Nė fokus tė historianit Muhamet Pirraku

 

≈≈≈≈≈≈≈≈≈≈≈≈≈≈≈≈≈≈≈≈≈≈≈≈≈≈≈≈≈≈≈≈≈≈≈≈≈≈

COPĖTIMET E SHQIPĖRISĖ

GJATĖ SHEKUJVE XVIII - XX

( Shkruan: Prof.Dr.Muhamet Pirraku )

 

≈≈≈≈≈≈≈≈≈≈≈≈≈≈≈≈≈≈≈≈≈≈≈≈≈≈≈≈≈≈≈≈≈≈≈≈≈≈≈

 

           

             Copėtimet e Shqipėrisė nga Evropa, pėr intresa tė fqinjėve daton nga fillimshekulli XVIII, kur u artikulua publikisht kėrkesa e Vladikės sė Cetinės pėr daljen e Malit tė Zi nė Liqenin e Shkodrės me mbėshtetje tė Venedikut e tė Austrisė, dhe me pėrkrahjen e gjithanshme tė Rusisė, kurse gjatė pjesės sė parė tė shekullit XIX, fillimisht Rusia dhe Austro-Hungaria. Realisht, fillet e copėtimit tė njėsisė etnokulturore e gjeopo­litike tė Shqipėrisė me ndėrhyrje ndėrkombėtare diplomatike tė hapura u shėnuan me Traktatin e Paqes sė Pozharevacit, mė 1718, midis aleatėve tė Rusisė: Austrisė dhe Venedikut nė njė anė dhe Perandorisė Osmane nė anėn tjetėr.

Kėtė dhunė ndėrkombėtare kundėr kombit shqiptar e pasqyroi nė mėnyrėn mė njerėzore udhėpėrshkruesi dhe gjeografi frėng, Amie Boue, qysh nė vitet e ’30-ta tė shekullit XIX (mysafir i njė fshatari carralevas), i cili konstatoi: “Shqipėria mund tė formojė fort mirė njė shtet independent ndėrmjet Serbisė dhe Greqisė: mjerisht, fatkeqėsi e tyre ėshtė qė gjenden midis shteteve qė duan tė rriten (me tokat shqiptare) dhe ndoshta shpresat e patriotėve shqiptarė do tė dalin tė kota..."!?!

 Tė saktėsojmė faktet se, sipas udhėpėrshkruesit osman gjenial, Evlie Ēelebiut mė 1660/62, Kosova ishte pjesa mė e gjallė e Shqipėrisė. Ndėrkaq, udhėpėrshkruesi evropian, Jakob Spon i Lyonit, mė 1675, theksonte se qyteti i Budvės ėshtė i fundit “qė kanė venecianėt nė Shqipėri”, kurse Sulltani osman, mė 1688, urdhėronte tė shtypej “Shqipėria kryengritėse” nė vise tė Kuqit e Palabardhit, sot thellė nė shtetin e Malit tė Zi.

Nė fille tė depėrtimit tė ushtrisė austro-hungareze nė vise tė Nishit mė 1689, Perandori austriak i porosiste ushtarėt dhe ushtarakėt tė ishin tė kujdesshėm se po kalonin nga toka e Serbisė nė tokėn e Shqipėrisė (nė kėtė kohė me rreth 80% tė banorėve myslimanė, veēanėrisht nė qytetet shqiptare).

 Pėr tė plotėsuar dijen gjeografike pėr hapėsirėn e njėsisė Shqipėri (Albania, Arnautlluk) nga fillimi i shekullit XVIII, tė kujtojmė  edhe disa fakte tė tjera: Sipas konsullit frėng antiislam i tėrbuar, A. Grasset, mė 1718, banorėt e Pargės, sot thellė nė Greqi, “kanė krenari barbarinė e shqiptarėve”(!?!). Ndėrkaq, sipas Zorzi Griman’it, mė 1733, Shqipėria fillonte nė Podgoricė dhe Zhabjak, kurse qyteti mė lindor i Shqipėrisė, sipas Anton Duoda, mė 14 shkurt 1758, ishte Nishi.

Vėrtet, sipas Pano Bicilnit, konsull gjeneral i Rusisė, mė 1785, areali Shqipėri niste nga Mali i Zi, viset pėrreth Cetinjes - Llovēenit (Katunska nahija), e shkonte deri nė Peloponez, me qendrat: Mesolong, Prevezė, Janinė, Akarnani. Edhe diplomati frėng Bozhur nė pėrbėrje tė Shqipėrisė shihte edhe Malin e Zi. Realisht, nė shekullin XVII dhe XVIII, deri nė fillimshekullit XIX, pėr shkak tė pėrbėrjes etnike me shumicė vllaho-ilire e shqiptare tė banorėve, pjesa mė e madhe e Malit tė Zi tė sotėm i pėrkiste Shqipėrisė (Arnautllukut), pikėrisht Sanxhakut tė Shkodrės, i cili kishte gjashtė kaza (krahina administrative): tė Shkodrės, tė Tivarit, tė Ulqinit, tė Podgoricės, tė Plavės dhe tė Malit tė Zi,  kjo, e fundit me sumicė sllave shėnsaviane.

  Mirėpo, copėtimet e para drastike tė njėsisisė etnokulturore tė Shqipėrisė, nė emėr tė fitores sė Kryqit mbi Islamin, do tė ndodhin gjatė pjesės sė parė tė shekullit XIX, pikėrisht nė fille tė ngritjes sė shtetit nacional tė Malit tė Zi, tė Serbisė dhe tė Greqisė me pėrkrahje morale, politike, materiale e ushtarake tė Rusisė dhe tė Evropės. Ishte kjo ngritje e pansllavi­zmit ortodoks i mbėshtetur nga Evropa katolike e protestante pėr shkak tė interesave kolonialiste tė tyre drejt “Parajsės tokėsore Afrikė - Azi” qė po vazhdon edhe sot!?!

Dihet saktėsisht se kėrcėnimet e qarta pėr copėtimin e Shqipėrisė i vunė nė lėvizje tė fuqishme shtresat shoqėrore shqiptare mė tė ndėrgjegjė­suara kombėtarisht, pikėrisht ato myslimane, tė cilave kėrcėnimi dhe rreziku nga pansllavizmi dhe aleanca e krishtere Patrik-Papa, ua rrezikonte njėninė e trinomit: Atdhe, kombėsi dhe fe, i fundit identiteti mė i qarti jo sllav, jo grek dhe jo roman. Nė kuadrin e pėrpjekjeve pėr mbrojtjen e kėtij trinomi, qė do tė thotė: tė njėsisė etnokulturore e gjeopolitike tė Shqipėrisė, iu vunė themelet Lėvi­z­jes Kombėtare Shqiptare - me pushkė e me penė.

Sė paku nga vitet e 30’ta tė shekullit XIX e tėrė Shqipėria Etnike zjeu nė kryengritjet ēlirimtare, por Dardania antike - Kosova historike, qart e ruajti rolin e Piemontit pėr ēlirimin kombėtar dhe pėr shtetin nacional. Flamurtar i kėsaj Lėvizjeje ēlirimtare nė fillim tė viteve tė ’40’ta ishte dijetar i famshėm, Baba Beka i Vrajės, njė partizan i idesė pėr njė luftė tė pėrbashkėt tė tė gjithė popujve ballkanikė pėr ēlirimin nga pushtuesi turk-osman.

Tė saktėsojmė edhe kėto fakte:

Shteti autonom i Malit tė Zi, kėso kohe, kishte 4 700 km2, shteti autonom i Serbisė,37 700 km2,dhe shteti autonom i Greqisė, 51 860 km2. Tė dhėnat e pakontestueshme etnografike e linguistike tregojnė qartė se, kėso kohe, rreth 60% e viseve tė Malit tė Zi tė sotėm ishin banorė me prejardhje shqiptare e vllahe ortodoksė, por pati edhe shiptarė katolikė nė Triepsh, Piper, Kuē, Vasojeviqi, Palabardh e Drekalloviq. Mbi 30% tė Serbisė e banonin vllaho-arumunėt, shqiptaro-vllahėt ortodoksė shėnsavianė dhe njė pakicė e mirė boshnjake e shqiptare islame nė disa qytete, kurse mė 1844, sipas Algemeine Zeitung, nė shtetin Greqi gjuhėn shqipe e flisnin nė familje 50% tė banorėve.

Kriza Lindore e viteve tė ‘50’ta tė shekullit XIX realisht ishte luftė e aleancės sė kryqit (ortodoks e katolik) kundėr gjysmėhėnės (Islamit) qė e goditi rėndė ardhmėninė e Shqipėrisė. Megjithatė, hapi i parė ruso-evropian diplomatik mė i madh nė dėm tė qenies dhe tė ardhmėnisė sė shqiptarėve e tė Shqipėrisė, do tė bėhet me Traktatin e Shėn Stefanit, tė 3 marsit 1878, me tė cilin duhej pėrmbyllur fitoret e Rusisė mbi Turqinė, mė 1877-1878.

 Sipas kėtij Traktati, Mali i Zi do tė zgjerohej pėr 11 000 km2, kurse Serbia pėr 15 000 km2 dhe u sigurua autonomia e Bullgarisė nė njė sipėrfaqe prej 172 500 km2, duke e shtrirė edhe nė vise tė Shqipėrisė Etnike - Vrajė me rrethina, nė vise tė Anamoravės, tė Karadakut, tė Kaēanikut, tė Ferizajt dhe tė Sharrit, tė gjitha viset shqiptare tė Iliridės nė Maqdoninė e sotme.

Realisht, Traktati i Shėn Stefanit vėrtetoi supremacionin e politikės pansllaviste ruse mbi Fuqitė e Mėdha evropiane katoliko - protestante. Ndaj, pėr t'i harmonizuar interesat midis ortodoksisė dhe katolicizmit, nga 13 qershori - deri mė 13 korrik 1878 u mblodh Kongresi i Berlinit.

Sipas tė dhėnave faktike Mali i Zi u rrit pėr rreth 4 683 km2, Serbia, pėr rreth 10 500 km2, dhe Greqia, u zgjerua me rreth 9 275 km2 toka kėto me shumicė shqiptare. Del se me Traktatin e Kongresit tė Berlinit nga njėsia etnokulturore dhe gjeopolitike e Shqipėrisė u shkėputėn rreth 24 458 km2.

Kombi shqiptar reagoi me njė zė tė fuqishėm kundėr kėsaj dhune ndėrkombėtare. E formoi Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit, formoi ushtrinė vullnetare pėr mbrojtjen e tėrėsisė sė Shqipėrisė, formoi Qeverinė e Pėrkohshme nė krye me Myderris Ymer Prizrenin, e ngriti pushtetin ekzekutiv nė Vilajetin e Kosovės dhe nė shumė pjesė tė vilajeteve shqiptare tė tjera. Fuqitė e Mėdha: Rusia, Anglia, Franca, Gjermania, Austro-Hungaria dhe Italia e detyruan Sulltanin dhe Portėn tė pėrgjakej tmerrėsisht me shqiptaret dhe kundėr mbrojtjes shqiptare tė Ulqinit, dėrgoi ushtrinė osmane nga toka dhe Flotėn Ndėrkombėtare nga deti, pėr zgjerimin e pushtimeve malaziase tė tokave shqiptare.

Pas Kongresit tė Berlinit nė pjesėn e Shqipėrisė qė i shpėtoi copėtimit e dhunės ndėrkombėtare kurrė mė nuk pushoi lufta pėr ēlirimin nga Perandoria Osmane. Nė anėn tjetėr apetitet e fqinjėve tė pėrkrahur nga Rusia pėr zgjerime tė reja nė tokat shqiptare sa vinte dhe rritej. Kėto apetite gjithnjė i yshti ndjenja evropiane e kryqit ndaj Islamit!?! Lėvizjes Kombėtare Shqiptare iu ngritėn kurthe tė gjithfarshme ruso-evropiane.

Tashti kėtu kėrkohet tė saktėsohet fakti se qarqet politike osmane, shtypi osman dhe opinioni osman e mė gjerė, evropian e botėror, pas Kongresit tė Berlinit deri nė mesin e viteve tė '90’ta tė shekullit XIX, pėr toka tė njėsisė gjeopolitike tė Shqipėrisė (Arnautllukut, Albania) do t’i konsiderojnė pesė vilajetet e Rumelisė Osmane perėndimore: Vilajetin e Kosovės, Vilajetin e Shkodrės, Vilajetin e Manastirit, Vilajetin e Janinės dhe Vilajetin e Selanikut, tė cilat administronin 125 100 km2 tė tokės ballkanike.

Kėtu duhet tė theksohet fakti se vetėm nė Vilajetin e Selanikut me 35.000 km2 shqiptarėt pėrbėnin popullsinė pakicė, por e cila kishte rol tė madh dhe vendimtar nė shoqėrinė, nė administratėn dhe nė qeverisjen e kėtij vilajeti, kurse Selaniku konsiderohej si njėra ndėr qendrat mė tė rėndėsishme tė Rilindjes Kombėtare Shqiptare.

Mirėpo, nė periudhėn e pėrpjekjeve pėr ripėrtėritjen e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit nė vitet 1892 - 1897, Lėvizja Kombėtare Shqiptare, hoqi dorė publikisht nga e drejta juridike dhe politike shqiptare nė Vilajetin e Selanikut pėr faktin se nuk e kishte tė drejtėn natyrore tė dhėnė nga Zoti, shumicėn etnike. Realisht, nga Kongresi i Hagės mė 1897, pėr Shqipėri do tė konsiderohen katėr vilajetet me shumicė shqiptare: i Kosovės, i Shkodrės, i Manastirit dhe i Janinės. Tė saktėojm faktin se Shqipėria e fundshekullit XIX - fillimshekullit XX, kishte 90 100 km2.

Tė ndjekim statistikat osmane:

Vilajeti i Shkodrės kishte 10 800 km2,

Vilajeti i  Kosovės - 32 900 km2,

Vilajeti  i Manastirit - 28 500 km2 dhe

Vilajeti i Janinės kishte 17 900 km2.

Kėto katėr vilajete tė Shqipėrisė, mė 1910 patėn 3 804 000 banorė. strukturėn e banorėve tė territorit perandorak osman qė quhej Shqipėri (Arnautlluk, Albania), kėso kohe: mbi 66% ishin shqiptarė, amalgami bullgaro’maqedono’vlleh ishte pakicė me rreth 16%, serbėt ishin njė pakicė me rreth 5%, grekėt mėzi kalonin 4%-shin.

Tė theksojmė edhe faktin se mė 1912, nė viset e territorit tė Kosovės adminstrative tė sotme, prej 10 887 km2, kishte rreth 3.7% serbė raja) ēifqinj nė pronat e bejlerėve shqiptarė. Tė tjerėt ishin: pak romė, turq, hebrenj etj. Shqiptarėt, katolikėt (edhe kėta kryesisht ēifqinj) sė bashku me “laramanėt” memzi arrinin nė rreth 1.7 %.

 Copėtimi i dytė ruso-evropian i njėsisė etnokulturore dhe gjeopolitike  Shqipėrisė, me fatalitet pėr ardhmėrinė e kombit shqiptar, do tė realizohet nė pėrmbyllje tė Luftės sė Dytė Ballkanike, pikėrisht meTraktatin e Konferen­cės sė Ambasadorėve nė Londėr. Realisht, Lufta e Parė Ballkanike ishte luftė sllavo-greke e dirigjuar nga Rusia dhe Fuqit e Mėdha Evropiane pėr tė parandaluar autonominė e Shqipėrisė tė fituar me Kryengritjen e Madhe tė Kosovės (5 maj -18 gusht 1912), nėn udhėheqjen e Hasan Prishtinės.

Konferenca e Ambasadorėve nė Londėr (dhjetor 1912 - gusht 1913), nuk  e mori parasysh aktin e shpalljes sė Pavarėsisė sė Shqipėrisė, as nuk i pėrfilli kriteret relevantė: etnikė, ekonomikė dhe gjeostrategjikė pėr vendosjen e kufijve tė Shqipėrisė, ndaj

Serbia u rritė edhe pėr 39000 km2, duke i marrė edhe 1 290 000 banorė, kryesisht shqiptarė,

Mali i Zi u rritė edhe pėr 7000 km2 me 260 000 banorė shumicė absolute shqiptare,

Greqia u rritė edhe pėr 51300 km2,duke marrė edhe 1624 000 banorė shumica absolute jogreke.

Konferenca e Londrės 29 korrik 1913, pa i pyetur shqiptarėt, aprovoi projektin e "Principatės sė Shqipėrisė” - njė shtet monstrum nė periferi tė Piemontit tė Shqipėrisė, pa trup tė plotė, tepėr tė sakatosur, pa gjymtyrėt vitale pėr jetė. Kjo ishte dhunė ndėrkombėtare ndaj kombit shqiptar. Shtetit tė Shqipėrisė londineze iu lanė vetėm rreth 28 760 km2 me rreth 800 mijė banorė. Kėshtu, nga katėr vilajetet e Shqipėrisė deri nė fund tė vitit 1912, Londra i shkėputi pėr Greqinė, pėr Serbinė dhe pėr Malin e Zi gjithsej 61 510 km2 dhe mbi 3 milion banorė me shumicė absolute shqiptare. Ky ishte shkak qė nxiti Homerin shqiptar, At Gjergj Fishtėn, tė thėrriste:

"Uh! Evropė, ti kurva e motit,

Qi i rae mohit besės e Zotit,

Po a kta a sheji i Gjytetniis:

Me daa tokėn e Shqypniis

Pėr me majtė klysht e Rusis?..."

Ndėrkaq, kryesuesi i Konferencės sė Londrės, kryekasapi oficial i Shqipėrisė, diplomatit anglez Eduard Grei, la kėtė konstatim:“Marrėveshja ndėr­mjet Fuqive lidhur me kufijtė (veriorė) tė Shqipėrisė u arrit pas njė pėrpjekje diplomatike tė gjatė e tė vėshtirė. U vendos qė bregdeti dhe Shkodra t’i mbeten Shqipėrisė, ndėrsa Peja, Prizreni, Dibra dhe (pas shumė bisedimesh) Gjakova tė lihen jashtė Shqipėrisė. Kjo marrėveshje lė njė pjesė tė madhe territori pėr t’u ndarė nė mes tė Serbisė dhe Malit tė Zi si fryt i fitores sė tyre. Arritja e kėsaj marrėveshjeje ishte esenciale pėr paqen e Evropės dhe sipas mendimit tim ajo u arrit nė kohėn e duhur pėr ta ruajtur paqen midis Fuqive tė Mėdha”. As pas kasaphanės evro-ruse nė Londėr ndaj kombit shqiptar, veprimet sllavo-greke pėr ta zhdukur kombin shqiptar, gjithnjė nė mbėshtetje e me aminim evro-rus, nuk pushuan.

Tė ecim mė tutje nėpėr shtigjet e historisė sė pėrgjakur tė kombit shqiptar. Traktati i Londrės u rifuqizua nė Konferencėn e Versajės - Parisit 1919-1920, me tė cilėn do tė pėrmbyllet Lufta e Parė Botėrore (1914-1918).

Si dėshmi bashkėkohore publike pėr gjenocidin serb ndaj shqiptarėve nė periudhėn e fundit tė Jugosllavisė Versajase mund tė merret edhe konstatimi i kolonistit malazias pėrparimtar, Radovan Zogoviq: "Pushteti serbomadh bėn ēdo gjė qė me presion ekonomik, me shkollė policore, me ndėrprerjen e ndihmave medicinale kundėr malaries e tė tjera, t'i nxjerrė nga Ligji dhe t'i shfarosė banorėt shqiptarė...". Asnjė zė i fuqishėm kundėrshtues nga qarqet diplomatike tė Evropės!?!

Fatkeqėsisht, ndarja dhe copėtimi i kombit shqiptar dhe i atdheut tė tij, Shqipėrisė, nė Berlin, nė Londėr dhe nė Paris, do tė bekohet edhe me traktatet dhe me marrėveshjet ruso-anglezo-amerikane antinazifashiste nė vitet e Luftės sė Dytė Botėrore. Nė dėm tė kombit shqiptar e tė njėsisė etnokulturore e gjeopolitike tė Shqipėrisė me pasoja historike janė zgjidhjet politike, diplomatike, ushtarake dhe policore tė Fuqive tė Mėdha botėrore nėn ombrellėn e Rezolutės 1244 tė KS tė OKB’sė mė 1999, qė do tė pasohen me “Marrėveshtjet  e diktuara: Beograd - UĒPBM Konēulit (mė 2000), dhe Skopje - UĒK tė Ohrit  (mė 2001).

Ma nė fund, edhe e ashtuquajtura “Pakoja e Ahtisarit” (Vjenė 2 shkurt 2007), ėshtė dhunė diplomatike ndėrkombėtare ndaj kombit shqiptar, me legjitimim nga i ashtuquajturi “Ekipi i Unitetitpolitik (Unmi­kian) i Kosovės”, me pasoja pėr qėnien historike tė unitetit tė kombit shqiptar e tė njėsisė sė Shqipėrisė Etnike historike. Kjo dhunė prodhoi “flamurin dhe himnin shtetėror” pa identitet kombėtar tė shumicės absolute tė banorėve tė vendit, dhe i hapi udhė krijimit tė “kombit kosovar”- dhunė kjo mbi tė gjitha dhunat e pasqyruara nė kėtė kumtesė.

Prishtinė, 16 nėntor 2o11

 

 

 

© Pashtriku.org - Nėntor’2011