AKĖCILI TĖ VEPROJĖ

ME PĖRGJEGJĖSI PROFESIONALE!

 

Shkruan: Prof.Dr.Muhamet Pirraku 

 

“Nėse e shkruan tė vėrtetėn, do ta humbasėsh kokėn, sepse tė likuidon kryezoti Milosh, nėse shkruan rrenė, koka tė mbetet por do ta humbasėsh nderin!”

Prota Mateja Nenadoviq - historianit Sima Milutinoviq 

______________________________________________________________________

LEXONI LIBRIN:

DR.MUHAMET PIRRAKU:

TIVARI 1945 - KALVARI I KOSOVĖS

 

                             Sa pushoi “Afera” e zhurmshme e z. Nait Hasanit nė Prishtinė, pėr “Gjykimin e krimeve tė regjimit komunist nė Kosovė”(!?!?), plasi “Afera” me bubullimė e z. Sali Berisha nė Tiranė (shih: ”Berisha akuzon Ramiz Alinė pėr Masakrėn e Tivarit”, Koha Ditore, 8 Qershor 2010 dhe “Nė kėrkim tė urdhėruesve”, Express, 10 Qershor 2010 (!?!?!). Pėrnjėherė dua tė saktėso faktin se ngjashmėritė e “Katinit polak” me tė “Masakrės sė Tivarit”, ndonėse tė dyja ferr, janė si dallimet e natės me tė ditės nė qėllim, planifikim dhe kryerje tė krimit. Njėsoj ėshtė edhe PS-ja e PPSH-ja. Pėr kėto “gjetje” tė Z. Berisha, vetėm kaq, ngase “Mėsimet e hidhura tė sė kaluarės duhet tė mėsohen pėrsėri!”- do tė na sugjeronte i urti Ainshtajni.

Tė dyja kėto afera (e Prishtinės dhe e Tiranės) plasėn nė kohė tė pa kohė dhe pa asnjė interes pėr kombin, i cili vazhdon tė vuaj nga varganėt e robėrisė nė duar tė “Botės demokratike” - pėr hir tė “Botės imperialiste” tė paraardhėsve tė tyre, nė shėrbim tė pansllavizmit ortodoks, si dje dhe sot, u pėrgjigjet sentenca e filozofit Erich Fromm: “Britma ėshtė njė gropė e pafund qė e dėrmon njeriun nė njė pėrpjekje tė pafund pėr tė kėnaqur nevojėn pa e arritur kurrė kėnaqėsinė”!

Pėr “Aferėn Hasani”, pėr fatin tim nuk mė pyeti kush, kurse pėr “Aferėn Berisha”, “TV Klan Kosova”, mė 10 Qershor kėrkoi njė  Prononcim timin pėr  “Pėrgjegjėsinė e Enver Hoxhės, tė Fadil Hoxhės dhe tė Ramiz Alisė nė pėrgatitjen dhe zbatimin e Masakrės sė Tivarit”?!? Para kamerės fola nja 10/15 minuta dhe, sa mund tė mbahet nė kujtesė, nėnvizova kėto fakte: "Strukturat politike dhe ushtarake tė Shqipėrisė Londineze dhe tė Kosovės, sot Unmikiane, qė simbolizoheshin me Enver Hoxhėn dhe me Fadil Hoxhėn, nuk kanė asnjė faj pėr Masakrėn e Tivarit, sepse as janė planifikues dhe as zbatues, e madje pėr atė krim kanė mėsuar, si nėpėr mjegull, shumė mė vonė. Ndėrkaq, tė rangut politik e ushtarak tė Ramiz Alisė nė radhėt e LANĒSH-sė kanė qenė dhjetėra veta. Ngjarja nuk ka ndodhur nė terrenin e Shqipėrisė dhe nė informatat e para "Enveri" me shokėt kanė “mėsuar” se vrasja ėshtė shkaktuar “nė njė mal...nė njė luginė... etj”!?!

Megjithatė, Enver Hoxha dhe Fadil Hoxha mund tė kenė njė pėrgjegjėsi morale relative  pse nuk kanė kėrkuar nga Aleatėt: Ruzvelt, Ēercill dhe Stalin zbardhjen e Tragjedisė dhe dėnimin e fajtorit!?! Them “pėrgjegjėsi relative” pėr faktin se tashti nė Kosovė ishin mbi 40 mijė ushtarė jugosllavė tė njėsive mė elite ēetnike (tė amnistuara nga Tito) e komuniste, tė cilėt kishin urdhra tė qarta tė vepronin kundėr qenies shqiptare tė Kosovės, tė Kosovės Lindore, tė Iliridės, tė Sanxhakut dhe tė Malėsisė shqiptare nė Mal tė Zi. Kosova, qė nga 8 Shkurti, vuante nėn “Pushtetin ushtarak“ me firmė tė J.B. Titos.

Mirėpo, pėr hir tė realitetit historik duhet tė konstatojmė se Enver Hoxha, megjithatė, ka bėrė disa pėrpjekje pėr tė mėsuar pėr tragjedinė e Tivarit dhe pėr vrasjet e tjera tė shqiptarėve nga ushtria jugosllave. Madje ka bėrė pėrpjekje tė mėsoj nga Jugosllavėt edhe pėr qėllimin e vendosjes sė “Pushtetit Ushtarak nė Kosovė”, duke ua kujtuar faktin se Kosova sipas Marrėveshjeve tė “Dy partive komuniste aleate”, pėr fatin e saj “duhet tė pėrcaktohet me Referendum se kujt do t'i bashkohet!” Dhe, me kompetencė shkencore mund tė konstatojė se z. Ramiz Alia nuk ka asnjė pėrgjegjėsi nė ketė ngjarje, kurse LANĒSH-ja, deshėm apo nuk deshėm, ėshtė luftė  e drejt qė e nderon kombin tonė. Me kėtė konstatim nuk u bie fshesė krimeve ndaj shqiptarėve qė kanė ndjekur rrugėn tjetėr (tė cilės i ka takuar edhe gjaku im): “Nuk luftojmė veresi - Shqipėrinė e ribashkuar qė sot...!”. Tė themi pa ekuivok: Pėr ndarjen nė dy taborė tė atyre qė ishin tė gatshėm tė vdisnin pėr lirinė e kombit, si dhe pėr mos plotėsimin e kėrkesave legjitime tė kombit shqiptar nė gjakderdhjen shqiptare tė Periudhės sė Luftės sė Dytė Botėrore, qartė janė fajtorė tri forcat kryesore tė Bllokut fitimtar tė Luftės sė Dytė botėrore: Rusia, Anglia dhe SHBA (shih marrėveshjet e tyre tė viteve 1941/45!). Kėta aleatė tė LANĒSH-sė kanė pasur njohuri pėr krimet serbo-jugosllave duke filluar me Bihorin, Ēamėrinė, Gjilanin, Drenicėn, Vėrshacin, por  edhe pėr Masakrėn e Tivarit. Heshtėn, kurrė nuk reaguan. Pse?!?!

         Tė spikas edhe kėtė fakt: Fadil Hoxha, nė pamundėsi pėr tė kėrkuar llogari nga Aleati Jugosllav, ngase Fadili (dhe komunistėt shqiptarė) tashti nuk kishin asnjėrin nga postet kryesore nė ushtri, nė politikė (pushtet) dhe as nė siguri (OZN’a) tė Kosovės, ndaj zgjodhi rrugėn qė e kam vu moto tė librit tim:“Tivari 1945-Kalvari i Kosovės”: “Ne, nė udhėheqjen kosovare i kemi ikur qė tė bisedojmė pėr atė. E kemi gjykuar atė sjellje dhe e kemi pėrfunduar ēėshtjen me atė. Nuk di se ku do tė na ēonte shqyrtimi…?!”

Ky prononcim imi pėr “TV Klan Kosova” nuk u dha nė kuadėr tė lajmeve tė orės 20, siē mė kishte thėnė gazetari !?! Sapo u kryen “lajmet” mė thėrret gazetari dhe kėrkoi nga unė qė Konstatimin tim ”Enver Hoxha dhe Fadil Hoxha mund tė kenė njė pėrgjegjėsi morale relative pse nuk kanė kėrkuar nga Aleatet: Ruzvelt, Ēercill dhe Stalin - zbardhjen e Tragjedisė....”!?! ( shih tė plotė mendimin mė sipėr!), ta vente nė fillim tė tekstit foljor dhe tė shkruar: Historiani Dr, Muhamet Pirraku konstaton: ”Enver Hoxha dhe Fadil Hoxha mund te kenė njė pėrgjegjėsi morale relative nė organizimin dhe zbatimin e Masakrės sė Tivarit...!”

Refuzova vendosmėrisht: “Mos Luani me tė vdekurit as me tė gjallėt...! Tė emetohet incizimi i plotė, ose tė lihet, tė mos preket pėrmbajtja! Nėse dėshironi tė ndihmoni ēėshtjen pa anėsi tė tarafllėqeve politike tė marra, mė ftoni mua dhe Profesor Hakif Bajramin pėr njė debat shkencor mė sė paku  Njė orė... 

Meqė kaluan pesė ditė nga dita qė mu detyrua “Ky muhabet i hidhur”, i nisur edhe nga njė obligim moral qė mė ngarkohet nga konstatimi i Burrėshtetasit, Z. Rasmiz Alia: “...t’i gjejnė kosovarėt se kush e bėri masakrėn...!”, vendosa tė nxjerrė nė letėr mendimin tim ndihmesė pėr Nismėn me bubullimė tė Presidentit tė Tiranės: Z.Sali Berisha i vetėdijshėm se pak mund tė ndikojė, sepse nė kombin tonė sot ajo qė nuk e vlen ta kesh ėshtė dija dhe sinqeriteti, por sė fundi do ta qetėsoj ndėrgjegjen time intelektuale dhe profesionale.

Meqė jemi komb i copėtuar nė gjashtė hiē shtete tė njerėzishme dhe, siē po tregon pėrvoja, nuk njihemi midis vetės, pėr lexuesin e nderuar shqiptarė, e vetėm shqiptar, e shoh tė udhės tė konstatojė: Jam njėri ndėr njohėsit e mirė tė burimeve ushtarake e politike jugosllave pėr “Masakrėn e Tivarit” tė 1 Prillit 1945, dhe gjithsesi njohėsi mė i mirė i kujtesės historike tė popullit pėr kėtė Masakėr, me tė cilėn kam nisur tė merrem qysh nga viti i parė i studimeve nė histori, mė1963. Nga  tetori i viti 1967 kam filluar edhe me  hulumtimin e lėndės arkivore, por vetėm nė vitin 1975 kam pasur fatin t’i evidencoj tė gjitha raportet e njėsive ushtarake tė Serbisė, dhe tė Kosovės nė fondet e Arkivit tė Institutit Ushtarak tė Jugosllavisė, tė cilat lejoheshin tė konsultoheshin pėr interesa tė dijes historiografike tė LANĒJ-sė. Vetėm pas njė viti, pikėrisht mė 25 Shtator 1976 do tė mė lejohet qė ato dokumente tė fotokopjoheshin pėr nevojaEntit tė Historisė sė Kosovės, ku punoja si “Hulumtues shkencor...”.

 Mirėpo, pėr faktin se nga viti 1971, e nė vijim, me disa paraqitje nė shtyp e pasqyrova fuqimisht “Rezolutėn e Bujanit”, dhe nė simpoziume pėr LANĒ tė Kosovės “Luftėn e Drenicės” e quajta Revoltė tė Partizanėve nėn udhėheqjen e kreut antifashist Shaban Palluzha, komandant nominal, e jo “Kundėrrevolucion”, si dhe hodha dritė mbi shumė masakra tė UNĒJ-sė ndaj shqiptarėve, dhe madje, “Mi’ piu sorra trutė” dhe e kritikova doktoratėn e Dr.Ali Hadrit, pse e kishte pėrfillur tezėn e “kundėrrevolucionit”; pse nuk e kishte paraqitur pjesėn e Rezolutės sė Bujanit pėr tė drejtėn e Kosovės nė Vetėvendosje, pas fitores sė pėrbashkėt Jugosllave-Shqiptare mbi okupatorin...!”; pse nuk kishte shkruar pėr masakrat nė  Bihor, Gjilan, Drenicė, Tivar etj. - nuk do tė mė lejohet tė merrem (me program shkencor tė Entit), me historinė shqiptare tė Kosovės sė periudhės sė “Luftės sė Dytė Botėrore” as mė “Lėvizjen Kaēake” tė viteve tė 20-ta, qė u bė pretekst tė largohem nga EHK. Nė fillim tė tetorit tė vitit 1967, kalova me punė nė Institutin Albanologjik (i cili nuk merrej me LANĒ-nė) ndaj dokumentet pėr “Luftėn e Drenicės” dhe pėr “Masakrėn e Tivarit” detyrimisht i deponova nė “Arkivin e Entit tė Historisė”.  Mirėpo, qė tė mos mbetem pa “bazėn” e njė pjese tė punėve tė mia publicistike e shkencore, pa dijen e drejtorit, i fotokopjova tė mbi 3000 faqet e dokumenteve, tė cilat, pėr fat, i posedoj edhe sot.

 Pas fillimit tė shthurjes sė censurės komuniste jugosllave nė vitet e 90-ta, do tė mė hapen mundėsitė pėr tė “devijuar”, nganjėherė, nga “projektet shkencore tė detyrueshme” dhe pėr tė prekur temat pėr gjenocidin Jugosllav ndaj shqiptarėsisė sė Kosovės, gjithsesi nė shėrbim tė pėrpjekjeve tona pėr ēlirimin dhe ribashkimin e kombit shqiptar. Nė disa momente hodha dritė edhe mbi Masakrėn e Tivarit tė 1 Prillit 1945, gjithmonė i mbėshtetur nė burime relevante. Tė pėrmendi kėtu disa nga shkrimet dhe nga librat ku janė ndriēuar aspekte tė veēanta e tė pėrgjithshme tė kėtij krimi jugosllav mbi shqiptarėt, i prirė nga ideja qė tė dhėnat burimore tė proveniencės jugosllave tė shfrytėzohen mbėshtetje pėr njė aktakuzė me karakter ndėrkombėtar kundėr pushtuesit jugosllav nė pėrgjithėsi dhe kundėr atij serb nė veēanti, pėr Masakrėn e Tivarit:

Gjendja nė Kosovė gjatė pe­riudhės sė administrimit ushtarak (8.II - 8.VII.1945), Pėrpa­rimi. Re­vi­stė shke­n­core Nr. 5, Prishtinė, 1990; Evropa ėshtė faj­to­re pėr gje­nocidin mbi shqiptarėt, Dielli, Zagreb – Prishtinė, nr. 20-34 tė vi­te­ve 1991, 1992; Nė Tivar u masa­kruan 17­00 shqiptarė, Zėri, nr. 1434, Prishtinė, 11 Janar 1992, 42-43; Ripushtimi jugosllav i Kosovės 1945, Prishtinė, 1992; Ka­lva­ri i shqi­ptarėsisė sė Koso­vės. TIVARI 1945, Prishtinė, 1993,  Ribotim nė vitin 1994; Masakra e Tivarit 1945, Fjala jonė, nr. 4, Prishtinė, 1995; Mulla Idris Gjilani dhe Mbrojtja Kombėtare e Koso­vės Lindore1941-1951, Prishtinė, 1995;  Rėndėsia e “Shtabit Suprem tė Koso­vės” nė ndėrkombėtarizimin e ēėshtjes sė Kosovės (dhjetor 1944 - te­tor 1945), Gjurmime albanologjike SSHH, 28-29 (1998-1999), Pri­sh­ti­nė, 2002; Pėr kauzėn shqiptare 1997-1999, Prishtinė, 2000; Tivari 1945 -  Kalvari i Kosovės, Prishtinė, 2005; Pėr Kauzėn e UĒK-sė, Prishtinė, 2006; Pėr kauzėn e shtetėsisė sė Kosovės, Prishtinė, 2008.

I solla kėto tė dhėna pėr tė vetmin qėllim, qė lexuesi tė bindet (kėtu e dua ta kem nė rend tė parė Zotėri Sali Berishėn) se nuk mora kėtė lodhje pėr mendje teke, as pėr “biografi”, por i shtyrė nga profesionalizmi dhe Betimi jetėsor: Interesi i Kombit mbi interesin tim dhe tė Familjes sime! Tė mė besojė i respektuari im Zotėri Salo, se atė qė e flas e mbėshteti nė fakte dhe gjykoj esėll, nė interes tė kombit! Mjerisht, tė parėt e mi janė lutur: “Pshtona Zot nga sherri i Shkaut....!”, kurse unė mbeta nė jetė i dėnuar pėr t’u lutur: “ Zot i Madh shpėtona nga partitė politike tė vetėquajtura shqiptare...!?!”

 Tashti, tė ecim pėrpara sė bashku: Nuk e shoh tė udhės tė sjelli shumė fakte pėr numrin e eshalonėve tė Marsit dhe tė Prillit. Do tė  ndalem pak mė shumė nė Platformėn politike serbo-jugosllave qė ēoi Masakrėn e Tivarit, e cila nė publicistikėn dhe historiografinė shqiptare tė Kosovės ėshtė quajtur: “Varri mė i madh nė Ballkan”, “Varri shqi­ptar i Tivarit”, "Ploja e Tivarit", "Masakra e Ti­va­­rit", "Tra­gjedia e Ti­varit", "Tivari ‑ Varri mė i madh i shqi­p­ta­rė­ve", "Nata e Bartolomeut nė Tivar", Kal­va­ri i shqiptarėsisė sė Ko­so­vės, Kalvari i Kosovės.

Nė librin tim tė fundit pėr kėtė krim, i mbėshtetur nė burime relevante, kam konstatuar: “Ploja e ushtrisė jugosllave (AJ‑sė) serbomala­ze­ze komu­nisto‑ēentike mbi "rekrutėt" shqiptarė, mė 1 Prill 1945, Tivar, ėshtė vetėm njė ndėr sekuencat e gjenocidit sistematik serbomadh nėn flamurin e orto­do­ksisė shėnsaviane mesje­tare mbi shqiptarėt nė pėr­gjithėsi, e nė veēanti mbi shqip­tarėt nėn okupimin ju­go­sllav‑versajas e avnojist, e qė kishte pėr qėllim spa­strimin etnik shqiptar dhe serbizimin e Kosovės dhe tė viseve shqiptare etnike pėrreth”. Kėsaj nuk kam se ēka t’i shtoj.

“...Kosova, sė paku nga vjeshta e vitit 1941 deri nė vje­shtėn e vitit 1944, nė dokumentet oficiale politike e ushtarake tė Cen­tralės kominterniste - Tito, ėshtė kra­hinė autonome (politike dhe ushtarake), e njė rangu me Krahinėn e Serbisė, tė Kroacisė, tė Sllovenisė, tė Bos­n­je‑Hercegovinės, dhe u printe Sanxhakut, Vojvodinės e Ma­qedonisė. Misionarėt e KQPKJ‑sė dhe tė Shta­bit Suprem tė APJ‑sė, qė dėrgoheshin nė Kosovė dhe nė Shqipėri, sabotuan masivizimin e LANĒ‑sė sė Ko­so­vės, dhe pikėrisht me propagandė nėntokėsore ko­munisto‑ēetnike serbomadhe, kontestuan Rezolutėn e Buj­anit tė 2 janarit 1944, e duke inskenuar vrasjen e ko­mu­nistėve dhe tė antifashistėve shqiptarė mė tė shquar dhe tė komunistėve serbė e malazias internacionalistė, pėr­gatitėn ak­tin e ripushtimit jugosllav tė Kosovės dhe tė viseve tė tjera shqiptare tė ndara Jugosllavisė Ver­sa­ja­se, mė 1919”. As pėr kėto probleme nuk kam gjykim tjetėr.

“...Analizat shkencore kritike e tė dhėnave buri­mo­­re -po­litike e ushtarake serbe tė periudhės shtator 19­41 ‑ shtator 1944 tregojnė se platforma antishqi­p­tare serbe e LANĒJsė, e dėshmuar nė Elaboratin: "Pro­­blemi i pa­kicave nė Jugosllavi" tė ministrit nė qeverinė e Ser­bi­sė, akademikut Vasa Ēubriloviq, tė 3 Nėntorit 1944, ishte jo vetėm opinion politik, shoqėror e ushtarak i LNAĒ‑sė sė Serbisė ‑ Jugosllavisė, por ishte synim i qartė pėr vazhdimin e gje­no­­cidit serbomadh mbi shqi­ptarėt, i ndėrprerė pas ven­do­sjes sė pushtetit okupues nazifashist nė Kosovė, por ish­te edhe pikė e vetme, mė kryesorja, qė bashkonte ele­me­ntėt kundėrshtarė ko­mu­­ni­stė e ultranacionalistė dra­zhi­sto‑ēet­ni­­kė serbė, mala­zias e bullgaro-maqedonas nė luftė pėr Ju­go­sllavinė Avnoji­ste nė llogari tė kėrkesave tė pėr­njė­her­shme tė Serbisė sė Madhe, tė Malit tė Zi tė Ma­dh dhe tė Maqedonisė sė Madhe - tė zgjeruara me toka shqip­ta­re!” Me asnjė tė dhėnė shtesė nuk mund tė ndryshohen kėto pėrfundime shkencore tė qėndrueshme.

“...Nė Elaboratin e 3 Nėntorit 1944 V. Ēubriloviq e avancoi amanetin se serbėt "nga Kosova e Metohia ku­­rrė nuk mund tė heqin dorė edhe pėr shkak tė rolit tė saj historik edhe tė rėndėsisė pėr edukimin kom­bė­tar" dhe do tė konstatojė se "derisa Kosova dhe Meto­hia tė mos je­nė pėrfundimisht serbe, deri atėherė ser­bėt dinarikė nuk do tė kenė paqe!" Sipas Ēubriloviqit, "ideale do tė i­sh­te si­kur tė mund t'i qėronim tė gjithė shqiptarėt e ven­dit tonė edhe atė pėrnjėherė". Pėr ta realizuar kėtė kėrkesė serbe historike, sipas Ēubriloviqit: "janė dy mėnyra tė cilat do tė merreshin nė konsi­de­rim pėr largimin radikal tė shqiptarėve: t'i zhdu­kim ose t'i shpėrngulim!” Kuadri i kėsaj platformė serbe antishqiptare mund tė plotėsohet vetėm me fragmente tė tjera nga Projekti i Ēubrilloviqit.

Realisht, kėrkesa programatike e racizmit antishqiptar serbomadh, sipas porosive tė Ēubri­loviqit ‑ "Mund tė zgjidhet mė sė miri gjatė luf­tės, siē ėshtė kjo" e LANĒJ‑sė ku, krahas "spastri­me­ve ushtarake gjatė ope­ra­ci­one­ve, duhet tė pėrdoren edhe mjetet e tjera: t'u merren tė gjitha tė drejtat, tė nxi­rren pa­ra gjyqit ush­ta­rak, tė dėrgohen nė kampe tė pėr­qe­ndri­mit, t'u konfiskohet pasuria dhe tė detyrohen tė shpė­r­ngulen. Pėr tė kaluar nga “pro­grami” nė vepėr, nga fillimi i nėntorit tė vitit 1944, eprorėve tė njėsive ushtarake partizane serbe, ma­lazeze dhe maqedonase iu dha direktiva sekrete qė gjatė marshimeve nėpėr tokėn shqiptare, ”tė vrisnin sė paku deri nė 50% tė banorėve shqiptarė...”! Ky konstatim nuk do koment!?!

Mbi bazė tė platformės politike qė dilte nga dy do­ku­mentet e zėna nė gojė, mė sipėr, Komandanti i Divizionit 46 tė AJ‑sė, mė 21 Dhjetor 1944, i urdhėronte njėsitė e ve­ta, serbe: "Nė kryerjen e detyrės tė jeni tė pashpirt kun­dėr ēdo gjėje dhe kundėr ēdokujt, tė zbatoni repre­za­l­je aty ku t'ju bėhet rezistencė, posaēėrisht nėse nė njė­si­tė tuaja shtinė nga fshati. Kjo do tė thotė ndaj fsha­tarėve tė cilėt ju bėjnė rezistencė ose u ofrojnė ndihmė bandave, tė pėrdorni masat mė tė rrepta. Armiqtė e ush­trisė dhe tė popullit tonė (serb) patjetėr duhet ta ndie­j­nė fuqinė e armėve tona!" Po ta dinte kėtė i famshmi Gjon Kenedi do tė na porosiste: “Armiqtė duhet t’i falini, por kurrė tė mos ua harroni emrat…!”

Vėrtet, kėtu mė duhet ta vė nė spikamė njė fakt: Nėse nuk kihet parasysh platforma programatike jugosllave-serbe e mėsipėrme pėr spastrimin etnik tė viseve shqiptare nėn administrimin e ish- Jugosllavisė (versajase) 1918-1941, tė gjitha vrasjet e rekrutėve tė Eshalonėve tė Mars-Prillit 1944, si dhe vetė Ploja , pėrkatėsisht Masakra e Tivarit, nuk mund tė kualifikohet tjetėr pos “Njė incident i pėrfunduar me disa qindra viktima...”!?!

Realisht, nė funksion tė kėsaj platforme pėr gjenocid ndaj shqiptarėve u shpall “ēarmatosja” e  popullsisė shqiptare, mobilizimi i me­sh­kujve tė moshės 18‑35, pėrkatėsisht 16‑60-vjeēar dhe u shpa­­llėn pėr tė "dyshimtė" dhe pėr "armiq" i tė gjithė shqip­ta­rėt tė cilėt nuk e pėrqafonin pushtuesin serb ‑ jugosllav!?! Urdhėresėn pėr mobilizimin e "njerėzve"(ljudstvo) dhe dėr­­­gi­min e tyre pėr plotėsimin e njėsive tė Armatės IV tė AJ‑sė ( komandant Petar Drapshin) e dha Shtabi Operativ i UNĒ‑sė dhe i AP‑sė sė Kosmetit (komandant Sava Drleviq) mbi bazė tė urdhėresės sė Shtabit Suprem tė Armatės Jugosllave (Komandant J. B. Tito). Pėr realizimin e kėtij plani antishqiptar Kosovė, deri mė 20 Mars 1945, ishin stacionuar forcat e Divizioni i AJ-sė 41, 46, 52, tė “Grupit tė brigadave” (malazezo‑kosovare) dhe tė Ko­ma­n­­dės Ushtarake Krahinore tė Kosmetit.

Tė shtojė edhe kėtė tė dhėnė: Ko­ma­n­danti S. Drleviq u sugjeronte dhe u urdhėronte njė­sive qė do tė ngarkoheshin pėr t'i “transportuar njerė­zit e mobilizuar”: "Gjatė transportit tė nje­rėzve koma­ndantėt e eshalonėve tė kenė kujdes qė njerėzve t'ua pa­mundėsojnė dezertimin, kurse gjatė pushimit tė bė­het bllokimi i kuarteteve tė banimit. Komandantėt dhe komisarėt politikė tė eshalonėve do tė jenė persona­lisht pėr­gjegjės, nėse nga pakujdesia ua mundėsojnė ikjen!" Pėrmbajtja e citatit na mjafton tė ku­ptojmė se “njerėzit” (ljudstvo) shqiptarė paraprakisht ishin tė apo­stro­­fuar si armiq dhe si tė tillė po deportoheshin nga Ko­so­va, kurse ushtarakėt dhe ushtarėt pėrcjellės tė esha­lo­nėve shqiptare i kishin duart e lira dhe jetėn e ēdo sh­q­iptari tė “mobilizuar” me dhunė mund ta vlerėsonin me vlerėn e njė plumbi !?!

Kur dihen tė gjitha kėto fakte, a ka logjikė tė fajėsojmė udhėheqjen e LANĒSH-sė pėr planifikimin dhe zbatimin Masakrės sė Tivarit dhe pėr “gjenocid” mbi “rekrutėt shqiptarė”, aq mė keq qė ky denoncim vije nga kreu i Ekzekutivit qeveritar tė “Shqipėrisė”, 65 vjet pas krimit?!?! Duke ditur se pas akėcilit veprim politik dhe ushtarak ka njė qellim pėr njė pėrfitim, mund tė pyesim ndėrgjegjen tonė sot tė ēakėrdisur: “Ēka planifikonin tė fitonin Enver Hoxha, Fadil Hoxha dhe Ramiz Alia, me “masakrimin” e  vėllezėrve  tė tyre edhe bashkėluftėtarė...”?!?! Duke e kujtuar Gjordano Brunon do tė thėrrisja: “Unė po vdes nė njė kohė qė e ka humbur arsyen!”

Tashti mė duhet tė konstatojė: me shumė saktėsi dihet numri i rekrutėve nė Eshalonėt e Marsit dhe tė Prillit 1944, tė nisur nga Prizreni; pėrafėrsisht dihet edhe numri i atyre qė kanė arritur nė Shkodėr; si edhe numri i tė arriturve nė Ulqin; por edhe numri i atyre qė arritėn nė radhėt e Armatės IV tė AJ-sė. Ka informata bukur tė sakta edhe pėr numrin e atyre qė kanė pėsuan nė kurthet e Pėrcjellėsve serbė, maqedonas dhe malazias tė Eshalonėve. Tė gjitha tė dhėnat qė ofrojnė raportet e proveniencės ushtarake jugosllave i kam elaboruar “katilishi” nė Librin e vitit 2005, me qėllim qė tė ofrojė argumente tė verifikuara mirė pėr njė aktakuzė ndėrkombėtare kundėr krimit serb ndaj shqiptarėve, ndaj kėtu as e shoh tė udhės tė ndalem nė ato.

Megjithatė pėr kėtu mė duhet tė bėjė njė pėrjashtim vetėm pėr Eshalonin e Dytė, i cili e pėrjetoi masakrėn e Njė  Prillit 1944 , nė Obrrin e Monopollit tė Duhanit nė Tivarin e Ri. Sipas tė dhėnave mė tė sigurta nga Prizreni nė kėtė Eshalon u nisėn, mė 26 mars, “rreth 2400”, mė saktė: “2382 pėrkatėsisht 2380 shqiptarė” kurse nė Shkodėr arriti mė 30 mars nė orėn 8, kurse rreth orės 11 “Eshaloni me 2370 shqiptarė i ėshtė dorėzuar Bri­ga­dės X Malazeze”. Tashti detyrimisht pyes:  Edhe sikur tė ishte pushkatuar i tėrė efektivi i Eshalonit tė Dytė, a mund tė thuhet se nė “Tivar i masakruan 4000 shqiptarė”?!?!  Kėtu kėrkohet ta kujtojmė njė kėshillė biblike: “Lum njeriu i cili nuk e ndjek kėshillėn e tė mbrapshtėve”, por pa e larguar nga kujtesa urdhrin kur’anor: “Tė mos ju mashtrojnė gabimet e tė tjerėve qė tė mos jini tė drejtė!”

Sipas Shtabit tė Divizionit 46 mė 8.IV.1945 nė "incidentin e pakėndshėm”, nė Tivar u vranė "rreth 450 dhe u plagosėn rreth 120 shqiptarė". Nuk ėshtė numėr i papėrfillshėm!?! Mirėpo, njė pasqyrim mė tė plotė Masakrės sė Tivarit ia bėri Zėvendės­ko­ma­n­dan­ti i Di­vi­zionit tė Armatės IV"- dalmatinase, majori Gju­ro Ēet­nik, i ngarkuar me detyrėn e ko­man­da­ntit tė Shta­bit tė Kolonės sė Arma­tės IV pėr sho­qėrimin nga Tivari deri nė Ar­ma­tėn IV, nė Dalmaci tė "nje­rė­zve tė mobilizuar...”. Ai midis tė tjerash, saktėsoi: “Rezultat i tėrė kėsaj ėshtė: 550 tė nxjerrė nga radhėt, prej tė cilėve 150 tė pla­go­s­ur, tė tjerėt tė vdekur dhe pak diēka qė u fshehėn nė­pėr shtėpi ose ikėn. Llogaritet nė rreth 430 tė vrarė. Nė tėrė kėtė morėn pjesė komandanti (Gasha Markoviq) dhe komisari i Bri­gadės X dhe gati tė gjitha institucionet ushtarake e ci­vi­le tė cilat gjenden nė Tivarin e Ri. Shumė prej tyre mo­rėn pjesė aktive nė atė plojė pushkėsh mbi njerėzit..!”

Nė vijim  komandanti Gj.Ēetnik, i saktėsoi edhe kėto fakte: “Qė e tėrė kjo tė mos bėhej edhe mė dras­ti­ke, ishte fakti se nė momentin kur po bėhej ploja arr­i­­ti njė "xhip" ‑ automobil me amerikanė deri nė afėrsi tė ve­ndit tė plojės. Pėr fat, disa udhė­heqės tanė u gje­n­­dėn aty, i kthyen dhe i drejtuan nė drejtim tė Ulqinit, pa i lėnė qė tė hetonin diēka!? U panė edhe disa ci­vi­lė, tė cilėt e fotografuan tėrė plojėn, por ata mė vonė hum­b­ėn nė kėtė tollovi. Pėr tė gjitha kėto po bėhen he­ti­me tė mėtutjeshme".

Para se tė shkonim mė tutje kėrkohet njė sqarim material pėr konstatimin e Majorit Gjuro Ēetnik:“Nė tėrė kėtė morėn pjesė komandanti dhe komisari i Bri­gadės X (malaziase) dhe gati tė gjitha institucionet ushtarake e ci­vi­le tė cilat gjenden nė Tivarin e Ri. Shumė prej tyre mo­rėn pjesė aktive nė atė plojė pushkėsh mbi njerėzit..!”

Pjesėmarrja gjakpirėse ushtarake, e pushtetit dhe e civile malazias tė Tivarit tė Ri u bė nė shenjė hakmarrje e gjakmarrje pėr humbjet katastrofale tė Brigadės sė Bokelit nė Drenicė nė janar dhe shkurt tė vitit 1945, si dhe tė motivuar nga propaganda serbe pėr hakmarrjen ndaj shqiptarėve - “...pėr vrasjen e Miladin Popoviqit...” mė 13 Mars 1945. Ėshtė e vėrtetė se njėsitė partizane malazeze lanė nė Drenicė disa qindra “partizanė”, por kėta kėtu kishin ardhur si ushtri e okupatorit, kurse Miladin Popoviqi nuk u vra nga dora shqiptare.

Qartė e saktė: Miladin Popoviqin e vrau  serbi Vasa Bogdanoviq nga Go­razhdeci i Pejės, sipas  urdhrit tė kryeoznasit tė Kosmetit, Spasoje Gjakoviq, i cili e zbatoi diktatin e kryeoznasit tė Serbisė, Aleksandėr Rankoviq, por pėr vrasės u shpall Mėsuesi patriot, Haki Taha, i cili ishte ekzekutuar me plumb nė tėmth pikėrisht nė zyrat e OZN-as, nė natėn e 12/13 Marsit 1945. Pėr instinktin gjakpirės tė malazezėve pėr hakmarrje ndaj shqiptarėve pėr kėto dy humbje malaziase, la njė pasqyrim edhe kapiteni i JNA-sė, tetovari Baj­ram Gola, i cili, mė 2 Prill 1944, mori pjesė nė grupin ushtarak hetimor tė JNA-sė (nė vendin e krimit), pėr shkaqet dhe pėrmasat e Masakrės sė Tivarit. Kapiteni Gola do tė saktėsojė: "Klithma luftarake e kė­ty­re shovenėve tė tėrbuar ka qenė: ‘živela osveta! Ta­ko vam je trebalo, Šiptari! (Rroftė hakmarrja!, “Kėshtu ju ėshtė dashur, shqiptarė!” etj.

Pasi e dimė se Masakra  e Tivarit ėshtė pasqyruar, shkencėrisht, ani mirė, detyrimisht duhet tė shtrojmė sė paku dy pyetje kruciale: E para, a ka logjikė materiale, morale dhe politike qė tė akuzohet pėr planifikues dhe zbatues tė Masakrės sė Tivarit njė “komisar i divizioneve (shqiptare) qė shkuan nė Kosovė”, i cili nė kohėn e krimit ishte nė Bosnjė, nė luftė pėr krah forcave jugosllave aleate pėr ēlirimin e Jugosllavisė?!?!; Presidenti Berisha ėshtė kategorik se “ka fakte”, se “ka dėshmitarė” se ka “dokumente”!?!?. Habitėm prej nga ato”fakte”(!?), ata “dėshmitarė” nė Shqipėri(!?!?), ato dokumente nė Arkivat e Shqipėrisė(!?!?!), kur dihet se LANĒSH-ja nuk e ka pjesėn e pėrgjegjėsisė as nė planifikim, as nė zbatim. Dhe pse tė mos pyesim: Ku ishin  historianėt akademikė tė shumtė tė Tiranės qė nuk i publikuan ato, tė gjitha, tash e njėzet vjet qė kur “krimineli” Ramiz Alia ia dorėzoi pushttin pa luftė “demokratit” Sali Berisha (Faleminderit Zotėri Ramiz!). Por, kėtu mė duhet ta thėrras nė ndihmė njė urti qė nuk mė ndahet: “Kur debatoni pėr ndonjė gjė mundohuni tė fitoj e vėrteta, e jo vetvetja!”

E dyta: cili ėshtė fitimi i Shqipėrisė gjysagjele dhe i kombit shqiptar tė copėtuar me dhunė serbo-jugosllave e botėrore, qė pėr interesa tė politikės ditore tė tarafeve politike pėr pushtet pa shtet, tė kėrkohet zhvendosja e pėrgjegjėsisė materiale, politike, juridike shtetėrore e Jugosllavisė Titiste nė kurriz tė Shqipėrisė Enveriste?!?!. Kjo e tėra ėshtė: “Ktheja pushkėn veti e tėrheqjen e kėmbėzės besoja Belzebulit qė i priu historikisht gjenocidit mbi  Kombin shqiptar...!?!

Para se ta pėrmbyllja kėtė Ndihmesė, lexuesit tė nderuar (edhe Presidentit Berisha, tė cilin e ēmoj shumė) ia bėjė me dije se jam historiani i parė shqiptar i cili i ka pasur nė duar dhe i ka pėrdorur pėr interesimet shkencore: “Prok­la­­matėn e Shtabit tė Luftės sė LLTSH-sė (NDSH-sė tė fillimtetorit 1945, “Raportin” e Kėshillit Drejtues tė Organizatės “Besa Kombėtare” tė Profesor Ymer Berishės tė 22 Tetorit 1945, dedikuar Hadsonit nė Tiranė, Parashtresėn e inspektorit tė financave, Azem Hajdini- Xani, tė 18 Nėntorit 1966, dhe Parashtresėn e kapitenit Bajram Gola, tė 31 Majit 1990. Detyrimisht ta rikujtojmė kėtu kėshillėn e Gėtes: “Ėshtė e mirė dhe e lezetshme qė njeriu tė shoqėrohet me vetveten, nėse ajo ėshtė e dobishme”!

 Nė burimet historiografike tė zėna ngoje pėrmasat e Masakrės sė Tivarit janė treguar mė shumė pėr efekte propagandistike, pėr efekte politike kundėr pushtuesit jugosllav tė tokave shqiptare. Nė kėtė funksion edhe i kam pėrdor, pa hequr dorė nga pėrpjekja pėr tė dėshmuar me kokėfortėsi, sė nė Masakrėn e Tivarit tė 1 Prillit  1945, serbo- malazezet  i masakruan 1560-1700 rekrutė, kryesisht shqiptarė.Por mė duhet tė saktėsoj se pėrmasat e tragjedisė qė i “shpiku” Xani (e tė cilave, fatkeqėsisht, u jep besueshmėri hajvanllėky ynė medial), janė nė funksion tė luftės kundėr sė vėrtetės historike, sė kėndejmi edhe kundėr interesave tė kombit tonė, pėr faktin se, nisur nga mėsimi i Volterit, “E vėrteta mund tė plaket, por ajo kurrė nuk vdes”! Njė Eshalon prej 2370 vetave nuk mund tė prodhoj 4000 tė masakruar, e dihet se nuk janė vrarė shumica e pjesėtarėve tė Eshalonit tė Dytė.

Kėtė pjesė tė ndihmesės sime nė vijim do ta filloj me sentencėn e filozofit Karl Popper: “Dija fillon aty ku fillon tensioni midis dijes dhe padijes!” Meqė tė vdekurve u flet vepra qė duhet t’ua dėshmojnė tė gjallėt, nė interes tė zbardhjes tė asaj qė diktojnė  deputeti N. Hasani dhe presidenti S. Berisha, lidhur me pasojat e krimit serbo-malazias tė Marsit-Prillit 1945, e ndie pėr obligim moral tė preki me dorėn time njė pėrpjekje tė Fadil Hoxhės me shokė’ sė paku, pėr t’i rehabilituar, nė “heshtje”, e pėr t’i kompensuar viktimat e Masakrės sė Tivarit:

Nė shkurt tė vitit 1971, mė ftoi nė Lidhjen e Luftėtarėve tė LANĒ” tė Kosovės  “Shoku” Tafil Hoxha, i cili ndonėse qytetar, i kishte tė gjitha tiparet e Malėsorit, jo aq i dijshėm, por i sinqertė, (i lidhur me nostalgji pėr Drenicėn) dhe patriot vetėm si Ai. Gati me njė ton urdhėrues ma shqiptoi detyrėn e besuar nė “Konfidencė”: ”Drenicė, Ti po e shėtit Kosovėn pėr hulumtime tė historisė, Ta kemi pėr lakmi! Sipas kėrkesės sė Shokut Fadil, ta ngarkoj njė detyrė qė do kujdesė: Ku tė arrish, bėre evidencimin e tė vrarėve dhe tė plagosurve nė Masakrėn e Tivarit, si dhe tė personave qė e kanė ndihmuar LANĒ-nė, e tė cilėt mė vonė kanė pėsuar nga regjimi i Rankoviqit. Porositi familjarėt e tyre tė bėjnė kėrkesa me shkrim nė Zyrat komunale tė Lidhjes sė Luftėtarėve dhe tė bėjnė Lutjet pėr pranimin e statusit tė Luftėtarit tė LANĒ-sė, njėkohėsisht tė bėjnė kėrkesa pėr pensione familjare dhe invalidore...! Kėtė kėrkesė shtrije gjithandej nė Kosovė, por puna tė kryhet pa zhurmė, nė rrjedh tė qetė, qė tė mos bie nė sy tė atyre qė nuk na donė tė mirėn...!”

Pas tri dite, sė bashku me Bacėn Tafil shkuam nė Katundin e Ri  majebjeshkės sė Drenicės, nė konak tė Bardhec Kajės, jataku i Aradhės sė Rakoshit nga mesi i tetorit deri nė mesin e nėntorit tė vitit 1944, i persekutuar si “jatak” i Bajram e Halit Berishės nga maji i vitit 1949. Mund tė konstatojė se, qė nga ajo natė Bardhecit iu pranua statusi i Luftėtarit tė LANĒ-sė, me tė gjitha beneficionet qė rrjedhin nga ai status. Atė natė i evidencova shumė emra tė Dėshmorėve nga Drenica dhe Llapusha, tė rėnė nė Masakrėn e Tivarit, dhe kėtu e tutje, sa herė qė pata kohė e mundėsi materiale tė gjurmoj nė terren, krejt deri nė fund tė marsit tė vitit 1981, dhe gjatė viteve tė 90-ta, i shkela tė gjitha viset e Kosovės, dhe i evidencova emrat e shumė dėshmorėve tė rėnė nė Plojėn e Tivarit, mė 1 Prill 1945. Nuk kam evidencuar asnjė tė plagosur i cili nuk e kishte tė rregulluar statusin e Luftėtarit tė LANĒ-re. Meqė i besoj porosisė sė  Alfred N. Whitehead: “Tė gjitha tė vėrtetat janė gjysmė tė vėrteta!”- nuk flas publikisht “gjetjet” e mia pėr pėrmasėn e Masakrės sė Tivarit.

Dua tė besoj se mė keni kuptuar pėr ēka nuk “i bėjė tė njohura” publikisht rezultatet pėr pėrmasat e Masakrės sė Tivarit. Kėtė punė ia lė Parlamentit tė Prishtinės dhe tė Tiranės, pėrkatėsisht “Komisioneve Parlamentare”(!?!) tė ngritura sipas kėrkesės sė deputetit Nait Hasani dhe urdhrit tė Presidentit Sali Berisha, ndjekės tė verbėr tė “historianit” fantom - Xani e tė matrapazėve tė tjerė tė ngritur nė “historianė” pa shkelė nė derėn e arkivit, pa ditur se sa fytyra i ka njė dokument apo njė kujtesė, pa dije si tė citohet njė e dhėnė!?!? Pasi e di se nuk do tė mė pyetni mua as njohėsit e tjerė tė kėsaj problematike, kam vetėm njė kėrkesė, pak si amanet: Akėcili tė veprojė me pėrgjegjėsinė profesionale se na pėrlanė ujėrat e zeza tė historisė! Me kėtė ndihmesė, mendoj se kam bėrė vetėm atė qė e pata pėr detyrė tė bėja i shtyrė nga profesionalizmi, sė kėndejmi, pėr fund, ua rikujtoj edhe sentencėn e filozofit Uald: “Historinė mund ta krijojė ēdokush, por ta shkruajė mundet vetėm njeriu i madh!"

Prishtinė, 18 Qershor 2010