Me rastin e 40 vjetorit tė demonstratave tė vitit 1968

 

Konteksti politik i Kėrkesave tė

Demonstratave tė vitit 1968

 

Sh k r u a n: Prof.Dr.Muhamet Pirraku - Prishtinė, 24. 11. 2008

_________________________________

 

Konteksti politik i kėrkesave tė Demonstratave shqiptare tė vitit 1968 nuk mund tė kuptohen jashtė kornizave tė frymės politike tė “Lė­vi­zja e sė majtės sė re” nė Francė, nė Gjermani, nė Angli, me ndikim fillestar edhe nė Demonstratat e Beogradit, nė fillim tė qershorit 1968. Dallohen nga kėto me frymėn e qartėsuar popullsitė gji­thė­shqiptare tė Doktrinės politike gjithėkombėtare tė Enver Hoxhės, tė spikatur veēa­nėrisht nga korriku i vitit 1966.

Vėrtet, Brezi shqiptar i ’68-tės u krijua nė bankat e shkollave tė mesme nė qytetet e Kosovės dhe nė fakultetet e Prishtinės e gjet­kė nė Jugosllavi, nga kapėrcyelli nė vitet’60. Deviza politike e shoqė­ro­re e kėtij brezi mund tė pėrmblidhet nė njė fjali tė vetme: Dielli lind dhe perėndon nė Shqipėri! Kėtė koncept tė menduarit politik e sollėn nė Kosovė veprimtarėt e Lėvizjes Irredentiste Shqiptarefillimviteve tė ’50: Qerim Ukė Ozdrimi, Hysen Thaēi, Skėnder Ko­so­va, Aziz Zhilivoda, Ajet Ha­xhiu, Bajram Rexha, Shaban Braha, Dervish Shaqa, Salih Shatri e tė tjerė, por e fuqizuan mesazhet poli­tike tė pėrcjella nė etėr, fillimisht pėrmes Radio Tiranės - Kukėsit dhe mė vonė edhe pėrmes Televizionit Shqiptar.

Nga fundi i viteve tė 50-ta, pikėrisht mė 1957, zuri themel organi­zi­mi politik ilegal shqiptar i Kosovės pikėrisht me formimin e “Lė­vi­zjes Re­vo­lucionare pėr Ēlirimin dhe Bashkimin e Shqiptarėve” nė krye me profesor Kadri Halimin. Programi politik i kėsaj organizate u mbėshtet mbi platformėn politike tė Lėvizjes Irredentiste tė viteve ‘50rimoti­vuar me kėrkesa tė reja. Kjo tėrthorazi del edhe nga Takimi Qerim Uka – Enver Hoxha, mė 2 janar 1963. Hoxha, i cili pėr kohėn ishte shteti vet, Ēėshtjen e Kosovės e quajti plagė tė dhembshme pėr ēdo shqiptar, ”e cila do tė shėrohet vetėm kur kjo ēėshtje tė zgjidhet drejt, nė bazė tė aspiratave tė kosovarėve”.

Mbėshtetur mbi kėtė koncept qė dominonte nė mendimin politik tė gjeneratės sė re nė Kosovė, nė shtator tė vitit 1963, u ngrit “Komiteti re­vo­­lucionar” nėn drejtimin e Adem Demaēit. Kjo orga­ni­­zatė gjatė konso­li­dimit do tė riemėrtohet: “Lėvizja Revolucionare pėr Bashkimin e Shqip­tarėve”, re­a­lisht si vazhdimėsi e asaj nga viti 1957. Nė nenin NjėStatutit, tė apro­vuar nė mars tė vitit 1964, midis tė tjerash, saktėsohej: “Qėllimi i parė dhe i fundit i Lėvizjes sonė asht – ēlirimi i krahinave shqiptare, t’aneksu­eme prej Jugos­llavisė dhe bash­kimi i kėtyne krahinave me nanėn e vet – Shqip­ni­nė”. Kjo kėrkesė, veēanėrisht nga mesi i gushtit tė vitit 1964, kur u privua nga jeta mėsuesi Fazli Greiēevci dhe pas pėrfundimit tė Pro­cesit gjyqėsor, pėr Lėvizjen e Adem Demaēit, do tė bėhet kėrkesė poli­tike jetėsore e rinisė shkollore, student­ore dhe e masave shqiptare nė pėrgjithėsi.

Nga mesi i vitit 1966, pikėrisht me pėrpjekjet pėr demas­kimin gjithėjugosllav zyrtar tė Fraksionit antitoitistRankoviqit ser­bo­madh, shėnoi filli i gjysėmlegalizimit tė kėrkesės shqiptare pėr tė drejta tė ba­ra­barta me popujt e tjerė tė Jugosllavisė, mbėshtetur nė tė drejtėn pėr vetėvendosje tė fituar me Luftėn Antifashiste Nacional­ēlirimtare. Hapi i parė nė kėtė drejtim do tė bėhej me ngritjen e sta­tusit autonomi nė statusin republikė tė Kosovės, ndonėse Tirana zyr­tare ende nuk kishte guxim tė mbėshteste hapur kėtė kėrkesė, pikė­risht nga frika se mund tė bashkohej reaksioni shqiptar antikomunist i trupėzuar nė kujtesėn balliste me linjėn jugosllave komuniste tė trupėzuar nė titoizėm kundėr rrugės revolucionare shqiptare tė linjės marksiste-leniniste tė trupėzuar nė enverizmin popullist. Kjo qartė shihet nga tezat e Enver Hoxhės, tė 23 korrikut 1966, pėr artikullin “Kush pėrgjigjet pėr krimet e gjeno­cidit tė kryera nė kurriz tė po­pullsisė shqiptare tė Kosovės e tė Rrafshit tė Dukagjinit, tė Malit tė Zi dhe tė Maqedonisė”, nė fund tė cilave shėnoi porosinė: “Pėrveē tė dhėnave qė kemi ne e qė do t’i pėrdorim, tė pyeten edhe shokėt kosovarė pėr ndodhi tė veēanta pėr ato ēėshtje qė pėrmenda mė lartė, pėr tė qenė mė shumė tė saktė”.

Zhvillimet e mė vonshme treguan se Enver Hoxha, nė viji­mėsi, doktrinėn e vet politike pėr ēlirimin dhe ribashkimin e Shqi­pėrisė Etni­ke e mbėshteti nė patriotizmin e inteligjencies patriotike kosovare. Kon­cepti “kosovar”, pėr Enver Hoxhėn, pėrfshinte shqiptarėt nėn robėrinė jugosllave. Nė direktivėn e tij: “Ēėshtja e Federatės Ju­gos­llave duhet tė lidhet ngu­shtė me Ēlirimin e popujve tė Jugoslla­visė”, tė datės 1 gusht 1966, midis tė tjerash, saktėsonte: “Shqiptarėt e Kosovės nuk duhet tė gėnjehen dhe tė braktisin rrugėn revoluci­onare. Kjo ėshtė e vetmja rrugė e ēlirimit tė tyre dhe e vetėven­dosjes. Tė luftohet qė tani ‘pėr me u bashkue me Shqipė­rinė’, kjo nuk tė nxjerr nė shteg. Kosovarėt janė patriotė tė flaktė dhe bashki­mi me Shqipėrinė ka qenė e ėshtė ideali i jetės sė tyre, por pėr kėta ka vetėm dy rrugė, rruga revolucionare dhe rruga reaksionare – shoviniste. E para ėshtė rruga e luftės, tok me popujt e Jugosllavisė. Kjo rrugė e ēon popullin shqiptar tė Kosovės nė tė drejtėn e vetė­vendosjes dhe deri nė bashkimin me atdheun, Shqipėrinė.

Rruga tjetėr ėshtė aventurė; nė kėtė rrugė, qoftė edhe duke luftuar, shqiptarėt e Kosovės do tė bėhen preja e reaksionit jugos­llav. Republika Popullore e Shqipėrisė nuk mund t’u vejė nė ndih­mė, duke i shpallur luftė shtetit jugosllav. Vetėm nė rast se shteti jugosllav atakon ose sulmon Republikėn Popullore tė Shqipėrisė, atė­herė ndryshon situata si pėr ne ashtu edhe pėr kosovarėt dhe ky ndryshim bėhet pėr­sėri nė rrugėn marksiste-leniniste, revolucionare pse Republika Po­pu­llo­re e Shqipėrisė lufton kundėr agresorit”.

Vėrtet, pozita e Shqipėrisė nė konstelacionin ballkanik, evro­pi­an e botėror ishte tepėr e keqe, ndaj Tirana zyrtare, mė saktė Enver Hoxha, do tė pėrkrah me dorėza edhe kėrkesat legale institucionale tė organeve politike e qeveritare tė Krahinės Autonome tė Kosovės e Metohisė pėr statusin republikė nė kuadėr tė Jugosllavisė. Mbė­sh­tetja e vakėt e kėsaj kėrkese vinte si rezultat i faktit se Tirana zyrtare nuk kishte besim me mbulesė nė qėndrueshmėrinė nė ato kėrkesa tė forcave politike “titoiste” tė Kosovės. Kjo del edhe nga Direktivat e Enver Hoxhės, mė 19 shtator 1966: “Fitorja e popullit tė Kosovės deri nė vetėvendosje duhet tė vijė dhe tė organizohet, nė njė rrugė tė gjatė, plot vuajtje, mundime dhe sakrifica nga vetė populli dhe jo nga kėta krerė tė shitur shqiptarė. Populli i Kosovės mund tė udhėhiqet drejt nė kėtė rrugė e tė fitojė tė drejtat e tij tė plota, vetėm nga revolucionarė tė vėrtetė shqiptarė koso­varė. Kjo ėshtė konditė absolutisht e domosdoshme pėr sukses. Tė dhėnat qė dihen janė kėto: Kosova e viset e tjera shqip­tare nė Jugosllavi, pjesė tė Shqipėrisė, u shkėputėn nga mėma e tyre prej fuqive imperialiste dhe iu dhanė mbretėrisė serbe. Kosova ėshtė shqip­tare, mbetet shqiptare dhe i pėrket Shqipėrisė”- saktėsonte Enver Hoxha, dhe pasi hodhi dritė mbi rrethanat historike qė ndi­kuan nė faktin se pse, pas fitores mbi nazifashizmin, “Populli i Kosovės nuk u pyet pėr tė ardh­men e tij”, sikur e riqartėsoi udhėzi­min e mė her­shėm pėr patriotėt kosovarė: “Populli i Kosovės duhet tė kuptojė nė mėnyrė tė qartė, se RP e Shqipėrisė nuk mund ta atakojė ose ta sulmojė Jugos­lla­vi­nė. Nė qoftė se Jugosllavia atakon Shqipėrinė, ai ėshtė problem tje­tėr. Shqipėria do tė mbrohet, do tė luftojė dhe do tė fitojmė. Atėherė edhe problemi i Kosovės do tė vi­het krejt ndryshe”.

Nė frymėn e doktrinės politike gjithėshqiptare populliste tė tij, En­ver Hoxha u ligjėroi edhe pjesėmarrėsve shqiptarė e serbė nga Kosova nė Simpoziumin pėr Skėnderbeun, mė 15 janar 1968, nė Kru­jė: “Ne ju pėr­shėn­desim ju, si pėrfaqėsuesit e inteligjencies ko­so­vare dhe si bij tė asaj pjese heroike tė popullit shqiptar tė Kosovės qė ne e duam shumė. Ju jeni shqiptarė dhe ne jemi shqiptarė, jemi pra njė popull. Qiejt mund tė rrėzo­hen, por e vėrteta qė ju jeni vėlle­zėrit tanė e qė ne jemi vėllezėrit tuaj, pse kemi njė mėmėdhe, njė atdhe, nuk lėviz. Furtuna tė tmerrshme kanė kaluar mbi popullin shqi­p­tar. Mundet edhe nesėr tė bėjnė vaki gjėra tė tilla, por populli shqiptar nuk do tė robėrohet tani mė nga kurrkush. Nuk ka forcė nė botė qė ta ndalojė popullin shqiptar tė rrojė i bashkuar, i lirė, i pa­va­rur e sovran. Kėtė e kanė vėrtetuar kohėt e lashta dhe kohėt e reja. Po ta lypin rrethanat, kėtė do ta vėrte­tojnė edhe kohėt e ardhshme. Ne nuk mund tė mos i themi kėto tė vėrteta tė mėdha, ndryshe do tė bėnim njė krim. Kėto qė po jua them tash juve, ia kam thėnė edhe Titos, kur u poqa me tė pėr herė tė parė mė 1946 nė Be­ograd. Ai mė dėgjonte dhe, kur mbarova, mė pyeti se ē’mendoja unė pėr Kosovėn. Unė i thashė: - Kosova ėshtė shqiptare, i pėrket Shqipėrisė dhe duhet t’i kthehet Shqipėrisė”.

Nė fund tė notesit, Enver Hoxha konstatoi: “Nga pėrshtypja qė pata mė du­ket se ata dėgjuan me vėrejtje tė madhe, fytyrat e tyre ishin shumė ekspresive. Nė dukje u ndanė si tė kėnaqur. Njė gjė ėshtė e sigurt dhe do tė ngjasė, kėto qė thashė unė, ata do t’i pėrhapin nė Kosovė. Kjo do tė jetė pozitive”.

Vėrtet, ashtu dhe ndodhi. Fjalėt e Enver Hoxhės shkuan vesh mė vesh, nė ēdo vatėr shqiptare. Porosi tė veēanta, udhėrrėfyese politike pėr inteligjencien patriotike dėrgoi edhe pėr pjesėmarrėsit nga Tirana nė Simpoziumin pėr Skėnderbeun, nė fi­llim tė muajit maj 1968, nė Prishtinė. Ardhja e dijetarėve tiranasė, misionarė tė Enver Hoxhės, pėr habinė e tyre, nė Prishtinė gjeti shtruar sofrėn e aktivitetit politik kombėtar gjithėshqiptar unik. Ishte kėtu njė plejadė e intelektualėve krijues qė pėrfaqėsonin lėmi tė ndryshme: nė arsim, nė administratė, nė kulturė, nė shkencat albanologjike dhe historiografike, nė media e nė publicistikė, realisht tė lidhur nė njė grup tė shokėve tė njė mendimi politikė intimė, tė vetėquajtur: “Ēeta e Bajo e Ēerēiz Topullit”. Emri i kėtij grupi sot tingėllon romantik, por pėr kohėn ishte pėrcaktues ideologjik kombėtar shqiptar. Veprimtarėt e kėtij grupi ishin perceptuesit dhe transmetuesit e porosive qė rrezatonin nga historia e lavdishme dhe Tirana zyrtare. Grupi i “Bajo e Ēerēiz Topullit”, pėrpos faktit sė nė brendi kishte sė paku njė vazhdues tė Betuar tė “Lėvizjės Revolucionare pėr Bashkimin e Shqip­tarėve”, tė Adem Demaēit, deri tashti, kishin njė aktivitet mbi katėrvjeēar, si lidhje e asaj qė mund tė quhej Ilegale (Rrezatim nga Tirana) me disidentizmin patriotik shqiptar nė qarqet komuniste - titoiste tė Kosovės. Brenda kėtij rrethi intelektualėsh u farkėtua edhe ideja pėr Demonstratat e vitit 1968, tė projektuara si “studentore”, kurse Eminenca e kaltėr nė kėtė rreshtim ishte arsimtari Ismail Dumoshi. Kėtu, pėr hir tė realitetit shkencor, duhet tė spikasim faktin se: fryma shqiptare populliste e Enver Hoxhės ishte edhe frymė disidente dominuese edhe nė diskutimet nė aktivet komuniste komunale dhe krahinore si dhe nė kolek­tivet punuese katėrēipėrisht Kosovės nga gushti deri nė tetor tė vitit 1968 – pėr ndryshimet kushtetuese nė Kosovė, pėr Kushtetutėn e Kosovės dhe pėr statusin republikė tė Kosovės, njėsi shtetėrore e barabartė me republikat e tjera nė Federatėn e Jugosllavisė. Kjo konsiderohej si hapi mė premtues pėr realizimin e vetėvendosjes sė shqiptarėve nė njė tė ardhme mė tė qetė, ose mė tė turbullt.

Tė sjellim edhe kėtė fakt: Shumė nga kėto qė u pėrmblodhėn mė sipėr mund tė vigjilohen edhe nė kundėrakuzat qė Enver Hoxha, mė 5 dhjetor 1968, ua ktheu titoistėve kosovarė e jugosllavė, lidhur me vlerėsimin e tyre se: Demonstrata e 27 nėntorit nė Prishtinė ėshtė nxitur “nga jashtė”, me aludim nė Tiranėn zyrtare. Pa e fshehur ndikimin e Tira­nės zyrtare nė zhvillimet nė mbarė arealin shqiptar nėn adminis­trimin shtetėror tė Jugosllavisė avnojiste, midis tė tjerash, Enver Hoxha do tė konstatojė: “Demonstratat qė u bėnė janė preludi i simfonisė patriotike tė shqiptarėve tė Kosovės. Mė kot titistėt bėrtasin se po ndėrhyjmė ne. Jo, ky zjarr vatrėn e ka brenda nė vetė Kosovėn. Zjarrin e ndezin patriotizmi i kosovarėve dhe kėrkesat legjitime tė tyre, zjarrin e nxitin shtypja dhe robėria titiste. Fari i ndritur i PP tė Shqipėrisė nuk ka se si tė mos bėhet shembull dhe udhėrrėfyes, jo vetėm pėr shqip­tarėt e Kosovės, tė Maqedonisė dhe tė Malit tė Zi, por pėr tė gjithė popujt e Jugosllavisė qė luftojnė pėr ēlirim. Dashka nuk dashka Ti­to­ja, shqiptarėt e Kosovės i kanė sytė dhe zemrėn te RP e Shqipė­ri­sė, te PPSH-ja”.

Atė qė tashti thoshte Enver Hoxha ishte realitet qė e dinte akėcili jugosllavė. Por, duhet tė konstatojmė faktin se shpėrthimi i Demonstratės sė 27 Nėntorit nė Prishtinė, Tiranės zyrtare  i gdhiu fare e papritur. Akademiku Kristaq Prifti, i cili aso kohe punonte nė Sektorin pėr Kosovėn tė Komitetit Qendror tė PPSH-sė, nė ditėn qė pėr tė parėn herė po e shkelte tokėn e Tiranės Papa Gjon Pali II (pranverė 1993), ma konfirmoi faktin: “Enver Hoxhės iu deshėn tri-katėr ditė pėr tė ngritur qėndrimin zyrtar shtetėror tė Shqipėrisė pėr Demosten e Nėntorit nė Prishtinė...” Nė qarqet komuniste e tė udebesė jugosllave do tė qarkullojnė edhe mendime se Demonstratėn e 27 Nėntorit 1968 e organizuan spiunet e NKVD-sė, si hakmarrje ndaj Jugosllavisė pėr qėndrimin e saj kundėr inkursionit rus nė Qekosllovaki, qė ndodhi pas Demonstratave studentore nė Beograd. Nga qarqet udbashe titoiste, e nostalgjikėt e Titos, mė vonė, u lėshuan nė qarkullim edhe pandehma se Demonstratat e 1968-tės, si edhe ato tė vitit 1981, i “organizuanė” serbet, pėr tė krijuar alibi kundėr statusit autonomi tė Kosovės. Kėto pandehma ogurzeze, si pėr ēudė, u pėshpėritėn nga ish-udbashėt shqiptarė titoistė edhe tashti, sa po u botua lajmi pėr mbajtjen e njė aktiviteti shkencor pėr Demonstratat e ’68-tės.  Meqė posedoj edhe fakte nga njohja personale e rrjedhės sė ngjarjes, kjo me shtrėngoi tė vendosi pėr tė marrė pjesė nė kėtė aktivitet shkencor pikėrisht me kėtė kumtesė, pėr tė ndriēuar aspektet kryesore tė kontekstit politik tė kėrkesave tė demonstratave tė vitit 1968, me njė pėrqendrim nė formulimin e kėrkesave programatike tė Demonstratės sė 27 nėntorit 1968 nė Prishtinė.

Pėr kėtė, duhet tė nisemi pak mė larg. Tė ritheksojmė faktin se mendimi pėr organizimin e Demonstratave studentore  nė Prishtinė ka nisur tė lėshojė shtat sapo u lėkund “Lė­vi­zja e sė majtės sė re” nė Francė, nė Gjermani, nė Angli, por me shpėrthimin e Demonstratave studentore nė Beograd, nė fillim tė qershorit 1968, u duk sikur po rrihte ora pėr ngritjen edhe tė studentėve tė Fakulteteve tė Universitetit tė Beogradit nė Prishtinė. Autori i kėsaj kumtese (arkivit pėr hulumtimin dhe publikimin e lėndės arkivore pranė Arkivit Shtetėror tė Kosovės, aso kohe pėr punė hulumtuese shkencore nė Beograd, jo vetėm se u solidarizua me kėrkesat e “Programit politik aksionar” tė demonstratave tė Beogradit, por edhe kontribuoi me poezi kushtrimi nė gjuhėn serbe, tė cilat do tė recitohen nga studentė tė ndryshėm. Nė fakt, autori i tyre, Ēerēizi i “Ēetės sė Bajo e Ēerēiz Topullit”, nė vijimėsi, me telefonata dhe me informata dora-dorės, informonte bashkėveprimtarėt qė gravitonin nė “Ēetėn...” e sipėrpėrmendur, pikėrisht Tahir Abdylin dhe Ismail Dumoshin, e tė tjerėt, pėr rrjedhėn e demonstratave si pėrvojė pėr organizimin e Demonstratave Studentore nė Prishtinė, sapo tė pėrfundonin ato nė Beograd.

Kthesa qė ndodhi nė karakterin e Demonstratave tė Universitetit tė Beogradit pas infiltrimit nė drejtimin e saj tė profesorėve nacionalistė serbomadhėnj tė lagjes sė Dobrica Qosiqit, para se tė bėhej publike kjo, autori i kėsaj kumtueseje nga vendi i zhvillimeve i informoi bashkėveprimtarėt e “Ēetės sė Bajo e Ēerēiz popullit” dhe preferoi njė pritje tė zhvillimeve, nė anėn tjetėr ia drejtoi Titos njė promemorie nė disa faqe shkrimi me kėrkesa pėr barazi dhe liri politike e kombėtare tė shqiptarėve me tė drejtėn nė vetėvendosje mbi bazė tė fitores sė Luftės Antifashiste Nacionalēlirimtare, tė sublimuarRezolutėn e Konferencės sė Bujanit. Dokumenti u nėnshkruar me sintagmen: “Komiteti i Rinisė Shqiptare”.

Shpėrndarja e Demonstratave tė Beogradit me dhunė policore brutale, kėrcėnimi rus ndaj Jugosllavisė me rrezikshmėri edhe pėr Shqipėrinė, Fjalimi i Enver Hoxhės nė mbrojtje tė Jugosllavisė dhe fillimi institucional i diskutimeve pėr ndryshimet kushtetuese nė Kosovė, me kėrkesa kombėtare publike shumė tė avancuara, bėri qė, intelektualėt e bashkuar nė “Ēetėn e Bajos e Ēerēiz Topullit”, ndonėse dyshonin fuqimisht nė fitoren institucionale, hėpėrhė, t’i bashkonin pėrpjekjet nė kuadėr tė pėrpjekjeve tė instancave politike institucionale shqiptare tė Kosovės. Kjo, siē u pa mė sipėr, ishte edhe porosi e qartė e kreut tė piramidės qeveritare tė Shqipėrisė. Kėrkesa pėr ngritjen e statusit autonomi nė statusin republikė tė Kosovės u elaborua pėrfundimisht nė Mbledhjen dyditore tė Aktivit Politik tė Komunės sė Prishtinės nė fillim tė shtatorit 1968, nė tė cilėn mori pjesė kreu politik, policor, qeveritar dhe elita universitare e shkencore e Kosovės. Autori i kėsaj kumtese aty vinte nga Arkivi Shtetėror i Kosovės dhe  mbajti shėnime tė plota pėr zhvillimet. Dėshtimi i Diskutimeve publike pėr statusin “republikė” tė Kosovės, qė do tė tėrhiqte pas edhe zgjidhjet e tjera tė karakterit ekonomik, kulturor, politik e kombėtar pėr tė gjithė shqiptarėt nėn robėrinė jugosllave, ndikoi fuqimisht nė rizgjimin dhe konsolidimin e disponimit antijugosllav tė inteligjencies dhe tė masave shqiptare. Nė mėnyrė zinxhirore do tė shpėrthejnė demonstrata: nė Prizren, mė 6 tetor; nė Therandės, mė 8 tetor; nė Pejės, mė 19 tetor; nė Prishtinės, Besianė, Gjilan, Ferizaj dhe Mitrovicė, mė 27 nėntor; nė Tetovės, mė 22 dhe 23 dhjetor 1968 dhe nė Ulqinit nė qershor tė vitit 1969. Njė hulumtim empirik do tė zbulonte faktet se ku dhe nė cilat pėrmasa ishin tė pranishėm veprimtarėt e “Ēetės sė Bajo e Ēerēiz Topullot”.  Kėrkesat e demonstratave  shkonin nė mbėshtetje tė kėrkesave ekonomike, politike e kombėtare tė deklaruara nė mbledhjet e aktiveve politike nė Kosovė, pėrfundimisht me Mbledhjet e Aktivit politik tė Prishtinės. Nė zinxhirin e Demonstratave shqiptare tė ’68-tės, ajo e datės 27 nėntorit nė Prishtinė, kushtuar Ditės sė Pavarėsisė sė Shqipėrisė, Ditės sė Flamurit Kombėtar Shqiptar, e tronditi veēanėrisht opinionin jugosllav dhe zgjoi interesimin e qarqeve politike tė vendosjes nė Evropė dhe nė botė, pėr dy shkaqe mė kryesore: E para, ishte e organizuar mirė, ishte gjithėpėrfshirėse - studentore, shkollore, intelektuale dhe gjithėpopullore, dhe e dyta, pėr faktin se ngėrthente kėrkesat politike programatike pėr tė drejtėn nė vetėvendosje tė shqiptarėve nė Jugosllavi, mbi bazėn e filozofisė politike marksisto-leninisto-enveriste, qė konsiderohej si mundėsi premtuese e vetme pėr  zgjidhjen e Ēėshtjes Shqiptare tė dhunuar me vendime tė padrejta tė Evropės mė 1878, mė 1913, mė 1920 dhe me Vendimet Anglo-amerikano-ruse tė Luftės sė Dytė Botėrore.

E ndjej pėr detyrė shkencore qė shkurtimisht tė pasqyrojė tė vėrtetėn historike lidhur kėrkesat politike tė Fjalimit tė lexuar nga studenti i Fakultetit Teknik, Osman Dumoshi. Ato janė Kėrkesaelaboruara gjerėsisht nga veprimtarė tė veēantė tė “Ēetės sė Bajo e Ēerēiz Topullit”, me angazhimin e drejtpėrdrejtė tė Ismail Dumoshit. Nga mesi i nėntorit 1968 nė Prishtinė u hap ekspozita “60-Vjetori i Kongresit tė Manastirit”. Ishte kjo ngjarje kulturore e papėrjetuar ndonjėherė nė trojet shqiptare nėn robėrinė jugosllave. Ciceroni i saj, qė ishte edhe njėri nga bartėsit e hulumtimit tė fakteve dhe tė mbarėshtimit tė saj, si dhe shumė veprimtarė tė “Ēetės...”, profesorė, gazetarė e publicistė, do ta shfrytėzojnė ekspozitėn pėr propagandė kombėtare midis rinisė studentore e shkollore, dhe do ta testojnė mundėsin e pėrmasave tė pjesėmarrjes sė rinisė e tė popullit nė njė demonstratė eventuale. Ismail Dumoshi, arsimtar e drejtor nė Qendrėn Shkollore nė Kastriot, vazhdonte tė ishte Eminenca e kaltėr e asaj qė do tė ndodhė mė 27 Nėntor nė Prishtinė. Sė bashku me “Ēerēizin” nė kafenenė “Khajami”, duke pasur para vetės “Programin politik aksionar” tė 4 qershorit 1968 tė “Universitetit tė Kuq - Karl Marks” tė Beogradit, si dhe shėnimet nga Mbledhja e Aktivit Politik tė Prishtinės, i diskutuan dhe i formuluan  kėrkesat kryesore tė cilat do tė gjenin vend nė Fjalimin pėr demonstratėn. Realisht, u ndoq rruga e reduktimit, tė zbutjes sė kėrkesave tė Demonstratave tė Beogradit dhe tė Mbledhjeve tė aktiveve politike komuniste nė Kosovė. Ishte qėndrim i pėrgjithshėm i pjesėtarėve tė “Ēetės sė Bajo e Ēerēiz Topullit”, qė tė kihej kujdes pėr epilogun e Demonstratave, pikėrisht mundėsia pėr mbrojtjen para gjyqit tė burgosurve eventual. Nuk kishte njė qėndrim unik qė tė futej nė kėrkesa, si pikė e veēantė, edhe e Drejta e shqiptarėve pėr vetėvendosje, por u la tė nėnkuptohej nga pėrmbajtja e Fjalimit qė do tė hartohej. Me kėrkesėn kėmbėngulėse tė autorit tė kėsaj kumtese, Ismail Dumoshi do tė pajtohet qė nė kėrkesat qė do tė theksoheshin nė Fjalimin programatik tė mos figuronte ajo pėr statusin republikė tė Kosovės, pėr faktin se ishte lakuar shumė nė diskutimet partiake shqiptare titoiste, binte ndesh me kėrkesat e LANĒ, me Programin politik tė ONDSH, dhe me statutin e “Lėvizjes Revolucionare pėr Bashkimin e Shqip­tarėve”, si dhe me direktivat e Enver Hoxhės pėr intelektualėt kosovarė kombėtar. Statusi republikė i Kosovės nuk e zgjidhte Ēėshtjen Shqiptare pėrfundimisht.

Kėtu e tutje, me tė ashtuquajturin “Komiteti i Demonstratave me 27 Nėntor 1968” (jo “Grupi politik”, siē u dėgjua nė Konferencėn Shkencore tė 24 e 25 Nėntorit 2008) do tė punojė drejtpėrdrejt, vetėm Ismail Dumoshi, por nė mėnyrė tė padukshme ose tė hapėt, i ndihmuar nga Hasan Salaj, Demė Fetaj, Murat Blaku (Bajo) e tė tjerė. Studentėt organizues tė Demonstratės sė 27 Nėntorit, si edhe nxėnėsit e intelektualėt qė i organizuan demonstratat nė qytetet e tjera, mė herėt dhe pas 27 nėntorit, nuk ishin tė manipuluar nga askush, ishin tė vetėparapėrcaktuar pėr therorė tė mundshėm tė lirisė kombėtare. Ndėrkaq, pėrmasės madhėshtore tė pjesėmarrjes nė Demonstratė do t’i kontribuojnė veprimtarėt e “Ēetės...” - profesorė tė shkollave tė mesme: Fehmi Pushkolli (nė Normale), Demė Feta (nė Shkollėn Teknike), Ismail Dumoshi (nė Qendrėn Shkollore nė Kastriot), Idriz Gėrvala (nė Shkollėn Ekonomike dhe dhe tė Entit pėr Inkuadrim), mandej  Hasan Salaj e Xhakush Ēapari nė Radi-Prishtinė, Gani Bobi nė gazetėn “Rilindja”, Halil Alidemaj nė Komunėn e Prishtinės. Me studentėt e filozofikut, Ekonomisė e tė Drejtėsisė u morėn kryesisht: Tahir Abdyli, Murat Blaku, Pirraku e tė tjerė, me studentėt e Teknikut kryesisht studentėt e teknikut tė tubuar rreth Osman Dumoshit,  kurse Eminenca e kaltėr, Ismail Dumoshi do tė merret edhe me punėtorėt e Elektro-ekonomisė sė Kosovės. Lėvizja nxori nė ballė edhe persona tė tjerė: intelektualė, studentė e nxėnės, tė denjė pėr drejtues dhe tė gatshėm pėr viktimizim personal pėr interesa tė kombit.

Tė shtojmė edhe kėtė: Veprimtarėt e “Ēetės sė Bajo e Ēerēiz Topulli” e bartėn barrėn kryesore edhe gjatė procesit gjyqėsor tė drejtuesve tė Demonstratės sė 27 nėntorit 1968 nė Prishtinė. Me njė pėlqim tė studiuar me kompetencė, pėr avokat do tė angazhohet beogradasi Fila Filota, por dhe pėr mbledhjen e kontributeve vullnetare pėr mbrojtjen. Avokati Filota gjatė procesit tė gjykimit nė Gjyqin e Qarkut nė Prishtinė, ishte i vendosur nė hotelin “Metohija” nė Pejė. Mbrojtja ishte e dinjitetshme, edhe kundėr vullnetit tė ndonjėrit nga tė arrestuarit, tė cilėt nuk preferonin shfajėsimin. Tė dhėna me shkrim, pėr nevoja tė mbrojtjes, avokatit Filota ia siguruan veprimtarėt e “Ēetės sė Bajo e Ēerēiz Topulli”. Autori i kėsaj kumtese i pėrcolli me kujdes gjykimet e organizatorėve tė Demonstratave tė ’68 Shqiptare, mbajti shėnime tė veēanta pėr proceset gjyqėsore dhe dėnimet, kurse tė tjerėt nga “Ēeta e Bajo e Ēerēiz Topullit”, sipas afinitetit dhe mundėsive, personalisht ose me anė tė besueshmėve, si edhe para demonstratave, informonin pėrfaqėsuesit diplomatikė tė Shqipėrisė, e tė tjerė, nė Beograd, Sofja, Bukuresht, Budapest, Vjenė, Stamboll, Ankara, Selanik e gjetkė, pėr gjendjen nė Kosovė dhe nė tokat shqiptare nėn Jugosllavinė.

Tashti, besoj, e kemi mė tė qartė kontekstin politik tė kėrkesave tė demonstratave shqiptare tė vitit 1968 nė Kosovė, por e kemi mė tė qartė edhe shkakun pse nė kėrkesat me shkrim tė organizu­esve tė Demons­tra­tave tė 27 nėntorit 1968 nuk ishte futur edhe kėrkesa pėr statusin republikė tė Kosovės, por qė do tė brohoritet nga demonstruesit si inerci e mbetur nga diskutimet publike nė aktivet politike tė Lidhjes sė Komunistėve tė Kosovės. Autori i kėsaj kumtese edhe tashti ėshtė besnik i Kėrkesės politike pėr Vetėvendosjen e popullit tė Kosovės, kurse  statusin “pavarėsi e mbikėqyrur” tė Kosovės e vlerėson dhunė ndėrkombėtare, tė njėjtė me statusin “Principatė e Shqipėrisė” sė vitit 1913.