Nė fokus tė historianit

 

 

PROFESORĖ TĖ NDERUAR

OFRONI FAKTE JO TYMNAJĖ!?!

 

( Shkruan: Prof. Dr. Muhamet Pirraku )

 

______________________________________________________________________________________________________________

 

( “Edhe dija ėshtė pushtet” - Francis Bacon )

 

Anėshkrim pėr shkrimin: “Thyerja e burgut tė Pejės nė kullė tė Sheremetit”,

tė Prof. mr. Ahmet Kelmendi & prof. Salih Shala, botuar nė gazetėn

”Epoka e Re”,  11,12, 13 gusht 2011.

____________________________________________________________________________

 

Shkrimin e kam lexuar me durim nga dėshira tė mėsoj diēka mė tė saktė pėr thyerjen e Burgut tė OZN’asė nė “Kullėn e Sheremetit”, mė 11 gusht 1946 dhe pasojat pėr tė burgosurit. Ky shkrim, sikur tė ishte botuar nė vitet e shtatėdhjeta - tetėdhjeta tė shekullit nėn robėrinė serbo -jugosllave, e sė paku nė fillim tė viteve tė nėntėdhjeta, kur u botua libri im i atakuar nga profesorėt e nderuar, edhe si i tillė me plot tymnajė, do tė mė nxiste ti ftoja autorėt pėr njė shtrėngim duarsh!

 

 

Aso kohe ishim nė pėrpjekje tė pabarabarta pėr tė dėshmuar padrejtėsitė ballkanike - evropiane ndaj kombit shqiptar qė nga “Kriza Lindore” dhe tė drejtėn shqiptare pėr liri e barazi  natyrore me popujt e tjerė ballkanikė e evropianė, edhe me dėshmi hipotetike pėr gjenocidin serb-jugosllav ndaj kombit shqiptar nė pėrgjithėsi e ndaj shqiptarėve tė pjesės sė Shqipėrisė Etnike tė ndarė Serbisė, Malit tė Zi, e Greqisė,  mė 1913 dhe Jugosllavisė mė 1919, dhe me tė gjitha aktet diplomatike antifashiste  1941 - 1945.

Nuk e shoh tė arsyeshme tė ndalem nė problemet metodologjike historiografike. Do tė ndalem vetėm nė disa numra hipotetik, pėr krimet serbe - jugosllave, me kėrkesė qė autorėt, intelektualėt e veēanėrisht historianėt pejanė t’i thellojnė pėrpjekjet pėr ndriēimin sa mė objektiv tė fakteve, duke u mbėshtetur nė burime, qoftė edhe nga kujtesa historike, me kusht qė ato tė vilen nė mėnyrė sa ma shteruese, dhe mė pėrqasje kritike.

Numri i saktė pėr dėshmorėt mund tė saktėsohet lehtė. Sot kemi shtet dhe me njė urdhėr administrativ mund tė shėnohen emrat e dėshmorėve, vėllazėri pėr vėllazėri, mė sė shumti pėr tri ditė. Madje do tė mjaftonte vetėm ky hap fare i pakushtueshėm: Mėsuesit e shkollave fillore ti ngarkojnė nxėnėsit njė detyrė shtėpie:”Shėno emrat dhe moshėn e dėshmorėve nga vėllazėria juaj, tė vrarė nga nėntori 1944 deri fund tė vitit 1945!”

Profesorėt e nderuar, midis tė tjerash shkruajnė: Nė Pejė, pushkatimet “pėr njė vit (nėntor 1944 dhe mbarimi i vitit 1945)”, “arrijnė peshėn e tragjedisė, diku gati sa masakra e Tivarit (1945), “rreth 3600 shqiptarė” !?! Unė nuk e di numrin e saktė, pėr tė pushkatuarit nė Pejė, por e di me shumė saktėsi se nė Tivar nuk janė masakruar as 360 rekrutė. Nė Pejė e rrethinė flitet pėr disa veta tė pushkatuar nė vendin ”Tabe” qė dominon me qytetin e Pejės, pa shumė saktėsi pėr emrat. Mė janė ruajtur shėnimet e vjela nga disa qytetarė pejanė e tė rrethinės, njohės tė ngjarjeve tė pėrgjakshme tė viteve tė “Ēlirimit komintrenist” tė Pejės, si: Qamil Luzha, Informatė, Prishtinė, 4.III. 1981; Nexhib Gjuka, Informatė, Pejė, 21.III. 1981; Emrush Gjuka, Informatė, Pejė, 21.III. 1981; Alush Gashi, informatė. Beograd, 10.IX.1976; Mulla Zekė Bėrdyna, informatė, Arllat, 20 X.1985; Ali Shukriu, Informatė, Stantėrg 31.VIII. 1978; Ali  Boletini, informatė,Tiranė, 26.IV. 1993; Enver Dajēi, Informatė, Tiranė, 9.V. 1993; Bajram Rexha, Informatė, Tiranė, 10.V.1993; Sait I. Krasniqi, informatė, Pejė, 28.X.1995; Hajdin Pajaziti informatė, Pejė, 28.X. 1995; Mulla Ramush Shatri, informatė, Tomoc, 28.X.1995; Mulla Muhamet Gashi, Informatė,Pejė,7.III.1996;Sahit Zatriqi Informatė, Prishtinė, 12.III.1994. Nga kėta informatorė numri i dėshmorėve nė Pejė e rrethinė  mė 1944/45, mė rezulton shumė herė mė i vogėl.

Autorėt e nderuar shkruajnė: Pas ripushtimit, tė tokave shqiptare “u pushkatuan afro 100.000 (njėqindmijė”) shqiptarė. Me njohuri bukur tė mira tė gjakderdhjeve serbo - jugosllave nė trojet shqiptare jashtė Shqipėrisė Londineze, mund tė them se edhe ky numėr ėshtė i stėrmadhuar.

Sipas profesorėve historishkrues, edhe nė “Kasapha­nėn” e 11 gushtit tė vitit 1946, pas “thyerjes” sė Burgut nė Kullėn e Sheremetit,  u vranė “ afro 100 (njėqind) tė burgosur”. Edhe ky numėr ėshtė shumėfish i ekzagjeruar. Nuk ėshtė vėshtirė tė saktėsohet numri i dėshmorėve tė 11 gushtit 1946, emėr pėr emėr, me shumė rėndėsi pėr njė Lapidar qė e meritojnė ata dhe brezat shqiptar. Nuk mund tė kontestohen emrat e tė burgosurve tė pėrmendur nė shkrim, por, shumica e tyre pėrfunduan gjetkė, pas kėsaj “ploje”, as kanė qenė, shumica absolute, pjesėtar tė PNDSH”. Tė saktėsoj edhe kėtė fakt: Aso kohe nuk ka ekzistuar ndonjė mekanizėm politik - ushtarak me emrin “PNDSH”.

Profesorėt e nderuar i qortojnė disa historishkrues serbė e sė paku dy historian shqiptar pse nė librat e tyre nuk e pėrmendėn “plojėn” e 11 gushtit 1946 dhe saktėsojnė: “as te M.Pirraku, Ripushtimi jugosllav i Kosovės (1945). Pastaj as te Lefter Nasi, Ripushtimi i Kosovės, Tiranė,1994, qė ėshtė pėr t’u habitur, jo pak” ...!?! Nuk ka nevojė tė flas pse nė Librin e Nasit nuk flitet pėr kėtė “kasaphanė”, pėr faktin se kjo do tė kuptohet nga “arsyetimi” pse unė nuk fola nė librin tim, Ripushtimi jugosllav i Kosovės 1945, Prishtinė,1992, i cili u botua “ilegalisht”, nė Tetovė (u dorėzua pėr shtyp nė dhjetor tė vitit 1991, doli nė shkurt tė vitit vijues).

Profesorėt Kelmendi e Shala nėse vėrtet duan qė ta kuptojnė “shkakun” se pse Pirraku (po edhe Nasi) nuk foli pėr “gjakderdhjen” e 11 gushtit 1946 nė Pejė, tė nisen nga titulli i librit, “Ripushtimi jugosllav i Kosovės 1945”! theksojmė shkurt e qartė: Ripushtimi  jugosllav i Kosovės nga aspekti ushtarak ėshtė krye midis 18-21 shkurtit 1945, pikėrisht me thyerjen pėrfundimtare tė Revoltės sė Drenicės nėn drejtimin nominal tė Shaban Palluzhės, nga aspekti politik, ripushtimi i Kosovės do tė realizohet nė fillim tė prillit 1945, me vizitėn e pėrfaqėsuesve tė KNĒKM tek J.B. Tito nė Beograd, kurse nga aspekti legjislativ, Ripushtimi jugosllav i Kosovės u vulos nė korrik tė vitit 1945, nė Kuvendin e KNĒKM nė Prizren.

Nėse ėshtė kjo qė saktėsova e vėrtetė, e nisur nga saktėsia historike ėshtė plotėsisht e saktė, probleme kėto tė cilat i ndriēoj nė librin, Ripushtimi, i pyes profesorėt e nderuar: Mbi  bazė tė ēfarė  moralit shkencor mė qortoni: “as te.... qė ėshtė pėr t’u habitur, jo pak” !?!?! Si kam mundur tė flas pėr njė “gjakderdhje” qė do tė ndodh njė viti e njė muaj pas ripushtimit pėrfundimtar tė Kosovės, problematikė qė ishte interesim imi shkencor, me interes pėr pėrpjekjet tona politike e ushtarake ēlirimtare nė lindje e sipėr.

Nė librin tim Ripushtimi jugosllav i Kosovės 1945, kam folur pėr  burgjet e OZN’ės nė trojet shqiptare nga nėntori 1944 deri mė ripushtimin jugosllav tė Kosovės (mjafton tė hapet fq.46), kurse pėr masakrimet me sadizėm albanofob serb - jugosllav tė popullsisė shqiptare, madje nisur me Pejėn e rrethinėn ( shih fq.53).  

Kėtė anėshkrim do ta pėrfundoja me njė falėnderim pėr Profesorėt Kelmendi - Shala, qė e aktualizuan problemin e ndriēimit tė “Masakrės” sė 11 gushtit 1946, me njė kėrkesė tė marrin parasysh sugjerimet e mia. Kjo ngjarje pėr dijen historiografike ėshtė e djeshme pėr ndriēim real nė rrethanat qė jetojmė, pa rrjedhimet pėr gjurmuesin, tė cilat i pėrjetoi autori i kėtij anėshkrimi, nga fillimi i viteve tė ’70-ta, kur e pėrlau “Letra e Titos”.

Prishtinė, 15 gusht 2011