Nė 99 vjetorin e Pavarėsisė sė Shqipėrisė

 

 

≈≈≈≈≈≈≈≈≈≈≈≈≈≈≈≈≈≈≈≈≈≈≈≈≈≈≈≈≈≈≈≈≈≈≈≈≈≈

H A S A N  P R I SH T I N A

VLERĖ SUBLIME E KOMBIT

Shkruan: Prof. Dr. Muhamet Pirraku

≈≈≈≈≈≈≈≈≈≈≈≈≈≈≈≈≈≈≈≈≈≈≈≈≈≈≈≈≈≈≈≈≈≈≈≈≈≈

 

 

 

Kolosi i Kombit Hasan Prishtina

Foto’1 & foto’2 & foto’3

 

 

E parapėlqeva qė kėtė fjalė ta nisja me kėshillėn e Hasan Prishtinės - amanet pėr brezat shiqiptar: “Dhe, para sė gjithash, ruhuni nga mallkimi i historisė dhe mos e harroni atė kur tė jepni mendimin tuaj!”

Njė sentencė qė na vije nga Bibla pėrmes Kuranit tek ne, saktėson:

"Luftėtari me jetė,

dijetari me penė,

i pasuri me pasuri, ‑ qėndrojnė roje kujdestare nė mbrojtje tė lirisė sė Atdheut...!"

Me kompetencė shkencore mund tė konstatoj se nė Hasan Prishtinėn kemi trinomin e mėsipėrm:    Luftėtarit,dijetarit  dhe tė tė pasurit nė shėrbim tė mbrojtjes sė tėrėsisė e tė lirisė sė atdheut Shqipėri deri atje ku bukės i thuhet “bukė" e ujit  “ujė”!

Emil Zola i famshėm shkroi: ”Vetėm fatosat vdesin tė pagjunjėzuar dhe pa hequr dorė nga e kaluara!”, kurse i madhi ynė, Hasan Prishtina, pesė vjet para martirizimit do tė saktėsoj: “Unė kam njė rrugė tė caktuar para mejet, atė kam shkelė dhe atė do tė shkelė deri nė vdekje, rrugėn e indipendencės ma tė plotė tė tan Shqipnisė!”

Fatosi i kombit, Hasani, krenohej me prejardhjen drenicase dhe Drenicėn stėrgyshore e kishte bastion pėr luftėn e tij politike e luftarake pėr lirinė e kombit. Mėsimet e para, Hasani i mori nė vendlindje (Vushtrri), ku e kreu edhe gjimna­zin. Meqė dilte nga njė familje intelektuale tregtare qė dha kryetarin e Degės sė Lidhjes Shqiprare tė Prizrenit pėr Vushtrri  dhe dy pashallarė, Shkollimin e lartė e mbaroi nė Selanik e nė Stamboll, nė gjuhėn frėnge.

Hasan Prishtina me fatin e luftės pėr ēlirimin e kombit u lidh nga fillimi i shekullit XX, por nė Dritėn e historisė politike doli pas fitorės sė Revolucionit Xhonturk tė vitit 1908, i cili pėr fortesė i pati viset shqiptare.

Rilindėsi ynė, Sami Frashėri, shkroi: “Njeriun e bėjnė tė pėrjetshėm veprat e tij!”, ndaj tė ecim nėpėr veprėn  e Hasanit, por vetėm  sikur tė kalonim mbi gurėt e njė vau tė rrembyeshėn, nisur nga zgjedhja e tij deputet i Parlamentin Osman pėr Prefekturėn e Prishtinės nė nėntor tė vitit 1908.

Meqė xhonturqit e etnisė turke abuzuan me fitorėn e revolucionit demokratik, deputėt shqiptarė dhe intelegjencia rilindėse preferuan kryengritjen e armatosur pėr tė fituar autonominė e Shqipėrisė, e cila do tė pėrfshinte katėr vilajetet me shumicė shqiptare: tė Kosovės, tė Shkodrės, tė Manastirit dhe tė Janinės, me njė sipėrfa­qe tė pėrgjithshme prej 90.100 km2. Kėto kėrkesa ishin  palca  e programit politik tė Kryengritjeve    vitit 1909 - 1910, 1911 dhe 1912, tė cilat pėr kala i patėn viset shqiptare qė edhe sot janė jashtė Shqipėrisė Londineze.

Realisht, Hasan Prishtina shenjat e para tė mospajtimit me xhonturqit i shfaqi pas Kongresit tė Alfabetit tė Shqipes nė Manastir, i cili morri njė vendim soloman, tė dėmshėm pėr tė ardhmen e kombit shqiptar, ndaj  sapo filloi Kryen­gri­tja e vitit 1910 nė Kosovė, Hasani e asaniinicoi thirrjen e Kongresit tė Dytė tė Manastirit, i cili, realisht, u drejtua nga personalitetet ndjekės besnikė tė Hasan Prishtinės. Ky kongres e vendosi fatin e alfabetit tė kombit tonė.

 Nė vijim, Hasan Prishtina, i pėrkrahur  nga udhėheqėsia e klubit arsimor “Bashkimi” tė Shkupit i dėrgoi nė Normalen e Elabasanit 38 nxėnės nga Kosova, shumicėn me financim tė tij. Sė kėndejmi, rilindėsi Josif Bageri, duke shkruar pėr kontributin e Hasan Prishtinės pėr shkollėn shqipe dhe lirinė e Shqipėrisė, do tė konstatojė: ”Ky trim, biri i Shqipnis ėshte shembull me veprat e tij kaq shumė shqiptarėve” kurse Mustafa Asim Kruja, bashkėveprimtar e biografi i parė i Hasanit, do tė saktėsoj:  “Fjala e tij, penda e tij si dhe kuleta e tij janė nė dispozicion tė ēėshtjes kombėtare. Nė tribunėn e parlamentit ai ėshtė Jupiteri qė gjėmon dhe ua kthen tė tjerėve vetimat nga qielli mbi kokėn e armiqve tė popullit shqiptar!”

Dija dhe guximi i Hasan Prishtinės ėshtė nė Themelet e “Shqypnis” sė Hafėz Ymerit - “sa ni Hanė...!” Hasani pėr mėvetėsinė e Shqipėrisė Etnike ishte i lidhur me ēarqet ushtarake vjeneze qė nga Viti 1904, dhe njė javė para se ta shpallte kustrimin pėr Revolucionin Shqiptar Ēlirimtar nė Parlamentin Turk, kėrkoi pėrkrahjen  diplomatike tė Vjenės e mė vonė edhe tė Anglisė e tė fuqive tė tjera evropiane pėr shkėputjen e Shqipėrisė nga Perandoria Osmane.

Njė ditė pas fjalimit historik tė Hasan Prishtinės nė Parlamentin Turk (mė 11 janar 1912), me iniciativėn e Ismail Qemalit u thirrė “Kuvendi i Taksimit”, ku u dha betimi pėr organizimin e Kryengritjes gjithėshqiptare pėr autonominė e gjithė Shqipėrisė.

Hasan Prishtina pa vonuar do tė kthehet nė Kryeselinė historike tė Kosovės, nė Shkup, vuri kontakte me pėrfaqėsuesit e VMRO’sė bullgare pėr luftėn ēlirimtre tė pėrbashkėt, kurse nga Anglia kėrkoi ta pėrkrahte kauzėn kombėtare shqiptare tė lirisė. Mė 5 maj 1912 Hasan Prishtina doli nė kėshtjellėn e Shqipėrisė, nė Drenicė dhe e lėshoj kushtrimin e  Kryengritjes sė Pėrgjithshme!

Kushtrimi bėri jehonė nė mbarė vilajetin e Kosovės, kurse sukseset nė front Hasanit ia hapėn “Portat” e Pritshinės. Mė 24 korrik 1912 Kėshilli i ministrave i Turqisė e formoi komisionin pėr tė  biseduar  pėr tė ardhmen e Shqipėrisė nė kornizat perandorake osmane. Bisedimet vazhduan deri mė 9 gusht 1912.

Kėrkesat kryesore qė i mbrojti Hasan Prishtina mund tė sublimohen nė kėto pika: “Tė njifen zyrtarisht kufijtė e Shqipėrisė; autoritetet civile e ushtarake tė kenė kombėsi shqiptare; ushtria shqiptare tė shėrbejė nė Shqipėri e tė jetė komanda prej oficerėve shqiptarė; veprimet zyrtare nė Shqipėri tė bėhen nė gjuhėn shqipe”.

Kėto kėrkesa do tė detajizohen nė “14 pikat historike tė Hasan Prishtinės” me tė cilat sigurohej Autonomia  e Shqipėrisė. Fatkeqėsisht viset e tjera tė Shqipėrisė nuk u ngritėn nė pėrmasat qė kėrkonte momenti historik, e nė anėn tjetėr qeveria serbe ndėrhyri me para ndėr personalitetet qė komandonin pjesėn mė tė madhe tė forcave kryengritėse, qė bėri tė mos vendosej fati i Shqipėrisė sipas “Betimit tė Taksimit”.

Kjo “punė shqiptarēe” e tregtare Vlerėn e kombit, Hasanin, tė bėnte tė pamundurėn qė tė shpėtonte diēka nga fitorja me pushkė, ndaj mė 17 gusht 1912, e informoi  “Shtabin Kryesor tė Kryengritjes” dhe opinionin botėror se: “kėrkesat e pranuara nga qeveria janė ato tė propo­zuara nga e gjithė Shqipėria”, e mė  18 gusht urdhėroj tė shpėrndaheshin kryengritėsit!

Pėr krajatat dhe fatin e kryengritjes sė Kosovės tė 5 majit - 18 gushtit 1912, Hasan Prishtina shkroi nė broshurėn “Nji shkurtim kujtimesh pėr Kryengritjen shqiptare tė vjetit 1912”.

Burri i madh, Hasan Prishtina, pėrmes bashėpunėtorėve mė besnikė: Bedri be Pejanit ,Salih Gjukė Dukagjinit e Rexhep Mitrovicės kontribuoi edhe pėr organizimin e “Kuvendit Gjithėshqiptar tė Vlorės. Kėtu e vlen tė saktėsojmė faktin se nė ditėn e shpalljes sė pavarėsisė sė Shqipėrisė, mė 28 nėntor Hasan Prishtina foli nė seancėn e Parlamentit Osman nė Stamboll dhe kėrkoi nga Kabineti qeveritar veprime ushtarake tė shpejta pėr ta shpėtuar Shqipėrinė nga okupimi dhe masakrat gjenocidiale tė ushtrive tė “Aleancės Ballkanike”, tė pėrkrahura nga pesė fuqitė e mėdha, kasap tė Shqipė­risė: Rusia, Anglia, Franca, Italia dhe Austro- Hungaria.

Gjatė rrugės sė kthimit nga Stambolli nė atdhe, Hasan Prishtina do tė kapet nga ushtria serbe dhe do tė dėrgohet nė burgun e “Kalemegdanit”, ku ishin sjellė edhe disa krerė tė kapur nė Shkup e gjetkė nė Kosovė, midis tė cilėve edhe shėrbėtorė besnikė tė Serbisė, tė cilėt mė vonė do tė shpėrblehen me pensione tė pėrjetshme.

Filozofi i shquar, Emerson, shkroi sė: “Njerėzit me karakter janė ndėrgjegje e popullit tė cilit i pėrkasin”. Kėsaj lagjeje i pėrkiste edhe Fatosi i kombit tonė, Hasan Prishtina, i cili pas lirimit nga internimi nė pranverė tė vitit 1913, pėrmes Vjenės e Trieshtės arriti nė Vlorė pėr tė dhėnė kontributin e nevojshėm nė ngritjen e shtetit Shqipėri. Kėtė rrugė e ndoqi besnikėrisht edhe gjatė Luftės sė Parė botėrore nė Kosovė, si edhe nė Shqipėrinė Londineze nga fillimvitet e ’20-ta. Nevoja e jetės sė kombit Hasan Prishtinėn e solli nė postin e Kryeministrit tė Shqinėrisė mė 8 dhjetor 1921, por pėr ta evituar luftėn civile, dha dorėheqje mė 11 dhjetor. Pėr shumicėn e personaliteteve tė veshur me pushtete krahinore Shqipėria Londineze ishte e mjaftueshme!?!

 Hasan Prishtina punoi i pa gjunjėzuar pėr ta ngritur shtetin shqiptar nė piemont tė kombit e tė copėtur mizorisht, por hasi nė pengesa tė pakapėr­cye­shme tė njė pjesė e personaliteteve tė veshur me pushtet, sa qė u detyrua tė kalonte “kaēakė” e nė emigrim tė pėrjetshėm sė bashku me gruan fisnike, Igballen.

Hasan Prishtina kurrė nuk pushoi sė vepruari pėr ribashkimin e kombit tė copėtuar, deri nė minutat kur e pėrjetoi martirizimin (mė 14 gusht 1933), nga dora e zgatur e Ahmet Zogut, edhe pėr interesa tė albano­fobisė Serbe shekullore.

Rėndėsin e veprės patriotike shėmbullore tė Hasan Prishinės pėr kombin shqiptar e ka pėrmbledhur nė njė sentencė dėshmori i Shqipėrisė Etnike nga Nėntori i Pėrgjakur 1944, Stak Mark Mirdita: ‘’Nė jetė je i detyruar tė shkelėsh shumė rrugė, por nga njėra nuk guxon tė largohesh, kurrė! Ajo ėshtė rruga e shqip­tarisė qė na vie nga Skėnderbeu te Hasan Prishtina...!”

 Amanet i pashkelshėm pėr brezat pas nesh!                                

 

Prishtinė  28 nėntor 2011

 

.

 

 

© Pashtriku.org, Nėntor'2011

 

.