100 Vjetori i shkrimit kombėtar shqiptar

 

RĖNDĖSIA KULTURORE E POLITIKE KOMBĖTARE

E KONGRESIT TĖ DYTĖ TĖ MANASTIRIT

 

Shkruan: Prof.Dr.Muhamet Pirraku

 

 

Rrugėtimi i shkrimit tė gjuhės shqipe ėshtė i gjatė, shekullor, dhe me plotė kurthe e pengesa politike shqiptare e ndėrkom­bė­tare. Kėto kurthe e pengesa nuk arriti t’i shmangte as i shumėprituri “Kongresi i Alfabetit Shqip”, i Manastirit, mė 14-22 nėntor 1908, pėr faktin se nuk i plotėsoi, me pėrpikėri, kėrkesat programatike “Thirrjes” sė kongresit nga Klubi nikoqir - “Bashkimi” i Manastirit: “Ēėshtje e Abecesė lipset tė jetė fillimi, qė pa tė nuk do mundim tė arrijmė qėllimet tona tė larta pėr mbrothėsi tė gjuhės!” [1]

Pėr ta kuptuar mė mirė rėndėsinė kulturore e politike kombėtare tė Kongresit tė Dytė tė Manastirit, tė 2 e 3 prillit 1910, duhet tė pėrvijojmė nėpėr pasqyrimin e “Kongresit tė Dibrės” tė 23 korrikut 1909, dhe tė “Kongresit tė Elbasanit”, tė 2-9 shtator 1909, qė vinin si pasojė e “Vendimit” tė Kongresit tė Parė tė Manastirit. Vėrtet, shikuar nga kėndi i kritikės shkencore objektive, ndonėse Kongresi i Parė i Manastirit konside­ro­het si i pari kongres kulturor i pėrgjithshėm i inteligjencės e i nacionalistėve shqiptarė[2], nė fakt ai mė shumė ishte Kongres i konstitucionalėve shqiptarė osmanli, me pasoja historike pėr unitetin kulturor e politik tė  kombit shqiptar, sepse u pėrmbyllė pa suksesin e pritur, duke i legjitimuar  dy sisteme shkronjash realisht “Alfabetin Frashėriot”, nė shkrim hibrid latin grek e sllav dhe “Alfabetin e Bashkimit” tė Shkodrės, pak tė modifikuar, dhe kėshtu, realisht pėrligji fillin e ndarjes faktike tė kombit nė dy pjesė: nė toskė dhe nė gegė[3].

Arsyetimi i “Vendimit” pėr “dy sisteme tė shkrimit”, i lexuar para delegatėve nga Patėr Fishta, nuk pati mbulese shkencore e politike tė arsyeshme, e shikuar nga distanca historike ishte abuzim me besimin qė Kongresi i dha “Komisionit pėr Alfabetin”: “Abeceda e Stambollit kishte me qenė e mjaftueshme qė ti plotėson kėrkesat e kombit shqiptar, por pėr shtypjen e librave jashtė vendit dhe pėr telegrame ėshtė i nevojshėm njė alfabet thjeshtė latin...”. Ky “Vendim” u prit me indinjatė nga rilindės tė kulluar[4], por njė kritikė me mbėshtetje shkencore e politike kombėtare i bėri publicisti uragan, Faik Konica, i cili gjykoi shėndeteshėm: “U mbajt nė Manastir, me 14 tė vjeshtės III, njė Kongres i shqiptarėve jon-turq, i vetėbotuar pėr tė zgjidhur ēėshtjen e abesė. Nga qė ky “kongres” do tė mbetet nė faqet mė tė pandershme e mė tė turpshme, ėshtė nevojė tė dėftojė qėndresėn time nė kėtė komedie oriantale, dhe pėr kėtė punė duhet tė nis nga ca mė lark...”[5]

 Megjithatė, “Kongresi i Parė tė Manastirit”, nė tė cilin Vilajeti i Kosovės ishte i  pranishėm vetėm simolikishte, mori, sė paku, dy vendime tė mira. I pari: qė pas dy viteve tė thirrej njė “Kongres gj u h ė s o r “, pėr ēėshtje tė “ortografisė” dhe pėr tė rishikuar mundėsinė pėr aprovimin e  “njė alfabeti  tė vetėm pėr gjuhėn shqipe”! Mirėpo, duhet tė vihet nė spikamė fakti se edhe “Kongresi i ardhshėm”, qė parashihej tė mbahej nė Janinė, mė planifikohej tė mbahej nė kuadėr tė sistemit konstitucional osman, pikėrisht nė pėrvjetorin  e dytė e fitores sė Revolucionit Xhonturk, mė 23 korrik 1910[6].  Vendimi i dytė, i mirė, ishte: qė Klubi “Bashkimi” i Manastirit, tė merrte rolin e “Klubit Qendror” pėr klubet shqiptare konstitucionale “Bashkimi”, tė hapura nė jehonėn e fitores sė Revolucionit Xhonturk, gjithandej nė Shqipėri e nė vendete Perandorisė Osmane ku kishte enklava tė shqiptarėve[7].

 E keqja mė e madhe ishte se sapo  delegatet kthyen nė mjediset ku vepronin, filluan aktivitetet pėr dominim tė  “partizanėve” tė “Alfabeteve” qė i pėrligji “Kongresi i Manastirit”. Kjo u tregua e mirėseardhur pėr ithtarėt e grafisė arabe pėr shkrim tė gjuhės shqipe, me mbėshtetje institucionale osmane, me pasoja pėr unitetin kulturor, arsimor e politik kombėtar shqiptar[8]. Pėr zbutjen e kėtyre pasojave do tė angazhohet Klubi Qendror “Bashkimi” i Manastirit, i cili, me njė “Qarkore” drejtuar klubeve “Bashkimi” u theksonte shqiptarėve:  “... nuk duhet pėrmetue kurrsesi qi ndėrmjet Shqiptarėve tė dalin ngatėrresa e tė lejnė dasia pėr shkak t’alfabetit”, duke u theksuar se:”Tashti pėr tashti detyra e jonė ma kryesore asht me pėrhapur nė popullin tonė dritėn e arsimit, me forcue bashkimin t’onė, me i u rujtun dasis!”[9]

Klubi “Bashkimi” i Manastirit, pėr ta plotėsuar detyrėn e ngarkuar, Manastirin e ngriti nė njė Qendėr Kulturore e politike kombėtare Shqiptare tė rėndėsishme, nxori organin “Bashkim’i Kombit”[10], ngriti njė shtypshkronjė, e cila deri nė vitin 1910 u rrit nė njė shtypshkronjė moderne, e cila mund tė botonte gazeta e libra nė 13 gjuhė tė botės, e njohur me emrin: “Shtypshkronja internacionale” -  “Bashkimi”[11].  Nė gjirin e saj, mė 1 gusht 1909, u themelua “Shoqėria botuese literare”, pėr botimin e librave, gazetave dhe revistave nė gjuhėn shqipe[12] dhe pėrpos gazetės “Bashkim‘i Kombit” , “Shoqėria botuese literare” e Manastirit i nxori edhe organet kombėtare: “Drita” dhe “Lahutė e Malėsisė”.  Vėrtet, nga mesi i vitit 1909, nė qendrėn kulturore e politike tė Rilindjes Kombėtare Shqiptare nė Manastir, rol madhor lozi pejani Salih Gjukė Dukagjini, fillimisht mydyr nė Neveskė e tani inspektor i arsimit pėr Vilajetin e Manastirit[13].

Komiteti i Turqve tė Rinj “Bashkim e Pėrparim”, pėr tė penguar zhvillimet nė tė mirė tė kombit shqiptar qė do t’i sillte Kongresi i Janinės, luftėn kundėr shkrimit tė shqipes me grafi latine do ta bartė nė Dibėr, ku do ta nxisė themelimin e njė “Klubi Konstitucionar” me emrin: “Partia Osman e Konstitu­cio­nale Shqiptare e Dibrės” me detyrė ta organizonte njė Kongres qė do tė manifestonte dashurin e ”Shqiptarėve ndaj parimit tė vėllazėrimit, barazisė dhe pajtueshmėrisė sė tyre me osmanlinjtė e tjerė, pa ndonjė qellim separatist”[14]. Ky kongres do tė mbahet mė 10 /23 korrik 1909, me pjesėmarrje edhe tė klubeve osmane serbe, bullgare, e vllahe, por edhe kėtu, me prani simbolike tė Vilajetit tė Kosovės e tė Shkodrės, falė ndėrhyrjes sė Nexhib be Dragės nga Mitrovica dhe tė Riza Beut nga Shkodra, “Kongresi Konstitucional Osman i Dibrės” do tė pėrfundojė si “Kongres Kombėtar Shqiptar”[15]. 

Nė jehonė tė kėsaj fitoreje shqiptare nė Elbasan, mė 2-9 shtator 1909, do tė  mbahet “Kongresi Kulturor- Arsimor”[16], i cili i vuri themelet historike tė shkollės kombėtare shqiptare[17], madje edhe krahas faktit se kėtu qenė tė pranishme dy rryma shqiptare historikisht antagoniste: proxhonturke dhe proaustriake, e me prani vetėm nominale tė Vilajetit tė Kosovės -Vendimet e Kongre­sit tė Elbasanit bėnė jehonė madhėshtore nė Lėvizjen Arsimore e Kulturore Kombėtare Shqiptare nė Vilajetin e Kosovės.  Realisht, pėr jetėsimin e Vendimeve tė Kongresit tė Elbasanit i vunė shpatullat veēanėrisht: Hasan be Prishtina, Nexhib be Draga, Salih Gjukė Dukagjini, Bedri be Pejani, Rrok Berisha, Bajram be Curri e Rexhep be Mitrovica, duke hapur shkolla shqipe nė Pejė, Prizren, Gjakovė, Gjilan, Mitrovicė, Vushtrri, Anamoravė e gjetkė[18]. Nga fundi i vitit 1909, “Klubit Arsimor Shqiptar” i Vilajetit tė Kosovės, e futi mėsimin e gjuhės shqipe nė “Gjimnazin” dhe nė “Normalen” e Shkupit[19] dhe, sapo e nisi punėn “Normalja e Parė Shqipe e Elbasanit” (me 1 dhjetor 1909), gati gjysma e nxėnėsve ishin nga Kosova, njė pjesė e madhe me financim tė Hasan be Prishtinės[20].

Nga fillimi i shkurtit 1910, Serbia do tė vihet nė rolin e logjistikės sė Qeverisė Xhonturke, kundėr shkollės shqipe dhe kundėr alfabetit latin pėr gjuhėn shqipe nė Vilajetin e Kosovės, ku realisht ishte kėrthiza historike e Shqipėrisė Etnike dhe djepi i ngjizjes sė kombit shqiptar, kurse tashti, falė aktivitetit politik kombėtar tė deputetėve tė Parlamentit Osman: Hasan be Prishtinės, Nexhib be Dragės dhe Fuad Pashės nga Prishtina, me mbėshtetje tė menēur, institucionale osmane, nga deputetet: Ismail Qemal Vlora, Myfid bej, Azis Pasha, Gani Bej, dr.Ibrahim Thema, e Dervish Hima, tė mbėshtetur nga ish Veziri i Lartė, Ferid Pashė Vrioni, Vilajeti i Kosovės vazhdonte tė bartte rolin e Bastionit    luftės pėr Autonominė e Shqipėrisė[21].

Meqė xhonturqit dhe propaganda serbe do tė ndihen “humbės” nė Vilajetin e Kosovės, aktivitetin kundėr shkrimit latin pėr shqipen do ta bartin nė Vilajetin e Manastirit. Tė parin miting me kėrkesa pėr futjen e grafisė arabe pėr shkrim tė shqipes e  organizuan nė qendėr tė vilajetit, nė Manastir, mė 6 shkurt 1910, nė mbėshtetje tė Myftisė tetovar - Rexhep Xhudit -Vokės dhe tė kumanovasit kontraverz - Arif Hikmetit[22]. Mitingjet kundėr alfabetit latin do tė organizohen edhe nė Elbasan e nė Ohėr[23]. Mirėpo, thėnė me fjalėt e analistit politik bullgar bashkohas, Ilia Golvanov: “Mund tė thuhet lirisht se alfabeti latin (tashti) ka fituar tė drejtėn qytetare nė gjuhėn e shkruar shqipe”[24].

Megjithatė, Qeveria Xhonturke, e mbėshtetur nga propaganda serbe antishqiptare kėmbėngulte tė ishte e pranishme veēanėrisht nė Vilajetin e Kosovės, kundėr shkrimit tė shqipes me alfabetin latin, duke ia pasur frikėn veēantė Sanxhakut tė Prishtinės, ku dominonte drenicasi Hasan Prishtina, si dhe Sanxhakut tė Shkupit, ku ndihej ndikimi permanent i deputetit Nexhib be Draga dhe e Profesorit tė historisė Bedri be Pejanit [25]. Tė theksojmė faktin se Lėvizja pėr alfabetin latin pėr gjuhėn shqipe nė Drenicė, vis ku nuk pushonin kryengritjet antiosmane, nuk pati asnjė kundėrshtar[26].

Mirėpo, Qeveria e Stambollit mė nė fund mori vendim tė merrte masa drastike kundėr partizanėve tė shkrimit “latin” dhe kundėr drejtuesve tė shkollave shqipe. Ky vendim do tė pritet e indinjatė nga patriotėt, mėsuesit dhe nxėnėsit shqiptarė dhe do tė kundėrshtohet e bojkotohet nga  “Klubet Arsimore Shqiptare” nė Shkup, Tetovė, Kumanovė, Prishtinė, Vushtrri, Mitrovicė, Prizren, Gjakovė, Guci, Pejė e Plavė - me kėrkesė tė pashkelshme “qė arsimi popullor tė zhvillohet me alfabetin latin “[27].

Lėvizja pėr Alfabetin latin pėr shqipen do ta dėshmoj forcėn e pathyeshme mė 27 shkurt 1910, me “Mitingun e alfabetit shqip” tė mbajtur nė Bregun e Shėn Ilisė sė Korēės[28], kurse gjatė tėrė marsit tė vitit 1910, Stambolli e Shkupi do tė bėhen logje tė propagandės xhonturke e serbe nė dobi tė ithtarėve tė grafisė arabe (osmane) pėr shkrim tė gjuhės shqipe[29].

Mirėpo, kėsaj mynxyre antishqiptare  do t’i jepet grushti vendimtar nga fillimi i prillit 1910, falė partizanėve tė alfabetit kombėtar tė shqipes tė Lagjes sė Hasan be Prishtinės, tė tubuar nė Kongresin e  Dytė tė Manastirit, mė 2 dhe 3 prill 1910. Organizues dhe nikoqir i Kėtij aktiviteti kulturor e politik kombėtar shqiptar, sipas shtypit serb osman, ishte “Kėshilli qendror i organizatės shqiptare “Bashkim’i Kombit” tė Manastirit[30]. Nė  informatėn pėr mbajtjen e kėtij Kongresi tė botuar nga organi i spiunazhit serb, “Vardar”, mė 27 mars 1910, pos tė tjerave thuhej: “Nė Kongres do tė shqyrtohet  ēėshtja e alfabetit tė shqipes dhe do tė merret vendimi pėr rritjen e numrit tė shkollave shqipe. Kongresi do tė merr vendime pėr zhvillimin e mė hovshėm nė drejtim tė zgjimit kombėtar ndėr shqiptarėt”[31].

 Pėr organizimin e Kongresit tė Dytė tė Manastirit, rol madhor pati inspektori i arsimit pėr Vilajetin e Manastirit, juristi, publicisti, linguisti, etnologu, historiani, poeti, profesori i shqipes nė Normalen e Shkupit dhe luftėtari i Pavarėsisė sė Shqipėrisė, Salih Gjukė Dukagjini, ndjekėsi mė besnik i frymės politike patriotike tė madhorėve tė kombit- Hasan be Prishtina - Nexhib be Draga[32].

Sipas burimeve diplomatike serbe nė Kongresin e Dytė tė Manastirit u  pėrfaqėsuan: Klubi shqiptar nikoqir, i Manastirit, me 5 anėtarė, Klubin e Stambollit e pėrfaqėsoi veprimtari Dervish Hima, tė Korēės Shefik Efendia, tė Negovanit, Petro  Nini Luarasi.  Edhe Koēana, Starova, Struga e Elbasani u pėrfaqėsuan me nga njė pėrfaqėsues, kurse Ohri me dy. Nė Kėtė kongres, vėrtet historik, me pėrfaqėsim dominoi Vilajeti i Kosovės, i cili ishte buzė shpėrthimit tė Kryengritjes sė Madhe e Kosovės pėr Autonominė e Shqipėrisė: Bedri be Pejani, Rexhep be Mitrovica, Qamil be Bala, Bejtullah Be Gjilani,  Shyqyri Ramadan Begu nga Prishtina, Salih Gjukė Dukagjini, oficeri Hysni be Curri (nė emėr tė Bajram be Currit)[33] dhe Sabit Beu nga Vushtrria[34].

Sipas konsullit serb Luba Mihajlloviq: “Me telegrame kanė shprehur solidaritetin dhe i kanė caktuar pėrfaqėsuesit nga radhėt e atyre qe kanė mundur tė arrinin nė Kongres: Smirna, Selaniku, Kolonja Lerini, Bilishta, Durrėsi, Shkodra, Vlora, Berati, Tepelena, Delvina, Leskoviku, Preveza dhe Tirana”[35]. Sipas kėtij burimi, nė Kongresin e Dytė tė Manastirit kanė marrė pjesė 24 veta,  tė cilėt pėr kryetar tė Kongresit e zgjodhėn profesorin e historisė, Bedri be Pejanin, ish profesor i gjuhės shqipe nė Idadinė (Gjimnazin) e Shkupit, kurse pėr sekretar: Ferid bej Ypin, avokat nė Manastir e Petro Nini Luarasin, mėsus nė Negovan[36]. 

Nga tė dhėnat e tjera mėsojmė se nė Kongresin e Dytė tė Manastirit morėn pjesė edhe kėto personalitete shqiptare: Ibrahim bej Jegeni, pėrfaqėsues i Klubit “Bashkimi” tė Dibrės sė Epėrme, Gani bej Bungu, pėrfaqėsues i Skodrės dhe i  Elbasanit, Tefik Efendi Panariti, pėrfaqėsues Klubit “Dituria” tė Korēės, Ali ef. Zaimi nga Elbasani, pėrfaqėsues i Jenixhės, Jonus Hilmi Dibra, pėrfaqėsues i Serfixhės, Fehim bej Zavalani, pėrfaqėsues pėr Tepelenė, Filat, Progon, Paramithi, Pėrmet, Kurvelesh, Delvinė, Gjirokatėr, Hajdar ef. Blloshmi, pėrfaqėsues klubit “Bashkimi” tė Starovės, Abdullah ef. Rushiti, pėrfaqėsues i klubit “Bashkimi” tė Strugės, Xheladin Bej Ohri, pėrfaqėsues i klubit “Bashkimi” tė Ohrit, Xhafer Bej Ypi, pėrfaqėsues i Konicės, Qazim Iljaz pashė Dibra, kryetar i Klubit “Bashkimi” tė Manastirit,  e Rifat Bej Zavalani, pėrfaqėsues i Klubit “Bashkimi” tė Manastirit[37].

Pėr rezultatet e Kongresit tė Dytė tė Manastirit ka lėnė tė dhėna historiografike tė rėndėsishme Konsulli serb, Mihajlloviq, nė raportin e datės 5 prill 1910, adresuar Ministrit pėr Punė tė Jashtme tė Serbisė: “Tė shtunėn e tė dielėn, mė 2 dhe 3 tė kėtij muaji nė Manastir ėshtė mbajtur njė Kongres shqiptar pėr rendėsin e tė cilit ėshtė folur e pėrfolur qysh para se tė mblidhej”[38]. Nė vijim, ky diplomat, fitoren e Lėvizjes shqiptare pėr shkrimin latin e pa tė fituese si pasojė e gabimeve strategjik politikė tė Stambollit, duke theksuar: “Xhonturqit, shqiptarėve u kanė ndihmuar nė ēėshtjen e tyre sepse ishin ngritur kundėr tyre dhe janė pėrpjekur qė ti ndanin nė aderues tė alfabetit latin dhe arab” dhe konstatonte se populli e “shikonte me neveri ēdo pėrzierje tė qeverisė nė punėt e tė tyre”, ndaj, pėrfundonte: “Ėshtė e besueshme se kėto dy alfabete (latin e arab) do ta kishin bėrė vetvetiu ndarjen, kurse qeveria nuk ia doli dot...”[39]

Kongresi Dytė i Manastirit i zhvilloi punimet nė seanca tė hapėta, ku mbahej procesverbali, e nė tė cilat ka mundur tė merrte pjesė edhe Valiu dhe personalitete tė tjera politike xhonturke. Ky Kongres i kushtoi rėndėsi tė veēantė gjendje aktuale dhe tė ardhmes sė shkollės shqipe dhe ndriēoi propagandėn e huaj nė vendet shqiptare. Ndėr oratorėt mė tė zjarrtė nė kėtė fushė ishte mėsuesi Petro Nini Luarasi, i cili me guxim tė pashoq u ngrit kundėr propagandės antishqiptare tė kishės greke[40]. Nė Mbėshtetje tė “Fjalimit” tė Petro Ninit, Kongresi mori vendim qė tė kėrkohej mbrojtja e shtetit osman nga ajo propagandė[41].

Njėri ndėr vendimet historike tė Kongresit tė Dytė tė Manastirit ishte: Alfabeti pastėr latin i modifikuar pėr shkrim tė gjuhės shqipe nė Kongresin e Parė tė Manastirit,  tė pėrdoret i vetėm nė shkollėn shqipe, nė shtypin shqip, nė botimet shqipe dhe nė administratėn shqipe nė tė gjitha vendet ku banonin e vepronin shqiptarėt. Ky vendim do tė merrte kredon gjithėkombėtare nė njė Kongres Gjithėshqiptar qė do tė mblidhej nė Janinė, i planifikuar nga Kongresi i Parė i Manastirit[42]. Nė Kongresin e Janinės, do tė dėshmohej, para Botės, uniteti politik e arsimor i kombit shqiptar, si dhe pandashmėria e Njėsisė etnokulturore historike e Shqipėrisė (Arnautlluk, Albania), e cila, pas copėtimeve kriminale nė Kongresin e Berlinit, kishte vetėm 90.1000-90.270km2, ku shqiptarėt pėrbėnin mbi 66% tė banorėve[43]. 

Kėtu ėshtė me interes historiografik t’i pėrmendim vendimet Kongresit tė Dytė tė Manastirit, sipas proveniencės burimore. Tė nisemi nga informatat e para qė i pati tė njohura konsullit serb, mė 5 prillit 1910:

 “1. Kongresi (tubimi) nė  Janinė tė mblidhet mė 3 korrik tė kėtij viti. Atėherė do tė sillej raporti mbi punėn e deritashme dhe propozimi i projekt programit pėr aktivitetet nė perspektivė. Nė Kongresin e Janinės duhej tė merrej vendimi definitiv pėr qėndrimin e shqiptarėve dhe pėr kėrkesat e tyre ndaj Portės sė Lartė (Me siguri, atėherė, do ti adresohet Turqisė ndonjė memorandum)”;

2. Dervish Hima, deputeti i Stambollit, i lindur nė Ohėr, ėshtė caktuar qė ta organizojė dhe drejtoi Qendrėn Kryesore nė Stamboll, e cila duhej tė udhėheq tė gjitha punėt organizative tė Klubeve Shqiptare. Qe Komiteti i Stambollit tė ketė pushtet mbikėqyrės mbi tė gjitha klubet shqiptare, tė cilat do ti kontrollojnė dy revizorė tė pėrhershėm - anėtarė tė ati klubi. “Komiteti” do tė ketė pushtet mbikėqyrės mbi punėt e pėrgjithshme dhe mbi financimin e “Shoqėrisė Pėrparimi” tė Korēės”;

3. Ėshtė vendosur tė vazhdohet me propagandėn pėr alfabetin latin deri nė ngadhėnjimin mbi atė arab. Hėpėrhė, qėllimi  kryesor ėshtė pėrhapja e arsimit nė masėn e gjerė shqiptare;

4. Qė, Qeverisė ti dėrgohet njė Pėrkujtesė me tė cilėn do tė kėrkohej ndėrprerja e mosmarrėveshjes nė mes tė shqiptarėve dhe qeverisė, duke kėrkuar qė tė ndėrpritet ēdo propagandė kundėr alfabetit latin;

5. Tė luftohej propaganda fetare islame e posaēėrisht ajo greke”[44].

Konsulli serb e informonte  Beogradin se “... anėtarėt e Kongresit kanė mbajtur takim tė mbyllur” edhe nė ditėn e hėnė, mė 4 prill 1910, e theksonte se: “Do tė kujdesėm tė mėsoj sė ēka ėshtė folur atje!?”[45]

Kongresi i Dytė i Manastirit, pėrpos rėndėsisė historike kulturore e politike shqiptare ka edhe rėndėsi pėr afirmimin ndėrkombėtar tė kombit shqiptar, sepse kėtė ngjarje, pėrpos pėrfaqėsuesve tė shtypit shqiptar dhe osman, nga brenda e pėrcollėn edhe pėrfaqėsues tė shtypit evropian: Korrespondenti i “Neue Freie Presse” i “Rusko Slovo”, i “Pravda”-s sė Beogradit, si dhe i ”Le Progres de Solanique”, e tė tjerė, tė cilėt e indor­muan opinionin ballkanik, e evropian, pėr kėrkesat shqiptare kulturore, arsimore dhe politike. Gazeta “Neue Freie Presse”, mė 4 prill 1910, i solli pikat mė tė rėndėsishme tė Vendimeve tė Kongresit tė Dytė tė Manastirit, por rėndėsi tė veēantė i kushtoi propozimit tė pėrfaqėsuesit tė  Starovė, Hajdar ef. Blloshmit, qė Kongresi tu dėrgonte njė “Pėrkujtesė” Haxhi Villdan Efendisė, Ismail Haki Efendisė dhe Sheh-Ul-Islamit, duke kėrkuar pėrgjigje se: ‘A mund tė shkruhet Kur’ani edhe me shkronja latine?”[46] Sipas kėsaj gazete, pėrgatitjen dhe programin pėr Kongresin Shqiptar tė radhės, nė Janinė, ishte ngarkuar t’i bėnte Dervish Hima. Tubimi i planifikuar qė tė mbahej nė Janinė, duhej tė ishte mė i madhi ndėr kongreset shqiptare tė mbajtura deri atėherė nė Tokat Shqiptare[47].

Pėr Kongresin e Dytė tė Manastirit tė dhėna tė vlefshme ofroi edhe gazeta “Vardar”, mė 10 prill 1910, nė artikullin: ”Kongresi Shqiptar”, i shkrua nga korrespondenti i saj mė 4 prill 1910[48]. Sipas kėsaj gazete nė Kongresin e Dytė tė Manastirit kanė marrė pjesė 25 veta, prej tė cilėve vetėm dy tė krishterė (protestantė)[49]. Kjo e dhėnė fliste pėr njė shkallė tė lartė tė pjekurisė politike kombėtare tė shqiptarėve myslimanė, tė cilėt, tashti, mė mirė se kurrė, i treguan botės osmane e botėrore se shkrimi i gjuhės shqipe nuk ėshtė i kushtėzuar nga asnjė fe, as nga asnjė propagandė shtetėrore e huaj, por ėshtė e mirė kulturore gjithėkombėtare shqiptare. Korrespondenti i “Vardar”-it do tė saktėsojė se: “Puna (nė kongres) ka vazhduar normalisht dhe me qetėsinė mė tė madhe” e madje “Disa nga propozimet pranoheshin me aklamacion”[50].

 Gazet serbe osmane, “Vardar” i solli edhe disa nga pikat mė tė rėndėsishme tė vendimeve tė Kongresit, qė kanė disa nuanca ndryshe nga ato qė i kishte tė njohura konsulli serb nė Manastir:

 

1. Qė, mė 3 korrik tė kėtij viti tė thirrej njė kongres gjithėshqiptar nė Janinė, nė tė cilin pėrfundimisht do tė caktohej programi i ardhshėm politik (...), si dhe njėherė e pėrgjithmonė tė pėrfundohet me ēėshtjen e shkollave dhe tė alfabetit tė shqipes. Do tė vėrtetohej programi i ardhshėm - pėr shkollat shqipe;

2. Kongresi e ka pranuar alfabetin latin pėr alfabet tė gjuhės shqipe. Kėtė (vendim) ka pėr ta plotėfuqizuar Kongresi i Janinės. Ky alfabet prej tashti ka pėr t’u pėrdorė nė shkollat e tyre;

3. Ti dėrgohej Valiut dhe deputeteve tė tyre nė Stamboll njė kėrkesė, qė ta marrin nė mbrojtje Kishėn (Ortodokse) shqiptare[51];

4. Nė Shkup tė nxirrej njė gazetė shqipe dhe tė hapen shkollat kombėtare[52];

5. Qė tė kėrkohej njė sqarim nga Sheh-ul-Islamit (Ministrit pėr fenė Islame) sė, shkrimi latin a ėshtė kundėr sheriatit (kur’anit);

6. Qė, njė delegacion (shqiptar) ta pėrshėndet Sulltanin (me rastin e vizitės qė Sulltan Mehmedi  V Reshadi pritej ta bėnte nė Vilajetit tė Kosovės e tė  Manastirit) dhe nga Ai tė kėrkonte amnisti nė emėr tė shqiptarėve...duke pranuar qė tė rekrutohen nė ushtrinė (perandorake osmane)[53].

Pėr Kongresin e Dytė tė Manastirit kanė shkruar edhe gazetat e tjera serbe. Gazeta ”Pravda” e Beogradit, mė 6 prill 1910, shkroi: “Kongresi shqiptar, i cili ėshtė mbajtur nėn kryesinė(...) e Bedri Beut, mbas debatit tė gjatė dhe tė gjithanshėm mbi shkrimin e gjuhės shqipe dhe pėrhapjen e idesė kombėtare ndėr shqiptarėt”, ka marrė kėto vendime:

”1. Qė mė 3 korrik nė Janinė tė thirrej Kongresi tjetėr nė tė cilin duhej tė marrin pjesė me shumė delegat se sa tash;

 2. Qė nė Stamboll tė krijohej njė Kėshill shqiptar tė cilit duhej ti besohej ndėrmjetėsimi nė mes tė Qeverisė sė Stambollit dhe shqiptarėve;

3. Qė Ministrit tė Arsimit t’i dėrgohej njė memorandum, pėr nevojėn e domosdoshme qė shqiptaret ta pėrvetėsojnė shkrimin popullor, i cili u pėrgjigjet cilėsive fonetike dhe natyrės sė gjuhės shqipe;

4. Qė tė merren masa pėr pengimin e propagandės, tė cilėn grekėt po e pėrhapnin ndėr shqiptarėt ortodoks (nė Jug tė Shqipėrisė)”[54].

Pėr kėtė ngjarje tė rėndėsishme pėr historinė politike dhe kulturore shqiptare shkroi edhe gazeta ”Le Progres de Solanique”, mė 13 prill 1910, e cila kur bėnte fjalė pėr rezultatet e Kongresit tė Dytė tė Manastirit, i pėrmendi disa vendime, dhe konstatoi se Kongresi ėshtė dashur tė mbahej mė 10 prill1910, por u mbajt mė herėt, mė 2 dhe 3 prill, ndėrsa nė vijim informonte pėr gjendjen e shkollave nė Vilajetet shqiptare, duke theksuar se: Nga Idadia e Manastirit kanė ikur 24, ndėrsa nga ajo e Korēės 34 nxėnėse dhe kanė shkuar nė Gjimnazin e Selanikut pėr ta mėsuar gjuhėn shqipe[55].

Edhe shtypi shqiptar i kohės nuk e la prapa dorės Kongresin e Dytė tė Manastirit. Gazeta “Bashkimi” e Shkodrės i informoi lexuesit pėr mbajtjen e Kongresit shqiptar mė 2 dhe 3 prill 1910 dhe konstatonte se: Ndėr vendimet mė fatlume tė kongreseve shqiptare, janė Vendimet e Kongresit tė Dytė tė Manastirit, sepse pėrfundimisht e vendosi alfabetin latinė pėr gjuhėn shqipe[56].

 Pėr kėtė epilog fatlum pėr kombin shqiptar pati rol tė madh Vilajeti i Kosovės nė pėrgjithėsi, me Shkupin qendėr administrative, politike, ekonomike, kulturore e arsimore shqiptare. Lėvizja shqiptare pėr alfabetin latin nė Kosovė, me partizanėt korife: Hasan Prishtinėn, Nexhib Dragėn, Bajram Currin, Salih Gjukėn, Bedri Pejanin, Rrok Berishėn, Rexhep Mitrovicėn, Hysni Currin, Shyqyri Ramadan Begun e tė tjerė, e barti peshėn e luftės pėrfundimtare me xhonturqit shovinistė nė fushė tė arsimimit shqip, tė shkrimit tė shqipes me alfabetin latin dhe tė ngritjes sė ndėrgjegjes kombėtare tė individėve dhe tė masave shqiptare.

Roli i Kosovės pėr fitoren e alfabetit latin tė “Bashkimit” pėr alfabet kombėtar shqiptar pėrfundimisht me Vendimet e Kongresit tė Dytė tė Manastirit, mė 1910, ėshtė i rėndėsisė historike tė rolit tė Kosovės nė pėrvetėsimin e Gjuhės shqipe tė unifikuar dhe tė legjitimuar nė Kongresin Gjithėshqiptar tė Drejtshkrimit tė Gjuhės Shqipe,  tė mbajtur nė Tiranė, mė 1972.

Prishtinė, Prill 2010

 

 



[1] Revista “Leka” - Numėr i veēantė. Vazhdim i numrave pėrkujtimor tė XXV Vjetorit tė Pavarėsisė Kombėtare, Shtypur nė Shkodėr mė 1942, pėr Vitin XII/1940 , fq. 13.

[2] Justin Rrota, Pėr historinė e alfabetit shqyp, Shkodėr, 1935, fq. 89. Kėtė vepėr e kam shfrytėzuar nga fotokopjet e Arkivit Shtetėror tė Kosovės nė Prishtinė (mė tutje: ASHKP), “Fondin i Alfabetit”. Nuk ėshtė ballina - vendvotimi dhe viti i botimit, ndaj vendin e botimin dhe vitin e botimit kėtu po e shėnoj sipas njohurive qė kam pėr botimin e parė.

[3] Stjepan Antoljak, Prilog historijatu borbe albanaca za svoj Alfabet, “Gjurmime albanologjike”, nr. 1, Prishtinė,1969, 46; Stavro Skendi, Historia e abeces shqipe. Njė rasė zhvillimi kulturor dhe politik tė ndėrlikuar- ASHKP -  “Fondi i Alfabetit”, fotokopje; Gjerėsisht, Prof. Dr. Muhamet Pirraku, Roli i Kosovės nė zgjidhjen pėrfundimtare tė Alfabetit Kombėtar Shqiptar, Gazeta “55”, Tiranė, 14 -26 nėntor 2008; “Republika”, Tiranė, 15-27 nėntor 2008.

[4] ASHKP, “Fondi i Alfabetit”. Raporti i konsullit Visart, mė 25.XI.1908, fotokopje nga fondet e  Arkivit tė Oborrit Mbretėror tė Vjenės (mė tutje vetėm: AOMV).

[5] Rev. “Albania” nr. 1, vjeti. XII, London, 1909,fq. 24. Kritika e plotė, te: Dr. Muhamet Pirraku, Albania e Konicės, Prishtinė, 1995, 55-64.

[6]Dr. Skender Rizaj, Albanska abeceda u naučnoj literaturi... “Gjurmime albanologjike”, nr. 1, Prishtinė,1969, 186.

[7]  Revista “Leka” - Numėr i veēantė. Vazhdim i numrave pėrkujtimor tė XXV Vjetorit tė Pavarėsisė Kombėtare, Shtypur nė Shkodėr mė 1942, pėr Vitin XII/1940; Justin Rrota, Pėr historinė e alfabetit shqyp, Shkodėr, 1935; Gjergj Qiriazi; Raporti i Kongresit shqiptar tė mbajtur nė Manastir mė 1(14)-14(22) nėntor 1908 - ASHKP, “Fondi i Alfabetit”, nga AOMV; Stavro Skendi, Historia e abeces shqipe. Njė rasė zhvillimi kulturor dhe politik tė ndėrlikuar - ASHKP,  “Fondi i Alfabetit”. I pėrket fondit tė siguruar nga Biblioteka e Kairos, mė 1968. “Fondi i Alfabetit” ėshtė krijuar nga nėntori 1967 deri nė gusht tė vitit 1968; Shaban Demiraj-Kristaq Prifti, Kongresi i Manastirit ngjarje me rėndėsi nė lėvizjen kombėtare shqiptare, Tiranė 1968; Stjepan Antoljak, Prilog historijatu borbe albanaca za svoj Alfabet, “Gjurmime albanologjike”, nr. 1, Prishtinė,1969; Muhamet Pirraku;Legalizimi i alfabetit tė Manastirit, “Pėrparimi“, nr. 11-12 Prishtinė 1968; Hasan Kaleshi, Disa aspekte tė luftės  pėr alfabetin shqip nė Stamboll, Gjurmime albanologjike 1, Prishtinė 1969.

           [8] Gjerėsisht, Dr. Petro Janura: Nga historia e alfabetit tė gjuhės shqipe, Shkup, 1969; Dr. Skender Rizaj, Albanska abeceda u naučnoj literaturi... “Gjurmime albanologjike”, nr. 1, Prishtinė,1969; Stjepan Antoljak, Prilog historijatu borbe albanaca za svoj Alfabet, “Gjurmime albanologjike”, nr. 1, Prishtinė,1969; Muhamet Pirraku;Legalizimi i alfabetit tė Manastirit, “Pėrparimi“, nr. 11-12 Prishtinė 1968; Hasan Kaleshi, Disa aspekte tė luftės  pėr alfabetin shqip nė Stamboll, Gjurmime albanologjike 1, Prishtinė 1969; Prof. Dr. Muhamet Pirraku, Roli i Kosovės nė zgjidhjen pėrfundimtare tė Alfabetit Kombėtar Shqiptar, Gazeta “55”, Tiranė, 14 -26 nėntor 2008; “Republika”, Tiranė, 15-27 nėntor 2008.

[9]  Shih, Muhamet Pirraku;Legalizimi i alfabetit tė Manastirit, “Pėrparimi“, nr. 11-12 Prishtinė 1968; Dr. Skender Rizaj, Albanska abeceda u naučnoj literaturi... “Gjurmime albanologjike”, nr. 1, Prishtinė,1969.

[10] Muhamet Pirraku: Prej tipografisė gjer tė shtypshkronja internacionale, “Jehona” nr.7, Shkup, 1968 fq. 64-65. Shih edhe “Bitolski Vesnik”, Viti I, nr.18, mė 23XII 1964, ku ėshtė e botuar intervista e bashkėkohėsit 84 vjeēar, veprimtarit kulturor, Kristo Qiriazi.

[11] Muhamet Pirraku: Bashkimi i Manastirit…,”Fjala” nr.70 fq.18; M. Pirraku: Prej tipografisė …e cit.fq. 64.

[12] Data 1/14 korrik 1909, sipas hixhres ėshtė i shėnuar si 1324, nė vend tė shėnohej 1325.  

[13] Nė vitin 1910, Salih Gjuka, pėr ta marrė nė mbrojtje gjuhėn shqipe nga qarqet shoviniste xhonturke, e botoi gramatikėn e gjuhės shqipe nė gjuhėn osmane, me titull: “Gabim-dlirsa ndo ndryshim liskra. Shkrolaria e shqipes, Pjesa e parė, Bazash e Shihzash”, Shih gjerėsisht, Salih Giukė Dukagjini, Shkrolaria e Shqypes, Pjesa e parė, Teorike dhe praktike, Prishtinė 1991, 1-186.

[14] Gaz.”Vardar” nr.26 Viti II,  Shkup, 1909, fq.1-2; Muhamet Pirraku, Vendimet e Kongresit tė Dibrės…”Jehona” nr 7-8, 1969 Shkup, fq. 82; Dr. P.Janura, Pėr historinė e alfabetit…,73.

[15] Irena Senkeviq, Osvoboditelnoe dvizhenie albanskovo naroda 1905-1912, Moskva, 1959, fq. 142; Muhamet Pirraku, Vendimet e Kongresit tė Dibrės…”Jehona” nr 7-8, 1969 Shkup.

[16] Gazeta “Shkupi”“nr. 15, Moti II, Shkup, 1912, fq. 1, shkruan se Kongresi ėshtė mbajtur prej 20-27 gusht 1909. Kjo gazeta ėshtė datuar sipas kalendarit tė vjetėr, Julian, ndaj data 20-27 gusht i pėrgjigjet datės 2-9 shtator 1909. Dr Jashar RexhepagiqZhvillimi i arėsimit dhe i sistemit shkollor tė kombėsisė shqiptare nė territorin e Jugosllavisė sė sotme deri nė vitin 1918, Prishtinė, 1970, fq. 215, pėrfilli kalendarin julian - 20-27 gusht 1909. Datėn sipas kalendarit gregorian e pėrfilli Historia e Popullit shqiptar II, Prishtinė 1969, fq. 292, por si datė 2-8 shtator. Kjo datė u pėrcoll edhe nė Historia e Popullit shqiptar II Rilindja Kombėtare vitet 30 tė shek. XIX - 1912, Tiranė, 2002, 415. Ndėrkaq studiuesi kroat, Stjepan Antoljak nė Prilog historijatu borbe albanaca za svoj Alfabet, “Gjurmime albanologjike”, nr. 1/1969, fq. 52, fusnota 282, shėnon datėn 2-10 shtator. Ky ėshtė mbėshtetur nė burimet vjeneze.

[17] Shih Historia e Popullit shqiptar II, Prishtinė 1969, fq. 292. Sipas Irena Senkeviq, Osvoboditelnoe dvizhenie... fq.158, nė kongres morėn pjesė 30 delegatė nga Shqipėria e mesme, jugore dhe Maqedonia. Nė kongres nuk morėn pjesė nga viset e Shkodrės dhe tė Shqipėrisė veriore. Sipas Gaettano Petrota: Popolo, lingua e leteratura Albanese, Palermo 1931, fq. 50, nė kongres morėn pjesė 120 delegatė.

[18] ASHKP, “Fond i ‘Pizhonit”. Informatė e konsullit M. Rakiq, Prishtinė, mė 21. X (3.XI).1909;  “Fondi i Alfabetit” (AOMV - informacioni i konsullit  Pallavicini nė Stamboll, pėr konsullin nė Manastir, mė 29 gusht 1909; Irena Senkeviq: Osvoboditelnoe dvizhenie..., fq.149.  Ajet Haxhiu, Hasan Prishtina, Tiranė, 1964, fq. 16; Gaz. “Dielli” nr. 35, Moti I, Bostan, 1909, fq.1-2; ASHKP, “Fond i ‘Pizhonit”. Informatė e konsullit M. Rakiq, Prishtinė, mė 21. X (3.XI).1909.

[19] Muhamet Pirraku, Aktiviteti i Klubit shqiptar tė Shkupit, “Fjala” nr. 7, Moti II, Prishtinė 1969, faqe 17; Sh. Demiraj-K. Prifti,Kongresi i Manastirit ngjarje me rėndėsi...,fq. 54.

[20]  Muhamet Pirraku, Prej shkollės fetare gjer tė normalja, “Fjala”, nr. 1, Moti II, Prishtinė, 1969, 12-13, 15; F. Pira, Njė shekull shkollė shqipe nė “Shejzat”, Romė, 1969, fq. 6-7 shkruan se nė vitin e parė Normalja pati 10 profesorė  dhe 140 nxėnės. Nė ASHKP, “Fondi i Alfabetit” XXVIII/K-11-802 - 1910 thuhet se shkolla pati 120 nxėnės; Shih edhe gazetėn “Vardar” nr.6, Shkup, 7(20) shkurt 1910, fq.1.

[21] ASHKP - Fondi i “Joca Jovanoviq -Pizhon”, fotokopje - XXVIII/K-11-708. Informatė e personit anonim “Nepoznata liēnost” konsullit tė Serbisė nė Shkup, mė 22 janar(4 shkurt) 1910; ASHKP - Fondi XXVIII/K-11-709, Shkup. Informatė e spiunit tė panjohur pėr konsullin e Serbisė nė Shkup, mė 22 janar (4 shkurt) 1910; Shi edhe “Vardar”, nr. 4, Moti III, Shkup, 24 janar (6 shkurt) 1910, fq. 2; Gazeta “Bashkimi” i Shkodrės, nr. 9, Shkodėr, 27 janar (9 shkurt); Shih, gjerėsisht,  Muhamet Pirraku, Mitingu i Alfabetit nė Shkup, “Fajala” nr. 8, Prishtinė, 1968, fq. 17; ASHKP - Fondi XXVIII/K-11-712, Shkup, 24 janar(6 shkurt) 1910. Informatė e spiunit serb pėr konsullin e Serbisė lidhur me udhėtimin e Nexhib be Dragės, mė 23 janar (5 shkurt)  1910, pėr nė Kypryly (Veles), te kajmekami i atjeshėm, aderues i alfabetit latin pėr shqipen. Edhe ai quhej Nexhib; Shih, Muhamet Pirraku, Ēėshtja e alfabetit shqip nė Parlamentin Osman, “Rilindja”, Prishtinė, 1 mars 1969, fq. 13; Ajet Haxhiu, Hasan Prishtina, Tiranė, 1964, fq. 16; ASHKP - Fondi XXVIII/K-11-715, Shkup, 23 janar (5 shkurt) 1910. Informatė e konsullit tė Serbisė, Ristiqit; Gazeta “Vardar” nr. 4, Moti III, Shkup, 24 janar (6 shkurt) 1910,f. 2; Shukri Rahimi, Qėndrimi i pushtetit turk ndaj ēėshtjes sė alfabetit, Gjurmime albanologjike nr. 1/1969;  ASHKP - Fondi XXVIII/K-11-712, Shkup. Informatė e “anonimit” pėr konsullin serb, mė 22 janar (4 shkurt) 1910; ASHKP - ”Fondi i Alfabetit”, fotokopje nga AOMV. Informatė e datės 25 janar 1910 pėr Baronin Alojz Aehrenthal; Shih “Fjala” nr. 3, Prishtinė, 1969, dok. nr. 9, fq. 16.

[22] ASHKP - “Fondi i Alfabetit”, fotokopje nga AOMV. Informatė e Posfai-t nga Manastiri, mė 7 shkurt 1910 - Aehrentalit nė Vjenė; H. Kaleshit, Disa aspekte tė luftės…” fq. 101-102; Gazeta “Bashkimi” nr. 9, Moti I, Shkodėr, 27 janar (9 shkurt) 1910; Irena Senkeviq, Osvoboditelnoe dvizhenie albanskovo naroda 1905-1912, Moskva, 1959, 150; Sh. Demiraj-K. Prifti, Kongresi i Manastirit ngjarje me rėndėsi nė lėvizjen kombėtare shqiptare, Tiranė 1968, f. 55.

[23] Sh. Demiraj-K. Prifti, Kongresi i Manastirit ngjarje me rėndėsi nė lėvizjen kombėtare shqiptare, Tiranė 1968, f. 56; Gazeta “Vardar” nr. 12, Moti III, Shkup 1910, fq. 2; Gaz. “Shqypėja e Shqypėnis” nr. 18, Sofje, 2(15) shkurt 1910, fq. 3.

[24] Ilia Golvanov, Mladoturcite i Albancite. Ballgarska zbirka, knjiga XVII, Sofija, 1910.

[25] Prava buna zbog latinice, “Vardar” nr. 6, Moti III, Shkup, 7(20) II. 1910, fq. 2; Proterani uēitelji, “Vardar” nr. 6, Moti III, Shkup, 7(20) II. 1910, 2; Hodže i softe protiv latinice, “Vardar”, nr. 6, Shkup, 7(20) shkurt 1910; ASHKP - Fondi: XXVIII/K-11-781, Shkup, 6(19) shkurt 1910. Informatė e personit anonim pėr konsullin e Serbisė nė Shkup; Gjerėsisht, ASHKP - Fondi: XXVIII/K-11-781, Shkup, 6(19) shkurt 1910. Informatė e personit anonim pėr konsullin e Serbisė nė Shkup; Arkivi Federativ - Beograd, fondi “Pižan” S-I-1729, Shkup. 8(21) shkurt  1910; ASHKP - Fondi: XXVIII/K-11-718, mė 9(22) shkurt 1910;Gjerėsisht, Muhamet Pirraku, Burime pėr historinė e alfabetit, “Fjala” nr. 3, Prishtinė, 1969, Shaban Kapuēi nė kujtesėn historike (1892-1919), Monografi nė dorėshkrim, Prishtinė, Maj 2007.

[26] Arkivi Federativ, Beograd,  Fondi “Pižon”, S-I-1734, nr. 563. Informatė nga Shkupi, viti 1910.

[27] ASHKP - Fondi: XXVIII/K-11-779, 1910; Gaz. “Shqypėja e Shqypėnis” nr. 19, Moti II, E Enjte, 11 mars 1910; ASHKP - “Fondi i Alfabetit”, fotokopje nga AOMV. Informatė e Pallavicinit, mė 26 shkurt 1910,  pėr baronin Alojz Aehrenthal.

[28] Po aty; Gaz. “Vardar”, nr. 12, Moti III, mė 27 shkurt (12 mars) 1910, fq. 2.

[29] Gaz. “Shqypėja e Shqypėnis” nr. 19, Moti II, E Enjte, 11 mars 1910; Gjerėsisht, Arkiva Federatriv, Beograd, Fondi i “Pizhonit”, S-I-1731, nr.562, viti 1910; ASHK Prishtinė “Fondi i Alfabetit“, fotokopje nga AOMV; ASHKP - Fondi XXVIII/K-11-786, viti 1910. Dokumentin origjinal e pėrshkrova nė Arkivin Federativ - Beograd,  ė Fondi “Pizhon”; Arkivi Federativ - Beograd,  nė Fondin “Pizhon” S-I-1724, nr. 495, Shkup, 27 janar(9 shkurt) 1910; Gjerėsisht, H. Kaleshit, Dr. Hasan Kaleshi, Neki problemi izučavanja kulture istorije polloga za vreme turskog perioda, Bigorski naučno-kulturni sobiri, Gostivar, 21-22. X. 1971, Shkup, 1973, 182-183;  H. Kaleshi, “Disa aspekte tė luftės...” fq. 109-111; Muhamet Pirraku, Shoqėria pėr shkruarjen e gjuhės shqipe me shkronja arabe, “Zėri i Rinisė”, nr. 31, Prishtinė, 14 shtator 1968, 17; Dr Jashar Rexhpagiqi, Zhvillimi i arėsimit... faqe. 145; Zekeria Cana, Reaksioni xhonturk kundėr shkollės dhe shkrimit shqip nė pragun e Kryengritjes sė Kosovės mė 1910, “Gjurmime albanologjike” nr. 1, Prishtinė, 1969, fq. 135; Gazeta “Vardar” nr. 23, tė 8(21) prillit 1910.

[30]  Gazeta  “Vardar” nr.16, Shkup, 14(27) mars 1910.

[31] Gazeta  “Vardar” nr.16, Shkup, 14(27) mars 1910. Shih, Muhamet Pirraku, Kongresi i Dytė i Manastirit, Fjala, nr. 9, Prishtinė, 1968, 17. 

[32] Gjerėsisht, Dr. Muhamet Pirraku, Tė dhėna pėr jetėn dhe veprimtarinė e Salih Gjukės, Shkrolaria e Shqypes, Pjesa e parė, Teorike dhe praktike, Prishtinė 1991, 11-66.

[33] Shih, Muhamet Pirraku, Kongresi i Dytė i Manastirit, Fjala, nr. 9, Prishtinė, 1968, 17.

[34] Kėtė emėr e ka evidncuar Elida Jorgani(Duka), Qendra Ndėrkombėtare e Kulturės “Arbnori” -  Dok: “Projekt- 100-Vjetori i Kongresit tė Dytė tė Manastirit (2-3 prill 1910)”, Tiranė, 27. 10. 2009, Nr. Prot.1991.

[35] Shih raportin e konsullit Luba Mihajlloviq - Arkivi Shtetėror i Punėve tė Jashtme tė Jugosllavisė (DA SIP Jugosllavije) - S.I.1756. PP.191, nr. 586, faqe 4, e protokolluar mė 23 mars(5 prill) 1910. Pėrshkruar nga origjinali serbisht nė qershor tė vitit 1968. Dokumenti ėshtė i datuar sipas kalendarit Julian. Ne e kthyem nė kalendarin Gregorian, duk ua shtuar datave plus 13 ditė.  

[36] Shih, Po aty.

[37] Elida Jorgani(Duka), Qendra Ndėrkombėtare e Kulturės “Arbnori”  “Projekt- 100-Vjetori i Kongresit tė Dytė tė Manastirit (2-3 prill 1910)”, Tiranė, 27. 10. 2009, Nr. Prot.1991.

[38] Raport i konsullit Luba Mihajlloviq - Arkivi Shtetėror i Punėve tė Jashtme tė Jugosllavisė (DA SIP Jugosllavije) - S.I.1756. PP.191, nr. 586, mė 23 mars(5 prill) 1910.

[39] Gjerėsisht, po aty.

[40] Shih, po aty; Si  hakmarrje edhe pėr kėtė “Fjalim”, e vrau kisha greke nė vitin 1911.

[41]  Shih gjerėsisht, Muhamet Pirraku, Kongresi i Dytė i Manastirit, Fjala, nr. 9, Prishtinė; Roli i Kosovės nė zgjidhjen pėrfundimtare tė Alfabetit Kombėtar Shqiptar, Gazeta “55”, Tiranė, 14 -26 nėntor 2008; “Republika”, Tiranė, 15-27 nėntor 2008.  1968, 17. 

[42] Shih po aty: Diplomati serb nė Manastir do tė saktėsojė: Kongresi i pardjeshėm nė Manastir ka pasur pėr qellim kryesor bėrjen e parapėrgatitjes sė nevojshme dhe pajisjen e duhur pėr tubimin e madh nė Janinė”

[43]  Shih gjerėsisht, Prof. Dr. Muhamet Pirraku, Pėr kauzėn  shqiptare 1997-1999, Prishtinė, 2000,39-124; Myderriz Ymer Prizreni- Ora, Zemra dhe Shpirti i lidhjes Shqiptare 18877-1887, Prishtinė, 2003, 41-106; Pėr kauzėn e UĒK-sė, Prishtinė, 2006,51-58, 127-132; Pėr kauzėn e shtetėsisė sė Kosovės, Prishtinė, 2008, 199-238.

[44] Raport i konsullit Luba Mihajlloviq - Arkivi Shtetėror i Punėve tė Jashtme tė Jugosllavisė (DA SIP Jugosllavije) - S.I.1756. PP.191, nr. 586, 23 mars(5 prill) 1910.

[45] Po aty.

[46] Gazeta “Neue Freie Presse”, mė 22 mars (4 prill) 1910;  Cituar sipas Gazetės “Vardar” nr. 20, Shkup,  28.III (10 prill)1910.

[47] Hih, po aty.

[48]  Gazeta “Vardar” nr. 20, Shkup,  28.III (10 prill)1910.

[49] Me emėr dihet pėr vetėm Petro Nini Luarasin, kurse tjetrin, mendoj, duhet kėrkuar nė njėri nga vėllezėrit Qiriazė. 

[50] Shih,  “Vardar” nr. 20, Shkup,  28.III (10 prill)1910.

 

[51] Themelues i Kishės Ortodokse Shqiptare ėshtė Fan S. Noli. Ajo u hapė me 24 shkurt 1908 nė New York tė Amerikės.

[52] Gazeta doli mė 29 gusht 1911, me emrin “Shkupi” nėn drejtimin e  Jashar S. Erebarės (Shih. M. Pirraku, Gazeta “Shkupi” doli mė 1911,  “Rilindja”, Prishtinė, 29 qershor 1968.

[53]  Shih, “Vardar” nr. 20, Shkup,  28.III (10 prill)1910.

[54] Gazeta ”Pravda”, nr. 83, Beogradit, 24.III (6.IV). 1910.

[55]  Gazeta ”Le Progres de Solanique”, nr. 825, Selanik.  3(16) IV.1910.

56 Gazeta “Bashkimi”, nr. 16 i datės 17. IV.1910.