PROBLEMET DHE SFIDAT
NĖ HISTORIOGRAFINĖ
SHQIPTARE
Shkruan: Prof.Dr.Muhamet Pirraku
_____________________________________________________________________________
Dija fillon aty ku fillon
tensioni midis dijes dhe padijes- Karl
Popper
Historiografia shqiptare
ėshtė dije albanistike, lindjen dhe rriten e sė cilės e kanė pėrcjellė
fatet e lirisė sė kombit dhe tė shtetit shqiptar. Lindja dhe zhvillimi i
saj ka ndodhur nė rrethana tė ndera dhe specifike. Historiografisė
shqiptare i mungon parahistoria e saj e mirėfilltė nė kuadėr tė dijės sė
filozofisė dhe i mungon shkolla historiografike moderne e shekullit XIX
krejt deri nė mesin e viteve 30 tė shekullit XX, e cila ka qenė tepėr
jetėshkurtėr. Fitorja e sistemit komunist nė arealin shqiptar nga mesvitet
40, solli tronditje nė dijet albanistike nė pėrgjithėsi, me pasoja mė tė
mėdha nė fushė tė historiografisė.
Ringritja
e dijės historiografike shqiptare nė shėrbim tė shoqėrisė dhe tė shtetit
komunist me qendėr nė Tiranė, nisi qartė nga viti 1946, me ngritjen e Institutit
tė Studimeve, kurse nė Kosovė fillet e dijės historiografike u shėnuan
me hapjen e Degės sė Historisė sė Fakultetit Filozofik tė
Prishtinės, mė 1963. Kėtu nuk kam kohė tė pėrmend ngritjen e
institucioneve tė tjera shkencore nė Shqipėri dhe nė Kosovė,
nga fillimvitet 50 deri nga mesi i vitet 70, as tė pėrvijojė rezultatet e
tyre nė ngritjen e shkollės historiografike shqiptare. Ndaj, tė mjaftohemi
me konstatimin se ngritja e Universitetit tė Tiranės, mė 1957,
ringritja e Instituti Albanologjik tė Prishtinės dhe ngritja e Entit
tė Historisė sė Kosovės, mė 1967, dijen e brishtė historiografike
shqiptare e futi nė garė me dijen historiografike jugosllave e evropiane,
pa pasur aftėsi tė lirohej nga ndikimet e fuqishme veēanėrisht tė
historiografisė bolshevike ruse.
Sė
kėndejmi, problemet dhe sfidat nė historiografinė e Shqipėrisė dhe
nė historiografinė e Jugosllavisė tė fundviteve 40 deri nė
fundvitet 80 tė shekullit XX, janė probleme dhe sfida me tė
cilat ėshtė ballafaquar historiografia e Kosovės. Ndėrkaq,
historiografia shqiptare nė pėrgjithėsi aktualisht, pėrpos me problemet dhe
me sfidat e historiografisė nė arealin e Bllokut socialist tė pjesės
sė dytė tė shekullit XX, ndeshet me probleme dhe me sfida tė tjera
specifike pėr arealin shqiptar tė copėzuar nė pesė shtete dhe nė njė administrim
ndėrkombėtar eksperimental.
Problemet aktuale nė historiografinė shqiptare nė pėrgjithėsi
janė tė shumta. Nė vija tė trasha mund tė pėrmenden: gabimet materiale
dhe njėanshmėritė ideologjike fetare tė bartura nga historiografia
botėrore e klerikale shqiptare tė filleve tė shkollės historiografike
shqiptare, gjykimet dhe pėrfundimet e sedimentuara si dije nė
literaturėn historiografike dhe nė ndėrgjegjen krijuese tė studiuesve tė
historisė nė interes tė shoqėrisė moniste komuniste, kaosi mbi dhjetėvjeēar
nė zhvillimin e dijes historiografike nė emėr tė lirisė politike pas
shthurjes sė pushtetit komunist nė arealin etnik shqiptar, mungesa e
shkollės historiografike kombėtare e udhėhequr prej njė qendre studiuese,
mungesa e faktorit shtet tė pėrbashkėt, baza ekonomike mizere e dijės
historiografike, ideologjizimi partiak e fetar aktual i shfrenuar i dijės
historiografike, diletantizmi dhe vollentarizmi joprofesional nė dijen
historiografike, sharlatanizmi dhe mungesa e autocensurės dhe tė censurės
profesionale shkencore, mungesa e kritikės historiografike shkencore,
tendencat pėr sociologjizimin e historisė si dije e tė tjera.
Evidencimi njė pėr njė i tė gjitha problemeve dhe i tė tė gjitha sfidave
me tė cilat ballafaqohet historiografia shqiptare aktualisht do tė duhej tė
ishte projekt shkencor kolektiv institucional akademik me mbėshtetje
politike, juridike dhe ekonomike shtetėrore. Puna individuale nė kėtė
drejtim, si kjo imja me kumtesė, mund tė quhet vetėm diagnozė vėzhgimi
pėr problemet dhe sfidat mė tė mėdha nė kėtė fushė. Dhe, kėtu duhet tė
kihej parasysh fakti se pėrpjekjet pėr daljen nga kjo gjendje mė shumė se
kaotike nė historiografinė shqiptare, deshėm apo jo, nuk mund tė kurorėzohen
nga gjeneratat e dijetarėve qė ndikuan nė krijimin e tyre. Nė historiografi
me vėshtirėsi tė mėdha depėrtojnė e reja dhe e vėrteta historike.
Tashti tė ndalemi edhe nė disa probleme dhe sfida tė prekshme.
Dallimet midis koncepceptit metodologjik, pėrmbajtjesor dhe politik
kombėtar tė Shkollės historiografike tė Tiranės dhe tė Shkollės
historiografike tė Prishtinės tė periudhės komuniste ishin evidente,
por ato, mė tepėr pėr shkaqe politike pėrballė konceptit antishqiptar tė
historiografisė jugosllave dhe evropiane, nė fėrkime kanė shfaqur vetėm
xixa. Themelet e konceptit tė Shkollės historiografike tė Tiranės u
nisėn tė imponuara me pėrkufizimet konceptuale, filozofike, politike e
metodologjike: popullin dhe kombin shqiptar me histori nė rikėrkim duhet
parė brenda ledhit londinez tė shtetit shqiptar, kurse shkenca e
historisė tė vihej nė shėrbim tė shoqėrisė komuniste e tė projekteve tė
bllokut socialist - kominternist. Nė relacionin e Shqipėrisė dhe
tė shqiptarėve me fqinjėt nė Ballkan e mė gjerė, veēanėrisht
me serbėt, me malazeztė dhe me bullgaro-maqedonėt, tė
kėrkoheshin, tė gjendeshin dhe tė afirmoheshin kontaktet politike e luftarake
antiturke, qė nėnkuptonte antiislame, dhe ato antinazifashiste,
qė nėnkuptonte antipėrendimore, me pėrkujdesje kujdestare ndaj helenizmit,
qė nėnkuptonte nėnēmimin poshtėrues shqiptar ndaj fundamentit tė
ortodoksisė nė pėrgjithėsi.
Kjo pati pėr rrjedhim afirimimin e kundėrvlerave pėr vlera dhe tė
vlerave pėr probleme dytėsore ose tretėsore, me pasoja pėr historiografinė
kombėtare shqiptare. Veēanėrisht kualifikimi i bashkėpunėtorėve tė
Serbisė, tė Malit tė Zi, tė Greqisė dhe tė Bullgarisė
deri nė shkallėn e heronjėve tė kombit shqiptar ėshtė me pasoja tė
gjata nė historiografinė shqiptare. Koto ishin koncepte kominterniste.
Por, kėtu, pėrnjėherė duhet tė konstatohet fakti se nga fillimvitet 60,
fillimisht nga dijetarėt e formuar nė universitetet pėrendimore, kurse nga
fundvitet 60 edhe nga qarqet drejtuese tė Partisė sė Punės sė
Shqipėrisė, ishte i pranishėm disidentizmi pėr tė pėrballur konceptet e
dirigjuara ruse nė historiografinė shqiptare. Kjo qartė ėshtė portretuar nė
punėn e Konferencės sė Parė (dhe tė Dytė) tė Studimeve Alganologjike
(1962, 1967), nė sipoziumet nė Pesėqindvjetorit tė vdekjes sė Skėnderbeut
nė Tiranė dhe nė Prishtinė (1968). Kurse Konferenca Kombėtare e
Studimeve pėr Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit 1878-1881, nė Tiranė dhe
nė Pprishtinė, mė 1978, ishte hapi mė i plotė shkencor dhe politik nė
afirmimin e shkollės historiografike kombėtare nė arealin
shqiptar, gurėt themeltar tė sė cilės i kishte ēimentuar disidentizmi
dhe gueriliteti historiografik shqiptar i Kosovės.
Vėrtet, Kosovės dhe pikėrisht qendrės universitare tė
Prishtinės i takoi fati tė bėnte hapa prijatar si nė gjuhėsi, ashtu
edhe nė historiografi, pikėrisht nė fushė tė pėrpjekjeve pėr ndriēimin e
historisė sė popullit shqiptar nė arealin gjithėshqiptar, si mjet pėr tė
pėrgatitur ribashkimin politik e shtetėror tė Shqipėrisė Etnike.
Realisht, themelet e historiografisė shqiptare tė Kosovės ishin vendosur nė
frymėn e tė drejtave dhe tė lirive postbrionale tė kombėsisė shqiptare nė
Jugosllavinė avnojiste, tė afirmuar me luftėn e LKJ-sė kundėr
fraksionit serbomadh antititist tė Aleksandėr Rankoviqit.
Duhet tė ritheksohet fakti se Shkolla historiografike e Kosovės
e zhvilloi konceptin historiografik legal institucionalisht tė pėrqendruar
nė gjetjen dhe nė afirmimin e fakteve nė shėrbim tė kėrkesės politike
legale dhe ilegale pėr Republikėn e Kosovės, pėrkatėsisht pėr Republikėn
e Shqiptarėve nė Jugosllavi nė kuadėr tė federalizmit jugosllav,
qartė si hap diskret pėr zgjidhjen e Ēėshtjes shqiptare me mjete
politike mbi tė drejtėn e vetėvendosjes mbi parimet marksiste-leniniste.
Nė kėtė drejtim, kėtė shkollė historiografike do ta mbėshtet ndjeshėm shkolla
historiografike e Tiranės dhe mbi kėtė amplitudė do tė mbėshtet
disidentizmi i kėsaj historiografie, pėr tė dalė nga kornizat e konceptetit
filozofik kominternist.
Funksioni i historiografisė sė Kosovės nė themele tė shtetėsisė sė
Kosovės simotėr me historiografinė e republikave federale tė Jugosllavisė u
ridimensianua plotėsisht nė Kongresin IV tė Historianėve tė Jugosllavisė,
mė 1976. Vėrtet, krahas konceptit institucional legal shkollėn
historiografike tė Kosovės tė periudhės moniste komuniste e shquan
dimensioni i disidentizmit historiografik pėr ndriēimin e historisė sė
kombit nė arealin etnik shqiptar nė funksion tė kėrkesave dhe tė
pėrpjekjeve pėr ribashkimin e Shqipėrisė Etnike. Nė kėtė drejtim legalisht
mbėshtetej Rezoluta e Konferencės sė Bujanit, kurse me disidentizėm
afirmohej Programi i Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, kėrkesat
historike tė Lidhjes Besa-besėn tė Pejės, roli i Kosovės nė Aktin
e Pavarėsisė sė Shqipėrisė, Lėvizja Kombėtare Kaēake e Kosovės, Programi i
PKJ-sė LKJ-sė lidhur me tė drejtat e popujve pėr vetėvendosje, etj. E
tėra kjo ishte frymė kombėtare edhe e strukturave politike dhe censuriale
shqiptare tė Kosovės, pėrndryshe disidentizmi nė historiografinė shqiptare
tė Kosovės nuk do tė kishte arritur pėrmasat qė ajo i ka, e tė cilat
paevitueshėm do tė ēonin nė unifikimin koncepcional tė shkollės
historiografike kombėtare shqiptare.
Kjo ēka u tha deri kėtu pėr historiografinė shqiptare nė pėrgjithėsi
vlen vetėm pėr periudhėn e historiografisė sė periudhės moniste-komuniste.
Ripushtimi i Kosovės nga Serbo-Jugosllavia, nė mars tė vitit 1989, dhe
shpėrbėrja e shtetit tė Shqipėrisė, mė 1990, pati pėr pasojė njė
kaos tė vėrtetė nė fushė tė historiografisė shqiptare nė pėrgjithėsi.
Shkatėrrimi pėrfundimisht i bazės ekonomike tė dijės sė historiografisė dhe
shthuarja pėrfundimtare e censurės shkencore institucionale nė kėtė dije
pėr mė shumė se dhjet vite, pėrmbysi pjesėn mė tė madhe tė vlerave
kombėtare tė konsoliduara nė historiografinė shqiptare dhe nxori nė pah
vlera tė tjera, nė tė shumtėn e rasteve tė preferuara politikisht, tė
kėrkuara krahinarisht dhe madje edhe tė imponuara familiarisht, kryesisht
pėrmes finansimit joinstitucional.
Me pak fjalė, aktualisht nė
arealin e Shqipėrisė londineze, kemi tė pranishėm konceptin institucional
tė bunkerizuar tė periudhės moniste-koministe me tendencė tė hapjes kah
shkolla historiografike tė konceptit tė shoqėrisė sė hapėt, sociologjike.
Kjo shkollė historiografike institucionale pėrballet, me injorim e me
heshtje, me tendencat e ringjalljes sė shkollės historiografike tė viteve
30, por tashti, pėrveē frymės klerikale dhe bektashiane, tė
barsuar edhe me frymėn ahmarrėse politike balliste dhe legaliste.
Kėto koncepte historiografike e kanė parahistorinė e jetuar nė veprimtarinė
historiografike tė emigracionit politik shqiptar antikomunist.
Problemet dhe sfidat aktuale nė historiografinė shqiptare nė Kosovė,
dhe nė viset tė tjera shqiptare jashtė Shqipėrisė londineze, janė bukur
identike me ato nė hiq shtetin Shqipėri. Shkatėrrimi i bazės
ekonomike, i censurės shkencore, vollentarizmi nė historiografi pėr mase
trembėdhjetė vjet dhe finansimi jashtinstitucional sorosian dhe familjar ka
ndikuar fuqimisht nė prishjen e rendit tė vlerave. Dhe, veēantė me pasoja
tė pa parashikuara politike ėshtė kultivimi aktual i dy koncepteve
historiografike pėr Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės, pikėrisht koncepti
institucional farkistė nė koekzistencė me konceptin aktual tė historiografisė
sė shoqėrisė sė hapėt, nė njė anė, dhe nė anėn tjetėr concepti
uēėkēist, i cili kėrkesėn pėr shtetin e Kosovės, si hap pėr zgjidhjen e
Ēėshtjes shqiptare, e mbėshtetė nė luftėn ēlirimtare dhjetėvjeēare
tė UĒK-sė. Me dy koncepte antagoniste u promovuan fillet e
historiografisė shqiptare edhe nė Iliridė, pikėrisht nė 90-vjetorin
e Kongresit Gjithėkombėtar Shqiptar tė Manastirit!?!
Duke pėrfunduar mund tė konstatoj: shikuar problemet historike dhe
ekzistuese, sfidat aktuale nė historiografinė shqiptare janė ndėr mė tė
ndryshmet. Me pak fjalė: kėrkohet unifikimi i shkollės historiografike
shqiptare, rishikimi i periodizimit tė periudhave historike, i kthesave
historike, si dhe revalorizimi i vlerave historike kombėtare tė mirėfillta.
Shikuar pengesat qė ka aktualisht gjuha kombėtare pas tridhjetė vjet
jetė, stabilizimi i vlerave historike kombėtare nė historiografinė
shqiptare do tė jetė proces i gjatė dhe shumė i vėshtirė.
Prishtinė, 19 dhjetor
2003
E morėm nga: 50 vjet studime
albanologjike-(Simpozium),
Prishtinė, 2004, 516-523.
|