Pėr kauzėn shqiptare

 

PĖRCAKTIMI PėR ēLIRIMIN ME ēDO MJET

 

Autor: Prof.Dr.Muhamet Pirraku

 

Fjala hyrėse nė veprėn:

“Pėr kauzėn shqiptare 1997-1999,  Prishtinė 2000, fq.9-30.

===============================

        

Kurrė dhe nė asnjė moment nuk kam menduar se Ēėshtja shqiptare, dhe Problemi i Kosovės brenda saj, mund tė zgjidhen pa njė luftė me pėrmasa gjithėkom­bėtare. Kėtė frymė e kam futur, nė mėnyrė guerile dhe tė hapur, nė shkrimet e mia publicistike e shkencore dhe kėtė sfidė e theksoja nė biseda e tribuna.

Opinionin politik se pa luftėn me sakrifica tė mėdha nuk mund tė ēlirohet Kosova, dhe as tė zgjidhet Ēėshtja shqiptare, e manifestova fuqimisht, verbalist dhe me shkrim, nė Lėvizjen e Pajtimit Kombėtar, pėrmes faljes sė hasmėrive(2 shkurt 1990-17 maj 1992) dhe gjatė fushėveprimit politik nė Lidhjen Demokratike tė Koso­vės(29 III-21 X 1991). Madje, Luftėn pėr ēlirimin e Kosovės dhe bashkimin e kombit shqiptar, me mbėshte­tje nė Perėndim e nė Lindje, e theksova si fat historikKuvendin I tė LDK-sė, mė 5 maj 1991.

Radikalizmi im i hapur nė favor tė kėrkesave pėr rezistencė shqiptare antijugosllave me tė gjitha mjetet, sa vinte dhe frikėsonte Kryesinė e LDK-sė. Nė korrik tė vitit 1991, nė mbledhjen e Kryesisė sė LDK-sė me kryetarėt e degėve u shtrua edhe ēėshtja e ngritjes sė Qeverisė sė Kosovės. U ngrita fuqimisht kundėr mbajtjes sė qeverisė gjysmake nė ekzil: “Qeveria e Republikės sė Kosovės, tė veprojė me seli nė Prishtinė. Dhe, meqė nė Sofrėn e atdhedashurisė ka vend pėr tė gjithė, nė qeveri tė angazhohen personalitete me pėrvojė politike, diploma­tike e shtetėformuese dhe jo voluntarė, siē jemi shumica prej nesh.

Meqė okupatori do tė reagojė tmerrėsisht, nė qeveri tė futėn ata qė janė tė gatshėm pėr sakrificė. Nuk i ftoj tė tjerėt, pėr tė qėndruar vetė nė tė terur. Jam voluntar nė politikė, i nevojshėm vetėm pėr periudhėn deri nė Liri, ndaj jam gati tė pranojė detyrė me pėrgje­gjėsi, pėr sakrificė pa ēmim. Mund tė mė besohet resori i mbrojtjes ose i policisė, jo pėr tė krye punė profesionale, por pėr tė problematizuar ēėshtjen e lirisė me burgosjen ose vrasjen time…!”

Dhe, nuk ėshtė tepėr tė konstatohet se Dega II e LDK-sė sė Prishtinės, kryetar i sė cilės isha, e barti barrėn kryesore nė pėrgatitjen dhe mirėvajtjen e Referendumit pėr Republikėn e Kosovės si shtet sovran dhe tė pavarur, me tė drejtė pėr pjesėmarrje konstituive nė lidhjen e shteteve-republikave sovrane(nė Jugoslla­vi(26-30 shtator 1991).Takimin me ushtruesin e kryetarit tė Kuvendit Komunal tė Prishtinės, Mustafė Rusinocin, dhe koordinatorin e Kuvendit tė Kosovės nė ekzil, Jetu­llah Sopianin, pėr hartimin dhe aprovimin e planit opera­tiv e aranzhova dhe e mbajta, mė 23 shtator 1991, nė zyrė tė shefit tė Hekurishtave tė vjetra(nė oborrin e Xhamisė sė Brincave) tė z. Ejup Krasniqi, veprimtar i Lėvizjes sė Pajtimit. Morėn pjesė pėrfaqėsuesit e Degėve tė LDK-sė sė Prishtinės, pa pjesėmarrjen e asnjė anėtari tė Kryesisė sė LDK-sė dhe me mbėshtetje, si mbi vetėn, nė z. Ali Latifi, sekretar i kryesisė sė Degės sė LDK-sė tė cilėn e drejtoja.

Kėso kohe pėrgatisja pėr botim veprėn “Ripush­timi jugosllav i Kosovės 1945” dhe nė pėrfundim, mė 3 tetor 1991, midis tė tjerash, konstatova: “Tashti kur po pėrfundohet kjo vepėr, fillimi i tetorit 1991, u shpallėn tė mbyllura tė gjitha shkollat nė gjuhėn shqipe, nga filloret deri nė universitet, por shkollat shqipe nuk punojnė as nė viset e tjera jashtė Kosovės sė martirizuar. Nė kėtė mėnyrė, sot, rreth 3 500 000 shqiptarė qė jetojnė nėn okupimin serbosllav mund tė trajtohen plotėsisht si njerėz nė karantinė, popull i burgosur, por qė pėrpiqet, qė lufton pėr pavarėsi dhe Liri. Kjo u dėshmua edhe me rezultatet e Referendumit pėr pavarėsinė dhe mėvetėsinė e Republikės sė Kosovės, tė mbajtur mė 26-30 shtator 1991.

Ardhmėria ėshtė e popullit qė lufton pėr Liri dhe pavarėsi!”

Kėrkoja rezistencė individuale e kolektive pėr mos lėshimin e posteve drejtuese dhe tė vendeve tė punės, kėrkoja nga Kryesia e LDK-sė tė kėrkonte nga Parla­men­ti dhe Qeveria nė ekzil nxjerrjen e aktit zyrtar se Repulika e Kosovės ėshtė vend i okupuar dhe shpalljen e gjendjes sė jashtėzakonshme. Dhe, kėrkoja ngritjen e Komiteti tė Shpėtimit Kombėtar, i cili do tė mbarėshtonte pėrpjekjet pėr Ēlirimin Kombėtar tė Kosovės. Tė gjitha kėto do tė bėhen shkak pėr tė mė detyruar nė dorėheqje tė parevokueshme. Pėr linēim politik kundėr meje, si ish i burgosur politik i ndėrgjegjes, kryetari i LDK-sė, Rugova, mė 21 tetor 1991, do tė dėrgojė, nėnkryetarin Anton Kola dhe Fadil Hysen, anėtar i Kryesisė. Do tė akuzohem pėr aktivitet politik drejt pėrpjekjeve “pėr bashkimin e katėr degėve tė LDK-sė sė Prishtinės kundėr Kryesisė sė LDK-sė, pėr nėnēmim tė aftėsive tė anėta­rėve tė Kryesisė sė LDK-sė dhe pėr synimet pėr kthimin e Prishtinės nė Leningrad…!?!” Kishte diēka nė tė gjitha kėto. Realisht, Rugovės disa herė publikisht i kisha thėnė tė merrte vetėm prof. Fehmi Aganin dhe Kryesinė e Degės II tė LDK-sė ta ngriste nė Kryesi tė LDK-sė. Kėtu, nisi ngritja politike ledekeiste e Fatmir Sejdiut, anėtar i kooptuar dhe mė i paautoritet nė Kryesinė e Degės II tė LDK-sė sė kohės sime.

Nuk e hodha anėtarėsinė me qellim tė veproja mė shlirshėm, brenda LDK-sė, pėr Lėvizjen ēlirimtare tė armatosur. Nė dokumentin e dorėheqjes, mė 27 X 1991, saktėsova: “Duke qėndruar edhe mė tutje fuqimisht nė linjė tė Lėvizjes sonė demokratike, anėtar i LDK dhe delegat nė Kuvendin e Degės II tė LDK tė Prishtinės, do tė ndihmojė pėrpjekjet tona tė pėrbashkėta pėr realizimin e idealeve tė larta pėr tė cilat fuqimisht veproj me tė tėrė familjen”.

Kėso kohe sintagma “linjė e Lėvizjes sonė demo­kratike” pėr Kryesinė e LDK-sė nėnkuptonte shkeljen e programit dhe tė statutit tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės, nėnkuptonte ekstremizmin, kurse pėr pushtu­esin nėnkuptonte separatizmin, terrorizmin. Sė kėndejmi, largimi nga LDK-ja do tė thoshte ose vdekje politike shqiptare legale, ose rrugė pėr burgun serb.

Vendosa ta bėj punėn time tė studiuesit me pėrkushtim pėr Lirinė. Nė fillim tė parathėnies sė veprės “Ripushtimi…”, qė po e pėrgatisja pėr botim nė Tetovė, vura nė spikamė, mė 5 dhjetor 1991: “Me kėtė vepėr, tė lindur nė kėto orė tė pasigurisė ekzistenciale tė kombit shqiptar, kam synuar tė ndriēoj njė moment historik tragjik pėr popullin shqiptar, tė hedh dritė mbi njė kasaphane komuniste e ēetnike jugosllave dhe mbi padrejtėsitė e Evropės ndaj shqiptarėve tė martirizuar edhe mė 1945(…).

Meqė pėrvoja historike duhet tė shėrbejė pėr mėsim aktual dhe udhėzim pėr tė ardhmen, nė vepėr janė sjellė dėshmi pėr ngjarjet, pėr personalitetet dhe pėr mjerimin e masave popullore, e tė cilat duhet tė kuptohen si qortim kolektiv publik i viktimave pėr gabimet e prijėsve rrahagjoksė tė popullit shqiptar nė periudhėn e njė kthese ndėrkombėtare e kombėtare tė madhe. Kjo pėrvojė historike e hidhur duhet tė shėrbejė pėr mėsim e vėrejtje eventuale se ē’mund t’i presė posaēėrisht personalitetet aktuale qė kanė shpėrthyer nė ballė tė popullit nė kėto ēaste qė kundėrmojnė gjak.”. Dhe, moto tė veprės, e cila do tė sheh dritėn nė shkurt tė vitit 1992, dy muaj pas ndeshjes sė parė luftarake nė Truallin e Shaban Jasharit nė Prekaz(30 dhjetor 1991), si solidarizim kaēakēe me kėtė ngjarje, solla konstatimin e Skėnderbeut: “Tė kėrkosh nė kohė tė qetė stuhinė ėshtė ēmenduri. Pėrkundrazi, t’i kundėrshtosh asaj pėr ēfarėdo arsye, kur tė shtrėngon koha apo nevoja, ėshtė urti!”

Nė asnjė situatė nuk dyshova se aksionet luftarake kundėr “ruajtėsve tė rendit tė pushtuesit” janė “skena tė pushtuesit”, kurse pėr ekzistimin e Njėsitit gueril tė mirėfilltė, nė Drenicė, dija nga fundi i vitit 1992. Veēanėrisht, nga Ndeshja para Laurės nė udhėkryqin Bushat – Drenas tė Drenicės mbi ferovi, nė prill 1993, me fjalė e me shkrim e afirmova kėtė nismė, nė tė cilėn shihja ardhmėrinė e shqiptarėsisė sė Kosovės. Dhe, nė pėrmbyllje tė veprės  “Kalvari i shqiptarėsisė sė Kosovės. Tivari 1945”, nė dhjetor 1993, saktėsova: “Pėrpjekjet pėr plotėsimin e kėrkesave pėr spastrimin etnik tė shqiptarėve nga Kosova dhe viset e tjera nėn okupimin e sllavėve nuk munguan gjatė tėrė jetės sė Jugosllavisė avnojiste, kurse tashti ėshtė program legal qeveritar i Serbisė, i Malit tė Zi dhe i Maqedonisė. Pėr maltretimin, dhunėn, vrasjen dhe plojėn mbi individėt, familjet dhe grupet e shqiptarėve, si nė xhami, kisha e pazare, kurrė nuk dihet se dikur, ndonjė vrasės, tė ishte marrė nė pėrgjegjėsi.

Pėrkundrazi, ēdo dhunė, vrasje e plojė, sikur edhe me rastin e Plojės sė Tivarit mė 1 prill 1945, skenuesit dhe zbatuesit e vrasjeve dhe tė plojave janė shpėrblyer. Ky ėshtė morali politik e njerėzor historik i sllavit ortodoks kundėr shqiptarit tė tė tri feve: Islame, Ortodokse e Katolike”.

Nga fundi i vitit 1994 dija saktėsisht se guerilja shqiptare quhej Ushtri Ēlirimtare e Kosovės – UĒK.. Por, kėtu duhet tė vihet nė spikamė edhe fakti se, thellimi nė vijimėsi i hendekut deri nė armiqėsi tė hapėt, publike, midis Presidentit Rugova dhe Premierit Buko­shi, ekzistimi i dy-tre ish tė burgosurve politikė me autoritet nė “Qeverinė e Bukoshit” nė Perėndim dhe nė “Pėrfaqėsinė e Kosovės” nė Tiranė, paraqitjet e kohėpas­kohshme tė “Premierit” nė favor tė luftės pėr mbrojtje e ēlirim kombėtar dhe emetimi i njė bashkėjetese nga UĒK-ja me “Qeverinė e Kosovės” nė mitingje e protesta, pėr njė kohė tė gjatė mė bashkuan me mendimin dominues tė masave tė shoqėrisė shqiptare, se Kosova kishte hyrė nė rrugėn e pėrgatitjeve “institucionale” pėr njė konfrontim luftarak ēlirimtar gjithėpopullor kundėr pushtuesit serb, pa Rugovėn dhe personalitetet pėrreth tij nė “Presidencėn e Kosovės”.

Nė funksion tė Luftės pėr ēlirimin dhe bashkimin e Shqipėrisė Etnike, e plotėsova dhe e redaktova, nė vitet 1993/95, dorėshkrimin e veprės: Mulla Idris Gjilani dhe Mbrojtja Kombėtare e Kosovės Lindore 1941-1951, e shkruajtur ilegalisht nė vitet ‘70-80. Pėr moto tė pjesės sė parė,”Ngritja e njė shėmbėlltyre”, solla konstatimin e Mulla Idris Gjilanit: “Kemi tri fe, por kemi vetėm njė Atdhe tė pėrbashkėt, njė gjak vėllazėror, njė gjuhė, njė diell e njė Zot. Detyrė mbi detyra kemi bashkimin dhe mbrojtjen e Atdheut!”

Dhe, nė fund tė kėsaj vepre, e botuar nė funksion tė rezymesė anglisht, nxora konstatimin nė funksion tė Luftės ēlirimtare qė po pėrgatitej:

“Lufta e popullsisė shqiptare tė kėsaj treve nėn udhėheqjen e Mulla Idrisit dhe tė bashkėluftėtarėve tė tij, krijoi epopetė mė tė lavdishme tė historisė kombėtare shqiptare, frymėzim pėr pėrpjekjet shqiptare aktuale pėr ēlirimin nga pushtuesi sllavo-grek dhe bashkimin e Shqipėrisė Etnike.

Martiri i kėtyre pėrpjekjeve, Metush Krasniqi – Dajkoci(1928-1986), duke i bėrė njė vlerėsim historisė sė Mbrojtjes Kombėtare Shqiptare tė Kosovės Lindore nė vitet 1941-1951, ka konstatuar: Mulla Idrisi ka thėnė: ‘Humbė vetėm ai popull qė nuk lufton pėr Liri!’.

 Flamurin qė Hoxha e mori nga Rilindėsit, e mbajtėn lartė Ibrahim Lutfiu e Hasan Remniku, tmerr pėr armikun! Ne e morėm nga duart e tyre dhe e mbėshtollėm pėr trupi, e tė papėrdhosur ia dorėzuam gjeneratės sė 68-tės, qė ta mbajė lartė, tė riqendisur me gjakun e martirėve tė rinj tė kombit: Amanet gjeneratave tė reja – pėr kurorėzimin e idealeve tė shenjta tė Zogjve tė Shqipes…!”

Ēka duhej tė konstatonte tjetėr akėcili studiues? Si ēdo vepėr, edhe kėtė ia dėrgova dr. Ibrahim Rugovės, me pėrkushtim, mė 3 prill 1995 dhe nė Letrėn “Extra privat”, i konstatova: “Meqė nė tė gjitha kohėt midis kryetarit tė shtetit dhe njė veprimtari shkencor, pa karrierė politike, nė terren, ėshtė njė det i tėrė, e shfrytėzoj rastin tė Ju informojė, shkurtimisht, rreth botimit tė veprės (…), tė cilėn po ua dhurojė me pėrkush­tim nga dita e botimit(16 shkurt 1995)”.

Nė vijim i vija nė spikamė se, “Botuesin e zgjodha pėr jorgan, meqė, siē e dini, nė Institutin Tim - TUAJ, nuk do tė kishte kaluar!?” dhe e pėrfundova me konstatimin: “Ndjehem krenar, me shpresė se sė paku diēka kam kontribuar, nėse vepra lexohet prej atyre qė kanė guximin tė marrin drejtimin e segmenteve nga Lėvizja jonė!”

Prapė, nuk ia zura ngoje emrin e partisė sė tij. Mesazhi i Veprės, dhe i Letrės, ishte i qartė. Ai mi “mbyllte” tė gjitha dyert pėr tek “Gandi i Kosovės”.

 Dhe, sa vinte e mė thellėsisht i njihja personat pėrreth kėtij “Gandi” dhe shumicėn absolute tė kryetarėve dhe tė anėtarėve tė kryesive tė degėve tė LDK-sė. Arrita nė pėrfundim tė qartė, se: edhe “Qeveria e Kosovės nė ekzil”mė nuk gjendet nė valėt me forcat luftarake e politike, tė UĒK-sė, siē mendonin masat nga tė gjitha shtresat e shoqėrisė shqiptare, dhe se bashkimi “institucional” nėn kryesinė e “Presidentit Rugova”, apo tė “Premierit Bukoshi”, i tė gjitha partive politike legale dhe i tė gjitha organizatave politiko-ushtarake ilegale, ėshtė iluzion me pasoja tė rrezikshme pėr ekzistencėn fizike tė shqiptarėve dhe tė shqiptarėsisė sė Kosovės. Kėshtu, nė pėrmbyllje tė veprės “Albania e Konicės”, nė maj tė vitit 1995, konstatova: “Sė kėndejmi, botimi fototip i Albanisė pėr burim frymėzues, ėshtė kėrkesė imediate pėr Lėvizjen e Ēlirimit dhe tė Bashkimit Kombėtar tė Popullit Shqiptar. Amen!”

Realisht, nga fillimi i vitit 1996 dihej shumėēka pėr UĒK-nė si organizatė ushtarake dhe pėr LKĒK-nė, si fraksion ilegal politiko-ushtarak i Lėvizjes Popullore tė Kosovės. Komunikatat e “Shtabit Qendror” tė UĒK-sė, “Zėri i Kosovės” LPK-sė dhe veēanėrisht organi “Ēlirimi” i LKĒK-sė, ofronin tė dhėna tė mjaftueshme pėr jokonspiracionin, pėr aspiratat rivale separatiste veēanėrisht tė tretės ndaj tė dytės dhe tė parės. Kjo mė frikėsonte, ndaj nė pėrmbyllje tė veprės “Lidhja Shqiptare ‘Besa – Besėn’ nė burimet serbe 1893-1902”, pėr pėrvojė historike tė dobishme, saktėsova: “Pėrgatitja e Kuvendit tė Pejės me njė konspiracion aq tė thellė, formimi i Lidhjes Shqiptare ‘Besa – besėn’ me njė konspiracion aq tė madh, marrja e vendimeve historike aq tė rėndėsishme, pėr Ardhmėrinė e Shqipėrisė mbi tėrėsinė e viseve etnike e historike shqiptare, kanė bėrė qė Kuvendi shqiptar i Pejės, Lidhja Shqiptare ‘Besa-besėn’ dhe Haxhi Mulla Zeka tė mbesin mėsim dhe frymėzim pėr popullin shqiptar nė Luftėn e tyre tė papėrfunduar – pėr Shqipėrinė Etnike, pėr tė cilėn u pėrpoq dhe u flijua Mulla Haxhi Zeka me bashkėmendimtarėt, apostuj nė Altarin e Lirisė sė Shqipėrisė qė po lindet”.

Nga pjesa e dytė e vitit 1996 i hyra pėrgatitjes sė kronikės pėr Lėvizjen Gjithėpopullore pėr Faljen e Gjaqeve, tė Plagėve dhe tė Ngatėrresave. Tė gjitha pėrpjekjet i rendita nė drejtim qė tė krijoja njė si testa­me­nt tė popullit, njė platformė politike pėr domosdoshmė­rinė e Luftės pėr Ēlirimin Kombėtar Shqiptar tė Kosovės dhe tė viseve tė tjera nėn administrimin shtetėror tė Serbisė, tė Malit tė Zi, tė Maqedonisė dhe tė Greqisė. Mėtoja ndikimin nė partitė politike legale dhe nė organizatat politiko-ushtarake ilegale pėr shkrirjen e tyre nė njė front politiko-ushtarak tė pėrbashkėt nė frymėn qė dominoi nė Lėvizjen e pajtimit kombėtar pėrmes shuarjes sė hasmėrive.

Nė kėtė frymė i bėra njė vėshtrim qortues edhe Organit tė LKĒK-sė “ĒLIRIMI-Numėr i jashtėzakonshėm janar 1997”, i cili pasqyronte, pa dorėza, kaosin nė organizimin politik e luftarak. Mė frikėsonte posaēėrisht fraksionizmi, mosuniteti, nė Lėvizjen ēlirimtare ilegale tė armatosur, ngurrimi pėr t’u bashkuar pėrreth UĒK-sė me “Shtabin Qendror” nė “Zonėn operative nr.1” tė Drenicės.

Meqė kisha informata se njėsiti i UĒK-sė nė Drenicė po bėnte ushtrime ushtarake pėr ditė me diell dhe se po pėrgatitej pėr luftė ballore ushtarake me njėsitė policoro-ushtarake tė pushtuesit, nė tribunėn me rastin e Shtatėvjetorit  tė Kushtetutės sė Kosovės nė Medresėn “Alauddin”, tė ftuar nga Partia Parlamentare e Kosovės, Rugovės dhe puthadorėve tė tij, tė cilėt i konsideroja edhe katalizatorė tė pėrēarjeve nga “kreu politik” deri nė “elektorat”, dhe frenues tė pėrpjekjeve pėr Ēlirimin e Kosovės, u dėrgova kėtė mesazh:

“…Ndodhi Lėvizja popullore masive e viteve 88/89, qė lėkundi dheun nėn kėmbėt e okupatorit, por kreu pushtetar e politik i Kosovės nuk u kthjellė; Ndodhi Lėvizja pėr bashkimin kombėtar politik e luftarak e viteve 90/92, kurse krerėt e partive politike alternative, me Rugovėn strumbullar, as mund tė ulėn pėrreth njė tavoline, pėr interesa tė ēlirimit kombėtar tė Kosovės dhe tė tokave shqiptare tė tjera.

Ish-Kuvendi i rebeluar i Kosovės Socialiste me pėrkrahje tė masave, nxori Kushtetutėn e Republikės sė Kosovės (2 korrik 1990), legjitimoi pluralizmin politik, legjitimoi Referendumin pėr statusin e Republikės sė Kosovės(26-30 shtator 1991) dhe legjitimoi Zgjedhjet e lira parlamentare e presidenciale(20 maj 1992). Por, ndodhi ajo qė mund tė haset vetėm te popujt qė nuk meritojnė lirinė. Ata qė morėn besimin, votėn, kurrė nuk mbėshteten nė jetė Kushtetutėn, shkelėn mbi rezultatet e Referendumit, nuk formuan njė trup politik drejtues tė pėrbashkėt pėr tė gjitha viset shqiptare tė aneksuara Serbisė, Maqedonisė dhe Malit tė Zi.

Ndodhi ajo qė mund tė ndeshėt vetėm te ky popull i hutuar, i manipuluar: “Pushteti” i dalė nga vota “e lirė” e popullit, defaktorizoi ish-Parlamentin qė legjitimuan pluralizmin politik, Kushtetutėn, Referendumin, Zgjedhjet e lira – ish-kuvendarėt i nxori nė mėrgim, nė ekzil, dhe vetė kurrė tė mos mblidhet, e kėshtu ta mbajė peng lirinė dhe ardhmėrinė e Kosovės.

Ndodhi e po ndodh edhe ajo qė nuk mund tė haset nė jetėn e asnjė shteti nė themelim: “Presidenca” dhe “Qeveria”, pjellė e tė njėjtės votė tė tė njėjtit elektorat, tė ndjekin rrugė drejt “lirisė” dhe “pavarėsisė” diametra­lisht tė kundėrta. “Presidenti” dhe “Premieri” nė pėrpje­k­jet pėr “ēlirim” dhe pėr “shtetin e Kosovės” tė kthehen njėri kundėr tjetrit, deri nė armiqėsi harbute. E, sot, skena jonė politike dhe shtetėrore po i ngjason njė shfaqjeje komedio-tragjedike, ku sufleri, pra kėshilltari i “Presidentit”, tė shfaqet nė rolin e ministrit tė arsimit, po ndodhė qė “Presidenca”, kreu i LDK-sė, tė distancohet nga Universiteti, nga tempulli i ardhmėrisė.

Dhe, ēka s’po ndodhė, vetėm se asgjė pėr lirinė. Fajtor pėr tė gjitha ėshtė “presidenti”, ėshtė Rugova, i fshikėzuar nė Kullėn e fildisht, pa komunikuar me elektoratin as me popullin.

I thash tė gjitha kėto, kėtu, sepse nuk kam arritur t’ia them, para syve, ish kolegut tim, Rugovės, nė ngritjen e tė cilit dhashė kontribut. Kam shpresėn se Ai ka kėtu ndonjė tė besueshėm dhe do t’ia pėrcjellė me besnikėri kėto qė i thash dhe konstatimin nė vijim: Presidenti Rugova duhet ta dijė se popullit i ėshtė mbushur kupa. Fundi i kėtij viti mund tė shėnojė shpėrthimin e Rebelimit tė popullit, me pėrmasa tė pėrmbytjes. Dhe, Ai qė do tė gjendet nė rolin e frenuesit, nė rolin e penguesit, do ta pėsojė, por edhe elektorati i tij do ta paguajė haraēin e votės sė tij tė “lirė” e “demok­ratike”.

Zotėrinj, Lufta pėr Lirinė ėshtė e paevitue­shme…!”

Realisht, kėso kohe po e pėrfundoja kronikėn: Lėvizja Gjithėpopullore Shqiptare pėr Faljen e Gjaqeve 1990-1992, e formuluar me njė pėrkushtim qė ajo tė sheshonte platformėn politike tė Lėvizjes sė armatosur pėr ēlirimin kombėtar demokratik tė Kosovės. Meqė shihja qartė se krerėt e skenės politike pluraliste tė Kosovės sa vinte dhe po largoheshin tmerrėsisht nga fryma politike e Lėvizjes sė pajtimit, pėr moto tė veprės nxora amanetin e njė falėsi gjaku tė babės: “…Prej sotit, pėr lirinė e Kosovės jam gati ta jap edhe shpirtin, edhe fėmijėt, vetėm, Ju lutem, tė mos na tradhtoni Ju, udhėheqėsit…!”

Ishte kjo edhe kėrkesė dhe lutje imja. Nė pėrmbyllje tė kronikės, mė 12 korrik 1997, konstatova: “Me mbylljen e kėsaj Lėvizje qė zgjati mbi dy vjet, u kurorėzua me suksese historike njė ndėr kapitujt mė tė rėndėsishėm tė historisė sė integrimit tė kombit shqiptar.

Nė kėtė Lėvizje kombi shqiptar u pėrgatit pėr tė hyrė nė periudhėn tjetėr jetėsore – pėr finalizimin e pėrpjekjeve shekullore pėr Lirinė e Kosovės dhe tė tokave shqiptare tė aneksuara vendeve fqinje; Serbisė, Malit tė Zi, Maqedonisė dhe Greqisė, e pėr bashkimin e Shqipėrisė Etnike dhe historike.

Pėr kėtė kėrkesė jetėsore tė kombit shqiptar, nė odat e pajtimit dhe nė Tubimet e pajtimit janė betuar, mbi flamurin kombėtar, mbi 1.715.380 veta; tė rinj e tė reja, nėna e baballarė, qė do tė thotė mbi 78% tė banorėve tė Kosovės, pėrkatėsisht rreth 52% e shqiptarėve nėn zgjedhėn koloniale tė Serbisė, tė Maqedonisė dhe tė Malit tė Zi.

Gjaku i derdhur pėr Liri dhe gjaku i falur pėr Liri – ėshtė pengu i Lirisė; Sanguis heroum semen libertatis!”- qė kthyer shqip, thotė: “Gjaku ėshtė fara e Lirisė!”

Tashti numri i tė rėnėve pėr Liri nga radhėt e UĒK-sė sa vinte e shtohej. Nė tė Pamėn madhėshtore pėr dėshmorin Adrian Krasniqi, i rėnė nė Kliēinė tė Dukagjinit, mė 16 tetor 1997, fati mė nxori nė krye tė pėrfaqėsuesve tė Institutit Albanologjik pėr kryeshėndosh. Nė pyetjen qė mu drejtua nga kreu i odės: “A jemi afėr Lirisė, o Profesor?”, iu pėrgjigja, pa ekuivokė: “Jemi nė fillim, vetėm sa e kemi bėrė niet pėr ēlirim. Dhe, pėr derisa okupatori na vret dhe na lejon t’i varrosim Dėshmorėt, e tė bėjmė tė Pame si kjo, liria ėshtė larg. Kosova do tė ēlirohet nė ato momente kur okupatori tė mos na lejojė varrimin e Dėshmorėve tanė tė Lirisė. Ajo ditė nuk ėshtė larg…!”.

Dhe, mė 26 nėntor 1997, ndodhi ndeshja e parė ballore ushtarake e Njėsitit tė UĒK-sė sė Drenicės me njėsitė policoro-ushtarake tė pushtuesit nė afėrsi tė Kryqat e popit, nė Llaushė. Atė ditė, duke komentuar atė ngjarje para shumė vetave nga xhemati i mėsuesit Selim Spahiu, nė Skenderaj, theksova: “Shpirti i Mėsuesit tonė shkoi qetėsisht nė Qiell, i shoqėruar me krismat pakėthim tė pushkėve tė Lirisė, tė cilat i priti tėrė jetėn…!”

Kėtu nuk ėshtė tepėr tė konstatohet se edhe e tėrė puna e “Sesionit Pėrkujtimor” Lėvizjes Kombėtare Shqiptare nė Tiranė, kushtuar Mulla Idris Gjilanit, mė 20 dhjetor 1997, u zhvillua nė frymėn e luftės gjithėkombėtare me tė gjitha mjetet, pėr realizimin e aspiratave dhe tė programit tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, tė Kryengritjes sė Madhe tė Kosovės tė vitit 1912, nėn Hasan Prishtinėn – pėr Autoniominė e Shqipėrisė, dhe tė Mbrojtjes Kombėtare tė KosovėsIljaz Agushit, tė Shaban Palluzhės, tė Ymer Berishės dhe tė Halim Oranės.

Nė fjalėn time, theksova qartė: “Kosova ėshtė nė prag tė shpėrthimit tė Luftės sė pėrgjithshme pėr Ēlirimin Kombėtar nėn udhėheqjen e UĒK-sė, dhe se sintagma programore e LDK-sė – ‘pėr zgjidhjen paqėsore tė Ēėshtjes sė Kosovės’, mė nuk ka asnjė kuptim. Tashti, po troket ora e momentit historik tė Luftės pėr Ēlirimin e Kosovės dhe bashkimin e Shqipė­risė Etnike me tė gjitha mjetet qė disponon kombi shqiptar…!”

Meqė ky mesazh imi, pėr shkak tė pėrēarjeve nė skenėn politike shqiptare, ishte zė nė shkretinė, nė Intervistėn ekskluzive me rastin e Vitit tė Ri 1997 pėr gazetėn “Flaka”, shtrova kėrkesėn: “Dhe, pėr realizimin e aspiratave tona jetike duhet qė edhe ne t’ua ngrisim laurėn dobėsive dhe lėshimeve qė po e pėrcjellin jetėn tonė politike nė nivel tė Kombit. Na duhet fronti demokratik dhe jo parti e tarafe, nė esencė antikom­bėtare”.

Mė 20 janar 1998 njėsitė speciale tė Serbisė mėsyn Prekazin e Ahmet Delisė tė vitit 1912. Mediet vendore e botėrore informuan gjerėsisht se Shaban Jashari me djemtė, ia ktheu pushkėn Serbisė dhe se mė nuk njohin pushtetin e okupatorit serb. Dhe, Luftėn mė tė madhe e zhvillova, me shumė kolegė, nė Institutin Albanologjik, pėr t’ua kthjellur mendjen qė tė kuptonin se zėri i Shaban Jasharit ishte kushtrimi shqiptar, qė vinte nga historia pėr ēlirimin kombėtar tė Kosovės dhe pėr bashkimin e Shqipėrisė Etnike, se Lufta pėr Ēlirimin e Kosovės nėn Flamurin e UĒK-sė ėshtė kėrkesė kombėtare e pashkelshme dhe e pashtyeshme.

Nė funksion tė kėtij amaneti qė vinte nga historia, mė 2-16 shkurt 1998, nė “Bujku” e botova fejtonin me mbititull: “Tetėvjetori i Lėvizjes pėr pajtimin kombėtar”. Ky ishte teksti shqip i rezymesė anglisht i kronikės nė dorėshkrim:“Lėvizja Gjithėpopullore Shqiptare pėr Faljen e Gjaqeve  1990-1992” me njė pėrfundim tė ri, tė shkruar mė 4 shkurt 1998, nė funksion tė Kushtrimit tė  Shaban Jasharit:

“Kaluan tetė vjet nga fillimi i Lėvizjes dhe po kalojnė gjashtė vjet nga pėrmbyllja simbolike e saj me Kuvendin III, kur Lėvizja pėr faljen e gjaqeve dhe tė hasmėrive tė tjera u vu nė rrugė pėr t’u institut­cionalizuar si instrument paqeruajtės dhe paqekrijues tė pajtimit dhe tė bashkimit politik demokratik kombėtar shqiptar tė Republikės sė Kosovės. Shkaqet qė nxitėn lindjen dhe zhvillimin e kėsaj Lėvizje, qartė politike kombėtare shqiptare, sa erdhi dhe nuk pushuan sė ekzistuari, por ēdo ditė e mė shumė u rritėn, u komplikuan, e po ftojnė: Hej shqiptarė, sot dy sy janė pak pėr t’i parė tė gjitha rreziqet qė po tė vėrsulen. Bėhu me fytyrėn e Junusit, nė tė katėr anėt sy gapėrr, bashkohu pandashėm nė ideale e nė veprime, pa dallim gjinie, moshe, feje, krahine. Kufijtė shtetėror me tė cilėt tė copėtoi Evropa, bėri hiēgjė me vullnet, me sakrificė pa ēmim – pėr ardhmėrinė shqiptare dinjitoze, zotėrues nė plėngun tėnd etnik! Ky ėshtė urdhėr nga betimi mbi Flamurin e Gjergj Kastriotit – Skėnderbeut i mbi Njė milion e shtatėqind mijė shqiptarėve nė Kuvendet e pajtimit kombėtar tė Motit tė Madh 1990-1992.

Lėvizja pėr Faljen e Gjaqeve e tė hasmėrive midis individėve, familjeve e vėllazėrive, e iniciuar nga pjesa mė e ndėrgjegjėsuar kombėtare, studentėt, dhe e drejtuar nga inteligjencia patriotike universitare pa ngjyrime politike, Lidhjen Demokratike tė Kosovės, e cila ishte vetėm njė distancim politik alternativ nga Lidhja Komuniste e Jugosllavisė, e ngriti nė Lėvizje Shqiptare Demokratike qė siguroi 2 Korrikun 1990, 7 shtatorin 1990, 26-30 shtatorin 1991 dhe 24 majin 1992. Tė gjitha kėto patėn ndikim madhėshtor nė ndryshimet e sistemit politik, pa luftė e gjakderdhje, nė pjesėn e Shqipėrisė londineze, krijesė evropiane antishqiptare.

Mirėpo, klasa politike nė tė dy pjesėt e Shqipėrisė Etnike, nė atė londineze dhe nė pjesėn e aneksuar Jugosllavisė versajase-avnojiste, sikur u bė e shurdhėr para kėshillės nga urtia e popullit: “Ujėt flenė, e armiku nuk flenė…!” Nė Shqipėrinė londineze, ku duhej tė gjendej mbėshtetja pėr masėn shqiptare liridashėse tė pjesės nėn okupimin jugosllav, kėrkesa pėr ndryshimin e sistemit politik, e aprovuar burrėrisht nga nomenklatura drejtuese e PPSH-sė, u keqpėrdor nga klasa demokratike mimikri komuniste. Ndryshimi u kuptua si rast pėr dėnim barbar tė sė kaluarės, duke pėrfshirė edhe tė ardhmen e pjesės shtetėformuese tė Shqipėrisė dhe kėshtu “demok­ratėt” vetė e pėrgatiten kthesėn e pėrgjakshme tė nomen­k­la­turės sockomuniste me prirje politike kozmopolite, qė ishte dhe ėshtė kujdestare e fqinjėve albanofobė tė pėrkrahur nga Evropa, shtrigė e Gjergj Fishtės.

Fuqitė evropiane tė vendosjes, e tashti edhe SHBA-tė, sikur i janė besnikė udhėzimit tė frėngut antishqiptar, Sharl Loazo, nga fillimi i shek. XX: ‘Ēėshtja shqiptare e copėzuar nė disa pjesė dhe e zvogėluar, do tė pushonte tė trondiste Evropėn’!?!

Dhe, Evropa dhe SHBA-tė, duke shkatėrruar Jugosllavinė titiste, Ēėshtjen shqiptare tė ndarė nė tri pjesė me Traktatin e Londrės, tė Versajės, tė Jaltės, me Londrėn e re, me Versajėn e re dhe me Dejtonin, e ndanė paturpėsisht nė gjashtė pjesė. Kėshtu, sot, populli shqiptar mė homogjen se akėcili popull nė trojet e veta etnike, u copėtua, u copėzua, u shkelė dhe u nėpėrkėmbė barbarisht, vetėm e vetėm pėr t’i plotėsuar apetitet e pangopshme tė fqinjėve: grekė, bullgaro-maqedonė, serbė dhe malazias dhe e gjithė kjo nė emėr tė demok­racisė, tė paqes?!!!

Lėvizja pėr Faljen e Gjaqeve dhe tė hasmėrive e viteve 1990-1992, e bashkoi popullin shqiptar nėn robėrinė sllave pėr t’i thėnė Evropės dhe SHBA-ve njė JO tė madhe kundėr copėtimit tė Shqipėrisė Etnike, njė PO tė madhe Luftės pėr ēlirimin dhe bashkimin e Shqipėrisė Etnike. Mbi njė milion e shtatėqind mijė shqiptarė tė betuar nė Kuvendet e pajtimit kombėtar, ishin e janė ushtarė tė asaj force politike e luftarake qė do ta mbante lartė Flamurin e ēlirimit dhe tė bashkimit tė popullit shqiptar, tė Shqipėrisė Etnike, pa ēmim.

Mirėpo, porosinė e kėtij Betimi, siē e vėrtetoi koha, e nėpėrkėmbi klasa politike shqiptare dhe veēanėrisht partia – shtet, nė tė dy pjesėt e Shqipėrisė. U tregua jopjekuri politike e drejtuesve tė Lėvizjes sė Motit tė Madh qė fitoret; homogjenizimin politik, bashkimin e masave, paqen gjithėshqiptare i la nė duar tė LDK-sė dhe tė presidentit tė Republikės sė Kosovės, tė manipuluar nė mėnyrė tė pabesueshme nga njė klan, i cili ka qenė inekzistent pėr Lėvizjen shqiptare tė Motit tė Madh 1990-1992, e i cili, si i porositur, po rrėmihė nė themele tė jetės institucionale shtetėrore tė Republikės sė Kosovės. Ky klan ėshtė fajtor pėr faktin se sot “Dhjetė shqiptarė kanė dymbėdhjetė mendime…!?” – siē vėrejti njė mik i popullit shqiptar.

Nė fund, autori i kėtij fejtoni, njė veprimtar i Lėvizjes pėr Faljen e Gjaqeve, nė emėr tė mbi Njė milion e shtatėqind mijė shqiptarėve tė betuar Kuvendet e Pajtimit Kombėtar, mė 1990-1992, Fuqive tė vendosjes: SHBA-ve, Rusisė, Gjermanisė, Francės, Anglisė dhe botės demokratike ua drejton vetėm njė pyetje:

“A ka tė drejtė nė shtet kombi shqiptar, aq sa kanė fqinjėt e tij?

Dhe, nė fund, njė sugjerim pėr klasėn politike shqiptare dhe pėr Fuqitė e vendosjes: Ata qė e ngritėn popullin shqiptar nė Lėvizje mė 1990 – pėr tė drejtėn nė vetėvendosje, ende janė nė pritje tė rezultateve tė politikės paqėsore tė dr. Ibrahim Rugovės. Konstatimet qė tashti vijnė si qortim se, sa vjen e “pozicionet e Ibrahim Rugovės dhe tė LDK-sė” po dobėsohen, nuk janė as pėrkrahje, as preventivė. Vdekja kolektive ėshtė mė pak e keqe se robėria e pafund!”

Dhe, mė 28 shkurt 1998, ndodhi Tragjedia e Likashanit. Krismat Te Gjashtė Lisat shėnuan kthesėn vendimtare nė opinionin kombėtar e ndėrkombėtar pėr Ēėshtjen Shqiptare tė Kosovės. Nuk dėshiroja tė fshihja rėndėsinė historike tė kėsaj Tragjedie pėr ardhmėrinė e UĒK-sė, ndaj si anėtar i Grupit tė intelektualėve tė Drenicės, tė pranuar nė Zyrėn Informative tė SHBA-ve nė Prishtinė, mė 1 mars 1998, shefit tė kėtij misioni, Richa­rd Haecheb, i konstatova:

“Zotėrinjtė u folėn pėr pėrmasat e mundshme tė Tragjedisė qė po zhvillohet sot nė Drenicė, duke pasur parasysh urrejtjen shoviniste tė serbėve pėr shfarosjen e shqiptarėve, veēanėrisht tė atyre tė kėtij Visi.

Ndėrkaq, unė do t’u ofroj disa tė dhėna pėr karakterin e ngjarjes dhe pėr vendin e ngjarjes. Duhet ta keni tė qartė: Sot, me Gjakderdhjen e Likashanit, filloi kryengritja pėr ēlirimin nga okupatori serb. Drenica ėshtė njė rrafshnaltė me 105 fshatra, ėshtė djepi ku kanė filluar tė gjitha ngjarjet me rėndėsi kombėtare shqiptare. Nė maje tė maleve qė e rrethojnė ka 22 topogėrmadha tė kalave tė periudhės dardane, dėshmi se ajo ishte njė si kėshtjellė ilire nė mesin e Dardanisė antike e romako-bizantine.

Drenica i pėrballoi okupimit mesjetar serb, u ruajt pastėr shqiptare etnike. Manastiri i Deviqit, mbi tė cilin aktualisht ka vu dorė kisha serbe, ėshtė monument i kulturės shqiptare tė periudhės paraislame. Popullsia edhe pas kalimit nė Islam, e nderoi, e respektoi dhe e ruajti si njė tempull tė vetin.

Shqiptarėt e Drenicės i dhanė grushtin e parė vasalitetit osman-turk. Vrasėsi i Sulltan Muratit I, nė ditėn hipotetike tė Luftės sė Kosovės tė vitit 1389, ishte krahinari shqiptar, Milosh Nikolla nga Kopiliqi i Drenicės.

Dhe, mbi 500 vjet tė robėrisė osmane, turqit kurrė nuk arritėn tė shtronin Drenicėn. Asnjė turk nuk nguli nė kėtė vis dhe aty u pėrgatit Kryengritja e Pėrgjithshme Shqiptare pėr Pavarėsinė e Shqipėrisė mė 1912. Ideatori e udhėheqėsi i kėsaj kryengritje, Hasan Prishtina, ishte me prejardhje nga Drenica dhe Ai, nė Prekaz tė Drenicės, shkrepi pushkėn kushtrimore tė Kryengritjes sė pėrgjithshme shqiptare pėr pavarėsinė e Shqipėrisė, e cila, aso kohe, ende kishte njė sipėrfaqe prej 90.270km2.

Ju, Zotėri, i dini rezultatet e Konferencės sė Ambasadorėve nė Londėr, mė 1913. Evropa, pėr interesa tė pansllavizmit rus, Shqipėrisė i bėri copėtimin me pasoja tė pėrjetshme pėr kombin shqiptar dhe pėr qetėsinė e Ballkanit. Krijoi shtetin shqiptar nė njė vis anėsor, me njė sipėrfaqe mė pak se njė e treta nga Shqipėria Etnike, duke lėnė jashtė kėtij shteti Piemontin e kombit shqiptar, Kosovėn historike, e cila mė 1878 kishte rreth 43.400 km2, kurse mė 1912 pati 32.900 km2, me qendrėn administrative, politike, ekonomike e kulturore nė Shkup.

Pas Luftės sė Parė botėrore Drenica ishte qendra e Lėvizjes sė armatosur shqiptare antijugosllave, e quajtur Lėvizje kaēake, nė krye me komandantin legjendar Azem Bejtė Galicėn, dhe Drenica me nė krye Shaban Palluzhėn i dha grushtin e parė pushtetit kominternist tė Jugosllavisė sė Titos, mė 1945. Drenica ishte Zona e Parė e organizatės politiko-ushtarake Nacional-Demokratike Shqiptare tė viteve 1945-1951. Dhe, tė gjitha organizatat politike dhe ushtarake ilegale shqiptare antijugosllave tė Kosovės, tė viteve ‘60-90-ta, nė Drenicė kanė pasur veprimtarė tė shquar.

Pushtuesin serbo-sllav asnjė vis shqiptar nuk e frikėson dhe nuk e iriton sa Drenica, ndaj e ka lėnė si visin mė tė pazhvilluar, dhe e ka mbajtur nėn presion e shtypje nacionale, sociale e politike serbe tė pėrhershme. Sot, jeta e ēdo shqiptari tė Drenicės nuk vlen mė shumė se vlera e njė plumbi. Ēdo serb mund tė vrasė cilindo drenicas, e tė mos merret nė pėrgjegjėsi, pėrkundrazi tė shpėrblehet.

Kėshtu, nė pozitėn qė ėshtė sot popullsia e kėtij visi, ajo me Luftėn nuk ka se ēka tė humbė, pėrpos prangave tė robėrisė mė barbare, ndaj ndonėse duarthatė, mund t’i bashkohet akėcilit grup militaristė qė premton lirinė.

Dhe, nė fund, tė rikonstatojė faktin historik se, ēdo herė kur ėshtė ngritur Drenica, ėshtė tundur Kosova dhe janė lėkundur tė gjitha viset shqiptare nė Ballkan dhe nė mėrgatė. Ajo tashti ėshtė nė ngritje dhe lufta gjithėshqiptare pėr lirinė dhe bashkimin e tokave shqiptare do tė jetė e pashmangshme…!”

Me 5-6 mars 1998 u ngrit Epopeja e flijimit tė Jasharajve tė Prekazit - pėr lirinė e Kosovės dhe bashkimin e kombit shqiptar. Kėso kohe sapo i kisha siguruar mjetet pėr botimin e kronikės sė Lėvizjes sė pajtimit. Nga frika se kryengritja do tė lokalizohet vetėm nė Drenicė dhe se do tė shuhet me strategjinė serbe tė tokės shqiptare tė djegur tė viteve 1877/78, me njė bekim tė kreut politik tė LDK-sė dhe tė grupimeve politike satelite tė saj tė shfaqur botėrisht, nė faqen gjashtė, tė bardhė tė veprės, pas pėrkushtimit, solla foton me legjendė: “Gjashtė Lisat e Likashanit, 28 shkurt 1998”, me konstatimin poetiko-artistik, amanet pėr brezat:

“Sapo e pėrmbylla kėtė kronikė

tė pajtimit e tė betimit,

u nis Dasma e madhe nė Drenicė…

Pėrtej Gjashtė Lisave t’ Likashanit

u mbėltuan fidanėt e rinj.

- Juve, o dėshmorė t’shkurt – marsit

tė lirisė dhe tė pavarėsisė,

kėtė pėrmendore tė pėrjetėsisė…!”

Tragjedia e Likashanit dhe Epopeja e Flijimit tė Jasharajve do tė relativizohen, ēuditėrisht, nga kreu i LDK-sė dhe mė 22 mars 1998, “presidenti” Rugova luajti tragji-komedinė mė absurde qė njohu historia e lindjes sė shteteve tė lira. Mbajti Zgjedhjet “parlament­tare” dhe “presidenciale”, edhe pėr kundėr faktit se territori i disa komunave tė pjesės qendrore tė Kosovės: tė Skenderajt, tė Gllogocit, tė Klinės, tė Malishevės etj. mbaheshin nė shtetrrethimin mė tė pėrgjakshėm, dhe UĒK-ja, nė kėto vise, bėnte  luftė ballore me forcat e pushtuesit serb. Dhe, familja ime ishte e vetmja, nė Lagjen e Normales, e cila nuk doli nė “Zgjedhje”, dhe isha njėri ndėr tre a katėr punėtorėt e Institutit Albanologjik, tė cilėt, duke u distancuar nga rugovizmi ledekeist, u identifikuan haptazi me uēekeizmin, me Luftėn ēlirimtare.

Pas daljes nga shtypi tė kronikės sė Lėvizjes sė Pajtimit, nė “Derė tė  Presidencės”, si zakonisht, mė 25 maj 1998, i dėrgova dy ekzemplarė. Nė pėrkushtim i konstatova: “Ish-kolegut shumė tė respektuar, presidentit aktual tė Kosovės, z. Ibrahim Rugova, me respekt dhe me shpresė se, me kėtė amanet, mund t’i ndihmoj sė paku diēka nga ajo qė mund t’i ndihmohet. Suksese nė pėrpjekjet pėr Liri!”

Realisht, sa vinte dhe ngjarjet zhvilloheshin me shpejtėsi tė paparashikueshme nė favor tė masivizimit tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Bashkėsia Ndėrkombė­tare, me SHBA-tė gjenerator, u vu nė lėvizje pėr ta njohur problemin nga baza, dhe Ēėshtjes sė Kosovės, qė rrėshqiste drejt Krizės botėrore, pėr t’i dhėnė zgjidhjen e mundshme mė tė lehtė. Me dėshirė t’i vija njohuritė e mia historiografike dhe politike nė shėrbim tė pėrpjek­jeve politike e luftarake tė UĒK-sė, kėrkova pranim nė Zyrėn Informative tė SHBA-ve nė Prishtinė. Kjo do tė realizohet mė 27 maj 1998, njė ditė pasi “presidenti Rugova” arriti pėr rekuizitė nė Nju Jork.

Akordimi nga Misioni i SHBA-ve i ditės sė pranimit tim me kohėn e qėndrimit tė z. Rugova nė SHBA, nuk e konsideroja rastėsi. Shoqėrues, e njėherit pėrkthyes, kisha ndėrmjetėsuesin pėr pranim, z. Avni Spahiun, kryeredaktor i gazetės Rilindja, kurse interesimin pėr kėtė pranim tė zyrtarėve tė SHBA-ve tė angazhuar nė Krizėn e Kosovės e tregoi prania jo e rastėsishme e Sekretarit tė Dytė Ambasadės sė SHBA-ve nė Beograd, z. Nicholas Hill.

Kishim me vete njė pako me vepra dhe studime shkencore, tė mia, me rezyme nė gjuhė tė huaja, dhuratė pėr fondin e Bibliotekės sė Kongresit Amerikan. Ato i kisha radhitur nė shtrirje kronologjike tė ngjarjeve sipas problemit qė trajtonin, si njė dosje komplete e dėshmisė, se Kosova ėshtė pjesė e Shqipėrisė Etnike dhe djep i integrimit tė popullit, tė gjuhės, tė kombit dhe tė shtetit nacional shqiptar, i cili me dhunė ndėrkombėtare ushta­rake e politike, mė 1913, u spostua dhe u pėrkufizua nė periferi tė Piemontit tė truallit etnik.

Konstatimet nė gjatėsinė e njė periudhe pėr problemin qė ishte trajtuar nė ato studime e vepra, ishin konceptuar si njė diktim pesėmbėdhjetėminutėsh pėr gjenezėn e Krizės sė Kosovės, si pjesė e pandashme e Ēėshtjes shqiptare tė pazgjidhur. Kjo zgjoi interesim tė vėrejtur tė z. N. Hill: “Kam kėnaqėsi tė veēantė qė rastisi tė takohem, pėr tė parėn herė, me njė historian shqiptar. Ndaj nėse mund tė ndani pak kohė tė ēmueshme, tė na informoni mė gjerėsisht pėr problemet me ndikim nė pėrqasjet pėr zgjidhjen e Krizės sė Kosovės…!”

U gjenda nė pozitėn e dėshiruar. Nė njė ambient plotėsisht miqėsor, pasuen pyetjet nė shtrirjen krono­lo­gjike tė problemit tė konceptuar nė paraqitjen time dhe pėrgjigjet sipas metodės sė diktimit. Pyetjet kryesisht vinin nga N. Hill, por shėnime tė plota mbante edhe z. Haecheb. Dhe, bashkėbisedimi edhe pėr rreth 35 minuta doli si njė mėsim historiografik pėr demistifikimin e Mitit serb tė Kosovės.

Pėr kėtu mjaftohemi me konstatimin: Pjesa e kėsaj vepre “Ēėshtja e Kosovės ėshtė problem i krijuar ndėrkombėtarisht dhe duhet tė zgjidhet ndėrkombė­ta­risht!”, paraqet kornizat e argumentuara tė pėrmbajtjes sė pėrgjigjeve, pėrveē tė pesė pyetjeve nė atė “bashkė­bisedim”. Ndaj, kėtu do tė ndalem vetėm nė pyetjet- pėrgjigjet qė nuk kisha arsye politike t’i bėja publike aso kohe, e  tė cilat sikur janė ruajtur pėr kėtė vend:

Nė pyetjen: “ A kishin ēfarė lidhjesh midis tyre Millosh Kopiliqi dhe i ati i Skėnderbeut?”, fola shkurt: “Ishin vėllezėr tė gjakut e tė gjuhės. Miloshi dhe Ivani ishin tė njė riti ortodoks, dhe kishin tė njėjtat ideale, tė ēlirimit tė Shqipėrisė tė posa dalė nga robėria mesjetare nemanide serbe...”

Nuk ma punoi goja tė thoja tė vėrtetėn se, i dyti ishte nė taborin e  Muratit, e pikėrisht vasali  i njohur nė burimet osmane - “srf Hamza”.

Pyetjet e tjera, tė fundit tė z. Hill, mė dhanė rast tė marrė, tė thuash hapur, anėn e luftės sė UĒK-sė, si kėrkesė jetėsore, ekzistenciale tė shqiptarėve nė Kosovė dhe tė ardhmėrisė sė kombit shqiptar nė pėrgjithėsi.

Pyetjes: “Cila ėshtė zgjidhja e Krizės sė Kosovės sipas Jush?”, iu pėrgjigja: “Zgjidhje e vetme fatlume, edhe pėr qetėsinė afatgjate tė Ballkanit dhe tė Evropės, ėshtė pėrkufizimi i shteteve ballkanike nė territorin etnik tė kombeve. Meqė imperializmi evropian, gjatė shekullit XIX dhe pjesės sė partė tė shekullit XX, ka krijuar korniza territoriale shtetėrore pėr interesa gjeostrategjike tė pansllavizmit rus, nė dėm tė Shqipėrisė Etnike dhe tė kombit shqiptar, korrigjimi i kėsaj dhune ndėrkombėtare aktualisht ėshtė i parealizueshėm. Ndaj, preferoj njė zgjidhje kalimtare me zgjidhjen e Krizės sė Kosovės nė dobi tė zgjidhjes sė Ēėshtjes shqiptare nė tė ardhmen”.

Nė pyetjen: “Cila ėshtė ajo zgjidhje kalimtare dhe kush mund tė firmosė aktualisht pėr atė zgjidhje nga ana shqiptare e Kosovės?”- u pėrgjigja: “Nuk e konsideroj vetėn kompetent tė shfaqi mendimin pėr pjesėn e parė tė pyetjes, kurse pėr pjesėn e dytė kam mendim tė mbėshtetur nė analizat e mia tė gjendjes politike e luftarake aktuale nė Kosovė.

Qartė, deri me Tragjedinė e Likashanit dhe me Epopenė e Prekazit pėr Statusin e Kosovės ka pasur mandat dhe ka mundur tė flasė presidenti i zgjedhjeve legjitime tė Kosovės tė vitit 1992. Tashti kur doli UĒK-ja si njė forcė luftarake me tė cilėn po identifikohen masat mė vitale tė popullit -  “Tė gjithė jemi UĒK!”, tashti kur sė paku njė e treta e Kosovės ka pėrjetuar Strategjinė serbe tė tokės shqiptare tė djegur, sintagma “Zgjidhje paqėsore e Ēėshtjes sė Kosovės”, pėr tė cilėn ėshtė angazhuar z. Rugova, nuk ka asnjė kuptim. Pėr Ēėshtjen e Kosovės dhe statusin shtetėror kalimtar tė saj tashti duhet e mund tė vendos njėnia UĒK – Rugova”.

Dhe, pasoi pyetja: “Sipas Jush, Ēėshtja e Kosovės nuk mund tė zgjidhet pa ndėrhyrje Ndėrkombėtare. Ēka kėrkoni nga Perėndimi?”

Theksova: “Mė parė thash se Ēėshtja e Kosovės ėshtė problem i krijuar ndėrkombėtarisht, ndaj duhet tė zgjidhet ndėrkombėtarisht! Aktualisht Kosova ėshtė nė luftė me Serbo-Jugosllavinė, dhe kombi shqiptar ėshtė pėrballė kombit serb e mė gjerė, sllavo-ortodoksė.

Ndaj, nga Perėndimi dhe bota demokratike liridashėse kėrkojmė pėrkrahje morale, mbėshtetje politiko-diplomatike dhe ndihmė materiale. Kjo e fundit nėnkupton armatosjen e popullit shqiptar me armėt e duhura pėr mbrojtjen e ekzistencės fizike dhe pėr ēlirimin nga pushteti kolonial i Serbisė nėn plafin “Jugosllavi”.

Dhe, ajo qė ėshtė mė i kursyeshėm pėr Perėndimin ėshtė gjaku, kurse Kosova ka gjak tė mjaftueshėm pėr Liri. Ky do tė ishte ēmimi mė i lirė i sakrificės sė Perėndimit pėr paqen nė Ballkan dhe nė Evropė, njėherit edhe ēlirim dinjitoz i Kosovės nga barbaria serbe kanibaliste…”

Nė pyetjen e fundit: “Ēka pritni nga vizita e z. Rugovės nė Amerikė?” - U pėrgjigja me emocione qė mė shpin, pa dashur, nė ngufatje: “Kėsaj radhe presim qė Presidenti i Kosovės tė na kthehet me njė vendim tė qartė tė SHBA-ve pėr zgjidhjen pa zhagmitje tė  Ēėshtjes sė Kosovės, me ndėrhyrje ndėrkombėtare pėrkrah forcave tė UĒK-sė.

E, nėse z. Rugova do tė kthehet, prapė, me premtime duarthatė sikur edhe gjatė herėve tė tjera, mua nuk mė mbetet tjetėr, pos t’i hudhi nė llugė kėta dy lapsa, tė cilėt: njėri ma simbolizon Amerikėn e tjetri Rugovėn, dhe t’i qepem malit, nė radhėt e UĒK-sė.

Kėshtu do tė veprojė edhe zotėri Spahiu, tė gjithė intelektualėt paevitueshėm, i gjithė Universiteti dhe tani ka pėr tė qenė vonė ēfarėdo pėrkrahje a ndihmė qoftė.

Them qartė: E dimė se Kosova do tė lahet nė gjak, e se do tė shkretėrohet, por tashti nuk ka rrugė tjetėr. Fitorja, ndonėse Fitore e Pirros, do tė jetė nė anėn tonė, sepse kemi arsye tė marshojmė edhe drejt vetėvar­tirizimit pėr ekzistencė fizike e ardhmėri kombėtare tė atyre qė do tė shpėtojnė…”

Kėtu mė shkeli zėri. Pranė kisha edhe dy pako me libra “Lėvizja Gjithėpopullore…”, dhuratė me pėrkush­tim  diplomatėve amerikanė e evropianė tė angazhuar nė Krizėn e Kosovės. Nė ekzemplarin pėr Holbrukun, kons­ta­tova: “Diplomatit tė shquar, z. Richard Holbrooke, me respekt tė thellė, e me dėshirė, tė mėsojė se aspiratat greko-sllave pėr ekspansion nuk janė tė barabarta me aspiratat shqiptare pėr liri, bashkim kombėtar dhe pavarėsi!”

Posa z. Avni Spahiu mbaroi pėrkthimin anglisht tė pėrkushtimit, theksova: “Kjo ėshtė pėrgjigjja ime nė deklaratėn e djeshme tė z. Holbruk, se “Nuk mund tė pranohet pavarėsia e Kosovės as bashkimi me Shqipė­rinė, sepse kjo do tė nxiste kėrkesa tė mė vonshme edhe pėr viset shqiptare nė Greqi, nė Maqedoni, dhe nė Mal tė Zi…”

Ju lutėm, t’ia pėrcillni z. Holbruk kėtė sugjerim: ‘Meqė keni vendosur tė merreni me Krizėn e Kosovės, me Ēėshtjen shqiptare dhe me Ēėshtje tė Ballkanit, jam gati t’u shėrbejė me informacione historiografike. Paraprakisht i garantoj, Zotėrisė sė Tij, se atė qė do t’ia servoj, nuk ka pėr tė pasur studiues sllavė qė ka pėr ta hedhur me forcė tė dokumenteve!’ Ky zotim imi vlen edhe pėr Juve, Zotėrinj…!”

Mė 6 qershor 1998 Partia Parlamentare e Kosovės, Lidhja Shqiptare Demokratike, Unikombi, etj. mbajtėn konsultėn lidhur me nevojėn e bashkimit tė partive shqiptare tė Kosovės nė njė front politik unik, nė pėrkrahje UĒK-sė pėr ēlirimin e Kosovės me tė gjitha mjetet e mundshme. Nė diskutim shtrova kėto kėrkesa:

“Tė bėhet bashkimi, shkrirja e vėrtetė, e jo vetėm formale, i tė gjitha partive politike legale dhe i organizatave politike ilegale nė njė Lėvizje politike demokratike, krah politik legjitim i UĒK-sė;

Po kėshtu edhe presidenti dr. Ibrahim Rugova tė sqarohet publikisht: A e njeh UĒK-nė pėr ushtri institucionale tė Republikės sė Kosovės. Nėse po, tė zgjedhė vendin ku tė shkojė: nė Likoc, a gjetkė, nė Shtabin e UĒK-sė, dhe tė vihet nė detyrėn qė ia pėrcakton Kushtetuta e Kaēanikut. Nėse nuk ka kurajė tė bėjė kėtė, tė deklarojė demisionin!;

Dhe, edhe Qeveria “Bukoshi” nė ekzil duhet tė dalė me prononcim tė qartė para popullit dhe para opinionit botėror: A e ka me tė vėrtetė Ministrinė e Mbrojtjes, pėr tė drejtuar Luftėn ēlirimtare dhe se a i ka me tė vėrtetė 200 000 apo 300 000 ushtarė, duhet ta dėshmojė sė paku duke i dėrguar 2 000 nė vijėn e frontit tė Luftės Ēlirimtare;

UĒK-ja arriti shtrirje e rezultate tė konside­rue­shme dhe tashti ka ardhur koha tė dalė me emrat dhe biografitė e kuadrit politik e komandues nė Shtabin e Pėrgjithshėm dhe nė shtabet rajonale. Ėshtė e domosdo­shme tė veprohet kėshtu, nė tė mirė tė luftės kundėr insinuatave nė dėm tė UĒK-sė dhe nė tė mirė tė ngjeshjes sė radhėve tė Luftės pėr Ēlirimin Kombėtar tė Kosovės, e mė gjerė…!”[1]

Pas disa ditėsh u pa se kėto kėrkesa i kisha shtruar edhe para disa anėtarėve tė Shtabit tė Pėrgjithshėm. Dhe, mė 11 qershor 1998 Shtabi i Pėrgjithshėm i UĒK-sė doli me Drejtorinė Politike nė krye me prof. Jakup Krasniqin. Ishte kjo njė befasi, e cila sa gėzoi aq edhe frikėsoi, sepse pėrkrahėsit e 0pcionit tė Luftės ēlirimtare, tė UĒK-sė shpresonin se nė krye tė saj janė personalitete politike e ushtarake profesionale me emėr dhe nga radhėt “institucionale”!

12 qershor, nė zyrėn e Kryeredaktorit tė gazetės “Rilindja”, shumė gazetarė, redaktorė gazetash dhe mysafirė, bėjnė komentime. Hetohej frika, mosbesimi. Parapėlqenin, nė vend tė Krasniqit, akėcilin personalitet me “autoritet, kompetent e tė dėshmuar” nė fushė tė dijes, tė ushtrisė a tė politikės. Dhe, dr. Flamur Doli, mė drejtohet: “Meqė Jakupi ėshtė historian dhe i Drenicės, a e njeh, kush ėshtė Ai…?!”

I pėrgjigjem shkurt: “Ėshtė njėri ndėr tė burgosurit politik tė Tetėdhjetėenjėshės, i cili para Gjyqit, theksoi: ‘Nuk e pranoj kėtė gjyq tė pushtuesit dhe mund t’i pėrgjigjem vetėm gjyqit tė popullit tim…!’

E njoh pėr shumė tė vendosur, ėshtė sakrifikues dhe, besoj, e dinė se ēka bėnė. Dalja e tij nė skenėn politike tė UĒK-sė vėrtetoi qartė faktin e hidhur, qė mė frikėson edhe mua, se Kosova nuk paskėsh intelektual patriot mė tė mirė. Na u pėrsėritė Hasan Prishtina i vitit 1912. Edhe nė kohėn e Prishtinės kishte dijetarė, politikanė e pashallarė shqiptarė me autoritet, por Prishtina e mori Flamurin e Kryengritjes Gjithėshqi­p­tare pėr Autonominė e Shqipėrisė, si hap drejt Pavarė­sisė.

Burra, ku t’i gjejė UĒK-ja ato personalitete, me “autoritet” e “kompetent”, pasi politikanėt, ushtarakėt dhe i tėrė Universiteti, nuk ndihen pėr tė gjallė!?! Pse nuk jemi Ne, pse nuk je Ti, Unė, atje, midis UĒK-sė, e ndoshta njė tjetėr person, vėrtetė edhe me mė autoritet ndėrkombėtar edhe mė kompetent pėr Luftė, do tė ishte, sot, nė vendin e Jakupit…?!”

 Flamuri nuk do tė pėrmbahet. Mė ndėrhyri, rėndė: “Tamam puna edhe Ti tė ishte atje, e tė tė na akuzojė Perėndimi si fundamentalistė islamė, edhe kėshtu tė apostrofuar…!?”

Dialogu nuk pėrfundoi me kaq. Shumica absolute e tė pranishmėve, megjithatė, u pajtuan me opinionin tim politik. “Mė tė mirėt janė ata qė kanė marrė pushkėn pėr Liri o vdekje, dhe atyre duhet t’u bashkohemi me penė, me para e me gjak…!”

Mė 11 korrik 1998 gazeta “Bota e re”, e afėrt me UĒK-nė, me ofrohet pėr njė intervistė, tė cilėn do ta botojė edhe “Zėri i Kosovės”. Kėrkesė kjo, si ta kisha porositur. Ndikova nė pyetjet, nė mėnyrė qė tė pėrfitoja adut pėr tė dalur plotėsisht hapur pėrballė “institucionalistėve” rugovisto-bukoshistė, nė krahun e UĒK-sė - si alternativė tė vetme pėr sigurimin e pavarėsisė sė Kosovės, si zgjidhje kalimtare drejt zgjidhjes sė Ēėshtjes shqiptare.

Dhe, nuk ėshtė tepėr tė rikonstatoj se UĒK-nė e afirmoja fuqimisht si pėrpjekje gjithėshqiptare nga Skėnderbeu te Adem Jashari. Kėtė e theksova qartė edhe nė tekstin e mesazhit pėr 28 Nėntorit 1912, pėr dėgjuesit e “Radio Duesche Wele”, tė hartuar mė 27 nėntor 1998, sipas kėrkesės sė kryeredaktorės Adelajde Falketing­mann. Nė kėtė dokument pėr pengesa nė Rrugėn e UĒK-sė pėr realizimin e aspiratės legjitime historike tė kombit shqiptar, apostrofova mosunitetin politiko-diplomatik tė Faktorit Ndėrkombėtar tė Vendosjes dhe paaftėsinė shte­tė­for­muese tė klasės politike shqiptare tė pėrēarė:

“Sot, nė kėtė Nėntor historik, kombi shqiptar pėrkujton Nėntorin e Skėnderbeut, Nėntorin e Ismail Qemalit dhe pėrgatitet pėr Festėn e Nėntorit tė Ardh­shėm, rrugėn dhe ēmimin e tė cilit e ka shėnuar UĒK-ja si sot njė vit mė parė, nė Drenicė.

Fjalėt e Gjergj Kastriotit para krutanėve, mė 28 nėntor 1443 – “Lirinė nuk ua solla unė, po e gjeta kėtu nė mesin tuaj(…), armėt nuk ua ngjesha unė po u gjeta tė armatosur!” – erdhėn amanet pėr shqiptarėt nėpėr luftėrat pėr ēlirimin kombėtar deri nė Nėntorin e Dytė 1912.

Tė 55 delegatėt e Kuvendit Gjithėkombėtar tė Vlorės votuan NJĖZĖRI vendimin: “Shqipėria me sot tė bėhet me vehte, e lirė e e mosvarme!”

Kėto fjalė ishin tė shkruara me gjakun e fatosave tė Kryengritjes sė Kosovės nėn Hasan Prishtinėn. Komiteti SHPĖTIMI nėn drejtimin e Nexhib Dragės, qysh mė 16 tetor 1912, i kishte informuar Fuqitė e Mėdha evropiane: “Populli i Shqipėrisė po i kap armėt jo pėr ta mbrojtur ekzistencėn e Turqisė nė Ballkan, por pėr t’u dalė zot tokave tė veta(…), pėr njė Shqipėri tė lirė e me njė formė qeverisjeje tė vetme!”

Kjo Shqipėri, pėr tė cilėn populli shqiptar luftoi shekuj me radhė kundėr pushtuesit osman, nga 28 Nėn­to­ri i Skėnderbeut deri nė 28 Nėntorin e Ismail Qemalit arriti me 90.270 km2. Evropa Plakė e copėtoi kėtė Shqipėri mė 1913, mė 1918 dhe mė 1945. Kėshtu, kombin shqiptar e dėrrmoi. Mbi dy tė tretat tė Shqipėrisė Etnike ua ndau sllavėve e grekėve.

E dimė. Historia nuk mund tė abortohet, ama ka mundėsi tė riparohet. Evropa e Re kėtė ia ka borxh kombit shqiptar. Ndaj, shqiptarėt presin zgjidhje fatlume pėr Kosovėn aktualisht dhe pėr kombin shqiptar nė Rendin e Ri Perėndimor!

Nėntori i Skėnderbeut, Nėntori i Ismail Qemalit dhe Nėntori i Adem Jasharit janė amanet qė nuk mund tė shkelet as nga klasa politike shqiptare, mjerisht e pa kokė, dhe as nga Faktori Ndėrkombėtar i Vendosjes, tmerrėsisht i pėrēarė. Kjo sėmundje evropiane po e pėrēan edhe faktorin shqiptar.

Mesazhi qė na vije nga historia e Nėntorėve Shqiptarė, ėshtė: Nėntori i TRETĖ, i Adem Jasharit, duhet tė kurorėzohet me ēdo ēmim pėr kombin shqiptar – me fitoren qė i ka hije njė kombi evropian, komb vėlla midis kombeve vėllezėr tė Evropės. A M E N!”[2]

 Opsionin se pa Luftė gjithėkosovare dhe gjithė­kom­bėtare shqiptare nuk mund tė pritet liria dhe bashkimi i tokave shqiptare, do ta theksojė posaēėrisht nė tribunėn “Liria si domosdoshmėri”, tė manifestimeve kulturore - “Flaka e Janarit” nė Gjilan, mė 22 janar 1999, e cila u kushtohej martirėve tė kombit: Mulla Idris Gjilanit, Rexhep Malės e Nuhi Berishės, ndaj nė faqen e dytė tė programit ishte botuar njė fragment nga vepra “Mulla Idris Gjilani dhe Mbrojtja Kombėtare e Kosovės Lindore 1941-1951”, kurse nė faqen e tretė njė skicė poetike e Ahmet Jusufit pėr rėnien heroike tė Malės e Berishės.

Kėtu, ndonėse referuesit nga radhėt e ledekeistėve institucionalistė pėrmenden edhe martirė tė tjerė tė kėsaj lagjeje, nė UĒK-nė nuk denjuan tė shihnin vazhdimin e pėrpjekjeve dhe tė luftės tė atyre qė u kushtohej tribuna, por UĒK-ja do tė nxihet ngoje si njė rebelim i grupeve thėnė qartė, tė pa kokė dhe tė pa kohė - me pasoja pėr qenien fizike tė popullsisė tė viseve ku UĒK kishte marrė shtrirje. Mesazhi i kėtyre referateve ishte se: Ēėshtja e lirisė dhe e pavarėsisė sė Kosovės ėshtė e duhet tė jetė nė duart e “Institucioneve legjitime” tė Kosovės, tė Presidentit Rugova, pėr zgjidhjen paqėsore tė Problemit tė Kosovės…!

Dhe, meqė porosia e kėtyre referateve shkonte krejt nė anashkalim me porosinė qė vinte nga akti i martirizimit tė Rexhep Malės e Nuhi Berishės, tė nxjerrė nė faqen tre tė programit tė Manifestimit: “Natė, 11 janar 1984. Acar i madh. Globi po tkurret. Diēka lėviz(…).Kėngė e krisma, tėrė natėn – Bashkohuni shokė me ne, nė ēetė…tak, tak!(…).Historia po hapte njė fletė tė re me njė letėrnoftim tė vetėm: QĖNDRESĖ” – reagova pa hezitim.

Meqė, vazhdim i pakontestueshėm i kėtij heroizmi ishte Lufta heroike e UĒK-sė, e cila tashti po ngriste epopetė mė tė lavdishme tė historisė sė kombit shqiptar, fjalėn pėrshėndetėse e pėrfundova duke rilexuar, nė program tė manifestimit, pėrgjigjėn e Mulla Idris Gjilanit nė pyetjen e njė luftėtari:“Kush jemi nė rrugė tė drejtė: Ne, Mbrojtja Kombėtare e Kufirit, apo vėllezėrit tanė partizanė-komunistė, tė cilėt e morėn Shqipėrinė dhe hynė nė Kosovė, me luftė tė pėrbashkėt me shkijet…?!”

– “Pasha kėtė Kur’an tė Allahut, Dheu i kėsaj Shqipėrie tė mos mė lashtė brenda, na jemi nė luftė tė drejtė: para Zotit, para popullit, para historisė dhe para Vatanit…!”

Vazhdova: “Po tė ishte sot Mulla Idrisi, dhe t’i bėhej njė pyetje si kjo: “Kush jemi nė rrugė tė drejtė: Ne tė Anamoravės, ku po mbretėron siguria dhe jeta e qetė, siē u tha kėtu, apo Drenica, Dukagjini etj., ku po mbretėron tmerri i Luftės…?” – do tė pėrgjigjej: “Pasha kėtė Kur’an tė Allahut, Dheu i kėsaj Shqipėrie tė mos mė lashtė brenda, Drenica, Dukagjini,  Sharri  janė nė luftė tė drejtė, para Zotit, para popullit, para historisė dhe para Vatanit, kurse Anamorava, dhe pikėrisht instituci­o­nalistėt e sajė, jenė nė shėrbim tė okupa­to­rit…!”

Fjala ime e zbuloi njė realitet tė hidhur. Salla kishte qenė e ndarė nė LDK-istė institucionalistė e nė LBD-istė uēekeistė. Atmosfera qė u kijua nė sallė, midis dy krahėve, pas fjalės sime, mė nxiti detyrimisht tė shkruaj, tė nesėrmen, artikullin: “Stop dy rrugėve tė pėr­p­je­k­jeve shqiptare pėr ēlirimin e Kosovės”. Dhe, kėtu e tutje, tė gjitha shkrimet do t’ia drejtojė, me kėmbėn­gulje, kėrkesės pėr unitetin politik e diplomatik gjithėsh­qiptar pėrballė faktorit politik e diplomatik ndėrkom­bėtar, pa pardon nė pėrkrahje tė UĒK-sė, si kusht i vetėm pėr mbijetesėn e shqiptarisė dhe tė shqiptarėsisė sė Kosovės.

 

P r i s h t i n ė,  28 tetor 1999

 

 



[1] Pėrmbajtja e kėtij diskutimi u ngrit mbi bazė tė konceptit me shkrim. Gjatė fjalės ndoshta ka pėsuar nuanca tė ndjeshme tė pėrmbajtjes, qė shihet nga citatet fragmentare nga incizimet tonike tė gazetave nė vijim, nėse ato janė transkribim i saktė!?!:

Gazeta “Koha Ditore” e 7 qershorit 1999, duke raportuar nga “Tryeza e subjektit politik shqiptar” tė 6 qershorit, shkroi se Muhamet Pirraku “kėrkoi qė ‘UĒK-ja tė dalė hapur dhe tė na thotė qartė se kush ėshtė udhėheqėse e saj’. Njė gjė tė kėtillė ai e kėrkoi edhe nga kryetari Rugova, i cili sipas tij ‘duhet tė japė shpjegime nėse ka lidhje me UĒK-nė apo jo. Le tė prononcohet Qeveria se a e ka me tė vėrtetė Ministrinė e Mbrojtjes a jo, a i ka ata 3000 mijė luftėtarė a jo?”

Ndėrkaq, “Bujku”, mė 8 qershor, shkroi: “prof. dr. Muhamet Pirraku tha se koha ėshtė tė njohim vetveten. Ėshtė koha tė hiqet dorė nga pėrkatėsitė partiake, tė cilėn pėrkatėsi gjithmonė e kemi pasur si farsė. Tash jemi nė tehun e shpatės e nėn reflektorėt ndėrkombėtarė. Populli ėshtė i bashkuar, sepse ai mendon se edhe ne jemi tė bashkuar”.

 

[2] Nga fundi u bė njė shkėputje telefonike, kurse Kryeredaktorja e DW-sė , si duket, mė nuk arriti tė vihet nė lidhjen telefonike. Teksti botohet kėtu pėr tė parėn herė.