Fjala nė Akademinė Pėrkujtimore nė Skenderaj ( mė 30 prill 2005 ), kushtuar

heroit tė kombit Ilaz Kodra, komandant i Bri­gadės 114 “Fehmi Lladrofci”

LUFTA E UĒK’sė DHE GJAKU I DĖSHMORĖVE IA KTHEU

DINJITETIN E NĖPĖRKĖMBUR KOMBIT SHQIPTAR

 

“UĒK-ja erdhi nė skenėn shqiptare si logjikė e zgjidhjes sė krizės sė imponuar nga terrori serb”- do tė thoshim me fjalėt e ana­listit ushtarak, nėnkolonelit Afrim Imaj, dhe ”nė kėtė kup­tim UĒK do tė thoshte qėndresė, vitalitet kombėtar e mbi tė gjitha sprovė historike pėr tė frenuar spastrimin etnik tė trojeve shqiptare”. Pėrmasa historike e kėtij fakti ėshtė e shenjtė pėr shqip­tarėsinė historike tė Kosovės, e mė gjerė - tė Shqipėrisė sė copėtuar nga fuqitė evropiane tė vendosjes.

 

Shkruan: Prof.Dr.Muhamet Pirraku

_________________________

USHTRIA ĒLIRIMTARE E KOSOVĖS DHE DĖSHMORĖT JANĖ KRENARIA E POPULLIT SHQIPTAR

 

Lufta e UĒK’sė - krenari nė themele tė ardhmėnisė

sė kombit shqiptar

 

Familjarė tė dėshmorėve,

Auditor i nderuar,

 

      Asnjė historian nuk e ndjen vetėn mirė tė flasė nė pėrvjetorė tė dėshmorėve, nė rend tė parė kur e shtyp fakti se Liria, pėr tė cilėn kanė rėnė dėshmorėt, aktualisht ėshtė peng i interesave klanore bre­nda kom­bėtare dhe ndėrkombėtare. Sa herė ėshtė konstatuar se lin­dja, rrita dhe fitorja e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės janė fryt i pėr­pje­kjeve politike dhe i luftės shekullore tė idealistėve tė kombit shqiptar nė pėr­gji­thėsi dhe tė Kosovės nė veēanti. Dhe, si tė gjitha lėvizjet ēlirimtare qė kanė korifeun, piemontin dhe bastionin, Lufta Ēlirimtare e Kosovės e drej­tuar nga UĒK’ja pėr flamurtar pati dre­nicasin Adem Shaban Jasharin, ndėrkaq pėr vendlindje, dhe pėr djep qė e rriti, njėkohėsisht dhe bas­tion tė fitores, e pati Drenicėn, tokė kjo e larė me gjak nė luftėrat she­ku­llore pėr lirinė dhe bash­ki­min e kombit.

 

      Vėrtet, shqiptarėt luftuan dhe sakrifikuan pėr lirinė kombė­tare mė shumė se tė gjithė fqinjėt, por pėr tė parėn herė i ndėrkom­bė­tari­zu­an kėrkesat dhe programin politik nė pėrmasa botėrore nė Epo­kėn e UĒK-sė, pikėrisht falė pėrcaktimit pėr martirizim kolektiv pėr liri tė Vėllazėrisė Jasharaj dhe tė luftės me pushkė, me penė, me pasuri dhe me urti diplomatike tė bashkėmendimtarėve dhe tė bash­kėluf­tė­tarėve tė Adem Jasharit, simbol i prekshėm ky i krenarisė sė kombit shqiptar, post mortem i pranuar Komandant Legjendar i UĒK-sė nė tri pamjet e saj: tė Kosovės, tė Kosovės Lindore, dhe tė Iliridės. Sakrifica pėrtej bibliko-kuranore e Jasharajve pėr nderin, pėr krenarin dhe pėr ardhmė­ni­nė e kombit shqiptar, Kullat e Rezis­tencės sė pashembullt dhe Varret e martirėve tė Epopesė sė Prekazit tė 5, 6 dhe 7 marsit 1998, pėrbėjnė Mauzoleun mė unik nė botė - pėrmasė e vlerės sė njė kombi qė ka vetėm njė ēmim tė quajtur: sak­rificė e djalėrisė shqiptare ademjasha­riane pėr Lirinė e Kosovės dhe ribashkimin e kombit shqi­ptar. Pėr kėtė sakrificė mbinjerėzore njė Hadith do tė na ngushėllonte forcėrisht: “Ai qė ėshtė vrarė nė emėr tė mbrojtjes sė pasurisė sė tij ėshtė njė martirė. Ai qė ėshtė vrarė nė emėr tė mbrojtjes sė jetės sė tij ėshtė njė martir. Ai qė ėshtė vrarė nė emėr tė mbrojtjes sė tė afėrmve tė tij ėshtė njė martir. Ai qė ėshtė vrarė nė emėr tė mbrojtjes sė vendli­ndjes tė tij ėshtė njė martir”.

 

      Vėrtet, tė gjithė dėshmorėt dhe martirėt nga radhėt e djalėrisė admejashariane, gjinish dhe moshash tė ndryshme, kanė rėnė pėr njė­rin nga kėto qėllime. Kėto janė vlera tė balsamuar me gjakun e dėshmo­rėve dhe tė martirėve tė Luftės Ēlirimtare tė Kosovės nėn udhėheqjen e UĒK-sė.

      I mjeri ai qė e shkelė,

·       e shkelje ėshtė edhe mini­mizimi,

·       edhe injorimi,

·       edhe heshtja, dhe,

·       edhe pėrbuzja institut­ci­onale qė i ėshtė bėrė Luftės Ēlirimtare tė Kosovės,

·       statusit tė dėsh­morėve,

·       statusit tė marti­rėve dhe

·       statusit tė luftėtarit tė UĒK-sė.

Oku­patori serb shqiptarėve ua rrezikoi tė gjitha, ekzistencėn - edhe fenė islame dhe tė krishterė, ndaj me gjykimin e Dritės sė Madhe do tė saktėsonim: “Nuk janė tė baraba­rtė prej besimtarėve ata qė ndejėn dhe ata qė me pasurinė dhe me jetėn e tyre luftuan nė rrugėn e Allahut, me pėrjashtim tė atyre qė ishin pen­guar pa vullnetin e vet”. Abuzim, shkelje dhe nėpėrkėmbje ėshtė edhe kėr­kesa institucionale ndėrkombėtare pėr cilėsimin e Luftės Ēlirimtare tė UĒK-sė nė tekstet mėsimore si konflikt i shqiptarėve me regjimin Milloshe­viqian tė Serbisė.

 

      Vėrtet, “UĒK-ja erdhi nė skenėn shqiptare si logjikė e zgjidhjes sė krizės sė imponuar nga terrori serb”- do tė thoshim me fjalėt e ana­listit ushtarak, nėnkolonelit Afrim Imaj, dhe ”nė kėtė kup­tim UĒK do tė thoshte qėndresė, vitalitet kombėtar e mbi tė gjitha sprovė historike pėr tė frenuar spastrimin etnik tė trojeve shqiptare”. Pėrmasa historike e kėtij fakti ėshtė e shenjtė pėr shqip­tarėsinė historike tė Kosovės, e mė gjerė - tė Shqipėrisė sė copėtuar nga fuqitė evropiane tė vendosjes. Realisht, UĒK-ja, pėr pesė vjet tė luftės guerile, deri mė 26 nėntor 1997, dhe pėr njė vit, gjashtė muaj e pesėmbėdhjetė ditė tė luftės ballore me ushtrinė e pushtuesit, deri mė 12 qershor 1999, e faktorizoi shkallė-shkallė Kosovėn dhe kom­bin shqiptar, UĒK-ja bėri qė shqiptarėt tė nisin ecjen vertikalisht dhe i solli palė pėrcaktuese nė Konferencėn Ndėrkombėtare pėr Ko­so­vėn nė Rambuje.

 

      Duke pasur rolin e negociuesit kryesor nė Tavolinėn pėr paqe, UĒK-ja e thėrrmoi paragjykimin serb kishtar pėr Kosovėn si pjesė inte­grale etnik e shtetėrore tė Serbisė. Nė kėtė relacion, diplo­mati ame­ri­kan, Kisinger, do tė konstatojė: “Pėr sa i pėrket UĒK-sė, synimi i saj ėshtė pavarėsia, jo autonomia; ajo i bėri lėshim Rambu­jesė si veprim taktik pėr tė lėshuar fuqinė ajrore tė NATO-s kundėr serbėve tė urry­er (...)”. Kjo ishte fitore nė pėrmasėn e fuqisė sė kombit shqiptar.

 

      Mirėpo, rėndėsinė historike tė UĒK-sė e rriti fakti se ajo ishte ushtri vullnetare, e cila nė radhėt e veta kishte rreshtuar punė­torėt, bujqit, intelektualėt - djem e vajza dhe tė moshuar. Idealistėt e guximshėm. Rreshtimi nė UĒK i luftėtarėve vullnetarė moshash, gjinishė e shtresash sociale tė ndryshme Luftės sė UĒK-sė ia siguroi karakterin e Luftės Ēlirimtare Gjithėpopullore, e cila maksimėn latine: “Gjaku i Dėshmo­rė­ve ėshtė farė e Lirisė”, do ta pėrjetėsojė nė pėrvojėn shqiptare tė kohės mė tė re. Gjaku i dėshmorėve dhe i martirėve, tė kėsaj lufte, kom­bit shqiptar ia ktheu dinjitetin e nėpėr­kėmbur, kurse Kosovės, tė spastruar me plumb, thikė e zjarr nga bioekzistenca shqiptare, ia pėrtėriti shqiptarėsinė. Kjo pėr­vojė jona e hidhur vėrteton katėrēipėrisht mėsimin profetik: Edhe ujėt e deteve tė bėhej ngjyrė shkrimi, edhe drunjtė e bjeshkėve tė bėhen lapsa, nuk do tė mjaftonin pėr tė treguar, me pėrplotėni, rėndėsinė  histo­ri­ke tė gjakut  dhe veprės sė tyre lirifarkėtuese pėr kombin shqiptar.

 

      UĒK-ja, e lindur nga guerilja politike e luftarake, ėshtė e vetmja ushtri ēlirimtare nė botė, deri tashti, e cila ia doli tė animonte interesat e ShBA-ve, tė BE-sė dhe tė NATO-s dhe t’i bėnte ato aleatė politikė e luf­tarakė faktikė pėr ēlirimin e Kosovės, dhe tė shqiptarėve nė pėrgjithėsi, nga ēizmja e pushtuesve sllavė.

 

      Pėrma­sėn historike ndėrkombėtare tė UĒK-sė nė udhėheqjen e luftės pėr ēlirimin e Kosovės e pasqyrojnė mjaftueshėm theksimet e ushtara­kėve tė famshėm tė NATO-s.

      Nisemi nga Xhimi Shia,  zėdhėnės, i cili saktėsonte: “Sa herė qė Millosheviqi ka menduar se e ka asgjė­suar (UĒK-nė), aq mė e fortė ėshtė ngritur si fe­niks qė lind nga hiri i luftės, edhe mė e bukur se mė parė”. Kurse, Vesli Klark, koman­dant i flotės ajrore, do tė konstatojė: “Nė tokėn e Kosovės, qė ėshtė kthyer nė teatėr lufte, ka ballafaqime me armė, madje ka beteja tė pėrgjakshme. Ėshtė aty UĒK-ja e cila pak a shumė luan rolin e kėm­bė­sorisė sė NATO-s…” 

 

      Tė rikujtojmė edhe konstatimin e pilotit David Nichols, i cili pėruroi bombardimet mbi caqet ushtarake serbe pushtuese nė Koso­vė: “UĒK-ja ka jo vetėm meritėn qė i hapi udhėn Aleancės sė Atla­n­tikut pėr fushatėn ajrore, por pėrballi me dinjitet revanshin e ush­trisė serbe nė Kosovė. Ajo asgjėsoi ato forca e mjete tė okupatorit, tė cilat nuk mund t’i zbulonin e asgjėsonin ushtarakėt e NATO-s, sepse vepronte nė tokėn e vet qė e njihte me pėllėmbė, sepse kishte luftėtarė tė moti­vuar nė mėnyrė tė shkėlqyer, sepse nuk e shkėputi pėr asnjė ēast kontaktin me ushtrinė okupatore…”  Pra, UĒK dhe NATO luftuan kundėr njė okupatori tė urryer. Kėto fakte, qė i pėrmendem, nuk do t’mundabortohen kurrė nga historia e Luftės sė parė tė NATO-s pėr paqe, pėrkrah UĒK-sė.

 

      Kėtu e kėrkon vendi tė rikujtojmė edhe vlerėsimin e gjene­ralit Kudusi Lame, forca morale e djalėrisė uēėkėiste ademjasha­riane, pėr ku­a­drin komandues tė UĒK-sė: “UĒK-ja ka pasur koman­dantė besnikė, luf­tarakė, praktikė, trima, atdhetar e tė zgjuar. Ata, nė pėrgjithėsi, artin e tė luftuari e mėsuan nė procesin e luftės (…). Kor­pusi i oficerėve nė UĒK ka qenė i njė kategorie tė veēantė. Ka ngjitur shkallet e karrierės e tė gra­dave jo me kurse akademike, por me beteja tė drejtuara e tė fituara”.  

 

      Nė lagjen e kėtyre komandantėve zulmėmėdhenj bėnte pjesė edhe fatosi i kombit, Ilaz Smajl Kodra ( 3 maj 1966 - 30 prill 1999 ), komandant i Brigadės 114 “Fehmi Lladrofci”, nė themele tė struk­tu­rimit komandues dhe doktrinar tė UĒK-sė nė ushtri kombėtare mo­der­ne tė Kosovės. Pėr hir tė realitetit historik duhet tė ritheksojmė se atė qė Koso­vės dhe shqiptarisė i solli sakrifica dhe gjaku i UĒK-sė ėshtė arri­tje historike. Cila do tė jetė ardhmėnia jonė, nė rrethanat aktuale shumė fa­vo­rizuese pėr okupatorėt historikė tė kombit shqiptar, varet qartė prej nesh, prej menēurisė sonė, prej punės sonė, prej vendos­mė­risė sonė. Fjalėt dhe premtimet nė kuluare tė fshehta e gjysmė pu­b­like tė tyxharėve “humanist” e “politikė”, mund tė shkelėn le­htė. Tė rikujtojmė kėrritjet e njė Rupert Nojdek, i cili, pasi i kishte kullotur veēanėrisht zonat mė tė shkretuara tė Kosovės nga solda­teska serbe, si njė zėdhė­nės i qarqeve proserbe, TMK-nė e quajti rrezik tė ardhshėm pėr Koso­vėn dhe rajonin!?!

 

      Nuk do koment.

      Ėshtė kjo thirrje pėr robėrimin serb tė seri­shėm tė Kosovės, qė ka mbėshtetje tė miqve shekullor tė Serbisė ortodokse. Ndaj, tė jemi esėll. Tė drejtėn tonė pėr tė shprehur vull­netin tonė politik pėr vetėvendosje, jo vetėm ta theksojmė me plotė gojėn dhe me dinjitet njerėzor, por as tė mos e shpėrdorojmė, shkak pėr gjakderdhje tė re. Ky rrezik mund tė evitohej sigurt edhe nėse Bota e vendosjes, sė fundi, Kosovės ia lejon zgjidhjen e statusit dhe tė ardhmėnisė me votim gjithėpopullor, me Referendum. Ky ėshtė mesazh edhe nga Betimi i ushtarit tė UĒK-sė, ėshtė mėsimdetyrė nga Doktrina politike e UĒK-sė. Ėshtė amaneti i komandantit Ilaz Kodra, amanet i mbi 1800 dėshmorėve dhe i mbi 15000 martirėve, e mbi tė gjitha ėshtė mallkim i rreth 20.000 femrave shqiptare tė dhu­nu­ara nga paramilitarėt institu­cionalė tė Serbisė. Mbi tė gjitha, dhu­nimi ėshtė plagė e helmuar qė nuk ka ēmim, nuk harrohet, as mund ta falim kurrė!

 

      Dhe, pėr fund, ta themi me njė zė: Evropė, zgjidhjet tua nė tokat shqiptare, pėr interesa tė sllavėve dhe tė grekėve, nga Kongr­esi i Berlinit, Londra, Parisi, Atlantiku, Helsinki - gjeneruan vetėm kriza, vetėm luftėra, vetėm gjak e mjerim. Kuptoje njėherė e mirė se edhe shqip­ta­rėt janė komb evropian dhe nuk do tė pushojnė sė sakrifikuari pėr ēliri­min dhe  ribashkimin e kombit.

 

      Bota e vendosjes sot, Perėndimorja demokratike shpresė jona, sė fundi, duhet ta kuptojė se shqiptarėve gjithandej, tė mbėsh­tetur pėr muri tė kufijve shtetėror dhunė e huaj nė trojet shqiptare etnike, nė mos asgjė tjetėr, mund t’u mbushet mendja tė vėrshojnė kundėr atyre kufijve vetėm nė njė zė kasneci:

·       nga Prishtina nė drejtim tė Shkupit,

·       Tregut tė Ri dhe Tiranės;

·       nga Shkupi nė drejtim tė Prishtinės dhe tė Tiranės,

·       nga Tirana nė drejtim tė Prishtinės, tė Shkupit dhe tė Podgoricės;

·       nga Podgorica nė drejtim tė Tiranės dhe Prishtinės,

pa shkelė asnjė pėllėmbė tė tokės sė huaj, joshqiptare etnike dhe historike. Kėtė lėvizje sot e mot e kėrkon jeta e kombit dhe kush do ta ndalte, cila forcė demokratike ndėrkombėtare do t’i dilte para me arsye, kur dihet se kėta kufij janė nėpėr oborret shqip­tare, fund e krye dhunė ndėrkombėtare pėr interesa tė serbėve, mala­zi­asve dhe bullgaro-maqedonasve.

 

      Ndaj, Pavarėsia e Kosovės ėshtė minimumi i kėrkesave jetė­sore shqiptare aktuale, ėshtė koncesion pėr kontributin e ShBA-ve - NATO-s nė Luftėn e UĒK-sė pėr lirinė e Kosovės, pėr tė cilėn nuk mund tė negoci­ohet me pushtuesin gjakėsor shekullor. Kjo do t’ishte porosia politike dhe historike e Akademisė Pėr­­kuj­­timore kushtuar heroit tė kombit Ilaz Kodra, komandant i Bri­gadės 114 “Fehmi Lladrofci”.

 

Lavdi gjakut tė dėshmorėve tė UĒK-sė, krenari nė themele tė ardhmėnisė sė kombit shqiptar!

 

( E morėm nga libri: “Pėr kauzėn e UĒK-sė”, Prishtinė, 2006, fq. 337 - 342. )