GAZETA “HAK” E SHKUPIT ( 1920 - 1924 )

NJĖ MARGARITAR I GAZETARISĖ SHQIPTARE

 

Shkruan: Prof.Dr.Muhamet Pirraku

 

 

Nė Evropė, shqiptarėt janė i vetmi komb qė pėrjetoi dhe po i vunė mizoritė gjenocidiale e etnocidiale tė robėrisė serbe, tė themi shekullore,  gjithmonė me miratime me tolerim ledhatues evropian e ndėrkombėtar ndaj apetiteve pushtuese serbe!?! Nė tė gjitha periudhat e robėrisė serbe ka pasur rezistencė shqiptare, tė armatosur e politike, por rezistenca shqiptare nė periudhėn e robėrisė serbe nė kuadėr tė Jugosllavisė Versajase ka mbetur e papėrsėritur nė shumė segmente tė saja. Lėvizja e Rezistencės kombėtare Shqiptare pėr Ēlirimin e Tokave Shqiptare, e futur nė historiografinė shqiptare me emrin ”Lėvizja Kaēake nė Kosovė 1918-1928”, ka pasur pjesėtarė dhe komandantė tė ēetave, tė cilėt qėndrojnė nė themele tė sakrificės shqiptare Paraademjashariane,  pėr lirinė e kombit shqiptar. Vitaliteti, fuqia dhe nami i “Lėvizjes Kaēake” ishin rezultat i organizmit politik e ushtarak ilegal i quajtur shkurt, popullorēe: “Komiteti Kosovės” si dhe i organizmi politik legal, i njohur zyrtarisht si “Xhemijeti”, i  cili mbi katėr vite e nxori dhe e pėrhapi organin e quajtur: “Hak”, i cili, ndonėse nė gjuhėn turke me grafi arabe dhe nė gjuhėn serbe me cirilikė, ishte dhe mbeti njė margaritar i gazetarisė shqiptare kombėtare, zėri mė autentik i lirisė sė shqiptarėve nėn robėrinė albanofobe serbe e jugosllave, mė barbar nė historinė e kolonializmit botėrore.

Mbi njė milion shqiptarė nėn okupimin serb - jugosllav tė Mbretėrisė Serbo-Kroato- Sllovene (e futur nė historiografi me emrin “Jugosllavia Versajase”) - “Burg i kombeve josllave” (siē e quante Lėvizja Komuniste e viteve tė 20-30-ta tė shek. XX), nuk e gėzuan asnjė tė drejtė kombėtare dhe ekzistenciale tė “pakicave etnike” sipas traktateve ndėrkombėtare, nėnshkruese e tė cilave ishte edhe “Mbretėria Serbo-Kroato- Sllovene”- Jugosllavia nėn Dinastinė e Karagjorgjeviqve. Shqiptarėve, zyrtarisht dhe publikisht, u mohohej ekzistenca fizike, qenia e tyre jetėsore etnike. Shqiptarėt myslimanė Jugosllavia Versajase i emėrtonte si “jugoslovenski myslimani” (Mysliman jugosllavė), njėsoj si Boshnjakėt, kurse elementin shqiptar katolikė si ”latini” dhe “hrvati”, kurse elementin shqiptar ortodoks nė Rekė tė Iliridės, nė Mal tė Zi e gjetkė nėn robėrinė jugosllave i konsideronte “serbė”. 

Pėr kėtė dhunė shtetėrore jugosllave ishin nė dijeni tė plotė qeveritė evropiane dhe “Shoqate e Kombeve”, pikėrisht nga veprimtarėt e “Komitetitit tė Kosovės” (nė tė gjitha format e organizimit politik) dhe tė “Xhemijetit”, por ato e toleronin Serbo-Jugosllavinė Karagjorgjeviqiane dhe nuk ndėrmerrnin asnjė hap politik e juridik pėr ta penguar atė dhunė gjenocidiale shtetėrore ndaj pjesės mė tė madhe tė kombit shqiptar. Nė rrethana tė tilla u lind, u rrit dhe dha frute historike gazeta “Hak”. Meqė shkrimi dhe mėsimi i gjuhės shqipe ishin veprimtari tė ndaluara mė rreptėsisht se sa tė posedosh top tė kalibrit qe nga tokat shqiptare mund tė goditej Beogradi, veēanėrisht pėr shqiptarėt myslimanė,  tė pa mbrojtur nga Evropa dhe Bota, gazeta doli nė gjuhė tė tolerueshme nga pushteti, nė gjuhėn turke. Rrjedhimisht, as emri kombėtar: “shqiptar” i etnisė dhe i kombit, nuk pėrdorej nė administratėn publike shtetėrore jugosllave dhe as kishte mundėsi emėrtimi i ndonjė organizimi politik, apo i ndonjė organi shqiptar me emėr shqip.

Nė rrethana tė tilla tė robėrisė, kur Lėvizja e Rezistencės kombėtare Shqiptare pėr Ēlirimin e Tokave Shqiptare( ”Lėvizja Kaēake nė Kosovė) po shkelte nė vitin e dytė, pikėrisht mė 18 dhjetor 1919, nėn kryesin e Nexhib be Dragės, nė Shkup,  u ngrit Organizata politike “Xhemijeti” (arabisht: shoqėri, shoqatė, organizatė, bashkim), me program politik legal t’i bashkonte myslimanėt shqiptarė e boshnjakė me prejardhje shqiptare tė ish viseve shqiptare tė Vilajetit tė Kosovės, tė Manastirit e tė Shkodrės, qė pėrbėnin mbi dy tė tretat e Shqipėrisė Etnike, tė aneksuara me dhunė ndėrkombėtare Jugosllavisė Versajase. Dhe, pas njė viti e dy muaj “Xhemijeti”e nxori numrin e parė tė organit (gazetės)  “Hak” (arabisht “Häk”: drejtėsi, e drejta, e vėrteta), me kredon, pėrpos nė gjuhėn turke me grafi arabe, edhe nė gjuhėn serbe me grafi cirilikė dhe nė gjuhėn frėnge me grafi latine: Organ “Jugoslavjada Islam muhafaza i hukuk xhemijeti” (nė shqipėrim tė lirė: Organ i asociacionit, “Bashkimi pėr Mbrojtjen e tė Drejtave tė Myslimanėve jugosllavė”). Drejtor dhe pronar i organit “Hak” ishte H. Halidi, kurse redaktor pėrgjegjės,  ishte Hasan Sabri Ibrahimi. Dija shqiptare deri tashti, mjerisht, nuk di gjė tė duhur pėr kėta publicistė tė kombit shqiptar, pasardhėsit e tė cilėve tashti edhe mund tė jenė “boshnjakė” apo “turq”, e fare pak, tepėr pak, dimė edhe pėr thesarin publicistik qė ruan brenda gazeta “Hak”.

Sipas tė dhėnave qė arrita t’i vjelė, (nė qershor 2009) nga koleksioni i vetėm qė ruhet nė Bibliotekėn Universitare tė Zagrebit (Signatura 85.663), ky organ kombėtar shqiptar nė gjuhė tė huaja doli nė ditėn e hėnė mė 23 janar 1920.  Deri mė 17 janar 1921, doli dy herė nė javė, nė dy faqe, nė gjuhėn turke, formati mė i madh se A-3. Nga fillimi i pjesės sė dytė tė janarit 1921 nisi botimi i gazetės edhe nė gjuhėn serbe me grafi cirilikė. Deri nė kėtė kohė dolėn 122 numra vetėm nė gjuhėn turke me grafi arabe. Nr. 3 (125) serbisht dhe turqisht, doli mė 21 janar 1921. Nga kjo kohė “Hak” doli tri herė nė javė, dy herė nė gjuhėn turke nga dy faqe dhe njė herė nė gjuhėn serbe dhe turke nė katėr faqe (2+2). Nga 13 janari 1923 doli ēdo ditė turqisht, nė dy faqe, kurse tė martėn dhe tė shtunėn doli edhe nė gjuhėn serbe (2+2 faqe). Redaksia dhe administrata ishin tė vendosura nė Rrugėn “Karagjorgjeva” nr 76, kurse shtypej nė Shtypshkronjėn “Stara Srbija”, nė Bulevardin “Vojvode Putnika” nr. 20. Numri i fundit i gazetės “Hak” (954), serbisht dhe turqisht, sipas asaj qė mund tė kuptoja nga koleksioni i vetėm, jo i plotė i Zagrebit, doli mė 10 dhjetor 1924. Kjo datė ēuditėrisht pėrputhet me kthimin tė pėrgjakshėm tė Ahmet Zogut nga Jugosllavia nė Tiranė!?!

Pėr rėndėsinė e gazetės “Hak” pėr historinė e popullit shqiptar nėn robėrinė jugosllave, tė dhėnat e para i kisha mėsuar, nė fillim tė viteve tė ’70-ta tė shek. XX, nga gazeta “Pravda” e Sarajevės, e cila shquhej me frymėn demokratike nė mbrojtje tė Bosnjakėve dhe tė myslimanėve “jugosllavė” nė pėrgjithėsi. Gazeta “Pravda” nė faqet e saj botoi shumė shkrime dhe informata pėr aktivitetin e Organizatės “Xhemijeti” dhe i solli tė plota edhe raportime tė korrespondentėve tė gazetės “Hak” pėr vrasjet, plojat dhe gjenocidin e xhandarmėrisė dhe tė ushtrisė jugosllave ndaj popullsisė shqiptare  gjithandej nė vendet shqiptare  nė Kosovė, nė Iliridė dhe nė Sangjak.

Pėr ekzistimin e gazetės “Hak”, si edhe pėr renomenė e saj si njė shtyp me tė dhėna tė verifikuara pėr gjenocidin serb ndaj shqiptarėve ka tė dhėna edhe nė shtypin shqiptar tė viteve 20-40-ta, i cili doli nė Tiranė, nė Shkodėr, nė Bukuresht e nė Vjenė. Mirėpo, pėr ekzistimin e njė koleksioni tė gazetės “Hak” nė “Bibliotekėn Universitare” tė Zagrebit, i pari ka mėsuar Prof. Dr. Hakif Bajrami, qysh nga mesi i viteve tė 70-ta, pikėrisht nga njė e dhėnė  nė “Katalogun” e Bibliotekės Kombėtare tė Serbisė. Profesor Bajrami ėshtė edhe i pari studiues i historisė shqiptare i kohės sė “Monizmit komunist”, i cili pati fatin ta prekte “Hak-un” me dorė dhe  ta gėzonte pėr nevoja tė doktoratės: “Rrethanat shoqėrore dhe politike nė Kosovė mė 19l8-1941”.

Realisht, aso kohe ende mbretėronin ditė tė bardha pėr aktivitete gjurmuese shqiptare nėn Jugosllavinė Avnojiste, ndaj studiuesi, H. Bajrami, do tė pajiset me autorizim nga Instituti i Historisė sė Kosovės, pėr ta mikrofilmuar  gazetėn “Hak”, pėr nevojat shkencore tė Institutit tė Historisė, ku, para vitit 1981, ėshtė shfrytėzuar sė paku edhe nga dy doktorantė tė tjerė: Dr. Limon Rushiti – “Lėvizja kaēake nė Kosovė 1918-1928” dhe Dr. Milovan Obradović –“Agrarna reforma i kolonizacija na Kosovu (1918- 1941”. Kėta tre studiues, mbėshtetur nė informatat, kokė mė kokė, nga H. Bajrami e L. Rushiti, kėtė gazetė e kanė shfrytėzuar “kursyeshėm”, vetėm pjesėrisht, sepse u ėshtė kėrkuar nga mentorėt tė mos thelloheshin nė Organizatėn “Xhemijeti” dhe tė mos sjellnin pasqyrime tė plota nga “Hak”, pėr krimet serbe ndaj shqiptarėve!?! Sė kėndejmi ndoshta ka rezultuar fakti qė Dr. H. Bajrami ka cituar vetėm rreth 19 numra tė gazetės “Hak”, Dr. L. Rushiti vetėm rreth 17 numra dhe Dr. M. Obradović vetėm rreth 10 numra. Tė gjithė artikujt e vjelė nga kėta tre studiues tė historisė sė Kosovės janė nė gjuhėn serbe dhe tė themi janė numra kryesisht tė njėjtė. Ka edhe ndonjė studiues qė citon njė apo dy numra tė “Hak-ut”, por jo nga origjinali, citime kėto shkarazi pėrmes H. Bajramit ose L. Rushitit.

Shikuar numrin e artikujve tė cituar nga tre studiuesit e pėrmendur, mund tė thuhet se as teksti nė gjuhėn serbe nuk ėshtė i eksploruar sė paku 1%, kurse krahasuar me vėllimin e shkrimeve nė 954 numrat turqisht, mund tė thuhet me saktėsi se Gazeta “Hak” sot e gjithė ditėn ka mbetur njė xhevahir i pashfrytėzuar pėr historinė kombėtare shqiptare. Nuk ėshtė prekur asnjė shkrim nė gjuhėn turke, e sa kam arritur tė kuptoj, aty ėshtė burimi mė autentik pėr historinė e pėrgjakur shqiptare tė fillimit tė viteve tė ’20-ta tė shek XX.

Nė kohėn kur arriti nė Prishtinė organi “Hak”, isha autor  i “ndaluar...” dhe mė vonė pėr shumė vite i “munguar...”, nė jetėn bublike, ndaj, aso kohe, nuk pata mundėsi reale ta vilja edhe “Hak-un”, pėr reflektim nė ndonjė projekt shkencor, qoftė edhe pa emrin tim. Nė njė kohė tjetėr, “tė lirisė sė fjalės publike”, interesimet e mia nuk kėrkonin edhe mbėshtetjen nė “Hak”, kėshtu krejt deri nė maj tė vitit 2009, kur planifikova edhe vjeljen e “Hak-ut”, nė Arkivin Shtetėror tė Kosovės, pėr nevoja tė projektit studimor: “Qėmtime pėr aktivitetin ushtarak tė njėsitit tė Qorr Ilazit 1918-1928”. Mirėpo, pėrpjekjet e mia pėr tė evidencuar gjurmėt e vendit tė ndodhjes sė mikrofilmit dhe tė fotokopjeve tė “Hak-ut” nė fondet e Arkivit Shtetėror tė Kosovės, nuk dhanė asnjė rezultat. As drejtori i Arkivit, as arkivisti i kinotekės –fototekės sė ASHK-sė dhe as arkivistet, njohės tė fondeve nuk kanė asnjė informatė pėr vendin e ndodhjes sė mikrofilmit apo tė fotokopjeve tė “Hak-ut”. Emri i gazetės “Hak” nuk figuron as nė librat e Inventarit tė ASHK-sė. Nga tė gjithė mund tė dėgjohet opinioni se “Mikrofilmin dhe fotokopjet e gazetės “Hak”, si dhe materiale tė tjera tė vlefshme, i kanė marrė serbėt me rastin e tėrheqjes nga ASHK-ja, pas 12 nėntorit 1999”!?!

Meqė kisha planifikuar njė qėndrim hulumtues dyjavorė nė Zagreb, pėr nė qershor, kėrkova nga Drejtori i ASHK-sė, si dhe nga Ushtruesi i Detyrės sė Drejtorit tė Institutit Albanologjik tė me pajisnin me njė autorizim pėr ta ri-evidencuar dhe mikrofilmuar gazetėn “Hak” nė Bibliotekėn Universitare tė  Zagrebit, pėr nevoja tė dijes historiografike shqiptare. Tani pasi dy ditė i kalova me “Hak-un”,  u shkrova dy pėrgjegjėsve tė asociacioneve  tė lartpėrmendura: “...Tė shtundėn dhe sot (e diele) punova nė Bibliotekėn (Universitare) dhe hulumtova nė “Hak” (23 janar1920- 10 dhjetor 1924. Kanė dalė 954 numra, nė dy e katėr faqe. Nuk ėshtė komplet, sepse unė i numėrova rreth 1750 faqe. Kjo ėshtė dėshmi se koleksioni nuk ėshtė i plotė. Nuk e kanė nė mikrofilm. Pėr ta nxjerrė nė mikrofilm, njė faqe kushton 2.5, e pėr ta hedhur nė CD duhen edhe  2 kuna. Faqja e gazetės ėshtė mė e madhe se A-3. Ndaj pėr njė faqe duhen 4.50 kuna,  CD-ja  5 kuna dhe DVD 10 kuna. Njė kunė kushton 7.4 E.  Pėr ne ėshtė lejuar njė lėshim prej 0.5 kuna nė faqe. Pra duhen sė paku 1100-1200. Dine se gazeta “Hak” ėshtė dukat dhe ėshtė mėkat qė nuk e kemi nė Kosovė. Me mikrofilmim do t’ia filloin sa po ne t’u themi: “kryeni punėn...!”. Pajtimin e borxhit e bėjmė pas mikrofilmimit nxjerrjes nė CD...,  me ēmim tė saktė. Ėshtė punė qė kėrkon kohė, sepse gazeta ėshtė nė shkatėrrim e sipėr. Ju lutėm tė mė informoni dhe tė mė udhėzoni, si tė veproj...!”

Meqė nuk mora pėrgjigje, e luta pėrgjegjėsin tė mė jepte njė afat, tė kthehem nė Kosovė dhe veprojė pėr ta gjetur ndonjė donatorė, meqė   “...neve, nė Kosovė, ende na mungon financim shtetėror  institucional pėr hulumtime shkencore...!?!” . Dhe, sipas gjithė gjasash,  mė nė fund, fati i qeshi pėrpjekjes. Nga 4 -16 tetor 2009 isha nė njė qėndrim hulumtues nė AQSH, AMPJ dhe Bibliotekė Kombėtare tė Tiranės. Rastisi qė nė shoqėri me Prof. Harun Minirin (nga viset e Gostivarit), ndėrmarrės nė Tiranė dhe nė Zagreb, tė takohem me ndėrmarrėsin Bamirės kombėtar -Naim Bilallin, gjithashtu gostivaras, i cili qysh nė mars e nė prill tė vitit 1993, nė mungesė tė aparatit pėr fotokopjim nė Bibliotekėn Kombėtare tė Tiranės, e me mirėkuptim tė Drejtorisė sė Bibliotekės, m’i kishte fotokopjuar, falas, qindra faqe tė shtypit shqip tė periudhės sė  Luftės sė Dytė Botėrore. Nuk ishte ndihmė e vogėl kjo, ndaj N. Bilallin e kisha shėnuar si njėrin  ndėr donatorėt kryesor tė librit: “Mulla Idris Gjilani dhe Mbrojtja Kombėtare e Kosovės Lindore 1941-1951”.  Nė bisedėn pėr problemet e kombit, jo pa qėllim, duke ua dhuruar disa libra tė  mi, botime tė viteve tė fundit, iu solla “Xhemjetit” dhe organit tė tij “Hak”.

 Dhe, pasi  dėgjuan “hallin” tim qė mė zhuriste, Z. Haruni mė drejtohet: “Profesor..., tė mos humbim kohė me “Hak-un”! Kjo punė u sos qė me sonte. Detyra tashti bije mbi kėtė Djalosh (i birin e Naimit, i pranishėm). Ju vetėm tė ma adresoni njė shėnim me tė dhėna  e me  kėrkesa tė sakta dhe sa po tė kthehem nė Zagreb, do tė shkoj nė Bibliotekėn Universitare dhe do ta nėnshkruaj Fletė-kėrkesėn pėr realizimin e mikrofilmimit  tė gazetės “Hak”- nė emėr tė Institutit Albanologjik tė Prishtinės, e pėr nevoja tė dijes historiografike shqiptare!”

Meqė realizimin e kėtij projekti tashti e quaj tė kryer, mbetėt qė Instituti Albanologjik ta fut nė Programin e veprimtarisė shkencore pėr vitet e ardhshme edhe shqipėrimin e tekstit turqisht dhe serbisht tė gazetės “Hak” si dhe pėrgatitjen e botimit tė materialeve tė zgjedhura nga njė redaksi profesionale. Sė fundi, tė bėhet vetėm botimi i materialeve pėr pėrdorim tė brendshėm, pėr nevoja tė hulumtuesve nė disa qendra universitare shqiptare. Pėr tė qenė mė tė kursimtar, tė shqipėrohen vetėm tekstet qė kanė rėndėsi burimore historiografike, e kjo mund tė realizohet nėn drejtimin e njė redaktori profesional me njohuri historiografike, por  edhe nga osmanishtja e serbishtja. Realizimin e projektit do ta pėrcillte Dega e Historisė sė Institutit Albanologjik, kurse materialet duhet tė botohen nė Lidhje (libra) tė veēantė, sipas viteve tė daljes sė gazetės dhe nė shtrirje kronologjike tė numrave tė gazetės. Nė kėtė mėnyrė do t’i bėnim njė shėrbim tė madh dijes historiografike e publicistike shqiptare, nė njė anė, dhe do ta lanim njė borxh madhor qė brezat e rinj ua kanė brezit tė madhorėve tė kombit shqiptar, vėrtet Apostuj tė Shqipėrisė Etnike, shumė prej tė cilėve u martirizuan dhe u internuan nga serbo-jugosllavėt nė vijimėsi deri nė  vitin 1952, e mė pas.

 

Prishtinė, 20 tetor 2009