Adem Guta njeri i madh dhe hero i angazhuar i kohės

 

MONOGRAFIA E PIRRAKUT - PĖRMENDORE PĖR DY VĖLLEZĖRIT GUTA

 

Shkruan: Enver Zhinipotoku * Ferizaj  04. 03. 2009

___________________________

 

Hulumtimet pėr veprimtarinė kombėtare tė personaliteteve qė kanė pasur rol tė rėndėsishėm nė historinė e thyerjeve tė pėrgjakshme, nė kushtet e robėrisė nė tė cilat jetuam si popull, ishin sa detyrė e rėndė, aq edhe e rrezikshme. Por, kur guximi sfidohet, studiuesi i hap vetes dyert pėr tė nxjerrė nga harresa figurat e anatemuara, qoftė edhe nga shtatė pash nė dhe, siē ėshtė rasti me monografinė e Prof.Dr. Muhamet Pirrakut: Adem Guta - Ekzemplari i patriotizmit tė gjeneratės 1916 - 1945 nė tė cilėn argumentueshėm, me burime arkivore e hulumtime empirike ndriēohen shumė figura tė anatemuara tė kohės, midis tė cilave shkėlqejnė vėllezėrit Vejsel e Adem Guta.

      Pėr shumicėn e kėsaj galerie personazhesh, pėr rreth 5 decenie ėshtė folur vetėm nė konspiracion tė thellė vesh mė vesh, ndėrkaq qė, historiografia komuniste, ose i ka anashkaluar kur i ėshtė dashur, ose i ka mallkuar kur e ka parė tė nevojshme.

      Prandaj, duke u nisur thuaja nga asgjėja, autori me hulumtimet e tij pa pėrtim, duke konsultuar njerėz e arkiva, literaturė e ēdo gjė qė mund tė shfrytėzohet pėr hulumtim, ka arritur qė pėr Adem Gutėn, mė pak pėr tė vėllanė Mulla Vejselin, tė ngritė njė pėrmendore pavdekėsie, duke i nxjerrė nga thellėsia e kujtesės, gati tė harruar, nė dritėn e fakteve shkencore.

      Historia shqiptare pėrgjithėsisht, e ajo e kohės sė pas LDB-sė veēanėrisht, nuk mund te shkruhej nė mėnyrė tė saktė nė kushtet ēfarė jetoi popullsia shqiptare e Kosovės, madje edhe ajo e Shqipėrisė nėn sistemin komunist. Ajo, tė shumtėn, ose pėrdhosej, ose vendosej nė kallėpe ideologjike, apo mė nė fund vazhdon tė shkruhet nga mercenarė tė kalemit. Pėr figurat mė tė ndritura qė I kishte vra e varrosur murtaja e kuqe, as qė mund tė flitej. Studiuesi M. Pirraku sikur i ka kėputur qė herėt kėta vargoj ngulfatės tė historiografisė kosovare, duke shkruar pėr figura tė anatemuara “edhe atėherė kur e kishte tė ndaluar”, siē do t’ia vė titullin njė punimi pėr Mulla Vejsel Gutėn qė para 3 deceniesh. Se ēfarė sfide ishte kjo, e dimė tė gjithė qė e pėrjetuam atė kohė, kur duhej tė ndėrroje edhe mbiemrin nėse i takoje ndonjė trungu tė anatemuar, siē ishte rasti edhe me familjen Guta.

      Nė kėtė monografi, autori me shumė sukses ka bėrė njė rrotullim shkencor tė kryeheroit, nga njė figurė e urryer e komunizmit, nė njė figurė tepėr tė dashur, madje mallėngjyese atdhetare, i cili e kundėrshtoi tradhtinė, atėherė kur shumica nuk e kuptonin, e ata qė ishin vėnė nė shėrbim tė saj, e aprovonin.

      Duke elaboruar njėrėn ndėr periudhat e koklavitura pėr shkak tė thyerjeve ideologjike tė historisė sonė mė tė re, atė tė LBD-sė, pėr tė cilat ngjarje historiografia shqiptare ende nuk ka formėsuar njė qėndrim tė saktė e tė qartė, Pirraku i ndan aktorėt relevant tė kėsaj kohe nė tri grupe: nacionalistė qė nuk koketuan fare me komunizmin siē ishin: Adem Guta, Adem Gllavica, etj, tė cilėt ose u vranė ose nuk patėn vend nė Kosovė; antifashistė prokomunistė, tė cilėt kur e kuptuan tradhtinė u tėrhoqėn, u vranė, u persekutuan e u burgosėn siē ishin: Shaban Palluzha, Ramiz Cėrrnica, Ibrahim Cėrrnilla etj, dhe antifashistė komunistė, tė cilėt I qėndruan besnik kauzės komuniste deri nė shkatėrrimin e kėtij sistemi, duke ushtruar pushtetin pėr gjysmė shekulli dhe duke shfrytėzuar privilegjet e kėtij sistemi.

      Krahas dy vėllezėrve Guta, qė janė kryepersonazhe tė kėsaj monografie (Mulla Vejselit, ideolog shpirtėror, iluminist e alim i njohur i kohės dhe Ademit si luftėtar politik i kauzės kombėtare) elaborohen edhe figura tjera atdhetare siē janė: Mulla Xhema, Jahja Fusha, Hasan Bilalli, Mulla Hysen Statovci, Ismail Gorani, Ramadan Syla, Selman Muhoci, Aziz Ramė Vojnoci etj, tė cilėt jo vetėm qė i shtojnė vlerėn veprės, por duke i pėrqafuar dy tė parėt i ngritin ata mė lartė nė mesin e tyre.

      Nė monografi Adem Guta na del njeri i madh dhe hero i angazhuar i kohės, pėr tė cilin gjenerata e re nuk din asgjė meqė komunizmi kishte menduar ta varroste pėrjetshėm. I mbetur bonjak, pa tė dy prindėrit qė kur ishte foshnjė, i rritur nėpėr dyer tė huaja - tė dajat, rrogėtar te Dushani, talent i rrallė qė e nisi “Medresenė e Aleksandrit” dhe e kreu atė tė ”Isa beg nė Shkup”, i dekretuar nga Ministria Shqiptare, fillimisht mėsues nė Besianė, e tani  Kryetar Komune nė Vaganesh, e nė Qėndresė (Sllatinė tė Moravės), pastaj prapė mėsues nė Llap dhe organizator i vullnetarėve pėr mbrojtjen e Kosovės Lindore nė gusht tė vitit 1944-ės nga “Grupi i hoxhallarėve”, ai u angazhua nė kompaninė e tretė, Batalioni I-rė, nė Brigadėn e VII-tė, me tė vetmin komandant shqiptar Shaban Haxhinė dhe komisar Qamil Brovinėn, qė do tė shuhet si meteor kur kundėrshtoi tradhtinė komuniste nė stilin: “nėnat na kanė lindur pėr Kosovė, e jo pėr Serbi”, duke u pushkatuar nė Mramorak tė Kovinit afėr Beogradit, mė 2 shkurt 1945.

      Nė kėtė vepėr, sikur edhe nė atė pėr Mulla Idrisin, autori komunizmin e nxjerrė tė mbrujtur me pansllavizėm si tradhti ndaj shqiptarėve, sepse nė kohėn kur po pėrfundonte LDB-ja, pėr shqiptarėt po fillonte njė luftė e re, nėn vellon ēetnike, tė cilėt udhėheqėsi komunist jugosllav Tito i kishte amnistuar nė tetor tė 1944-ės, ndėrkohė qė shqiptarėt mobilizoheshin pėr frontet e veriut kundėr nazizmit, kurse Kosovėn e vėrshonin bandat ēetnike pėr tė realizuar nė praktikė elaboratin e dytė tė V. Ēubrilloviqit, tė paraqitur me 3 nėntor 1944-ės, pėr tė zgjidhur ēėshtjen e pakicave kombėtare nė Jugosllavi, ku shqiptarėt trajtoheshin si “pykė e future fortė e thellė nė trungun sllavė, nga tė cilėt sa mė herėt qė lirohet Jugosllavia e re, aq mė mirė”.

      Kjo tradhti sllave, siē potencon autori, filloi me 14 nėntor tė 1944-ės, kur me vendim tė qeverisė nga Tirana u tėrhoq ushtria mbretėrore e pas asaj edhe vullnetarėt e kėtij fronti pėr mbrojtjen e Kosovės Lindore, qė i hapėn rrugė pushtimit ēetnik e partizan nė tė gjitha qytetet e Kosovės pas 16 nėntorit tė 1944-ės. Kėshtu vazhdoi ploja nė luftėrat e Ferizajt e Gjilanit mė 2 e 23 dhjetor tė 1944-ės, formimin e Brigadės sė VII-tė dhe boshatisjen e Kosovės nga Forcat mbrojtėse pėr frontin e Sremit, qė rezultoi me kthimin e Batalionit tė Shaban Palluzhės nga kjo Brigadė dhe fillim e luftės sė pėrgjakshme tė Drenicės, pastaj dėrgimin e tre eshalonėve me mbi 7 mijė shqiptarė pėr golgotėn e Tivarit dhe pėr t’iu vėnė kapaku kėsaj tradhtie pėrfundimisht me Mbledhjen e Prizrenit tė 8-10 korrikut 1945-ės, kur Kosova u aneksua nga Serbia Federale, vendim ky qė sipas dėshmisė sė Shaban Kajtazit, (pjesėmarrės i kėsaj mbledhjeje) u pėrkrahė edhe nga pėrfaqėsuesi i qeverisė komuniste shqiptare nė kėtė Konferencė.

      Se Dr. Pirraku ėshtė studiues i guximshėm dhe ēdo temė e trajton me pėrkushtim, pėr tė nxjerrė si i thonė fjalės “cungun mė rrėnjė”, shihet qartė edhe nė kėtė monografi gjatė trajtimit tė jetės dhe veprės sė meteorit Adem Guta nė qiellin e errėt tė atėhershėm shqiptar. Sidomos nė kaptinėn pėr vdekjen e tij heroike, por edhe tragjike nė Mramorak, autori ballafaqon shumė fakte, shumė deklarata e shumė kujtime tė atyre qė me sytė e tyre kanė parė vdekjen e tij pėr tė qenė sa mė bindės pėr lexuesin dhe sa mė afėr tė sė vėrtetės.

      Nė monografinė e Muhamet Pirrakut pėr Adem Gutėn dhe epokėn e tij, dalin nė pah edhe dy gjėra, tė cilat i survejon mendja analitike, por duhet t’i kuptoj drejt. Mendoj se ato janė tė pranueshme, por dikujt mund t’i duken tė tepėrta. Ėshtė fjala pėr pėrdorimin e fusnotave e referimeve nė to dhe sė dyti frymėn gjoja “teiste” nė kėtė studim.

       Ėshtė e vėrtetė se janė tė rralla veprat, ku nė rreth 280 faqe pėrdoren 415 fusnota, qė flet pėr tendencėn e autorit pėr argumentimin e materies sė trajtuar nė sa mė shumė referenca. Vėrehet se nė kėto fusnota, autori mė sė shumti i referohet vetes dhe veprave tė tij pėr kėto ngjarje e personazhe qė i trajton dhe kjo ndoshta dikujt mund t’i duket e tepėrt. Por, e vėrteta qėndron se pėr kėto personazhe tė anatemuara ėshtė shkruar pak pėr tė mos thėnė fare dhe autori s’ka kujt t’i referohet, ashtu qė kjo “dobėsi shkencore” kthehet nė pėrparėsi tė autorit qė e shquan atė si studiues tė zellshėm karshi tė tjerėve qė punojnė mė pak se ai.

      Sė dyti, dikujt mund t’i dukej se veprėn qė po e promovojmė sot e mundon fryma teiste. Kjo ndoshta nuk mund tė kapėrdihet nga ajo pjesė lexuesish, vetėdija e tė cilėve ende nuk ėshtė ēliruar nga ateizmi komunist. Dy kryepersonazhet e kėsaj monografie, pra Vėllezėrit Guta ishin tė arsimuar nė medrese dhe autori e di mirė se trajtimi jashtė kėsaj fryme do tė ishte artificial. Mbase nė kėtė vepėr ėshtė dashur dhe ėshtė bėrė mirė qė ėshtė vepruar kėshtu qė krahas frymės revolucionare, iluministe e atdhetare tė Vėllezėrve Guta e tė tė tjerėve, tė vihet nė spikamė edhe kjo ide, pėr t’iu kundėrvėnė dogmės gjysmė shekullore komuniste, andej e kėndej kufirit shqiptaro-shqiptar, qė i nguli si pykė historiografia e kėsaj epoke se gjoja ēdo gjė qė e bartnin klerikėt dhe ulemaja  ishte reaksionare dhe e dėnueshme. Duke u nisur nga kjo frymė, komunizmi i ēmendur shqiptar, fenė dhe bartėsit e saj i ndoqi e persekutoi deri nė shfarosje. Me fjalė tė tjera, vepra qė sa po e promovojmė na mėson ta ēmojmė, si komb, maksimėn e menēur latine: “Salus rei, publicae suprema lex esto”.

 

·       Autori ėshtė Sociolog