Nazim Gafurri renditet nė lagjen e prometėve tė kombit

 

 

ROLI I NAZIM GAFURRIT

NĖ INTERNACIONALIZIMIN E  MASAKRĖS

SĖ GALLAPIT TĖ BOZHIQIT 1921

 

Shkruan: Prof.Dr.Muhamet Pirraku

 

 

“Armiqtė  nuk do tė arrijnė tė mė vrasin: e para, para se ta hapi shkollėn shqipe, e dyta, i kam shtruar vetės pėr detyrė tė bėhem kurban i popullit tim, lirisė dhe bashkimit demokratik!”- ishte ky betimi i Nazim Gafurrit kur vendosi ta linte tregtinė pėr pasurim pėr t’iu pėrkushtuar jetės politike. Guximi, vendos­mėria, bamirėsia humaniste dhe sakrifica sublime, Nazim Gafurrin e rendisin nė lagjen e prometėve tė kombit tonė: Myderriz Ymer Prizrenit, Mulla haxhģ Zekės, Hasan be Prishtinės, Ferat be Dragės, e  ndjekėsi besnik i Nazimit, Iljaz Haxhi Agushi - “Jeta e kombit dhe Liria e Atdheut tė bashkuar mbi tė gjitha!”

Nazim Gafurri mbeti nė kujtesėn e popullit si perso­na­liteti mė markant i kombit, pėr rolin qė luajti nė ndėrkom­bėtarizimin dhe ndaljen e Masakrės sė Gallapit nė Bozhiqin e vitit 1921, e kryer nga ushtria dhe xhandar­mėria e Beogradit, sipas njė planifikimi tė hollėsishėm nga kreu i shtetit, nė funksion tė strategjisė serbe shekullore pėr dealbanizimin me strategjinė “Toka shqiptare e djegur!” tė mbi dy tė tretave tė Shqipėrisė Etnike tė mbetur pas Kongresit tė Berlinit, e tė cilat Evropa dhe Rusia, prapė, ia dhuruan Serbisė nė Londėr e serbo-Jugosllavisė nė Paris.

Vėrtet, e bėma titanike e Nazimit rezultoi me lokali­zimin e masakrės masive tė burrėrisė  kryesisht nė dy fshatra dhe ndėrprerjen e masakrės sė planifikuar pėr viset e Gallapit dhe tė Llapit, qė kishte pėr qėllim nxitjen e panikut nė popullsinė e Kosovės, tė vihej nė lėvizje pa “kokė”, drejt Shqipėrisė Londineze, pėr tė shpėtuar atė qė do tė arrinin nga ndera e femrave dhe jeta e fėmijėve, por edhe tė burrėrisė sė pa timonier e tė paarmatosur, njėsoj si me rastin e spastrimit shqiptar tė Arnautllukut- San­xha­kut tė Nishit nė vitin 1878 drejt Sanxhakut tė Prishti­nės.

 Ndriēimi i jetės dhe veprės bamirėse e politike kombėtare heroike tė Nazim Gafurrit dhe afirmimit tė tyre nė pėrmasa kombėtare e ndėrkombėtare, ishte dhe do tė jetė nė interes tė sė ardhmes sė kombit shqiptar e pėr qetėsinė rajonale tė Ballkanit, deri aty ku synon hapur ortodoksia serbe shqiptarofobe e islamofobe, terroriste shekullore, tashti me mbėshtetje edhe nė Dejtonin e Hollbrukut dhe nė Vjenėn e Ahtisaarit.

Ploja serbe mbi qenien shqiptare tė Prapashticės e tė Keēekollės e gjetkė nė “festėn” e Bozhiqit serb prej 7-10 Janarit 1921, pati pėr uverturė vrasjen e mbi 20 vetave, krerė me autoritet midis masave tė popullit nė mbarė Gallapin e Llapin nga viti 1919, mirėpo kėtu nuk kemi vend tė pėrmendim emrat e martirėve dhe tė kriminelėve qeveritar serbo-jugosllav, njė pėr njė por as tė thellohemi nė pėrmasat e masakrės, pėr tu fokusuar vetėm nė kontributin e Nazimit nė ndėrkombėtarizimin e asaj qė rezultoi me ndalimin e vazhdimit tė saj nė mbarė  Gallapin e Llapin, nėn maskėn “e dėnimit tė kaēakėve dhe tė jata­kė­ve tė tyre!”.

Sipas tė dhėnave qė Nazim Gafurri ia dėrgoi  Komitetit “Mbrojtja Kombėtare e Kosovės” nė Bozhiqin e vitrit 1921 ushtria, xhandarmėria dhe paramilitarėt qeveritar serbo-jugosllav nė fshatrat Prapashticė, Keēekollė dhe nė dy-tri fshatra periferike masakruan 802 shqiptarė, burra, gra, pleq e fėmijė, kurse sipas tė dhėnave tė tjera pėr Shoqatėn e Kombeve, nė Prapashticė, Keēekollė dhe nė disa fshatra tė tjera tė Gallapit e Llapit,  serbo-jugosllavėt “pėr Festėn e bozhiqit 1921, therėn 1020 shqiptarė: burra,djem, gra, vajza, plaka, pleq e fėmijė.

Dy gjėra dihen me saktėsi: Pushtuesi gjakėsor i kurseu vetėm familjet e bashkėpunėtoreve tė xhandar­mė­risė dhe pa intervenimin e Nazim Gafurrit pėrmasat e Masakrės serbe tė Bozhiqit 1921 do t’i jepnin fund substancės shqiptare tė Gallapit e tė Llapit me pasoja tė pėrjetshme pėr shqiptarėsinė e Kosovės  e mė gjerė.

 Meqė Masakra e Bozhiqit nė Gallap u zbatua nė kushte tė shtetrrethimit ushtarak e policor tė hekurt dhe mizor, tė vėnė mė 6 Janar, nė Natėn e Bozhiqeve nė mbarė viset e Qarkut tė Kosovės e mė gjerė, nėn maskėn: Ēar­ma­tosja e popullsisė, mbėshtetėse e Lėvizjes Kaēa­ke, informatat gojore pėr masakrėn do tė arrijnė nė Prishtinė vetėm pas datės 8 Janar kur ishin zbatuar vrasjet masive tė rreth 200 meshkujve nga 10-80 vjeē dhe kur turma e grave me fėmijė tė shastisur kishte arritur nė Mramuer e Marec.

 Nazim Gafurri me tė dėgjuar pėr masakrėn, meqė nga Prishtina nuk mund tė bėnte as njė telefonatė, me shpejtėsi dhe me njė ēmim krejt simbolik, e shiti njė Han reprezentativ qė e kishte nė qendrėn e Prishtinės dhe mėsyu trenin nė Fushė Kosovė, me qėllim tė shkonte nė Shkup, pikėrisht nė selinė e Organizatės politike  kombė­tare shqiptare nė robėrinė jugosllave, por me emrin arab, dhunė serbe, “Xhemijeti” qė shqip do tė thoshte “Bash­kimi”, i ngritur mė 18 Dhjetor 1919.

Nė dalje tė Prishtinės njė shok ia ndaloi “pajtonin”, e informoi se xhandarmėria ia kishin vu pritėn pėr ta vrarė dhe e ktheu prapa. Mirėpo Nazimi nuk hoqi dorė nga synimet, dhe qėndroi nė shtėpi vetėm derisa e veshi “ferexhenė” e gruas, dhe mėsyu Lypjanin. Sapo arriti nė stacionin e trenit, e hoqi “ferexhenė” dhe pajtonxhisė i kėrkoi falje: “Ta vura jetėn nė rrezik, por Zoti i falė ata qė janė nė shėrbim tė popullit!”. I dha para dy herė mė shumė se ēmimin e go­di­tur, “ferexhenė” e la nė ulėsen e pajtonit, e me shpejtėsi iu qep shkallėve pėr nė tren.

Nga kujtesa e shėnuar nė Prishtinė, Gallap, Llap, Drenicė e Rrafsh tė Kosovės e Anamoravė, por edhe nga burimet e shkruara, dihet saktėsisht se nė Shkup Nazimi fillimisht shkoi nė selinė e “Xhemijetit”. Dihet se kėso kohe kryetar nominal i “Xhemijetit”, ishte politikani shqiptar mė markanti i kohės Nexhib be Draga, (1868- 18 Maj 1921), por drejtues faktik ishte i vėllai i tij, uragani mė brilant i kombit, Ferat be Graga (1880-1944), tė cilin Nazimi e ndiqte me besnikėri si askush tjetėr.

Nazim Gafurri e informoi Kryesinė e “Xhemijetit” pėr gjakderdhjen e llahtarshme nė Gallap dhe kėrkoi qė ajo tė alarmonte udhėheqjet e partive opozitare, demokra­tike e socialiste jugosllave pėr Masakrėn qė pushteti e kishte filluar nė Gallap. Brenda orės e gjeti telegrafistin Hasan Gjinolli nga Gjilani, tė cilin e njihte nga fėmijėria, si tė guximshėm (Nazimi ishte nipash i Gjilanit), dhe me ndih­mėn e tij i telegrafoi Ministrit tė Luftės  nė Beograd, duke iu kėrcėnuar se pėr kėtė krim tė panjohur nė histori mbi popullsinė civile: duke masakruar fėmijė nė djep, gra shtatzėna, vajza e nėna me fėmijė nė gji, plaka e pleq e tė pamundur e burra tė paarmatosur, “...do ta informojė edhe Shoqatėn e Kombeve dhe shtypin botėror...!”

Nazim Gafurri ishte lexues i parapaguar i gazetės “Hak” (Drejtėsia), organ i “Xhemijetit”,  njė buletin besnik i rrjedhave politike kombėtare shqiptare nėn Mbretėrinė SKS, qė nga numri i parė, mė 23 Janar 1920, deri nė tė fundit, mė 10 Dhjetor 1924, ditė qė bie nė ditėn kobzezė tė kthimit tė Ahmet be Zogollit nė Shqipėri me ndihmėn e Beogradit. Gazeta “Hak” doli nė gjuhė tė dhunshme pėr shqiptarėt: turqisht e serbisht, por frymoi vetėm shqip, qartė, mė mirė se akėcila gazetė shqipe e sotme.

 Nazim Gafurri nga tashti do tė shoqėrohej nga mėsi­m­dhėnėsi i “Medresės sė Madhe tė Kral Aleksand­rės”, Feriz Bajrami, me pėrvojė nė gazetari nga periudha osmane, kurse tashti edhe gazetar redaktor i gazetės “Agimi i Socializmit” (“Socijalistiēka zora”-“Socia­list fecri”), serbisht e  turqisht, por qė frymonte fuqimisht njerėzisht, lexues i  parapaguar i sė cilės ishte edhe Gafurri, shumė i afėr me socialistėt qė nga periudha osmane.

Nė Redaksinė e gazetės “Hak” Nazimin e priti kryere­da­ktori pėrgjegjės, sanxhakasi i shquar dhe i guxim­shėm, Hasan Sabri Ibraimi, mik besnik i Aēif haxhģ Ahmet Blytė Pazarit, sekretar i “Xhemijetit”, vet ndera e kombit shqip­tar. Nė kėtė takim Nazimi kėrkoi qė “Hak” t’i pėrkush­tohet pasqyrimit tė Masakrės sė Bozhiqit 1921 nė Gallap e Llap, kurse tė dhėnat faktike pėr masakrėn, shpenzimet e botimit dhe honorarin pėr autorin do t’i mbulonte paraprakisht. Nė Shkup Nazimi arriti tė merrte kontakt edhe sė paku me dy pėrfaqėsi diplomatike evropiane, pikėrisht me atė tė Francės dhe tė Anglisė, tė cilat do tė ndihmojnė pėr dėrgimin e komisionit tė Shoqatės sė Kombeve  nė vendin e krimit.

Nazim Gafurri i obligoi Hasan Sabriun dhe Feriz Bajramin qė tu shkruanin gazetave me vokacion “demok­ra­tike” e ”sociali­ste” nė vend dhe nė botė. Pėr punėn me rrezik pėr jetėn e tyre u la “amanet” tė gjitha parat qė i mori nga shitja e hanit, tė cilin nga tashti prishtinasit dhe populli mbarė  e quajtėn “Hani i Dekės”.

Veprimi aq i pėrkushtuar i Nazimit, duke mos kursyer mallin dhe duke vu nė rrezik permanent jetėn e tij dhe tė familjes pėr interesa tė jetės sė shqiptarėsisė sė Kosovės, bėri qė masakra masive e 8 dhe 9 Janarit, nė Prapashticė e Keēekollė, tė mos vazhdonte nė fshatrat periferike tė Gallapit e tė Llapit, sipas planifikimit qė dirigjohej me tė shtėna topi nga  “Maja e Meēegllavės”.

Realisht, me 10 dhe 11 Janar 1921 do tė vazhdohet me vrasje tė disa individėve madje edhe nė fshatin Koliq, nė tė cilin nė ditėn e krimit mė monstruoz nė Prapashticė e Keēekollė, po zhvillohej njė dasmė me “300 krushq” numėr ky i ekzagjeruar. Vazhdimi i vrasjeve tashti ishte vetėm pėr interesa indivi­du­ale tė koman­dan­tėve me qėllim t’i venin nė lėvizje krerėt dhe hoxhallarėt tė mblidhnin “Parat e bardha pėr ditė tė zeza!”, madje edhe stolitė e arit nga qafa e grave, pėr ta blerė jetėn e  meshkujve tė paarmatosur. 

Kėtu tashti kėrkohet tė saktėsojmė edhe faktin se pas­qy­rimi qė do t’i bėjė gazeta “Hak” Masakrės sė Bozhiqit 1921, mbi bazė tė tė dhėnave qė i siguroi dhe i sistematizoi martiri i kombit, Nazim Gafurri, duke i evident­uar edhe emrat, moshėn dhe gjininė e pjesės mė tė madhe tė tė masakruarve e tė karbonizuarve nė zjarrin e vatrės sė lindjes, ėshtė burimi mė i saktė pėr kėtė gjakderdhje shqiptare nga mizoria serbe-jugosllave.

Nazim Gafurri, me mbėshtetje tė plotė tė “Xhemijetit” dhe tė Komitetit “Mbrojtja Kombėtare e Kosovės” me seli nė Shkodėr, arriti tė sillte nė vendin e krimit njė komision qė pėrfaqėsonte “Shoqatėn e Kombeve”. Ky komision,nė prani tė Nazim Gafurrit, midis tė tjerave, e hapi njė varr masiv dhe konstatoi se aty ishin varrosur viktima gjinish e moshash tė ndryshme  tė likuiduar me sadizėm. Konstatoi se mbi 50 shtėpi tė Prapashticės e tė Keēekollės ishin rrafshuar me zjarr dhe tė thuash ishin shfarosur, por si gjithherė kur ishte fjala pėr gjenocidin ndaj shqiptarėve myslimanė, Serbo-Jugosllavia nuk u ndėshkua dhe as ndė­­sh­kohet sot nga Kombet e Bashkuara!?!

Pėrpjekja  dhe sakrifica pėr ta ndriēuar Masakrėn e Bozhiqit 1921, bėri qė Nazim Gafurri pėrjetėsisht tė futet nė zemrėn e popullit. Do tė mbėshtetet nė vijimėsi nga mendimtari mė markant i kohės, Sheh Mehmet Sezai (1874-1947), do t’i vazhdojė pėrpjekjet politike demok­ratike, duke e mbėshtetur politikisht dhe materialisht fuqi­misht, Lėvizjen e Rezistencės Kombė­tare Shqiptare tė Armato­sur, e njohur nė histori si “Lėvizja Kaēake 1918-1928”. Dy dajtė e Nazimit,  doktor Fahriu dhe veprimtari politik Avni Gorani- Gjilani qė jetonin nė Tiranė e ftonin Nazimin tė kalonte atje pėr ta shpėtuar kokėn.

 Nė letrėn e Doktor Fahriut, pak ditė para atentatit tė dytė, tė 11 Marsit 1927, Nazimi ia preu qartė: ”Dajo, Unė nipi yt, do tė qėndrojė kėtu dhe kėtu do ta derdhi gjakun tim dhe kėtu, nė Kosovė, do tė varrosem ose  nė ndonjė gropė, ose nė varr, si dėshmi e pėrjetshme se isha, jetova dhe u pėrpoqa pėr popullin tim...!”

 Nazim Gafurri do tė vritet nė atentatin e tretė tė 7 Majit 1928 dhe pėr vrasjen e tij o tė shkruan me dhembje shtypi demokratik e komunist jugosllav, ballkanik e evropian, duke e quajtur, me pietet, Hero tė demokracisė!

Nė jehonėn e zisė kombėtare pėr vrasjen e Nazim Gafurrit, veprės patriotike tė tij, i thuri kurorė nė gjuhėn shqipe dhe turke bardi i letėrsisė shqipe me grafi arabe Hafėz Imer Shemsiu. Poema e Shemsiut: “Nazmi Gafurri” i ka 454 vargje dhe fillimisht u shpėrnda si “ilahi , e cila nė mjediset intime do tė kėndohet si kėngė historike e pėrc­je­llė me sharki. Nė trashė­giminė e thesarit tonė folkloristik tė shkruar e jetėsoi, sekretari i Komunės sė Bushatit (ish-Kamarani) nė vitet e Luftės sė Dytė Botėrore, Riza Streli i Zhegocit, rapsod i shquar, dėshmor i Lėvizjes pėr Lirimin e Tokave Shqiptare, kurse shkrimin e parė afirmativ pėr jetėn dhe veprėn e Nazimit e botova  nė revistėn student­o­re “Bota e Re” mė 1975.

Tė pėrfundojmė fare pėrmbledhur: Hulumtimin e kujte­sės historike pėr Masakrėn e Bozhiqit tė vitit 1921 dhe pėr ndriēimin e veprimtarisė kombėtare tė Nazim Gafurrit  e nisa sapo u diplomova nė histori. Ky aktivitet, aso kohe, nuk ishte punė pa rreziqe pėr mirėqenien perso­na­le dhe famil­jare. Pėr kėtė fakt dėshmon Aktakuza nr.761/81, e Prokurorisė Publike, mė 5 Tetor 1981 dhe Aktgjykimin P.nr.405/81, i Gjyqit Komunal tė Prishtinės, mė 12 Nėntor 1981, e qė ruhen nė Arkivin historik tė Prishtinės, ku fajėsohem, pėrpos tjerash, edhe pse kisha jetėsuar me shkrim kujtesėn historike pėr Maskrėn e boshiqit 1921 nė Gallap.

Nazim Gafurri kur u nis nė rrugėn pėr ndėrkombė­tari­zimin e Masakrės sė Bozhiqit 1921, i pat thėnė pajton­xhi­sė: “... Zoti i falė ata qė janė nė shėrbim tė popullit!” Edhe mua mė shpėrbleu Zoti pėr pėrkushtimin, dhe nė vitin 1976, pas shumė kėrkimeve tė mundimshme ia gjeta varrin Nazim Gafurrit, e nė vijim tė viteve tė ’90-ta, pėrpos njė pasqyrimi bukur shte­ru­es, mė nė fund, mė 9 Tetor 1997, i pėrkrahur moralisht dhe materialisht nga disa idealistė tė Prishti­nės, ia ngritėm njė monument graniti mbi varrin -Nderim i pėrjetshėm pėr atė qė bėri pėr kombin shqiptar!

Prishtinė, 11 Janar 2011

….