Nė fokus tė historianit

 

 

“BETEJA E KOSOVĖS” 1389 NUK KA NDODHUR!

 

( Shkenca turke duhet ta korrigjoj historinė pėr kėtė komplot me pasoja politike pėr tė ardhmen e popujve ballkanikė )

 

( Shkruan: Prof. Dr. Muhamet Pirraku )

 

 

Njė foto’punim: Vrasja e Sulltan Muratit I - 1389!

 

 

Nė vitet e ’70’tė tė shekullit qė lamė pas me  kėmbėngulje i hulumtova Burimet pėr “Betejėn e Kosovės” tė vitit 1389, me dėshirė ta ndriēoja pjesėmarrjen e shqiptarėve dhe rolin e drenicasit  Millosh Nikollė Kopiliqit nė kėtė ndodhje. Aso kohe nga drejtori i institucionit ku punoja mė ishte imponuar projekti shkencor “Marrėdhėniet ruso’shqiptare”, tė cilin duhej ta mbroja edhe pėr tezė tė doktoratės. Mjetet pėr hulumtime nė Beograd, Shkup, Sarajevė, Zagreb e Vjenė i shfrytėzova pėr projektin “Beteja e Kosovės” dhe “Kultura Kombėtare Shqiptare”, qė mė flinin. Tė dy kėto projekte i realizova me disidentizėm, deri nga marsi i vitit 1980. Mė 15 mars, katėr veta shkuam pėr njė qėndrim studimor njėmujor nė Tiranė. Dorėshkrimin pėr “Betejėn e Kosovės” e mora me veti pėr t’ia besuar pėr vlerėsim Profesor Aleks Budės. Nga fillimi i prillit Profesor Buda ma solli dorėshkrimin me sugjerime tė shkruara nė margjina tė faqeve. Ishte i befasuar me rezultatet ndaj mė propozoi ta mbroja pėr tezė tė doktoratės, duke marrė Ai rolin e mentorit.

 Sapo u ktheva nga Tirana shtrova kėrkesėn pėr ndėrrimin e tezės, por nuk kaloi pėr motive politike: “Nuk guxojmė tė luajmė me Mitin serb tė Kosovės”!?! Fillimi i viteve tė ’80’ta shėnoi ditė tė vėshtira pėr dijen historiografike shqiptare nė Kosovė, mirėpo, nuk hoqa dorė nga pėrpjeka pėr ta ndriēuar “Betejėn e Kosovės”. Nė vitin 1989 nė Prishtinė, “Shoqata e Historianėve tė Kosovės” e organizoi njė simpozium shkencor kushtuar pėrvjetorit tė “Betejės sė Kosovės” ku morėn pjesė edhe historian serbė nga Beogradi, midis tė tė cilėve edhe Akademiku i mirėnjohur, Sima Ēirkoviq. Historianėt shqiptarė ndriēuan aspekte qė zbehnin Mitin serb tė Kosovės. Personalisht u paraqita me dy kumtesa, njėrėn e lexova vet, kurse tjetrėn njė historian qė kishte guxim e kredibilitet shoqėror. Profesor Sima,(njė Aleks Buda shqiptar, njė Jarosllav Shidak kroat, apo njė Toma Tomovsk maqedon), u befasua dhe nė intimitet, nė gjashtė sy, i vlerėsoi lart dy kumtesa qė ishin fragmente nga dorėshkrimi i vlerėsuar nga Profesor Buda, por nuk nguroj tė na kėshillonte “tė heshtnim edhe pėr njė kohė, sepse kombi serb ėshtė ngritur mbi Mitin e Kosovės...!” Kėto dy kumtesa janė botuar pa shumė vonesė, nė gazeta e nė revistat shkencore tė kohės, nga tė cilat kuptohej se nuk ka pasur “Betejė tė Kosovės”, se ka ekzistuar komploti Bajazit I - V. Brankoviq.

Nga mesi i korrikut tė vitit 2005, katėr - pesė intelektual prishtinas ishim nė Stamboll, mysafir tė shoqatės arsimore gyleniste “Atmosfera” tė Prishtinės. Njė ditė ishim nė pritje tė rektorit tė universitetit me renome “Mehmet Akif Aksoy”. Si edhe gjetkė, diskutuam pėr nevojėn e thellimit tė bashkėpunimit kulturor, arsimor e shkencor midis kombit turk e shqiptar. Nė fjalėn time u  pėrqendrova nė “Betejėn e Kosovės”, i pėrmenda burimet relevante qė pėrmendin komplotin Bajazit I - Vuk Brankoviq, i vura nė pah kundėrthėniet nė historiografinė turke, ballkanike e evropiane pėr ngjarjen, datėn personalitet kryesore qė pėsuan dhe kėrkova qė dija historiografike turke sa mė parė ta thotė tė vėrtetėn, se nuk ka pasur luftė, se sulltan Murati I dhe knez Llazari janė vrarė nga familjarė tė besueshėm tė tyre pikėrisht nė kampet e tyre, dhe se nė kėtė komplot mė sė shumti kanė pėsuar personalitetet shqiptare e ilire tė romanizuara. Ushtria osmane (islame e krishterė) nė krye me Sulltan Muratin, nė vise tė Shqipėrisė nuk ka ardhur pėr luftė, por pėr kontakte me vasalėt  ballkanikė.

Tė pranishėm nė kėtė pritje ishin shumė profesorė tė atij universiteti. Fjala ime u pėrcoll me kujdes. Shefi i Katedrės sė Historisė (quhej Mehmet) nė vend tė “polemizonte” me konstatimet e mia, sikur i zėnė ngushtė ma bėri pyetjen: “Profesor cili ėshtė qėndrimi juaj pėr Luftėn e Skėnderbeut?” U pėrgjigja flakė pėr flakė: ”Tė gjitha kombet kanė simbole. Njė i tillė pėr kombin shqiptar ėshtė Skėnderbeu, njėsoj si Ataturku pėr kombin turk. Ata vlerėsohen pėr ngjarjet nė kohėn e tyre. Lufta e Skėnderbeut kundėr pushtuesit osman ishte luftė e drejtė nga aspekti etnik, fetar e kulturor. Edhe simboleve tona Skėndėrbe - Ataturk mund t’u gjenden vrima tė zeza, por duhet pasur kujdes se kombet tona pa ata mbesin asgjė. Tė ndalemi pak tek Ataturku. Ja ku e kemi foton e tij si njė “Baba” i kombit turk, por shikoni atė shėnim me grafit arabe nė gjuhėn osmane (ishte nė ballė tė sallės) me njė gabim qė nuk tolerohet!. Fajtor kryesor pėr atė gabim ėshtė Ataturku i cili bėri qė tė shkėputen lidhjet e kombit turk me vlerat e kulturės osmane shekullore. Por kjo e keqe e Ataturkut, krahasuar me tė mirat as guxon tė pėrmendet. Ataturku i siguroi kufijtė e kėsaj Turqie qė sot e gėzon kombi turk, kurse kombi shqiptar pėr simbol tė unitetit ka marrė Flamurin e Skėnderbeut, ndaj Kastrioti, edhe Ataturku janė dhe mbetėn tė paprekshėm!

Mė 16 dhe 17 shtator 2006 nė Prishtinė u mbajt simpoziumi ndėrkombėtar; “Gjashtė shekuj tė Islamit ndėr shqiptarė”, nė tė cilin merrnin pjesė edhe disa studiues mė tė njohur nė Turqi. Nė kėtė simpozium e paraqita kumtesėn me titull: Burimet pėr Betejėn e Kosovės tė vitit 1389, kurse nė diskutim ritheksova kėrkesėn drejtuar qarqeve shkencore turke qė ta korrigjojnė mendimin historiografik pėr tė ashtuquajturėn: “Beteja e Kosovės” e cila nuk ka ekzistuar dhe tė pasqyrohet si komplot pėr pushtet i Bajazit yeldiriI - Vuk Brankoviq. Kėrkesa tė tilla shtruan edhe disa historian shqiptar, kurse historianėt turq vetėm e pėrshėndetėn kumtesėn time dhe diskutimet tona, pasi u gjinden  tė “ēarmatosur nga faktet qė sollėm, por nuk premtuan hapa tė duhur nė fushė tė dijes pėr “Betejėn e Kosovės tė vitit 1389”.

Nė vijim po e sjelli tė plotė kumtesėn e vitit 2006: “Ndodhja nė rrjedhė tė poshtme tė lumit Llap, nė verė tė vitit 1389, ėshtė moment historik pa asnjė ndikim pėr ndryshime tė marrėdhėnieve ekzistuese nė vendet e pėrfshira nė ngjarje. Kjo ndodhje nė historiografi depėrtoi ngadalė dhe u ngulitė me atributin Beteja e Kosovės dhe Beteja e Parė e Kosovės e vitit 1389, duke i pėrshkruar pėrmasa fantastike.

Lėnda burimore udhėpėrshkruese, folkloristike, anuare dhe kronikale, qė i bėnė jehonė kėsaj ndodhje ėshtė e vėllimshme, por shumė kundėrthėnėse njėra me tjetrėn deri nė absurd. Vėrtet, kėto tė mira kulturore letraro-kronikale tė proveniencės sllave, turke, persiane, greke, latine, shqiptare, hungareze, frėnge e tė tjera, janė ngritur mė vonė, pėr qėllime politike tė palėve, me interes pėr afirmimin e hapave tė rinj pushtues perandorak osman dhe Islamit drejt Perėndimit dhe Lindjes sė krishterė, nė njė anė, dhe pėr afirmimin e kėrkesės pėr krijimin dhe forcimin e bedemit antiosman tė gjithėkrishterė, nė anėn tjetėr. Motivet fetare tė krishtera antiislame nė burimet evropiane do tė forcohen veēanėrisht pas shekullit XVI, pikėrisht si produkt i lėvizjeve tė reja kulturore e politike nėn ēatinė e Humanizmit, tė Renesancės, tė Reformacionit dhe tė Kundėreformacionit. Pėrfundimisht deri nė kėtė kohė ndodhi kalimi masiv nė Islam i shqiptarėve ortodoksė shėnsavianė e shėn klimentianė nė ish-provincat romako-bizantine tė Dardanisė dhe tė Maqedonisė, qė pati pėr pasojė edhe depėrtimin e motiveve fetare islame nė kujtesėn historike shqiptare pėr Ndodhjen e Kosovės tė vitit 1389.

Nė kėtė kumtesė nuk kam kohė as vend tė pasqyrojė kėtė ndodhje nė pėrplotėni, ngase pėr njė analizė kritike tė burimeve dhe tė literaturės duhet studim i veēantė monografik multidisciplinor. Pėr kėtu e konsideroj tė rėndėsishme vetėm evidencimin kronologjik tė kronikave lindore dhe perėndimore tė krijuara nė rrjedhė tė historisė nga fundi i viteve tė 80’ta tė shek. XIV deri nė fillim tė viteve tė 70’ta tė shek. XVII, me njė gjykim tė pėrmbledhur nė fund pėr ēėshtjet e hapura.

Pėr burim tė parė tė proveniencės osmane, i pari i njohur deri tashti, ku zuri fillin versioni zyrtar osman pėr Betejėn e Kosovės, ėshtė poema “Iskender-name” e poetit Ahmedije tė Anatolisė, e pėrfunduar mė 13 mars 1390. Ndėrkaq trajtimi kronikal i ngjarjes nė Kosovė, mė 1389, nisi me veprėn “Bāzm u rāzm” persisht tė Azis ibn Ardäshira Astrābādija, e pėrfunduar mė 1398. Ky krijues  jetoi nė oborrin e njė emiri tė pavarur, ndaj e dha dritėn e gjelbėr pėr ekzistimin e komplotit ushtarak nė taborin e Sulltan Muratit. Sipas tij Murati I, si dhe biri i tij, Jakubi, u likuiduan me komplot nga i biri, pėrkatėsisht vėllai, Sulltan Bajaziti I. Kjo dritė mė vonė do tė mjegullohet me versionet zyrtare pėr vrasjen e Muratit I, shkruar nga kronistė dhe historianė oborrtarė, nisur me veprėn “Menakib-name” tė Jahshi Fakih-ut, shkruar nga bashkėkohėsi i ndodhjes. Fakih ishte i biri i Iljasit, imam i Bajazidit I dhe vdiq para vitit 1413.

Vepra e Fakihut u bė bazė e fortė pėr pretendimet e tjera historiografike osmane pėr ndodhjen nė Kosovė, mė 1389. Pasoi historia e Mulla Shukrullah-ut: “Behxhet-ut Tevarih”, e pėrfunduar mė 2 nėntor 1459. Versionin zyrtar osman e shpini edhe mė tutje kronisti i quajtur Enver, nė veprėn “Düstür-name” tė viti 1464. Tri vjet mė pas u pėrfundua vepra historiografike madhore: “Tevarih-i al-i osman” e Uruxh-it, e shkruar deri nė vitin 1467, i cili u mbėshtet kryesisht nė veprėn e Fakihut, tė cilėn e pėrfilli edhe historiani zulmėmadh, Ahmed Ashik-pasha Zade, nė veprėn e njohur me emrin “Menakib“ ose “Tevarih-i al-i Osman”, tė shkruar deri nė vitin 1484. Pasha Zade jetoi dhe veproi nė Shkup nė vitet 30-50 tė shek. XV, ndaj veprėn e pasuroi edhe me tė dhėna nga kujtesa historike nė Kosovė. Mirėpo, me ndikim tė madh nė historiografinė botėrore do tė bėhet “Kitāb-i Cihan-nümā” i Mehmet Neshriut, e shkruar midis viteve 1484-1493, e fryrė me tė dhėna fantastike.

Kujtesa historike ballkanike pėr ngjarjen nė Kosovė, mė 1389, gjeti afirmim nė “Kronikėn turke tė Janiēarit”, Mihail Konstantin-Ostrovica, e shkruar nė vitet 1491/92, pėr nevojat e mbretit tė Hungarisė. Pas kėsaj kronike vije historia e rėndėsishme “Hesht behisht” e Idris Husam ed-Din - Bitlis, e pėrfunduar nė vitin 1505, ndėrkaq kjo u ndjek nga historia, gjithashtu madhore, “Tevąrih-i āl-i Osman” e Kemal Pashazades, e shkruar midis viteve 1502-1510.

Midis viteve 1490-1512, njė krijues anonim nga Edrenea e pėrshtati historinė e Uruxhit, “Tevarih-i al-i osman”, e pasuroi me motive tė reja dhe vende - vende e stilizoi. Tani vijnė veprat historiografike osmane: “Tārih-i Niŝancī” e Ramazan zade Mehmet Ēelebi - Nishanxhiut, e shkruar para vitit 1561 dhe vepra madhore “Tac-ut-tevārih”, e Saaduddin Mehmet Hoxha Efendisė, e shkruar mė 1575. E kėtij viti konsiderohet edhe vepra e Ahmed Ferīdūn-it: “Mejmūah-i nunshāāt-i Salātīn”, nė tė cilėn janė botuar letrat e sulltanėve, pėrfshirė edhe “Fermanin e Bajazitit I” - dėrguar kadiut tė Bursės nga Kosova pėr varrosjen e kufomės sė Muratit I. Sipas kėtij dokumenti, Sulltan Murati u flijua pėr islamin, si plotėsim i dėshirės sė tij, nė mesin e muajit Shaban tė madhėrueshėm 791 tė hixhrit, pėrkatėsisht mė 1389. Muaji Shaban i atij viti filloi ditėn e hėnė, mė 26 korrik dhe kishte 29 ditė, deri mė 23 gusht. Del se tragjikomendia nė “vendin Kosovė” ndodhi mė 8 ose 9 gusht 1389, datė tė cilėn nuk e gjejmė nė kronikat osmane tė hershme, as tė pėrfillur nga historiografia turke, e cila pėr datė tė Betejės sė Parė tė Kosovės e mbanė 20 qershorin 1389.

Pėrafėrsisht tė mesit tė viteve tė 70’ta tė shek. XVI ėshtė edhe vepra: “Badā’i ‘ul-waqā’i” e autorit Hoxha Husejn dhe “Nuhbet-üt-tevarih ve ‘L-abar” e Mehmed bin Mehmed. Tė dhėna me interes pėr ngjarjen e Kosovės tė vitit 1389 la edhe Mustafa Ahmedi - Aliu, i cili shėrbeu nė Bosnjė, mė 1577,  kurse kronikėn e rėndėsishme:  “Künh-ül-ahbār” e shkroi midis viteve 1591-1599.

Njė vepėr historiografike voluminoze midis kronikės dhe historisė me pretendime tė mėdha, ėshtė historia “Tārih-i Sollakzāde”, e shkruar para vitit 1657, e Mehmet Handamit - Solakzade. Ndėrkaq, tė dhėna me interes nga kujtesa historike shqiptare dhe ballkanike pėr Ndodhjen nė Kosovė, mė 1389, pėrjetėsoi nė kujtesėn turke dhe nė historiografinė osmane udhėpėrshkruesi i famshėm Evlie Ēelebi, nė veprėn madhore “Sijaset-name”. Ai tokat shqiptare, Kosovėn dhe vendin e ndodhjes i vizitoi nė vitin 1660/62. Pėr traditėn vendėse shqiptare tė Kosovės me interes pėr ngjarjen e Kosovės sė vitit 1389 ka lėnė edhe dervishi i Selanikut Ahmet Dede Lutfullah-Mynexhimbashi,nė veprėn: “Müneccimbaşi Sahāif-ul-ahbar”, tė shkruar pas vitit 1672. Kėtu, tė themi kushtimisht, pėrfundon faza e historiografisė letraro-kronikale zyrtare osmane.

  rrjedhė tė kohės, pėrkrah kronikave osmane, lindėn anuarėt dhe kronikat e proveniencės ballkanike dhe evropiane pėr Ndodhjen nė Kosovė, mė 1389. Mirėpo, derisa para kronikave osmane nuk njohim asnjė dokument arkivor tė proveniencės lindore, vjetarėve dhe kronikave evropiane pėr kėtė ngjarje u kanė paraprirė informatat me shkrim tė individėve si pėrpjekje pėr tė informuar opinionin pėr ndodhjen.

Informatėn e parė pėr Ndodhjen nė Kosovė e la gjakoni Ignjatie, mė 27 qershor 1389, pėrcjellės nėpėr Lindje i  mitropolitit rus, Pimen. Ai shkroi se nė popull po flitet pėr vrasjen e Muratit I, por nuk e zuri ngoje vrasėsin, as ditėn e vrasjes. Mė 1 gusht 1389, Mbreti i Bosnjės, Tvrtko I, e informoi komunėn e Trogirit dhe tė Firencės se ushtria e tij e ka thye ushtrinė osmane tė Mratit I. Nga pėrgjigjja e Firencės, mė 20 tetor 1389, nė Letrėn e Mbretit Tvrtko I, shihet se firentinasit kishin siguruar edhe informata nga burime tė tjera pėr Betejėn e Kosovės. Ata Tvrtkos i uronin fitoren dhe i gėzoheshin vrasjes sė Muratit I nga ana e 12 bujarėve tė besatuar, nga tė cilėt - “njėri prej tyre me shpatė e therri”.

Kėtu e vlen tė thellohemi pak mė shumė nė tė dhėnat e proveniencės serbe. Tė theksojmė fillimisht se Kultin e Lazarit dhe Mitin serb tė Kosovės e krijoi qeveria dhe kisha ruse deri nė fund tė shek. XVI. Kisha serbe nė Perandorinė Osmane pėr Ndodhjen nė Kosovė u mur vetėm rreth dy muaj e gjysmė pas ngjarjes. Prifti Pahomije,me gjasė i kishės sė Shėn Onufrit tė Shumicės, lokalitet afėr Ravanicės, nė Shumadi, shkroi: “...Nė kėtė vit knez Lazarin e vranė turqit dhe Muratin serbėt”. Dhe, vetėm rreth dhjetė vjet pas ngjarjes, aty nga fundi i shekullit XIV, kemi edhe njė shėnim tjetėr tė kishės serbe ku thuhej: “Sa gjėmė u bė nė vend kur u vra knezi dhe mbreti i madh turk”, pa ua zė ngoje emrat. Tani kjo kishė Tragjedinė Lazar-Murat mė nuk e zuri n’goje pėr rreth 100 vjet, deri nga fundi i shekullit XV. Nė njė shėnim tė kėsaj kohe zihej n’goje vrasja e Muratit I dhe e Lazarit dhe humbja e ushtrisė sė krishterė “pėr shkak tė ikjes tė ca njerėzve serbė”. Emrin e vrasėsit tė Muratit nuk e pėrmendi asnjėri nga burimet kishtare serbe tė shek. XIV - XV. Emrin e vrasėsit tė Muratit I nuk e pėrmendi as Konstantin FilozofiBiografinė e Stefan Lazarit, mė 1431, dhe as autori i anuarit Cetinski letopis (1516-1572). Nė njėrin dhe nė tjetrin shkrim, vrasėsi i Muratit I quhej vetėm me atributin: “...njėfarė burri fisnik”, ndonėse kronikat osmane dhe evropiane deri nė kėtė kohė, pėr vrasės e konsideronin Milosh Nikollė Kopiliqin - krahinar vendės kosovar, vasal dhe i njohur mirė nga afėr i Muratit I. Edhe Gjergj II Brankoviq nė veprėn “Cronica Serbica” (fundi i shek. XVII), botim i vitit 1704, i iku rolit tė Milosh Nikollė KopiliqitTragjedinė e Kosovės tė vitit 1389 dhe nuk dha shenja pėr ekzistimin e Kultit serb tė Lazarit dhe tė Mitit serb tė Kosovės.

Tashti tė pėrmendim radhazi burimet e tjera evropiane pėr Betejėn e Kosovės 1389. Diēka para tetorit tė vitit 1389 francezi Filip Mezičre, ushtarak dhe administrator nė Qipro, e informonte Francėn se ngjarja ku u vra Murati I me tė birin - “sė bashku me disa udhėheqės eminent turq” ndodhi “nė pjesėt e Shqipėrisė”. Me interes ėshtė edhe Letra e Dimitrije Kidonit drejtuar nė burg mbretit Mihaili II Paleolog, nė ditėt e para pas “ndeshjes” sė koalicionit tė krishterė kundėr ushtrisė osmane. Tani, mė sė pesė vjet mė nuk u fol pėr Ndodhjen nė Kosovė, deri nė Kronikėn e murgut tė Saint Denisit, mė 1395, e cila nuk e zuri n’goje emrin e vrasėsit tė Muratit I. Filip Mezičre Ndodhjes nė Kosovė iu kthye edhe njėherė, mė 1396/7. Tashti informonte se janė vrarė 20 mijė trupa tė Sulltanit dhe po aq tė Lazarit. Pason kronika e njė Anonimi grek, e botuar nga Zoras dhe Anonimi i Raguzės, mė 1402, i cili ndiqte kujtesėn boshnjake. Ky do tė konstatojė se nė Kosovė, nė mesin e qershorit 1389, pranė Lazarit , tė cilin e quante “mbret i Bosnjės”, ishin “boshnjakėt”, Vuk Brankoviqi dhe Vojvoda Vllatko Vukoviq (i Kroacisė). Nuk e pėrmendi fare emrin e atij qė Muratit I i “dha plagė nė zemėr”. Kronisti anonim i Fiorentinės (Kronika e Friulit), nė dhjetėvjetėshit e dytė tė shekullit XV, foli pėr ngjarjet nga vrasja e Karlo Durrsakut, mė 1385, deri nė vitin 1409. Sipas tij,  Murati pati mė se 70 mijė viktima, kurse tė krishterėt mė se 30 mijė.

Me ndikim nė historiografinė evropiane do tė bėhet vepra e Laonici Chalcondyle Atheniensis: “De origjine et rebus gestis Turcorum...”, e shkruar para vitit 1435 dhe e botuar mė 1556. Ky e dinte se vrasės nė variantet: Milo, Miloen dhe Michale. Ndėrkaq, sipas informatave qė kishte Mbreti hungarez, Albrehti, mė 1438 - Murati e Lazari u vranė nė dyluftim. Pėr ndodhjen nė Kosovė, mė 1389, shkroi edhe Armtari Jerga i Nirnbergut, i cili shėrbeu nė oborrin e Stefan Vukēiq - Kosaqit para vitit 1466. Mirėpo, ndikim tė madh nė historiografinė evropiane do tė bėjė Kronika e Johan Mihail Dukės, e botuar italisht nė fillim tė shek. XVI. Atė kryekreje e pėrfilli Marin Barleti si dhe njė grup kallogjerėsh nė Letrėn pėr Papėn, mė 1598, si edhe relatorėt: Marin Bici (1610), dhe Pjetėr Mazreku (1623/24). Kėta relatorė e afirmuan edhe kujtesėn historike shqiptare tė Kosovės pėr vrasjen e Muratit dhe tė Milosh Kopiliqit. Nga fillimi i shek. XVI pėr Ndodhjen nė Kosovė, mė 1389, la tė dhėna edhe prifti ulqinak Martin Segoni nė itinerarin: “De itineribus in Turciam Libellus” dedikuar nevojave tė mbretin hungarez, mė 1502, e cila mė vonė i atribuohet udhėpėrshkruesit Filice Petantio-s, mė 1522.

Me rėndėsi tė posaēme dhe saktėsi tė madhe pėr pjesėmarrjen e shqiptarėve nė koalicionin e tė krishterėve antiosmanė ofron kronika “Historia e generalogia della casa Musachia” e Gjon Muzakės, e shkruar nė vitin 1510. Kėtė e ndjek raguzani Ludovik Cerva Tubero nė “Comentario de rebus quae temporibus eius...gestae funt”, e shkruar para vitit 1515, kurse e botuar mė 1590 me titull: “...De Turcorum origjine...”. Ngjarjes sė vitit 1389 nė Kosovė iu kushtua edhe Benedikt Kuripeshiq nė “Itinerarium der Botschaftstreise...”, mė 1530, kurse mė 1550 u botua nė gjuhėn gjermane kronika osmane e quajtur: “Girabi Tevarichi”. Ngjarjes nė Kosovė, mė 1389, do t’i pėrkushtohet edhe Francesco Sansouino nė “Gl’ Annali overo le vite de’principi et singnori della casa Othomana”, botuar mė 1571 si dhe udhėpėrshkruesi Jean Palerne Forensien, i cili vizitoi viset e Dardanisė nė vitet 90 tė shek. XVI dhe regjistroi kujtesėn historike shqiptare tė ndritur pėr Skėnderbeun dhe pėr Milo Komnenin (Milosh Nikollė Kopiliqin).

Nga fillimi i shekullit XVII zuri fill trajtimi historiografik humanist evropian pėr ndodhjen nė Kosovė tė vitit 1389. Me ndikim tė madh nė literaturėn historiografike evropiane do tė bėhen veprat: “Il regno de gli Slavi...”, e  Mavro Orbinit, e botuar mė 1601 dhe “Ristretto de gli anali di Rausa” e  Petro Lukarit, e  botuar mė 1604. Kėto dhe disa kronika osmane i ndoqi historiani anglez Richard Knolles nė veprėn: “Generall Historie of the Turkes...”e botuar mė 1610 dhe 1710,  i ndjekur nga Joanne Cuspiniano: “De Turcorum origjine...” tė botuar mė 1673. Nga kėtu mund tė flasim pėr fillin e dijes shkencore pėr Betejėn e KosovėsPerėndim dhe nė Lindje mbi bazėn e tė dhėnave tė kronikave osmane e evropiane pėr Ndodhjen nė Kosovė mė 1389, me pasoja tė konsiderueshme pėr historiografinė dhe pėr historinė e popujve ballkanikė, veēanėrisht nė dėm tė qenies shqiptare nė Djepin e shqiptarizmės, nė Kosovė.

Tė pėrmbledhim shkurtimisht: Pėr shkencėn e historisė nuk ėshtė i njohur asnjė dokument nga dita e ngjarjes dhe me burime nuk mund tė saktėsohet dita kur ndodhi ajo. Vidovdani serb i datės 15 pėrkatėsisht i 28 qershorit 1389, ėshtė shpikje e kishės dhe e politikės serbe nga fundi i shekullit XVIII - fillimi i shekullit XIX, njėsoj si edhe Kulti i Lararit dhe Miti serb pėr Kosovėn. Realisht, sipas gjykimit kritik tė informatave dhe tė kronikave osmane dhe evropiane, mund tė thuhet se ka ekzistuar pėrpjekja e fshehtė e Princ Lazarit pėr njė aleancė tė tė krishterėve ballkanikė e evropianė kundėr pushtuesit osman, kurse Murati I erdhi nė Kosovė, njė vend vasal midis Bosnjės dhe Serbisė vasale, me qellim tė kontrollonte dhe tė forconte lojalitetin e vasalėve nė Shqipėri, nė Serbi dhe nė Bosnjė.

Analiza kritike e fakteve tregon se Ndodhja ėshtė komplot nė kreun komandues tė koalicionit tė tė krishterėve ballkanikė nė nismė, nė njė anė dhe nė kreun komandues tė ushtrisė aziatike-ballkanike perandorake osmane, nė anėn tjetėr. Sipas gjithė gjasash, tragjedia nė dy pamjet e saj origjinale, nė dy taborėt ushtarake, ėshtė zhvilluar nė intervalin kohor prej rreth dy orėsh dhe nė fshehtėsi tė madhe nga trupat ushtarake dhe kreu i ulėt komandues. Kjo Ndodhje nuk shkaktoi asnjė ērregullim nė marrėdhėniet shoqėrore tė kohės nė relacionin okupator osman - vasalė ballkanikė. Nė terren nuk mbetėn gjurmė tė luftės - varre as gjėsende nga “Beteja...”, e cila nė burimet e pėrmendura tregohet se kishte armatim kėmbėsorie, kalorėsiake dhe artilerike tė pėrmasa fantastike: mbi 100 000 tė rėnė, e po gati aq tė plagosur, pjesa mė e madhe e tė cilėve “nuk u pėrballuan plagėve”. Kufoma e Muratit dhe kufoma e Lazarit, tė padėmtuara, u varrosėn me nderime tė larta fetare e pushtetore, i pari pranė xhamisė nė Bursė, kurse i dyti pranė kishės ortodokse nė Prishtinė. Pak muaj mė vonė kufoma e Lazarit do tė zhvarroset dhe rivarroset me nderime kishtare e pushtetore nė kishėn e pėrshpirtshme tė tij, nė Zhiēė tė Shumadisė, Bajazidi I do tė bėhet dhėndėr i Lazarit dhe Stefan Lazareviqi do t’i bashkohet me ushtri Bajazidit nė pushtimet e reja. 

Sekuencat mė reale tė kėsaj tragjedie janė ndėr motivet mė tė hershme tė kujtesės dhe tė epikės historike tė popullit shqiptar tė Kosovės tė periudhės sė krishterė ortodokse shėnsaviane. Nė epiqendėr tė saj ėshtė fati tragjik i Sulltan Muratit I dhe i krahinarit vendės drenicas, Milosh Nikollė Kopiliqit, zotėrues vasal i Kosovės, i njohur nga afėr me Sulltan Muratin. Me kėto shėmbėllejnė fuqishėm motivet e hershme tė kujtesės epike boshnjake, kroate e serbe, e cila sa ka ardhur dhe ėshtė pasuruar me aktorė tė imagjinuar dhe me motive fetare, mitike, legjendare e politike, tė gjitha kėto me proveniencė nga versionet zyrtare tė Oborrit perandorak Osman dhe tė kishės ortodokse dhe tė oborrit qeveritar rus e serb nė shekujt XV- XIX.

Dhe, njė fakt duhet tė vihet nė spikamė: Tė gjitha personalitetet historike nga tabori i krishterė, tė cilėt janė flijuar nė Komplotin Bajazi I - Vuk Brankoviq, pėr pushtet e mirėqenie vasale osmano -serbe, janė personalitete shqiptare ose tė pėrkatėsisė vllahe, amallgam ky iliro-roman, siē ishte edhe kosovari pėrlepnicas anamoravas - Lazar Pribezi, dhėndėr i fisniku serb nga Krushevci i Shumadisė. Tė gjithėve, pėrpos Lazarit, vrasėsi ua humbi edhe varret, pėrfshirė edhe varrin e princit Theodor Muzaka II.

Sė kėndejmi, ndonėse pėr tė ashtuquajturėn Beteja e Kosovės 1389 janė botuar shumė shkrime, studime dhe monografi historiografike e folkloristike nė gjuhė tė ndryshme, si ngjarje historike nė fushėn e dijes ka ngelė e errėt dhe e pambyllur. Ndėr ēėshtjet mė parėsore tė cilat janė tė hapura pėr hulumtim dhe pėr ndriēim shkencor kritik me interes pėr historinė dhe pėr historiografinė, janė njohja e prapaskenave politike tė tragjedisė, karakteri i asaj qė ėshtė emetuar nė historiografi si Beteja e Kosovės, pėrmasat reale tė ngjarjes, roli i Sulltan Bajazitit, i Vuk Brankoviqit dhe i Milosh Nikollė Kopiliqit nė zhvillimin dhe epilogun e ndodhjes - nė flijimin e Muratit I me pakė besnikė osmanė dhe tė Lazar Pribezit e tė Theodor Muzakės II me besnikė tė pakėt.

 

Prishtinė, 15 shtator 2011