Nė fokus tė historianit

 

NJĖ VEPĖR HISTORIOGRAFIKE E

RĖNDĖSISĖ SĖ VEĒANTĖ

 

Shkruan: Prof.Dr.Muhamet Pirraku ( * ) Prishtinė, 24. 04. 2010

 

( Shqiptarėt dhe grekėt - Realitete historike, Tiranė, 2009, f.585 )

 

     Lėnda nė kėtė vepėr ėshtė sistematizuar nė tetė krerė qė ngėrthejnė nėntėdhjetė e katėr nėnkrerė, dhe njė “Shtojcė” qė ka shtatė nėnkrerė. Formulimi i titujve tė krerėve dhe tė nėnkrerėve ėshtė i njė akribie tė lartė krijuese shkencore qė shpesh tingėllojnė si kredo filozofike shumė pėrmbajtjesore. Tė 111 titujt e nėnkrerėve ndiqen me njė sentencė filozofike nga autorė tė shquar me rėndėsi pėr mendimin filozofik botėror. Realisht, kėto mendi­me reflektojnė poen­tėn e porosisė historiografike tė tekstit nė vijim dhe e bėjnė lexuesin kuresh­tar pėr ta lexuar, me njė frymė, pjesėn qė ato pėrfaqėsojnė.

     Pėrmbajtja e titujve tė krerėve e tė nėnkrerėve dhe e sente­ncave, janė argumente qė reflektojnė se vepra ėshtė fryt i punės shumė­vjeēare tė njė gjurmuesi tė regjur, i cili ia ka dalė ta pėrvetė­sojė, deri nė detaje, lėndėn  e grumbulluar. Shihet se autori ka ditur se ēka ka dashur, por edhe ka dėshmuar dhunti pėr tė lėnė nė trashėgiminė shkencore vepra historio­grafike tė njė rėndėsie tė veēantė kombėtare e ndėrkombėtare.

     Vepra “Shqiptaret dhe Grekėt” hapet me njė “Parathėnie”, tė shkruar nga Akademiku Beqir Meta, Drejtor aktual i Institutit tė Historisė nė Tiranė, i cili, midis shumė mendimeve meritore, saktėsoi: “Nuri Dragoj ka vėnė shpirtin, patriotizmin e humani­zmin e tij, nė kandarin e drejtėsisė sė historisė pėr tė denoncuar ēdo fenomen e mentalitet negativ nė marrėdhėniet midis Shqipėrisė e Greqisė qė ka tendencėn tė fanitet edhe nė ditėt tona dhe tė helmojė e rrezikojė tė ardhmen”.

     Burimet historiografike, tė vjela pėr kėtė vepėr, janė tė prove­ni­en­cės histo­ri­o­grafike, arkivore, politike, diplo­ma­tike, juridike, etnografike, gjeografike, udhė­pėr­­­sh­­kruese, ekonomike, stati­s­­­ti­kore, publicistike, filozofike, e letrare tė trashė­gi­misė historike shqiptare, greke e botė­rore. Citimi i burimeve ėshtė bėrė me korrektėsi metodologjike shken­core, kurse bashkekzistenca nė njė penė tė mprehtė e njė publicisti me kulturė gjuhėsore tė begatė, me korrektėsinė e njė his­toriani me njohuri solide tė fakteve, e bėjnė veprėn tė dobishme e  shken­cė­risht tė qėndrueshme.

     Autori nė tėrė veprėn i ka ndriēuar marrėdhėniet shqiptare-greke nga kon­ta­ktet e ilirėve me helenet nė periudhėn pellasgjike homerike deri nė ditėt e sotme, nė vijimėsinė historike nė dėm tė njėsisė etnokulturore e gjeopolitike tė Shqi­­pėrisė dhe tė kombit shqiptar. Me njė akribi krijuese prej eruditi, me shumė sa­ktėsi, e ka ndriēuar gjenezėn e programit ekspansues tė nacionalizmės greke, nė ballė me kishėn ortodokse si laborator historik pėr ngjizjen e rritėn e shovini­zmit grek kundėr qenies sė etnisė shqiptare, qė nga mesjeta bizantine, bullgare, serbe e ajo osmane nė fille tė ngjizjes sė kombėsive ballkanike, kurse me instru­mente e me forcė edhe tė pushtetit, qė nė fille tė shtetit grek nacional nė fillim tė viteve tė ’20-ta tė shek.XIX, projekt ky i krishterė anglo-frėnko-rus antiosman, pėrkatėsisht antiislam nė pėrgjithėsi.

     Me burime relevante, autori e ka pasqyruar edhe rolin e shqiptarėve tė krishterė ortodoksė pėr shkėputjen e Greqisė nga administrimi perandorak osman mbi pesė shekullor, si edhe kontributin e tyre nė ngritjen e shtetit nacional grek, qė do t’u kthehet si bumerang kundėr identitetit etnik shqiptar tė pasardhėsve tė koman­da­n­tėve e burrė­shtetasve shqiptarė, themelues tė shtetit tė Greqisė.

     Ky shtet, tani, sa vinte dhe mori rolin e bastionit tė aspi­ra­tave nacional-shoviniste greke pėr zgjerime tė pangopshme mbi viset natyrore legjitime tė Njėsisė historike etnokulturore e gjeopolitike tė Shqipėrisė, sė integruar deri nė fund tė shekullit XVII, nė njė sipėrfaqe prej rreth 120.000 km2, si e mirė e Islamit pėr kombin shqiptar. Me mbėshtetje nė burimet helene ka dėshmuar etninė “barbare”- johelene, tė epirotasve pellasgjikė qė historisė i dhanė Pirro Epirotasin, dhe tė maqedo­na­sve pellasgjikė qė Greqisė sė shekullit IV para Krishtit i dhanė mbretėrit e famshėm - Filipin e Dytė dhe Aleksandėrin e Madh.

     Shteti i Greqisė, pikėrisht nė vitin 1844 (datė kjo qė pėrputhet me vitin qė u formulua “Naēertania” e Garashaninit, si projekt nacional serb pėr shtrirjen e Serbisė mbi tė gjitha viset deri ku ishte shtrirė pushteti gjashtėvjeēar perandorak i Car Dushanit), kryeministri i Greqisė, Koletis, sipas Dragojt, i hapi udhė platfor­mės nacional-raciste “Megaliidea”, pėrmes sė cilės konceptin gjeopolitik - “Vorio- Epiri”, fantazmė kjo kishtare, e ngriti nė “Strategji tė shtetit helen” qė parashihte aneksimin Greqisė tė viseve tė Thesalisė, tė Epirit, tė Maqedonisė, tė Thrakisė, tė Ishujve jonianė, tė Kretės dhe tė Stambollit, ky si “forca tėrheqėse dhe shpresa e tė gjithė helenėve”!?!

     Sipas gjurmuesit tė pasionuar, Dregojt, tė thuash tė gjitha kėto kėrkesa, shteti i Greqisė i ka realizuar pėrmes allishverisheve antishqiptare tė Kongresit tė Berlinit, tė Konferencės sė Ambasadorėve nė Londėr, tė Konferencės sė Versajės - Parisit, kurse aktualisht vazhdon, pa hezitim, me kultivimin e strategjisė edhe pėr aneksimin e viseve  tė Shqipėrisė Londineze nė jug tė lumit Shkumbin: Sarandėn, Delvinėn, Gjiroka­s­t­rėn, Vlorėn, Pėrmetin, pa i fshehur apetitet pushtuese edhe ndaj viseve tė Erse­kės, tė Korēės, tė Fierit, tė Beratit, e madje, duke mos u “ngopur” edhe me qyte­tin Elbasan, synon edhe Lezhėn me pre­­­­­te­n­­dime publike edhe mbi shumė vise shqiptare tė Iliridės  nėn administrimin shtetėror aktual tė Shkupit.

     Pėr t’i zhdukur argumentet historike pėr ekzistencėn shqiptare nė tokat qė pretendonte Greqia me konceptin gjeopolitik “Vorio-Epiri”, Patrikana greke nė fillim tė vite­ve tė ’50-ta tė shek. XIX, i urdhėroi murgjit t’i zhduknin tė gjitha materialet burimore historiografike qė ruheshin nė arkivat e manastireve ortodokse, e veēanėrisht shkri­met qė dėshmonin pėr kulturėn universale latine tek shqip­tarėt dhe lidhjet shqiptare me Romėn. Mirėpo, falė suksesit tė propagandės ungjillore protestante londineze qė zuri fill midis intelektualėve shqiptarė ortodoksė aty nga mesi i dekadės sė dytė tė shek. XIX, si dhe tė intelektualėve nga radhėt e skizmės islame tė “Bekta­shizmit”, do tė mbrohet e do tė kultivohet, bukur me sukses, pėrkatėsia etnike shqiptare dhe historia kombėtare shqiptare nė viset nė tė cilat pretendonte kisha dhe shteti grek, me pėrkrahje jo vetėm tė sllavėve ortodoksė por edhe tė shumi­cės evropiane antiislame e filohelene.

     Tė saktėsojmė kėtu faktin se pėr tumiren e kėrkesave pėr okupimin e Toskėrisė qė nga pjesa e parė tė shek. XX, flet edhe ky fakt: Nė fillim tė viteve tė ’20-ta tė kėtij shekulli, kryeministri i Greqisė deklaronte nė “Lidhjen e Kombeve”, pa droje se do tė kundėrshtohet, se: “Ortodoksėt e Shqipėrisė sė Jugut janė grekė, por tė turqizuar dhe tė shqiptarizuar nė gjuhė”, politikė kjo identike e shkollės serbe cvijiqiane pėr shqiptarėt nė Dardani, tė ripagėzuar “Stara Srbija”.

     Nė veprėn “Shqiptarėt dhe grekėt. Realitete historike”, dijeploti Dragoj, ka ndriēuar tė gjitha detyrimet qe dalin nga ligjet ndėrkombėtare, greke e shqiptare pėr liritė e tė drejtat e pakicave, tė cilat shteti Shqiptar qė nga viti 1913 deri sot, i ka zbatuar me pėrpikėri ndaj minoritetit grek, ēifēinj nė tokat e feudalėve e bejlerėve pushtetarė shqiptarė tė periudhės osmane, kurse shteti grek nuk ka zbatuar, as zbaton aktualisht, kurrgjė nga tė drejtė pėr popullsinė shqiptare autoktone nė viset e Shqipėrisė Etnike tė aneksuara shtetit tė Greqisė.

     Pse shteti shqiptar u pėrcaktua pėr kėtė pozicion civilizues, mė sė miri mund tė ilustrohet me deklarimin e Mehdi Frashrit nė “Lidhjen e Kombeve”, mė 14 janar 1935: “Jemi nė favor tė mbrojtjes sė pakicave, pasi pakicat prej race dhe gjuhe, nė Shqipėri, janė tė pakta, kurse pakicat shqiptare nė shtetet fqinje janė me qindra mijėra”. Autori Dragoj, ka sjellė tė dhėna tė verifikuara mirė pėr numrin e grekėve nė Shqipėri qė nga vendosjet e para tė tyre, nė shekullin XV, e deri sot, por edhe pėr shqiptarėt nė viset e aneksuara Greqisė nga viti 1821.

     Njė trajtim shkencor etnografik, ekonomik, politik e diplomatik me rėndėsi pėr tė sotmen e pėr tė nesėrmen, eruditi Dragoj i ka bėrė “Ēėshtjes Ēame”, plagė kjo qė helmon marrėdhėniet midis dy kombeve mė tė vjetra nė Ballkan - shqip­ta­rėve, pasardhės tė “Pellazgėve hyjnorė” dhe tė grekėve, pasardhės tė helenėve antikė. Sipas Pukėvilit, konsull frėng nė Janinė: “Ēamėt jetojnė nė jug tė lumit Kalama. Distrikti i tyre shkon deri nė Janinė. Vendbanimet e tyre kryesore janė: Suli, Paramithia, Luarati, Margariti, Parga dhe Agjia”.

     Sipas tė dhėnave qė zotėroi “Qeveria e Vlorės”, nė dhjetor ė vitit 1912, nė visin e Ēamėrisė, jetonin 90 mijė banorė, prej tė cilėve 50 mijė myslimanė dhe 40 mijė tė krishterė. Sipas gjuhėve: 72 mijė e flisnin gjuhėn shqipe nė familje, kurse 18 mijė gjuhėn greke. Midis atyre qė flisnin greqisht kishte edhe tė etnisė shqiptare tė greqizuar pėrmes kishės, shkollės e tė mirave ekonomike nga propaganda greke, fakt ky qė lehtėsoi edhe pushtimin ushtarak grek tė Ēa­mė­risė, mė 7 mars 1913.

     Spastrimi etnik  shqiptar i plotė i Ēamėrisė prej marsit tė vitit 1913 deri nė marsin e vitit 1945 u bė me strategjinė “Toka shqiptare e djegur” qė e futi nė zbatim solldateska serbe nė vitet e 90-ta tė shekullit tė kaluar nė Kosovė. Vėrtet, Zotėri Dragoj, me dije brilante e ka pasqyruar dhunėn barbare dhe gjenocidin grek kundėr qenies shqiptare historike nė Ēamėri. Realisht, atė qė grekėt e pėrfunduan nė Ēamėri, nė jehonėn e fitores sė Bllokut Antifashist, mė 1944-1945, e patėn jetėsuar serbėt mė 1877/78, nė “Arnautlluk” (siē i quanin serbėt Toplicėn, Kosaonicėn dhe Pusta Rekėn), nė jehonėn e fitores sė krishterė ruso-ballkanike e evropiane mbi Perandorinė Osmane.

      Komandanti famėkeq qė udhėhoqi me kėtė krim, Napoleon Zerva, mė 1855, nga Parisi, i shkroi njė miku: “Bėjua tė qartė, njerėzve, se ne e kryem detyrėn qė na ishte ngarkuar, pėr pastrimin nga atdheu ynė tė ēamėve myslimanė, tė cilėt kanė qenė 500 vjet nė qafė tė grekėve”, kurse nė historiografinė zyrtare greke, pėr gjenocidin mbi shqiptarėt e Ēamėrisė, gjejmė edhe konstatimin:  “Mė nė fund, u mbyll njė kapitull qė ka terrorizuar pėr shumė kohė njė krahinė tė tėrė”!?! Ndėrkaq, i urti Nuri Dragoj spastrimin etnik shqiptar tė pėrgjakshėm tė Ēamėrisė e ka quajtur “Muze Unikal nė Evropė”, qė mund tė quhet: “Muzeu i gjakut”, e sė paku “Muzeu i Padrejtėsisė” evropiane ndaj kombit shqiptar!?!

     Mirėpo as e tėra kjo nuk mjafton pėr Greqinė, e cila publikisht synon dhe po vepron edhe pėr aneksimin e jo vetėm tė Shqipėrisė Jugore, por edhe tė viseve shqiptare e jo greke tė tjera nė fqinjėsi tė Greqisė. Pėr kėtė aspi­ratė publike fletė edhe zėri “Helenizėm”, nė enciklopedinė greke, ku thuhet: “helenizėm ėshtė prania kudo, e grekėve, racės dhe jetės sė tyre gatė gjithė epokave njerėzore”!?! Jetėsimit tė kėsaj aspirate greke nė Shqipėrinė e sotme po i shėrben, publikisht, organizata politike e kulturore aktuale  “Omania”. Tė kujtojmė vetėm kėrkesėn publike tė kryetarit tė “Omania-s” pėr Sarandėn, mė 1992: “Maqedonia, si “Vorio - Epiri, ka qenė e do tė mbetet Greqi”!?!

     Autori i arsyeshėm, Dragoj, me mbėshtetje nė burime tė sigurta vėrteton se portat aktuale pėr realizimin e aspiratave greke pėr aneksimin e Toskėrisė ja­nė hapur me vendosjen e grekut Anastas Janullatos, mė 3 gusht 1991, pėr Krye­peshkop tė kishės Ortodokse nė Shqipėri, kurse njė burim i besueshėm the­kson se aktualisht: “Pranė kryepeshkopit tė Shqipėrisė gjendet i gjithė greqizmi”.Tė vėmė nė pah edhe kėtė fakt: As vdekja nesėr e Janullatosit, i cili aktu­a­lisht po kėrkon vend pėr prehje tė pėrjetshme nė tokėn, sot ende shqiptare, nuk e liron kishėn ortodokse nė Shqipėri tė zgjedh njė patrik shqiptar, pasi greku Janullatos pėr trashėgimtar e ka siguruar njė grek!?!

     Shkurt: Autori Dragoj, pa asnjė anim politik e pushtetar, ka doku­mentuar se: Partitė politike nė pushtet dhe ato nė opozitė, nė luftė pėr pushtet, duke i lėnė fushė pėr veprim antikushtetues “Omanias”, stafit kishtar tė Janu­lla­tos-it por dhe “Partisė sė Bashkuar pėr tė Drejta tė Njeriut”, po lejojnė legjitimimin e aspiratės shekullore tė Greqisė pėr aneksimin e pjesės sė Shqipėrisė qė e synon historikisht.

     Tė pėrfundojmė:

     Publicistiti i suksesshėm - studiues i urtė, Nuri Dragoj, me kėtė vepėr tė rėndėsisė sė veēantė, nė fakt, ka trokitur nė ndėrgjegjen shqiptare pėr rreziqet qė po i sillėn Shqipėrisė Londineze, nė veēanti, dhe kombit shqiptar nė pėrgjithėsi, nga fqinjėt e pėrdhelur nga Bota e sotme, e deklaruar “Demokratike”, dhe me kėtė sakrificė sublime, e ka krye detyrėn e tij intelektuale madhore nė shėrbim tė kombit. i faleminderit! ( Prishtinė, 24 prill 2010 )

( * Prof.Dr.M.Pirraku, kėtė trajtesė shkencore, e ka lexuar me rastin e promovimit tė librit “Shqiptarėt dhe grekėt - Realitete historike”, nė Institutin Albanologjik nė Prishtinė. )