Kthimi i emėrvendeve shqip ėshtė

akt kombfreskues civilizues

 

 

“Tė huajt gjithmonė kanė sjellė probleme nė Amerikė. Nėse nuk beson, pyetni indianėt!” ( Robert Orben )

 

Nė gazetėn “Shekulli”, tė 30 korrikut 2009, doli informata:“Propozimi Berisha: Tė ndryshohen qytetet me emrat sllave”. Pasaktėsinė logjike nė titull e sqaroi teksti hyrės: “Berisha propozon ndryshimin e tė gjitha toponimeve tė huaja....”, ndaj me gjithė zemėr thirra: ”I lumtė! Mė mirė vonė se kurrė...!” Kishin kaluar shtatė ditė qė shijoja bukurinė e Plazhit tė Kastriotit (ish-Velipojė). Kisha krijuar afėrsi me shumė vendės, ua kisha dhuruar rreth 20 ekzemplarė tė librave tė mi (botime tė vitit 2008), me pėrkushtimin “...Vėllazėrisht, Kastriot (ish-Velipojė)....”. Shumica absolute e vendėsve, nuk kishin “haber” se ēfarė kuptimi kishte emėrtimi i vendit tė tyre!?! Kjo me jepte shkas pėr tė shpjeguar porosinė e pėrkushtimit tim. Tani, u qeshej fytyra dhe e “lanin” veten: ”Nuk kemi qeveri pėr kėso punėsh tė kombit....Partitė tona luftojnė vetėm pėr pushtet, qė ua mundėson hajninė....”!?!

 

Mė 31 korrik, njė lexues kastriotas i “Shekullit”, i cilit e kishte lexuar njė pjesė tė librit “Adem Guta... “(ku flitej pėr iniciativėn e Qeverisė sė Mbretnisė Shqiptare (timonier i kėrkesės - Zėvendėskryeministri edhe Ministėr i Punėve Botore, prishtinasi Iljaz Agushi), nė maj tė vitit 1943, pėr heqjen e emėrvendeve dhunė sllave dhe vendosjen e emėrtimeve shqip mbi bazė tė kujtesės historike e tė mikrotoponimisė shqipe, mė tha: “Farėn qė e hodhėt dhe po e kultivoni ju kosovarėt nisi tė bijė edhe nė Shqipėri, nėse lejojnė politikanėt e sojit Milo...!?!” 

Vėllait kastriotas (ish-velipojar) i premtova se sapo tė kthehem nė Kosovė, punėn e parė qė do ta bėjė do tė jetė njė shkrim nė pėrkrahje tė iniciativės sė Qeverisė aktuale tė Tiranės pėr standardizimin dhe stabilizimin shqipemėrvendeve, me rėndėsi pėr identitetin shqiptar tė Shqipėrisė Londineze dhe tė njėnisė shqiptare etnike tė ndarė me kufij politikė shtetėrorė dhunė ballkanike, evropiane e botėrore ndaj tėrėsisė sė kombit shqiptar. Dhe, pasi jetova disa ditė me kėtė problem, duke u konsultuar me shumė kolegė, u pėrcaktova tė ndalėm vetėm nė tri kėrkesa udhėzuese nė “Propozimin” e Presidentit tė Shqipėrisė dhe nė qasjet apolitike, hiēshkencore tė historianit politikan, Paskal Milo!?!

 Fillimisht tė nisemi nga konstatimi hyrės i gazetarit, se “Qeveria shqiptare angazhohet tė heqė nga pėrdorimi i pėrditshėm tė gjithė fjalorin e huaj qė lidhet me emėrtimet e njėsive vendore, siē janė fshatrat, qytetet apo edhe tė vendeve tė ndryshme...”. Nga viti 1968 jam pėrpjekur, nė vijimėsi, tė ndikojė nė standardizimin shqip tė emėrtimeve sllave nė Kosovė, ndaj nismėn e Kryeministrit shqiptar mund ta quaj njė fillim fatlum institucional shtetėror pėr fitoren e pėrpjekjeve pėr kthimin e dinjitetit tė kombit shqiptar tė nėpėrkėmbur nga tė huajt, edhe me ndihmėn e vetė shqiptarėve.

E para: Kryeministri aktual (pėr mua nuk ka emėr, ėshtė zėri i shtetit shqiptar nė pritje qė ėndėrroj njė jetė) “...ka paralajmėruar ndėrmarrjen e njė nisme pėr tė bėrė tė mundur rikthimin e emėrtimeve tė mėparshme shqiptare pėr tė gjitha ato vende qė sot mbajnė emra tė imponuar nga tė huajt, qė gjatė historisė kanė pushtuar vendin tonė”. Kjo nuk duhet tė kuptohet vetėm si lajm, ėshtė mė shumė se detyrė, ėshtė amanet i atyre qė luftuan  dhe u flijuan pėr ta ēliruar Shqipėrinė, qoftė edhe sakate tė vitit 1913, apo 1919, qoftė edhe tė vitit 1944, pse jo edhe tė 1990-s?!? Tė gjitha qeveritė nė kėto hope tė “ēlirimit tė Shqipėrisė” e kanė pasur pėr detyrė shtetėrore “ndėrmarrjen e njė nisme” si kjo e Kryeministrit aktual. Tė rikujtojmė kėshillėn e Kantit: “Sapere aude “(Ki guxim)! Ēlirimi i njė vendi (kombi) nga pushtuesit nėnkupton edhe luftėn kundėr tė gjitha pasojave tė pushtimit qė prekin identitetin dhe dinjitetin e njė kombi (vendi). Sė kėndejmi, “paralajmėrimi i nismės...” sė Kryeministrit tė Shqipėrisė duhet tė kuptohet e tė pranohet, nga ēdo shqiptar, si pėrkushtim jetėsor pėr freskimin e dinjitetit tė kombit, duke pasur parasysh, gjithmonė, mėsimin se “Provenienca e emėrtimeve ėshtė e tapisė sė vendit”.

Sipas gazetarit tė “Shekullit” “shkas” pėr njė ndėrmarrje tė tillė ishte njė kėrkesė pėr emėrimin e njė shkolle “jopublike me emrin ‘Logos...”, me theksimin se “pronarėt qė investojnė nė arsim”, emėrtimet e shkollave duhet t’i  bėjnė “nė gjuhėn shqipe. Po ashtu tabelat duhet tė jenė me emra shqip...!” Njė njeri qė nuk e pėlqen kėtė kėrkesė dhe nuk bėhet partizan fanatik pėr ta sendėrtuat nė jetėn e vendit Shqipėri (qoftė Londineze dhunė ndėrkombėtare, qoftė Etnike e copėtuar me dhunė ndėrkombėtare) nuk mund tė quhet shqiptar.

E dyta: Kryeministri i Shqipėrisė aktuale, saktėsoi: “Unė inkurajoi qeveritė vendore qė tė shohin toponimet qė kanė mbetur qė nga koha e Dushanit (pse jo edhe nga koha romake, bizantine, bullgare mesjetare etj.-MP) dhe kanė zėvendėsuar ato qė ne kemi pasur...”. Shikuar nga aspekti i filozofisė politike pragmatike, kėtė hap mund ta bėjė vetėm njė Burrė shteti, i cili do tė hyjė nė histori si reformator i qenies sė shtetit e tė kombit qė pėrfaqėson, aq mė parė kur Ai kėtė nismė e projekton si projekt qeveritar afatgjatė dhe jo pėr fushatė partiake jetėshkurtėr. Qeveritė lokale (komunale), tė cilat kėtė Dritė jeshile tė Kryeministrit nuk e marrin si Detyrė kombėtare shtetėrore historike duhet t’i ndėshkojė populli, sepse janė e mbetėn tė mallkuara nga gjaku i derdhur pėr lirinė e kombit shqiptar.

E treta: Kryeministri aktual i Shqipėrisė premton: “...do tė rikthejmė toponimet qė kanė qenė tonat nė mijėvjeēar dhe janė nė memorien e banorėve...” Planifikimin e kėtij aktiviteti kulturor, civilizues dhe kombfreskues Kryeministri i Shqipėrisė e ka shtruar drejt edhe nga aspekti shkencor: “Toponimet janė njė pėrzierje e trashėguar nga tė gjitha kohėrat, prandaj, nė bashkėpunim me historianėt, nė bashkėpunim me tė gjithė komunitetet, tė hulumtojnė dhe tė gjejnė emrat e bukur qė kanė pasur...”! Vėrtet, pas robėrive shekullore nė tokat shqiptare mbetėn pak emėrtim (toponime, oronime e hidronime) tė prejardhjes ilire (shqipe),  mbetėn pak emėrtime me petkun latin, shumė emėrtime bizantine me petkun grek, emėrtime vllahe, e me shumicė emėrtime sllave (bullgare e serbe mesjetare), si dhe disa sase (gjermane) e ndonjė turke, ose tė veshura me petkun lindor. Vėrtet, kush i shkeli tokat shqiptare la emėrtime, dhunė kjo e pėrkrahur nga faktori i jashtėm antishqiptar i Kohės sė re, kurse ekzistimi i tyre nė vijimėsi  dhe aktualisht ėshtė pasojė, nė rend tė parė, e paaftėsive shtetėformuese e kombfreskuese tė drejtuesve politikė e shtetėrorė tė Shqipėrisė Londineze, frenuese edhe pėr hapat qė mori Qeveria e Pėrkohshme e Kosovės (e Rambujesė), me 2 dhjetor 1999. Dua tė besoj se Qeveria aktuale e Shqipėrisė, duke pasur timonier njė Reformator (qė  pėrballoi njė tajfun sharjesh, pėr realizimin e Via Doloresit shqiptar (Rruga “Bashkimi” - Durrės – Morinė), do ta kryej kėtė detyrė shtetėrore kombfreskuese, tė cilėn nuk e kryen qeveritė shqiptare nga Kabineti i Ismail Qemalit pėrfundimisht me Kabinetin Berisha tė para Zgjedhjeve tė 28 qershorit 2009.

Fitorja mė e suksesshme e kėtij projekti tė Qeverisė shqiptare aktuale do tė arrihej nėse krerėt e partive politike, partitė politike (opozitare dhe nesėr tė atyre nė pushtet), historianėt, gjuhėtarėt, gjeografėt, etnografet, mediet (e shkruara e televizive) dhe intelektualėt nė pėrgjithėsi, siē konstatova mė herėt: Ta kuptojnė e ta pranojnė si pėrkushtim jetėsor pėr freskimin e dinjitetit tė kombit, e jo nė mėnyrėn joshkencore, partiake inatēore, politikisht tė dėmshme pėr ardhmėrinė e shqiptarisė, tė historianit politikan, Dr. Paskal Milo?!?

Tė ndalemi vetėn vetėm nė pak “margaritarė” tė historianit “diplomat”: “Kryeministri vazhdimisht po na befason me ndėrhyrjet dhe direktivat e tij nė fushėn e shkencave albanistike (...), tė cilat kėrkojnė vėrtetė debat dhe profesionalizėm”(!?!). Vėrtet, njė person nuk mund tė jetė specialist pėr shumė fusha shkencore, por njė Kryeministėr ėshtė, thėnė simbolikisht, kokė kolektive qė pėrfaqėson kabinetin me shumė ministra e kėshilltarė qė nuk duhet tė jenė “kovaēė”! Mirėpo, tendencėn politike ēmendurake tė profesor Milos e qartėson konstatimi nė vijim: “Ajo qė mė bėnė pėrshtypje ėshtė se z. Berisha u ėshtė rikthyer politikave tė kaluarės komuniste, kur me porosi tė Enver Hoxhės, njė numri fshatrash dhe vendesh tė Shqipėrisė iu ndryshuan emrat, sepse ato ishin tė papajtueshme me ideologjinė komuniste dhe me ateizmin e regjimit. Tani, propozimi i z. Berisha ėshtė njė version i ri i kėsaj politike tė vjetėr dhe kėrkon tashmė jo vetėm tė shkruajė historinė bashkėkohore, sipas koncepteve dhe shijes sė tij, por kėrkon ta shtrijė atė thellė edhe nė mesjetėn e hershme dhe tė mesme...”(!?!)

Historiani, apo politikani Milo, kėtu nuk tregohet as historian as lider politik kombėtar, e aq mė pak kritik i drejt i dijes historiografike tė sistemit monist komunist tė Shqipėrisė dhe tė shoqėrisė aktuale politike pluraliste tė Shqipėrisė. Tė barazosh kėrkesat e Hoxhės dhe tė Berishės, nė fushėn qė kemi objekt interesimi, ėshtė mė shumė se tek, ėshtė shtėnie nė qenien e ardhmėrisė sė dinjitetshme tė kombit. Tė them edhe kėtė: Berisha, Milo, pse jo edhe Unė, jemi prodhim i enverizmit. Mohimi i qenies sate ėshtė plėngprishje.

Historiani Milo e di se gjatė mesjetės  ka pasur “invazione dhe pushtime tė pėrkohshme...”, si gjetkė edhe nė Shqipėri, por nuk e thotė se ēka i sollėn vendit tė shqiptarėve invadimi dhe pushtimi sllav, sė paku nė fushė tė onomastikės. Pėr lexuesin e kėtij shkrimi tė sjellė vetėm dy konstatime tė kujtesės shkencore, tė njė serbi e tė njė evropiani: Shkrimtari, etnografi dhe diplomati serb i gjakut shqiptar, Branisllav Nushiq, mė 1902, shkroi: Sllavėt vendeve tė kolonizuara ua ndėrruan fizionominė, “duke pėrmbysė ose zėvendėsuar me emra tė rinj tė vendeve, lumenjve dhe kodrave”, kurse historiani i historisė serbe, Konstantin Jireēek, mė 1952, shkroi: “modifikimi (ndėrrimi) i emrave antikė ėshtė kryer ose sipas rregullave tė njohura gjuhėsore, ose ashtu qė emrit tė vjetėr i ėshtė vu kuptimi sipas tingėllimit tė ngjashėm tė fjalės sllave”. Sa bukur i fle kėtu njė karikim i maksimės sė  Robert Orben-it, moto e kėtij shkrimi: “Tė huajt gjithmonė kanė sjellė probleme nė Ballkan. Nėse nuk beson, pyetni shqiptarėt!”

Dhe, derisa Kryeministri i Shqipėrisė aktuale inkurajon dijetarėt, pushtetet lokale, popullin qė sakrifikoi pėr ēlirimin e Shqipėrisė, se“...do tė rikthejmė toponimet qė kanė qenė tonat nė mijėvjeēar dhe janė nė memorien e banorėve...”, historiani, ish-diplomati qė kontribuoi fuqimisht pėr uljen e pazarit tė gjakut tė derdhur nė Luftėn Ēlirimtare (Kombėtare) tė Kosovės (1997-1999), duke e quajtur “konflikt...”(!?!), siē e quajtėn dhe e quajnė qarqet historikisht mė antishqiptare, konstatoi: “Po t’i hyjmė kėsaj historie, atėherė ne duhet tė zhbėjmė jo vetėm njė pjesė tė mirė tė toponimisė aktuale shqiptare (sic!), por duhet t’i vėmė kazmėn edhe fjalorit tė gjuhės shqipe, ku siē dihet, ka njė numėr tė madh fjalėsh me prejardhje nga gjuhėt e tjera...”.

Sė pari, e vlen tė pyesim: a mund tė konsiderohet “shqiptare” toponimia e pushtuesve: latine, bizantine, bullare, vllahe, serbe, sase, turke etj.?!? Nuk jam linguist, por kujtoj se kurrizi i njė gjuhe ėshtė sintaksa e morfologjia dhe jo “fjalori”. Ky “kurriz” i shqipes u ka pėrballuar rrebesheve tė kohės, kurse “fjalėve” tė huaja, me kohė, ua patėn vė “kazmėn” rilindėsit. Dhe, pse tė mos e vazhdonim atė traditė, siē vepruan  italianėt, francezėt gjermanėt, anglezėt, kroatėt, rumunėt etj. Zėvendėsimi i Fjalėve tė huaja, tė padėshiruara, bėhet pėrmes fjalėformimit. E ēka i duhet shqipes njė “fjalor” i huaj,  mesjetar, apo i kohės sė re, ose edhe i komunizmit?! Ēka i duhen shqipes sot fjalėt e huaja, kėto tė ēmendurisė pluraliste politike shqiptare, “integruese...” kur i kemi shumė fjalė e sintagma shqipe tė periudhės “moniste...”?!?

Por jo. Historiani alias diplomati Milo, duket se bėn argatin e dreqit, si shumė shqiptarė gjithandej trojeve shqiptare, kur thotė se iniciativa e Kryeministrit ėshtė mėnyrė e tij “pėr t’iu shmangur problemeve themelore qė ka Shqipėria dhe veēanėrisht vendi, pėrball detyrimeve serioze qė duhen pėrmbushur nė procesin e integrimit tė plotė tė Shqipėrisė nė Bashkimin Europian, ku njė nga pikat dhe standardet kryesore ėshtė dhe respektimi i diversitetit kulturor, etnik dhe gjuhėsor dhe i trashėgimisė historike qė shpreh kėtė doversitet”. Heu, heeeu!?!

Nuk dua tė besoj se historiani, diplomat i tė “...zezės Shqypni...!” tė mos e kuptojė se cila ėshtė kėrkesa e “Bashkimit Europian” nė porosinė:“respektimi i diversitetit kulturor, etnik dhe gjuhėsor dhe i trashėgimisė historike...”!?! Shkurt: BE-ja kėrkon qė minoriteteve tė mos u cenohet e drejta pėr kultivimin e identitetit etnik dhe “trashėgimia historike”, e jo qė shumicės, kombit tė njė vendi, t’i mohohet e drejta kombėtare dhe politike demokratike pėr tė hequr dorė pėrjetėsisht nga pėrpjekja nė vijimėsi pėr t’u ēliruar nga vargonjtė e robėrisė shekullore. Nėse nuk ėshtė kėshtu, atėherė, detyrė e historianit (shkencės) dhe e politikanit (partive politike) ėshtė tė shtrojnė kėrkesa para BE-sė dhe botės, qė Evropa dhe bashkėsia ndėrkombėtare nė pėrgjithėsi, t’i japin fund politikės antishqiptare historike pėr interesa kolonialiste e pushtuese tė fqinjėve sllavė e grekė!

 Sė fundi, njė pyetje mund t’u shtrohet historianit (politikanit) Milo dhe diplomatėve tė lagjes sė tij: A ka ndonjė vend nė botė qė minoritetet, mbetje e  pushtuesve, tė  kenė liri e tė drejta mė shumė se sa autoktonėt, pjesėtarė tė kombit tė njė shteti, siē ėshtė rasti me Shqipėrinė, Kosovėn e me tokat shqiptare tė tjera nga Perandoria Osmane deri nė kohėn e Berishės e tė Thaēit, sot?!!! E, pse tė mos kėrkojmė pėrgjigje edhe pėr faktin se kur, diplomacia shqiptare, e “kosovare”, kėrkoi nga BE-ja, e qeveritė e vendeve fqinjė, reciprocitet pėr liritė e shqiptarėve nė Greqi e gjetkė nėn robėrinė sllave, krahasuar me liritė qė kanė minoriteti grekė e minoritetet sllave, ish ēifēi tė bejlerėve shqiptarė nga mesi i shek. XVIII?!?

Historiani dhe politikani Milo, pėr habi, e quajti tė “pamundur” realizimin e nismės sė Kryeministrisė sė Shqipėrisė, pėr kthimin e emėrvendeve shqip, si dhe tė “objekteve tė ndryshme (do tė thotė tė emrave tė shkollave, tė dyqaneve etj.) me dekret qeveritar, apo tė njė institucioni tjetėr shtetėror”, i bindur se na qenkan tė ngulitura “nė kujtesėn e popullit”!?! Ky ėshtė njė ogur i keq. Dihet se tė gjitha emėrvendet dhe emrat e institucioneve fetare nė Shqipėrinė aktuale dhe nė tokat shqiptare, janė dhunė historike tė vendosura “me dekret qeveritar, apo tė njė institucioni tjetėr shtetėror”- kryesisht tė kishave tė huaja.  E, se populli nuk do tė hiqte dorė nga “kujtesa...”, kjo varet nė rend tė parė nga shkalla e sabotimit tė kėsaj iniciative nga partitė opozitare tė etura pėr pushtet me ēdo ēmim nė dėm tė qenies sė kombit, por edhe nga vendosmėria e qeverisės sė Shqipėrisė dhe tė pushteteve komunale, vendore. Pėr kėtė e kemi pėrvojėn e keqe tė qeverive qendrore e komunale, si dhe tė partive politike tė Kosovės nga viti 1999 deri sot, tė cilat iu shtruan kėrkesave tė Serbisė pėr jetėsimin e onomastikės sllave nė trajta tė dyfishuara sllave,  mė tė ēoroditura se sa nė kohėn e Titos e tė Milosheviqit.

Se populli i Kosovės nuk i do ato emėrvende sllave (edhe aty ku kurrė nuk ka pasur serbė as ka sot, mjafton tė shikohen tabelat e vendbanimeve, tė bojatisura e tė shkarravitura si ėshtė zi e mė zi, nga njė dorė qė nesėr mund tė ngrihet edhe kundėr qeverisė, edhe kundėr “miqve” tė Kosovės, argatė tė Serbisė! Vėrtet, populli e di se “Qeveria e Kosovės” nuk i vuri nė zbatim emėrvendet qė i standardizoi dija albanistike e Kosovės nė vitet 1999-2002, pėr t’i qėndruar besnik kurthit ndėrkombėtar ahtisaarian, qė Kosova edhe mė tutje tė mbetet, sė paku, sferė e nomenklaturės administrative, kulturore dhe etnike e Serbisė.

Mirėpo, nga pėrmbyllja nė fund tė intervistės sė Dr. Paskal Milos shihet se ky historian, politikan e ish-diplomat i Shqipėrisė nuk ka besim nė qenien e Shqipėrisė si shtet i pavarur, as zot i vetes dhe u ka frikėn “fqinjėve”, e “miqve” sikur Shqipėria t’ua kishte aneksuar atyre gjymtyrėt mė vitale tė vendit, e jo ata Shqipėrisė!?! Madje, Milo na del edhe si njė argat i njė force politike, e cila pėrpiqet qė e nesėrmja e Shqipėrisė tė jetė edhe me mė pak identitet shqiptar -”integruese rajonale”, qė do tė thotė sa mė shumė greke, bullgaro-maqednone, serbe, malaziase, boshnjake, pse jo edhe mishmash gabelėsh!?! Ta dėgjojmė politikanin Milo: “Njė deklaratė e tillė (e Kryeministrit shqiptar) kam pėrshtypje se do tė ngjallė reagime fqinje dhe miq, tė cilėt kėtė do ta shikojnė si njė pėrpjekje indirekte pėr tė eliminuar njė pjesė tė mirė tė traditės historike dhe integruese rajonale”!?!!

Ta pėrmbyll: Nisma e Kryeministrit tė Shqipėrisė pėr standardizimin shqip tė emėrvendeve dhe tė mbishkrimeve tė institucioneve arsimore, kulturore dhe tė bizneseve tė Shqipėrisė ėshtė njė hap shtetėror civilizues, qė do tė rezultojė me freskimin e identitetit shqiptar tė Shqipėrisė. Njė ndėrmarrje tė tillė e ka vė nė jetė akėcili komb i ēliruar nga robėria e huaj. Ruajtja e identitetit gjuhėsor kombėtar tė akėcilit vendi tė lirė sigurohet me ligj. Sė kėndejmi, nisma e Qeverisė aktuale tė Shqipėrisė, ritheksoj, duhet tė kuptohet si aktivitet shkencor, kulturor e shtetėror afatgjatė, tė bėhet me kujdes, mbėshtetur nė hulumtime shkencore tė pėrdorura me pjekuri politike kombėtare shtetėrore demokratike.

 Standardizimi me frymė demokratike nėnkupton masėn e kujdesit nė pėrmbushjen e shijes sė akėcilės njėsi tė vendbanimit, duke pasur parasysh pėrkatėsinė etnike e civilizuese tė vendit. Me njė fjalė, tė shfrytėzohet pėrvoja e Komisionit Qendror pėr Standardizimin e emėrvendeve nė Kosovė nė vitet 1999-2002. Projekti tė jetė detyrė shtetėrore qė bartet nga njė qeveri nė tjetrėn, i pėrkrahur, i mbėshtetur nga tė gjitha forcat politike, nga shtypi, radioja dhe TV-tė. Nė kėtė mėnyrė, suksesi do tė jetė  madhėshtor.

Pėr fund do tė thosha: Mė me dėshirė do tė shkoja pėr pushimin veror tė vitit 2010 nė Kastriot sesa nė Velipojė! Porosinė e kėtij shkrimi do ta ilustroja me konstatimin  e Dritėplotit Branko Merxhani: “Njė komb ekziston vetėm atėherė kur fillon tė shqetėsohet pėr fatin e tij”! Nisma e Kryeministrit shqiptar shėnon kėtė fillim dhe uroj tė mos mbetej si “projekti” i Ahmet Zogut i fundviteve tė ’20-ta tė shek. XX!

Prishtinė, 20 gusht 2009

 

Shėnim: Autori ėshtė kėshilltar shkencor i Degės sė Historisė nė Institutin Albanologjik tė Prishtinės