Nė 60-vjetorin e Martirizimit tė Mulla Idris Gjilanit

 

MULLA IDRIS GJILANI - SHEJTI I KOMBIT

 

Autor: Prof. Dr. Muhamet Pirraku

 

 

 Konstatimin e Balzakut se: "Historiani ėshtė i detyruar tė ecė fushės sė fitoreve tė veta, sikur tė shkelė nėpėr zharavė...!" e kam pėrjetuar fuqimisht nė vitet e hulumtimit dhe tė shkrimit tė librit “Mulla Idris Gjilani dhe Mbrojtja Kombėtare e Kosovės Lindore 1941-1951”, gjithsesi nė funksion tė pėrpjekjeve tona pėr ēlirimin nga pushtuesi jugosllav.

Realisht, sapo i kisha dėgjuar ligjėratat e vitit tė katėrt tė studimeve, shfrytėzova njė lidhje miqėsore dhe afrinė me besimin reciprok tė vėllait tim tė madh, Shaqės, me ushtarakun drenicas tė Mbretit “Zogu i Parė”, Kapitenin Shefqet Bylykbashin, pėr t’i vjelė kujtimet e Tij pėr “Lufta e Dytė Botėrore dhe Shqiptarėt...” Ishte data 25 korrik 1967, nė mesditė. Kapitenin e gjetėm duke i ruajtur buallicat afėr lumit “Drenica”. Ndonėse ishte shumė i ndrojtur, sapo e hapa bllokun pėr shėnime, njė si Orė e forcoi dhe mė thėrriti: "Biri im, unė nuk pata fatin tė bėhem historian i luftėrave heroike pėr atdhe, tė luftėtarėve tė gjeneratės sime... Po shkoj me shpresė se pėr Ju do tė vijnė pranvera mė tė mira... Amanet njė Mulla Idrisin...!

Nuk kisha njohuri pėr tė bėmat e kėtij Idoli tė Idolit tė burrėrisė drenicase dhe nuk ngurova tė pyesja: “Kush ėshtė Mulla Idrisi Kapiten?!?” Nuk u hamend fare dhe, edhe si poet qė ishte, sikur mė “urdhėroi”: “Shko pėrgjatė kufirit shqiptaro‑serb tė vitit 1878 dhe tė vitit 1944 dhe thirr: 'Oooo Mulla Idris...!'. Tė gjitha majet e maleve, tė gjitha karakollat, tė gjitha lugjet e fushat, tė gjitha shtėpitė dhe tė gjitha xhamitė, e, edhe varret, kanė pėr t'u pėrgjigjur: 'Ooooo hojaaaa...!'. Po. Ai ishte Shejti i kombit dhe nuk e kapte as plumbi, edhe kur i kalonte nėpėr xhybe e jelek...! Kurrė nuk binte pas pusisė, shtinte pip nė kėmbė, nė ballė tė betejės, me njė krenari e besim tė pa pėrshkruar. Kurrė nuk ka ndodhur qė t'ia ketė kthyer shpinėn armikut. Ai ishte shkėmb me emėr qė nuk lėkundej...!"

U nisa nga ky amanet qė sė bashku, kėtu, ti bėjmė njė homazh  edhe Atij qė u bė shkak pėr ta ngritur monumentin “Mulla Idris Gjilani”, me pėrmasa edhe ndėrkombėtare. Amaneti i Kapiten Shefqetit . Nė hulumtimin tim shumėvjeēar, gjeta se: Mulla Idrisi ishte njė personalitet qė kishte shtegtuar njė jetė mbi teh tė shpatės se kishte qenė njė veprimtar fetar e atdhetar konsekuent, njė orator e mjeshtėr i penės, i zoti i punės e besnik i fjalės, njė predikues pėrparimtar, njė mėsues iluminist e rilindės - dhuratė pėr kombin.

Mulla Idris Gilanin gjeta ideologun, luftėtarin, udhėheqėsin e paepur nė pėrpjekjet pėr ruajtjen e shqiptarėsisė sė Trojeve shqiptare tė pushtuara nga Jugosllavia Vėrsajase. Nė Mulla Idrisin gjeta komandantin e tė gjitha fitoreve tė fatosave kreshnikė tė kombit shqiptar tė periudhės sė Luftės sė Dytė Botėrore nė Kosovėn Lindore. Realisht, nė Mulla Idris Gjilanin gjeta, frymėzuesin, guximtarin, sakrifikuesin pėr ribashkimin e trojeve shqiptare, gjeta njė Personalitet historik me pėrmasa legjendare qė mund ta preferohej pėr Idol tė rinisė shqiptare ademdemaēiane, e gatshme pėr sakrificė pa i vė ēmim paraprak, pėr ēlirimin dhe ribashkimin e kombit shqiptar tė copėtuar me dhunė politike, diplomatike e ushtarake ballkanike, evropiane e botėrore, si dje edhe sot.

U lind nė Velekincė sot Idrizaj, katund nė periferi tė Gjilanit, mė 4 qershor 1901, ndėrkaq u martirizua si sot 60 vjet mė parė, nė orėt e para tratės 26 nėntor 1949. Ishte biri i Hajrullah Hasanit tė vėllazėrisė Kurteshi, edhe ky i masakruar mė 6 janar 1945, dhe i Salė Smakajt tė Cernicės. Nė moshėn 10 vjeē, e mbaroi Mejtepin e Mulla Halim Cėrnicės dhe e regjistroi Ruzhdinė nė Gjilan,  pėr tu aftėsuar pėr punė administrative. Mė 1913 mėsimet i vazhdoi nė “Medresenė e Vjetėr” tė Gjilanit, te myderrizi i shquar Abdyrrahim Efendi Llashtica. Gjatė Luftės sė Parė Botėrore e ndėrpreu shkollimin e rregullt, por jo edhe mėsimin, tė cilin do ta kurorėzoi me diplomė pėr kryerjen e shkencave teologjike, pas mbarimit tė shėrbimit shtarak (1924/25) pikėrisht mė 1926.

Mulla Idris Gjilani pati shumė veēanti qė e dallonin nga gjenerata e tij dhe hoxhallarėt e kohės sė tij: aftėsinė intelektuale krijuese, guximin civil, krenarinė shqiptare dhe dalėzotjen pėr detyrėn e pranuar. Vėrtet, janė tė pakėt ata qė dijen dhe guximin pėr veprim e kanė nė proporcion tė barabartė, sa e pati Mulla Idrisi, i cili, me Besimin nė Zotin i mbėshtetur nė Popullin, me gjoks do t’i ēajė pengesat nė interes tė shqiptarėsisė historike tė  Kosovės dhe tė tokave tė tjera tė Shqipėrisė Etnike nėn robėrinė jugosllave.

U dallua si imamXhaminė e Pidiqit, nė Karadak, nga viti 1927-1932 dhe si imam-ofiēar nė Hogosh tė Moravės sė Poshtme, deri nė vitin 1938, kur shkoi nė detyrėn e  anėtar i Mexhlis Ulemasė Shkup, qė e administronte jetėn fetare e arsimore tė viseve shqiptare nėn administrimin shtetėror tė Jugosllavisė Vėrsajase. Kėtu bėri emėr nė pėrmasa tė jetės islame nė Jugosllavi, kurse gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, si i Pari i besimtarėve tė Fesė Islame nė Nėnprefekturėn e Gjilanit, Myfti dhe Nėnmyfti, e si  imam ushtarak i Regjimentit IV tė Ushtrisė sė Mbretnisė Shqiptare, nė Prishtinė, iu kushtua pėrpjekjeve pėr ēlirimin dhe ribashkimin e Shqipėrisė Etnike, duke u bėrė Legjendė e gjallė pėr Mbrojtjen Kombėtare tė Kosovės Lindore.

Vėrtet, nga rinia e hershme Mulla Idrisi u pėrkiste radhėve ilegale tė veprimtarėve tė Komitetit “Mbrojtja Kombėtare e Kosovės” dhe legale tė Organizatės Politike Kombėtare Shqiptare “Xhemijeti”, kurse nga viti 1929, u pėrkiste radhėve ilegale mė militante tė “Komitetit tė Kosovės” tė madhorit tė kombit, Ferat be Draga. Mulla Idris Velekinca, siē e njihte populli para Luftės sė Dytė Botėrore, nėn robėrinė jugosllave borgjeze ishte njėri ndėr bedemet e para kundėr shpėrnguljes sė dhunshme tė shqiptarėve nė Turqi. Tė rikujtojmė kėtu vetėm disa kėrkesa ultimative tė Mulla Idrisit para xhematit nė xhamitė e Karadakut Hashanisė e tė Anamoravės nė pėrgjithėsi. Atyre qė shitnin tokėn pėr tė shkuar nė Turqi i thėrriste: "...Ju nuk jeni as myslimanė as shqiptarė...! Kurrė nuk do tė bėheni Turq!? Ktheni kaparet e tokės dhe qėndroni me pushkė e sėpata nė dorė...!? Kėshtu do t'u urdhėronte Muhamedi a.s., dhe Skėnderbeu...!" Nė vijimėsi ua pėrsėriste thirrjen: "Jemi pėrgjegjės pėr varret e prindėrve tanė para Zotit dhe para kombit. Nuk guxojmė tė heqim dorė prej tyre, t'i lėmė tė shkreta pėr t'i lavruar derrat e naselenikėve (kolonė) sllavė. Jo vetėm nė Turqi, por as nė Shqipėri nuk bėnė tė shkojmė. Zoti nė Kur'an na ka bėrė pėrgjegjės pėr vatanin dhe pėr kombin...!" Se sa ishte i vendosur kėto kėrkesa tregon edhe kėrcėnimi qė i bėri  mėsuesit Giga Lenka tė Kololeēiti cili i provokonte shqiptarė se "Kur do tė ecnin pėr Turqi...?" Mulla Idrisi, i tutej vetėm Hakut tė Atdheut dhe Madhėshtisė sė  Zotit. I shkoi Gigės nė zyrė dhe i tha copė: "Dėgjo, mėsues! Nėse edhe njėherė i provokon shqiptarėt pėr t'u shpėrngulur, trutė kam pėr tė t'i shpėrndarė si fara tė Lekės...!".

Dhe, rrogėn qė merrte nuk e dėrgonte, tė tėrėn nė familje. Si njė paraprijės edhe pėr Ramė Bllacėn, pėr ta forcuar besimin e bashkėqytetarėve se duhet tė qėndrojnė aty ku kanė lindur, ndėrtonte udhė, ura, kroje, Xhami, e mejtepe, pėr nevoja tė popullit. Predikonte para xhematit se: "Fjala dėgjohet dhe harrohet, kurse hajrati shihet, pėrdoret dhe nuk harrohet!". Mulla Idrisi, pėr ta zgjuar dashurinė e popullit pėr dije, pėr arsimin, Shumė shpesh, e citonte njė “lutje” tė Hazreti Alisė: "All‑llahu le tė mos ma bekojė asnjė ditė nė tė cilėn nuk mėsoj diēka tė re!". Si Imam nė Pidiq e ftoi xhematin: "Tė hapim mejtepin pėr djem dhe vajza, t'u japim dije fėmijėve, qė ta plotėsojmė detyrėn e prindit dhe tė myslimanit!" . Kėtė kėrkesė Mulla Idrisi, do ta mbėshteste nė ajetin kur'anor: "Lexo, nė emėr tė Zotit tėnd, i cili tė ka krijuar!" Kredo e veprimtarisė kulturore dhe arsimore e Mulla Idrisit, ishte: "Pa shkollim fetar nuk ka fe tė mirėfilltė. Xhahili (injoranti) ėshtė argat i robėrisė dhe i xhehnemit (ferrit)!" dhe "S'ka fe pa atdhe!" dhe "Pa njė atdhe tė lirė feja nuk mbahet, nuk mund t'ushtrohet...!”

Korniza e mendimit filozofik arsimor, kombėtar e fetar qė i qėndroi besnik Mulla Idrisi, nė tė gjitha pozitat ku e vuri fati, u mbėshtet nė hadithin: “Dashuria e atdheut ėshtė pjesė e besimit!". Nė Mėsimet Mulla Idrisit e gjejmė njė renditje pak ca tjetėr tė pėrbėrėsve tė njėnisė: fe, komb atdhe, qė e gjejmė nė Mėsimet e Etėrve Franēeskan tė lagjes sė Patėr Fishtės, madhėshtorė. Nė Mėsimet e Mulla Idrisit kjo njėni ėshtė unitet i trinisė: Atdhe, Liri, Fe! Edhe kėrkesat pėr mėsim dhe edukim tė Mulla Idrisit ishin mė universale se ato me bazė nė krishterimin. I mbėshtetur nė urdhrin e Profetit Muhammed: “Lype dijen nėse ėshtė edhe nė Kinė!”, porosiste: "Dija le tė vije nga e djathta dhe nga e majta, vetėm mbushe kokėn!" ‑ qė do tė thoshte, nga Lindja dhe  Perėndimit, dhe, nė mėnyrėn mė autoritare konstatonte: "Vlera e njeriut matet me dijen e tij!".

Ndonėse Mulla Idrisi ishte trupshkurtėr, dukej impozant. Prej moshės 35‑vjeēare barti mjekėr, i vetmi hoxhė i moshės sė tij, nė kohėn e tij, nė viset e Kosovės Lindore, me synetin e Pejgamberit. Meqė arriti famė, mė 19 maj 1938, u zgjodh anėtar i “Mexhlisit tė Ulemave” tė "Kuvendit fetaro‑arsimor tė Vakėfit tė Shkupit", i ngarkuar me detyra e  Kryepredikuesit. Nė kėtė detyrė do tė tregohet Energjik, me aftėsi tė rralla krijuese e studiuese shkencore, filozofike e moralizuese‑pedagogjike. Nė dosjen e tij, nė Rijasetin e Sarajevės, ishte shėnuar konstatimi: "Flet dhe shkruan arabisht, turqisht dhe serbokroatisht, kurse shqip vetėm flet". Nė dosje nuk mund tė konstatohej se “dinė shkrim‑leximin shqip”, nga se shkrim‑leximi shqip ishte “vepėr” e dėnueshme, krim politik kundėr Jugosllavisė!?!

Mirėpo, ishte fakt qė e dinin mirė tė gjithė bashkėpunėtorėt e tij, se Mulla Idrisi, ishte nė kontakt tė fshehtė me personelin e konsullatės shqiptare nė Shkup dhe prej tyre merrte libra  historiografike dhe revista fetare, tė cilat i shpėrndante midis rinisė medresante, hoxhallarėve dhe krerėve popullorė. I pėlqente mė shumė shkrimet e Ferit Vokopolės, Ibrahim Dalliut, Haki Sharofit, Sadik Beges, e tė Sherif Putres, kurse pėr idol tė vetin e kishte rilindėsin Hafėz Ali Korēa, tė cilit ia dinte veprat shqip me alfabet arab e me alfabet kombėtar dhe pėrpiqej qė ta emitonte nė veprimtari. Ish-nxėnėsi majtist i Medresesė sė Madhe nė Shkup,  etnologu Kadri Halimi do tė konstatojė: "Mulla Idrisi, qysh e kam kuptuar unė, ishte edhe fetar edhe kombėtar, mė shumė ideolog iluminist arsimdashės...", kurse sipas ish‑nxėnėsi i Medresesė sė Reformuar "Isa Beg",  mėsuesit Reshati Hoxha: "Mulla Idrisi ishte njeri revolucionar, i afėrt me popull, i kėndshėm pėr bashkėbisedim, pėrkrahės i pėrparimit, bamirės pėr tė varfėrit. Na mėsonte dhe na kėshillonte pėr mėsim, na ofronte...!"  

Realisht, posti i KryepredikuesitUlema mexhlisin e Shkupit. ia bėri tė mundshėm qė t'i vinte nė jetė idetė e veta iluministe e rilindėse, "Nxėnėsit tanė(talebėt) mė nuk duhet tė mėsojnė vetėm pėr leximin e Kur'anit, por edhe pėr njohjen e mjeshtėrisė sė shkrimit. Nxėnėsit tanė(talebėt) duhet t'i nisim nė rrugėn pėr ta njohur Islamin dhe jo pėr ta prezantuar atė si diēka statike...!" do tė konstatojė nė mbledhjen e Ulema mexhlisit, 25 qershor 1938. Nė vitet 1938‑1940, Mulla Idrisi ishte njėri ndėr bashkėpunėtorėt e revistės vjetore: "Glasnik Islamske vjerske zajednice" tė Sarajevės, autor i disa punimeve tė botuara osmanisht (turqisht) me alfabet arab‑osman dhe serbo‑kroatisht me alfabetin cirilik. Veēanėrisht punimet "Lindja e Pejgamberit" (osmanisht) dhe "Vėllazėria islame" nė gjuhėn serbe janė me vlera tė mėdha si hartime dhe si studime, me rėndėsi aktuale edhe pėr kohėn tonė. Sipas Mulla Idrisit, "Besimi dhe Islami ėshtė njė bashkėsi mendore e pėrhershme, njė lidhje njerėzore (morale) e lartė". Duke e vlerėsuar drejtė rolin e Islamit nė dijet shkencore si e mirė e njerėzimit, Mulla Idrisi do tė saktėsojė: "Ėshtė fakt se po tė mos ekzistonin Meka dhe Medina shkenca nė Damask nuk do tė ekzistonte. E po tė mos ishte Damasku si qendėr e shkencės, nuk do tė ekzistonte Bagdadi nė mungesė tė tė cilit nuk do tė lindnin Samarkanda dhe Buhara, e nė to edhe shkencat astronomike dhe fizike, kimia, mjekėsia, filozofia e shkencat e tjera. Po tė mos ishin Samarkanda dhe Buhara si qendra shkencore nuk do tė ekzistonte as Andaluzia. Drita nga Andaluzia po tė mos ndriēonte, vallė si do tė zgjohej Evropa".

Do tė quhet “Gjilani”pasi bėri emėr nė  Mbrojtja Kombėtare e Kosovės  nga fundi i vitit 1942. Realisht, nga mesi i prillit tė vitit 1941, Mulla Idrisi iu bashkua Iljaz Agushit dhe Haēif Tetovės nė pėrpjekjet pėr bashkimin, me “Mbretnin Shqiptare”, tė pjesės sė Shqipėrisė Etnike nė Zonėn okupuese fashizoide bullgare. Realisht, nga kjo kohė Mulla Idris Gjilanin e kemi nė ballė tė Mbrojtjes Kombėtare Shqiptare tė Kosovės Lindore, kurse mė 15 nėntor 1944, i vuri themelet e Lėvizjės sė Rezistencės Shqiptare kundėr ripushtimit jugosllav komunist, e nga mesi i marsit 1945, u konsiderua si vlerė morale iniciale e Organizatės Nacionale Demokratike Shqiptare. Se Mulla Idrisi ishte i denjė pėr udhėheqės dėshmoi me Fjalėn e Pėrshėndetėse Manifestimin pėr Ditėn e Flamurit, mė 28 nėntor 1941, nė Garnizonin e Prishtinės. Duke pasur para vetės ushtarakė e ushtarė shqiptarė myslimanė, katolikė dhe ortodoksė nėn Flamurin e Skėnderbeut, midis tė tjerash, saktėsoi: “Kemi tri fe, por kemi vetėm njė Atdhe tė pėrbashkėt, njė gjak vėllazėror, njė gjuhė, njė diell e njė Zot. Detyrė mbi detyra kemi bashkimin dhe mbrojtjen e Atdheut...!”Kėtė mendim do ta pėrforcojė, nė vijimėsi para ushtarėve dhe Vullnetarėve nė karakolla e transhe nė linjėn kufitare me Serbinė nga Pėrpallaci deri nė afėrsi tė Kumanovės.   

Sipas Mulla Idrisit,  ndarja e tokave shqiptare nė Zona tė interesit midis pushtuesve nazi-fashist ishte njė padrejtėsi e re evropiane pėr kombin shqiptar, ndaj predikonte hapur: "Mė tė parėn qė krijoi Zoti ėshtė arsyeja!" dhe konstatonte: "Pra, edhe bashkimi i Shqipėrisė, sot e copėtuar prej gjermanėve, italianėve dhe bullgarėve, ėshtė i arsyeshėm dhe i domosdoshėm”. Me njė sens gjenial Si njė tribun me pėrvojė tė madhe, rinisė komuniste shqiptare, krerėve popullorė qė i mbėshtetnin, nėpunėsve, mėsuesve e ushtarakėve antifashist prokomunistė  “... u vinte nė spikamė se rruga politike me komunistėt sllavė pashmangshėm ka pėr t'i futur nė luftė qytetare shqiptare dhe nė zhgėnjim individual, ose nė tradhti ndaj kombit...!”dhe u vinte nė spikamė se: "Shqiptari nuk mund tė ēlirohet pa u mbėshtetur nė forcat ndėrkombėtare demokratike, por kurrė nuk do tė fitojė liri duke u mbėshtetur nė fqinjėt armiq tradicionalė tė Shqipėrisė Etnike, e aq mė pak duke u mbėshtetur nė komunisto‑ēetnikėt serbė...!". Mė 25 prill 1943, nė Male tė Livoēit, Mulla Idrisi, midis tė tjerave, i tha Fadil Hoxhės: "... Ti, djalo, po i bėn argat dreqit, se liria e vatanit, ta kam thėnė edhe mė parė (tetor 1942), nuk fitohet me partia e me tarafe, me tė pafe e me shkije tė veshur shqiptarēe...!". Po atė ditė, ia la njė mėsim tė pėrjetshėm edhe mėsuesit elbasanas komunist Hasan Dylxherit, (i martuar me shkinė): "O mėsues, mysafir! Nėse nuk mund tė ndihmosh, mos shkatėrro atė qė na e fali Koha dhe, puno qė shtėpisė t'i vihet kulmi...! Dije se nuk e quajnė bylyk njė kope me derra e me dele, tė pėrziera...!"

Nga fundi i korrikurt 1943, kur ndodhėn tronditje nė pushtetin e Romės, Mulla Idrisi e shtroi, nė Myftini (ku kishte edhe ithtarė tė antifashistėve komunistė), pėr diskutim, ēėshtjen: "Si tė veprojmė me Nacionalēlirimtaren komuniste?!" Pasi dėgjoi shumė mendime, edhe kontradiktore, e pėrmbylli diskutimin me konstatimin: "Rreziku pėr Vatanin mund tė largohet vetėm me pushkė. Kufirin kemi mundėsi ta ruajmė nga armiku i jashtėm, por lirinė nuk mund ta sigurojmė me lutje, ledhatime e hajmali prej tradhtisė, e tradhti ėshtė edhe nėse ndihmon tradhtinė, edhe nėse tradhtohesh. Pėr ēlirim ka vetėm njė rrugė, ajo e bashkimit, pa ndarje ideologjike e fetare, lufta pėr komunizėm ėshtė mashtrim, ėshtė tradhti...!" Dhe, mė 2 Gusht 1943, Mulla Idrisi e thirri, nė "Pazarishtė"  tė Gjilanit, njė Kuvend gjithėpopullorNėnprefekturės sė Gjilanit, ku  morėn pjesė disa mijėra burra kryesisht tė armatosur. Fjalimi i Mulla Idrisit  ėshtė historik, mėsim pėr shumė gjenerata:

 "Vėllezėr shqiptarė!"

 Ende pa u bashkuar e tėrė Shqipėria etnike, pa i bashkuar viset e Shkupit, kėrthizė tė Shqipėrisė, viset e Kumanovės, tė Preshevės e tė Bujanocit, viset e Siriniqit e tė Zhegocit, tė Pozharanit e tė Kaēanikut, tė Podjevės, tė Vushtrrisė, tė Mitrovicės, tė Pazarit, tė Bihorit, tė Plavės, tė Gucisė e tė Tivarit me Shqipėrinė, ende pa e siguruar Shqipėrinė Etnike dhe jo tė Madhe, siē thonė komunistėt, u lind njė rrezik i ri, njė murtajė tjetėr pėr Kosovėn ‑ Djep i shqiptarizmit!

 Ne, burrėrisht, ka dy vjet qė, me pushkėn plotė, i presim kėrcėnimet e ēetnikėve e tė drazhistave serbė e malazezė. Ka burra qė me muaj, e mot, nuk janė ndarė nga silahu, nga pushka, pėr lirinė e popullit tonė, tė shumėvuajtur...! Por, sot, Atdheut tonė po i kanoset njė armik tjetėr, komunizmi i Rusisė...!

 Ju keni dėgjuar se njė Tito, njė i quajtur babė i komunistėve jugosllavė, po e lypė edhe Kosovėn pėr Jugosllavinė e dytė, komuniste, nė kufijtė e asaj tė Kral Petrit. Ajo Jugosllavi e Kralit u prish falė Hitlerit dhe ushtrisė trime tė Gjermanisė dhe shpėtuam...! Tashti, partizanėt e Titos po i afrohen kufirit tė Shqipėrisė Etnike, atje ku duhet tė jemi sot ose nesėr! Kosova jonė, edhe ashtu e copėtuar, nesėr ka pėr t'u bėrė kasaphanė e komunistėve jugosllavė dhe e ēetnikėve serbė e malazezė, sepse pėr Kosovėn, e kundėr shqiptarėve, gjithmonė janė bashkuar dreqi dhe i biri, e do tė bashkohet ēetniku e drazhisti, nediēevci e komunisti...!

 Dhe, ne vetėm tė bashkuar rreth Flamurit tė Shqipėrisė, tė gjithė dhe, pa tarafe e partina, mund t'u bėjmė ballė armiqve shekullor, e jo vetėm t'i ruajmė pregjėt e shtėpive tona, por edhe ta bashkojmė Shqipėrinė etnike.

 Vėllezėr, trima, luftėtarė!

Ju thėrrasė dhe Ju pyes: A po luftojmė si luftuan burrat pėr Vatanin, qoftė Kral apo Titė, ai? Sot ėshtė koha tė pėrcaktohemi me vullnet e me betim!"

Pasi mori pėrgjigjen e masės: "Luftė, luftė...!", Mulla Idrisi e pėrmbylli fjalimin: "Pra, burra, t'i kapim armėt me tė djathtėn dhe tė vrapojmė nė Kufirin e Shqipėrisė...! Atje u presin ushtarėt dhe oficerėt e kufirit dhe atje do tė mė gjeni mua...! Zoti na ndihmoftė dhe na bekoftė...!"

Fjala dhe hapi tė Mulla Idrisit, nė ēdo situatė, ishin plotėsisht tė pėrputhshme. Pas kapitullimit tė Italisė Fashiste dhe ngritjes sė Lidhjes sė Dytė tė Prizrenit (16-21 shtator 1943), rėndėsia e Mulla Idrisit pėr Mbrojtjen Kombėtare tė Kosovės, sa vinte dhe shtohej, duke u bėrė Vlerė shembullore e luftėtarit dhe tė komandantit tė tė gjitha fitoreve, pa asnjė humbje pėrballė mėsymjeve tė hordhive   bullgare fashizoide dhe ēetnike e komuniste serbe nė vise tė Kosovės Lindore. Si Komandant i Vullnetarėve tė Zonės IV tė Mbrojtjes Kombėtare tė Kosovės, nė radhėt e bashkėluftėtarėve i pranonte vetėm ata qė para Tij e jepnin Betim: "Betohem se nuk do tė tradhtojė, kthim prapa s'ka, plaēkė s'ka, dhunė s'ka, nė erz e nė namuz tė armikut nuk preki dhe do tė luftojė deri nė fund tė jetės sime pėr Lirinė e Shqipėrisė tė bashkuar...!" Komandanti Mulla Idrisi, bashkėluftėtarėve, shumė shpesh ua vinte nė spikamė mendimin e tij, kėshillė mbi kėshilla: "Njeriu ka njė nėnė, ka njė babė, ka njė Zot, ka njė Vatan qė i detyrohet jeta e njeriut. Ai qė vdes pėr Vatan ėshtė hallall djalė, ėshtė i dashuri i Perėndisė. Atij kurrė nuk i shqimen kandilat, sepse shkon shehit. Pa vatan tė lirė nuk ka as jetė, as familje, as fe, as liri dhe as xhehnet...!"  Sipas ish-komunist Vehbi Rexhepi: Mulla Idrisi "Si personalitet largpamės, nuk ishte as nacionalist, as fashist, as komunist ‑ ishte vetėm atdhetar dhe shumė human...!" , e sipas Bashkėluftėtarėve tė Tij: "Mulla Idrisit i kishte hije pushka. Hoxhė i fjalės e i luftės, njėri me orė! Nuk kishte krih, por sikur fluturonte. Ku kriste pushka, aty do tė shihet edhe Mulla Idrisi. Nuk e kapte plumbi...!" Vėrtet, nė linja tė luftės qarkullonte gojėdhėna se "Mulla Idrisi ishte lindur i mbėshtjellė me pėlhurė, ndaj nuk e kapte plumbi edhe pse luftonte pa i zbritur kalit"!

Komandanti i “Kreshnikėve tė veshur me kėmishėt e vdekjes”, pėr ribashkimin dhe lirinė e Shqipėrisė Etnike, Mulla Idrisi, ishte ndjekėsi mė besnik i mendimit politik tė themeluesit tė Mbrojtjes Kombėtare tė Kosovės, Iljaz Haxhķ Agushit, Ministėr i Punėve Botore dhe Nėnkryeministėr e Zėvendėskryeministėr i Mbretnisė Shqiptare midis 3 dhjetorit 1941 dhe 14 nėntorit 1943. Nė Varrmin e Iljaz Agusit, mė 29 tetor 1943, i vrarė nė Tiranė, nga komunistet kosovaro-tiranas, mė 27 tetor 1943, Komandantin e Vullnetarėve njėkohėsisht Myfti i Nėnprefekturės sė Gjilanit dhe Imam i Rexhimentit tė IV-tė nė Prishtinė, Mulla Idirisin, e shoqėronin: komandanti i Ushtrisė Kombėtare tė Shtetit Shqiptar, kolonel Rexhep Gjilanit dhe kapitennėt: Mark Dredha dhe Shefqet Bylykbashi  Fjalėn para Varrit tė Iljaz Agushit, Mulla Idrisi, e pėrmbylli me konstatimin: "Dashtė Zoti qė, me varrosjen e trupit tė Iljaz Agushit, tė mos varroset edhe trupi i Shqipėrisė Etnike, qė e bėri Iljazi, ‑ "Fisniku i atdheut dhe i fesė, njė yll qė kurrė nuk do tė fiket, sepse jetoi, u pėrpoq dhe u bė Shehit i Vatanit...!" Sipas konceptit  fetar dhe politik kombėtar qė kultivonte Mulla Idrisi: "Shehit bėhet vetėm ai qi ka fatin tė goditėt nga ana e pėrparme, nė ballė! Nėse ia kthen shpinėn armikut tė Vatanit e tė Fesė, shkon poshtė, pa vlerė, sepse e humbė edhe jetėn edhe Vatanin...!"

Nė vijim tė pėrmendim vetėm epopetė mė tė lavdishme tė Mbrojtjes Kombėtare tė Kosovės Lindore tė vitit 1944: Lufta e Velegllavės  e datės 28 qershor , Luftėn e Kikės mė 26dhe 27 korrik, Lufta e  Preshevėn mė 11 dhe 12 shtator, dhe Luftae Bajramit  pėr Bujanocit, mė 18 dhe 19 shtator. Kėto Epope u fituan si rezultat i aktivitetit propagandistik, luftarak e komandues tė Mulla Idris Gjilanit,  i cili  nė prag tė Festės sė  Bajramit tė Madh e kishte lėshuar thirrjen e pashkelshme pėr popullsinė: "Porsa tė jepet kushtrimi, tė vraponi nė kufi...! Leni sillat e shtruara(tė Bajramit) dhe kufomat mbi dhe, e ejani nė kufi, sepse e kemi nė rrezik  Kombin, Atdheun dhe Fenė...!" Pas kėtyre luftėrave tė fituara, Mulla Idrisi, i cili kėso kohe kishte postin e Nėnmiftiut tė Gjilanit,  thuaje se as flinte as zbriste nga “Allxhi”, e si me krahė shkonte pėr linjė tė kufirit, nėpėr pozicione, duke i ftuar vullnetarėt dhe ushtarakėt tė rrisnin vigjilencėn, gatishmėrinė dhe vendosmėrinė: "Asnjė minutė nuk guxojmė pėr t'i mbyllur sytė para fatkeqėsive qė na kėrcėnohen. Vigjilenca ėshtė kusht pėr fitore, kurse gafilia ėshtė hap nė tradhti, sepse kėtė Bajram ka pėr ta shėnuar historia si Ditė tė Kufirit tė Shqipėrisė etnike, por kjo nuk mund tė bėhet pa therori, pa gjakun tonė, pa jetėn e falur tė Dėshmorėve pėr Atdheun...!"

Nėnprefekti i Gjilanit, Hamit Kroj, nė relacionin: “Shėrbimet patriotike tė N/Myftis Idris Hajrullahi” pėr Kryemyftininė e Prishtinės, mė 6 tetor 1944, fitoret  “mė 26, 27 korrik, 11-12, 18 e 19 shtator 44” i quajti fryt tė aktivitetit politik kombėtar, luftarak dhe komandues tė Mulla Idrisit dhe, midis tė tjerash, saktėsoi: “Nė kėto ēaste e momente tė kritikshme qė vendi ynė kalonte, me gjithė se tė pa pregatitun, nuk mungoi populli shqiptar me armė e pa armė tė vrapoj aty ku nderi dhe Atdheu e kėrkonte, e nė mes kėsaj mase i papritun dhe i pakujtuem nga populli- tue pa nevojėn e rrezikun q’e kėrcnonte  vendin- e tue pas para tė gjitha Atdhen, shifet nė krye  tė turmės si flamurtar Nėn Myftiu i Gjilanit Z. Idriz Hajrullahi. Gjesti i Nėn Myftis, pėr veē qė merrte pjesė vet nė Luftimet e bame, q’ish nji sakrificė personale e tij, por nga tjetėr anė asht simboli i vetėm nė kėt rajon qi ka mundun tė shtojė kurajėn popullit dhe tė ndiqet prej tė gjithėve pa pėrjashtim, tue fitue nji simpati e admirim si prej kreshnikėve dhe vullnetarėve”.

Kėtij mendimi mund t’ia shtonim vetėm konstatimin e reporterit tė Luftės, Faton Ahmet Gashit: ”Anmiqt mėsyejnė, pėrplasen e thyhen. Ni fenomen qi s'asht pamė kurrė...!" Vėrtet, Kosova Lindore kėso kohe kishte rolin e portės kryesore tė kalasė shqiptare, tė cilės i ishte kushtuar ta mbante mbyllur Mulla Idrisi, i cili me dije, sinqeritet dhe guxim e ftonte gjakun shqiptar: "Komunizmi serb i bashkuar me ēetnikizmin dhe bullgarėt fashizoid po troketė nė derėn kryes­ore tė Shqipėrisė. Po u hapė kjo derė, Kosova do tė ulet nė gjak,  kurse Shqipėria do tė gjymtohet, ndoshta, pėr jetė tė jetėnave...!”

Nga fillimi i tetorit 1944, njė oficer i lartė i Regjimentit IV tė Ushtrisė sė Shqipėrisė i tha, nė Besė, Mulla Idrisit: "Ēėshtja e Shqipėrisė Etnike, hėpėrhė, pėrfundoi, meqė nė Shqipėri doli fitimtare LANĒ‑ja, e cila po e mbėshtet LNĒ‑nė komuniste jugosllave e kosovare shqiptare separatiste...!" Kėtė informatė, Mulla Idrisi e pėrjetoi si thikė nė zemėr, ndaj e ftoi "Shtabin luftarak" tė vullnetarėve ‑ bashkėluftėtarėt mė tė vendosur, dhe ua vuri nė spikamė tė ardhmen e hidhur. Kumti i Mulla Idrisit ka pėrmbajtje e porosi historike me vlera edhe pėr sot e pėr mot:

"...Vėllezėr bashkė­luftėtarė...!

 Lufta jonė, kėso rasti, ėshtė e humbur, sepse aleati ynė i sinqertė, Gjermani, po thyhet para forcave komuniste ruso‑sllave dhe tė aleatėve tė saj: Anglisė dhe Amerikės...!?! Edhe lufta jonė, fatkeqė­sisht, ka pėr ta pėsuar fatin e luftės sė aleatėve qė na i imponoi koha, fati historik. Por, sa unė mendoj, ne nuk mund t'i dorėzojmė armėt, sepse nuk kemi tjetėr atdhe, pėrpos kėtij qė po e mbrojmė...!

Dhe, mendoj se, ushtria komuniste e ēetnike e Serbisė dhe e Titos nė Kosovėn shqiptare duhet tė kalojnė vetėm mbi trupat tanė, nėpėr gjakun e bijve tė Kosovės kreshnike...!

Kėtė luftė ne duhet ta bėjmė, tashti, pėr dy gjėra mė kryesore: E para, jemi betuar se tokat e Shqipėrisė etnike nuk do t'ia dorėzojmė pėr tė gjallėt tanė, asnjė pushtuesit. E dyta, gjaku ynė ka pėr tė qenė argument pėr kėrkesat tona historike dhe armė pėr luftėn e bijve tanė, qė u lindėn nė kohėn e kėtyre luftėrave pėr Shqipėrinė etnike. Sepse, pas dyzet vjet bijtė tanė kanė pėr ta kėrkuar gjakun e baballarėve, tė derdhur pėr lirinė e Kosovės dhe bashkimin e Shqipėrisė, qė sot po e shkelin Fuqitė e Mėdha tė Botės...!?!" Mulla Idrisi e pėrmbylli fjalėn me njė porosi profetike: "Fitorja jonė e vetme ėshtė qe sot, burrėrisht, t'ua lėmė tė bijve tanė pėr armė tė fitores gjakun tonė, amanet pėr lirinė e Vatanit...! Kush ėshtė lodhur, apo kush ėshtė mėrzitur, le tė kthehet nė shtėpi, sė paku tė mos u vuajnė fėmija...!?"

Nė frymėn e kėrkesave tė Mulla Idrisit u fitua edhe Lufta e Dytė pėr Bujanocin mė 29 tetor 1944 nė pozicionet e Breznicės. moment tė  pushimit tė armėve, nė pozitat pėr luftė, Mulla Idrisi do tė pėrballet me disa pyetje kureshtare nga bashkėluftėtarėt besnikė: "A do ta fitojmė luftėn, Komandant..?"- ishte pyetja e parė nė tė cilėn Mulla Idrisi u pėrgjigj dora-dorės: "Humbė vetėm ai popull, qė nuk lufton pėr Vatanin e vet!". Njė luftėtar i ri u bė sikur nuk e kuptoi fjalėn “Vatan” ndaj pyeti: "...Ēka ėshtė Vatani, Mulla Idris...?!"  Mulla Idrisit, ndonėse i lodhur, kjo i erdhi si infuzion: "Vatan ėshtė Shqipėria, ėshtė toka ku u lind i pari jonė, ku i kemi varret e baballarėve, ku shqiptari ėshtė trashėguar djalė pas djali, kur njeriu nga katra u ngrit nė dy kėmbė...!" Dhe, si pasherr, njė bashkėluftėtar, djalė i ri, shtroi pyetjen tjetėr: "Sa ėshtė Shqipėria, Zotėri komandant...?" Mulla Idrisi, sikur u ndie se ėshtė nė Ballė tė oxhakut, ndaj i thėrriti: "Biri im, Shqipėri ėshtė krejt vendi ku ujit i thuhet ujė, e ku bukės i thuhet bukė. Ky vend dikur ka qenė shumė i madh, por tashti, siē shkroi gazeta "KOSOVA", ka vetėm 74000 km2. Tė mos luftosh pėr ta bashkuar kėtė tokė ėshtė tradhti. Tė bėhesh kurban i lirisė sė kėsaj toke, ėshtė pavdekshmėri dhe Lavdi e Perėndisė, sepse vetėm Shehiti pėr atdhe e fe nuk pėrgjigjet pėr gabimet dhe fajet nė kėtė botė. Ai shkon i pastėr te Zoti, sepse ėshtė i larė me gjakun e vet...!"

Mirėpo njė luftėtar i moshuar, qė njihej edhe si i afėrt mė komunistėt, ndėrhyri me njė pyetje qartė me tendencė politike tė caktuar: "Hoxhė!...Kush jemi nė rrugė tė drejtė: Ne, Mbrojtja Kombėtare e Kufirit, apo vėllezėrit tanė partizanė ‑ komunistė, tė cilėt e morėn Shqipėrinė dhe hynė nė Kosovė, me luftė tė pėrbashkėt me shkijet...?!"  Kjo pyetje e shtini nė hall Mulla Idris Gjilanin, i cili, sė pari e nxori Kur'anin nga gjiri, e vuri mbi tokė dhe revolen ia vuri mbi, pa e lėshuar nga dora, e tani u thėrriti bashkėluftėtarėve: "Pasha kėtė Kur'an tė Allahut, Dheu i kėsaj Shqipėrie tė mos mė lashtė brenda, na jemi nė luftė tė drejtė: para Zotit, para popullit, para historisė dhe para Vatanit...!"

 Aty nga mesi i Nėntorit 1944, Mbrojtja Kombėtare e Kosovės Lindore u shthur nė shembullin e shthurjes sė Mbrojtjes Kombėtare nė viset e tjera tė Kosovės. Kėtė shthurje e deklaruan, mė 13 nėntor 1944, krerėt dhe hoxhallarėt e Moravės sė Poshtme, tė tubuar pėrreth Myderrisit Haki Efendi Sermaxha tė Hogoshit, i cili mė vonė, me jetėn e tij do ta paguaj “tradhtinė”. Komandanti i Mbrojtjes Kombėtare tė Kosovės Lindore, Mulla Idris Gjilani nuk pranoi ta shkelte Betimin, ndaj pasi deklaroi se: "Njėqind vjet n'i paēa jetė, tė gjitha kam pėr t'i kaluar kaēak, e kurrė nuk kam pėr t'u pajtuar me pushtuesin e Kosovės, e copėtuesin e Shqipėrisė...!", e la Kuvendin dhe i ndjekur nga tra-katėr bashkėluftėtarė, iu qep maleve tė Gallapit e tė Kosovės Lindore pėr ta organizuar Lėvizjen e Rezistencės Shqiptare kundėr pushtuesit jugosllav kominternist, me pėrkrahje parėsore tė ushtrisė bullgare, si dorė e zgjatur e Rusisė. Madje, mė 14 nėntor 1944 komandanti i njėsisė bullgare okupuese, e cila gjatė natės ishte strehuar nė gjirin familjar tė serbėve Kėrzhlanė tė Hodonocit, u tha shqiptarėve se  "Nė Kosovė kemi ardhur me urdhėr tė Komandės Supreme tė Rusisė, qė sė bashku me shqiptarėt tė hyjmė nė Gjilan e nė Kaēanik para ushtrisė serbe...!"

Madhori i Kombit, Mulla Idris Gjilani,  i pėrcaktuar pėr kurban i Shqipėrisė Etnike, me datėn 17 nėntor 1944, nė nė Kuvendin e Suharnės e themeloi  Shtabin Dtrejtues tė Lėvisjes sė Rezistencės Shqiptare pėr Kosovėn Lindore. Nė fjalėn e tij para bashkėluftėtarėve dhe popullit, rikonstatoi se: "Hėpėrhė, zgjidhja e ēėshtjes sė bashkimit dhe tė lirisė sė Shqipėrisė etnike u vulos me tradhtinė e komunistėve shqiptarė, aleatė politikė e luftarakė tė sllavo‑komunistėve pansllavistė, por ideja pėr Shqipėrinė e bashkuar dhe tė lirė mbi Programin e Lidhjes sė Dytė tė Prizrenit, e mbjellė nė ndėrgjegjen shqiptare tė Kosovės, duhet tė ruhet edhe me sakrifica mbinjerėzore, duke i bėrė kurban tė kėsaj ideje evladėt, familjet, miqtė dhe vetėn...!" Ndėrkaq, misionarėve tė partizanėve shqiptarė qė kėrkonn nga Mulla Idrisi qė t’u bashkohej nė luftė kundėr forcave gjermane nė Serbi, Bosnje e Kroaci, do t’u pėrgjigjet: "Nuk luftoj veresi! Pranoj tė bashkohem me partizanėt shqiptarė dhe nuk mė intereson ideologjia e tyre politike, por me kusht qė Jugosllavia paraprakisht tė nėnshkruaj se garanton shprehjen e lirė tė popullit shqiptar sot nėn armėt e komunistėve jugosllavė. Kjo tė behėt nė prani tė pėrfaqėsuesve tė Anglisė dhe tė Amerikės...!"

 Nė Kuvendin Themelues tė “Shtabit Suprem tė Kosės” nė  Tėrpezė tė Moravės sė Epėrme, mė 1 dhjetor 1944, i Organizuar nga Adem Gllavica nė mbėshtetje tė Hysen Tėrpezės,  mori pjesė edhe Mulla Idris Gjilani, por nuk e aprovoi platformėn luftarake pėr sulme nė qytetete. Ai tha se: "Nuk ėshtė menēuri as strategji luftarake as politike tė lėshohemi nė luftė frontale me ushtrinė partizane, qoftė jugosllave ose shqiptare, sepse nuk kemi forca tė mjaftueshme pėr t'i mbajtur nė duart tona qytetet e ēliruara dhe tani pėr hakmarrje pushtuesi ka pėr tė vrarė mbarė, gra e fėmijė...!" Madje u sugjeroi: "Vėllezėr, t'i shpėrndajmė luftėtarėt e rinj, qė mund tė rekrutohen nėpėr ushtritė partizane, mundėsisht nė ato shqiptare dhe djemtė qė dinė shkrim‑lexim, qė tė infiltrohen nė shėrbimet administrative, nė komuna e rrethe, mandej nė polici, e kėshtu ta marrim pushtetin nga brenda, sepse nuk kemi rrugė mė tė shkurtėr pėr fitoren...!"

Mirėpo, me kėrkesėn unanim tė “Shtabit Suprem”, tė sapo formuar, Mulla Idrisi e mbajti njė fjalė historike para njėsive pėrcjellėse tė anėtarėve tė “Shtabit Suprem tė Kosovės”:

"Vėllezėr trima!

Ju, mbrojtės tė lirisė sė Vatanit, keni marrė mbi vete detyrė tė rėndė, para popullit dhe para Zotit, i cili ka pėr tė na ndihmuar, sepse tė mbrosh popullin e Vatrėn nga dhunues e pushtues ėshtė detyrė e shenjtė...!

Jemi nė luftėn qė nuk ka tė sosur dhe nuk duhet tė frikėsohemi nga vdekja, sepse Shehit i Vatanit bėhet vetėm ai, qė Zoti ia ka shkruar atė shpėrblim, i vetmi qė e shpėrblen jetėn...!

Tashti, nė rrethanat qė gjendemi, duhet tė qėndrojmė rojė kujdestare e Vatrave tona, gjithmonė syrin nė shėnjestėr tė pushkės kundėr atyre qė vrasin vėllezėrit tanė duarthatė, nė shtėpia dhe ara tė tyre, kundėr atyre tė cilėt kallin vendbanimet tona tė pambrojtura...!"

Nė njė moment kur tė gjithė ishin bėrė sy e vesh, me njė shkathtėsi, e shpėrthekoi xhyben, e hapi me tė dyjat, si krahė shqiponje, dhe u thėrriti: "Shihni! Dhjetėra bira tė plumbave...! Kurrė nuk kam rėnė nė pusi, as pas lisit as pas gurit, por asnjė plumb nuk mė rroku nė trup...!? Kush vdes pėr Atdhe, pėr lirinė e jetėn e popullit, shkon Shehit te Zoti, por unė nuk e pata atė fat...!

Ndaj, mos u frikėsoni nga vdekja dhe tė qėndrojmė burrėrisht nė detyrėn tonė tė shenjtė. Mėshira e tė Madhit zot qoftė mbi Juve e popullin tonė tė vuajtur...!"

Mulla Idrisi: "Nė Ferizaj dhe nė asnjė qytet nuk do tė sulmoja si komandant,

por si ushtar, nuk mund tė ndahem prej bashkėluftėtarėve...!"

 

Anėtarėve tė “Shtabit Suprem” qė kėrkonin t’u printe nė sulmin pėr Ferizajn, mė 2 dhjetor 1944, por nuk pranoi dhe me pėrvuajturi u tha: "Asnjė vendim i ngutshėm nuk ėshtė i mirė...! Unė nuk e kam menduar kėtė punė dhe nuk e njoh terrenin. Nė Ferizaj dhe nė asnjė qytet nuk do tė sulmoja si komandant, por, si ushtar, nuk mund tė ndahem prej bashkėluftėtarėve...! Nė kėtė luftė do tė gjendem vetėm si luftėtar i paemėr, Zoti na ndihmoftė...!" Vendimin pėr sulm nė Ferizaj e morėn: Adem Gllavica, Qazim Llugaxhia, Hysen Tėrpeza, Luan Gashi, Ibrahim Kelmendi, Hamdi Mramori e Selim Maēastena, dy tė fundit dėshmorė tė kombit nga 2/3 dhjetori 1944.

 

Pas pėsimit nė Sulmin e Ferizajt, Mulla Idrisi, i ndjekur nga pak bashkėluftėtarė u kthye nė Malet e Kosovės Lindore, ku mendonte ta vinte nė jetė pikėpamjen e tij pėr vazhdimin e Rrezistenės Shqiptare kundėr pushtuesit jugosllav. Si hap tė parė e thirri njė kuvend popullor nė Tyxhec tė Dardanės, ku e ngriti "Besėlidhjen Shqiptare tė Malėsisė sė Gallapit. Tė pranishmit nė kuvend iu shtruan kėrkesės sė Mulla Idrisit, u betuan:  "Betohemi se nuk do tė hakmarrim gjak as hak deri sa ta lirojmė vendin nga pushtuesi jugosllav!". Akti i betimit u krye "para Kur'anit, nė emėr tė gjakut tė heronjve sė nuk kanė pėr ta tradhėtuar Organizatėn...!". Nė kėtė shembull do ta kryejnė Betimin edhe anėtarėt e Komitetit Qendror tė NDSH‑sė nė Shkup dhe veprimtarėt e Tij nė terren, nė vitet 1945‑1946 ( Politika, Beograd, 31.I.1947).

Kur numri i luftėtarėve vullnetarė, tė betuar para Mulla Idrisit, kaloi treqindshin, Shtabi Drejtues i Rezistencės Shqiptare tė Kosovės Lindore, kaloi nė Hashani dhe mė 12 dhjetor 1944, mbajti njė Kuvend popullor nė Zarbincė. Fjala e Mulla Idrisit nė kėtė kuvend ishte njė udhėzim me shumė vlera historike pėr historinė e Lėvizjes sė Rezistencės Shqiptare:

"Vėllezėr bashkėluftėtarė!

Jemi para njė rreziku tė madh, tė shtrėnguar nga dimri me mot tė vėshtirė, nga mungesa e bukės dhe e armėve, nga mungesa e ndihmave vullnetare qė i kishim gjatė Luftės nė Kufij dhe para njė armiku qė u tregua barbar, si gjithmonė gjatė historisė, dhe i forcuar edhe me gjakun e komunistėve shqiptarė...!?!

Pra, vėllezėr, Burra trima, edhe krahas faktit se gati tė gjitha dyert po duken se na janė mbyllur, ne nuk guxojmė t'i ngrinim duart e sytė nė drejtim tė Qiellit, sepse kėtė gjendje tė nderė mund ta ndryshojmė vetėm me pėrpjekjet tona vetėsakrifikuese, ngase kur mbyllėn tė gjitha dyert pėlcet polla...!

Ushtria e pushtuesit, shumė e fuqishme dhe e paskrupullt, ia mėsyni edhe tė vetmes kėshtjellė tė lirisė, Malėsisė sė Hashanisė, tė kėtij visi liridashės! Ne, vėllezėr, nuk kemi forca t'i bėjmė prita dhe ta detyrojmė nė tėrheqje. Por, as nuk bėn tė gjunjėzohemi. Tė ndahemi nė grupe me luftėtarė tė armatosur e tė vendosur, tė betuar, e tė marrim pozita fortifikuese, vrojtuese, pranė fshatrave tona, tė cilat kurrė nuk duhet tė lėshohen, tė braktisen, sepse kemi pėrvojėn e Toplicės, tė Kosanicės e tė Pusta Rekės...!

Nėse ushtria e armikut bėn lėvizje rutinore, le tė kalojė, nėse kėrkon bukė e mish, le t'u jepen, por nėse kallė, nėse arreston, nėse tenton dhunime e nėse vret, ‑ le tė sulmohet dhe le tė zhduket, pamėshirshėm...! Vetėm kėshtu do tė fitojmė!

Trima tė Malėsive shqiptare!

Fitorja jonė qėndron nė disiplinėn tonė, nė ndershmėrinė tonė, nė moralin tonė shqiptar tė papėrdhosur, dhe nė bindshmėrinė ushtarake tė luftėtarėve ndaj udhėheqėsve tė grupeve luftarake dhe tė Urdhrave tė Shtabit Drejtues tė Rezistencės, qė po e themelojmė nė kėtė Kuvend.

Vėllezėr trima!

Gjaku ynė qė po derdhet pamėshirshėm prej ushtrisė sė okupatorit jugosllav, shpresoj, ka pėr ta zgjuar mėrinė e komunistėve shqiptarė dhe tė Ushtrisė sė Shqipėrisė ndaj robėruesit, ndaj dhunuesit tonė shekullor! Ata komunistė, dhe ata ushtarė shqiptarė, herėt a vonė, do tė zgjohen dhe do tė na bashkohen nė luftėn tonė tė drejtė, nė rrugėn tonė tė Perėndisė. Ata i thėrret gjaku i fėmijėve dhe i grave tona, i thėrret gjaku i stėrgjyshėrve tanė...!

Ndaj, Rezistencėn tonė tė organizuar kundėr robėruesit jugosllav komunist‑ēetnik, po e nisim nė Emėr tė ZOTIT, e pėr Lirinė e popullit shqiptar dhe tė Shqipėrisė Etnike, tė shkelė nga thundra komuniste‑pansllaviste...!

Zoti na shpėrbleftė!"

Komandanti mendjendritur, Mulla Idris Gjilani, do tė tregohet madhėshtor edhe nė kundėrshtimet kundėr kėrkesės sė  anėtarėve mė militantė tė Shtabit Drejtues tė Rezistencės Shqiptare tė Kosovės Lindore, pėr Sulmin nė Gjilan, mė 23 dhjetor 1944. Gati i vetėm pėrball shumicės, do t’u thėrras me njė largpamėsi gjeniale: "O burra, aman, tė ma dėgjoni fjalėn! Pėrsėritja e gabimeve ka pėrgjegjėsi para historisė. Ta kthejmė popullin nga kjo rrugė qė ka pėr t'i kushtuar shtrenjtė...! Sulmi nė Gjilan me tėrė fuqinė tonė do tė na komprometojė dhe ka pėr tė qenė fundi i rezistencės sonė! E njoh fuqinė time si komandant dhe fuqinė e armikut. Forcat si kėto tonat mund tė pėrballojnė vetėm nė male, aty ku nė ēdo hap kemi pusitė natyrore, ku e kemi popullin qė i ka hambarėt dhe vathet plotė, aty ku ėshtė buka dhe veshmbathja. Nuk kemi shanse pėr fitore nė luftėn frontale nė fusha, sepse nuk kemi armė tė rėnda, pėr luftė nga largėsia, por nuk mund tė korrim fitore as nė qytete, sepse nuk kemi pėrvojė tė luftės nė qytete. Dėshmi pėr kėtė ėshtė Sulmi nė Ferizaj...! Gabimi nuk duhet tė pėrsėritet...! Tė kthehemi nė Malėsi dhe atje tė shpėtojmė atė qė ka mundėsi pėr t'u shpėtuar me forcat qė kemi...! Shpresojmė se partizanėt shqiptarė tė Kosovės dhe Brigadat e Shqipėrisė nuk kanė pėr tė bėrė sehire para njė shkatėrrimi tė tillė tė shqiptarėve tė Kosovės, tė grave e tė fėmijėve, qė janė ardhmėria kombėtare e vendit, forca e shqiptarėsisė sė Kosovės...! O burra, aman, tė ma dėgjoni fjalėn! Pėrsėritja e gabimeve ka pėrgjegjėsi para historisė. Ta kthejmė popullin nga kjo rrugė qė ka pėr t'i kushtuar tepėr shtrenjtė...! Jam i sigurt se sot kemi pėr ta marrė Gjilanin, por kurra e kurrės nuk kemi mundėsi, sot, pėr ta mbajtur nė duart tona dhe pėr ta mbrojtur...! Kemi pėr ta marrė nė qafė vegjėlinė: gratė dhe fėmijėt, sepse pėrpos qė ka pėr t'i shkatėrruar uria, ka pėr t'i shkuar nė bajonetė armiku, dhe fajtorė pėr kėtė para Allahut jemi ne, udhėheqėsit, sepse pėr fajin qė kopeja mbytet nė det janė fajtorė ogiēėt, qė tė parėt kėrcejnė nė ujė...!"

Megjithatė, para se tė ndahej nga bashkėluftėtarėt, pėr tė mbetur vetėm si vrojtues i veprimit tė pa peshuar tė kolegėve idealistė, Mulla Idrisi, i bekoi bashkėluftėtarėt dhe ua madhėroi guximin pėr sakrificė sublime: "Ju, o vėllezėr trima, ushtarė tė vendosur, me dėshirė po shkoni nė vdekje, pėr t'i liruar vėllezėrit Tuaj nga Burgu, ku i pret vdekja nėn tehun e thikės gjakatare tė okupatorit jugosllav. Po niseni nė rrugėn e shehitllėkut dhe qėllimi i mirė arsyeton edhe veprimin dhe rrjedhimet...!

Por, vėllezėr! Ata qė janė tė dyshimtė, me dy mendje, le tė ndalen dhe le tė shkojnė nė shtėpitė e tyre. Jemi nė nisje e nuk ėshtė vonė qė secili tė veprojė sipas ndėrgjegjes sė vet...! Zoti u ndihmoftė dhe u bekoftė!"

Pas gjakderdhjes nė Gjilan ndaj qytetarėve civilė, tė pafajshėm nga pushteti ushtarak serb, me kėrkesė tė Mulla Idrisit, tashti  u shpėrnda “Shtabi Drejtues i Rezistencės pėr Kosovėn Lindore”, me kėtė vendim unanim: "Nuk heqim dorė nga Lufta pėr Liri; Rezistenca duhet tė vazhdojė nė forma tė ndryshme (...); Te depėrtohet nė armatė, nė OZN‑a dhe  nė pushtetin lokal e tė rretheve...!" Kėtė vendim bashkėluftėtarėve qė morėn pjesė nė Sulmin e Gjilanit, ua kumtoi Mulla Idrisi, mė  26 dhjetor 1944, nė vendin "Kodra e vogėl". Si gjithmonė, komandanti urtak, Mulla Idrisi, para bashkėluftėtarėve tė lodhur, tė uritur e tė rraskapitur, i theksoi faktet qė mbretėronin me situatėn:  "Burra trima! Sot arritėn informata se okupatori ka nisur kundėr nesh forca tė mėdha me armatim tė tė gjitha llojeve. Meqė nuk kemi forca dhe armatim pėr njė luftė fitimtare ballore, duhet tė ndėrrohet strategjia e Rezistencės sonė! Sė fundi, ju kujtohet fjala e Lekės: 'Ma mirė le tė thonė: qė fėrkemet e Lekės, se sa qė Varri i Lekės...!'

Aman, tė mė dėgjoni!

Tė ndahemi vetėm, ose nė grupe prej dy‑tre vetash, dhe tė ktheheni nė shtėpi...! Tė mos gjendemi nė grupe, sepse do ta kemi vėshtirė nė grupe tė mėdha. Tashti kemi njė urdhėr qė tė infiltrohemi nė njėsitė partizane, nė pushtetin lokal, nė OZN‑a dhe kudo gjetkė, prej ku do ta vazhdojmė rezistencėn shqiptare pėrbrenda pushtetit okupues dhe nė nivel tė tė gjitha vendeve shqiptare...!" Njė bashkėluftėtarė ia ndėrpreu fjalėn, Mulla Idrisit: "Athua, Hoxhė, e humbėm luftėn...?!" por  Mulla Idrisi nuk u dorėzua:  "O vėlla, mė mirė ėshtė tė lakohemi pak, si degėt e kėtyre lisave rreth nesh, tė ndrydhur nga pesha e borės dhe e akullit, pėr t'u drejtuar nesėr, porsa tė fryjė njė erė e nxehtė, se sa tė thyhemi si ai trungu i vjetėr, atje, i cili duke i pėrballuar peshės sė borės e tė akullit ėshtė shkulė me rrėnjė. Pėr atė lis mė nuk pritet pranverė...! Pra, burra, prej santės fitore pėr luftėn tonė ėshtė tė pėrballuarit e dhunės, pa bashkėpunuar me okupatorin nė interes tė jetės sė tij prej okupatorit. Nė kėtė drejtim Lėvizja jonė do tė gjallojė dhe do tė forcohet, duke u bėrė frymė e popullit. Nė kėtė rrugė tė rezistencės sonė mund ta humbim jetėn, individualisht, por ardhmėrinė e popullit tonė, kurrė...!"

Para Shpėrndarjes definitive tė Shtabit Drejtues shumica e anėtarėve u mblodhėn, nė natėn e 26/27 dhjetorit 1944,Shahiq dhe shqyrtuan ēėshtjen: "Si tė veprojmė nė rrethana tė njė shtetrrethimi ushtarak jugosllav e shqiptar komunist, gjithnjė e mė tė rreptė, e mė tė pamėshirshėm kundėr Lėvizjes sė Rezistencės Shqiptare antijugosllave e antikomuniste...?!" Nė kėtė Mbledhje u aprovua propozimet i Mulla Idrisit: "Nuk heqim dorė nga Lufta pėr Liri; Rezistenca duhet tė vazhdojė nė forma tė ndryshme edhe krahas pėsimeve; Nė arrati duhet tė qėndrojnė vetėm udhėheqėsit e grupeve me ndonjė shoqėrues, mė sė shumti dy veta, sa pėr ta mbajtur tė gjallė frymėn e lėvizjes sė armatosur; Tė depėrtohet nė armatė, nė OZN‑a dhe nė pushtetin lokal e tė rretheve; Tė mbahet lidhja midis tė tė arratisurve dhe me Shtabin Suprem tė Kosovės e mė Lėvizjen e Ballit Kombėtar nė Shqipėri, pėr t'i bashkėrenditur aksionet politike e luftarake mbi njė program politik e luftarak ‑ pėr ēlirimin e Shqipėrisė Etnike...!"

Shejti Kombit - Mulla Idrisi Pėr tė fundmen herė nė jetėn publike do tė shihet, mė 29 dhjetor 1944, nė takimin historik me Shefqet Peēin, komandanti mė i lartė tė Ushtrisė Partizane tė Shqipėrisė qė kishte arritur nė Kosovė. Takimin e aranzhuan nė Male tė Xhegocit dy bashkėpunėtorėt e Fadil Hoxhės, e tė Rifat Berishės, pikėrisht krerėt antifashistė prokomunistė: Tahir Zhegoci dhe Ramiz Cernica. Nė shoqėrim tė Peēit ishte Komandanti i Brigadės VII Partizane tė Kosovės, Shaban Haxhia - “Pėrzha”, me disa partizanė. Mulla Idris Gjilanin deri kėtu e shoqėruan rreth 20 bashkėluftėtarė besnikė. Sipas konfirmimit nga Ramiz Ahmet Cėrnica dhe Tahir Kolgjinit, Komandanti Peēi, nė fjalėt e para, e tėrboi Mulla Idrisin: "Pse luftoni e derdhni gjak kot, mbasi porsa tė stabilizohet gjendja, Kosova dhe gjithė viset shqiptare tė Jugosllavisė pa tjetėr do tė bashkohen me Shqipni, gja pėr tė cilėn mund tė jeni fare tė sigurt...!". Pėrmbajtjen e pėrgjegjės sė Mulla Idris Gjilanit e reflekton mirė pėrmbajtja e Fjalės sė Mulla Idrisit nė ndarje nga bashkėluftėtarėt, pikėrisht para suitės sė Komandantit Peēi e tė komandant Haxhisė. Citojmė Tahir Zajmin, tekstualisht:

 "Qe fjalimi i luftarit tė pafat, drejtue shokve tė tij tė luftės qė shkaktoj emocjon tė madh dhe lot dishprimi, sikur po bajshin gjamen e pėrmortėshme para kufomės s'atdheut:

"O burra tė besės dhe Ju djelmosha trima!

Juve ju bekoft i Lumi Zot dhe u qoft miradija e tanė popullit shqiptar pėr trimnin e madhe e shpirtin e sakrificės qi treguet nė ballė t'anmikut pėr t'i dalun zot kėsaj toke tė shėjtė qi na kurrkuejt nuk ia kemi grabit, por na kanė lanė babat t'onė, q'edhe ata vet e trashiguen prej gjyshave e t'parve tė tyne tė mbėdhaj, qi sa qenė gjallė nuk goxoi kurr i hueji me vue sye e me prekė n'to, sikur tash qi ‑ ēue peshė e tėrbue si llava e ujqve nė dimen ‑ na kanė msye prej tė tana anve e po duen me na pėrbi dhe m'u ba zot‑shtėpije ndėr votra t'ona.

Deri mė sod u kam priė ndėr luftat e ashpra q'i kemi fitue me ndihmen e Zotit dhe tė gjakut tė Dėshmorėve qė derdhen pa kursim kundėr sulmuesavet serbo‑malazez qi kėrkojshin me na i grabitė me anėn e forcės e tė dhunės dhe Ju, burra tė pushkės e djelmosha trima, e paēit faqen e bardhė qi deri mė sot mė keni ndjekė e mė keni shoqnue nė kėtė luftė tė shejtė qi na e bamė pėr t'a mbrojtė vendin t'onė tė dashtun.

Ju kujtohet se para se me hye nė luftė, si i pari i fesė dhe besimtari i Zotit qi jam, ju kam kėrkue kurdoherė Besėn e Zotit dhe fjalėn e burrit shqiptar qi kahdo e kudo tė na hjedhė lufta, nuk kemi me plaēkitė gjanė e tjervet, as me prekė n'erz tė huej, qoft edhe t'anmiqvet, e Ju ‑ e paēit faqen e bardhė! ‑ Besen e mbajtet si fetarė e luftarė tė mirė dhe lufta na ka ecė gjithmonė mbarė e me fitim.

Por tash qi ‑ mo' Zot ma keq pėr ne ‑ edhe vllaznit t'anė shqiptarė tė Shqipnisė sė lirė, kanė ardhė me i ndihmue Titos dhe shqeve tė Jugosllavisė, tė cilėt po duen me i marrė rishtas vendet tona dhe me na ba ne ndėr shtėpijat t'ona, skllav e rrogtarė tė tyne, ase me na zhdukė e me na qitė fare, ah...i mjeri unė dhe bashkė me mue edhe Ju trima tė mjerė, lufta jonė ka mbarue e veē Zoti na pagoft, perse me derdhė gjakė e me luftue me bijt e nji nane dhe me vllaznit e nji gjaku e nji gjuhe, kuku medet pėr ne!, se na pushkė pėr me luftue me Serbet e Malazezet dhe Maqedonasit e tjerė bijė tė shkinavet kemi pasė dhe kemi, por pushkė pėr me u vra shqiptari me shqiptar nuk kemi.

Ma bani hallall bre luftarė trima dhe Zotynė e shpetoftė Shqipnin e Kosovėn e mjerė...!"

Kėtu tė shtojmė edhe kėndvlerėsimin e patriotit Tahir Zajmi pėr  Mulla Idrisin: “...ishte njė typ burrit shqiptar i nji natyre krejt tjetėr (nga hoxhallarėt qė i ka njohur T. Zajmi), qi midis fesė e atdheut nuk bante asnji dallim; pėrse pa nji atdhe tė lirė ‑ thoshte Mulla Idrisi ‑ as feja nuk mbahet dhe nuk mund t'ushtrohet. I nisun nga ky parim ai ka luftue personalisht si ma i miri luftar kundėr anmikut, dhe u ka prijė luftarve kosovarė, si nji komandant trim tue i ēue shpesh herė nė ngadhnjime nė fushė tė luftės. Vetėm nji fenomen tragjik i fatit e trathtoj nė lamė tė betejės... jo friga e dekės dhe plumbat e anmikut, por nji ndjenjė feblesėt (ethesh ‑ M.P.) qi quhet dhimbsuni dhe dashuni vllaznore".

Prej Mulla Idrisit nuk do tė largohet vetėm bashkėluftėtari Salih Sadik Gjyrisheci,  i cili i thėrriti: "Mulla Idris, shkil nė fėrkeme tė mia dhe, tashti unė pri...!" Dy ditė ushtuan, kryesisht natėn, pėr shkak se Mulla Idrisin e lodhi plaga qė e kishte marrė mė 26 dhjetor 1944, nė pėrballjen nė Jallaēė tė Kosovės Lindore. Vėrtet, prej Natės sė Vitit tė Ri 1945 deri nga mesi i muajit mars tė atij viti, Salih Sadiku e strehoi Mulla Idrisin nė familjen e Januz Halilit tė Tugjecit, e tani me pėlqimin unanim tė katėr vėllezėrve: Sylės, Rahimit, Ramizit e Avdisė, pas rreth 74 ditėsh, e solli nė strehimoren e pėrgatitur nė shtėpinė e tė vėllait, Rrahimit, Kryeplak i fshatit gjatė Luftės sė Parė Botėrore dhe “Odbornik” (Kėshill i fshatit, me kėrkesė tė Mulla Idrisit) i pushtetit jugosllav komunist. Mulla Idrisi sapo e pa strehimoren dhe u bind pėr pėrcaktimin e vėllezėrve Sadiku pėr sakrificė tė paēim pėr tė ruajtur jetėn e Mulla Idrisit, iu drejtua kryefamiljarit, Sylė Sadik Gjyrishecit, gjithnjė duke iu dridhur zėri:

"ZOTI ju nxjerrtė faqebardhė prej kėsaj telhyxheje...!

Unė, nuk ju kam farefis dhe nuk pata lidhje miqėsore me Juve, qė tė ngarkoni mbi vete njė rrezik qė nuk mund t'i parashihen pėrmasat...!? Dje, o vėllezėr, na lidhi gjaku, gjuha, feja e besa e shqiptarisė pėr njė luftė tė shenjtė pėr Vatanin, dhe u prina sa kam pasur mundėsi dhe sa kam pasur njohuri... Mė keni ndjekur, e mė keni ruajtur, me besnikėri dhe me tėrė qenien Tuaj! Me trupin Tuaj, me jetėn Tuaj, nė ēdo rrezik e mbuluat trupin tim dhe jetėn time, por, Zotin dėshmitar, aso kohe nuk m'u keni dhimbsur dhe fare nuk do t'u qaja, sepse kishim para vetes besimin pėr fitoren, pėr lirinė dhe pėr Shqipėrinė e bashkuar... E kishim familjen e sigurt, besė e fe, erz e namuz tė sigurt dhe tė pa nėpėrkėmbur prej shkaut, e secili prej nesh e kėrkonte vdekjen, shehitllėkun nė Pragun e derės sė Atdheut, nė kufirin e Shqipėrisė, kundėr ushtrisė sė okupatorit serb e bullgar...!

E sot, o Burra tė Besės, jemi nė njė situatė krejt tjetėr, nė njė xhehnnem, qė nuk i dihet thellėsia...! Dhe, tashti nuk jam ajo Shkupja (frymė e madhe qė vjen nga drejtimi i qytetit Shkup-M.P) me orė kur edhe thuprat edhe lisat i shkonin pas...! Sot nuk kam tjetėr para vetes, pėrpos besimit nė ZOTIN, se ka pėr tė ma forcuar zemrėn e mendjen pėr t'i qėndruar besnik Betimit tim para gjakut tė kurbanėve tė Vatanit, por kjo mund tė bėhet shkak qė grave dhe fėmijėve Tuaj t'u sjell, nė ēdo orė, tmerrin dhe vuajtjen e pėrjetshme...!"

Nė emėr tė Vėllezėrve Sadiku Hoxhės do t’i drejtohet Salihu:

“ Na, nuk dimė sa di Ti, por kurrė nuk e kemi harruar atė qė ti, disa herė, na ke treguar pėr Pejgamberin, pėr fitoret e ideve tė tij, pėr humbjet e tij nė luftė, pėr ikjet e tij para armiqve, pėr jetėn e tij mundimtare nė shpellė, pėr shokėt e tij tė paktė, pėr kundėrshtarėt e tij tė shumtė dhe pėr Besimin e tij tė fortė nė ZOTIN dhe nė fitoren e pėrpjekjeve tė tij shumėvjeēare...!

Tė gjitha i kemi matė e i kemi ēmatė dhe tė gjitha i kemi tė qarta, o Mulla Idris! Edhe peshėn e humbjes e kemi matur, por edhe peshėn e Fitores...!

Ty tė kemi ndjekur pas, kur ishe komandant, jo pėr grada e jo pėr fitime, por vetėm pėr ta siguruar jetėn e Komandantit tė njė Lufteje tė drejtė...! U betuam para Komandantit se kemi pėr ta ndjekur besnikėrisht, deri nė fitore, e Komandanti nuk e theu Betimin, e fėmijėt e vet, familjen e vet, edhe gruan e flijoi dhe tė gjithė po i bėnė Kurban pėr Lirinė e Shqipėrisė...! Pėr Lirinė e Kosovės qė sot po lahet nė gjak...!

ZOTIN ta lamė dorėzanė, o Hoxhė, se pa u derdhur gjaku ynė nuk ka pėr t'u derdhur gjaku i Komandantit tė tė gjitha Luftėrave tė fituara, atje, nė Kufi...!

Do tė shtimė nė shpellė si Profetin ashabėt, dhe me ndihmėn e Zotit dhe me kėshillat Tuaja, do tė thurim rrjetė "tė merimangės" para syve tė spiunėve e tė armikut tė Vatanit...! Dhe, Ti, mos vuaj dhe pranoje gjendjen nė tė cilėn tė solli fuqia e armikut dhe tradhtia e shqiptarėve komunistė! Do tė kėqyrim si sytė e ballit, do tė ruajmė e do tė mbrojmė deri nė vdekje, tė pathyeshėm...!" Madhori i besės shqiptare, Salih Sadiku e pėrfundoi Betimin kolektiv tė vėllezėrve Sadiku,Nėnė Zarifes dhe tė dy grave tė shtėpisė ku do tė strehohet Mulla Idrisi, tė Ajetes e tė Bahtijes, prapė, me njė pėrmbyllje me porosi tė madhe: "Po, o Mulla Idris, a nuk ka thėnė ai Plaku i menēur, i Malėsisė, se, 'Popullit tė mujtun i duhet njė Mujė i pamundun, nė Shpellė, qė njė ditė kur t'i duhet popullit, tė dalė nga shpella pėr t'i prirė nė Luftėn e papėrfunduar, pėr Liri...!"

Strehimorja e Mulla Idrisit ishte nė katin e dytė tė shtėpisė me hyrje-dalje nga ahuri dhe kishte kėto pėrmasa: rreth 80 cm e gjerė, rreth 397cm e gjatė dhe rreth 220 cm e lartė. Nė kėtė “sarkofag” Mulla Idrisi qėndroi nga nata e 15/16 marsit 1945 deri nė mėngjesin e pėrgjakshėm tė 22 nėntorit 1949, plot katėr vjet, tetė muaj e gjashtė ditė.

Me fjalė tė tjera, pėr pushtetin dhe pėr popullin, nga 29 dhjetori 1944, Mulla Idris Gjilanit i “humbėn” gjurmėt, qenia e tij i kaloi misterit.“Biri im! Nėse do tė shkruani pėr Lėvizjen e Rezistencės  Shqiptare Antijugosllave, shkruani pėr jatakėt, se ata janė mė tė mėdhenj se kaēakėt...!", mė kishte kėshilluar, mė 1973, Salih Sefer Pirraku, kaēak gjatė tėrė robėrisė nėn Jugosllavinė Vėrsajase. Thellėsinė e porosisė sė kėtij amaneti do ta kuptoj vetėm sa i thellova hulumtimet pėr jetėn dhe aktivitetin politik kombėtar tė Mulla Idris Gjilanit midis datės 29 dhjetor 1944 dhe 22 nėntor 1949. Arrita nė pėrfundim se madhėshtinė e vlerave tė Mulla Idrisit pėr historinė kombėtare shqiptare, e ujiti dhe e rriti “jataku”, pikėrisht vėllezėrit: Sylė, Salih, Rrahim, Ramiz dhe Avdi Sadiku tė Gjyrishecit me gratė e dinjitetshme, e me Nėnėmadhen Zarife nė ballė. Ėshtė vėshtirė tė pasqyrohet sakrifica e pėrgjithshme e kėsaj familje pėr ta siguruar jetėn dhe aktivitetin politik tė Mulla Idrisit, me interes pėr tė ardhmen e kombit, sepse nuk ka asnjė shembull nė historinė e njerėzimit.

Nė kujtesėn historike ka shumė versione pėr zbulimin dhe pėr martirizimin e Mulla Idris Gjilanit. Por, me kompetencė shkencor mund tė konstatoj: Vendqėndrimi i Mulla Idrisit u dekonspirua nga pakujdesia edhe e tij, sepse, pėrmes “jatakėve”, nė vijimėsi, mbajti lidhje me pėrfaqėsuesit e Lėvizjes sė Rezistencės, me “Organizatėn Nacional Demokratike Shqiptare”  Halim Oranės dhe tė “Besės Kombėtare” tė Ymer Berishės, e pas tyre edhe me veprimtarė tė organizatave pasardhėse tė tyre, ku depėrtuan edhe aktivistė tė UDB-ės. Zbulimi i Mulla Idrisit, mė 22 nėntor 1949, ndodhi pas pėrballjes me vdekjen heroike tė Salih Sadikut, njė ditė mė parė, dhe tani pasojat shkatėrruese shkarkuan kryesisht mbi jatakun kolektiv, i cili qė me kohė ishte vu nė pozitėn e ushqyesit dhe tė truprojės sė Mulla Idrisit.

Ndėrkaq, Rrahim S. Sadiku ‑ Burri, do tė konstatojė: "Nuk u angllatis se nuk u angllatis, Mulla Idrisi...!""Tashti ėshtė punė e jemja, o Rrahim trimi, o vėlla...! Nuk i marrė nė qafė robėt, dhe mos u frikėso se Zoti ėshtė i Madh, e njė ditė ka pėr tė dalė nė dritė burrėria, besa dhe sakrifica, e Jote dhe e vėllezėrve tė tu deri nė vetėmartirizim...!

Njė ditė Nėna, qė u lindi dhe u rriti Juve, Malėsorja qė mė pranoi pėr djalė mbi tė gjithė djemtė, e mbi tė gjithė robėt, ka pėr t'u ngritur mbi retė, nė historinė e kombit tonė...! Bėmat e mia janė njė zero nė krahasim me punėn Tuaj, e tashti mė lejo unė tė vendosi...! Dil dhe shtyje afatin, disi, deri sa t'i kryej edhe do punė, se e kam bėrė hesap edhe fundin tim, por asnjė dokument nuk guxon tė bjerė nė dorė...! Dil, dil...! Thuaju se tashti po dorėzohet...!".

Madhori i Kombit, Mulla Idris Gjilani u soll nė Burgun e Gjilanit, nė natėn e 22/23 nėntorit si edhe dy nga “jatakėt” nė shtėpinė e tė cilėve jetoi Mulla Idrisi, pikėrisht Rrahimin dhe Avdi Sadikun, pa ua mundėsuar, sė paku, ta varrosnin tė vėllanė Hero. Kapja e Mulla Idrisit do tė konsiderohet si fitore mbi tė gjitha fitoret e UDB-ės sė Kosmetit. Nė hetimet kundėr Tij, udbashėt pėrdorėn metodat mė kanibaliste antishqiptare serbe historike. E torturuan psikikisht dhe fizikisht, e Vorėn me kokė tatėpjetė dhe nėn kokė i kallėn zjarr. Betimi zėshėm i Mulla Idrisit: “Po e bėj nijet me vdekė pėr Jetėn e bashkė­luftėtarėve, pėr Lirinė e popullit dhe tė Vatanit...!", i irritoi udbashėt, ndaj mbi Mulla Idrisin e vazhduan dhunėn e shfrenuar. Nuk mund ta dimė me saktėsi se si e mbytėn Mulla Idrisin, por tė gjitha tė dhėnat e vjela me njė mjeshtėri e guxim pėr kohėn, tregojnė se pas mesnatės sė datės 25/26 nėntor 1949, trupin e Mulla Idrisit e nxorėn nga Burgu dhe e dėrguan nė periferi tė Gjilanit, nė vendin “Gllamė”, ku e spėrkatėn me benzinė dhe e benė Feniks tė shqiptarėsisė historike tė Kosovės. Shikuar edhe nga aspekti i mėnyrės sė martirizimit, nė Mulla Idris Gjilanin kemi Shejtin e kombit shqiptar, siē e quajti Kapiteni Shefqet Bylykbashi qysh mė 1967. Mulla Idrisi e mbylli jetėn nė mėnyrėn qė ia  preferonte vdekjen  vetės dhe bashkėluftėtarėve, ballė pėr ballė me armikun, i pamposhtur!

Dheu i Shqipėrisė Etnike i qoftė i Lehtė!

Prishtinė, 26 nėntor 2009