Nė fokus tė historianit

 

Mevludi shqip nė themele tė identitetit kombėtar shqiptar

Shkruan: Prof. Dr. Muhamet Pirraku

_____________________________________

Pėr ta kuptuar mė mirė rėndėsinė kulturore, arsimore dhe fetare tė  Mevludit nė shėrbim tė identitetit kombėtar tė shqiptarėt myslimanė, qė janė mbi 80% tė kombit, duhet tė konstatojmė faktet pėr kohėn sa mė tė saktė tė praktikumit tė “Kėndimit (ceremonial fetar) tė Mevludit” sė paku ndėr arabėt, turqit dhe shqiptarėt. Faktet historiografike tregojnė sė Arabėt me islamin u ballafaquan nė fillim tė shekullit tė VII-tė, kurse “Mevlidi” i parė, tek arabet, u paraqit nė fillim tė shek. XIII, pikėrisht me veprėn letrare tė Ibnu’l-Xhevziut me titullin Mevlidu’n-nebijj, shkruar mė 1201. Del se tek Arabet koha nga fillet e islamit deri nė paraqitjen e “Mevlidit” ėshtė mė se gjashtė shekuj. Fillet e islamizimit tė turqve datojnė nga fillet e dhjetėvjetėshit tė dytė tė shekullit tė VIII-tė, kurse “Mevlidi” i parė turqisht ėshtė vepra letrare “Vesiletu’n-nexhat” e Sulejman Ēelebisė, shkruar mė 1409, me ndikim shumė tė madh nė “Mevludin shqiptar”. Del se koha nga fillet e islamizimit tė turqve deri nė paraqitjen e “Mevlidit” ėshtė rreth shtatė shekuj. Fillet e islamizimit institucional osman tė shqiptarėve datojnė nga dhjetėvjetėshi i fundit tė shekullit katėrmbėdhjetė, kurse “Mevludi” i parė shqip u shkrua nga fundi i shekullit tetėmbėdhjetė, i njohur si “Mevludi Ēam”, vepėr kjo letrare e krijuesit kolosal, Hasan Zuko Kamberit. Del se koha nga fillet e islami­zimit tė shqiptarėve deri nė paraqitjen e “Mevludit” shqip ėshtė rreth katėr shekuj.

Po tė dėshironim tė zgjeronim pamjen mė tė plotė tė paraqitjes sė “Mevludit” nė gjuhėt e kombeve tė tjera me civilizim Islamė, do tė shohim se koha nga fillimi i islamizimit deri nė paraqitjen e “Mevludit”, persisht, kurdisht, boshnjakisht, ēerkezisht, urdisht, spanjollisht, tatarisht etj., ėshtė pėrafėrsisht me atė tek arabet, turqit dhe shqiptarėt.

Pėr mua, (si gjurmues i Islamit nė themele tė shqiptarizmės sė popullsisė albanofone nė fillimet e paraqitjes dhe tė pėrvetėsimit tė emrit kombėtar “Shqyptar”, “Shqiptar” pėr popullin dhe “Shqypni”, “Shqipni” dhe “Shqipėri” pėr atdheun e shqipfolėsve tė Kohės sė Re tė filleve tė Renesancės dhe tė Humanizmit tė kombeve evropiane), ishte shtytės pyetje: Pse koha e paraqitjes sė “Mevludit” nė gjuhėt e kombeve tė veēanta ėshtė me shekuj pas filleve tė fesė dhe tė civilizimit Islam tek ata popuj? Kam hetuar se “Mevludi” nė tė gjitha gjuhėt e kombeve tė veēanta, nisur edhe me vetė arabet, se ku dhe kur ėshtė paraqitur tek ata, qėndron nė themele tė dy kėrkesave mė parėsore. E para, pėr ta ruajtur pastėrtinė e mendimit dhe  praktikuarit e Islamit tė traditės besnike, thėnė simbolikisht “nė Rrugėn Muhamedane”, Synni, e cila sa vinte e rrezikohej veēantė nga forcimi i “Kultit Shķit Alivinj”, qė u tregua me pasoja tė mėdha jo vetėm pėr Unitetin e Mendimit Islam, por edhe pėr harmoninė shoqėrore, paqen dhe perspektivėn e njė kombi. E dyta, “Mevludi” nė gjuhė tė popujve me civilizim islam do tė vihet edhe nė funksion tė kėrkesės pėr tė veēuar dhe pėr tė ruajtur identitetin etnik tė popujve me veēanti etnike, gjuhėsore, historike brenda bashkėsisė politike shtetėrore (Perandorive) dhe bashkėsisė fetare islame, e cila nė rrjedhė tė kohės  do tė bėhet instrument i pushtetit nė funksion tė kėrkesės politike pėr asimilimin e veēantive dalluese tė etnive pėr integrimin e shkrirjen nė njė bashkėsi tė vetme gjuhėsore, politike e shtetėrore, thėnė kushtimisht, nė njė komb shtetėror.

Kėtė qė u tha mė lartė pėr shkaqet qė ndikuan nė lindjen e “Mevludit”  katėrēipėrisht e vėrteton historia dhe jeta shqiptare nė shekullin e fundit tė periudhės sė administrimit Perandorak Osman nė trojet shqiptare. Por, para sė tė ndalem nė pasqyrimin me gjerėsisht tė rėndėsisė sė “Mevludit” nė gjuhėn shqipe edhe nė themele tė kėrkesės pėr ruajtjen e identitetit kombėtar shqiptar tė amės sė kombit, kėrkohet tė konstatojmė faktin historik se himnizime letrare (kaside) pėr Profetin Muhammed janė shkruar dhe janė “kėnduar” tek arabet qysh nga bashkėkohės tė Prijatarit nė Islamė, tė cilin, thėnė lirshėm me argumente kur’anore: Zoti e dėrgoi, padyshim, vetėm si mėshirė pėr njerėzimin!

Pas islamizimit tė akėcilit popull, i cili brenda bashkėsisė Islame tė kohės i dėshmoi veēantitė etnike dhe historike me krijime letrare nė gjuhėn e vetė, krijoi himnizime letrare tė shkėlqyeshme kushtuar Dritės sė Pashuar- Muhammed Mustafasė. Nė kėtė lagje tė popujve e gjejmė edhe amėn e kombit shqiptar. Letėrsia shqiptare e njohur botėrisht si “Alhamiado shqip­ta­re”, e dėshmuar nga mesi i shekullit shtatėmbėdhjetė, e cila nė dijen e “Letė­r­si­sė shqiptare” hyri e mbiquajtur si “Letėrsia e Bejtexhinjve”, ėshtė shumė e pasur me himnizime letrare kushtuar Resulit. Sa di unė, nuk mund tė gjendet asnjė krijues letrare nė gjuhėn shqipe qė shkroi nė frymėn moralizuese islame, i cili nuk shkroi sė paku njė himnizim (kasidė) pėr Profetin e fundit pėr Njerėzimin. Tė pėrmendim kėtu vetėm disa emra tė krijuesve letrarė moralizues islamė madhor nė Kosovė, tė pas Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit: Tahir Efendi Lluka, Sheh Junuzi, Sheh Mala, Hafėr Ymeri Mulla Hysen Statovci, Mulla Vejsel Xhelaludin Guta, Mulla Mehmeti etj, pjesėn mė tė shumtė tė shkrimeve tė cilėve i tubova nė kohė tė vėshtira, falė vullnet e pėrcaktimit, pa dije tė mjaftueshme, dhe i ruaj me pėrkushtim intelektual dhe shpirtėror, pėr njė dorė tė nesėrme mė mjesh­tė­rore sė imja!

I pari nga krijuesit e pėrmendur, Tahir Efendi Lluka, bashkėveprimtar i Hoxhė Hasan Tahsinit, themeluesit e drejtuesit tė parit Universitet nė Perandorinė Osmane, ėshtė autor i pėrkthimit tė parė shqip, mė 1873, tė “Mevlidit” turqisht tė Sylejman Ēelebisė, i njohur si “Mevludi i Tahir Popovės”. Diēka mė i ri se sa dorėshkrimi i Tahir Efendi Llukės ėshtė dorėshkrimi i pėrkthimit shqip tė  “Mevlidit” tė Sylejman Ēelebisė nga Hafėz Ali Ulqinakut, i botuar nė janar tė vitit 1878, me titull: ”Terğume’i mevlūd ‘alā lisān’i arnavūd” (Pėrkthimi i mevludit nė gjuhėn shqipe). Mevludi i Hafėz Ali Ulqinakut bėri jetė kryesisht nė viset shqiptare tė Vilajetit tė Shkodrės, por ishte i njohur edhe nė Vilajetin e Kosovės, ku pėr mė se tridhjetė vjet bėri jetė  aktive dorėshkrimi i “Mevludit” tė Tahir Efendi Llukės. Dorėshkrimin e “Mevludit” tė Tahir Efendi Llukės, mė 1907, e botoi Mehmet Tahir Efendia – Popova, me titull: “Manzūmetu l’mavlūd avdali l’mevğud bilisāni ‘arnavud” (Mevludi nė vargje ose nė gjendjen mė besnike nė gjuhėn shqipe).

Pėr e rreth autorėsisė sė Tahir Efendi PopovėsMevludin qė njihet si i tij, kam folur disa herė, por mė gjerėsisht nė “Kultura Kombėtare Shqiptare deri nė Lidhjen e Prizrenit” mė 1989. As tashti nuk kam se ēka tė korrigjoj, e kėtu nuk me kėrkohet tė shtoj. Tahiri ėshtė i lindur nė fshatin PopovėPėrmalinės sė Vushtrrisė rreth vitit 1856, kurse nga viti 1890, ėshtė mualimRuzhdinė e Tregut tė Ri. Nė kohėn kur e botoi “Mevludin” , me gjasė, ishte myfti nė Prishtinė. Botimi nuk do tė pėlqehet nga veprimtarėt e Lėvizjes Kombėtare Shqiptare pėr dy shkaqe mė madhore: Vepra u quajt si plagjiat. Ulemaja dhe mualimet  bashkėkohės e dinin se ai pėrkthim ishte njė pėrpunim e pėrshtatje i “Mevludit” tė  Myderrizit Tahir Efendi Lluka. E dyta, pėrvetėsuesi, Tahir Efendi Popova kishte ndėrhyrė gjuhėsisht nė dorėshkrim dhe botimin shqip ia kushtoi Sulltan Abdylhamidit, tė cilin e quajti “gazi” e “fatih!”. Gazeta “Drita” e Sofjes, mė 15 korrik 1907, nė kritikėn e titulluar “Mevludi”, pėr kėtė botim, midis tė tjerash, shkroi: “Nė Kosovė kena disa hoxhallarė e ulema shqyptarė tė vėrtetė por janė edhe disa hajna, si myftia i Prishtinės, tė cilėt nuk njofin as Zot as Pejngamber, shesin din e iman pėr tė holla e pėr nishane”. Gjuha e “Mevludit tė vitit 1907” ėshtė njė pėrzierje e koines shqipe tė viseve tė Gjakovės me atė tė viseve tė Pėrmalinės sė Vushtrrisė, ndėrkaq grafia ka disa afri me alfabetin e veprave pedagogjike e edukative madhėshtore tė Tahir Efendi Llukės. Dhe, ajo qė duhet ta theksojmė ėshtė fakti se nga Tahir Efendi Popova, i cili jetoi nė Tiranė nga viti 1934 deri nė vdekje, mė 1949, nuk la gjurmė tė prekshme se ėshtė marrė me krijimtari letrare nė gjuhėn shqipe?!?

Si do qoftė botimi i Mevludit me emrin e tij, si edhe ai i Hafėz Ali Ulqinakut, erdhėn nė jehonėn e kthesave tė mėdha historike politike e kulturore pėr kombin shqiptar dhe luajtėn rol tė rėndėsishėm pėr veēimin dhe kultivimin e identitetit kombėtar tė shqiptarėve myslimanė, tashti tė rrezikuar edhe nga aspirata nacionale hegjemoniste turke, kur edhe koncepti “islam” ishte zėvendėsuar me konceptin “turk”,kurse koncepti “Kushtet e Islamit” ishte zėvendėsuar me konceptin “Sharte tė turqnisė”!?!

pėrmbyllim: Pos tri mevludeve shqip qė u zunė ngoje, nė nivelin e dijes sot, flitet pėr ekzistimin edhe tė rreth 20 mevludeve shqip. Por pėr hir tė realitetit shkencor, duhet tė thuhet se midis tyre ka himnizime letrare kushtuar themeluesve tė tarikateve tė ndryshme dhe ato nuk mund tė konsiderohen Mevlude pėr Resulullahun, a.s!

Himnizimet pėr Muhammedin a.s., e as “Kėndimi i Mevludit” nuk janė “ibadet” fetar, por janė njė traditė fisnikėruese e Islamit (paqes, dashurisė, harmonisė, jetės) nė mjediset islame, qė ka dhėnė rezultate tė mira pėr kultivimin e respektit ndaj Profetit tė Islamit dhe tė harmonisė vėllazėrore midis besimtarėve nė Njė Zot, nė pėrgjithėsi, sepse lartėsohen edhe Profetėt e feve tė Shpalla, paraislame.

Nė kėtė funksionin historik, pikėrisht nė themele tė identitetit kombėtar tė shqiptarėve myslimanė,  mendoj, duhet parė edhe e ardhmja e Mevludit shqip, por me njė tekst tė vetėm, unik, tė aprovuar nga njė trup i dijetarėve shqiptarė nė lėmi tė kulturės islame ndėr shqiptarėt, tė zgjedhur e tė autorizuar nga udhėheqėsja e bashkėsive islame nė tokat shqiptare.

Jemi nė Ballkan, jemi urė historike qė lidhi Lindjen dhe Perėndimin dhe, edhe nė kėtė funksion Mevludi ėshtė manifestim i prekshėm me rėndėsi jetėsore e politike pėr kombin tonė midis dy civilizimeve tė mėdha.

Prishtinė, 22 prill 2009

Literatuira:

 

Filip Hiti, Istorija arapa od najstarijih vremena do anas, II izdanje, Sarajevo 1973;

Nerkez Smailogię, Klasięna kultura Islama I, Zagreb 1973;

Halil Inalxhik, Perandoria osmane 1300-1600, Tetovė, 1995;

Hasan Kaleshi, Mevludi kod Arbanasa, Zbornik Filozofskog fakulteta, Knj.IV-2, Beograd, 1959,349-358;

Muhamet Pirraku, Gjurmė tė veprimtarisė letrare shqipe me alfabet arab nė Kosovė(I), Dituria, Nr. 1-2, Prishtinė1978,77-128;

Muhamet Pirraku, Gjurmė tė veprimtarisė letrare shqipe me alfabet arab nė Kosovė(II), Gjurmime albanologjike –SShF-IX- 1979, Prishtinė, 1980, 2003-236;

Muhamet Pirraku, Gjurmė tė veprimtarisė letrare shqipe me alfabet arab nė Kosovė(II), Gjurmime albanologjike –SShF-X- 1980, Prishtinė, 1980, 2003-224;

Arif Osmani, Mevludi shqip i shekullit tė kaluar, Rilindja, Prishtinė, 8 shkurt 1986. Muhamet Pirraku, Kultura kombėtare shqiptare deri nė Lidhjen e Prizrenit, Prishtinė, 1989, 224- 252, 301-323, 368-396.

Sutki Malohoxha, Bejtet nė krijimtarinė popullore tė Ulqinit, Feja, kultura dhe tradita islame ndėr shqiptarėt (Simpozium Ndėrkombėtar, mė 15-17 tetor 1992), Prishtinė 1995, 280-283;

Abdullah Hamiti, Angazhimi i Tahir Llukės pėr arsimin kombėtar shqiptar, Feja, kultura dhe tradita islame ndėr shqiptarėt (Simpozium Ndėrkombėtar, mė 15-17 tetor 1992), Prishtinė 1995, 386- 391;

Feti Mehdiu, Literatura islame shqiptare jashtė Shqipėrisė londineze pas Luftės sė Dytė Botėrore, Feja, kultura dhe tradita islame ndėr shqiptarėt (Simpozium Ndėrkombėtar, mė 15-17 tetor 1992), Prishtinė 1995, 563-570;

Faik Luli - Islam Dizdari, Mevludet nė gjuhėn shqipe, Shkodėr, 2002.

Rejhan Neziri, Njė vėshtrim historik mbi krijimin e mevludeve, www.­zeriislam.com

Muhamet Pirraku, Prania shekullore e Kur’anit nė gjuhėn shqipe nė jetėn shqiptare (Kumtesė u lexua nė Simpoziumin “Kurani tek shqiptarėt”, Prishtinė, mė 27 dhjetor 2005, “Koha ditore”, Prishtinė, 28 janar 2006, 31.