Nė fokus tė historianit

 

CILI ĖSHTĖ MESAZHI I EMĖRTIMEVE “SHQIPĖRIA SHTETĖRORE”

DHE “SHQIPĖRIA POLITIKE...” !?!

 

Tė mos pėrdoren sintagmat: “Shqipėria Shtetėrore” dhe “Shqipėria politike e vitit 1913”, qė nuk kanė gjak pėr tė thėnė, por tė pėrdorėt  sintagma “Shqipėria Londineze” qė reflekton porosi tė qartė politike kombėtare shqiptare pėr botėn mike dhe armike tė kombit shqiptar. Pėr kėtė na detyron pėrpjekja, sakrifica dhe gjaku i dėshmorėve tė Shqipėrisė Etnike nga Skėnderbeu tė Adem Jashari, sepse, thėnė lirshėm me fjalėt e njė rilindėsi, “Shqipėria do tė bėhet, se do tė bėhet!”

 

Shkruan: Prof.Dr.Muhamet Pirraku - Prishtinė, 17. 04. 2009

______________________________

 

       Sa di, nga vitet e ’70-ta tė shekullit qė lamė pas, nisi tė pėrdoret  mė fuqimisht nocioni  “Shqipėria Londineze”. Nuk mund tė them se cili e pėrdori pėr herėn e parė, por saktėsisht e di se kėtė emėrtim e pėrdorėn historianėt shqiptarė tė Kosovės, pėr tė dėshmuar pa asnjė ekuivok padrejtėsinė ndėrkombėtare ndaj kombit shqiptar.

 

       Porosia e pėrdorimit tė kėtij emėrtimi ishte i sheshtė: Shteti i projektuar nga Konferenca e Ambasadorėve nė Londėr, mė 1913, si: “Principata e Shqipėrisė” me shtrirjen vetėm nė njė pjesė tė Bregdetit shqiptar, me njė sipėrfaqe rreth njė e katėrta e tokave tė Shqipėrisė Etnike tė vitit 1878, pėrkatėsisht tė mė pak se njė e treta e tokave tė shtetit “Shqipėria e Mosvarme” e shpallur nė Vlorė, mė 28 nėntor 1912, ėshtė dhunė ndėrkombėtare qė, herė do kurė, ka pėr ta pėrjetuar fatin e Jugosllavisė Versajase! Thashė: “...vetėm nė njė pjesė tė Bregdetit shqiptar”?!? Kėtė emėrtim mė me kuptim e pėrmendi kreu i Serbisė triumfuese nė tokat shqiptare, Nikolla Pashiq, i cili qartė i informonte tė ”varurit” prej tij se: “Principata e Shqipėrisė” u formua nė “Shqipėrinė Bregdetare, kurse “ne (Serbia) morėm Shqipėrinė Kontinentale” qė kishte njė sipėrfaqe mė shumė se dy tė tretat e  Njėsisė Shqipėri  (Arnautlluk, Albania).

 

       Pėrdorimi i emėrtimit “Shqipėria Londineze” nė simpoziume e kongrese tė historianėve tė Jugosllavisė Avnojiste nuk ishte pa rrezik pėr perspektivėn e pėrdoruesit. Meqė nė historiografinė zyrtare tė Tiranės nuk pėrdorej ky nocion, gjithsesi me mesazh politik, pėrdoruesi i tij do tė pėrjetojė edhe sulme nga ndonjė kolegė “regjimli”, i shtirė edhe si ruajtės sė  “pastėrtisė” sė terminologjisė historiografike shqiptare?!? Autori i kėtij shkrimi ka njė pėrvojė tė hidhur me tė parėt dhe me tė dytit. Nga fundi i viteve tė ’80-ta dhe gjatė viteve tė ’90-ta, kur nisi dhe u shthur shoqėria komuniste jugosllave, emėrtimi “Shqipėria Londineze” gjeti shtrirje tė gjerė nė fushė tė historiografisė, publicistikės dhe propagandės politike legale dhe ilegale. Nga Konferenca e “Helsinki II”, nė Paris, deri nė prag tė “Shpalljes sė Pavarėsisė sė mbikėqyrur tė Kosovės”, personalisht (dhe sė bashku me historianė bashkėmendimtar politikė), dhjeta herė u jemi drejtuar (me Letra tė hapura, elaborate dhe me Pėrkujtesa) personaliteteve dhe pėrfaqėsive ndėrkombėtare tė vendosjes me kėrkesė pėr korrigjimin e Vendimeve tė Konferencės sė Londrės dhe tė Versajės, qė u rifuqizuan nė tė gjitha Marrėveshjet:  Ruzvelt - Ēerēill - Stalin nga 14 gushti 1941 deri mė 11 shkurt 1945.  Dhe, sa herė qė ėshtė treguar nevoja pėr ta stigmatizuar kėtė padrejtėsi, Shqipėrinė e vitit 1913 e kemi quajtur “Shqipėria Londineze” - dhunė ndėrkombėtare ndaj kombit shqiptar. Nė shumė shkrime tė mia nė periudhėn e “Negociatave Ahtisaariane”, dhe nė librin: “Pėr kauzėn e shtetėsisė sė Kosovės” qė doli nė fillim tė shkurtit 2008, duke folur pėr padrejtėsitė ndėrkombėtare qė po i pėr­sė­riteshin kombit shqiptar, ritheksova: “Ishte dhunė politike ndėrkom­bėtare Projektimi i Principatės sė Shqipėrisė Londineze dhe i tillė ėshtė edhe Projekti eksperimental ahtisaarian - “Kosova e vetėqeverisur...”!?!

 

       Pėrdorimi i emėrtimit: “Shqipėria Londineze”, pa asnjė shpjegim reflekton mesazhin politik se ajo ngrehinė shtetėrore ėshtė projektuar jashtė vullnetit tė kombit shqiptar, se ėshtė padrejtėsi ndėrkombėtare, ndaj edhe koha do ta dėnojė me shpėrbėrje, pėr bėrjen e shtetit shqiptar sipas vullnetit gjithėkombėtar me shtrirje mbi tokat e ruajtura me shumicė shqiptare etnike! Konceptin politik: “Shqipėria Londineze” as dje nga  jugosllavėt as sot nga njė pjesė e ndėrkombėtarėve nė misionet ndėrkombėtare “humanitare”, “joqeveritare”, unmikiane e eulexiane dominuese “teknike” e “kėshilluese” pėr “institucionet Vetėqeverisėse tė Kosovės”, kuptohet e konsiderohet, mė sė paku, si nocion qė reflekton kėrkesa “jashtė kohėshe” - nacionalizėm, shqiptaromadhėsi etj. !?!. Tė tillė mund ta pėrjetojnė edhe joshqiptarėt e nesėrm tė sojit: Spahi - Kelmend - Matosh dhe tė gjithė ata qė po punojnė me mbėshtetje ndėrkombėtare pėr shkėrmoqjen e kombit shqiptar historik!?!

·       Po cili ėshtė mesazhi politik i koncepteve: “Shqipėria Shtetėrore” dhe “Shqipėria politike…”!?!

Me emėrtimin “Shqipėria Shtetėrore” u ndeshėm, nė vitet e ’90-ta, por mė shpesh nga fillimi i kėtij dhjetėvjeēari qė jemi. Ndoshta u prodhua si e tillė, qė tė mos “e pėsonin” pėrdoruesit. Nė fakt ky nocion nuk reflekton qartė atė qė synon pėrdoruesi - mospajtimin e tij me Vendimet antishqiptare tė Konferencės sė Londrės. Pėrkundrazi, pėrdorimi i kėtij koncepti prodhon huti me faktin se kur thuhet  “Shqipėria Shtetėrore” nėnkuptohet se ekziston njė ose mė shumė “Shqipėria joshtetėrore”, d.m.th. ekziston njė diēka qė mund t’i jepet njė formė ē’fare t’i duhet njė dikujt, se edhe mund tė copėtohet e tė tjetėrsohet, sepse ėshtė “jo­sh­tetėrore”!?! Vėrtet, emėrtimi “Shqipėria shtetėrore” nuk thotė asgjė konkrete, nuk ka asnjė mesazh politik pozitiv, nuk ka asnjė shembull ekuivalent nė botė, ēfarė e ka emėrtimi “Shqipėria Londineze”. Ndaj edhe ėshtė plotėsisht i panevojshėm pėr pėrdorim.

·       Po emėrtimi “Shqipėria politike e vitit 1913…” a ka mesazh politik kombėtar?!?

Ka kombe e shtete tė copėtuara, qė thirren e “jugut”, e “veriut”  “demokratike (?), etj., por nuk thirret njėra politike e tjetra (?). Nuk di se kush e “shpiku”, por fatkeqėsisht sapo e vuri nė titull tė librit njė historian i shquar i shkollės historio­gra­fike tė Tiranės, mund tė them njė ndėr Mėsuesit e mi!?!. Me gjasė, i mbėshtetur tek ky, si gafė e pėrfilli nė njė pėrsiatje edhe njė ndėr historianėt kosovar, pėr tė cilin kam konsideratė. Mė qartė: pas pėrdorimit tė nocionit “Shqipėria politike e vitit 1913…” shtrohet pyetja:  “Ēka synon pėrdoruesi?!? Nėse ai thotė sė po e shprehte mospajtimin me Vendimet e Konferencės sė Londrės, kjo nuk del me mbulesė dhe mund t’i them se po e pranon legjitimitetin juridik tė Konferencės sė Londrės, njė soj si edhe Vendimet e  Kongresit tė Lushnjes (1920), qė u bėnė shkak pėr shumė vrasje qeveritare tė “irredentistėve” kosovarė. Mund t’i them se nuk po e shpreh mospajtimin me vendimet antishqiptare tė Konferencės sė Ambasadorėve tė viti 1913, por po i njollos mė shumė se dy tė tretat e Shqipėrisė natyrore (Etnike), duke i lėnė tė nėnkuptohen si “Jopolitike”, se kėshtu po e falsifikon edhe historinė kombėtare, pėr faktin se viset qė Fuqitė e Mėdha Evropiane me Rusinė dirigjuese i caktuan pėr “Principatėn e Shqipėrisė”, janė vise anėsore (bregdetare) tė Piemontit qė e realizoi integrimin e kombit shqiptar dhe tė Shqipėrisė  Etnike mė sė voni deri nė mesin e shek. XVII, kur Islami u bė fe dominuese ndėr albanofonėt. Ajo ishte Dardania Antike - Kosova historike me Shkupin qendėr. Ky Piemont me kryengritjen e Maj-gushtit 1912, nėn udhėheqjen e Hasan Prishtinės e siguroi autonominė e Shqipėrisė mbi sipėrfaqen e katėr Vilajeteve tė Arnautllukut (Albania) tė vitit 1881. Dhe, ėshtė rast i vetėm nė historinė e kombeve kur Piemonti, me dhunė ndėrkombėtare, nė Londėr, mė 1913, lihet jashtė shtetit kombėtar -”politik!?!” 

 

       Ndaj, mendoi se kur tė na duhet tė bėjmė me gisht, shkurt e qartė, nė Vendimet e padrejta, antishqiptare tė Fuqive tė Mėdha tė Evropės dhe tė Rusisė tė sanksionuara nė Konferencėn e Ambasadorėve nė Londėr tė mos pėrdoren sintagmat: “Shqipėria Shtetėrore” dhe “Shqipėria politike e vitit 1913”, qė nuk kanė gjak pėr tė thėnė, por tė pėrdorėt  sintagma “Shqipėria Londineze” qė reflekton porosi tė qartė politike kombėtare shqiptare pėr botėn mike dhe armike tė kombit shqiptar. Pėr kėtė na detyron pėrpjekja, sakrifica dhe gjaku i dėshmorėve tė Shqipėrisė Etnike nga Skėnderbeu tė Adem Jashari, sepse, thėnė lirshėm me fjalėt e njė rilindėsi, “Shqipėria do tė bėhet ,se do tė bėhet!”

 

       Krejt nė fund, pėr hir tė saktėsisė shkencore duhet tė themi se shteti shqiptar i krijuar nė tryezėn e diplomacisė evropiano - ruse, pėr interesa tė pansllavizmit, e ka emrin e vetė zyrtar me njohje ndėrkombėtare: “Prin­cipata e Shqipėrisė”. Ky emėrtim ėshtė jetėshkurtėr sepse pėrfundon me largimin e Princit Vid nga tokat shqiptare( 3 shtator 1914). Tani pėr shtetin shqiptar tė qujtur Shqipėri vijnė cilėsime tė tjera, kryesisht tė tilla qė reflektonin rendin juridik tė shtetit., jeta e tė cilit fillon, si i tillė, pa dėshirėn e kombit shqiptar, si dhunė ndėrkombėtare pėr kombin shqiptar tė copėtuar me dhunė ndėrkombėtare.