Me rastin e 100 vjetorit tė Kongresit tė Manastirit

 

Roli i Kosovės nė zgjidhjen pėrfundimtare tė

alfabetit kombėtar shqiptar

 

Shkruan: Prof.Dr.Muhamet Pirraku

 

“Edhe 99 herė tė rrėzohemi, pėrsėri duhet tė ngrihemi!”

Petro Nino Luarasi (1909).

 

Rruga e alfabetit shqip qė solli nė Kongresin e Manastirit ishte e gjatė, shekullore, dhe e mundimshme. Nė thirrjen e Klubit “Bashkimi” tė Manastirit pėr Kongresin, midis tė  tjerash, konstatohej: “Ēėshtje e Abecesė lipset tė jetė fillimi, qė pa tė nuk do mundim tė arrijmė qėllimet tona tė larta pėr mbrothėsi tė gjuhės!” Ky ishte kongresi i parė kulturor i pėrgjithshėm i inteligjencės e i nacionalistėve shqiptarė,  ku morėn pjesė pėrfaqėsuesit e tė gjitha feve dhe tė tė gjitha krahinave tė Shqipėrisė, saktėsisht - 2/3 nga radhėt e toskėve dhe 1/3 nga radhėt e gegėve. Komisioni i Kongresit pėr Alfabetin i shqyrtoi tri ēėshtje:

1. A tė adaptohet njėri nga tre alfabetet kryesor (Stambollit, Bashkimit, Agimit); 2. A tė bėhet njė kombinim i kėtyre tre alfabeteve; 3. A tė lihen me njė anė dhe tė krijohet krejt njė i ri.

Meqė komisioni nė parim ishte betuar se pėr alfabetin e shqipes ka pėr t’u marrė baza e alfabetit latin. Variantin qė sot e pėrdorim  Justin Rota e quante Alfabet tė koalicionit. Alfabetin e “Bashkimi-t” e mbronin vetėm Fishta dhe Gurakuqi, e mė indiferent u tregua Sotir Peci. Pėr qėllime personale me Fishtėn dhe ndaj Shoqėrisė “Bashkimi” tė Shkodrės, Dom Ndre Mjeda e mori krahun e aderuesve tė alfabetit tė Stambollit  - “Alfabeti Frashėriot”. Vėrtet, parimi i Mjedės: Njė shkronjė-njė tingull dhe alfabeti i tij, gati ngadhėnjeu, por nė Komision ndodhi njė kthesė me kokėfortėsi nė dobi tė Alfabetit Frashėriot. Nė kėtė kthesė pati rol hoxhė Haxhķ Vildan Efendia, i cili kryesonte delegacionin e Klubit Shqiptar tė Stambollit: “Alfabeti ėshtė njė vegėl e fuqishme pėr pėrparimin e shqiptarėve, tha mė 21 nėntor 1908.. Ēdo komb ka tė drejtė tė zgjedhė alfabetin qė i pėrshtatė mė sė miri gjuhės sė tij, prandaj shqiptarėt e zgjedhin alfabetin shqiptar. Turqit gjithashtu nuk kishin shkronja pėr ta shkruar gjuhėn e tyre, ata i kanė adaptuar shkronjat arabe. Sa pėr drejtimin sė si lypset tė shkruhej - nga e majta nė ė djathtė a po nga e djathta nė tė majtė - kjo nuk ėshtė punė me rėndėsi. Pėrsa i takon fesė, ajo i pėrket zemrės sė njeriut, kėshtu qė secili ėshtė i lirė tė ketė pikėpamjet e veta”. Ndaj, nė Vendimin e Komisionit Alfabetin, midis tė tjerash  u konstatua: “.... me pėlqim tė tė gjithėve u vendos qė tė merret abeja e Stambollit e me tė bashkė edhe njė abece e thjeshtė latine, qė tė mėsohen dhe tė pėrdorėn bashkėrisht nė mes tė shqiptarėve. Mėsimi nė shkolla do tė jetė i shtrėnguar e detyrueshėm pėr tė dyja”.

 

Foto Historike: Pjesėmarrėsit e Kongresit tė Manastirit

 

Nė kėtė foto historike janė: 1. Midhat Frashėri (Lumo Skėndo) delegate i Klubit tė Selanikut dhe i Klubit tė Janinės; kryetar i zgjedhur  i Kongresit; dreqtonjės i sė pėrkohėshmes s’ėnė dhe i gazetės Lirija.2. Gjergj Fishta, delegat’ i Shoqėrisė Bashkim nė Shkodrė; auktor i Lahut’ e Malcisė, Anzat e Parnasit dhe tė tjera libra e vjersha; dreqtonjės i njė shkolle shqipe nė Shkodrė.3. Emzot Kaēori,  delegate i Durrėsit dhe ndihmės i arqipeshkut tė kėti qyteti.4. Dom Nre Mjeda delegat i shoqėrisė Agim nė Shkodrė, kryetar i kėsaj shoqėrije dhe auktor i librave shkollare tė kėsaj shoqėrije; vjershėtor.5. G.D.Qiriaz Manastiri, delegat i Ma-nastirit, nėnėkryetar i Kongresit dhe auktor i Hristomathi.6. Fehim be Zavalani, delegat’ i Manastirit, kryetar i Klubit tė Manastirit.7. Dimitri Mole, delegat’ i Filibesė8. Nyzhet Vrioni, delegat’i Beratit.9. Rok Berisha Gjakova, delegat’ i Shkupit10. Bajo Topulli Gjirokastra, delegat i Gjirokastrės, luftėtar i lirisė.11. Thoma Abrami, delegat’ i Korēėsė, dreqtonjės i sė pėrkohėshmes Besa qė ka dalė nė Kairo12. Sotir Peci Dardha, delegat i sh-qiptarėvet n’Amerikė dhe tė Bukureshtit, dreqtonjės i gazetės Kombi nė Boston.13. Luigji Gurakuqi Shkodra, delegat’ i kėti qyteti; auktor dhe vjershėtor nėnė pseudonimin lek Gruda.14. Shahin Kolonja, delegat’ i Kolonjės; dreqtonjės i gazetės Drita qė dilte nė Sofje; depyte i Korēės.15. Ahil Eftim Korēa, delegat i Kostancės16. Adham Shkaba Statobėrdha, delegat i Sofjes.17. Dimitri Buda Elbasani, delegat i kėti qyteti18. Matea Logoreci shkodra, delegat i shoqėris Agimi i kėti qyteti 19. Azis, delegat i Starovės20. Shevqet Frashėri, delegat’ i Korēės,.21. Simeon Shuteriqi Elbasani, delegat i kėti qyteti dhe shkronjės i klubit t’Elbasanit22. Leonidha Naēi Korēa, delegat’ i Vlorės.23. Zejnel Glina, delegat’ i Leskoviqit 24. Sami Pojani, delegat’ i Korēės, dretonjės i gazetės Korēa. 25. Refik Toptani, delegat’ i Tiranės. 26. Mihal Gramenua, delegat’ i Korēės, luftėtar i lirisė auktori dhe vjershėtor’ i Vdekj’ e Piros dhe Mallkim i gjuhės shqipe. Burri q’ėshtė nė mes tė zotit R. TOPTANI dhe zotit M.GRAMENO ėshtė ĒEĒO TOPULLI, luftėtar i lirisė. Mė tė mėngėr tė GRAMENOS ėshtė MUHTARI nga shokėt e ĒEĒOS, dhe mė tė mėngėr tė MUHTARIT ėshtė kavas’ i klubit tė Manastirit. Mė tė mėngėr tė zotit AHIL EFTIM ėshtė XHELAL BE PODA, dhe ay q’ėshtė  nė mes te zotėrinjėt SIMEON SHUTIRIQI dhe ZEINEL GLINA ėshtė zoti SELMAN nga Elbasani. Nė kėtė fytyrė tė delegatėve mungojnė: Zotėrinjtė HIL MOSI, delegat’ i Shkodrės. G.CILKA delegat’ i Korēės; HAFEZ IBRAHIMI dhe EMIN BEU, delegatėt e Shkupit; RAUF  BEU delegat’ i Gjinokastrės dhe SELAHEDDIN BEU nga Prizreni, delegat i Manastirit.

 

Para Kongresit, vendimin e lexoi Kryetari Mit’hat Frashri, kurse njė arsyetim pėr shkakun pse Komisioni u pajtua pėr dy alfabete, sqaroi, pa mbulesė shkencore e politike tė arsyeshme, Patėr Gjergj Fishta, duke konstatuar me njė gjykim soloman: “Abeceda e Stambollit kishte me qenė e mjaftueshme qė ti plotėson kėrkesat e kombit shqiptar, por pėr shtypjen e librave jashtė vendit dhe pėr telegrame ėshtė i nevojshėm njė alfabet thjeshtė latin...”

Kongresi i Manastirit vendosi qė pas dy vitesh tė thirrej njė Kongres tjetėr, prapė tė pagėzuar “gj u h ė s o r “, pėr ēėshtje tė ortografisė dhe pėr vendosjen definitive pėr njė alfabet kombėtar, kėrkesė kjo qė nuk e plotėsoi Kongresi i Manastirit, i ftuar pėr atė kėrkesė historike tė kombit. Kongresi i ardhshėm duhej tė mbahej nė Janinė, mė 23 korrik 910, me rastin e pėrvjetorit tė kėrkesės telegrafike ultimative tė Kuvendit tė Ferizajt, mė 10/23 korrik 1908, me tė cilėn, nga Sulltani, u kėrkua kthimi i Kushtetutės konstitucionale tė vitit 1876.

Mbėshtetur nė brendinė e tė dy rezolutave tė nxjerra nė Kongres, mund tė konstatohet sė Kongresi i Manastirit shumė mė tepėr i kontribuoi ēėshtjes sė pėrgjithshme kombėtare, se sa ēėshtjes sė alfabetit, sepse bėri njė zgjidhje gjysmake e cila linte shteg pėr vazhdimin e pėrēarjes midis shqiptarėve toskė e gegė. Vendimi i sjellė nga komisioni nuk i ka kontribuar, sa ėshtė pritur, pėrparimit tė gjuhės dhe tė shkollės shqipe, e ēka ėshtė mė keq, ka qenė kundėr kėrkesave qė kishte shtruar thirrja pėr kongres. Koha ka treguar qė ajo ndarje nė dy alfabete, ndonėse nė rezolutė theksohet sė janė tė “detyrueshme” pėr ēdo shqiptar dhe shkollė shqipe - ka qenė e dėmshme pėr interesat nacional tė popullit shqiptar.

Pėr mos arritjen e njė vendimi tė pritur faji bije mbi: Mit’hat Frashėrin, Shahin Kolonjen, Bajo Topallin, Nyzhet Vrionin dhe Dom Ndre Mjedėn tė cilėt mė kėmbėngulje, e pafuqinė e argumenteve shkencore linguistike, e mbrojtėn alfabetin e Stambollit. Mjeda ka pasur njohuri linguistike mė tepėr sė tė tjerėt nė Komision pėr Alfabetin, por pėr qėllime personale ndaj Fishtės dhe shoqėrisė “Bashkimi” e mori anėn e katėr tė parėve. Pas shpėrndarjes sė kongresit, veēanėrisht nė Gegėri i gjejmė misionarėt e alfabetit kombėtar duke propaganduar pėr alfabetin latin, atė tė dytin nė Vendim. Nė dokumentacionin numerik nuk mund tė gjejmė asnjė gjurmė tė prekshme, tė propagandės pėr pėrdorimin e dy Alfabeteve tė Manastirit.

Shtypi kombėtar jashtė sferės sė ndikimit “Frashėriot”, madje edhe ai jezuit, pėrnjėherė nisen t’a reklamojnė dhe t’a sqarojnė alfabetin e dytė, duke paralajmėruar se sė shpejti do ti pajisin shtypshkronjat me shkronja tė ati alfabeti dhe do ti nxjerrin organet e veta dhe librat shkollore me atė alfabet. Kjo ndikoi qė nė rreth dy tė tretat e popullit shqiptar, Alfabeti i Stambollit - “Frashėriot”, nuk depėrtoi fare.

Alfabeti latin ishte mė i lehtė, mė i gdhendur, mė i pėlqyer dhe tė thuash, pėr hartimin e njė alfabetit tė tillė, latin, ishte thirr edhe Kongresi i Manastirit. Ndėr tė parėt dhe me mbėshtetje, Vendimin e  Kongresit tė Manastirit e kritikoi publicisti i shquar, Faik Konica, nė revistėn ”Albania’’ numėr 1 tė vitit 1909, qė pa dritėn pas muajit prill 1909. Konica shkroi: “U mbajt nė Manastir, me 14 tė vjeshtės III, njė Kongres i shqiptarėve jon-turq, i vetėbotuar pėr tė zgjidhur ēėshtjen e abesė. Nga qė ky “kongres” do tė mbetet nė faqet mė tė panerėshme e mė tė turpshme, ėshtė nevojė tė deftojė qendresėn time nė kėtė komedie oriantale, dhe pėr kėtė punė duhet tė nis nga ca mė lark...”

Pėrnjėherė pas Kongresit tė Manastirit, klubi revolucionar i fshehtė, i cili vepronte nė gjirin e klubit “Bashkimi” tė Manastirit e shtoi aktivitetin e vet politik dhe organizativ kryengritės. Nė bazė tė informacionit tė Konsullit austriak nė Manastir, tė mė 30 nėntor 1908, Klubi “Bashkimi” i dėrgoi veprimtarėt e vet nė qendrat e Shqipėrisė, nė Ohėr, Dibėr, Prizren, Gjakovė, Pejė, Prishtinė e gjetkė. Nga informacioni i tė njėjtit konsull mė 7 dhjetor 1908 mėsojmė sė Klubet e fshehta revolucionare kryengritėse “pėr Shqipėrinė e lirė” u formuan nė ēdo qytet tė Shqipėrisė, me detyrė tė ndihmonin nė ngritjen e ndėrgjegjes kombėtare, pėr lidhjen e shqiptarėve tė gatshėm pėr tė kundėrshtuar regjimin xhonturk nė momentin e pėrshtatshėm, pėr autonominė e Shqipėrisė.  Sė kėndejmi, sipas historianit J. M. Jovanoviq, “Shqiptarėt, mė 1909, janė treguar mė luftarak, gjersa kėrkesat e tyre janė thjeshtė kombėtare dhe tė drejtuara kundėr tė gjithėve qė punonin kundėr tyre”. Nė bazė tė informacionit tė atasheut ushtarak tė Serbisė nė Stamboll, mė 4 mars 1909, mund tė konstatohet sė Serbia kėso kohe i kishte nė letėr planet pėr okupimin e Sanxhakut dhe tė Kosovės: “Nė momentin e favorshėm tė lėshohen pėrtej kufirit 2-3 kolona, prej njė numri tė madh komitėsh - vullnetarė gjer nė 50 000 vetė, tė cilėt kanė pėr ta zbatuar atė manovėr qė ta vejnė Serbinė nė gjendje tė pėrshtatshme qe pa shpallė luftė dhe pa komprometim e pa pėrpjekje tė mėdha, tė siguroj qėllimin e dėshiruar, lidhjen e drejtpėrdrejtė me Malin e Zi dhe daljen nė Det tė cilat nuk i pati fituar prej Austrisė dhe Evropės (mė 1878)”.

Rreziqet qė i vinin kombit shqiptar dhe Perandorisė Osmane nga fqinjėt e Shqipėrisė, fillimisht i kuptoi drejt Komiteti i Turqve tė rinj “Bashkim e Pėrparim”, i cili, mė 4 mars 1909, e informonte Klubin Qendror Shqiptar “Bashkimi” tė Manastirit, sė  Qeveria do tė mbetej neutrale nė ēėshtjen e alfabetit tė shqipes. Nė informatė, pos tė tjerash, shkruante: “...Pėrpjekjet e Shqiptarėve pėr tė mbarėn e tė mirėn e gjuhės sė tyre dhe pėr tė pėrhapur e  pėrgjithėsuar diturinė e qytetėrimin me anėn e saj nė mes tė popullit, janė hapa me rėndėsi qė meritojnė lavd e pėrkrahje. Ėshtė e ditur se pėrparimi i gjuhės shqipe kishte me ba efekte tė mira edhe pėrmbi Shqiptarėt e krishterė qė janė kapur mbas rrymės grekomadhe. Prandaj Komiteti i ynė ka vendosur tė mos i pengoj nė asnjė mėnyrė iniciativat e kombit fisnik shqiptar e ato tė klubeve shqiptare nė fushėn e arsimit dhe tė mos pėrzihet aspak nė zgjedhjen e njė palė germave apo tė tjetrės pėr gjuhėn shqipe. Pra lutemi qė edhe Z. e Juaj tė veproni sipas kėtij vendimi e po nė kėtė mėnyrė tė lajmėroni edhe ke tė jetė nevoja”.

Klubi “Bashkimi” i Manastirit, e shumėzoi shkresėn e Komitetit tė Turqve tė Rinj dhe me njė shkresė pėrcjellėse, ua pėrcjelli klubeve shqiptare, duke i porositur sė “nuk duhet pėrmetue kurrsesi qi ndėrmjet Shqiptarėve tė dalin ngatėrresa e tė lejnė dasia pėr shkak t’alfabetit (...). Tashti pėr tashti detyra e jonė ma kryesore asht me pėrhapur nė popullin tonė dritėn e arsimit, me forcue bashkimin t’onė, me i u rujtun dasis. Tė punojmė, nat’e ditė tė punojmė, qi mos tė mbesim mbas kombeve tjera nė tė ruejtun tė kombėsisė s’onė tue u qytetnue me anėn e gjuhės shqipe”.

         Nė kohėn kur Qeveria Xhonturke bėnte manovra e makinacione nė fushė tė tė drejtave kombėtare shqiptare, aktiviteti kombėtar i shqiptarėve nė Vilajetin e Kosovės u shtua shumė. U hapėn klube tė reja nė ēdo qytet, me programe thjesht nacionale. Njė  ndėr detyrat e tyre ishte pėrhapja e librit dhe tė shkrimit shqip nė tė gjitha viset shqiptare. Kėshtu, vera e vitit 1909, nė ēėshtjen shqiptare paraqet njė bumerang pėr Qeverinė Xhonturke. Nė Shqipėrinė veriore zhvillohej lufta pėr autonomi, pėr shkollė e gjuhė shqipe, pėr shkronjat kombėtare latine, kurse nė Shqipėrinė jugore filluan tė dalin gazeta kombėtare, tė ngritėn shoqėri kulturore dhe letrare shqiptare. U ngrit edhe shtypshkronja shqiptare revolucionare me emrin “Bashkim’i Kombit”, nė Manastir, e cila sa vinte po rritej dhe pėrsosej, saqė nė vitin 1910 e tėhu, ajo u rrit nė njė shtypshkronjė mė moderne nė shtetin turk dhe nė Evropė, e njohur nė botė si “Shtypshkronja internacionale “Bashkimi”, e cila posedonte garnitura tė alfabeteve tė ndryshme dhe, nė tė, mund tė shtypeshin tekste nė 13 gjuhė tė botės.

         Nė gjirin Shtypshkronjės “Bashkim’i Kombit” , mė 1 gusht 1909, u themelua “Shoqėria Botonjėse literare”, pėr botimin e librave, gazetave dhe revistave kombėtare nė gjuhėn shqipe me alfabetin latin tė koalicionit hartuar nė Manastir mė 1908.

Pėr ta kamufluar qėllimin e vet antishqiptar, Komiteti “Bashkim e Pėrparim” e nxiti themelimin e njė “Klubi Konstitucionar” nė Dibėr, tė quajtur: “Partia Osman e Konstitucionale Shqiptare e Dibrės” dhe tė cilit ja ngarkoi pėr barrė thirrjen dhe organizimin e Kongresit tė Dibrės. Detyra partiake dhe organizative e kėtij klubi ka qenė afrimi i shqiptarėve nė pikėpamje ideologjike me xhonturqit dhe osmanlinjtė e tjerė pėr mirėqenien dhe ruajtjen e rendit kushtetues dhe tėrėsinė tokėsore tė  Perandorisė Osmane. Tubimi i inskenuar nga qeveria u pagėzua me emrin “Kongresi Shqiptar i Dibrės” dhe u ftua tė mbahej mė 10 /23 korrik 1909, me pjesėmarrje tė klubeve osmane serbe, bullgare, vllahe etj. “Qėllimi i Kongresit ėshtė manifestimi i dėshirės sė vėrtetė tė shqiptarėve ndaj parimit tė vėllazėrimit, barazisė dhe pajtueshmėrisė sė tyre me osmanlinjtė e tjerė, pa ndonjė qellim separatist” - shkruante gazeta konstitucionale shoviniste serbe osmane,  “Vardar”.

Sipas tė dhėnave mė tė sakta burimore tė konsullit austriak nė Manastir, mė 19 korrik(1 gusht) 1909, nė Kongresin e Dibrės tė tubuar mė 23 korrik 1909 kanė marrė pjesė pėrfaqėsuesit nga 19 qendra: Stambolli, Manastiri, Selaniku, Elbasani, Korēa,   Kypryly (Velesi), Janina, Kolonja, Kozana, Florina, Elasona dhe Kastori. Me pak vonesė arrijnė edhe pėrfaqėsuesit e Shkupit, Mitrovicės, Shkodrės, Vlorės, Janinės, Durrėsit dhe tė Prizrenit. Kėto qendra tė kulturės shqiptare tė Rilindjes do tė pėrfaqėsohen nga personalitete me merita tė larta kombėtare, partizanė tė shkollės shqipe, alfabetit shqip dhe tė autonomisė sė Shqipėrisė. Burimet saktėsojnė se nė Kongresin e Dibrės morėn pjesė gjithsej 315 delegatė, prej tė cilėve 95 kanė qenė tė krishterė (katolikė dhe ortodoks). Kongresin e drejtoi Pleqėsia (Kėshilli) prej 40 anėtarėve. Ēdo vilajet nė Turqinė Evropiane (Kosova, Shkodra, Manastiri, Janina dhe Selaniku) u pėrfaqėsuan me nga tetė veta. Pėr kryetar tė Pleqėsisė u zgjedhė Sami Be Kulla, me prejardhje nga Prizreni, e qė mbante pozitėn e inspektorit gjeneral tė Maqedonisė. Fillimisht kryesues i Kongresit ishte dibrani Ismail Beut- Pasha, osmanli i pėrflakėt, e pas vdekjes sė tij nė foltore, kryetar u zgjodh Abdyl be Ypi, tolerant ndaj kėrkesave tė nacionalistėve shqiptarė, nė rend tė parė tė atyre kulturore nė lidhje me shkollat shqipe, gjuhė shqipe dhe alfabetin kombėtar latin. Sipas konsullit vjenez nė Manastir, pas pėrpjekjeve tė mėdha tė Riza Beut nga Shkodra dhe tė Nexhib be Dragės e tė shumė patriotėve tė tjerė, Kongresi Konstitucional Osman u shndėrrua nė “Kongres Kombėtar Shqiptar”. Sipas konsullit rus nė Shkup, nacionalistėt dhe revolucionarėt shqiptarė mbajtėn edhe seanca tė mbylla, me rėndėsi pėr strategjinė e Lėvizjes Kombėtare Shqiptare. Njė elbasanas, njohės i zhvillimeve nė Kongresin e Dibrės, informonte se: ”Kah fundi i gushtit kėtu, nė Elbasan, ka pėr tua mbajtur njė kongres edhe mė i madh gjithėshqiptar pėr ēėshtje kulturore!” Vėrtet, Kongresi i Dibrės do tė mbyllet pa u kurorėzua me rezultatet e planifikuara, tė thuash nė mėnyrė tė shkapėrderdhur, kurse njė konsull rus nė tokat shqiptare do tė saktėsojė se “Kongresi i Dibrės paraqet fillimin e luftės sė xhonturqve me interesat nacionale tė shqiptarėve”.

Vėrtet, nga tashti viset shqiptare me shumicė islame do tė bėhen arenė e luftės pėr alfabetin e shqipes. Nė Tiranė, fanatikėt islamė dhe qeveria osmane organizuan disa adoleshentė tė gjuanin me gurė  ithtarėt e alfabetit latin pėr gjuhėn shqipe, e nė rend tė parė goditėn hoxhallarėt kombėtarė. Pėr antishqiptarizmin e qarqeve pushtetore nacionaliste turke ka lėnė tė dhėna tė sigurta Konsulli i Serbisė nė Stamboll, mė 6 shtator 1909. Duke e informuar Ministrinė e Jashtme, shkroi: “Kohėve tė fundit kam pasur rastin tė bisedoj me njė udhėheqės xhonturk pėr trazirat shqiptare. Nga ai kam mėsuar se xhonturqit me kujdesin mė tė madh po e pėrcjellin lėvizjen shqiptare. Ai nuk ma ka fshehur (...) se zgjimi kombėtar shqiptar xhonturqve u ėshtė shumė i pa dėshiruar. Por, njėherė, atyre nuk ju duket si njė rrezik permanent, pasi e dinė se fiset shumė vėshtirė mund tė pajtohen dhe se nevojitet edhe shumė kohė pėr organizimin e lėvizjes e cila ka pėr tė qenė e rrezikshme, kurse deri atėherė xhonturqit llogaritin se autoriteti i qeverisė nė ato anė ku jetojnė shqiptarėt ka pėr tė qenė shumė mė i forte....”

Redaktori i gazetės osmane “Tasviri-  Efkar” nė artikullin me titull “Osmanizmi - Shqiptarėt”, botuar mė 4 shtator 1909, informonte opinionin se nė mesin e shqiptarėve ėshtė paraqitur njė e keqe - “Nacionalizmi!”. Pasi pėrpjekjen shqiptare pėr alfabetin latin do ta kualifikojė si influencė tė jashtme, shkroi se me marrjen e alfabetit latin “leximi i Kur’anit bėhet absurd”,. Sipas tij, shqiptarėt, “duke i pėrforcuar mė tepėr ndjenjat kombėtare se sa ato fetare, dalėngadalė ata do ta lėnė pas dore edhe fenė”. Antishqiptarizma e artikullshkruesit spikati nė konstatimin: “Shqiptarėt le ta mėsojnė dhe le ta pėrdorin gjuhėn e tyre si tė duan, mirėpo duhet qė tė mos harrojnė se sot nė Perandorinė osmane ka njė varg gjuhėsh tė pėrsosura dhe tė zhvilluara se cilave shqipja kurrsesi nuk mund t’u bėjė konkurrencė(…). Ajo kurrė nuk do tė bėhet njė gjuhė zyrtare, e njė gjuhė e tillė ėshtė e dėnuar tė stagnojė dhe tė degjenerohet”.

Nė kohėn kur turku shovinist po e prejudikonte vdekjen e shqipe, nė Shqipėri po zbatoheshin Vendimet e “Kongresit Kulturor- Arsimor” tė Elbasanit (2-8 shtator 1909), i cili i kishte ēimentuar themelet  historike tė shkollės shqip dhe  tė ardhmes sė kulturės shqiptare. Ndonėse edhe nė kėtė Kongresi  u paraqitėn dy rryma politike: proxhonturke dhe proaustriake, vendimet e marra nė seancat e mbylla flisnin pėr mėnyrėn dhe metodat nė pėrpjekjet shqiptare pėr sigurimin sa mė tė shpejtė tė lirisė kombėtare shqiptare nė bashkėpunim edhe Lėvizjen Kombėtare Maqedonase.

Vendimet e Kongresit tė Elbasanit patėn mbėshtetjen e fuqishme tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare nė Vilajetin e Kosovės. Sa erdhi dhe Lėvizja arsimore kombėtare shqiptare dhe e Alfabetit  shqip nė Kosovė mori pėrpjesėtime tė reja, tė fuqishme. Barrėn e organizimit tė pėrpjekjeve shqiptare e bartėn Hasan Prishtina, Nexhib Draga, Salih Gjuka,  Rrok Berisha, Bajram Curri, Rexhep Mitrovica e tė tjerė dhe pėr njė kohė tė shkurtėr u hapen shkolla shqipe nė Pejė, Prizren, Gjakovė, Gjilan, Mitrovicė, Vushtrri e gjetkė. Edhe intelektualėt shqiptarė tė Kosovės tė punėsuar nė Stamboll do t’u kushtojnė kujdes Pėrpjekjeve pėr shkollė e gjuhė shqipe nė Kosovė. Tė pėrmendim vetėm  pėrpjekjet e mjekut kirurg, Zejnel Abedin Gjillanit, i cili, mė 25 tė vjeshtės sė dytė (tetor) organizoi “bisedime qi u pėrkasin interesave t’Atdheut!”

Nga fundi i vitit 1909, aktiviteti i “Klubit Arsimor Shqiptar” tė Vilajetit tė Kosovės, tė cilin nominalisht e udhėhiqte Bajram be Curri, analfabet, u shtri anė e kėndė trojeve shqiptare tė Vilajetit, hapi shkolla tė reja shqipe dhe e futi mėsimin e gjuhės shqipe nė Gjimnazin dh Normalen e Shkupit. Ky klub veēantė i rezistoi kėrkesės sė “Ligjit mbi shoqatat”, pėr ndėrrimin e emrit nga “Klubit Arsimor Shqiptar” nė “Klubi Arsimor Osman”. Sė kėndejmi, gazeta turke “Jeni Asir”, mė 1 dhjetor 1909, do tė konstatojė: “Klubet shqiptare edhe mė tutje janė institucione politike...”. Kėso kohe deputetėt dhe senatorėt shqiptarė nė Parlamentin Osman e ngritėn njė Komision, i cili do tė vendoste pėr ēėshtjet me rendėsi pėr popullin shqiptar. Nė atė komision hyrėn: Sylejman Pasha (senator), Aziz Pasha (deputet i Beratit), Hasan Beu (deputet i Prishtinės), Mehmet pashė Derralla (gjeneral) dhe Rexhep Efendia Voka (myfti i Manastirit). Gazeta “Vardar” shkroi pėr fillet e kėtij aktiviteti: “Shqiptarėt po dėshirojnė qė pėrmes pazarit me shtetin, ta ruajnė rėndėsinė e vet nacionale dhe territoriale (…) po e krijojnė njė komision tė posaēėm pėr ti rregulluar marrėdhėniet shqiptare…”.

Pėr pėrmasat e Lėvizjes Kombėtare Shqiptare nė Vilajetin e Kosovės fliste gjerėsisht konsulli i Serbisė nė Prishtinė, mė 17 dhjetor 1909. Ai, midis tė tjerash, saktėsoi: “Nė mesin e shqiptarėve po vėrehet njė pakėnaqėsi gjithnjė me e madhe dhe Lėvizja sa vjen e po rritet...”. Me 1 dhjetor 1909 ishte kurorėzuar njė ndėr vendimet mė tė rėndėsishme tė Kongresit tė Elbasanit - kishte filluar nga puna Normalja e parė nė gjuhėn shqipe nė atdheun shqiptar, nė cilėn, pa vonuar u regjistruan mbi 100 nxėnės, prej tė cilėve gati gjysma ishin nga Kosova. Nė fillim tė vitit 1909, sipas informatės sė konsullit serb nė Stamboll, pėr shkaqe tė problemeve shqiptare, ra kabineti qeveritar i Hilmi Pashės dhe u krijua kabineti nė krye me Haki Pashėn.

Realisht, nga fundi i vitit 1909 dhe nė fillim tė vitit 1910,  armiqtė e kombit shqiptar orkestruan njė lėvizje tė hatashme kundėr shkrimit shqip me alfabetin latin, dhe kundėr mėsimit tė shqipes dhe shkollės shqipe pėr shqiptarėt myslimanė. Nė gazetat mė tė njohura tė Turqisė: “Tasfir-i Efkar”, “Yon Turk”, “Yeni Asir”, “Sabah”, “Yeni Tanin”, “Yeni Gazete”, “Osmanischer Loyd”, “Tanin”, “Neyr-i Hakikat”, “Igdam”, “Stamboll”, “Rumeli” e tė tjera, u nxitėn polemika me tone armiqėsie nė mes tė aderuesve tė alfabetit arab dhe latin pėr gjuhėn shqipe. Shumė nga kėto polemika, si “sihariqe”, kaluan edhe nė faqet e shumė gazetave tė huaja: angleze, frėnge, ruse, serbe, maqedonase, bullgare, italiane, austriake, greke, por edhe shtypin shqip. Pėrēarjet shqiptare nė fushė tė shkrimit tė shqipes i “dhanė dorė” opinionit antishqiptar tė flitej haptas pėr “mos ekzistimin” e kombit shqiptar dhe tė gjuhės shqipe. Tė pėrmendim kėtu vetėm opinionin e gazetės greke “Atlantis” qė dilte nė Nju Jork, e cila “ofronte dėshmi” se gjuha shqipe ka tė bėjė me gjuhėn greke dhe se ajo nuk ekziston si gjuhė e pastėr shqiptare.

Kėtu, megjithatė, ėshtė me interes shkencor tė konstatojmė edhe njė fakt historik. Lufta midis dy taborėve pėr Alfabetin kombėtar tė gjuhės shqipe, nė njė kohė kur ithtarėt e alfabetit arab pėr shqipen dhe gazetat turke po bėnin kėrdi ndaj alfabetit latin pėr shqipen, dolėn pėr fushė disa turq -partizanė tė flakėt tė nismės sė Sami be Frashrit pėr shkrimin e gjuhės turke me shkronja latine. Tė pėrmendim kėtu vetėm libėrthin: “Shkresė mbledhjes sė kombit pėr ndėrtim tė shkronjave”, tė njė Dr. Dand nga Musuli, i cili kėrkonte qė alfabeti latin tė merrej edhe pėr gjuhėn turke, me  konstatimin e qartė se: “...alfabeti arab nuk vyen as pėr turqishten as pėr shqipen”.

Pėr hir tė kėrkesave pėr saktėsi  historiografike duhet tė konstatojmė faktet se, Qeveria Xhonturke, e cila synonte tė kthehej nė  pushtet “nacional turke”, Lėvizjen e alfabetit pėr gjuhėn shqipe vazhdonte ta kualifikonte si “vepėr tė Austrisė”, njėsoj si edhe propaganda prosllave. Pėr t’i demantuar kėto opinione antishqiptare qysh herėt ishte ngritur korifeu bashkėkohor i shqiptarizmės, deputeti i Prishtinės, drenicasi i lindur nė Vushtrri - Hasan be Prishtina. Ai, si njėri i guximit intelektual dhe i mendimit politik brilant, qysh mė 28 shtator 1909, kishte shkruar nė gazetėn “Tanin”, se Austria e ka protektoratin fetar tė krishterė katolik nė Shqipėri dhe jo atė arsimor, se shkollat shqipe, si edhe Normalja e Elbasanit, janė kėrkesė dhe vepra tė shqiptarėve pėr interesa tė jetės sė kombit. Kundėr politikės antishqiptare tė xhonturqve do tė ngritėt edhe shtypi shqip kombėtar: “Organet e pushtetit dhe Komiteti Xhonturk, nuk u turpėruan aspak tė deklaronin se Kushtetutėn dhe lirinė e kanė fituar pėr vete (…). Nė vend qė shteti me shpenzime tė veta tė na hapė shkolla kombėtare, ai po pėrpiqet tė na i mbyllė shkollat fillore. Duke u pėrpjekur ta pengojė veprimtarinė tonė kombėtare, Qeveria e Stambollit nisi t’i transferojė nė Azi tė vogėl tė gjithė ata nėpunės shqiptarė, qė e ndiejnė veten si tė tillė” - do tė shkruaj gazeta “Bashkim’i  Kombit” i Manastirit, mė 24 XII 1909.

Nga fillimi i vitit 1910, kur armiqtė e kombit shqiptar morėn nisma pėr ta nxjerrė pėrfundimisht alfabetin latin nga kultura shqiptare dhe mėsimi i shqipes, veēanėrisht Hasan be Prishtina do tė sulmohet frontalisht nga njė person i nėnshkruar: M. B. Elbasanasi, i cili, mė 3 janar 1910, nė gazetėn “Tanin”, e botoi artikullin pamfletik: “Arnautllėku - deputetit tė Prishtinės Hasan Beut” ku, nė mes tjerash, i shkruante: “Duke kaluar nėpėr shkrepa tė tmerrshme dhe bjeshkė qė fusin frikėn, do tė shohėsh meshkuj e vajza se si, me abetare nė dorė, shkojnė nė shkollat kishtare. Kėto abetare janė shkruar shqip, por me alfabetin austriak. Pėrveē kėsaj, nė Shkup, Prizren, Pejė, Shkodėr, brenda avllive tė kishave janė ndėrtuar shkolla nga materiali i fortė(…). Pėr sa i pėrket ēėshtjes sė alfabetit, ju thoni se kėtė do ta zgjidhė koha. Mirėpo, koha ėshtė e lidhur me pėrpjekje, d.m.th: Aveniri varet nga mundi i derdhur. Ju thoni se shkollat nė Elbasan janė shqip. Mirėpo, pse nuk u erdhėn ndėr mend ato rrafshina tė gjera ku kini lindur Ju. A mund tė hapni atje shkolla tė tilla, dhe nėse do t’i hapeshit, ē’do tė ngjante...?!?”.

Vėrtet, duhet tė ritheksohet fakti se kėso kohe, e tėrė lėvizja kulturore dhe arsimore nė Kosovė, me reflektim edhe jashtė sajė, ishte nėn mbikėqyrjen permanente tė deputetit zėlartė, Hasan be Prishtina. Ai, nga Stambolli erdhi nė Kosovė, ku vizitoi fshatra e qytete pėr tė bėrė zgjedhjen e djelmoshave kosovarė pėr shkollėn pedagogjike nė Elbasan. Aktiviteti i tij ėshtė pėrcjellė me kujdes nga xhonturqit, madje do tė thirret edhe nė hetuesi “pėr corpus delikt” ndaj “Meshrutijet-it” (konstitucionit). Shtypi i Stambollit i cili e pėrcillte Lėvizjen e alfabetit pėr gjuhėn shqipe, Hasan be Prishtinėn vazhdonte ta mbante nė maje tė thumbit. Kritikat vinin nga tė gjitha anėt, madje edhe nga disa deputetėt shqiptarė myslimanė proosmanė fanatikė. Tė ndalemi shkurtimisht nė kundėrshtitė e deputetit tė Pejės, Mahmud Bedria, i cili nė gazetėn “Tanin”, mė 11 janar 1910, e botoi artikullin: “Letėr tė hapėt shqiptarėve”, nė tė cilėn vjelli kundėr alfabetit latin pėr shqipen, duke arsyetuar se kinse e tėrė bota myslimane: arabe, persiane, hindase, afganistane, indoneziane, ēerkeze e tė tjerė, e pėrdorin alfabetin arab, kurse shqiptarėt myslimanė janė tė vetmit qė po ndahen. Sipas kėtij pejani, i et i Valiut tė Kosovės, Mazhar Beut, shqiptarėt kanė filluar shkruarjen e  shqipes me shkronja arabe 150 vjet pas ardhjes sė turqve nė Shqipėri, qė do tė thoshte mė sė voni nga vitet e tridhjeta tė shekullit XV.

 Opinioni i Mahmud Bedriut do tė kundėrshtohet, flaka-flakė, nga deputeti i Bregdetit (Denizli meb-usu), Gani Frashėri, i cili me njė ton tė afėrm me tė Hasan Prishtinės, shkroi se alfabeti latin pėr shqipen ėshtė “alfabet kombėtar” shqiptar, tė cilin “nuk e kanė ē’pikur ata qė nuk e njohin fenė islame, por dijetarėt e lartė, si myderrizi i nderuar Dragovanli Omer Efendi, pastaj i pėrmenduri pėr kah asketizmi Hoxha Tahsini dhe i ndjeri Shemsedin Sami Frashėri…”.

Kėtu duhet tė konstatojmė faktin se diplomacia serbe nė vijimėsi vazhdonte tė mbante rolin e kujdestarit pėr tė pėrfituar nga ngatėrresat nė fushė tė shkrimit tė shqipes. Gazeta serbe osmane, “Vardar”, mė 17 janar 1910, informonte lexuesit se gazetat e Stambollit:, “Yeni Gazete” dhe “Tanin” tashti e  pranonin alfabetin latin pėr gjuhėn shqipe, kurse “Osmanischer Loyd” shkonte edhe mė larg - propozonte qė edhe turqit tė ndiqnin rrugėn e shqiptarėve pėr tė marrė alfabetin latin pėr gjuhėn turke kombėtare. Nė vijim, “Vardar” gjykonte me habi: “Ėshtė interesant, nė krejt kėtė lėvizje, askujt as ndėr mend nuk i bije cirilikja, e cila shqiptarėve jo qė u ėshtė edhe mė e natyrshme sė latinishtja dhe mė e afėrm, por edhe larg e larg mė e pėrshtatshme pėr gjuhėn shqipe dhe drejtshkrim...”!?!

Aderuesit e alfabetit arab nga radhėt e deputetėve pėr viset shqiptare, numerikisht ishin mė shumė. Nė peticionin dėrguar Kryeministrisė, i cili u botua nė “Yeni Tanin”, mė 19 janar 1910, janė nėnshkruar 14 deputetė nga Vilajeti i Kosovės, i  Manastirit dhe i Shkodrės, midis tė tė cilėve edhe joshqiptarė. Kėta aderues tė alfabetit arab pasi shkruanin se “faktori kryesor qė i lidhte shqiptarėt me turqit ėshtė feja”, konstatonin se “alfabeti ėshtė i pandarė nga baza fetare. Prandaj, ne, si pėrgjegjės pėr fatin e popullit, vendosėm qė ky alfabet (latin) tė mos pranohet dhe tė mos futet nėpėr shkolla”. Mė tutje, theksonin se “Ne me neverinė mė tė thellė shikojmė propagandėn pėr alfabetin latin, tė cilin duan tė na e fusin tė huajt qė duan tė gėlltisin atdheun tonė, dhe duke bėrė lloj-lloj intrigash, duan ta shkatėrrojnė bashkimin tonė me Perandorinė osmane…”

 Vetėm tri ditė mė vonė, mė 22 janar 1910, si pėr flakė pushke, deputetėve tė deklaruar pėr alfabetin arab pėr gjuhėn shqipe iu pėrgjigj deputeti Hasan be Prishtina: “Ēėshtjen e alfabetit, do ta zgjidhė koha, nėse nuk e ka zgjidhur. Ēėshtja nuk ėshtė e njė natyre tė tillė, si mendojnė disa, se nuk mund tė trajtohet shkel e shko, sidomos pėr shkak se zgjidhja nuk mund tė kryhet sipas dėshirės apo kundėrshtimit tė deputetėve. Ajo mund tė zgjidhet vetėm nga pikėpamja atdhetare e jo duke thėnė: ‘Ne duam apo nuk duam kėtė zgjidhje...”!? Dhe, mė tutje, Hasani saktėsonte me guxim dhe dinjitet se “akėcili ėshtė i lirė nė pikėpamjet e veta dhe kurrkush s’ka tė drejtė t’i thotė tjetrit pėr atė asgjė. Mirėpo, nėnshkruesit e peticionit tė dėrguar Kryeministrisė, ta quajnė vetėn si tė vetmit interpretė tė ndjenjave tė Shqipėrisė, e sidomos kur disa prej tyre s’kanė kurrfarė lidhje me shqiptarėt as pėr nga gjaku, as pėr nga gjuha, kur ndėrhyjnė nė punė pėr tė cilat nuk mund ta marr as me mend...”!?!

Madje Hasan Prishtina i shkoi deri nė fund, kėrkoi qė tė gjithė deputetėt shqiptarė tė kėrkonin shpalljen e zgjedhjeve tė reja parlamentare. Kėshtu, tė dilnin nė “shesh tė provės (…). Pėrndryshe, ėshtė mėkat, qė pėr sigurimin e qėllimeve vetjake ta mashtrosh opinionin publik”. Paralajmėronte njė pėrgjigje tė argumentuar tė deputetėve shqiptarė ithtarė tė alfabetit latin pėr gjuhėn shqipe dhe pėrfundonte me njė porosi madhore pėr kombin shqiptar: “Secila nga tė dy anėt ėshtė nė gjendje tė shkruajė peticione. Mirėpo, gjėja kryesore duhet tė jetė ndėrgjegjja jonė!”

Me 24 janar 1910 do tė botohet peticioni i paralajmėruar i deputetėve shqiptarė, ithtarė tė alfabetit latin pėr shqipen. Nė kėtė dokument dominoi opinioni politik i Hasan be Prishtinės. Pėrmbajtja e peticionit ishte plot argumente dhe kishte frymė ironike pėr palėn kundėrshtare: “Ata qė e ndijėn veten pėrgjegjės pėr fatin e ardhshėm tė popullit, qė i japin vetės kompetenca se ata duhet tė vrajėn dhe tė kthjellin, ata janė turq ose njerėz qė janė larg nga gjuha, ndjenjat dhe kombėsia shqiptare. Fjalėn vendimtare nė kėtė ēėshtje duhet ta kenė shqiptarėt - ekspert gjuhe, ata qė janė shqiptarė edhe pėr nga gjuha, edhe pėr nga gjaku”. Dhe, duke pėrfunduar, i drejtoheshin Qeverisė Perandorake: “Prandaj, kėrkohet nga qeveria, duke u mbėshtetur edhe nė kushtetutėn, e cila e lė tė lire tė mėsuarit e gjuhės amnore, qė ta vazhdojnė rrugėn dhe mos ta ndryshojė, mos tė bėjė hapa tė rrezikshėm, duke inkurajuar njėrėn pjesė tė popullit dhe duke iu kėrcėnuar pjesės tjetėr, si dhe t’ua bėjė tė njohur nėpunėsve jashtė Stambollit qė tė punojnė sipas ligjit. Gjithė puna le t’i lihet zhvillimit tė natyrshėm, qė ėshtė edhe rruga e vetme e cila do ta zgjidhė kėtė problem!”.

Me tė dhėnat relevante mund tė konstatohet se e tėrė qeveria xhonturke, me njė tėrbim shovinist, ishte e angazhuar nė luftėn kundėr alfabetit latin pėr gjuhėn shqipe tė masave shqiptare islame. Qeveria i vuri nė lėvizje spiunėt dhe fanatikėt islamė kundėr ēėshtjes jetėsore shqiptare qė nuk mund tė priste pėr zgjidhje tė mėvonshme e stihike. Zbatimi i ligjit pėr shoqatat dhe ēetat, posaēėrisht nė Vilajetin e Kosovės dhe tė Manastirit ku synonte Serbia, vihej nė zbatim me anė tė dhunės policore e ushtarake. Nė anėn e Gjilanit, do tė kapet Bislim Hogoshi me vlla, kurse nė Pazar tė Ri u kap Mehmed Mehmedi, kundėrshtar i rendit ekzistues despotik. Nė anėn e Gjilanit pritej kapja edhe e 157 “kriminelėve”.

Komiteti i turqve tė rinj “Bashkim e Pėrparim”, duke vėrejtur entuziazmin dhe vendosmėrinė e shqiptarėve pėr rilindje kombėtare, gjė tė cilėn shqiptarėt e arrinin nėpėrmes fjalės sė shkruar shqipe me alfabetin “latin tė perėndimit”, inskenuan njė reaksion, “duke hedhur gurin e fshehur dorėn”, nė mesin e ulemasė shqiptare. Nė shikim tė parė, kjo dukej si lėvizje e organizuar nga ana e hoxhallarėve, shehlerėve dhe bejlerėve fanatikė, tė cilėt u nxorėn nė ballė tė rezistencės kundėr alfabetit kombėtar latin. Por, pas shpinės sė tyre, realisht, qėndronte njė fuqi joshqiptare - Komitetit “Itihad ve Tereki” (Bashkimi e Pėrparimi) dhe i tėrė aparati administrativ qeveritar xhonturk. Grushti mė i rendė pėr alfabetin latin, tė cilin e menduan  xhonturqit, ishte organizimi i mitingjeve protestuese me pėrmasa tė mėdha nėpėr qytete dhe fshatrat mė tė mėdha, pėr demaskimin e haptė tė alfabetit latin dhe tė aderuesve tė tij. Njė kurth i tillė ishte “Mitingu i alfabetit nė Shkup”, mbajtur mė 2 shkurt 1910, i organizuar kryekėput nga Komitetit “Bashkimi e Pėrparimi” dhe nga ana e Valiut tė Vilajetit tė Kosovės, Mazhar Beut i ndihmuar nga Arif Hikmeti, (Nėnkryetar i “Klubit Shqiptar” tė Selanikut) dhe deputeti i Shkupit, Said Idriz Efendia.

Qėllimi i fshehtė i organizuesit tė kėtij Mitingu ishte: demaskimi para masės shqiptare islame tė deputetit tė Shkupit, Nexhib be Dragės, pėrkrahėsit mė tė vendosur tė Hasan be Prishtinės. Ndėr burimet mė reflektuese pėr kėtė ngjarje janė raportet e konsullit serb nė Shkup, dėrguar Ministrit pėr Punė tė Jashtme nė Beograd. “Me iniciativėn e hoxhallarėve, nė Shkup, nė mesin e tė cilėve gjendej edhe Said Efendia, deputet i popullit nė Shkup, i cili, jo moti, ka ardhur kėtu, kinse pėr shkak tė sėmurjes – sot ėshtė mbajtur njė miting kundėr pėrdorimit tė alfabetit latin nė shqipet. Mitingu ka qenė i organizuar mirė. Ēarshia ka qenė gati plotėsisht e mbyllė. Nė miting kanė marrė pjesė vetėm myslimanėt. Ka folur, madje shumė shkurt, Hysein Efendia, mėsuesi i shkollės sė lartė fillore nė Shkup. Rezolutė me shkrim nuk ėshtė nxjerrė, dhe pas fjalimit tė Hyseinit, masa ėshtė shpėrndarė. Hysein Efendia ka thėnė pėrafėrsisht: ‘Pėrdorimi i alfabetit latin pėr gjuhėn shqipe ėshtė kundėr sheriatit. Ai alfabet nuk do tė pranohet kurrsesi. Nexhib Draga, deputeti nga Shkupi, ėshtė aderues i alfabetit latin dhe po pėrpiqet qė ai tė pranohet. Qėndrimi i tij ėshtė pėr dėnim. Ai ka humbur besimin te votuesit e vet’. Gjykimi ka qenė i njėzėshėm, mandej oratori e ka bėrė me dije tubimin se ekziston njė komision, i cili ka pėr detyrė tė vendosė rreth kėsaj ēėshtjeje. Tubimi ka pranuar qė tė autorizohet komisioni pėr zgjidhjen e kėtij konflikti.  Pas kėsaj, tubimi ėshtė shpėrndarė nė qetėsi”. Dhe, mė tutje, diplomati serb do tė saktėsojė: “Po flitet se qėllimi i kėtij tubimi ka qenė qė Nexhib Dragės t’i merrej mandati, ose tė provokohej e tė japė vetė dorėheqje. Ka versione qė vėrtetojnė se kėtė miting e kanė inskenuar vetė autoritetet turke, nė rend tė parė vetė Valiu, Mazhar Beu”.

Nė bazė tė njė dokumenti tė datės 3 shkurt 1910, Mitingu kundėr alfabetit latin i mbajtur nė Shkup nuk ka zgjatur shumė, “vetėm aq sa ėshtė kėrkuar kohė pėr leximin e rezolutės sė hartuar shumė mė parė”, por nga fjalia e fundit e tij: “Mė ėshtė premtuar se do tė mėsoj deri nė detaje pėr atė miting tė vdekur” - del se autori i informacionit nuk ka marrė pjesė nė Miting, dhe se nuk ka ditur pėr fjalimin e Nexhib be Dragės dhe tė Hasan be Prishtinės, tė cilėt erdhėn pėr ta demaskuar para masės sė tubuar qėllimin e thirrjes sė mitingut dhe me paraqitjen e tyre, tė thuash, mitingu u shpėrnda pa rezultatet e pritura.

Tė dhėnat e tjera flasin se Rezoluta pėr kėtė Miting, e hartuar mė parė, dhe e lexuar nė “Murat Xhami”, pati kėtė pėrmbajtje: “Duke shfrytėzuar lejen se gjuha shqipe mund tė mėsohet lirisht, disa punėtorė tė rinj, tė cilėt nuk mendojnė pėr gjendjen dhe ardhmėrinė e atdheut tonė, kanė guxuar tė deklarohen si aderues tė alfabetit latin. Pretendimet e tyre nuk i pėrgjigjen faktit real dhe plotėsisht janė nė kundėrshtim me qėndrimin e popullit nė pėrgjithėsi, nė kėto anė. Kėtu, nuk kėrkohet qė gjuha shqipe tė mėsohet me shkronja latine, por fėmijėt tanė, nė atdheun tonė, kanė filluar tė mėsojnė gjuhėn shqipe me alfabetin arab. Suksesi ėshtė i plotė. Sipas fesė myslimane, populli ynė ėshtė ēmuar sipas zakoneve tona qeveritare. Marrėdhėniet dhe lidhshmėria nė mesin e tyre nuk mund tė kėputet kurrsesi. Na u lutemi qė kjo ide e gabuar, e cila mund tė bėhet shkak ndarjeje, tė mos lejohet zgjerimi i saj, dhe gjuha shqipe tė mėsohet me shkronja arabe dhe kėshtu tė rregullohet programi shkollor. Kjo ėshtė nė favor tė fatit dhe tė politikės tė Osmanllėkut”. Nė pėrmbyllje tė rezolutės thuhej: “Na, me keqardhje tė plotė, i gjykojmė masat e marra tė disave nga deputetėt tanė, tė cilat shpien kah krijimi i jazit, nė dobėsimin e bashkėsisė osmane, e cila ėshtė i vetmi shpėtim i popullit tani pėr tani dhe nė tė ardhmen”.

Njė dokument tjetėr, i proveniencės serbe, i datės 4 shkurt 1910 do tė saktėsojė: “Tė gjithė tė pranishmit nė miting kanė konstatuar se futja e alfabetit latin nė shqipet ėshtė vepėr thjesht austriake dhe se njerėzit - aderuesit e atij alfabeti janė tradhtarė tė vėrtetė tė fisit shqiptar, tė cilėt dėshirojnė t’i shiten Austrisė”. Nga ky informacion mėsojmė se nė Miting kanė marrė pjesė edhe pėrfaqėsuesit bullgarė dhe serbė tė interesuar pėr tė minuar perspektivėn e  alfabetit shqip: “Popollovi, njėri ndėr bullgarėt mė tė dalluar tė kėtushėm kur e ka pyetur njė turk se ē’ėshtė kjo? Ai i ėshtė pėrgjigjur: Asgjė nuk di! – Unė e kam thėnė se kjo ėshtė yndyrė e Austrisė”. Sipas kėtij informatori, rrjedhim i kėtij mitingu ėshtė fakti se “me njėherė ėshtė njoftuar Stambolli se deputetin Nexhib bej Dragėn nuk e njohin mė pėr deputet tė vetin, pasi e ka humbur tėrė besimin nė popull dhe ėshtė bėrė tradhtar…”

Nga dokumenti i lartshėnuar mėsojmė se xhonturqit, pėr tė luftuar mė me sukses kundėr lėvizjes arsimore e kulturore kombėtare shqiptare, renditen njė propagandė “miqėsore” me serbėt dhe me bullgarėt: “Komandanti i xhandarmerisė, Ismail Efendia, nė njė bisedė me disa nga “Klubi Demokratik” (serb), ėshtė shprehur haptas, se si tė gjithė deri tashti kanė gabuar me sjelljet e tyre ndaj serbėve dhe bullgarėve, por sa u ėshtė e njohur, po punohej nė drejtim qė e tėrė ajo tė pėrmirėsohej dhe ka konstatuar se ‘Pėr njė kohė bukur tė shkurtėr keni pėr t’u bindur se kam folur tė vėrtetėn”.

Nga fillimi i shkurtit 1910, Serbia e kishte aktivizuar njė numėr tė agjentėve tė cilėt evidenconin tė gjitha lėvizjet nė fushė tė alfabetit shqip. Mė 4 shkurt 1910 njė anonim i shkruante me hollėsi konsullit serb nė Shkup edhe pėr “Klubin Arsimor Shqiptar” tė Shkupit si dhe pėr qėndrimin e personaliteteve bartės tė rrymave nė alfabetin e shqipes, dhe paragjykonte njė mbyllje tė problemit “me gjakderdhje”.

Beteja vendimtare pėr fatin e shkrimit tė shqipes me alfabetin pastėr latin, vėrtet, do tė zhvillohet pikėrisht nė kryeqendrėn administrative tė Vilajetit tė Kosovės, nė Shkup, qė ishte, realisht kėrthiza e Shqipėrisė Etnike dhe e ngjizjes sė kombit shqiptar. Spiuni i konsullit serb nė Shkup, mė 4 shkurt 1910, midis tė tjerash, do tė zbulojė: “Si njė plotėsim detal nė “Lidhje me Ēėshtjen e Alfabetit”, pėr shkak tė tė cilit ėshtė mbajtur Mitingu shqiptar, kėtu, kam mėsuar edhe kėtė: Para katėr dite, pra njė ditė para Mitingut, kėtu ka ardhur prej Stambolli Kryetari i Klubit Shqiptar tė Tetovės,  djali i Rexhep Pashės – Abdyrrahman beu. Ai ėshtė ithtarė i deputetit Nexhib bej Draga, gjegjėsisht, ithtarė i latinishtes, dhe sot ka qenė nė hotelin “Liria”, njė kohė tė gjatė, nė vizitė tė Nexheb Draga. Nė tė njėjtėn kohė, prapė nga Stambolli ka arritur kėtu edhe Halim Beu, djali i Mehmet Pashės sė njohur nga Tetova, kundėrshtar i latinishtes. Ai ka marrė pjesė nė miting. Nga Stambolli, Klubi shqiptar (pėr latinishten) i ka marrė 200 lira, ndėrsa nga Korēa 40 lira, si ndihmė pėr tė hapur shkolla kėtu nė Shkup, dhe rrethinė, nė tė cilat fėmijėt do tė mėsojnė shkrimin shqip me shkronja latine.

Po ashtu, klubi i kėtushėm ka marrė Letėr nga Amerika, prej shqiptarėve tė atjeshėm, se kėto ditė do tė arrijnė edhe nga atje ndihma materiale pėr hapjen e shkollave shqipe me shkronja latine. Si mė ka njoftuar informatori, i cili ka biseduar personalisht me pėrfaqėsuesit e tė dy rrymave: nė mesin e tyre ekziston njė pengesė si shkak i asaj ēėshtjeje dhe ajo ka pėr t’u zgjidhur vetėm me anė tė gjakderdhjes. Kjo, posaēėrisht vėrehet tek shqiptarėt – prej Karadakut e lartė, tė cilėt ende nuk janė ngritur pėr libėr – sepse, kėta kėtė ēėshtje, nė themel, nuk e kuptojnė, duke i ēmuar fuqitė e veta mbi ato tė Portės, si tė pavarur. Nė anėn tjetėr, dyshohet se Austria sė pari dėshiron tė bėjė aneksimin me anė tė librit(...). Kėto ngjarje tė cilat, shikuar nga jashtė janė tė ēuditshme, janė ngjarje tė cilave duhet t’u kushtohet kujdes mė i madh dhe pėrcjellje mė korrekte”.

Pėr pėrmasat dhe pasojat e Mitingut pėr Alfabetin arab pėr shqipen, tė mbajtur nė Shkup, shkroi gjerėsisht, nga vendi i ngjarjes, edhe gazeta serbe-osmane “Vardar”, mė 6 shkurt 1910. Nė informatėn:  “Miting i madh”, midis tė tjerash, vuri nė spikamė: “Tė mėrkurėn e kaluar nė “Murat Xhami” tė kėtushme ėshtė mbajtur njė miting i madh nė tė cilin kanė marrė pjesė 6000 muhamedanė me shumicė shqiptare. Si shkas pėr kėtė miting po e pėrmendin ardhjen nga Stambolli tė Nexhib Dragės, deputetit tė kėtushėm shqiptar, pėr tė propaganduar qė alfabetit latin tė pranohet nga shqiptarėt. Pėr atė fakt, nė mesin e qytetarėve myslimanė po ndihet njėfarė pakėnaqėsie, ndaj kanė kėrkuar nga Draga tė dorėzojė mandatin e deputetit nė Parlament. Po flitet se edhe qarqet qeveritare ia kanė frikėn dhe smirėn kėtij kreu shqiptar. Ne nuk na ėshtė e njohur se a e ka dorėzuar mandatin nga posti i deputetit. Deputeti i Prishtinės, Fuad Pasha, ka dhėnė dorėheqje nga pozita e deputetit nė Parlament, si ithtar i alfabetit latin”.

Pėr numrin e pjesėmarrėsve nė mitingun e Shkupit, gazeta shqipe “Lirija” e Selanikut, mė 31 janar (13 shkurt) 1910, shkruante se kanė marrė pjesė vetėm rreth 300 veta, ndėrsa gazetat qendrore turke atė numėr e shumėfishonin deri nė 10.000 veta. Dhe, derisa gazeta “Bashkimi” i Shkodrės, mė 27 janar (9 shkurt) 1910 i demantonte tė dhėnat nė gazetat turke dhe konstatonte se kanė marrė pjesė “300 hamaj”, nė disa dokumente austriake e gjejmė numrin 5000 tė pjesėmarrėsve.

Pas mitingut nė Shkup, ithtarėt e tė dy alfabeteve kalojnė nė aksion, nė terren, pėr tė propaganduar nė favor tė alfabeteve tė “veta”. Veterani i lėvizjes kulturore, mbrojtėsi i dinjitetshėm i alfabetit latin pėr shqipen, Nexhib be Draga, u bė partizani mė i spikatur nė terren dhe me respekt mund tė konsiderohet si motor i dytė, krahas Hasan be Prishtinės, nė lėvizjen pėr alfabetin latin pėr shqipen nė Vilajetin e Kosovės qė do tė sigurojė fitoren nė nivel tė kombit.

Pėrpjekjen e Hasan be Prishtinės nė Parlamentin osman me respekt e pėrjetėsoi edhe shtypi shqiptar i kohės. Gazeta demokratike “Shqypėja e Shqypėnisė”, mė 23 janar (5 shkurt) 1910, shkruante: “Shumė i vlefshmi atdhetar i flakėt, deputeti i Prishtinės, Zotni Hasan Prishtina po pėrpiqet pėr mbrojtjen e pėr tė mirėn e kombit shqiptar…Ky dashamir i bėn nderė shumė tė madh amės Shqipėri, pėr tė cilėn ėshtė gati tė bėhet theror. Ky trim, biri i Shqypnis u ėshtė shembull me veprat e tija kaq shumė shqiptarėve”.

Pėr aktivitetin e Hasan be Prishtinės dhe tė Nexhib be Dragės, dhe pėr luftėn e ashpėr tė ithtarėve tė rrymave kryesore  nė fushė tė alfabetit tė shqipes, e kemi njė informatė tė gjatė shkruar nga agjenti serb, Spira Haxhi Ristiq, mė 23 janar (5 shkurt) 1910. Nė tė ėshtė pasqyruar atmosfera e krijuar nė lidhje me agjitimin nė dėm tė alfabetit kombėtar latin nė Kosovė: Pėr shkak tė pasqyrimit tė qartė tė gjendjes, po e sjellim tė plotė: “Deputetėt myslimanė tė Vilajetit tė Kosovės janė ndarė nė: latinashė dhe turkiashė, gjegjėsisht, nė aderues tė alfabetit latin dhe nė aderues tė alfabetit arab, i cili ėshtė, siē e dini, edhe abece e gjuhės turke.

Tani pėr tani, sa i pėrket pjesės Veriore tė Shqipėrisė, shumica e deputetėve myslimanė janė deklaruar se, pėr interesa tė politikės sė brendshme tė Perandorisė, nė shkollat zyrtare gjuha shqipe tė mėsohet me shkronjat arabe. Pėrpos kėsaj, nuk ngurojnė tė propagandojnė hapur se latinishtja ėshtė kundėr Sheriatit. Nė kėtė drejtim, ata jo moti, Vezirit tė madh ia kanė dorėzuar njė memorandum, me tė cilėn i kanė paditur ithtarėt e alfabetit latin, si agjentė tė jashtėm, tė cilėt anojnė qė nė Ballkan tė krijojnė ēėshtjen shqiptare dhe tė ndajnė shqiptarėt prej turqve.

Menjėherė pas kėtij memorandumi, disa nga deputetėt, si nga njėra ashtu dhe nga rryma tjetėr, kanė udhėtuar pėr nė vendin e ngjarjes, pėr agjitimin e ideve tė tyre. Prej “turkiashėve” nė Shkup ka ardhur Said Efendia, kurse prej “latinishėve” kanė ardhur: Nexhib Draga dhe Hasan Beu.

Me iniciativėn e Sahid Efendisė, para dy ditėve ėshtė mbajtur nė “Murat Xhami” tė Shkupit, njė miting, i cili ėshtė pėrmbyllė me rezolutėn se pėrdorimi i shkronjave latine ėshtė kundėr Sheriatit. Nė miting ėshtė theksuar mosbesimi ndaj Nexhib Dragės, deputetit tė popullit pėr Sanxhakun e Shkupit, i cili pa i pyetur mandatorėt e vet, ėshtė deklaruar pėr alfabetin latin. Mitingu ėshtė manifestuar mirė. Derisa vazhdoi mitingu, dyqanet e myslimanėve ishin tė mbylla. Tė krishterėt nuk kanė marrė pjesė. Bie nė sy se autoritetet qeveritare turke, tė cilat kohėve tė fundit i kanė ndaluar edhe mbledhjet mė tė vogla miniaturale tė jomyslimanėve, nuk kanė bėrė kurrfarė pengesash, por pėrkundrazi ka argumente qė vėrtetojnė se inskenues i kėtij mitingu ėshtė vetė Valiu. Se ēfarė trajte do tė marrė kjo ēėshtje nė zhvillimin e mėtejmė, nuk dihet. Turkiashėt mendojnė se alfabeti latin nuk do tė mund tė depėrtoj nė Shqipėrinė Veriore.

Ata theksojnė se fanatizmi fetar te shqiptarėt ėshtė nė gjendje t’i rezistojė ēdo pėrpjekjeje pėr hapjen e shkollės shqipe me alfabetin latin. Latinashėt e ndjejnė nė shpirt se terrenin me tė vėrtetė e kanė tė papėrshtatshėm dhe tė vėshtirė pėr vėnien nė jetė tė kėsaj reforme, por theksojnė se kjo ėshtė ēėshtje e kohės dhe se ata, herdokur, edhe nė Shqipėrinė Veriore do ta fusin alfabetin latin, ashtu si bėnė nė Shqipėrinė e Jugut. Ēėshtje kryesore pėr ta ka qenė, qė autoritetet qeveritare i kanė shtrėnguar, qė tė lejojnė hapjen e shkollave shqipe. Ēėshtja e alfabetit ėshtė e dorės sė dytė.

Qėndrimi i autoriteteve qeveritare turke, nė kėtė ēėshtje, me tė vėrtetė tė ndishme, ėshtė kėsisoj: Meqė, parimisht ėshtė vendosur se shqiptarėt mund tė hapin shkollat e veta kombėtare, turqit nuk i ndalojnė ata, qė nė shkollat e veta private tė pėrdorin cilin alfabet qė dėshirojnė. Por, latinashėt nuk u kėnaqėn me kaq dhe po kėrkojnė qė latinishtja tė pranohet edhe nė shkollat shtetėrore. Turqit kėtė kėrkesė e refuzojnė me kėmbėngulje. Para sa kohėsh, nė programin e mėsonjėtores sė kėtushme turke, gjuha shqipe ėshtė futur si lėndė e detyrueshme. Turkiashėt nė ligjėratat e tyre kanė theksuar se gjuha shqipe mund tė mėsohet me sukses edhe me alfabetin arab. Nė shtypshkronjėn e Vilajetit, me vetė iniciativėn e autoriteteve qeveritare, ėshtė bėrė alfabeti shqip prej germave arabe, duke i krijuar disa shkronja – tė kombinuara – pėr theksimin e disa tingujve tė gjuhės shqipe, tė cilėt, nuk kanė mundur tė shprehen vetėm me alfabetin arab ose turk. Sipas kėsaj, shkruante Spira H. Ristiq, duket se ndarja ka gjasa tė jetė sa mė e madhe e mė e madhe dhe se, nė tė ardhmen e afėrt kemi pėr tė pasur rastin qė haptazi tė marrim pjesė nė konflikt. Qeveria ka pėr t’i pėrkrahur aderuesit e alfabetit arab, por, kur tė kihet parasysh se Nexhib Draga e Hasan Beu, luftėtarė pėr alfabetin latin, gėzojnė respekt tė lartė nė mesin e shqiptarėve, me gjithė qėndrimet e kėtilla tė autoriteteve kompetente turke, dyshohet se do tė depėrtojė ky qėndrim (pėr alfabetin arab) aq lehtė”.

Nė vazhdim tė raportit, spiuni serb do tė konstatojė: “Situata e pėrgjithshme ėshtė kėsisoj: Turqit lejojnė hapjen e shkollave shqipe, por me kėto kushte: shkollat shqipe tė hapura nga shteti, patjetėr tė pėrdorin alfabetin arab. Kjo vlen edhe pėr gjuhėn shqipe, e cila ka pėr t’u futur nė gjimnazet shtetėrore. Ata nuk kundėrshtojnė mėsimin e gjuhės shqipe me alfabetin latin nė shkollat private. Shqiptarėt, ithtarė tė alfabetit latin, tė trimėruar nga suksesi, qė nė mėnyrė shumė tė lehtė ja dolėn tė hapin shkollat e veta popullore, tani, kėrkojnė gjithqysh edhe tė lirohen nga alfabeti i papėrshtatshėm arab”.

Kundėrthėnieve nė mes tė aderuesve tė tė dy alfabeteve pėr gjuhėn shqipe nuk mund t’i shpėtonin pa iu fry as gazetės “Vardar”. Ajo solli artikullin: “Prapė pėr alfabetin e shqipes”, nė tė cilin theksonte: “Lėvizja nė mesin e shqiptarėve pėr ta lėshuar alfabetin turk dhe pėr ta pranuar alfabetin latin, jo vetėm qė po merr pėrmasa sa mė tė gjera, por edhe rėndėsia e saj po bėhet sa mė e madhe. Disa deputetė shqiptarė tė cilėt pėr Turqinė edhe mė i lidhė tradita fetare, Vezirit tė Lartė ia kanė tėrhequr vėrejtjen me njė Mesazh tė posaēėm: se kjo lėvizje pėr alfabetin latin ka lindur e nxitur nga jashtė dhe se deputetet shqiptarė: Ismail Qemali, Myfid bej, Azis Pasha, Gani Bej, Hasan Bej e tjerė, gjithashtu, Vezirit tė Lartė i kanė sjellė njė promemorie tjetėr nė tė cilėn konstatojnė se dyshimi ndaj shqiptarėve pėr shkak tė futjes sė alfabetit latin pėr shqipen ėshtė i pabazė. Megjithatė, e gjithė ajo nuk e ka ndalė lėvizjen mė tė re tė alfabetit shqiptar pėr alfabetin latin, dhe si shkruajnė nga Stambolli, atje ėshtė mbajtur, pėr atė shkak, njė mbledhje shumė e rėndėsishme nga krerėt shqiptarė, nė krye tė tė cilėve ka qenė ish Veziri i Lartė, Ferid Pasha, Ismail Qemal Beu, dr.Thema, dhe Dervish Hima. Nė lidhje me atė, krerėt shqiptarė kanė pėr t’u shpėrndarė nė tė gjitha viset qė tė propagandojnė nė favor tė alfabetit latin.

Deputeti i Shkupit, Nexhib Draga, tani ka arritur nė Shkup, me tė birin e Akif Pashė – Tetovės dhe me Nexhib Beun, kajmekamin nga Velesi. Se qysh do tė zhvillohet kjo lėvizje mė tutje, atė do tė shohim mė vonė, por ėshtė mė tepėr se e vėrtetė qė sikur ēdo here faktike, kompetentet mėzi do ta kujtojnė, qė tė fillojnė me shėrimin serioz tė situatės jo tė rėndomtė nė viset ku shqiptarėt jetojnė, e pėr ēka aq po vuan dhe sakrifikohet populli ynė(serb), si edhe i tėrė shteti”.

Nė vazhdim, gazeta serbe institucionale osmane, “Vardar” informonte lexuesit se nė Stamboll, Dervish Hima kishte nisur ta botonte fletoren shqiptare “Shqiptari”, nė gjuhėn shqipe me alfabetin latin dhe turke, me alfabetin tradicional arabo-osman dhe se nė Stamboll ishte mbajtur edhe njė tjetėr mbledhje e disa krerėve dhe e disa  deputetėve shqiptarė - “kundėr alfabetit latin dhe nė favor tė alfabetit turk. Kjo mbledhje ėshtė mbajtur nė lokalet e klubit “Bashkimi”, ku ėshtė marrė edhe vendimi me tė cilin dėnohej hapja e shkollave shqipe me libra me alfabet latin”.

Nga njė dokument tė proveniencės serbe, i padatuar, por qė duhet tė jetė i shkurtit 1910, konstatohet se “Para dy muajve, nė shkollat turke, nė Shkup, ėshtė futur gjuha shqipe. Kjo ka ngacmuar ēėshtjen nė lėmė tė alfabetit”. Mė tutje theksohej se ēėshtja e shkollave shqipe ėshtė bėrė ēėshtje parlamentare dhe se “Qeveria ka marrė vendim qė tė lejohet hapja e shkollave shqipe” dhe informonte se “nė Gjilan ėshtė hapur shkolla shqipe...”, mirėpo, jeta e kėsaj shkolle nuk qe e gjatė. Sipas njė informatori serb, mė 6 shkurt 1910: “Nė Shkup po flitet se shqiptarėt nė Gjilan, kanė hyrė nė shkollėn private shqipe, jo shumė moti tė hapur, nė tė cilėn ka qenė mėsuar alfabetin latin. Njė shqiptar ka shti me njė predhė nė tangar. Pas kėsaj i kanė tėrhequr bankat e shkollės dhe librat dhe nė mėnyrė manifestuese i kanė djegur...”.

Kurthet kundėr shkrimit tė shqipes me alfabet latin vazhduan nė Termopilen e Shqipėrisė, nė Kaēanik. Mitingu i Kaēanikut duhet tė jetė mitingu i tretė i llojit tė tillė, kundėr ardhmėrisė shqiptare  tė Vilajetin e Kosovės. Data e mbajtjes sė kėtij mitingu nuk na ėshtė e njohur, pasi nuk e thotė anonimi “Sabah” nė dokumentin qė e pėrmend kėtė miting. Njė gjė shihet qartė se Mitingu kundėr Alfabetit shqip nė Kaēanik ėshtė mbajtur pas Mitingut tė Shkupit. Informata e “sabahut” ėshtė titulluar: “Ēėshtja gjuhėsore shqiptare”, nė tė cilin, midis tė tjerash, thuhej: “Javėn e kaluar ėshtė mbajtur mitingu nė Kaēanik, kundėr pėrdorimit tė alfabetit latin. Nga ky miting ka dalė vendimi se ky alfabet ėshtė kundėr Sheriatit dhe se tė gjitha shkollat nė tė cilat ėshtė zhvilluar mėsimi me alfabetin latin tė ndalohen, si edhe tekstet e shkruara me atė alfabet. Nė kėtė miting ėshtė manifestuar mosbesimi ndaj Nexhib Dragės deputetit tė popullit pėr Shkupin”.

Nga Vilajeti i Kosovės vala e mitingjeve kundėr alfabetit latin nė gjuhėn shqipe do tė bartet nė Vilajetin e Manastirit. I pari miting atje u organizua nė qendėr tė vilajetit pikėrisht mė 6 shkurt 1910. Konsulli austriak nė Manastir mė 25 janar(7 shkurt) 1910, pasi bėnte fjalė pėr aktivitetin destruktiv tė Arif Hikmetit dhe tė Myftisė sė Manastirit Rexhep Hoxhė Xhudit (Vokės), nė mes tė tjerash, shkruante: “Si ēdo kund, edhe kėtu xhonturqit mbajtėn njė miting kundėr alfabetit latin”, kurse nė informatėn e datės 7(20) shkurt 1910, duke folur pėr kėtė miting do tė saktėsojė se atė e ka organizuar Xhemijeti xhonturk dhe konstatonte se turqit e rinj nė propagandėn e tyre fjalėn “latin” po e identifikonin me fjalėn “katolik”, gjė qė po ndikonte fuqimisht nė radhėt e fanatikėve shqiptarė myslimanė. Sipas gazetave turke: “Tasfir-i Efkar” dhe “Tanin” tė 8 (21) shkurtit 1910, nė Mitingun e Manastirit kundėr alfabetit latin pėr gjuhėn shqipe kanė marrė pjesė 12000 veta. Sipas gazetės “Neyr-i Hakikat”, mitingu u mbajt nė oborrin e Xhamisė “Ishak Ēelebi” dhe, “edhe pse binte shi, u tubuan mė sė 10 000 veta”. Mitingun e Manastirit e hapi myderrizi Sadudin, i cili masės i tha se Kur’ani i bashkon tė gjithė myslimanėt dhe pjesėmarrėsit do tė betohen kundėr alfabetit latin dhe do tė lidhin besėn duke thirrur: “I mallkojmė shkronjat latine, kurrsesi s’do tė lejojmė tė hyjnė nė fshatrat tona!” Nė miting foli edhe Rashid Aga nga Prilepi, i cili, midis tė tjerash, masės i tha: “Nėse e kėrkon nevoja qė tė ruhet bashkimi fetar, shqiptarėt do tė braktisin edhe gjuhėn e tyre...”!?!.

Pas mitingut, turma u drejtua pėrball Konakun e hyqymetit dhe u kėrkua nga pushteti qė tė largohet nga Manastiri qendra e klubeve shqiptare tė “Bashkimi-t”. Nga kėtu, Kėshilli Drejtues i Mitingut i dėrgoi telegram Shkodrės, Shkupit, Dibrės, Janinės, Korēės, Elbasanit, Tiranės, Ohrit, Kėrēovės, Prilepit dhe Florinės, si dhe Kryeministrisė, Ministrisė sė Arsimit, Kryetarit tė bashkisė sė Manastirit, Kryetari tė Mitingut nė Shkup, Xhelaudin Efendisė, deputetit tė Manastirit, Mehmet Vasifit, duke u vu nė spikamė se “nė asnjė mėnyrė nuk do tė pranojmė qė shqipja tė shkruhet me germa latine...!”

Sipas informative tė konsullit austriak nė Manastir, mė 25 janar (7 shkurt) 1910, nė Mitingun e Manastirit kanė marrė pjesė vetėm disa qindra qytetarė, ndėrkaq gazeta “Bashkimi” i Shkodrės shkruante se “kanė marrė pjesė 300 tėrėllėk e hamej, tė cilėt duan tė luftojnė kundėr dėshirės sė popullit sa i pėrket alfabetit”. Nga tė dhėnat e konsullit rus nė Manastir, shihet se fanatizma e tė pranishmėve nė miting ishte harbuar dhe donte qė fizikisht ta zhdukte Klubin Shqiptar “Bashkimi” dhe fletoren shqiptare “Bashkim’i Kombit” tė Manastirin, por ushtarėt shqiptarė nė radhėt e ushtrisė osmane, me armė nė dorė, u dalin zot, duke i mbrojtur nga xhonturqit. Kėtė fakt e kishte tė njohur edhe gazeta shqipe “Dielli e Flamuri” tė Bostonit, e datės 27 janar (9 shkurt) 1910, e cila konstatonte se ushtarėt shqiptarė dhe populli e morėn nė mbrojtje klubin shqiptar dhe Shtypshkronjėn “Bashkim’i  Kombit”.

Mitingjet kundėr alfabetit latin do tė organizohen edhe nė xhamia tė Gjakovės dhe tė Elbasanit, por diēka mė i suksesshėm doli Mitingu i Ohrit kundėr alfabetit latin. Gazeta “Vardar” shkruante: “Mitingu mė i rėndėsishėm ka qenė nė Ohėr ku janė tubuar 3000 veta. Tė gjithė janė deklaruar kundėr alfabetit latin”. Si do qoftė, ky numėr i pjesėmarrėsve ėshtė i stėrmadhuar. Gazeta “Shqypėja e Shqypėnisė” shkruante se nė mitingjet kundėr alfabetit kombėtar latin xhonturqit ia dilnin t’i tubonin “Njė grusht tė pasurish dhe myslimanė fanatikė, e jo atdhetarėt shqiptarė”.

         Njė miting kundėr alfabetit latin u ftua edhe nė Shkodėr, por malėsorėt ishin betuar se “po u bė do njė miting kundėr shkronjave kombėtare, do tė tubohen nė kundėr miting mė se 60 000 veta - pėr mbrojtjen e germave shqype! Vetėm kjo sjelli qė nė Shkodėr mos tė manifestohet mitingu kundėr shkronjave kombėtare”.

Edhe gazeta “Liria” e Selanikut, e pėrcillte me kujdes Lėvizjen e Alfabetit nė Vilajetin e Kosovės, dhe mė 1(14) shkurt 1910, do tė shkruaj: “Ngadhėnjimi ka me qenė nė favor tė alfabetit latin. Ata tė cilėt qėndrojnė kundėr alfabetit latin, janė miopė, tė cilėt edhe deri tashti janė treguar si kundėrshtarė ndaj ēdo ideje tė re dhe krejt asaj ēka ėshtė frymėzim pėr pėrparim dhe civilizim” dhe, mė tutje, godiste tė luhatshmit: “Me tė vėrtetė, Jahja Beu, deputeti i Prishtinės nė Parlament e ka tėrhequr nėnshkrimin e vet me tė cilin pati kėrkuar alfabetin latin, duke u frikėsuar se Kur’ani nuk do tė mundė tė shtypet me atė alfabet(...). Po flitet se shqiptarėt nė Kosovė janė tė gjithė pėr alfabetin arab, por prej Gjilanit dhe Mitrovicės ku janė hapur edhe shkolla shqipe me alfabetin latin, tani kanė dėrguar edhe 8 tė rinj nė Shkollėn Normale nė Elbasan ku do tė pėrgatiten pėr mėsues tė ardhshėm pėr alfabetin latin. Ky ėshtė argumenti mė i mirė qė alfabeti latin nė mesin e shqiptarėve tė Kosovės do tė ketė ardhmėri dhe se nė kėtė plotėsisht ka pėr tė pasur sukses; posaēėrisht kur deputeti i Prishtinės Hasan Beu, veē energjikisht ka kėrkuar prej Tolat Bejt (Ministėr i Brendshėm), qė nėpunėsve rreptėsisht t’u ndalohet pėrzierja nė punėt thjeshtė shqiptare, e posaēėrisht nė drejtim tė alfabetit latin”.

Ngadhėnjimin nė fushė tė betejės tė alfabetit latin pėr gjuhėn shqipe e hetoi me kohė edhe bullgarit Ilia Golvanov, i cili do tė konstatojė: “Mund tė thuhet lirisht se alfabeti latin (tashti) ka fituar tė drejtėn qytetare nė gjuhėn e shkruar shqipe”.

Kėtu duhet tė theksojmė faktin se nė viset e Kosovės ku ishte mė e pranishme propaganda fetare vjeneze dolėn komplikime mė tė mėdha nė terren. Nė qytetet Prizren, Gjakovė dhe Guci, do tė organizohen tubime protestuese tė aderuesve tė alfabeteve nė gjuhėn shqipe. Nga  informata e konsullit austriak nė Prizren,  tė datės 13 shkurt 1910, shihet se qytetarėt fillimisht ishin tė ndarė nė “latinashė” dhe nė “turkiashė”, kurse nga mesi i shkurtit 1910, Lėvizja e alfabetit nė Gjakovė dhe Prizren po merrte pėrmasa tė konfliktit deri nė gjakderdhje. Vėrtet, nė Gjakovė dhe rrethinė ndodhėn disa pėrleshje nė lidhje me alfabetin shqip, sa qė u shkaktuan edhe pėrleshje tė armatosura me oficerė tė garnizonit turk. Nė Prizren u zhvilluan disa polemika nė mes tė dy palėve nė alfabetin shqip “Latinashėve” dhe “turkiashėve”, ku si rrjedhim i drejtpėrdrejtė, ēėshtja e alfabetit u paralizua dhe “Alfabeti latin u la nė ad-acta”. Patriotėt shqiptarė i demantonin me argumente tė forta, makinacionet dhe inskenimet e Qeverisė Xhonturke dhe tė shqiptarėve fanatikė. Gazeta shqipe “Bashkimi” i Shkodrės, mė 13 shkurt 1910, duke lavdėruar gjuhėn shqipe, si mė tė vjetrėn gjuhė evropiane, i ftonte shqiptarėt qė shqipen ta mėsonin me alfabetin e parė tė saj, latin!.

Tashti tė ndjekim edhe pėrpjekjet e tjera tė Qeverisė Xhonturke kundėr shkrimit tė shqipes me alfabetin latin. Ajo nuk hiqte dorė nga qėllimet e veta pėr t’i mbajtur masat shqiptare islame tė lidhura pėr fatin e Perandorisė Osmane, ndaj nė vijimėsi inskenonte tubime dhe protesta tė popullsisė shqiptare myslimane kundėr alfabetit latin, gjė qė nxiste edhe kundėrreagime shqiptare nė terren. Shembulli vjen, sipas gazetės “Vardar” tė 7(20) shkurtit 1910: “Nė Vushtrri, pesėmbėdhjetė agallarė janė nėnshkruar pėr alfabetin latin”, kurse pushteti xhonturk i ftoi masat tė kundėrshtonin kinse “nuk dėshirojmė as tė dėgjojmė pėr alfabetin latin i cili ėshtė kundėr Kur’anit dhe fesė”. Tė themi  faktin se “bejlerėt” e Vushtrrisė ishin nėn ndikimin vendimtar tė Hasan be Prishtinės dhe tė kushėririt tė tij, Zejnullah be Shishkoviqit. Idetė e Hasan be Prishtinės i mbronte me grykė tė pushkės Ēeta luftarake e Shaban Kapuēit - Behė Mihaliqit, kurse Kulla e Shishkoviqve nė Balincė tė Artakollit ishte kthyer nė shkollė shqipe.

 Nė anėn tjetėr tė Kosovės, nė Gjilan, sipas gazetės “Vardar” vazhdonte “pakėnaqėsia e madhe pėr shkak tė lėvizjes nė favor tė alfabetit latin. Agallarėt shqiptarė mė autoritet janė kundėr alfabetit latin dhe se dy mėsues shqiptarė, tė cilėt pėrpiqeshin tė fusnin alfabetin latin, janė ndjekur nga Gjilani”. Megjithatė, falė vendosmėrisė sė ithtarėve tė alfabetit latin pėr shqipen, Qeverinė Osmane do ta detyrojnė ta  tėrhiqte nga terreni shqiptar propagandėn kundėr alfabetit latin e ta bartte nė qarqet intelektuale shqiptare nė Stamboll. Gazeta “Vardar” qė e pėrcillte me kujdes luftėn e taborėve shqiptar nė fushė tė shkrimit shqip, mė 7(20) shkurt 1910, informonte: “Shumė hoxhallarė dhe shehlerė, tė cilėt jetojnė nė Stamboll, nė fletoren “Igdam” janė deklaruar kundėr alfabetit latin”.

Nė kėtė kohė, Porta e Lartė e pezulloi mėsimin e gjuhės shqipe me alfabetin kombėtar, pikėrisht nė Kosovė. Ministri i arsimit nė telegramin numėr 61068  dėrguar Valiut tė Vilajetit tė Kosovės, shkruante: “Si u ka qenė e njohur me telegramin e datės 23 janar 1325, Qeveria ka pas vendosur tė mbetej neutrale nė lidhje me zgjidhjen e alfabetit pėr gjuhėn shqipe. Nga informatat e juaja mėsojmė se tė gjithė e kanė pranuar alfabetin arab dhe se populli i Vilajetit tė Kosovės ėshtė deklaruar kundėr pėrdorimit tė alfabetit latin. Prandaj, u rekomandohet se ėshtė e nevojshme qė gjuha shqipe nė tė gjitha shkollat nė brendinė e Vilajetit tė mėsohet vetėm me shkronja arabe!“

Vėrtet, njė hap i tillė i Ministrit tė arsimit nė Stamboll i dha shpirt reaksionit kundėr alfabetit dhe shkollės shqipe, posaēėrisht nė Vilajetin e Kosovės. Nga dokumentacioni relevant shihet se tė tėra makinacionet kryesore tė Qeverisė Xhonturke nė dėm tė alfabetit kombėtar shqiptar do tė pėrqendrohen nė Vilajetin e Kosovės, ku ishte edhe pėrkrahja mė e madhe serbe pėr xhonturqit. Njė agjent serb, mė 19 shkurt 1910, duke komentuar Telegramit tė Ministrit tė arsimit dėrguar Valiut tė Kosovės, konstatonte: “Me urdhrin e Valiatit ndalohet mėsimi i gjuhės shqipe nė mėsonjėtoret e kėtushme turke (tė Shkupit), gjersa tė merret urdhėresa tjetėr. Valiati nuk ka mundur ose nuk ka dashur tė kuptojė Urdhėresėn e fundit tė Vezirit tė lartė mbi pėrdorimin e alfabetit. Nė telegramin qė ka dėrguar Valiati nė Stamboll ėshtė bėrė pyetje: Kujt tė i drejtohemi pėr ēėshtjen e pėrdorimit tė alfabetit arab ose latin: Nxėnėsve, prindėrve apo popullit tė Vilajetit tė Kosovės”- shkruante agjenti serb.

Sipas kėtij informatori serb, Stambolli ishte informuar nga Shkupi se “ithtarėt e alfabetit latin nė Vilajet kanė pasuar disfatė“, e kjo e kishte trimėruar Ministrin e arsimit qė tė deklarohet botėrisht kundėr shkronjave shqipe nė Shqipėri. “Organet e larta mė sė tepėrmi iu kanė frikėsuar Sanxhakut tė Prishtinės, por, si duket, kėtu ithtarėt e alfabetit arab kanė ngadhėnjyer. Hasan Beu, Deputeti i Prishtinės, ėshtė kthyer nė Stamboll pa kryer punė. Ka mbetur i kėnaqur me faktin se nga Vilajeti i Kosovės ka dėrguar 12 tė rinj nė Shkollėn Normale shqipe nė Elbasan”.

Sipas agjentėve serb, fitoren e Lėvizjes pėr shkrimin dhe shkollėn shqipe nė viset shqiptare sa vinte dhe e siguronte aktiviteti i madh i klubeve arsimore shqiptare. Ai shkroi: “Klubet shqiptare nė kėto anė, i kanė nisur mė se 40 njerėz tė vetė pėr nė Evropė dhe nė vendet ku ata, shqiptarėt, jetojnė, qė tė kėrkojnė ndihma materiale pėr shkollat e tyre dhe tė propagandojnė qė ata tė ndikojnė te personalitetet me autoritete tė larta, qė tė angazhoheshin pėr ēėshtjen shqiptare. Disa janė dėrguar edhe nė Amerikė...”.

Pėr ta penguar kėtė zhvillim, Qeveria Xhonturke mori njė racion kundėr shqiptarėve ithtarė tė alfabetit latin veēanėrisht nė Vilajetin e Kosovės. Kjo qartė shihet nga informata e spiunit serb, specialist pėr ēėshtjen shqiptare, Spira Haxhķ Ristiq, mė 21 shkurt 1910: “Meqė, sipas tė dhėnave tė ndryshme, shihet se populli dėshiron tė pėrdorė alfabetin arab, edhe qeveria ka vendosur qė gjithkund (shqipja) tė mėsohet vetėm me atė alfabet. Pėr kėtė janė urdhėruar autoritetet qeveritare qė tė mbyllin ēdo shkollė, ku gjuha shqipe mėsohet me shkronja latine. Pushteti i kėtushėm i Shkupit, po merr masa tė rrepta kundėr aderueseve tė alfabetit latin, posaēėrisht kundėr nėpunėsve shtetėrorė qė merren me kėtė ēėshtje. Komandanti i xhandarmerisė, Shemi Efendi, djali i tė cilit ka qenė larguar nga Idadia e kėtushme – ėshtė larguar nga Shkupi si ithtar i alfabetit latin. Ėshtė larguar, gjithashtu, edhe njė nėpunės, nga dogana e kėtushme. Nė vetė Komunėn ėshtė dėnuar njė nėpunės me rrogė mujore, pse mbi tavolinė i kanė gjetur ndonjė afishe pėr alfabetin latin. Njė mjek i cili ėshtė dashur tė emėrohet pėr mjek i komunės, ėshtė refuzuar nga kandidimi, vetėm se ka qenė i njohur si ithtar i alfabetit latin.

Po merren masa edhe kundėr tė gjithė atyre qė kanė nėnshkruar telegramin e njohur kundėr qeverisė sė kėtushme tė Vilajetit. Me njė fjalė, Valiu ka vendosur tė pėrdorė tė gjitha masat kundėr aderuesve tė alfabetit latin nė Vilajet”.

Presion qeveritar dha rezultate tė pėrkohshme.  Gazeta “Tasvir-i – efkar”, mė 21 shkurt 1910 e solli Peticionin e 208 vetėve nga ulemaja, parėsia, kryepleqtė dhe pėrfaqėsues tė Prishtinės, drejtuar Kryeministrisė dhe Kryesisė sė Parlamentit Osman, ku thuhej se ata qė kėrkojnė alfabetin latin pėr gjuhėn shqipe janė njė pakicė, tė cilėt dėshirojnė tė fusin pėrēarje nė popullin shqiptar. Ata informonin se: “Popullsia e Vilajeteve tė Kosovės, Janinės, Manastirit dhe Shkodrės ėshtė 90% myslimane,  ajo ėshtė e lidhur me qeverinė konstitucionale dhe me hilafetin e shenjėt, ajo nuk do t’i braktisė germat arabe qė tė marrė germa tė huaja, tė cilat i copėtojnė kėto lidhje tė shenjta. Duke ju dėrguar kėtė peticion na ju njoftojmė se pėrsėri kemi lidhur besėn se kurrė nuk do tė pranojmė alfabetin latin…”

Nga njė informatė tjetėr tė njė agjenti pėr konsullin serb nė Shkup, mė 22 shkurt 1910, shihet se Qeveria e Stambollit dhe pushteti i Vilajetit tė Kosovės, kishin filluar tė pėrziheshin direkt edhe nė aktivitetin e klubeve shqiptare. “Qėndrimin e vet qeveria e ka sqaruar me deklaratėn se ēėshtja gjuhėsore ka marrė karakter tė ēėshtjes politike, e me kėtė ēėshtje, sipas vetė programit, Klubi nuk guxon tė merret, e as tė ndihmojė njerėzit qė merren me politikė”. Informatori, mė tutje, saktėsonte se sipas kėrkesės sė organeve qeveritare tė Vilajetit, luftėtari pėr alfabetin latin, drejtori i Shkollės private shqipe, e quajtur “Meēteb-i-Edeb” (“Shkolla edukative)”, Bedri be Pejani, do tė largohet nga posti i drejtorit. Shkolla ishte prone e Klubit “Shuban-i-Vatan” (Rinia patriotike). Nė atė shkollė me kohė ishte futur alfabeti latin dhe gjuha shqipe. Nė bazė tė kėrkesės sė qeverisė, Bedri be Pejani do tė largohet edhe nga pozita e kryetarit tė klubit “Rinia Patriotike”, kurse nė shkollė, do tė ndėrpritet mėsimi i gjuhės shqipe me alfabetin latin.

Disa personalitete nga radhėt e ulemasė, parisė,  e tė nėpunėsve shqiptarė nė kryeqendrėn e Vilajetit tė Kosovės, pėr t’i ruajtur pozitat e veta politike dhe ekonomike, do tė tėrhiqen nga qėndrimet e mėparshme ndaj alfabetit kombėtar dhe kėrkojnė falje nga Qeveria Xhonturke: “Tė tradhtuar nga autoritetet e jashtme, ju ėshtė dėrguar telegrami me plot tė pavėrteta sa i pėrket gjuhės sonė. Na deklarojmė se nuk kemi kurrfarė lidhjesh me atė ēėshtje dhe ju lutemi pėr amnisti...!”.

Telegrame pėr mbėshtetje do t’u dėrgohen edhe deputetėve ithtarė tė alfabetit arab. Tė pėrmendim kėtu vetėm njė tė tillė: “Sinqerisht solidarizohemi me juve dhe mburremi qė keni ndėrmarrė hapin kundėr alfabetit latin, sepse me te keni marrė nė mbrojtje besimin e shenjtė islam dhe qėndrueshmėrinė tone tė pa luhatshme nė pikėpamje nacionale!” – shkruanin nė emėr tė ulemasė sė Shkupit - Xheladedin, nė emėr tė sheikėve tė Shkupit- Abdel Kadėr dhe Kryetari i Komunės sė Shkupit - Reshad”.

Kundėr politikės armiqėsore antishqiptare tė organeve qeveritare xhonturke do tė ngritėt “Klubi Arsimor Shqiptar” i Shkupit. Nė telegramin dėrguar shtypit tė Stambollit theksonin se: “Nė bazė tė pikės VI tė programit tonė, protestojmė kundėr qėndrimit tė qeverisė, qė ėshtė nė kundėrshtim me Kushtetutėn. Na, nė emėr tė simpatizuesve tonė, kėrkojmė qė arsimi i ynė popullor tė zhvillohet me alfabetin latin, i cili tanimė edhe ekziston...” Ky qėndrim do tė pėrkrahet nga Prishtina, prej ku i shkruanin Qeverisė Xhonturke se solidarizoheshin  me telegramin e “Klubit Arsimor Shqiptar”. Kėrkesat e ”Klubit Arsimor Shqiptar” tė Shkupit i pėrkrahėn unanimisht edhe shqiptarėt e Mitrovicės. Telegramin pėrkrahės e ka nėnshkruar vetėm kryetari i komunės, Hasan Sabriu. Burimi serb saktėson se nga viset e Drenicės nuk vinte asnjė kėrkesė pėr alfabetin arab pėr gjuhėn shqipe.

Me datėn 11(24) shkurt 1910, nė gazetėn “Tanin” do tė botohet “Manifesti i Ulemasė shqiptare tė Stambollit”, me tė cilin deklarohen se pranojnė alfabetin arab pėr gjuhėn shqipe dhe se “Me ashpėrsinė mė tė madhe i refuzojnė germat e huaja qė duan t’i zbatojnė disa”. Manifestin e kanė nėnshkruar 16 veta, thuajse tė gjithė profesorė tė “Medresesė sė Fatihut”, si fakulteti mė i dalluar teologjik i Stamboll.

Gazeta antishqiptare “Vardar” mė 14(27) shkurt 1910, solli njė analizė tė mirė pėr atmosferėn e sigurisė dhe fatin e shkronjave shqipe dhe tė partizanėve tė tyre nė Vilajetin e Kosovės, pas Urdhrit tė Ministrit tė Arsimit pėr ndaljen e alfabetit latin nė shkolla tė mjediseve shqiptare islame. Nė fakt, artikulli “Qėndrimi i pushtetit” ėshtė njė sintezė e dy raporteve qė i sollėm mė parė, tė datės 8(21) dhe 9(22) shkurt 1910. Gazeta serbe informonte opinionin lexues pėr zullumet, ndjekjet, largimet nga puna dhe internimet e patriotėve dhe tė dashamirėve tė shkollės shqipe me alfabetin latin dhe pėrfundonte: “Shkollat nė tė cilat do tė mėsohet gjuha shqipe me shkronjat latine do tė mbyllen. Qeveria po merr masa vendimtare kundėr tė gjithė luftėtarėve dhe aderuesve tė alfabetit latin…”

Nė vijimėsi do tė bėhet presion veēanėrisht, kundėr nxėnėsve fėmijė tė partizanėve tė alfabetit latin pėr shqipen. Tė pėrmendim kėtu vetėm dy fakte: Konsulli i Serbisė, nė Manastir, mė 23 mars (5 prill) 1910, informonte Beogradin:  “Po dėgjoj se edhe nga Shkupi janė larguar 4 nxėnės”. Mirėpo, presioni ndaj nxėnėsve pati efekte tė padėshiruara pėr xhonturqit shovinistė. Sa rritej dhuna aq mė tepėr rritej dashuria pėr shkollėn shqipe, pėr alfabetin dhe gjuhėn kombėtare. Lėvizja i pėrfshiu edhe nxėnėsit shqiptarė nė shkollat greke. Nxėnėsit shqiptarė e bojkotuan shkollėn greke nė Korēė dhe shkuan nė shkollėn shqipe, pėr tė nxėnė gjuhėn shqipe me alfabetin kombėtar. Kjo ishte fitore e madhe pėr shqiptarinė.

Nė kėtė kohė, pushtetarėt xhonturq nė Shqipėri, Lėvizjes sė alfabetit shqip vazhdonin ta quanin “vepėr tė perėndimit...” Deputeti i Shkupit, dijetari islam i shquar Said Idriz Efendia, patriot i dėshmuar njė jetė, nė Islamin shihte barrierėn mė tė fuqishme kundėr aspiratave sllave e greke ndaj tokave shqiptare. Ai e botoi njė artikull tė gjatė pėr alfabetin nė gjuhėn shqipe. Artikulli doli nė organin e Vilajetit tė Kosovės “Kosovo”, i shkruar turqisht. Autori, nė mes tė tjerash solli njė argument nga Kur’ani, me tė cilin, myslimanėve u ndalohej shkrimi nga e majta nė tė djathtė. Nė atė artikull “theksohet se tė gjithė myslimanėt, cilitdo kombi ti takojnė, kanė pranuar alfabetin arab”. Ka prekur edhe nė ēėshtjet politike, dhe pėr kėtė Lėvizjen shqiptare pėr alfabetin latin akuzonte edhe Austrinė: “Shihet se Vendi shqiptar qėndron nė mes dy rrymave politike. Politika e shteteve tė mėdha ėshtė drejtuar kah shtimi i numrit tė katolikėve nė kėto anė, qė Arnautllukun ta futė nėn ndikimin e perėndimit dhe t’a pėrgatit pėr interesat e tyre tė ardhme. Pėr atė qėllim, ai burim i madh ka vendosur tė ngjalli dėshirėn nė kėto anė, qė gjuha shqipe tė shkruhet me alfabetin e perėndimit. Burimi, pa lodhje vepron. Ēdo kujt i ėshtė e njohur qė gjuha ėshtė arma e forte dhe mė efikase pėr mbėrritjen e qėllimeve politike. Athu kurrkush nuk gjykon se ēka e shtyu Austrinė qė u ndaloi boshnjakėve nė Bosnje shkrimin e gjuhės serbe me alfabetin cirilik serb”.

Tė ritheksojmė faktin se sado qė dijetari islam, Sait Efendia, nuk fliste pa fakte, koha ishte pėr ndryshime nė politikėn ditore pėr tė ardhmen shqiptare. Patriotėt shqiptarė tė tubuar nė “Klubet Arsimore Shqiptare” nė Shkup, Tetovė, Kumanovė, Prishtinė, Vushtrri, Mitrovicė, Prizren, Gjakovė, Guci, Pejė dhe Plavė nuk do tė sprapsėn dhe me telegrame tė njėpasnjėshme drejtuar Qeverisė nė Stamboll do tė kėrkojnė  “qė arsimi popullor tė zhvillohet me alfabetin latin “, e jo me atė arab, kurse pėrfaqėsuesi austriak nė Stamboll, mė 26 shkurt 1910, i shkruante Vjenės se Turqit e rinj po e  kundėrshtonin lėvizjen e alfabetit nė Shqipėri, jo se donin t’i shpėtonin shqiptarėt nga “latinizmi”, por ngase kishin frikė se “do t’ua paralizojnė korrespondencėn administrative nė mes tė qendrės dhe provincave”. Lėvizja Shqiptare pėr Alfabetin e shqipes u dha njė grusht tė fuqishėm qarqeve shoviniste turke, greke e serbe nė fushė tė shkrimit tė shqipes mė 14(27) shkurt 1910 nė Korēė. Vėrtet, Mitingu i alfabetit shqip i Korēės i mbajtur nė Bregun e Shėn Ilisė, ėshtė Mitingu i dytė pėr alfabetin latin nė Korēė, tashti me njė pjesėmarrje gjithėpopullore. “Korēa, krahas Elbasanit, ėshtė qendra e dytė prej ku ka lindjen ēdo lėvizje shqiptare” - shkruante gazeta “Vardar”. 

Pėr situatėn e nderė nė lėmė tė alfabetit dhe tė shkollės shqipe nė Vilajetin e Kosovės, vend ky ku Stambolli gjithnjė i sprovoi metodat dhe armėt pushtuese, shkroi me plot dhembje e pezėm, gazeta “Shqypėja e Shqypėnis”. Nė artikullin “Valia i Kosovės anmik i Shqypnis”, mė 11 mars 1910, konstatonte: “Na lajmėron njė shkupnjan, se Valia i Kosovės po pėrpiqet me mish e me shpirt pėr me ndalue msimin e gjuhės shqype fare. Ky zotni kjenka kundėr msimit gjuhės shqype edhe me shkronjat arabēe! Me njė fjal s’dashka dhe tė ndėgjohet gjuha shqype! Prandej e kishte nxjerr prej pune dhe direktorinė e idadies, cili dashka tė ipen msime shqyp nxėnėsve dhe nė msimtoren idadie tė Shkupit. Pėrveē ksajė Valia i Shkupit ka dhanė urdhėn tė konfiskohen gazetat shqype, cilat ka tri javė qė nuk i lėshon tė shkojnė Shkupit etj. Pėr kėtė ēėshtje atėdhetarėt e ndiet zotėrijt: Hasan Bej Prishtina dhe Nexhib bej Draga me gjindjen e tynej ju kundėrshtuen Veliut dhe i kthyen kujdesen Kjyveris, pėr me e ngrit ket njeri tė dėmshėm kah ky vend, se dot ngjajn ndryshej punėt”!

Asnjė kėrcėnim si ky nuk ndikonte qė Qeveria Xhonturke tė sprapsej nga planet antishqiptare, sepse kishte disa shqiptarė me autoritet politik dhe nė fushė tė dijeve islame tė cilėt e mbėshtetnin. Nė pjesėn e parė tė marsit 1910 Qeveria Xhonturke e inskenoi themelimin e njė Rrethi arsimor shqiptar nė Stamboll,  tė quajtur: “Arnavud Mahfil Maarifi”, me detyrė qė ta mbėshteste kėrkesėn e xhonturqve pėr botimin e librave dhe tė gazetave shqipe me alfabetin arab dhe me pėrmbajtjes ideologjike osmane. Nė krye tė kėtij aktiviteti do tė vihen: Haxhi Ali be Elbasani dhe Mahmud Bedri be Pejani, deputetė tė parlamentit osman. Pas tyre vinin deputetėt: Said Idriz Efendia, Jahja be Efendia e deputetet e tjerė ithtarė tė alfabetit arab pėr gjuhėn shqipe.  Pas tyre shkonin disa ēifligarė dhe ulema fanatikė, por, pėr fat,  numri i tė gjithė  kėtyre ishte shumė i vogėl. Proklamimi i themelimit tė kėtij rrethit arsimor shqiptar ėshtė bėrė nė mėnyrė shumė tė organizuar dhe solemne. Sipas gazeta turke “Tasfir-i-efkar” tė 5(18) marsit 1910: “Dje nė orėn 8 nė Radeler, nė afėrsi, tė Aksaraj-it, nė njė ndėrtesė tė posaēme u hap zyrtarisht “Arnavud Mahfil Maarifi”, i ci li do tė bėjė pėrpjekjet pėr hapjen e arsimit nė Arnautlluk me shkronjat arabe(…). Pėrveē ulemasė shqiptare dhe deputetėve, aty u mblodhėn edhe nja 2000 shqytarė…”.

Mbėshtetur nė tė dhėna tė tjera themelimit tė “Arnavud Mahfil Maarifi-t” i ka parapri themelimi i “Shoqėrisė arsimore” nė Stamboll nėn udhėheqjen e Ferid Pashės dhe  “Shoqėria pėr shkruarjen e gjuhės shqipe me shkronja arabe” nė Shkup nėn drejtimin e Haxhi Ali be Elbasanit, ku bėnte pjesė edhe grupi i parlamentarėve shqiptarė nė krye me Mahmud Bedri Beun. Pėr themelimin e kėsaj “shoqėrie” raportonte edhe njė spiun serb. Nga disa tė dhėna anėsore shihet se informata u hartua pas urdhėresės sė Ministrit tė arsimit pėr ndaljen e alfabetit latin, mė 18 shkurt 1910. Informatori i konsullit serb, theksonte: “Nė Shkup ėshtė themeluar shoqėria me emrin “Shoqėria pėr shkruarjen e gjuhės shqipe me germa arabe”. Tė dielėn e kaluar shoqėria ka mbajtur mbledhjen, nė tė cilėn ka marrė pjesė edhe sekretari i arsimit. Ėshtė marrė vendimi qė nė pjesėn veriore tė Arnautllukut tė pėrdoret alfabeti turk. Nė shtypshkronjėn e Vilajetit (tė Kosovės), Kėshilli i Shoqėrisė, ka shtypur alfabetin pėr gjuhėn shqipe, tė cilit i kanė shtuar tri deri katėr germa tė reja”.

Po kėshtu, njė informator tjetėr, mė 9 shkurt 1910, i shkruante konsullit tė Serbisė nė Shkup, se kėtu, nė Shkup, “ka arritur Galib beu-Emnijeti Mydir (Shef dela sireti publik), Valiu dhe shefi i xhandarmerisė kanė vizituar sė bashku tė gjitha organet kompetente”.

Nga burimet historiografike shihet se veprimtaria dhe propaganda e “Shoqėrisė pėr shkruarjen e gjuhės shqipe me shkronja arabe”, e shkrirė nė “Arnavud Mahfeli Maarifi” tė Stambollit, ka qenė e madhe. Ideologėt kryesorė tė saj ishin: Haxhi Ali be Elbasanit Said Idriz Efendia, Rexhep Efendi Xhudi - Voka, Fazli Efendi Tiranasi etj. Nė janar tė vitit 1910 Rexhep Efendi Voka, myfti nė Manastir, kishte qėndruar nė Stamboll dhe pas kthimit tė tij nė Shqipėri, e hartoi njė alfabet arab pėr gjuhėn shqipe. Meqė, alfabeti arab ka vetėm 28 germa bazė, nuk mund tė plotėsonte nevojat e shqipes e cilės i duhen shkronja sė paku pėr 36 zėra, Voka i farkėtoi disa kombinime pėr tingujtė: c; e; ė; ll; nj; o; rr; y; x dhe sqaroi: “Qėllim ynė ka qenė tė tregojmė se kėto germa pėrdoren si nė gjuhėn turke ashtu edhe nė atė shqipe…”Alfabeti i ri arab pėr gjuhėn shqipe i krijuar nga Rexhep Voka me bazė tė alfabetit arab ishte mė i godituri nga tė gjitha alfabetet pėr gjuhėn shqipe me bazė nga alfabeti arab. Lexohej shumė lehtė. Libri i Vokės, nė faqen e parė e kishte pėrkushtimin nė gjuhėn turke: “Popullit tė zgjuar shqiptar qė fėmijėt tė shkruajnė dhe tė lexojnė nė gjuhėn e vet amnore, kėshtu qė tė arrihet njė pėrparim material e shpirtėror”.

Nė favor tė mendimit pėr ekzistimin nė Shkup tė bėrthamės sė “Arnavud Mahfeli Maarifi”, para themelimit tė saj nė Stamboll, flet edhe e dhėna nga raporti i konsullit austriak nė Shkup, tė 15 shkurtit 1910, drejtuar Vjenės: “Me iniciativėn e qeverisė, nė Shtypshkronjėn e vilajetit tė Kosovės, nė Shkup, janė shtypur mė se 5000 libra dhe janė shpėrndarė nėpėr viset shqiptare”.  Nė bazė tė tė dhėnave tė konsullit tė Serbisė nė Selanik, mė 25 prill 1910, Galib beu, komandant i xhandarmerisė nė Shkup, duke pasur autoritetet nė mesin e shqiptarėve ēifligarė dhe ulema, pėrnjėherė pas revolucionit xhonturk tė vitit 1908, i lidhi pėr vete ēarqet shqiptare proosmane dhe themeloi Klubin “Mahfelet Maarif (Lidhja arsimore), nė shėrbim tė propagandės kundėr alfabetit latin nė gjuhėn shqipe. Njerėzit qė i takonin kėtij klub janė skenuesit e mitingjeve kundėr alfabetit latin.

Pėr themelimin e “Arnavud Mahfeli Maarifi” shkroi edhe gazeta “Vardar” mė 17 prill 1910, nė artikullin “Pėr alfabetin turk”, ku thuhej: “Ėshtė themeluar njė kėshill i posaēėm nga shqiptarėt me autoritet, me detyrė qė tė punojė pėr futjen e alfabetit turk nė letėrsinė dhe shkollat shqipe. Pėr kryetar tė kėtij kėshilli tė ri, ėshtė zgjedhur Haxhķ (Ali) Efendia, deputeti parlamentar nga Elbasani, gjersa nė mesin e anėtarėve tjerė tė Kėshillit gjendet (Mahmud) Bedri Beu, deputeti parlamentar nga Peja, babė i Valiut tė Kosovės Mazhar Beut, dhe Said (Idriz) Hoxha, deputeti i Shkupit”.

 Zhvillimet e reja treguan se as krijimi i kėtij Rrethit arsimor Shqiptar - “Arnavud Mahfeli Maarifi”, nuk do tė sjellė shumė rezultate pėr xhonturqit, sepse shumica e anėtarėve, ndėrkohė hoqėn dorė “nga bashkėpunimi me organet qeveritare nė dėm tė alfabetit kombėtar" dhe aktiviteti i kėtij i Rrethit “Mahfeli” do tė shuhet. Kjo ndodhi pėr faktin se nga fillimi i prillit 1910, falė partizanėve tė alfabetit kombėtar tė shqipes, tė Lagjes sė Hasan be Prishtinės, u vendos pėrfundimisht fati i Alfabetit tė kombit shqiptar, pikėrisht me vendimin e Kongresit tė Dytė tė Manastirit, tė mbajtur mė 2 dhe 3 prill 1910.

 Informatėn e pėr mbajtjen e Kongresit tė Dytė tė Manastirit, ndoshta e para, e solli gazeta serbe-osmane “Vardar”, mė 27 mars 1910, nė artikullin me titull: “Kongresi shqiptar”, ku, nė mes tjerash, njoftonte: “Kėshilli qendror i organizatės shqiptare “Bashkim’i  Kombit” i ka ftuar tė gjitha klubet e organizatave shqiptare, si dhe ēdo vend ku jetojnė shqiptarėt, qe ti dėrgojnė pėrfaqėsuesit e vetė nė kongresin shqiptar, i cili do tė mbahet mė 10 prill 1910 nė Manastir”. Duhet tė vihet nė pah se kjo gazetė ka qenė e njohur saktėsisht me programin e punės sė kongresit, por jo edhe me datėn se kur do tė mbahej. Gazeta shkroi: “Nė Kongres do tė shqyrtohet  ēėshtja e alfabetit tė shqipes dhe do tė merret vendimi pėr rritjen e numrit tė shkollave shqipe. Kongresi do tė merr vendime pėr zhvillimin e mė hovshėm nė drejtim tė zgjimit kombėtar ndėr shqiptarėt”.

Pėr mbajtjen dhe punėn e Kongresit tė Dytė tė Manastirit ka pasur informata bukur tė plota  Konsulli i Serbisė nė Manastir, i cili nė raportin e datės 23 mars (5 prill) 1910, adresuar Ministrit pėr Punė tė Jashtme tė Serbisė[1], informonte: “Tė shtunėn e tė dielėn, mė 20 dhe 21 tė kėtij muaji nė Manastir ėshtė mbajtur njė Kongres shqiptar pėr rendėsin e tė cilit ėshtė folur e pėrfolur qysh para se tė mblidhej, por nė realitet nuk ka qenė sosh ēfarė ėshtė pritur...”. I vlerėsoi marrėdhėniet shqiptaro-xhonturke i nisur nga njė dije bukur e saktė: “Xhonturqit, shqiptarėve u kanė ndihmuar nė ēėshtjen e tyre sepse ishin ngritur kundėr tyre dhe janė pėrpjekur qė ti ndanin nė aderues tė alfabetit latin dhe arab. Janė tė njohura shumė tubime tė shqiptarėve nė tė mirė tė alfabetit arab dhe tubime pėr alfabetin latin. Por qėllimit nuk ia dolėn, pėr arsye sė, masa e gjerė (...) e shikonte me neveri ēdo pėrzierje tė qeverisė nė punėt e tė tyre”. Mė tutje, konsulli serb do tė konstatojė se, “Ėshtė e besueshme se kėto dy alfabete do ta kishin bėrė vetvetiu ndarjen, kurse qeveria nuk ia doli dot...”

Pėr rritėn e Lėvizjes politike e kulturore shqiptare tė hovshme pėrball xhonturqve shovinistė, konsulli serb shkroi: “Pėr njė kohė tė shkurtėr janė themeluar mė se 30 klube tė cilat gjallėrisht po bėjnė propagandė nė  favor tė alfabetit latin dhe gati pranė ēdo klubi ekziston shkolla pėrgatitore pėr gjuhėn shqipe. Nė Elbasan ėshtė hapur shkolla normale nė tė cilėn mėsojnė mė se 120 nxėnės. Nė atė (shkollė), gati tė gjithė profesorėt janė me pėrgatitje universitare (...). Nė dispozicion kanė me dhjeta gazeta: Nė Manastir ”Bashkim’i Kombit”, nė Shkodėr “Bashkimi”, nė Elbasan ”Tomori”, nė Janinė “Zgjimi”, nė Korēė “Korēa” dhe “Lidhja Orthodokse”, nė Selanik “Liria”, dhe njė revistė mujore “Dituria”. Pėrpos kėtyre ka edhe shumė tė tjera: nė Egjipt “Rrufeja” dhe “Shkopi”, nė Bostan “Flamuri”, nė Sofje ”Shqypėja e Shqypėnisė”, nė Romė “La Natione albanaise...”

Konsulli serb e informonte Beogradin edhe pėr financimin e institucioneve kulturore shqiptare, me njė theks pėr Normalėn e Elbasanit: “Nė Korēė ėshtė formuar njė shoqėri arsimore e quajtur ”Shoqėria Pėrparimi”, e cila kujdeset pėr mbajtjen e shkollės sė Elbasanit dhe merret me pėrhapjen e pėrgjithshme tė kulturės dhe tė shkrimit nė mesin e shqiptarėve (...).Shoqėria do tė jetė nėn kontrollin e qendrės (Shqiptare) tė Stambollit...”

Njė kujdes tė veēantė, mė tutje, ia kushtoi ndriēimit tė gjendjes sė nxėnėsve shqiptarė nė shkollat shtetėrore:  “Nė mes tė nxėnėsve nėpėr gjimnaze ėshtė edhe mė keq. “Prej Idadisė sė Korēės janė larguar 32 nxėnės, ndėrsa pėr shkak tė  torturave dhe ndjekjeve, Idadinė e kėtushme (tė Manastirit) e kanė lėshuar 24 nxėnės, tė cilėt kanė shkuar nė gjimnazin e Selanikut, i cili drejtohet nga ana e njė shqiptari. Po dėgjoj se edhe nga Shkupi janė largua 4 nxėnės. Tė gjitha kėto janė argumente qė tregojnė se ideja shqiptare me guf po pėrparon dhe turqit me pėrpjekjet e tyre do ta kanė vėshtirė pėr ta zhdukur, ose me nė fund kanė pėr tė hequr dorė nga ajo...”

Vėrtet, sukseset e njėpasnjėshme tė klubeve kulturore dhe  arsimore, qė i sublimoi Kongresi i Dytė i Manastirit, i nxitėn patriotet shqiptarė, qė t’i nisnin pėrgatitjet pėr njė kongres gjithėshqiptarė, i cili duhej tė mbahej nė Janinė. Konsulli serb nė Manastir, nė vijim, do tė saktėsojė: ”Kongresi i pardjeshėm nė Manastir ka pasur pėr qellim kryesor bėrjen e parapėrgatitjes sė nevojshme dhe pajisjen e duhur pėr tubimin e madh nė Janinė”.

Sipas raportit konsullor tė cituar deri kėtu, nė Kongresin e Dytė tė Manastirit  kanė marrė pjesė kėta persona: Klubi shqiptar nikoqir u pėrfaqėsua me  5 anėtarė, tė Stambollit e pėrfaqėsoi Dervish Hima, tė Korēės Shefik Efendia, Negovanin Petėr  Nino Luarasi. Koēana, Starova dhe Struga u pėrfaqėsuan me nga njė pėrfaqėsues, Ohri me dy, kurse Elbasani me njė. Vilajetin e Kosovės, u pėrfaqėsua nga 5 delegatė: Bedri be Pejani , Bejtullah Beu, Rexhep be Mitrovica, Qamil be Bala dhe Shukri Beu(Shyqyri Ramadan Begu nga Prishtina).   Nė Kongres ka pasur edhe pėrfaqėsues tė tjerė. Midis atyre qė patėn rol tė madh ishin Salih Gjukė Dukagjini dhe oficeri Hysni be Curri, nip i Bajram be Currit dhe pėrfaqėsues i tij nė Kongresin e Dytė tė Manastirit. Sipas konsullit serb, “Me telegrame kanė shprehur solidaritetin dhe i kanė caktuar pėrfaqėsuesit nga radhėt e atyre qe kanė mundur tė arrinin nė Kongres: Smirna, Selaniku, Kolonja Lerini, Bilishta, Dėrrėsi, Shkodra, Vlora, Berati, Tepelena, Delvina, Leskoviku, Preveza dhe Tirana”. Konsulli serb do tė saktėsojė se nė Kongresin e Dytė tė Manastirit kanė marrė pjesė 24 veta, tė cilėt pėr kryetar tė Kongresit e zgjedhėn Bedri be Pejanin, ish profesorin e gjuhės shqipe nė Idadinė e Shkupit, ndėrsa pėr sekretar tė Kongresit janė zgjedhur Ferid bej Ypi, avokat nė Manastir dhe Petro Nino Luarasi, mėsus nė Negovan.

Kongresi Dytė i Manastirit i zhvilloi punimet nė seanca tė hapėta, ku mbahej procesverbali, nė tė cilat ka mundur tė merrte pjesė edhe Valiu dhe fytyra tė tjera politike, ose ata, t’i dėrgonin pėrfaqėsuesin e tyre nė kongres, duke e pajisur me autorizim me shkrim. Nė kongres ėshtė diskutuar pėr shumė gjėra, e posaēėrisht pėr shkollat shqipe dhe pėr propagandėn e huaj nė vendet shqiptare. Ndėr oratorėt mė tė zjarrtė nė fjalim ka qenė mėsuesi Petro Nino Luarasi, i cili me guxim tė pashoq u ngrit kundėr propagandės sė kishės greke. Kongresi vendosi tė kėrkohej mbrojtja e shtetit nga ajo propagandė.

Nė ditėn e tretė, pra, para shpėrndarjes, kongresistet mbajtėn njė mbledhje me dyer tė mbylla. Pėr kėtė konsulli serb i shkruante Ministrin pėr Punė tė Jashtme tė Serbisė: “Dje, e hėnė, (4 prill 1910-M.P.), anėtarėt e Kongresit kanė mbajtur takim tė mbyllur. Do tė kujdesėm tė mėsoj sė ēka ėshtė folur atje!?”

Sipas konsullit serb nė Manastir, Kongresit i Dytė i Manastirit i mori kėto vendime: “1. Kongresi (tubimi) nė  Janinė tė mblidhet mė 20 qershor (3 korrik) tė kėtij viti (1910). Atėherė do tė sillej raporti mbi punėn e deritashme dhe propozimi i projektprogramit pėr aktivitetet nė perspektivė. Nė Kongresin e Janinės duhej tė merrej vendimi definitiv pėr qėndrimin e shqiptarėve dhe pėr kėrkesat e tyre ndaj Porta e Lartė (Me siguri, atėherė, do ti dėrgohej Turqisė ndonjė memorandum)”; 2. Dervish Hima, deputeti i Stambollit, i lindur nė Ohėr, ėshtė caktuar qė ta organizojė dhe drejtoi Qendrėn Kryesore nė Stamboll, e cila duhej tė udhėheq tė gjitha punėt organizative tė Klubeve Shqiptare. Qe Komiteti i Stambollit tė ketė pushtet mbikėqyrės mbi tė gjitha klubet shqiptare, tė cilat do ti kontrollojnė dy revizorė tė pėrhershėm - anėtarė tė ati klubi. “Komiteti do tė ketė pushtet mbikėqyrės mbi punėt e pėrgjithshme dhe mbi financimin e “Shoqėrisė Pėrparimi” tė Korēės” - shkruan konsulli i Serbisė;3. Ėshtė vendosur tė vazhdohet me propagandėn pėr alfabetin latin deri nė ngadhėnjimin mbi atė arab. Hėpėrhė, qėllimi  kryesor ėshtė pėrhapja e arsimit nė masėn e gjerė shqiptare; 4. Qė, Qeverisė ti dėrgohet njė Pėrkujtesė me tė cilėn do tė kėrkohej ndėrprerja e mosmarrėveshjes nė mes tė shqiptarėve dhe qeverisė, duke kėrkuar qė tė ndėrpritet ēdo propagandė kundėr alfabetit latin;5. Tė luftohej propaganda fetare islame e posaēėrisht ajo greke”.

Kongresi i Dytė i Manastirit, pėrpos rėndėsisė historike dhe kulturore shqiptare ka edhe rėndėsi ndėrkombėtare, sepse nė tė morėn pjesė edhe shumė pėrfaqėsues tė shtypit botėror: Korrespondenti i “Neue Freie Presse”, i “Rusko Slovo” dhe i ”Vardarit”, tė cilėt e informuan opinionin botėror, pėr kėrkesat shqiptare kulturore, arsimore dhe politike. Gazeta “Neue Freie Presse”, mė 22 mars(4 prill) 1910, nė artikullin me titull  ua solli lexuesve tė vetė pikat mė tė rėndėsishme tė vendimeve tė Kongresit tė Dytė tė Manastirit, e posaēėrisht rėndėsi tė madhe i kushtoi diskutimit tė delegatit tė katundit Starovė, Hajdar Beut, i cili propozoi qė Kongresit tu dėrgonte njė Pėrkujtesė Haxhi Villdan Efendisė, Ismail Haki Efendisė dhe Sheh-Ul-Islamit, duke kėrkuar pėrgjigje nė pyetjen: ‘A mund tė shkruhet Kur’ani edhe me shkronja latine?”

 Sipas gazetės nė fjalė, pėrgatitjen dhe programin pėr Kongresin Shqiptar tė radhės, nė Janinė, duhej ta bėnte Dervish Hima. Tubimi i planifikuar qė tė mbahej nė Janinė, duhej tė ishte mė i madhi ndėr kongreset shqiptare tė mbajtura deri atėherė nė Tokat Shqiptare. Pėr Kongresin e Dytė tė Manastirit tė dhėna tė vlefshme ofroi edhe gazeta “Vardar” mė 10 prill 1910, nė artikullin: ”Kongresi Shqiptar”, i shkrua nga korrespondenti i saj mė 4 prill 1910. Sipas kėsaj gazete nė Kongresin e Dytė tė Manastirit kanė marrė pjesė 25 veta, prej tė cilėve vetėm dy tė krishterė. Kjo e dhėnė fliste pėr shkallėn e lartė tė pjekurisė kombėtare tė shqiptarėve myslimanė, tė cilėt, tashti, mė mirė se kurrė dinin ta ndanin se ēka i takonte fesė dhe ēka ēėshtjes kombėtare shqiptare. “Puna (nė kongres) ka vazhduar normalisht dhe me qetėsinė mė tė madhe(...). Disa nga propozimet pranoheshin me aklamacion” - shkruante korrespondenti i “Vardarit”, i pranishėm nė kongres. Gazeta i solli edhe disa nga pikat mė tė rėndėsishme tė vendimeve tė Kongresit, qė kanė disa nuanca ndryshe nga ato qė i kishte tė njohura konsulli serb nė Manastir: 1. Qė, mė 20 qershor (3 korrik) tė kėtij viti tė thirrej njė kongres gjithėshqiptar nė Janinė, nė tė cilin pėrfundimisht do tė caktohej programi i ardhshėm politik (...), si dhe njėherė e pėrgjithmonė tė pėrfundohet me ēėshtjen e shkollave dhe tė alfabetit tė shqipes. Do tė vėrtetohej programi i ardhshėm - pėr shkollat shqipe; 2. Kongresi e ka pranuar alfabetin latin pėr alfabet tė gjuhės shqipe. Kėtė (vendim) ka pėr ta plotėfuqizuar Kongresi i Janinės. Ky alfabet prej tashti ka pėr t’u pėrdorė nė shkollat e tyre; 3. Ti dėrgohej Valiut dhe deputeteve tė tyre nė Stamboll njė kėrkesė, qė ta marrin nė mbrojtje Kishėn (Ortodokse) shqiptare; 4. Nė Shkup tė nxirrej njė gazetė shqipe dhe tė hapen shkollat kombėtare; 5. Qė tė kėrkohej njė sqarim nga Sheh-ul-Islamit (Ministrit pėr fenė Islame) sė, shkrimi latin a ėshtė kundėr sheriatit (kur’anit); 6. Qė, njė delegacion (shqiptar) ta pėrshėndet Sulltanin (me rastin e vizitės qė Sulltan Mehmedi  V Reshadi pritej ta bėnte nė Vilajetit tė Kosovės e tė  Manastirit) dhe nga Ai tė kėrkonte amnisti nė emėr tė shqiptarėve...duke pranuar qė tė rekrutohen nė ushtrinė (perandorake osmane)”.

Nė fund, gjithnjė nė frymėn albanofobe serbe, korrespondenti i gazetės  “Vardar” e pėrmbylli informatėn me njė konstatim tepėr ironik: “Ėshtė lėkundė kodra e ka lindur mi, e kurrgjė tjetėr”?!?. Pėr Kongresin e Dytė tė Manastirit kanė shkruar edhe gazetat e tjera serbe. Gazeta ”Pravda” e Beogradit, 6 prill 1910, shkroi se: “Kongresi shqiptar, i cili ėshtė mbajtur nėn kryesinė(...) e Bedri Beut, mbas debatit tė gjatė dhe tė gjithanshėm mbi shkrimin e gjuhės shqipe dhe pėrhapjen e idesė kombėtare ndėr shqiptarė, ka pruar kėtė vendim i cili njėzėshėm ėshtė pranuar: 1. Qė mė 20 qershor nė Janinė tė thirrej Kongresi tjetėr nė tė cilin duhej tė marrin pjesė me shumė delegat se tash; 2. Qė nė Stamboll tė krijohej njė Kėshill shqiptar tė cilit duhej ti besohej ndėrmjetėsimi nė mes tė Qeverisė sė Stambollit dhe shqiptarėve; 3. Qė Ministrit tė arsimit t’i dėrgohej njė memorandum, pėr nevojėn e domosdoshme qė shqiptaret ta pėrvetėsojnė shkrimin popullor, i cili u pėrgjigjet cilėsive fonetike dhe natyrės sė gjuhės shqipe; 4. Qė tė merren masa pėr pengimin e propagandės, tė cilėn grekėt po e pėrhapnin ndėr shqiptarėt ortodoks (nė Jug)”

Pėr kėtė ngjarje tė rėndėsishme pėr historinė politike dhe kulturore shqiptare shkroi edhe gazeta ”Le Progres de Solanique”, mė 13 prill 1910, e cila kur bėnte fjalė pėr rezultatet e kongresit, i pėrmendi disa vendime, dhe konstatoi se Kongresi ėshtė dashur tė mbahej mė 28 mars (10 prill)1910, por u bajt mė herėt, mė 2 dhe 3 prill, dhe, ndėrsa nė vijim, informonte pėr gjendjen e shkollave nė Vilajetet shqiptare, duke theksuar se: Nga Idadija e Manastirit kanė ikur 24, ndėrsa nga ajo e Korēės 34 nxėnėse dhe kanė shkuar nė Gjimnazin e Selanikut pėr ta mėsuar gjuhėn shqipe.

Edhe shtypi shqiptar i kohės nuk e la prapa dorės Kongresin e Dytė tė Manastirit. Gazeta “Bashkimi” informoi lexuesit e vetė pėr mbajtjen e Kongresit shqiptar mė 2 dhe 3 prill 1910 dhe do tė konstatojė se: Ndėr vendimet mė fatlume tė kongreseve shqiptare, janė Vendimet e Kongresit tė Dytė tė Manastirit, sepse pėrfundimisht e vendosi alfabetin latinė pėr gjuhėn shqipe. Pėr kėtė epilog fatlum pėr kombin shqiptar pati rol tė madh Vilajeti i Kosovės nė pėrgjithėsi, me Shkupin qendėr administrative, politike, ekonomike, kulturore e arsimore shqiptare. Lėvizja shqiptare pėr alfabetin latin nė Kosovė, me partizanėt korife: Hasan Prishtinėn, Nexhib Dragėn, Bajram Currin, Salih Gjukėn, Bedri Pejanin, Rrok Berishėn, Rexhep Mitrovicėn, Hysni Currin, Shyqyri Ramadan Begun e tė tjerė, e barti peshėn e luftės pėrfundimtare me xhonturqit shovinistė nė fushė tė arsimimit shqip, tė shkrimit tė shqipes me alfabetin latin dhe tė ngritjes sė ndėrgjegjes kombėtare tė individėve dhe tė masave shqiptare. Roli i Kosovės pėr fitoren e alfabetit latin tė “Bashkimit” pėr alfabet kombėtar shqiptar pėrfundimisht me Vendimet e Kongresit tė Dytė tė Manastirit, mė 1910, ėshtė i rėndėsisė historike tė rolit tė Kosovės nė pėrvetėsimin e Gjuhės shqipe tė unifikuar dhe tė legjitimuar  Kongresin e Drejtshkrimit tė Gjuhės Shqipe nė Tiranė, mė 1972.

 

Prishtinė, 13 Nėntor 2008