimeve tė Nexhibit nė Vjenė. Diplomati shqiptar i vuri nė dije pėrfaqėsuesit serb se nė pranverėn e ardhshme do tė organizohet njė lėvizje masive e shqiptarėve me synimin kryesor: “realizimin e tė  drejtave dhe barazisė kombėtare pėr tė gjitha kombėsitė e Perandorisė Osmane” dhe konstatoi se “shqiptarėt i mbanė shpresa se do tė gėzojnė simpatinė e popujve tė tjerė tė shtypur...” [65][65]

Disa tė dhėna flasin se Nexhib be Draga dhe Hasan be Prishtina, aty nga fundi i vitit 1911, e formuan nė Komitet tė fshahtė pėr ēlirimin e Shqipėrisė. Shihet se kėta burra kishin iniciuar fillet e punės se Komitetit pėr Shpėtimin Kombėtar. Kjo ishte arritur nė fillim tė tetorit 1911, nė njė takim nė Shkup, mė 8 tetor 1911, me deputetet dhe shumė personalitete shqiptare[66][66]. Gazeta “Shkupi”, e 9 tetorit 1911, e zuri ngoje kėtė “Kuvend” shqiptar, ku morėn pjesė personalitete tė shquara: Danish be Prishtina (Vali nė Selanik), Bajram be Curri (kolonel i xhandarmėrisė nė Shkup) , Nexhib be Draga e Hasan be Prishtina (deputetė nė parlamentin e Stambollit), e tė tjerė tė cilėt “tepėr jon mar me punat’ e atdheut  me njė kėshillim tė vendit”[67][67].

Konsulli austriak nė Shkup e pėrcolli me kujdes lėvizjen e pėrfaqėsuesve shqiptarė tė Vilajetit tė Kosovės, kurse pėr “Kuvendin e Shkupit” mėsoi me vonesė. Ai, vetėm mė 4 nėntor 1911, arriti ta informonte kryekonsullin austriak nė Stamboll, se nė Shkup ėshtė mbajtur njė Kongres shqiptar nėn drejtimin e Hasan be Prishtinės dhe tė Nexhib be Dragės. Ky diplomat do tė konstatojė se “sipas shenjave qė dukėn, nė pranverėn e ardhshme do tė kemi pėrsėri trazira nė Shqipėri. Kėtė radhė do tė jetė Kosova fusha e ngjarjeve” dhe vinte nė spikamė se “deputetėt Nexhib Draga dhe Hasan Beu kanė marrė iniciativėn qė tė thėrrasin njė Kongres tė shqiptarėve, i cili u mblodh nė Shkup, dhe ku ēdo qytet shqiptar i Kosovės dėrgoi nga dy pėrfaqėsues. Nė kėtė Kongres deputetet e viseve tė Kosovės kanė kėrkuar tė vendoset autonomia e Shqipėrisė”[68][68].

Konsullit austriak mė tutje, do tė konstatojė se vendimet e kėtij Kongresi shqiptar ishin sekret pėr opinionin, kurse Nexhib be Draga dhe Hasan be Prishtina, me pėlqimin paraprak tė Kongresit, i dėrguan telegram Vezirit tė Madh dhe Ministrit tė Luftės, mė tė cilin kėrkonin leje pėr armatimin e popullsisė dhe pėr formimin e batalioneve qė edhe Shqipėria tė mos pėrjetonte fatin e Tripolit, tė pushuar mė 29 shtator 1911 nga ana e Italisė[69][69].

Tė dhėnat e tjera flasin se Hasan be Prishtina me kėtė takim tė krerėve shqiptarė realizoi kėrkesėn e Kongresit tė Dytė tė Manastirit (1-2 prill 1910) - pėr thirrjen e Kongresit Shqiptar tė Janinės tė zėnė ngoje nė vendimet e Kongresit tė Elbasanit (2 shtator 1909), por edhe tė shestonte mundėsitė pėr organizimin e kryengritjes gjithėshqiptare pėr sigurimin e Pavarėsisė sė Shqipėrisė. Ka dėshmi burimore se Hasan be Prishtina kishte fituar besimin se shumica e personaliteteve drejtuese tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare dhe veēanėrisht ata tė Kosovės, duke pėrfshirė edhe urtakun Nexhib be Draga, ishin pėr paraqitjen e njė qėndrimi shqiptar mė radikal kundėr Turqisė. Pėr kėtė qėllim Hasan be Prishtina nė seancėn parlamentare tė datės 11 janarit 1912, i vuri nė dije Portės se Lartė dhe Sulltanit se, nėse nuk pranohen kėrkesat shqiptare tė formuluara gjatė kryengritjeve te shpeshta, populli do tė ngritėt nė kėmbė, do tė shpėrthejė revolucioni, Flamurin e tė cilit do ta merrte “nė dorė” vetė Prishtina. Kjo, nė fakti, ishte shpallje e luftės Turqisė nga ana e Shqipėrisė[70][70].

Vendosmėria e Hasan be Prishtinės i gėzoi parlamentarėt shqiptarė, e veēanėrisht madhorin Ismail Qemal Vlorėn, i cili mė 12 janar 1912 u bė prijatar i “Komplotit tė Taksimit”, ku u vendos pėr ngritjen e Kryengritjes sė Pėrgjithshme shqiptare pėr Lirinė e Shqipėrisė. Pa asnjė ditė vonesė, Hasan be Prishtina i hyri pėrgatitjes sė Kryengritjes gjithėshqiptare, duke menduar edhe nė mbėshtetjen e Nexhib be Dragės, i cili siē u tha edhe mė parė, ishte nen vėshtrim tė vazhdueshėm tė propagandės serbe e turke antishqiptare. Mė 18 janar 1912 Sulltani e shpėrndau Parlamentin dhe shpalli zgjedhje tė reja. Nė fillim tė shkurtit 1912 Hasan Prishtinėn dhe Nexhip Dragėn, me disa deputetė e personalitete tė tjera shqiptare i shohim nė Shkup, nė bisedime me “Komitetin Xhonturk”, pėr lejimin e kandidimit pėr deputet tė shqiptarėve tė shkolluar dhe tė dijshėm, kurse xhonturqit preferonin krerė e bajraktarė shqiptarė injorantė. Tani do tė pėrpiqen tė viheshin  nė bashkėpunim me “Ligėn Demokratike Serbe”, por serbėt mbanin anėn e xhonturqve[71][71]. Sė fundi do t’i drejtohen “qėndresė ekzarhiste” bullgare pėr aleancė opozitare pėr zgjedhjet parlamentare, por kapuskse. Diplomacia serbe e pėrcillte aktivitetin e  Hasanit dhe tė Nexhibit, si hije dhe e minonte atė aktivitet[72][72]. Mė 23 prill 1912, konsulli serb nė Shkup  Hasanin dhe Nexhibin i quante “nacionalistė shqiptarė” informonte MPJ nė Beograd se pushteti turk po i pėrcillte nė vijimėsi[73][73], kurse  konsulli serb nė Prishtinė, Millojeviq, mė 25 prill 1912, e informonte MPJ, Milovanoviqin se Hasan Prishtina dhe Nexhib Draga “janė kundėrshtarė tė mėdhenj tė xhonturqve, shovinistė dhe austrofilė. Janė shumė tė pasur dhe ushtrojnė ndikim tė madh nė popull”[74][74].

Meqė atdhetari i shquar, Nexhib be Draga, vazhdonte ta kishte hendikep shėndetin e ligė, ia kishte frikėn burgosjes. Mirėpo, qė ta lironte nga ankth i frikės, drenicasi vushtrrias, qė nuk dinte pėr frikėn dhe pasojat, Hasan be Prishtina me menēuri do “ta largojė” Nexhibin nga “pjesėmarrja” direkt nė Kryengritje. “Ky zotni m’a pat dhanė fialen si tierėt: Nji ditė mė vjen Selim Fanda e mė thotė: “Nexhib begu mė ndeshi te Ura e Gurit (nė Skup) e mė tha: ‘A po shef Selim aga se policėt po duen me mė xanė!” -  do tė konstatojė, mė vonė, Hasan be Prishtina nė kujtimet e tij[75][75].

Hasan be Prishtina e kuptonte shkakun e frikės qė manifestoi Nexhibi, por e dinte edhe rėndėsinė e tij ta kishte pranė vetės, nė popull. U ngut dhe e gjeti Nexhibin, nxori nė njė kafene tė Shkupit dhe nė bisedė e sipėr, me njė ton “ankimi” i tha se: “...na dėshtoi ēėshtja e kryengritjes...”!, ndaj atė duhet tė pėrgatisim nė njė kohė tjetėr. “Me ket dredhi i dhashė fund tutes sė Nexhib begut”, shkroi Hasani[76][76].

Nė anėn tjetėr, Hasan be Prishtina vepronte me shpejtėsi nė organizimin e Kryengritjes sipas Betimit nė Taksim, i mbėshtetur kryesisht nė vendlindjen stėrgjyshore. Vėrtet, sapo i kreu pėrgatitjet pėr ta shpallė Kryengritjen, mė 5 maj 1912, korrierin e vetė, Ahmet Delinė e Prekazit[77][77] e dėrgoi nė Mitrovicė, tė Nexhib be Draga. Nė ftesėn pėr pjesėmarrje nė luftė, i shkroi: “Krejt kosovasit e unė ngrehem flamurin e Kryengritjes kundra turqve tė rij. Nė kioftė se nuk dishroni me u da prej popullit tė Kosovės, ky njeri  ka pėr detyrė me ju pri deri nė vend ku gjindem unė e shokėt e mij”[78][78].

Kjo ishte njė moment i rėndė pėr veprimtarin e Lėvizjes Kombėtare Shqiptare, Nexhib be Dragėn, ndaj me nguti e pyeti Ahmet Delinė: “...Ku asht Hasan begu...?”por mori pėrgjigje shumė tė shkurtėr, pa orientim tė qartė: “Nuk dij. Nuk  kam kohė pėr me folė shumė e me ndigjue shumė. Nė patshit menden me ardhė, jam i gatshėm me ju pri”. ‘Jam i smuet. Nuk mundem me ardhė – ia ka kėthye Nexhib Begu” – do tė konstatojė Hasan be  Prishtina[79][79].

Dhe, pėr hir tė realitetit historik edhe njėherė duhet tė rikonstatojmė: Nexhib be Draga, me shėndetin e ligė nuk mund tė merrte malin, nuk mund tė zotėronte pushkėn, ishte i njeri i penės, mjeshtėr i politikės. Mirėpo, vlerat e tij, autoriteti i tij si hije do ta shoqėrojnė Kryengritėsin luftarak, Hasan be Prishtinėn nė Kryengritjen e Pėrgjithshme tė Kosovės (5 maj - 18 gusht 1912).  Vėrtet, pas Kuvendit tė Junikut (21-25 maj 1912), ndonėse Nexhib be Draga nuk ishte fizikisht nė vijimėsi nė Shtabin e Kryengritjes pranė Hasanit, nė tė gjitha kėrkesat dhe dokumentet mė tė rėndėsishme pėr opinionin, krahas emrit tė vetė Hasan be Prishtina e vinte emrin e Nexhib be Dragės. Kėshtu qe opinioni turk dhe ai botėror nuk mund ta kuptonin faktin se Nexhibi nuk  ishte fizikisht nė radhėt e Shtabit Drejtues tė Kryengritjes, nuk e dinin se Ai ishte nė “arrati”, i fshehur diku, ku nuk mund ta gjenin miqtė as armiqtė. Hasan be Prishtina e bėri kėtė trik politik tė suksesshėm pėr shumė shkaqe politike e strategjike.

E para, kishte pėr qellim qė Nexhib be Dragėn ta komprometonte para organeve qeveritare turke kurse para popullit ta tregonte si udhėheqės, pasi Ai kishte autoritet veēanėrisht nė Verilindje tė Shqipėrisė, nė Kosovė, nė Maqedoni dhe nė Sanxhak. E dyta, Nexhibi ishte i biri i Ali pashė Dragės me merita kombėtare gjatė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit (1878-1881). Edhe Nexhibi kishte lidhje me qarqet e ndryshme politike nė Turqi dhe nė Ballkan, dhe veēanėrisht kishte miq nė Bosnjė-Hercegovinė, me ēka dėshirohej tė pėrfitohej kujdesi i Austro-Hungarisė. Dėshirohej tė arrihej edhe pėrkrahja e qarqeve qė u pėrkisnin federalistėve tė Komitetit “Ballkan” dhe tė Lėvizjes punėtore tė organizatės “Vėllezėrit e kuq”. Anėtarė i kėtyre dy asociacioneve ballkanike, e mė gjerė, ishte Ferat be Draga, vėlla i Nexhibit[80][80]. Hasani e dinte se Nexhibi ka pėr t’u mbyllur dhe kurrė nuk do ta demantojė se, “nuk i pėrket” Lėvizjes Kombėtare Shqiptare, se nuk do tė shfaqet  i “leēitur” nga populli dhe nė kėtė mėnyrė do tė pėrfitojė kryengritje dhe ēėshtja shqiptare[81][81]. Vėrtet, Nexhibi me vėllanė e lanė Mitrovicėn mė 18 maj 1912 dhe shkuan nė drejtim tė panjohur[82][82]. Mirėpo, konsulli serb nė Prishtinė, mė 20 maj 1912, e informonte Kryeministrin dhe MPJ tė Serbisė se Nexhib be Draga mori pjesė njė Takimin e udhėheqėsve tė kryengritjes nė Kullėn e Ahmet Delisė nė Prekaz, ku ishte edhe Isa Boletini[83][83].

Sė kėndejmi, Nexhib be Draga heshti ndaj “kurthit” strategjik tė Hasan be Prishtinės, dhe me veprimtari diplomatike u bė krah i fuqishėm i Hasan be Prishtinės, jo vetėm i solidarizuar por edhe nėnshkrues i dokumenteve dhe i kėrkesave qė dolėn nga pena e Hasan Prishtinės. “Po qe edhe e vėrtetė qė nė mesin e shqiptarėve tė Kosovės gjendet Hasan Beu nga Prishtina dhe Nexhib Draga nga Shkupi, se me Basri Beun ėshtė nė lidhje Prenk Doda, tė cilin turqit vitin e kaluar e bėnė pasha, atėherė s’do mend se pėrballemi me ēėshtjen shqiptare serioze” - i shkruante konsulli serb nė Manastir, mė 25 maj 1912, MPJ tė Serbisė[84][84]. Mė 3 qershor 1912, konsulli serb nė Prishtinė e informonte Kryeministrin dhe MPJ tė Serbisė se “sipas tė dhėnave tė sigurta qė kam nė dorė, nė Kėshillimin e Junikut” mori pjesė edhe Nexhib be Draga[85][85].

Krerėt e kryengritjes nga Juniku kalojnė nė Isniq. Aty tashti nuk e kemi Nexhib be Dragėn[86][86]. Nga mesi i qershorit dhe nė fillim tė korrikut 1912, dy herė radhazi, Nexhib be Dragėn e shohim nė Beograd, duke u pėrpjekur pėr sigurimin e armėve dhe pėr pėrfitimin e pėrkrahjes diplomatike tė Serbisė nė mbėshtetje tė Kryengritjes shqiptare nėn udhėheqjen e Hasan be Prishtinės[87][87].

Veprimtari i shquar i ēėshtjes shqiptare, Nexhib be Draga do ti bashkohet Hasan be Prishtinės nė Shtabin e Kryengritjes vetėm pas marrjes sė Prishtinės (21 korrik), pėrkatėsisht tė Shkupit (8 gusht 1912), nė njė periudhė delikate pėr kurorėzimin e fitoreve tė kryengritjes dhe pėr pėrpjekjet e Hasan be Prishtinės pėr t’ i ruajtur frytet e fitores. Pėr vlerat intelektuale dhe virtytet shqiptare, politike e patriotike tė Nexhib Dragės nė Lėvizjen Kombėtare Shqiptare tė fillimshekullit XX, fliste vlerėsim i serbit Gligorije Bozhoviq pėr Hasan be Prishtinėn, i shkruar mė 8 gusht 1912, pėr nevojat e konsullit serb nė Shkup: “Hasan Beu mund tė interpretohet mė sė zorshmi. Tė nxirret si njeri i Austrisė apo i Anglisė, ėshtė pothuajse e kotė. Ai ėshtė njeri i shkolluar, shovinist tej mase dhe sė toku me Nexhib Dragėn i vetmi qė ndjen nė vete dhe predikon qė ėshtė shqiptar nė kuptimin e mirėfilltė tė fjalės. Ky njeri ėndėrron nė fshehtėsi pavarėsinė shqiptare...”[88][88]

I tillė ishte edhe Nexhib be Draga. Ndonėse fizikisht i dėrrmuar, karakteri i Nexhib be Dragės nuk i lejoi tė pėrballej me mallkimin e popullit: ”Po kini dishir e t’mos jeni mallku pei atyneve qi do vin mas ne; dhe t’turpnohemi pei atyne qi na lan kėt emėn e nder e cila quhet Shqipni, pa lodhėn t’punojm pėr dritėn e emnit t’Shqipnis”[89][89]. Me fjalė tė tjera, Nexhib be Draga, me shėndet delikat, i sėmur, nuk mundi tė ndahej nga ata 25300 luftėtarėt qė morėn pjesė ne ēlirimin  e Vilajetit tė Kosovės, me luftimet triumfale midis 5 majit-18 gushtit 1912[90][90].

Kryengritėsit shqiptarė tė Kosovės u “demobilizuan” me kėrkesė tė Hasan be Prishtinės, me arsyetim se Qeveria Osmane -Turqia i ka pranuar “14 kėrkesa tė kryengritjes”. Mirėpo, shkaku ishte tjetėr dhe pikėrisht i natyrės sė dobėsive shqiptare pėr tu organizuar. Vilajetet e tjera tė Shqipėrisė tė thuash, pos disa manovrimeve tė krerėve, e tė pak vetave, nuk bėn gjė. Besėlidhėsit e Taksimit mė 12 janar 1912, nė krye me Ismail Qemal Vlorėn, Esat pashė Toptanin e tė tjerė nuk i plotėsuan premtimet dhe Betimin. Kryengritja zbuloi edhe disa dobėsi tė krerėve popullor tė Kosovės, tė Mirditės e tė Maqedonisė. U pa se shumė prej tyre kishin rėnė nė merimangėn e propagandave ballkanike antishqiptare, andaj u shtrua pėr detyrė qė ata tė nxirreshin nga rrethi udhėheqės me rastin e njė kryengritje qė duhej tė pėrgatitej mė mirė dhe plotėsisht gjithėshqiptare[91][91].

Tė dhėnat flasin se nga tashti Nexhib be Draga as fizikisht nuk do ti ndahet Hasan be Prishtinės. Po kėshtu edhe Hasan be Prishtina nga tashti edhe mė me menēuri do ta pėrdorė autoritetin e Nexhibit, duke e nxjerrė emrin dhe rėndėsinė e tij, publikisht, para dhe mbi vetėn. Rusia cariste e pėrcolli nga brenda Lėvizjen Kombėtare Shqiptare me anė tė bashkėpunėtorėve tė Serbisė, tė Malit tė Zi, tė Greqisė dhe tė Bullgarisė nga radha e krerėve me ndikim nė popullsinė fshatare e qytetare shqiptare. Meqė kėta krerė shqiptarė ishin tė njohur pėr Hasan be Prishtinėn, Nexhib be Draga, Bedri be Pejani, Salih Gjukė Dukagjinin, Rexhep Mitrovicėn e tė tjerė, do tė lihen anash nė dush:e tė pėrgatitjeve tė kryengritjes sė re. Ky ishte njėri ndėr  shkaqet kryesore qė Rusia tė urdhėrojė marrėveshjen e shpejtė tė shteteve ballkanike (Serbisė, Bullgarisė, Malit tė Zi dhe Greqisė) dhe sulmin kundėr Turqisė, pėrkatėsisht kundėr Shqipėrisė. E para nė luftė kundėr Shqipėrisė hyri Mali i Zi, mė 29 shtator 1912, kurse me 18 tetor 1912, Serbia. Katėr ditė para se Serbia tė shkelte tė tokėn shqiptare nė Merdar, para mė 14 tetor 1912 , Hasan  be Prishtina e ftoi njė takim urgjent tė  Organizatės Shqiptare “Dora e Zezė” tė Sofjes dhe tė “Komitetit tė Shpėtimit Kombėtar”  nė krye tė tė cilit ishte vetė. Takimi u mbajt nė Shkup, nė shtėpinė e patriotit tė shquar Salih Gjukė Dukagjinit (1876-1925). Ky kuvend shqyrtoi vetėm njė pikė: “Turqia ka pėr ta humbė luftėn. Pra, si tė shpėtohet Shqipėria?”[92][92]

               Nė kėtė takim ishin tė pranishėm kryesisht intelektualė dhe Bajram Curri si kolonel i xhandarmėrisė sė Shkupit. Fjalėn kryesore, kėtu, e pati patrioti Nexhib be Draga, njeri i mendimit politik tė qartė. Ai propozoi qė nė emėr tė kombit shqiptar tu dėrgohet pėrfaqėsuesve tė Fuqive tė Mėdha Evropiane njė shpallje me tė cilėn do ti  dilej zot tėrėsisė sė Shqipėrisė, se do tė mbrohet nga copėtimi i dhunshėm ēdo pėllėmbe e tokės shqiptare, duke larė me gjak. Kuvendi i Shkupit e artikuloi kėrkesėn e ngutshme pėr thirrjen e njė Kuvendi Gjithėshqiptar, i cili do ta merrte nė duart e veta fatin e atdheut, tė Shqipėrisė Etnike dhe historike[93][93].

Mė datėn 16 tetor 1912, Komiteti “Shpėtimi” i Shkupit dhe Organizata “Dora e Zezė” e Sofjes iu drejtua Fuqive tė Mėdha Evropiane me njė komunikatė, nė tė cilėn, pėrpos tė tjerash, saktėsonin: “Shqipnia i ka kapė armet jo pėr me forcue dominacionin e Turqisė nder Ballkan, por pėr me i dalė zot tanėsisė toksore e liris se Shqipnis. Pra, qysh prej sodit po ju deklarojmė se sido qė tė jet fati i armėve, shqiptarėt nuk kan me pranue prej katėr Vilajeteve veē  se njė formė politike e njė formė sundimi” –pavarėsinė kombėtare  tė Shqipėrisė Etnike[94][94].

Realizimi i kėsaj kėrkese do tė arrihet nė rrethana lufte nė Kuvendin e Vlorės, mė 28 Nėntor 1912, tė pėrgatitur nga Salih Gjukė Dukagjini, Bedri be Pejani, Rexhep be Mitrovica, Mustafė Merlika-Kruja, Dom Nikollė Kaēorri, Mithat Frashėri e tė tjerė. Tre tė parėt ishin pjesėmarrės tė Kuvendit tė Shkupi tė 14-16 tetorit 1912, i cili realisht e shpalli pavarėsinė e Shqipėrisė para se Turqia tė pranonte luftėn mbrojtėse kundėr aleatėve ballkanikė sulmues nė tokat shekullore tė Perandorisė Osmane. Aleatėt ballkanikė korrėn fitore tė shpejta mbi ushtrinė turke dhe rezistencėn shqiptare tė paorganizuar. Shkaqet ishin tė shumta por mė kryesoret janė: Ushtria turke ishte e dobėsuar, e lodhur, nga lufta me shqiptarėt dhe e dyta shqiptarėt nė kėtė moment ishin pėrpos tė rraskapitur nė luftėra tė gjata kundėr Turqisė, edhe tė dezorientuar, pa udhėheqės tė denjė pėr ta bashkuar popullin. E treta, nuk pati koka esėll pėr ti bashkuar forcat gjithėshqiptare me ato gjithosmane kundėr armikut tė pėrbashkėt. E katėrta, krerėt popullor, bejlerėt dhe kapedanėt e lagjes sė Sokol Bacės, Marka Gjonit, Riza Kryeziut, Isė Boletinit, Din Arifit, Muhaut Begollit, Hasan Hysenit, Shani Llaushės, Ramadan Shabanit, Idiz Seferit e tė tjerėve, nuk qėndruan nė krye tė detyrės historike ndaj atdheut. Nė mėnyrė tė organizuar ushtrive aleate u bėnė rezistencė vetėm repartet vullnetare tė Hasan Prishinės tė komanduara nga i biri i axhės sė tij, patrioti Xhemajl be Sylejman pashė Berisha[95][95].

 

Pėrfaqėsues legjitim i popullit

nė rrethana tė luftės

 

“Dhe, para sė gjithash, ruhuni nga mallkimi i historisė

  dhe mos e harroni atė kur tė jepni mendimin tuaj!”

                                                    Hasan be Prishtina

 

Pas shtruarjes sė Termopilės shqiptare (pa Leonidėn)  nė Merdar, mė 22 tetor 1912 u pushtua Prishtina, kurse me 26 tetor  u pushtua qendra administrative e Vilajetit tė Kosovės, Shkupi. Ploja nė Merdar ishte njė kasaphane qė nuk e kishte pėrjetuar Ballkani mė parė. Mė se dy mijė shqiptarė u masakruan mė gjyle topi. Analitikėt e luftėrave ballkanike mund tė shohin se Serbia mė shumė hodhi gjyle topi nė Merdar se sa nė tėrė luftėn qė bėri mė 1912 kundėr “Turqisė” nė trojet shqiptare. Edhe nė Lumė do tė bėhet rezistencė heroike, por me vonesė, pasi qė armiku i kishte marrė tė gjitha pikat strategjike. Gjakova, Peja e Mirdita robėruesin serb e presin si “ēlirimtar”!?! Ėshtė fjala pėr bejlerėt e kapedanėt e lagjes sė Kryezive, Mahmutbegollėve e tė Markagjonėve. Viset e tjera tė Shqipėrisė as qė mund ta prisnin me armė pushtuesin, pasi atje udhėheqėsja kishte dėshtuar qysh nė periudhėn e Kryengritjes Kombėtare tė 5 majit – 18 gushtit 1912. Sė kėndejmi, shteti i “Shqipėrisė”, i dizajnuar nė Londėr, mė 1913, ėshtė produkt i politikės sė Fuqive tė Mėdha Evropiane dhe i Rusisė, ėshtė dhunė ndėrkombėtare ndaj kombit shqiptar tė copėtuar me dhunė, njėsoj si edhe “Pavarėsia e Kosovės” - shtet unmikistan ahtisaarian[96][96]. Vjena dhe   Roma me shtetin “Shqipėri” ku pėrfshiheshin mė pak se 1/3 tė tokave shqiptare etnike tė para Kongresit tė Berlinit (1878), vetėm sa arritėn tė guronin “njė fushė tė kalit” nė lojėn e shahut pėr interesat e tyre shtetėrore strategjike. Dėmi mė i madh pėr ēėshtjen shqiptare ishte sė shteti i “Shqipėrisė londineze” u formua atje ku nuk ishte Djepi i kombit shqiptar dhe as Piemonti i integrimeve tė gjymtyrėve tė njėsisė etnokulturore e gjeopolitike tė Shqipėrisė[97][97]. Sė kėndejmi, ajo “Shqipėri” kurrė nuk ia doli ta luante rolin e mirėfilltė tė shtetit amė, as tė Piemontit pėr ribashkimin e kombit dhe tė atdheut shqiptar tė copėtuar me dhunė ndėrkombėtare!?![98][98]

 Kėshtu, pas pushtimit tė Dardanisė antike, d.m.th. tė Djepit tė Shqipėrisė historike tė rilindur pas Skėnderbeut, viset e sotme tė shtetit Shqipėri, po tė mos dilnin pengesė interesat Vjenė-Romė dhe forcat e ushtrisė osmane nėn komandėn e Hasan Riza Pashės nė Shkodėr, do tė pushtoheshin pa shti asnjė plumb. Mė 1 nėntor 1912 ushtria serbe nė Shkup e rrethinė i “kapėn” 11-12 personalitete shqiptare, midis tė cilėve edhe bashkėvepruesit e Serbisė kundėr regjimit osman-turke nė Kosovės - Idris Seferin me tė birin, Kasumin (nė kujtesėn e popullit njihet si Qazim-i). Njė dokument tė proveniencės serbe tė datės 24 nėntor (7dhjetor) 1912 figuron se nė Kalanė e Kalemegdanit nė Beograd ishin tė izoluar 14 personalitete shqiptare, midis tė tė cilėve tre deputetė tė parlamentit osman-turk: Hasan be Prishtina, Nexhib be Draga dhe hoxha Said Idriz Efendi Shkupi[99][99]. Nė kėtė listė, emri i Nexhib be Dragės ėshtė i pari, i shėnuar si Mehmed Nexhib bey, kurse emri i Hasanit ėshtė evidencuar si: Hasan bey Vlēitrin. Nė dokument thuhej se disa prej tyre janė marrė nė shtėpia, pėr ti mbajtur tė izoluar nja “njė muaj”, kurse disave u kanė thėnė se i po i dėrgonin nė Beograd pėr ti “lėnė tė lirė” tė dalin nė Evropė. Tė dhėnat flasin se nė kėtė kategori ishin Hasan be Prishtina dhe Nexhib be Draga dhe se Hasan be Prishtina me dy shokėt deputet nė Parlamentin Osman (Nexhibin e Saidin) nuk ishin arrestuar mė 1 nėntor 1912, gjashtė ditė pas pushtimit tė Shkupit[100][100].

Nga materialet e seancės parlamentare tė Turqisė, tė datės 15 nėntor 1328, pėrkatėsisht 28 nėntor 1912, shihet qarė e dokumentueshėm se Hasan Prishtina ishte nė Stamboll, nė seancėn parlamentare plotė 27 shatė ditė pas “kapjes“ sė atyre 11-12 personaliteteve tė tjera. Me Hasanin nė Stamboll duhej parė edhe deputetėt e Shkupit: Nexhib be Dragėn dhe Said Efendinė. Hasan be Prishtina foli nė parlamentin osman, nė Stamboll, mu nė ditėn kur u ngrit Flamuri kombėtar nė Vlorė, nė Ditėn e Pavarėsisė sė Shqipėrisė Etnike. Kėrkesat e Hasan Prishtinės nė kėtė seancė parlamentare janė kėrkesa historike. Ai i bėri thirrje Qeverisė dhe Ushtrisė perandorake osmane-turke tė mbronin Shqipėrinė. Hasani ia bėri me dije Parlamentit se lajmet qė vinė nga Shqipėria flasin qartė se “ato vende qė po mbetėn me tė vėrtetė nėn zjarrin e zullumit dhe tė despotizmit po zhduken...”[101][101]

Sė kėndejmi, meqė Nexhib be Draga nuk mund tė mos ishte nė seancėn parlamentare tė Stambollit mė 28 nėntor 1912, si edhe Said Efendi Shkupi, del se kėta tre burra (Hasani, Nexhibi e Said kanė mundur tė kapen dhe tė dėrgohen nė Kalemegdan tė Beogradit nė fillim tė dhjetorit 1912, pra, aty para datės 24 nėntor (7dhjetor) 1912 kur saktėsohet se nė Kalemegdan janė tė izoluar 14 shqiptarė “me autoritet”. Sipas njė dokumenti tė datės 27 nėntor(10 dhjetor) 1912, Nexhib be Draga, Hasan be Prishina dhe Said Efendi Shkupi, pra tė tre deputetėt, ishin tė vendosur veē nga tė tjerėt dhe konsideroheshin si mė tė rrezikshėm, kurse njė dokument tjetėr, krahas Hasanit e Nexhibit tė rrezikshėm e tregon edhe Qemal Beun e Shkupit, udhėheqės i Kryengritjes sė vitit 1912, nėn udhėheqjen e Hasan be Prishtinės. Ėshtė pėr t’u vu nė spikamė fakti se policia  beogradase dhe Ministria e punėve tė brendshme e Serbisė Nexhib be Dragėn e vinte nėn numrin NJĖ tė listave kur i pėrmendnin tė burgosurit nė Kalemegdan. Ndaj tė Burgosurve u sollėn butė, por kurrė nuk ua dhanė shtypin dhe ua ndėrprenė tė gjitha burimet e informacionit. Ky ishte dėnimi mė i madh pėr ta, ēka shihet nga ankesat e tyre me shkrim.

Me arrestimin dhe burgosjen e Hasan Prishtinės dhe tė Nexhib be Dragės u mor edhe shtypi rilindės. Gazeta “Liria e Shqipėrisė” e datės 22 korrik 1913 do tė konstatojė: “Ēudija ėshtė se Hasan beu me Nexhib beunė ishin nisur prej Shkupit tė tė lihen tė lirė tė dalin jashtė Serbisė, po nė Beligrad i ndaluan dhe i mbajtėn sit ė dyshimtė!”[102][102]. Kjo e dhėnė me gjasė mbėshtetej nė informatėn e Hasanit dhe tė Nexhibit, pas lirimit tė tyre, mė 23 prill 1912[103][103]. Edhe kjo e dhėnė sikur flet se Hasani dhe Nexhibi ishin nė Stamboll nė kohėn kur u arrestuan krerėt e tjerė. Vlen tė konstatohet fakti se tė dhėnat historiografike se Hasani e Nexhibi u kapėn nė afėrsi tė Shkupit, nė njė mbledhje elektorale, janė tė mbėshtetura nė njė koncept pėr njė artikull memorial tė Mustafė Merlika-Krujės, tė shkruar italisht, pas vrasjes sė Hasan be Prishtinės (mė gusht 1933 nė Selanik). Nė kėtė koncept, midis tė tjerave, thuhej: “Lufta ballkanike e hasi Hasan beun nė tubimin elektoral nė afėrsi tė kufirit tė vjetėr serb”[104][104]. Dihet se aso kohe, kur tokat shqiptare po kalleshin nga soldateska serbe, greke, bullgare e malaziase, kur Perandoria Osmane po i jetonte ditėt mė tė vėshtira tė ekzistimit, nuk mund tė kishte, as ka pasur kurrfarė zgjedhjesh.

Kėtu nuk ėshtė tepėr tė konstatohet se ekziston njė e dhėnė qė flet pėr pėrpjekjen e Hasan be  Prishinės, me disa shokė, pėr tė ikur nga burgu i Kalemegdanit, mė 25 janar 1913. Me kėtė grup ishte edhe Nexhib be Draga. Pas kėsaj pėrpjekjeje pėr ikje, do tė batohet ndaj tyre njė regjim edhe mė i rreptė. Nė burg u majtėn deri nė ditėn kur Esad pashė Toptani ia dorėzoi Shkodrėn Malit tė Zi, mė 10(23) prill 1913. I lėshuan tė gjallė me shpresė sedo t’i pėrdornin nė Kosovė dhe gjetkė nė viset shqiptare “pėr qetėsimin e masave” nė dobi tė pushtuesve serbo-malazias. Megjithatė, organet policore dhe ushtarake nė tokat e pushtuara morėn direktiva tė qeverive dhe tė ministrive qė t’i pėrcilleshin dhe ēdo lėvizje e tyre tė mbahej nė nishan. Mirėpo, me t’ua hapur derėn e burgut, Hasan be Prishtina mori drejtimin e Evropės sė bashku me shtatė shokė. Midis tyre ishte edhe Nexhib be Draga. Nė Vjenė, pėrkatėsisht nė Trieste kėta do tė takohen me Ismail Qemal Vlorėn, qė me delegacionin e Qeverisė sė Vlorės po kthehej nga Londra. Nė Vlorė arritėn, sė bashku, mė 16 Korrik 1913[105][105].

Derisa Hasan be Prishtina do tė ndalet nė Vlorė, pėr ta dhėnė kontributin e tij pranė Qeverisė sė Pėrkohshme tė Ismail Qemal Vlorės, Nexhib be Draga u kthye nė vendlindje, nė Mitrovicė. I vėllai mė i ri i Nexhibit, Hajdin Draga, ishte nė Vlorė nga koha e Shpalljes sė Pavarėsisė sė Shqipėrisė dhe atje ndihmonte konsolidimin e sigurisė sė shtetit shqiptar. Edhe ky fakt bėri qė lėvizjet e Nexhibit nė Mitrovicė tė ndiqeshin, pa nda, nga agjentėt serbė policor dhe ushtarak. Ndaj, Urtaku patriot, Nexhibi, tė thuash se u mbyll nė shtėpi, bėnte vetėm disa lėvizje tė domosdoshme pėr jetėn fizike tė tij. Me fjalė tė tjera, jetoi njė jetė tė burgut shtėpiak, e kjo i ndikoi nė shėndet negativisht. Nė rrethana tė tilla e priti Luftėn e Parė Botėrore dhe pushtimin austro-hungarez tė Mitrovicės me rrethina.

Nė periudhėn e Luftės sė Parė Botėrore vėllezėrve Draga – Nexhibit dhe Feratit nuk iu dha ndonjė post mė rėndėsi nė administrimin e Mitrovicės dhe tė rrethinės. Ata kryen punė nė shėrbimet komunale. Shkak pėr kėtė ishte e dhėnė se Nexhibi ne sytė e disave shqiptarėve shikohej si njė  “mbrojtės i serbėve” nė periudhėn e kryengritjeve shqiptare kundėr Turqisė, kurse Ferati trajtohej si anėtar i Komitetit “Ballkan”, si ithtar i konfederatės tė shteteve etnike ballkanike, gjė qė shkonte kundėr interesave pushtuese austro-hungareze[106][106]. Mirėpo, qėndrimi injorues i Vjenės ndaj Nexhib be Dragės pati si pasojė pozitive riafrimin e Tij ndaj Hasan be Prishtinės, tė sapo kthyer nė vendlindje, nė Vushtrri. Sė bashku, Hasni dhe Nexhibi, e formuan Organizatėn arsimore-kulturore “Bashkimi”, me seli nė Mitrovicė. Kjo organizatė Brenda vetės kishte “Komitetin e fshehtė pėr ēlirimin e Shqipėrisė Etnike” nė krye me Hasan be Prishtinėn. Organizata “Bashkimi”, gjithnjė nėn devizėn - “pėr arsim e kulturė”, krijoi degė nė shumė qytete tė Kosovės dhe tė Maqedonisė, pra nė Dardaninė antike dhe, nė njėfarė dore ishte pėrtėritje e Klubit “Bashkimi” tė Shkupit, tė viteve tė Hyrrietit (1908-1912. Nexhib be Draga, Dervish Mitrovica, Rexhep Mitrovica, Shaban Efendija (Gashi), madej Mehemet Sezai - Shehu, Sheh Isaku e tė tjerė nė zonėn Mitrovicė - Vushtrriė - Prishtinė,  dhanė kontribut tė madh nė zhvillimin e shkollės shqipe kombėtare nė terrenin qė e mbulonte Organizata “Bashkimi”.

Mirėpo, kėtu duhet tė vihet nė spikamė edhe fakti se Nexhib be Draga sa vinte dhe e lėshonte shėndeti. Nga muaji maj 1918, madje, ishte i shtrirė nė shtrat. Sipas disa tė dhėnave, nė trupin e tij, nė shpin, iu paraqitėn disa rritje - tumor (maligue), tė cilat i shkaktonin dhimbje tė mėdha. Nė fillim tė  muajit qershor tė vitit 1918, Nexhib be Dragėn e shohim tė shtrirė nė njė spital tė Vjenės, ku iu shtrua njė operacioni, i cili do t’ia mundėsojė tė jetojė edhe pėr tri vjet tė plota. Gazeta “Vėllazėnija”, mė 8 qershor 1918, do ti informojė lexuesit se “mė 5 qershor Prof. baron Eiselsberg, bani nji operacion nė shpinė nė Santorium Löw Nexhib bėj Dragės, e si po marrim vesht, operacjoni i paska shkue shumė mirė. Po e pėrgėzojmė me gjithė zemėr atdhetarin e flaktė tė Kosovės e po i dėshrojmė shėndet  e jetė tė gjatė!”[107][107].

Shėrimi i Nexhib be Dragės nuk ishte as i lehtė dhe as i shpejtė, kurse mungesa e Tij nė Mitrovicė ndihej nė tėrė Kosovėn e mė gjerė. Gazeta “Vėllazėnija e datės 17 korrik 1918, i informonte miqtė dhe dashamirėt e Nexhibit se “po u banė me ditė atdhetarve t’onė tė Kosovės tė cilėt treguan nė kėto ditė nji interese tė gjallė pėr shėndet tė Nexhib Bej Dragės, se ky burrė i famshem i Kosovės po shėndoshet…!”[108][108]

Ripushtimi i Kosovės nga ushtria franceze e serbe nga shtatori i vitit 1918, Nexhib be Dragėn e gjeti nė Kosovė, por prapė me shėndet tė raskapitur. Mirėpo, pėrkushtimi pėr liri dhe atdhe sikur i jepte forcė pėr tė rezistuar. Porsa filloi organizimi i partive politike nė Shtetit Serbo-kroato-Slloven – Jugosllavia Versajase, Nexhib be Draga i tuboi rreth vetės shumė veprimtarė tė Organizatės “Bashkimi” tė vitit 1915-1918 dhe i udhėzoi t’i hynin organizimit tė njė partie politike shqiptare. Meqė organizimi partiak shqiptar ishte i ndaluar dhe vepėr politike e dėnueshme, kėrkoi nga bashkėmendimtarėt patriotė tė fillonin njė organizatė me emėr arab “Xhemjet”. Realist ky ishte emri i Organizatės “Bashkimi”, sepse xhemajet (ar) do tė thotė bashkėsi, bashkim.

Disa veprimtarė tė Organizatės “Bashkimi” i viteve tė Luftės sė Dytė Botėrore me seli nė Mitrovicė tashti tė pėrqendruar nė vise tė Shqipėrisė londineze, mė 7 nėntor 1918, nė Shkodėr e ngritėn “Komitetin e Mbrojtjes Kombėtare tė Kosovės”, nėn kryesinė e Hoxhė Kadri Prishtinės dhe me anėtarėt mė aktivė: Hajdin Dragėn, Ibrahim Gjakovėn, Halim be Gostivarin, Salih Gjukėn, Halim be Tetovėn, Rexhep Mitrovicėn, Bedri be Pejanin, Bajram be e Hysni Currin, e tė tjerė. Prapa, si shtyllė, u qėndronte Hasan be Prishtina, i paepur nė luftėn pėr tėrėsinė dhe lirinė e Shqipėrisė deri ku arrinte gjuha shqipe. Organizata “Xhemjeti” e Nexhib be Dragės duhej ta realizonte legalisht njė pjesė tė programit politik tė Komitetit tė Mbrojtjes Kombėtare tė Kosovės, pėrkatėsisht tė Programit Politik tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, pėr njė front tė pėrbashkėt ekzistencial tė shqiptarėve dhe tė elementit mysliman tė Sanxhakut e tė Maqedonisė pėrballė planeve gllabėruese serbomėdha.

Mbledhja themeluese e “Xhemjetit”, si Organizatė politike e Myslimanėve pėr tė ashtuquajturėn “Serbinė Jugore”, u mbajt nė Gushtin e vitit 1919 nė Sallėn e filmit afėr Urės sė Gurit, nė Shkup. Nė themelimin e saj, pėrpos Nexhib be Dragės, rol madhor pati shqiptari zemėrluan, Ferat be Draga. Realisht, Ky ishte aktivisti dhe veprimtari mė i shquar i “Xhemjetit”, e nė njėfarė dore ishte organizatori dhe drejtuesi i kuvendit themelues, pasi i vėllai, Nexhibi, me shėndet tė ligė,  nuk kishte aftėsi, as forcė fizike tė pėrballonte punė tė rėnda organizative. Nexhibi urtak pėr Feratin trim dhe energjik atomik, ishte drita qė e udhėhiqte shtigjeve plotė rreziqe. Pėrpos Ferat be Dragės rol tė rėndėsishėm nė ngritjen e “Xhemjetit” lozi Kenan Zija i Manastirit, Sheh Mehmeti -  Sezai dhe  Nazim Gafurri, tė Prishtinės, Shaban ef. Mustafa i Mitovicės, Aēif Bluta i Tregut tė Ri, e tė tjerė. Nė njė dokument tė proveniencės sė UDB-es, diku tė pas vitit 1948, midis tė tjerash, thuhej: “Nexhib (Draga) ishte njėri ndėr personalitetet mė tė popullarizuara tė Kosovės dhe Dukagjinit. Pas Luftės sė Parė Botėrore, Nexhibi e ka formuar organizatėn “Xhemjet” ( qė do tė thotė Bashkėsi). Nexhib Draga me organizatėn “Xhemjet” ka pasur pėr qėllim kryesor qė Kosovėn e Dukagjinin, Maqedoninė dhe Sanxhakun t’ia bashkojė Shqipėrisė. Nexhibi para Pashiqit e ka paraqitur kėtė organizatė kinse ka qėllim t’i mbronte qytetarėt shqiptarė. Mė 1920 Pashiqi zyrtarisht lejoi punėn e kėsaj organizate, me qėllim tė siguronte shumicėn e deputetėve nė parlament dhe qė pėrmes Nexhibit t’i lidhte shqiptarėt pėr vete. Xhamjeti ka pasur 14 deputet tė cilėt e mbėshtetnin Pashiqin dhe politikėn e tij nė parlament d.m.th., Partitė radikale. Mė 1920 nė Kongresin e Shkupit, kur u formua Xhemjeti, Nexhibi u zgjodh pėr kryetar. Me 1921 Nexhibi u sėmur dhe vdiq nė Vjenė. Pėr kryetar tė Xhemjetit u emėrua Ferat be Draga…”, i cili shquhej nga Nexhibi jo me kulturė dhe dije, por me guxim dhe vetiniciativė politike dhe tė veprimit[109][109].

Nga fillimi i vitit 1921 Nexhib be Draga prapė do tė sėmurėt rėndė. Tashti tumoret (maligue) iu paraqitėn nė fyt dhe ia vėshtirėsuan frymėmarrjen. Meqė nuk i lejohej shėrimi urgjent, pėr pak kohė bėri shumė keq. Pas njė vonese prej 25 ditėsh nga dita kur kėrkoi lejen tė shkonte nė Vjenė pėr shėrim, qeveria e Pashiqit i mundėsoi daljen nga shteti, por tashti ishte shumė vonė. Operacioni nė njė spital tė Vjenės nuk ia pėrmirėsoi gjendjen. Kėshtu, me mallin pėr lirinė e atdheut tė robėruar, mė 18 maj 1921 e pėrfundoi jetėn tė cilėn e jetoi burrėrisht nė shėrbim tė Atdheut. Vdiq i rrethuar nga studentėt shqiptarė qė studionin nė Universitetet e Austrisė dhe u pėrcoll me nderime tė mėdha pėr varrim nė varret e vendlindjes, nė Mitrovicė.

 

In memoriami – kurorė dafinash

 

        Gjurmuesit tė historisė sė popullit shqiptar tė periudhės sė Rilindjes dhe tė Pavarėsisė sė Shqipėrisė i bije tė lexojė In memoriame pėr personalitetet mė rėndėsi tė historisė shqiptare, por njė In memoriam si tė gazetės “Dialėria” tė Shoqėrisė Studentore Shqiptare “ALBANIA tė Vjenės kushtuar Nexhib be Dragės, i shkruar nga kryetari e shoqėrisė, Gjon Basho – ėshtė midis tė tė rrallėve. Vėrtet, thėnia e popullit se: “Trimit tė mirė i duhet edhe kėngėtari i mirė!”, ka gjetur materializim tė shkėlqyeshėm nė kėtė In memoriam[110][110]. Sė kėndejmi, po e sjellim kėtu pa asnjė shkurtim nė funksion tė pėrmbylljes dhe si provė pėr konstatimet tona pėr rolin e Nexhib be Dragės nė Lėvizjen Kombėtare Shqiptare 1908-1921:    

                           “Nexhib Draga

 Mė 18 Maj 1921 Shqiptarėt, qė gjenden nė Vienė u tronditėn prej lajmit tė hidhur tė vdekjes sė bashkatdhetarit  tė dėgjuar Nexhib Dragės. Ata tė cilėt kishin patur rasėn t’e njohin Nexhib Dragėn mund tė ēmojn plotėsisht madhėsinė e mierimit qė takoi familjen e tė ndyerit veēanėrisht edhe Shqiptarėt pėrgjithėsisht. Vetijat e tij dhe dija, i ipnjin Nexhib Dragės njė vend tė shėnuar nė sėrėn e burrave t’ėnė tė zgjedhurė. Lindur nė Mitrovicė 1868, absolvoi shkollėn e mesme dhe Mylqie-shahaneėn nė Stamboll, qė nė tė cilėn kohė fillon edhe  puna e ‘tij nė jetėn shoqėrore e politike. Ėshtė njė fatkeqėsiė pėr kombin t’ėn tė humbė njė personalitet si Nexhib Dragėn nė moshėn e burrėniės, pa mundur tė pėrfitojė nė menyrėn e duhur prej punės, prej energiės sė ‘tij. Njė sėmundė e rreptė, (njė struma moligue, tumor nė gushė) shvilloi njė ritje aq progressive, sa pengimet prej 25 ditėsh pėr lejėn pėr tė ardhur nė Vienė, qė i bėri bashkatdhetarit t’ėn Qeveria sėrbe, bėnė edhe ē’do ndihmė miekėsore tė kotė.

Njė shumcė e madhe Shqiptarėsh edhe miqsh tė tierė tė ketushmė pėrcuall burrin e pėrmendur nė rrugėn e fundit me nderimet, qė i meritonjin.

Mbi varrin e tė ndyerit kryetari i Shoqėriės “Albania” Z. Gjon Basho, shfaqi piesėmarrjen nė humnjen e hidhurė me kėto fialė[111][111]:

“Nė qarkullimin e paqėndrueshėm tė lindjes e tė vdekjes ndahet sot prej nesh njė nga mbartėsėt e shtuėsėt e nderit shqiptar, mjė typ i thiesht arbėror, njė representant i vėrtet i racės s’onė i pajuar me virtutat mė karakteristike tė sajė, Nexhib Bej Draga trimi, i menshmi Nexhib Bej Draga shtylla e fortė e kaqė tradicionėsh tė dashurė, mproitja dhe ngushėllimi i kaq Shqiptarėve ne kohėra tė ngushta, Nexhib Bej Draga u da prej nesh pas njė lėngate tė shkurtėr tė nji sėmundjeje tė reptė, nė luftimin e sė cilės pėrpiekjetė e shkėncės duall tė kota.

Nė zijė tė pėrzembėrtė e nė tronditje pėr humbjen e hidhurė i ēojn sot pėrshėndetjetė e dunditė, familja, miqtė e afėrtė edhe njė tufė dielmoshash shqiptarė, burrit, atit, vėllajt, mikut tė vyer, bashkatdhetarit tė pėrmendur, Nexhib Bej Dragės.

 Dahen pėr gjithmonė prej trupit tė tij, po kuitimi i nji personaliteti, i nji burri tė shquar, do mbetet njė trashėgim vazhduės, si kujtim ne njė burrė, qė mund tė thotė me tė drejtė tė plotė pėr veten e vet se nuk rroiti kot, po deften njė energiė nė jetėn, e cila mund tė merret si shėmbėll prej tė tierėve.

         Besniku i tokės, ku kishtė lėė! Kosovė e ngratė, sikur nuk ishin mjfat mierimet qė tė shkakėton tyrania e huajė; ashpėrsia e fatit t’ėnd shtohet me humbjen e nji burri, si Nexhib Be Draga, nė njė kohė, kur energia, fuqia e tij ishte mė e nevojshme pėr ty! Kush e ndiente me thellė, kujt i gjakosėshe zemra mė tepėr, kur armiku shekullor i racės s’onė vazhdon systematikisht shuarjen e farės shqiptare prej Kosove, kush e sillte para sysh mė qėruar nevojėn e fillimit tė luftės mprojtėse kontra sulmave tė egra tė armikut? Kush mė i pari? Nexhib Be Draga.

Dhembja e madhe e shkakėtuar prej mierimit tė madh tė Kosovės, nga incasioni i huaj, ishte shkruar nė fytyrėn  e Nexhib Bej Dragės; Nexhib Be Draga, i cili para vietesh me logjikėn e tij tė fortė shvillonte plane tė qėruarė mbi kohėn e ardhėshme mbi lumtėriėn e atdheut, ishte bėrė nė kohėrat e fundit mė serioz, mė i heshtur; shuplakat e fatit qė kanosnė Kosvėn lanė vulėn e ‘tyre mbi fisionomiėn e ‘tij. Po ay me gjith tė nuk ishte i dėshpėruar, nuk e kishte humbur equilibrin, po duke u mfshtetur nė drejtėsiėn e ēeshtjes s’onė kombėtare tė shenjtė, duke u mfeshtetur nė fuqiėn e pa epurė, nė tenacitetin e racės shqiptare, kishte besim tė plotė nė triumfin e tė drejtave tė sajė; rezikun e madh, zgjedhėn e rėndė tė huajė, probėn e tmershme, qė plasi mbi Kosovėn pa pritur e pa pandehur, e mbajta burrėnisht, duke u pregatitur me hapė tė ngadalshmė po tė sigurtė pėr ditėn e madhe, tė bashkimit tė gjith Shqiptarėve.

Nexhib  Be, neve nuk e bėjmė as njė illusion pėr goditjen e rėndė tė fatit me vdekjen e’ ėnde tė pa priturė; tė thyer nga dhembjet para qivuėrit t’at siellim ndėr mėnd humbjen e madhe, qė na gjan me vdekjen e nji nga udhėheqėsėt t’ėnė tė gardės sė parė si tij. Humbja jote vė Shqiptarėt e Shqipėriės se lirė, si domos ata tė Kosovės shumėvuajtėsė para njė probe tė fortė durimi. Trupi yt kėthehet prapė nė krahėt e mėmės naturė, po kujtimi yt i mbetet njė trashgim i gjithnjėjshėm dialėriės shqiptare, e cila duke pasur ty, virtutat e tua si shėmbėll, forcohet nė luftėn e ashpėrė tė realizimit tė idealit kombėtar, tė idealit t’ėnd, tė bashkimit tė gjith Shqiptarėve. Shkove me zemėr tė zhuritirė se le Kosovėn nden zgjedhėn mė tė tmershme qė mund tė bėhet. Po fli qetė, Nexhib Be! Gjith Shqiptarėt do vazhdojn reptėsisht nė luftėn pėr realizimin e idealit tė shenjt.

Fli qetė Nexhib be!

“Dialeria”, e cila me vdekjen e Nexhib Dragės humb njė nga pėrkrahėsit e sajė tė fortė i shfaq familjes tė sė ndyerit ngushėllimet e perzemėrtė” - pėrfundonte gazeta studentore “Dialeria”[112][112].

 

Vazhduesi konsekuent i veprės sė Nexhibit

 

            “Mjerė ai nxėnės qė nuk ia kalon mėsuesit tė tij...”!

                                Leonardo Da Vinēi

 

Rrallė nė histori mund tė gjendet vazhduesi i denjė i njė aktiviteti politik historik, siē ndodhi me vazhduesin e aktivitetit politik tė Nexhib be Dragės. Ishte ky i vėllai i tij, Ferat be Draga, rilindės, politikan, luftėtar i paepur i ēėshtjes shqiptare, hero kombėtar dhe baba i martirėve: Selajdin e Ali Dragės.

Veprimtari i Lėvizjes Kombėtare Shqiptare, Ferat be Draga studimet i mbaroi nė Stamboll dhe i fliste mirė gjuhėt: turke, gjermane e serbishte, kurse mė dobėt italishten dhe frėngjishten. Ishte intelektual i shquar pėr kohėn, shumė inteligjent. Aktivitetin politik kombėtar e filloi nė moshėn e rinisė, dhe pikėrisht nė fille tė Lidhjes Shqiptare “Besa –Besėn” tė Pejės. Konstatimit tė vet para sekretarit tė konsullatės sė Serbisė nė Prishtinė, mė 20 dhjetor 1898: “Mashtrohen tė gjithė ata qė thonė se kėtu nė Shqipėri, nuk ka agjitacion sidomos agjitacion shqiptar. Ka zotėrinj, ka edhe atė me tė madhe. Ne qėndrojmė nė lidhje me komitetet shqiptare qė veprojnė jashtė, dhe do t’i ndihmojmė me armė nė dorė, po qe se ndryshe nuk ėshtė e mundur, qė ideja e tyre dhe e jona e pėrbashkėt tė realizohet” – i qėndroi besnik deri nė frymėn e fundit. Demokrat nacionalēlirimtar i paepur.

Vėrtet, Ferat be Draga ishte mė shumė se krah i djathtė i tė vėllait, Nexhibit, nė pėrpjekjet pėr shkollėn shqipe dhe pėr alfabetin latin pėr gjuhėn shqipe, nė fillim tė shekullit XX, mandej nė lėmenj tė politikės dhe tė diplomacisė deri nė Luftėn e Parė botėrore. Mė 1915 ndihmoi Hasan Prishtinėn nė ngritjen e Organizatės legale kulturore e arsimore “Bashkimi” tė Mitrovicės dhe brenda saj “Komitetin e Kosovės”, organizėm politik e ushtarak ilegal pėr ēlirimin e tokave shqiptare nga pushtuesit austro-hungarezė e bullgarė dhe ribashkimin e Shqipėrisė Etnike nėn flamurin e ngritur nė Vlorė, mė 28 nėntor 1912.

Mė 1919 Ferat be Draga  ndihmoi  Nexhibin nė ngritjen e organizatės politike legale “Xhemiet”. Kjo ishte Organizatė politike kombėtare shqiptare  e veshur me petkun fetar islam, mundėsi e vetme pėr organizimin politik shqiptar legal jashtė partive politike serbe. Nė anėn tjetėr, pėrmes tė vėllait, Hajdinit nė Shkodėr,  mbante lidhje veprimi ilegal me Komitetin “Mbrojtja Kombėtare e Kosovės”. Me 1920 pėrfaqėsoi “Xhemietin” nė kontaktet me qeverinė e Nikollė Pashiqit nė Beograd.

Falė Ferat be Dragės nė zgjedhjet komunale dhe parlamentare tė kėtij viti, Xhemieti korri fitore tė mira. Mė 1921 vdiq Nexhib Draga dhe udhėheqjen e “Xhemietit” e mori, edhe zyrtarisht, Ferati. E bashkoi aktivitetin politik me partitė politike boshnjake e kroate dhe me qarqet demokratike. Beogradi planifikoi likuidimin e tij dhe tė bashkėveprimtarėve, ndaj Ferat be Draga kėrkoi azil nė  Vjenė. Mungesa e tij nė Kosovė do tė shfrytėzohet pėr transformimin e  “Xhemietit”, qartė parti kombėtare shqiptare, nė “Organizata e Komunitetit Mysliman tė Serbisė Jugore”. Nė udhėheqėsin e kėtij organizmi politik Beogradi, kėtu e tutje, do tė infiltrojė disa personalitete sanxhakase, boshnjake, turke, gorane, torbeshe e shqiptare lojalė  ndaj pushtetit qendror.

Nga fillimi i vitit 1923 Ferat be Dragėn prapė e shohim nė Kosovė, nė krye tė forcave liridashėse shqiptare tė bashkuara si “Xhemiet” (Bashkim). Kjo organizatė edhe krahas kėrcėnimeve fizike ndaj personaliteteve, korri suksese tė mėdha nė zgjedhjet parlamentare (shkurt 1923) dhe komunale (gusht 1923). Nė zgjedhjet parlamentare “Organizata Kombėtare Shqiptare e Kosovės” - Xhemieti, i fitoi 14 vende nė Parlamentin e Jugosllavisė, kurse gjatė zgjedhjeve komunale xhandarėt vranė shtatė dhe plagosėn njėzeteshtatė krerė popullorė tė Kosovės. Midis tė sulmuarve fizikisht ishte edhe Ferat be Draga.

Denoncimi qė Draga i bėri qeverisė nė parlament, nė tetor 1923, pėr dhunėn mbi shqiptarėt nė zgjedhjet komunale tė vitit 1923, do tė shėrbejė si platformė e mendimit politik kombėtar tė Lėvizjes sė Rezistencė Shqiptare legale dhe ilegale.

Klubi i deputetėve tė “Xhemietit” i udhėhequr nga Ferat be Draga i mbajti nė lidhje politike intime, pėr interesa tė shqiptarėsisė sė Kosovės e tė viseve shqiptare etnike e historike nėn Jugosllavi, edhe deputetėt shqiptarė “radikalė” e “demokratė”. Lufta politike e xhemietlinjveParlamentin e Jugosllavisė nė krye me Feratin - pėr tė drejtat dhe liritė kombėtare tė shqiptarėve, ishte dhe mbetet pėrpjekja mė brilante politike shqiptare nėn robėritė e huaja. Ferat be Draga i ndjekur fuqimisht nga deputetėt: Shaban Efendija i Mitrovicės, Nazim Gafurri i Prishtinės dhe Aēif Ahmet Pazari i Tregut tė Ri, plojėn e xhandarmėrisė serbe mbi Familjen KonjuhiZagorth tė Vushtrrisė, mė 10 shkurt 1924, e quajti gjenocid, shfarosje shqiptare dhe e ngriti nė ēėshtje ndėrkombėtare brenda parlamentit tė Jugosllavisė. Dhe, mbrojtja e interpelancės sė deputetėve shqiptarė nga Ferat Draga nė seancėn parlamentare tė 20 marsit 1924, ka ngjashmėri me interpelancėn e Hasan PrishtinėsParlamentin e Mbretėrisė Osmene, mė 11 janar 1912, por ajo ishte mė e argumentuar, mė e zjarrtė dhe mė e mbėshtetur nga tė gjitha forcat politike kombėtare shqiptare.

Pėr tė krijuar alibinė pėr ndaljen e Xhemietit Beogradi i bėri shumė pengesa Ferat be Dragės. Nė prag tė zgjedhjeve parlamentare tė vitit 1925, pikėrisht mė 25 janar, prefekti i Mitrovicės ia komunikoi fletarrestimin. E burgosėn mė 30 janar, kurse zgjedhjet do tė mbaheshin mė 8 shkurt 1925. Nė kėto zgjedhje Ferat be Draga fitoi bindshėm, nga burgu. Mirėpo, qeveria ia mori mandatin dhe qarqe tė caktuara tė pushtetit kėrkonin burg  tė pėrjetshėm pėr Ferat Dragėn. Gjyqi jugosllav e dėnoi me 20 vjet burg tė rėndė dhe pas tri vjetėsh tė mbajtur me pranga 40-kilogramshe nė kėmbė, pas tri gjykimeve tė pėrsėritura, Gjyqi i Diktimit i Beograd e liroi me kusht pėr shtatėmbėdhjetė vjetėt e mbetura pa i vuajtur. Sa doli “nė liri” nuk hezitoi tė vazhdonte aty ku ishte ndėrprerė. Nė prag tė zgjedhjeve parlamentare tė 11 shtatorit 1927, prapė e burgosėn dhe ia shqiptuan 20 vjet burg tė rėndė, por  Gjyqi i Diktimit, sėrish,  do ta lirojė tė “pafajshėm” pas zgjedhjeve, por me ndalesė tė diktuar: “...tė mos merret me politikė... !”

Nga fillimi i viteve tė ‘30-ta  tė shek. XX, kur u rivendos jeta e partive politike nė Jugosllavi, pėrreth Ferat be Dragės u lidhėn, si bletėt pėr amzėn, rinia studentore. Sipas martirit tė kombit, juristit  Ibrahim Lutfiu, dhėndėr i Feratit nga periudha e Luftės sė Dytė Botėrore, kjo rini Ferat be Dragėn “e pėrkrahu sinqerisht tue njoftun veprimtarinė, burrninė, sinqeritetin dhe flininat e tij” dhe se lidhja e Ferat Dragės me kėtė rini ishte lidhje “dashni bijsh dhe ati”.

Pas burgut Ferat be Dragės nuk iu lejua tė formonte parti politike as tė merrte pjesė nė zgjedhjet pėr Parlament mė 1931, mė 1935 dhe mė 1938. Iu la mundėsia tė vepronte nė gjirin e “Komunitetit Fetar Mysliman” pėr “Serbinė Jugore”, por do tė pengohet fuqimisht: tė mos zgjidhej pėr kryetar tė Vakėfit nė Shkup. Mirėpo, gjithnjė ushtroi ndikim tė vazhdueshėm mbi deputetėt shqiptarė tė akėcilit rreshtim politik qoftė. Nė zgjedhjet komunale e parlamentare fitonte ai politikan qė pėrkrahej nga Draga.

Mė 1935 Ferat be Draga ia adresoi kryeministrit Stojadinoviq njė pėrkujtesė me tė cilėn kėrkonte ndalimin e reformės agrare nė trojet shqiptare, tė drejtat kombėtare dhe liritė demokratike pėr shqiptarėt. Ndėrkaq, mė 1936, u pėrpoq ta legalizonte partinė politike Xhemiet (Bashkimi), e cila realisht vepronte ilegalisht nė tėrė shtrirjen e saj tė vitit 1923, kur ajo ishte nė zenit.

Rėndėsinė e Ferat be Dragės pėr shqiptarėsinė e Kosovės, pėr kėtė epokė, e pasqyroi qartė bani i Banovinės sė Shkupit, mė 16 prill 1937: “Ferat Beg Draga ėshtė personalitet i njohur nga politika e brendshme e hershme. Ai herėt ishte udhėheqės i Xhemietit, kurse sot ėshtė padyshim pėrfaqėsues i rrymės nacionaliste midis arnautėve tanė dhe pėrfaqėsues i opozitės partiake tė regjimit aktual midis tyre. Sipas raporteve nga shumė anė, e posaēėrisht nga raporti i Ministrisė sė Punėve tė Jashtme, Topsekret nr. 499 tė 6 marsit tė kėtij viti e tė tjerė, nuk mund tė pėrjashtohet se ai ėshtė pėrfaqėsues edhe i lėvizjes irredentiste te ne.

Nė ēfarėdo rasti Ferat Beg Draga paraqet njė autoritet te myslimanėt nė Serbinė Jugore dhe pėr atė, si i tillė, duhet tė mbahet llogari serioze. Unė gjatė zgjedhjeve komunale, dhe tashti gjatė kėtyre zgjedhjeve tė komunitetit fetar, kam drejtuar aksionin pėr zhdukjen e ndikimit tė tij dhe pėr ndarjen e masave myslimane prej tij…”

Nė gusht tė vitit 1938 Ferat be Draga, pėrmes ministrit tė komunikacionit, dr. Mehmet Spaho, ia adresoi Stojadinoviqit njė pėrkujtesė tė dytė, shumė mė tė gjerė, nė tė cilėn kėrkohej abrogimi i tė gjitha dispozitave ligjore mbi reformėn agrare, liri politike dhe kulturore pėr shqiptarėt dhe anulimi Konventės jugosllavo – turke pėr shpėrnguljen nė Anadoll tė njė ēerek milioni “myslimanėsh” nga Kosova dhe viset e tjera shqiptare tė pushtuara nga Jugosllavia. Kryeministri Stojadinoviq i “pranoi” kėrkesat e Dragės me kusht qė ai tė siguronte votėn e shqiptarėve pėr listėn e tij nė zgjedhjet e 11 dhjetorit 1938. Nga kėto zgjedhje dolėn 12 deputet shqiptarė tė lidhur fuqimisht pėr ēėshtjet shqiptare qė u rrinte nė krye Draga. Kjo listė nuk u lejua nė Gjakovė, Prizren dhe Gorė ku sigurt do tė fitonin pėrfaqėsuesit shqiptarė.

Nė verė tė vitit 1939 Ferat be Draga organizoi, nė Banjė tė Vrajės, njė takim me krerė, hoxhallarė dhe politikanė kombėtarė, xhemietxhinj (bashkimtarė), ku u shtrua nevoja pėr pėrtėritjen e veprimtarisė ilegale tė Komitetit tė Kosovės dhe morėn vendim qė politikėn shqiptare tė Kosovės ta lidhnin me interesat e akėcilės forcė tė jashtme, e cila do tė ndihmonte shpėrbėrjen e Jugosllavisė versajase, mundėsi kjo e vetme e premtuar pėr ēlirimin dhe bashkimin e tė gjitha viseve shqiptare me Shqipėrinė e vitit 1913.

Komplotistėt shqiptarė tė “Takimit tė Vrajės” nė vijimėsi e pėrgatitėn platformėn dhe strategjinė pėr marrjen e pushtetit dhe vendosjen e administratės shqip nė tokat shqiptare sapo tė shembej Jugosllavia versajase. Ferat be Draga mbajti lidhje tė pėrhershme me konsullin italian nė Beograd, nė tė mirė tė bashkimit tė Kosovės me Shqipėrinė. Para kapitullimit tė Jugosllavisė versajiste u tėrhoq nė vetizolim, dhe falė guximit dhe pėrkrahėsve burra nė kuptimin e plotė tė fjalės, i shpėtoi arrestimit dhe likuidimit serb. Nga fillimi i majit 1941 shkoi nė Romė dhe atje u pėrpoq pėr bashkimin e tė gjitha viseve shqiptare me njėsinė shtetėrore “Mbretnia e Shqipnisė”.

Pas vendosjes sė kufijve tė “Shqipnisė sė Madhe” midis Duēes e Hitlerit, u kthye nė Tiranė, mė 9 korrik 1941, me detyrė: Kėshilltar i Mėkėmbėsit mbretėror nė Shqipėri. Propaganda fashiste italiane Ferat be Dragėn e mbante pėr shqiptarin e Kosovės numėr Njė tė lagjes sė personaliteteve “Grand Corobne” (ndėrmarrės i madh, kapitalist). E mbėshteti Iljaz Agushin, i cili ishte njėri nga Njėshi i shqiptarėve kosovarė tė lagjes “Grand ufficiale” (elitė politike, administrative) dhe u pėrpoqėn sė bashku pėr realizimin e synimeve legjitime tė kombit - ribashkimin e Shqipėrisė Etnike.

Pas vendosjes sė administrimit gjermane hitleriane nė tė gjithė Shqipėrinė Etnike, mė 14 shtator 1943, edhe Ferat be Draga u “menjanua” nga fusha politike, si personalitet i “ish- struktutės italofile”!?! Por, nė fakt, Ferat be Draga ishte dhe mbeti Babėmadhi qė pyetej dhe dėgjohej nga tė gjithė patriotėt qė kishin nė mendje dhe nė zemėr lirinė dhe pavarėsinė e Shqipėrisė sė bashkuar. Ferati ishte Institucion nė vete i mendimit politik kombėtar shqiptar, i patejkalueshėm. Pėrmes pranisė madhore tė si birit tė tij, dhėndrit Ibrahim Lutfiu, ishte i pranishėm nė ngritjen e Lidhjes II tė Prizrenit dhe nė Kuvendin Kombėtar tė Mbretnisė Shqiptare, njėsoj si Iljaz Agushi pėrmes vėllait, Jusufit.  Pėr rėndėsinė e Ferat be Dragės nė jetėn politike shqiptare nė pėrgjithėsi, fletė mjaftueshėm vetėm konstatimi nė njė fjali tė veprimtarit tė gestapos, Konstantin Plavshiq, nė tetor 1944: “Konflikti i tij me kundėrshtarėt ėshtė ēėshtja shqiptare..”

Propaganda antifashiste kominterniste antishqiptare, Ferat be  Dragėn e mbajti, gjatė tėrė Luftės sė Dytė botėrore, nė listėn e tė tė shajtuarve e tė tė denigruarve prej tyre – si: “ish-shėrbėtorė tė qeverisė serbe” “beg”, “borgjez”, “tradhtar”, “fashist”, “gjakpirės”, “shqiptaromadh”, “pleh”  etj., pėrkrah apostujve tė Shqipėrisė Etnike, tė Lagjes sė Mustafa Krujės - Iljaz Agushit. Sa e sa herė propaganda komuniste ia komunikoi publikisht dėnimin me vdekje – likuidim fizik “...pėr tradhti ndaj Kosovės e ndaj kombit shqiptar”, pėr tė vetmin shkak se ishte pengesė ndėr mė tė mėdhatė pėr planet e Serbisė pėr ripushtimin e Kosovės nėn flamurin e kominternizmit pansllavist rus.

Patrioti i pakursyeshėm, Ferat be Draga nuk e pranoi asnjė ditė tė pushtetit komunist jugosllav. Nė moshėn 64 vjeē e zėvendėsoi lapsin me pushkėn dhe, duke shkelė mbi fėrkemet e Ibrahim Lutfiut, nga Mitrovica kaloi nė Llapushė, pėr t’ju bashkuar Ēetės sė profesor Imer Berishės - Ukė Sadikut.  Mė 2 dhjetor 1944, vdiq nė Krelan tė Gjakovės, me nėmėn e fundit nė gojė: “Komunistat (…), nė qafė i paqin Kosovė e Shqypni…!” Shoqėruesit e nxorėn nė lindje tė Drinit dhe e varrosėn nė arealin e Valjakės, pranė njė lisi.

Partizanėt jugosllavo-shqiptarė nuk i besuan informatės qė “rrodhi” pėr vdekjen e Ferat be Dragės. I shkuan te murana, ia zbuluan varrin dhe, ia plaēkitėn dhėmbėt e arit, pėr trofe. Ky ishte moral i ēlirimtarit kominternist tė Kosovės. Vdekja misterioze burrėrore, krahas veprės, Ferat be Dragėn e ngriti nė Shenjt i kombit[113][113].

Vėllezėrit: Nexhib dhe Ferat Ali pashė Draga, pinjoll kelmendas tė Peshterrit (Sanxhaku i Tregut tė Ri), me pėrpjekje e sakrificė sublime pa u vė ēmim - pėr lirinė e Kombit shqiptar dhe tė Shqipėrisė deri ku bukės i thuhet bukė e ujit - ujė, janė pasardhėsit mė besnik tė Myderris Ymer Prizrenit, Mulla Haxhķ Zekės, Hasan be Prishtinės dhe paraardhės tė Iljaz Haxhķ Agushit e tė Adem Jasharit. Gjeniu i njerėzimit, Leonardo Da Vinēi e ka lėnė tė shkruar mallkimin: “Mjerė ai nxėnės qė nuk ia kalon mėsuesit tė tij”! Dėshmori i Shqipėrisė Etnike, Ferat be Draga i shpėtoi kėtij mallkimi, sepse sė fundi e pėrfundimisht me guxim dhe vendosmėri ia kaloi  “Mėsuesit” - Nexhib Dragės nė pėrpjekjet pėr lirinė dhe ribashkimin e Shqipėrisė tė copėtuar me dhunė ndėrkombėtare, si dje ashtu edhe sot.                              

Ndėrkaq kjo qė unė shkrova kėtu, pėr Nexhibin (me Vėlla), ėshtė vetėm njė hyrje pėr larjen e borxhit qė e ndijė ndaj sakrificės sė tyre pėr jetėn e shqiptarisė sė Kosovės. Borxhi i plotė ndaj veprės dhe sakrificės sė paraardhėsve dhe pasardhėsve tė tyre mund tė lahet vetėm kur shoqėria shqiptare arrin tė frymojė vėrtetė shqiptarisht, pėr ēka u sakrifikuan ata! Unė nuk do tė jam nė kėtė botė tė padrejtė.

 

Prishtinė, 10 shtator 2008

 

……………………….

 

Referencat

 

[114][1] Mė gjerėsisht, Gjon Basho, Nexhi Draga, “Dialeria”, nr .14, Vjenė, Maj 1921; Hasan Kaleshi, Nexhib Draga, Biographisches Lexikon zur geschichte Sûdosten Europas, Band I , A-F , München, 1974, fq. 424—425;Dr. Muhamet Pirraku, Besniku i tokės ku kish le...! Nė 70-vjetorin  e vdekjes sė Nexhib be Dragės, Shkėndija, nr. 21,22 dhe 23, Prishtinė, Mj 1991.

[115][2] Gjerėsisht, Süyman Külēe, Osmanli tarihinde. Arnavutluk, Izmir 1944; Shukri Rahimi, Vilajeti i Kosovės, Prishtinė, 1969; Dr. Hakif Bajrami, Rrethanat shoqėrore dhe politike nė Kosovė mė 1918-1941, Prishtinė, 1981, Dr. Zekeria Cana, Lėvizja kombėtare shqiptare nė Kosovė 1908-1912, Prishtinė, 1979; Dr. Xheladin Shala, Marrėdhėniet shqiptaro-serbe 1912-1918, Prishtinė, 1990; Dr. Tahir Abdyli, Hasan Prishtina nė Lėvizjen Kombėtare e Demokratike Shqiptare 1908-1933, Prishtinė, 1991.

[116][3] Hasan Kaleshi, Nexhib Draga,  Biographisches Lexikon zur geschichte Sûdosten Europas, Band I , A-F , München, 1974, fq. 424—425, tė dy datat, tė lindjes dhe tė vdekjes i ka shėnuar jo saktėsisht. Sipas tij, N. Draga u lind mė 1851 dhe vdiq mė 21 Korrik 1921. Kėto tė dhėna tė Kaleshit do tė pėrfillen dhe nė disa studimeve  mė pastaj, madje edhe nė dy-tri shkrime tė autorit tė kėtij shkrimi. Datėn e lindjes dhe tė vdekjes sė Nexhib be Dragės i ka fiksuar autori i In memoriamit Gjon Basho-s me rastin e Mbledhjes komemorative pėr Nexhib be Dragėn, botuar nė  “Dialeria”, nr .14, Vjenė, Maj 1921. Kėto data qėndrojnė edhe nė  librin e tė vdekurve qė kanė qėndruar Kapellėn e Varrezave Qendrore tė Vjenės, evidencuar nė fillim tė shkurtit tė vitit 1980.

[117][4] Hasan Kaleshi  Biographisches Lexikon zur geschichte Sûdosten Europas, Band I , A-F , München, 1974, fq. 424—425.

[118][5] DAS SIP PO, No-30, Shkup, 28.I (9.II).1899; 30.I (11.II) 1899; M.Pirraku, Lidhja Shqiptare “Besa - Besėn nė burime serbe 1993-1902, Prishtinė, 1996, 37-50; Mė gjerėsisht, Branko Perunovię, Pisma srpskih konzula iz Prishtine 1890-1900, Beograd, 1985, 337-368.

 

[119][6] DAS SIP PO, No-30, Shkup, 28.I (9.II).1899; 30.I (11.II) 1899; B. Perunovię, Pisma srpskih konzula iz Prishtine 1890-1900, Beograd, 1985, 337-368.

[120][7] DAS SIP PO, No-49, 26.II(11.III) 1899; M.Pirraku, Lidhja Shqiptare “Besa - Besėn nė burime serbe 1993-1902, Prishtinė, 1996, 38-39; Gjerėsisht, Branko Perunovię, Pisma srpskih konzula iz Prishtine 1890-1900, Beograd, 1985, 366; Prof. Dr. Ismet Dėrmaku, Kuvendi i Lidhjes Shqiptare tė Pejės “Besa Besė” 1899 (Dokumente), Prishtinė, 1997, 152.

[121][8] Gjerėsisht, Svet. St. Simiq, Prishtinė, No. 86/29.III (10.IV). 1899 - Branko Perunovię, Pisma srpskih konzula iz Prishtine 1890-1900, Beograd, 1985, 396-397.

[122][9] Shih mė gjerėsisht shkrimin e  Bedri Pejanit  La Federation balkanique, Vjenė, 1929, fq. 2596.

[123][10] Gjerėsisht, Hasan Prishtina nė Lėvizjen Kombėtare e Demokratike Shqiptare 1908-1933, Prishtinė, 1991, 64-65.

[124][11]  Historia e popullit shqiptar II, Prishtinė 1968, fq. 288; Gjerėsisht, Muhamet Pirraku, Qėndrimi i Lėvizjes Kombėtare Shqiptare nė Kosovė ndaj aneksimit tė Bosnės dhe Hercegovinės, Kosova-Kosovo, nr. 3, Prishtinė 1974, 435- 460.

[125][12] Oborri Mbretėror.

[126][13] Kuvendit Shqiptar tė Ferizajt, qė ndikoi nė fitrorėn e Revolucionit Xhonturk, mė 23 korrik 1908.

[127][14] AD MPJ-B, Pov. Br. 1843, 25.IX (8.X) 1908 Shkup, F.7/298-299

[128][15] Po aty.

[129][16] AD MPJ-B. Pov.br.1942, Shkup, 25 IX (8.X) 1908, F.7/169-297.

[130][17] Shih gjerėsisht, Zekeria Cana, Politika e Serbisė kundrejt Ēėshtjes shqiptare 1903-1913, Prishtinė 2006; Kryengritja  shqiptare e vitit 1912 nė dokumentet serbe, Prishtinė 2008.

[131][18] Gjerėsisht, Gjon Basha,In Memoriam - Nexhib Draga, gazeta “Dialeria”, nr. 14, Vjenė,  Maj 1921.

[132][19] Shih Djordje Mikię, Mladoturski parlamentarni izbori 1908. godine i Srbi u Turskoj, Buletini i FFP, XII, Prishtinė, 1975, 184.

[133][20] Shih gazetėn  “Besa”, Stamboll, 26 janar 1909.

[134][21] Gjerėsisht, Muhamet Pirraku, Mitingu i alfabetit nė Shkup, Fjala, nr. 8, Prishtinė, 1968, 17; Vendimet e Kongresit tė Dibrės preventivė pėr konstitucion, Jehona, nr. 7-8, Shkup, 1968; Burime pėr historinė e alfabetit shqip, Fjala, nr. 2, 3, Prishtinė, 1969;  Kongresi i Dytė i Manastirit, Fjala, nr. 9, Prishtinė, 1968, 6-7;  Aktiviteti i Klubit shqiptar nė Shkup, Fjala, nr. 7, Prishtinė, 1969, 16-17; Ēėshtja e alfabetit shqip nė Parlamentin osman, Rilindja, Prishtinė,  1 mars 1969, 14; Rruga e alfabetit kombėtar shqip, Fjala, nr. 19, Prishtinė, 1978, 8-9.

[135][22] Shih, “Dielli”, Boston, 26 nėntor 1909.

[136][23] Gjerėsisht, Muhamet Pirraku, Mitingu i alfabetit nė Shkup, Fjala, nr. 8, Prishtinė, 1968, 17; Burime pėr historinė e alfabetit shqip, Fjala, nr. 2,3, Prishtinė, 1969;  Kongresi i Dytė i Manastirit, Fjala, nr. 9, Prishtinė, 1968, 6-7;  Aktiviteti i Klubit shqiptar nė Shkup, Fjala, nr. 7, Prishtinė, 1969, 16-17; Ēėshtja e alfabetit shqip nė Parlamentin osman, Rilindja, Prishtinė,  1 mars 1969, 14; Rruga e alfabetit kombėtar shqip, Fjala, nr. 19, Prishtinė, 1978, 8-9.

[137][24] Shih,  Bashkimi i Kombit”, Manastir, 21 janarit 1910.

[138][25]  Gjerėsisht,  Arkivi Shtetėror i Kosovės , Fondi i Alfabetit - XXVIII/K-11-786-1910.

[139][26] Po aty.

[140][27] Gjerėsisht,  Arkivi Shtetėror i Kosovės, Fondi i Alfabetit - XXVII/K-11-1785-1910.

[141][28] Gjerėsisht, Arkivi Shtetėror i Kosovės, Fondi i Alfabetit -  XXVIII/K-11-780, Shkup, 20. II. 1910.

[142][29] Ishte myderriz, me autoritet tė madh nė popull. Dijetar i shquar pėr kohėn. Pas rėnie nėn robėrinė serbe-jugosllave, patriot i madh, Orė e shqiptarisė. Ėshtė autor i shkrimit shumė pėrmbajtjesor nė gurin mbivarrezor tė Apostullit tė Shqipėrisė Etnike - Iljaz Haxhķ Agushit (vrarė nga komunistėt kosovarė, mė 27 tetor 1943, nė Tiranė). Nė fushėn politike kombėtare bashkėpunoi ngushtėsisht me Hasan Prishtinėn dhe Ferat be Dragėn. Pėrkrahi Lėvizjen Nacional- Demo­k­ra­tike Shqiptare nga marsi 1945. U burgos nga UDB-eja dhe u likuidua nė Burgun e Idrizovės  (Shkup).

[143][30] Gjerėsisht, Muhamet Pirraku, Mitingu i alfabetit nė Shkup, Fjala, nr. 8, Prishtinė, 1968, 17.

[144][31] Gjerėsisht, po aty; Muhamet Pirraku, Burime pėr historinė e alfabetit shqip, Fjala, nr. 2, 3, Prishtinė, 1969;

[145][32] Po aty.

[146][33] Gjerėsisht, gazeta :Vardar”, nr. 4, Shkupit, 24.I.1910.

[147][34] Gjerėsisht, Muhamet Pirraku, Mitingu i alfabetit nė Shkup, Fjala, nr. 8, Prishtinė, 1968, 17.

[148][35] Muhamet Pirraku, Burime pėr historinė e alfabetit shqip, Fjala, nr. 2, 3, Prishtinė, 1969.

[149][36] Shih gazetėn turke “Tanin” ,  Istambull, 14 janar 1910.

[150][37] Gjerėsisht, gazeta  “Bashkimi”, Shkodėr, 27 shkurt 1910.

[151][38] Shih gjerėsisht, Dr. Muhamet Pirraku, Tė dhėna pėr jetėn dhe veprimtarinė e Salih Gjukės,  nė librin: Salih  Gjukė Dukagjini, Shkrolaria e Shqypes. Pjesa e Parė teorike dhe praktike, Prishtinė, 1991,31-66.

[152][39] Gjerėsisht,  Arkivi Shtetėror i Kosovės, Fondi i Alfabetit -XXVIII/K-11-777-6-II.1910.

[153][40] Gjerėsisht,  Arkivi Shtetėror i Kosovės, Fondi i Alfabetit - XXVIII/K-11-714, 28. I. 1910.

[154][41]  Gjerėsisht, gazeta “Vardar” , Shkup , 7. II. 1910.

[155][42] Gjerėsisht,  Arkivi Shtetėror i Kosovės, Fondi i Alfabetit - XXVIII/K-11-713, Shkup, 27. I. 1910.

[156][43] Gjerėsisht, gazeta “Dielli”, Bostan, 4 mars 1910.

[157][44] Gjerėsisht, gazeta “Dielli”, Bostan,  11 mars 1910.

[158][45] Dr. Muhamet Pirraku, Tė dhėna pėr jetėn dhe veprimtarinė e Salih Gjukės,  nė librin: Salih  Gjukė Dukagjini, Shkrolaria e Shqypes. Pjesa e Parė teorike dhe praktike, Prishtinė, 1991,31-66.

[159][46] Gjerėsisht, gazeta “Shqypėja e Shqypėnis”, Sofje, 2.VIII.1910.

[160][47] I vrarė mė 20 janar 1920 nė dyer tė shkollės sė Lushnjės. Atentatin e orgnizuan “esadistėt toptanas” kundėr Ypit dhe Salih Gjukė Dukagjinit. Gjerėsisht: Dr. Muhamet Pirraku, Tė dhėna pėr jetėn dhe veprimtarinė e Salih Gjukės,  nė librin: Salih  Gjukė Dukagjini, Shkrolaria e Shqypes. Pjesa e Parė teorike dhe praktike, Prishtinė, 1991, 30-31.

[161][48] Mė gjerėsisht, gazeta “E Vėrteta”, Stamboll, 14 maj 1911.

[162][49] Muhamet Pirraku, Nexhib beg Draga nė dritėn e Alfabetit, shkruar mė 22 janar 1969 botuar nė Rilindja , Prishtinė, (?) Janar 1969; Hasan Prishtina nė Lėvizjen Kombėtare e Demokratike Shqiptare 1908-1933, Prishtinė, 1991, 62-89.

[163][50] Mė gjerėsisht, gazeta Shqypėja e Shqypėnis”, Sofje, 15.VI.1909.

[164][51] Gjerėsisht, nė gazetėn “La Federation balkanque”, nr. 116, Vjenė, 1929, fq. 2596.

 

[165][52] Gazeta “La Federation balkanque”, nr. 116, Vjenė,1929, fq. 2596.

[166][53] Gjerėsisht, gazeta “Shqypėja e Shqypėnis”, Sofje, 27 mars 1910.

[167][54] Gjerėsisht, gazeta “Shqypėja e Shqypėnis”, Sofje, 27 mars 1910.

[168][55] Arkivi i Sekretariatit Federativ tė Punėve tė Jashtme tė Jugosllavisė, Tepėr rezervat, nr. 3439 Beograd, 1908.

[169][56] Arkivi i Sekretariatit Federativ tė Punėve tė Jashtme tė Jugosllavisė, Tepėr rezervat, nr. 1570, Prishtinė, 1909.

[170][57] Dr. Muhamet Pirraku, Masakra nė Zagorth, Kosovarja, nr. 27,28, 29, 30, Prishtinė 1991.

[171][58] Fjala “shtet” qė ėshtė sinonim pėr fjalėt: gjendje, situate aktuale, sipas gazetės “Drita” tė Shahin Kolonjės, e mendoi Nexhib be Draga.

[172][59] Shih gazeta “Tomori”, Elbasan, 10 (23) prill 1910.

[173][60] Po aty.

[174][61] Gjerėsisht, Hasan Prishtina nė Lėvizjen Kombėtare e Demokratike Shqiptare 1908-1933, Prishtinė, 1991, 49.

Nė maj tė vitit 1911, Hasan Prishtina i kėrkoi dyluftim edhe kryeredaktorit tė gazetės “Tanin”, xhonturkut Hysen Xhahidi, armik i pėrbetuar i kombit shqiptar. Sheih-ul Islami nuk e lejoi dyluftimin. Shih gjerėsisht, Gazeta “E vėrteta”, nr. 9,  Stamboll,15(28) maj 1911, 2.

[175][62] Mė gjerėsisht, gazeta “Bashkimi” e Shkodrės, mė 24 prill 1910.

[176][63] Shih gjerėsisht, gazeta “Shkupi”, nr. 5, Shkup, 26.IX (29. X)1911, 2.

[177][64] Gjerėsisht,  Hasan Prishtina nė Lėvizjen Kombėtare e Demokratike Shqiptare 1908-1933, Prishtinė, 1991, 78.

[178][65] Gjerėsisht, Zekeria Cana, Politika e Serbisė kundrejt Ēėshtjes shqiptare 1903-1913, Prishtinė 2006, 120-121.

[179][66] Shih po aty,123.

[180][67] Gjerėsisht, Gazeta “Shkupi” , Shkup, 26 shtator (9 tetor) 1910.

[181][68] Gjerėsisht, Kujtim Nuro-Nezir Bejto, Hasan Prishtina. Pėrmbledhje dokumentash 1908-1934, Tiranė, 1983, 49-50;  Hasan Prishtina nė Lėvizjen Kombėtare e Demokratike Shqiptare 1908-1933, e cit. 55.

[182][69] Po aty.

[183][70] Hasan Prishtina nė Lėvizjen Kombėtare e Demokratike Shqiptare 1908-1933, Prishtinė, 1991, 98-100.

[184][71] Zekeria Cana, Politika e Serbisė kundrejt Ēėshtjes shqiptare 1903-1913, Prishtinė 2006, 168-169.

[185][72] Zekeria Cana, Kryengritja  shqiptare e vitit 1912 nė dokumentet serbe, Prishtinė 2008, 99, 100-101.

[186][73] Po atu, 147.

[187][74] Po aty, 149.

[188][75] “Nji shkurtim kujtimesh pėr Kryengritjen shqiptare tė vjetit 1912” (Botimi i parė, mė 1921. Botim i dytė, Bari, 1925).

[189][76] Po aty, 21.24.

[190][77] Ahmet Deli Delija u vra nė njė pėrleshje me ushtarėt serbė, mė 6 janar 1913, nė moshėn mbi 70 vjeēare. Nuk ka pasur shkollė, ishte shumė i drejtė, pleqnonte me drejtėsi. Ka pleqnuar me Ramė Lutanin, me Uruē Selimin dhe me Xhemajl Abrinė, si dhe me Zejnullah be Vushtrrinė, kushėri i parė i Hasan Prishtinės (Gjerėsisht, Prof. Dr. Muhamet Pirraku, Shaban Kapuēi nė kujtesėn historike 1893-1910 (Monografi nė dorėshkrim), Prishtinė 2007, fq, 410; Hasan Prishtina nė Lėvizjen Kombėtare e Demokratike Shqiptare 1908-1933, Prishtinė, 1990, 106-108;  Bajram Isa Zymeri (1935), stėrnip i Ahmetit, Informatė, Prishtinė, 28 janar 2007.

[191][78] “Nji shkurtim kujtimesh pėr Kryengritjen shqiptare tė vjetit 1912”, Bari, 1925.

[192][79] Po aty, 21-24; Hasan Prishtina nė Lėvizjen Kombėtare e Demokratike Shqiptare 1908-1933, Prishtinė, 1990, 105-114.

[193][80] Gjerėsisht, M. Pirraku, Shoqėria socialiste “Vėllazėrit e kuq”, gazeta “Rilindja”, Prishtinė, 21 qershor 1969, 13; Gazeta “Shkupi” (Disa kategori tė mendimit politik e shoqėror tė saj), Gjurmime albanologjike, SShH, 19, Prishtinė, 1989.

[194][81] Nji shkurtim kujtimesh pėr Kryengritjen shqiptare tė vjetit 1912”, Bari, 1925; Gjerėsisht, Kujtim Nuro-Nezir Bejto, Hasan Prishtina. Pėrmbledhje dokumentash 1908-1934, Tiranė, 1983, 77;   Hasan Prishtina nė Lėvizjen Kombėtare e Demokratike Shqiptare 1908-1933, Prishtinė, 1990, 111-113.

[195][82]  Zekeria Cana, Kryengritja  shqiptare e vitit 1912 nė dokumentet serbe, Prishtinė 2008, 199.

[196][83] Po aty, 206.

[197][84] Po aty, 231.

[198][85] Po aty, 260.

[199][86] Po aty, 260-261.

[200][87] Zekeria Cana, Politika e Serbisė kundrejt Ēėshtjes shqiptare 1903-1913, Prishtinė 2006, 191.

[201][88] Zekeria Cana, Kryengritja  shqiptare e vitit 1912 nė dokumentet serbe, Prishtinė 2008, 484.

[202][89] Shih gazetėn “Shkupi”, Shkup, 13 gusht 1912.

[203][90]Shih gazetėn “Shkupi”, Shkup 19 shtator 1912.

[204][91] Gjerėsisht, Nji shkurtim kujtimesh pėr Kryengritjen shqiptare tė vjetit 1912”, Bari, 1925; Gjerėsisht, Kujtim Nuro-Nezir Bejto, Hasan Prishtina. Pėrmbledhje dokumentash 1908-1934, Tiranė, 1983; Hasan Prishtina nė Lėvizjen Kombėtare e Demokratike Shqiptare 1908-1933, Prishtinė, 1990, 113-163.

[205][92]  Gjerėsisht, gazeta “Populli”,  Shkodėr, 28 nėntor 1919.

 

[206][93] Gjerėsisht, gazeta “Liria Kombėtare”, Vjenė , 28 nėntor 1926. Mė datėn 16 tetor 1912,

[207][94] Gjerėsisht, gazeta “Populli”,  Shkodėr, 28 nėntor 1919.

[208][95] Hasan Prishtina nė Lėvizjen Kombėtare e Demokratike Shqiptare 1908-1933, Prishtinė, 1990, 164-172.

[209][96] Shih Gjerėsisht, Prof. Dr. Muhamet Pirraku, Pėr kauzėn e shtetėsisė sė Kosovės, Prishtinė, 2008.

[210][97] Gjerėsisht, Dr. Muhamet Pirraku, Roli i Kosovės  nė pėrgatitjen e pavarėsisė sė Shqipėrisė, Bujku-Rilindja, Prishtinė -Evropė, 20,21, 24 nėntor 1992.

[211][98] Gjerėsisht, Dr. Muhamet Pirraku, Pėr kauzėn shqiptare 1997-1999, Prishtinė, 2000; Pėr kauzėn e UĒK-sė, Prishtinė, 2006; Pėr kauzėn e shtetėsisė sė Kosovės, Prishtinė, 2008; James Pettifer- Miranda Vicker, Ēėshtja shqiptare. Riformėsimi i Ballkanit, Tiranė-New York, 2007; Henry H. Perritt Jr., Ushtria Ēlirimtare e Kosovės. Rrėfim prej brenda pėr njė kryengritje, Prishtinė, 2008.

[212][99] Emri i  hoxhės Said Efendisė nė burimet serbe ėshtė shėnuar nė variantin “Seit”. Ne e pėrfillem trajtėn popullore shqiptare tė viseve tė Shkupit, Said.

[213][100]Kalanė e Kalemegdanit, pėrpos dy Seferėve, Nexhibit, Hasanit e Saidit, ishin edhe gjashtė prishtinas: Shaban pashė Gjinolli, Xhemajl be Sylejman pashė Berisha, Nuredin Beu, Muharrem Efendiu, Ibrahim be Kokollari, Qemail beu (Shkup) Jashar Pasha (nip i Haxhi Zekės, Pejė), Mustafa Mysini (profesor nga Shkupi). Tė thush, tė gjithė kanė pasur lidhje tė hershme direkte ose indirekte antiturke me Serbinė. Gjerėsisht, Hasan Prishtina nė Lėvizjen Kombėtare e Demokratike Shqiptare 1908-1933, Prishtinė, 1990, 176-184.

[214][101] Mė gjerėsisht, Kujtim Nuro-Nezir Bejto, Hasan Prishtina. Pėrmbledhje dokumentash 1908-1934, Tiranė, 1983, 70.

[215][102] Mė gjerėsisht, gazeta “Liria e Shqipėrisė” , Sofje, 22 korrik 1913.

[216][103] Mė gjerėsisht, Hasan Prishtina nė Lėvizjen Kombėtare e Demokratike Shqiptare 1908-1933, Prishtinė, 1990, 181.

[217][104] Ruhet nė Arkivin e Romės: AMdAE, b.24, fc.5, dok. 94, pas.1-30.

[218][105] Mė gjerėsisht, gazeta “Liria e Shqipėrisė” , Sofje, 22 korrik 1913.

[219][106] Arkivi i Serbisė,  Ministria e Punėve  tė Brendshme – K-18, 307.

[220][107] Mė gjerėsisht, gazeta “Vėllazėnija”, Vjenės, 8 qershor 1918.

[221][108] Mė gjerėsisht, gazeta “Vėllazėnija”, Vjenės, 17 korrik 1918.

[222][109] Arkivi Shtetėror i Kosovės, Fondi “Rimfuz”- material i papėrpunuar. Pėrshkruar  mė 12 mars 1969. E zbulova duke punuar pėr ekspozitėn :“50-vjetori i PKJ-sė”, tė hapur nė Muzeun e Kosovės.

[223][110] Gati i afrohet In memoriamit tė revistės “Afrimi” tė Mehmet Vokshit, kushtuar Salih Gjukė Dukagjinit (1876-1925). Shih pėr krahasim, Dr. Muhamet Pirraku, Tė dhėna pėr jetėn dhe veprimtarinė e Salih Gjukės,  nė librin: Salih  Gjukė Dukagjini, Shkrolaria e Shqypes. Pjesa e Parė teorike dhe praktike, Prishtinė, 1991, 36-38.

[224][111] Fjalimi ėshtė mbajtur Nė Mbledhjen  komemorative para Kapellės, nė Varrezat Qendrore tė Vjenės, para se kufoma tė nisej pėr nė Kosovė, pėr ta varrosur nė Varrezat Familjare nė Mitrovicė. Njė Fjalim si ky, nė rrethanat e robėrisė, nuk ka pasur mundėsi tė mbahet nė Kosova.

[225][112]  Gjon Basho, Nexhi Draga, “Dialeria”, nr .14, Vjenė, Maj 1921. Kėtė shėnim memorial, e evidentova nė Bibliotekėn Kombėtare tė Vjenės, nė janar tė vitit 1980. Artikulli ishte i pėrcjellė me njė fotografi tė pjesėmarrėsve nė Mbledhjėn Komemorative, ku, nė prapavijė, shihej njė ndėrtesė. Meqė nga artikulli nuk mund tė kuptoja nė mėnyrė eksplicite se Trupi i Nexhib be Dragės po dėrgohej pėr Varrim nė Mitrovicė, i hyra punės pėr tė gjetur Varrin e tij nė Vjenė. Nė hulumtime, si edhe mė herėt, mė ndihmoi miku i Hasan be Prishtinės, koloneli Herbert URBAN, i cili sa po e pa fotografinė e identifikoi ndėrtesėn e Kapellės nė hyrje tė Varrezave Qendrore tė Vjenės - Wiener Centralfriedhöf. Nga libri i amzės pėr tė vdekur, qė ruhet nė po atė Kapellė, mėsova se trupi i Nexhib be Dragės ishte adresuar pėr nė Mitrovicė. Nga dokumentacioni nė arkivin e Kapelles, mė 2 shkurt 1980, rastisi ta evidencojė Varrin e Hysni be Currit, vdekur mė 11 prill 1925, dhe i varrosur nė “Centralfridhöf, Gruppe 17, reich 2, numer 28”, tė cilin e vizitova. Mbi eshtrat e tij janė varrosur, ndėrkohė, dy veta, njėri pas tjetrit.

 

[226][113] Kėtė pjesė pėrmbyllėse pėr kėtu, e kam shkruar mė 19 mars 2001, si i veēantė: “Frat be Draga 1880-1944” pėr Enciklopedinė shqiptare, sipas angazhimit nga Akademia e Shkencave tė Shqipėrisė.