Nė fokus tė historianit

 

TKURRJET E DHUNSHME TĖ AREALIT ETNIK SHQIPTAR SI PASOJĖ E GJENOCIDIT SLLAVOGREK ME MBĖSHTETJE TĖ RUSISĖ DHE TĖ EVROPĖS

 

           Shkruan: Prof. Dr. Muhamet PIRRAKU

 

Nė njė studim timin, mė 1990, kisha konstatuar: Njėsia etnokulturore e gjeopolitike e Shqipėrisė nga fillet e formimit tė kombėsisė shqiptare (mesi i shek. XV), nė gjirin e pernadorisė Osmane, dhe veēanėrisht nga fitorja e Islamit mbi dhunėn asimiluese tė kishės ortodokse shėnsaviane e greke, nė fillim tė shek. XVII, zinte njė sipėrfaqe tė tokės ballkanike prej rreth 110 000 km2.

        Hulumtimet e mėvonshme vėrtetojnė se Shqipėria nė prag tė Luftės austro-turke tė viteve 1683-1690, zinte njė sipėrfaqe balkanike prej rreth 120 000 km2. Kėtė madhėsi njėsia etnokulturore e gjepolitike e Shqipėrisė e pati deri para mesit tė shek. XIX. Madje sipas pėrkufizimeve tė diplomatit dhe enciklopedistit austriak Georg von Hahn dhe tė enciklopedistit shqiptar Sami Frashėri, njėsia e Shqipėrisė brenda Perandorisė  Osmane del edhe mė e madhe.

Shqipėria nė shtrirjen e saj etnike hyri nė luftė pėr ēlirimin nacional nga Perandoria Osmane shumė para se tė hynin Mali i Zi, Serbia, Greqia dhe Bullgaria. Kėtė pėrpjekje shėnuan luftėrat e Begollajve tė Pejės, tė Qupėrlive tė Velesit, tė Bushatasve tė Shkodrės, tė Ali pashė Tepelenės sė Janinės, tė Gjinollajve tė Prishtinės, tė Vrionėve tė Beratit, tė Rrotullave tė Prizrenit, tė Toptanėve tė Tiranės etj.

Mirėpo, meqė kėta pionierė shtetformues tė Shqipėrisė ishin myslimanė, Evropa e krishterė antiislame nuk i pėrkrahu pėrpjekjet e tyre pėr shkėputjen e Shqipėrisė nga Perandoria Osmane. Meqė Evropa e krishterė, katolike-protestane, besnike e kujtesės antiislame e antilindore tė kryqėzatave mesjetare, nuk mund tė duronte njė shtet nacional me civilizim e me fe islame, jo vetėm e sabotoi luftėn ēlirimtare tė shqiptarėve pėr ēlirim kombėtar nga sundimi turk, por e pėrkrahu dhe e ndihmoi Perandorinė Osmane materialisht, politikisht dhe ushtarakisht, tė shtypte kryengritjet dhe lėvizjet e popullit shqiptarė pėr pavarsinė e Shqipėrisė.

Kjo luftė antishqiptare e Evropės, me vetėdije ose pa vetėdije ishte luftė pėr interesa tė pansllavizmit rus, i cili haptaz ishte vėn nė pozitėn e padronit tė ortodoksisė grekosllave kundėr Islamit nė veēanti dhe kundėr Perandorisė Osmane nė pėrgjithėsi.

Copėtimin dhe tkurrjen e arealit etnik shqiptar Rusia dhe Evropa e nisėn nga fundi i shek. XVIII dhe nė fillim tė shek, XIX. Kėso kohe Fuqitė e vendosjes shkėputėn nga njėsia Shqipėri rreth 5 000 km2 pėr interesa tė Serbisė, tė Malit tė Zi dhe tė Greqisė nė fillim tė ngritjes sė tyre. Veēanėrisht ngritja e shtetit kishtar shėnsavian nė Mal tė Zi shkoi nė dėm tė pėrpjekjeve tė Karamahmut pashė Bushatit, pėr tė bashkuar popullsinė shqiptare ortodokse tė Palabardhit, tė Kuqit, tė Vasojeviqit, tė Pipėrit etj., me ardhmėrinė shtetėrore tė Shqipėrisė Etnike.

Nė fillim tė ngritjes sė shtetit tė Serbisė, nga fillimi shek. XIX deri nė fund tė viteve 30-ta tė atij shekulli, u asimiluan nė serb mijėra shqiptarė dhe mijėra tė tjerė u shpėrngulėn me dhunė nga Serbia e Millosh Obrenoviqit. Sundimtari i Serbisė, MiIlosh Obrenoviqi, ėshtė i pari qė zyrtarisht i vuri themelet e Strategjisė serbe tė spastrimit etnik shqiptarė tė pjesėve tė Shqiprisė Etnike, tė aneksuara Serbisė. Ai, nė vitet njėzeta tė shek. XIX, ngriti fonde tė posaēme pėr finansimin e njėsiteve terroriste e paramilitare serbe pėr shpėrnguljen e shqiptarėve nga viset e Krushevcit dhe tė gjashtė Nahive tė Nishit, tė aneksuara nė fillim tė viteve tė tridhjeta.

Edhe Greqia, poashtu, ndoqi rrugė tė kombinuar pėr spastrimin dhe asimilimin etnik tė shqiptarėve nė tokat e Shqipėrisė Etnike qė i aneksoi nė vitet tridhjeta e dyzeta tė shek. XIX. Ajo, shqiptarėve myslimanė ua pėrkufizoi, deri nė minimum, kushtet pėr ekzistencė kombėtare e fetare kurse shqiptarėve ortodoksė, me anė tė kishės dhe tė shkollės greke, ua imponoi kombėsinė greke dhe i futi nė rrugė tė pakthim tė asimilimit.

Copėtimi i dytė ndėrkombėtar i njėsisė etnokuluturore dhe gjeopolitike tė Shqipėrisė ėshtė projektuar me Traktatin e Paqės sė Shėn Stefanit, tė 3 marsit 1878, me tė cilėn duhej tė mbyllej Lufta ruso-turke e vieteve 1877-1878. Ky traktat parashihte copėtimin e katėr tė pestave tė Shqipėrisė Etnike pėr inetresa tė Bullgarisė, tė Serbisė dhe tė Malit tė Zi.

Meqė me kėtė traktat “paqėsor” pansllavizmi rus dilte dhe bėhej sundues nė Adriatik dhe nė Mesdhe, dhe kėshtu rrezikonte inetresat e Evropės nė Adriatik, nė Mesdhe dhe nė Lindje, nė pėrgjthėsi, kancelari i Gjemanisė, Bismarku, i lidhi kundėr inetresave tė Rusisė: Anglinė, Austro-Hungarinė, Francėn dhe Italinė, e thirri Kongresin e Berlinit, i cili aprovoi, mė 13 korrik 1878, njė ndarje tjetėr pėr interesat ruso-evropiane nė Ballkan, Mesdhe dhe Lindje.

Sipas kėtij Traktati politik ndėrkombėtar, nga areali i Shqipėrisė Etnike pėrfundimisht u shkėputėn rreth 24 458 km2 tokė me shumicė shqiptare ose absolutisht shqiptare. Pikėrisht Greqia u zgjerua me 9 275 km2 tokė me shumicė shqiptare, Serbia pėr rreth 10 500 km2 tokė absolutisht shqiptare dhe Mali i Zi me rreth 4.683 km2 tokė absolutisht shqipatre dhe me shumicė shqiptaro-boshnjake. Sipas kėtij Traktati Bullgaria u largua nga tokat e premtuara shqiptare nė Kosovė, nė Maqedoni e nė Shqipėrinė e Mesme.

Meqė, aktualisht, Kosova dhe kombi shqiptar nė pėrgjithėsi ėshtė nė luftė me pushtuesin serb, shprehje kjo tepėr e vrazhdtė e fundit tė njė fuqie koloniale nė Evropė, duhet tė theksohet se pjesa tė cilėn e aneksoi Serbia me ndihmėn e Rusisė, tė Francės, tė Anglisė, tė Gjermanisė dhe tė Italisė, ishte pjesė etnike e Dardanisė antike, pėrkatėsisht e Kosovės historike tė njohur, kėsokohe, me emrin Vilajeti i Kosovės, i cili me 1877 kishte reth 43 400 km2. Kėtu, duhet tė theksohet se, mė 1878, Shqipėria me rreth 115 000 km2 kishte rreth 2 800 000 banorė, prej tė cilėve rreth 2 300 000 shqiptarė, kurse tė tjerėt ishin: vllehė, romė, bullgarė, grekė, serbė, turq, ebrej etj.

Serbia, nė spastrimin e shqiptarėve etnikė nga viset e aneksuara tė Sanxhakut Nishit - Toplicė, Kosaonicė e Pustarekė tė Vilajetit tė Kosovės, pėrdori Strategjinė e tokės sė djegur, tė cilėn aktualisht po e pėrdor soldateska serbe nė Kosovė dhe mė gjėrė. Kėsaj strategjie i dha frymė princi i Serbisė, Millan Obranoviqi, i cili urdhėronte ushtarakėt e paramilirarėt ēetnikė: “Meritat mė tė mėdha ndaj shtetit dhe kombit serb do t’i ketė ai, i cili do tė arrijė tė zhdukė e tė shpėrngul me shumė shqiptarė!”.

Kėshtu, me strategjinė e tokės sė djegur, spastruan rreth 300 000 shqiptarė nė rreth 700 lokalitete, prej tė cilave rreth 640 pastėr shqiptare dhe me shumicė shqiptare. Rreth 350 000 shqiptarė i largoi nga trojet e tyre etnike ushtria greke e malazeze.  Dhe, do saktėsuar faktin se nė Luftėn ruso-turke tė vitit 1877/78 serbėt, grekėt dhe malazeztė vranė dhe masakruan me shumė se 70 000 shqiptarė, rrafshuan pėrtokė rreth 600 lokalitete.

Copėtimit tė Shqipėrisė sipas Traktatit tė Shėn Stefanit e tė Traktatit tė Berlinit do t’i kundėrvohet populli shqiptar, duke ngritur Lidhjen Shqipatre tė Prizrenit nė krye me myderisin famėmadhė, Ymer Efendi Prizrenin. Njė krim tjetėr i karakterit ndėrkombėtar mbi Shqiprinė Etnike, dhe kombin shqiptar, ėshtė angazhimi dhe presioni i Aleancės Evropiane: Rusisė, Anglisė, Francės, Gjermanisė, Austro-Hungarisė dhe Italisė nė pėrkrahje tė ushtrisė perandorake osmane kundėr mbrojtjes shqiptare tė tėrėsisė sė Shqipėrisė, tė udhėhequr nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit.

Realisht, bilansi i tė ndjekurve dhe i tė masakruarve i treguar mė sipėr, pėr kohėn e Luftėrave ruso-turke dhe tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit 1877-1881, ėshtė vetėm kushtimisht i saktė. Tė dhėnat qė mund tė nxirren nga krahasimi i numrit tė banorėve tė Shqipėrisė nga fundi i shek. XIX me ato nė prag tė Luftės ruso-turke - Kongresit tė Berlinit, duke pasur parasysh rritėn natyrore demografike ndėr shqiptarėt, del se bilansi i shqiptarėve tė pėrndjekur nga vatrat stėrgjyshore dhe i viktimave nė plangun e vatrave ėshtė shumė i madh.

Tė potencojmė edhe faktin se sipas shtimit natyror tė shqiptarėve pėr 35-40 pėr mijė, shtimi i popullsisė dyfishohet pėr 17-20 vjet. Kjo do tė thotė se nė fund tė shek. XIX Shqipėria duhej tė kishte rreth 5 600 000 banorė, midis tė tė cilėve mbi 4 600 000 shqiptarė. Dihet se Shqipėria, sipas Lumo Skendos, mė 1898, pati vetėm 2 500 000 banorė.

Dallimi midis 5.6 milion dhe 2.5 milion shėnon bilansin e humbjes nė substancė dhe nė shtim tė banorėve tė Shqipėrisė nė vitet e Luftės ruso-turke, e cila  pati pėr pasojė edhe zvogėlimin e Shqipėrisė Etnike nė 90 270 km2, tė ndara nė katėr njėsi administrative tė quajtura vilajete. Dhe pikėrisht nė Vilajetin e Kosovės, tė Shkodrės, tė Manastirit dhe tė Janinės. Tė theksojmė se, madje, edhe Vilajeti i Selanikut ėshtė mbajtur pėr pjesė gjeopolitike e etnike e Shqipėrisė deri nė fund tė shek. XIX, pėr shkak tė numrit tė madh tė shqiptarėve dhe rėndėsisė sė Selanikut pėr Lėvizjen Kombėtare Shqiptare.

Copėtimi mė i madh ndėrkombėtar i Shqiprisė, mė 1878/81, pėr interesa tė Malit tė Zi, tė Serbisė dhe tė Greqisė, nuk i ngopi apetitet gllabėruese tė pansllavizmit rus. Mė 1882, Rusia kėrkoi nga Serbia qė kjo tė iniconte themelimin e Aleancės ballkanike tė Serbisė, tė Bullgarisė, tė Malit tė Zi e tė Greqisė, me detyrė tė pėrgatiste politikisht dhe ushtarakisht copėtimin pėrfundimar tė Shqipėrisė. Ndėrkaq, qarqeve kishtare, publicistike e shkencore sllave dhe greke iu dha pėr detyrė tė shpifnin ēdo gjė qė do tė ēonte nė mosnjohjen evropiane e botėrore tė ekzistimit tė kombit shqiptar, tė kultivonin urrejtjen raciste e fetare kundėr popullit shqiptarė me shumicė absolute myslimane, tė pėrgatisnin opinionin e krishterė evropian e botėror pėr tė futur nė pėrdorim nocione e pėrmbajtje me kėrkesa pansllaviste - panortodokse nė pėrgjithėsi, pėr zhdukjen fizike dhe pėr asimilimin e shqiptarėve nė sllavė e nė grekė.

Ndėrkaq, mė 1896, Rusia doli haptaz me kėrkesa pėr ngritjen e Aleancės ushtarake ballkanike si krah i saj ushtarak nė Ballkan, me detyrė tė pėrgatiste luftėn pushtuese tė Shqipėrisė, dhe pėr copėtimin e saj, pėr zhdukjen fizike tė kombit shqiptar. Kjo nxiti rikrijimin e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, me njė pėrkrahje tė fshehtė tė Sulltanit dhe tė Portės sė Lartė. Nė krye tė kėsaj Lidhje ishte vėn Mulla Zejnelabedin Biberi - Haxhķ Zeka i Pejės, ish veprimtari dhe bashkėluftėtari mė besnik i Myderis Ymer Prizrenit. Kjo Lidhje u legalizua nė Kuvendin e Pejės, mė 26-30 janarit 1899, me emrin Lidhja Shqiptare “Besa-besėn” tė Pejės, e cila veproi me sukses kundėr planeve tė Aleancės ballkanike pansllavisto-greke, deri mė vrasjen e Mulla Zekės, mė 1902, nga Serbia.

Pėr tė parandaluar copėtimin e Shqipėrisė, tėrėsinė e sė cilės mė nuk ishte nė gjendje ta siguronte korniza shtetėrore perandorake osmane, parlamenarėt shqiptarė nė Stamboll nė krye me pėrfaqėsuesin e Kosovės, juristin drenicar, Hasan Prishtina, shpallėn Kryengritjen e Pėrgjithshme pėr Pavarsinė tė Shqipėrisė. Pushkėn e parė habertare tė kėsaj kryengritje e ndezi Hasan Prishtina, mė 5 prill 1912, nė Kullat e martirit tė kombit, Ahmet Delisė, nė Prekazin historik tė Adem Jasharit. Vetėm nė Vilajetin e Kosovės, kryengritjes iu bashkuan rreth 83 000 vullnetarė dhe mė 12 gusht ushtria kryengritėse e Kosovės mori kryeqytetin e Vilajetit tė Kosovės, Shkupin dhe aty, nė vend tė Flamurit osman, vendosi Flamurin kombėtar shqiptar.

Sulltani, Porta e Lartė dhe Kuvendi i Turqisė, mė 17 gusht 1912, i pranuan kėrkesat e kryengritjes pėr Autonominė e Shqipėrisė nė shtrirje tė katėr vilajeteve shqiptare, tė cilat, siē u tha mė lartė, pėrfshinin 90 270 km2 tė tokės ballkanike tė banuara me shumicė absolute shqiptare dhe pikėrisht: Vilajetin e Kosovės me 32 900 km2, tė Shkodrės me 10 970 km2, tė Manastirit me 28 500 km2 dhe tė Janinės me 17 900 km2.

Njėsia etnokulturore e gjeopolitike e Shqipėrisė, Shqipėria Etnike dhe historike, kėso kohe, sipas Sallnameve (vjetarėve statistikorė zyrtarė), tė vilajeteve tė Perandorisė Osmane, kishte rreth 3 804 000 banorė, prej tė cilėve, sipas tė dhėnave tė Komitetit tė Shqipėrisė tė Nikollė Ivanajt, pati 3 000 000 shqiptarė, pra rreth 700 000 mė shumė se me 1898, qė ishte rezultat i shtimit natyror pėr 14 vjet.

Rusia cariste, pėr tė parandaluar realizimin e Autonomisė sė Shqipėrisė, si hap tė domosdoshėm pėr pavarėsinė, i urdhėroi Serbisė, Malit tė Zi, Bullgarisė dhe Greqisė tė dilnin haptazi me aleancėn ushtarake de iure kundėr Perandorisė Osmane dhe de facto kundėr Shqipėrisė, e cila po shkilte nė fazėn e autonomisė. Evropa e krishterė, katolike dhe protestane, bėnte sehir dhe nuk ndėrmori asnjė hap tė vendosur pėr tė parandaluar krimin, gjenocidin dhe etnocidin kanibalist, pansllavist, panortodoks kundėr islamit nė Ballkan dhe mė gjėrė, kundėr kombit shqiptar me shumicė absolute tė pėrkatėsisė fetare e civilizuese islame.

Kėshtu, nga 8-20 tetor 1912 Aleanca ushatarke ballkanike me logjistikė ruse dhe sė paku me pėrkrahje morale e politike dhe me armatim evropian, sulmoi nga tė gjitha anėt Shqipėrinė e dėrrmuar nė Kryengritjet e viteve 1908-1912, pėr shkėputjen nga Perandoria Osmane. Aleatėt ballkanikė nė sulmet e tyre pėr pushtimin dhe copėtimin e Shqipėrisė pėrdorėn Strategjinė e tokės sė djegur, tė zhdukjes fizike tė ēdo gjėje qė frymonte shqiptarisht dhe veēanėrisht tė asaj tė proviniencės islame, qė do tė thoshte pėr zhdukjen fizike me zjarr, me kamė e me plumb tė amzės shtetformuese tė kombit shqiptar, qė barti barrėn e tė gjitha pėrpjekjeve luftarake pėr ēlirimin e Shqipėrisė nga Turqia.

Evropa e krishterė imperialiste dhe veēanėrisht Franca, Anglia dhe Gjermania, gjithnjė antiislame mizore, nuk luanin vendit, nuk trandeshin nga dhuna gjenocidale e ballkanasve sllavo-grekė mbi shqiptarėt. Korrespondentėt e luftės tė gazetave evropiane sillnin pamje fotografike e pėrmbajtje tekstore pėr masakrat, pėr kalljet, pėr therjet, pėr gjenocidin kanibalist sllavo-grek mbi popllsinė shqiptare fshatare e qytetare, por qarqet shtetėrore evropiane heshtnin dhe me heshtje aprovonin gjenocidin.

Ose edhe mė qartė: kabinetet evropiane prisnin derisa nga Shqipėria dhe nga Ballkani tė ndjekeshin edhe ushtarėt e fundit tė Perandorisė Osmane dhe derisa soldateska sllave e greke tė shfaroste popullsinė myslimane, pra amzėn e kombit shqiptar dhe tani tė ndėrhynin pėr t’i tėrhequr pėrkufizimet territoriale shtetėrore tė Serbisė, tė Malit tė Zi, tė Bullgarisė dhe tė Greqisė nė Shqipėrinė e spatruar nga shqiptarėt.

Kjo mund tė ilustrohet edhe vetėm me njė fakt: Princi i Serbisė, Aleksije Karagjogjeviq, i shkruante Evropės tė dėrgonte disa mijėra evropianė pėr tė parė shqiptarėt e zėnė robėr nė rrethina tė Kumanovės dhe pėr t’u bindur se Evropa duhet tė lirohej nga ato gjysmegėrsira, se Evropa duhet tė spastrohet nga shqiptarėt myslimanė, nė rend tė parė.

Dhe, vetėm zgjimi i Austro-Hungarisė dhe i Italisė, kryesisht pėr interesat e tyre koloniale nė Adriatikun qė ēonte drejtė Mesdheut dhe Lindjes, bėri qė Gjermania, Anglia dhe Franca tė pėrmenden, tė zgjohen, dhe tė kėrkojnė nga Rusia tė urdhėronte klyshėt e vet, siē do tė thoshte Patėr Fishta, tė ndalonin pėrparimet drejt bregdetit shqiptarė nga Vlora deri nė Shkodėr.

Realisht, Austro-Hungaria mundėsoi mbajtjen e Kuvendit Gjithėshqiptar tė Vlorės, i cili shpalli Pavarsinė e Shqiėprisė, mė 28 nėntor 1912, nėn kryesinė e Ismail Qemalit, por nuk u angazhua, deri nė fund, pėr tėrėsinė e Shqipėrisė Etnike. Madje, si edhe Italia, i sabotoi dhe i pengoi pėrpjekjet e Qeverisė sė Pėrkohshme tė Shqipėrisė pėr njohjen e shtetit shqiptar nė shtrirjen e trojeve etnike me shumicė absolute shqiptare 70-100 %. Ky shtet do tė kishte 74 000 km2, ku shqiptarėt do tė pėrbėnin rreth 90 % tė banorėve, qė do tė ishte ndėr shtetet me homogjenitet etnik mė tė madh nė Ballkan dhe nė Evropė. Pakicat ishin nga etnitė: vllehe, boshnjake, torbeshe, gorane, turke, rome, ebreje etj.

Lufta e Aleancės ballkanike, pas sė cilės qėndronte fuqimisht dhe haptaz Rusia cariste, do tė mbyllet me Konferencėn e Ambasadorėve: tė Rusisė, tė Anglisė, tė Francės, tė Gjermanisė, tė Austro-Hungarisė dhe tė Italisė nė Londėr, nga dhjetori 1912 deri nė gusht tė vitit 1913. Kjo Konferencė zgjati kaq shumė pėr shkak se akterėt nuk mund tė pajtoheshin pėr interesat imperialiste pansllavisto-perėndimore (katolike-protestane) nė ndarjen e pjesėve tė Perandorisė Osmane nė Ballkan dhe nė Lindje.

Konferenca e Londrės, si edhe paraardhėsja e saj nė Berlin, nuk mori parasysh asnjė kėrkesė shqiptare, si tė ishin tė droguar me opiumin e pansllavizmit, nuk morėn nė konsideratė asnjė argument etnik, historik, ekononik e gjeografik tė Shqipėrisė e tė kombit shqiptar. Fuqitė e Mėdha evropiane ia dolėn vetėm atė qė prapė ta mbanin Bullgarinė larg nga tokat shqiptare, tė ndara nga Konferenca e Shėn Stefanit.

Nė Londėr, Shqipėria pėrjetoi copėtimin e tretė ndrėkombėtar ruso-evroain. Siē u tha, pėr ineresa tė Austro-Hungarisė dhe tė Italisė, u ngrit shteti i Shqipėrisė nė njė rrip bregdetar nga Butrinti deri nė Shkodėr, me njė hinterland qė zinte rreth 28 600 km2. Me disa korrigjime tė mėvonshme ky shtet arriti 28 748 km2. Kjo sipėrfaqe ishte mė pakė se 1/3 pjesė e Shqipėrisė Etnike tė vitit 1912, ose edhe mė qartė, ishte gati sa Vilajeti i Manastirit dhe pikėrisht mė i vogėl se Vilajeti i Kosovės mė 1878 pėr 14 800 km2 dhe mė e vogėl se Vilajeti i Kosovės mė 1912 pėr 4.300 km2.

Londra Serbinė e zgjeroi pėr 39 000km2, me 1 290 000 banorė, prej tė cilave rreth 34 000km2 tokė shqiptare me rreth 1 090 000 banorė, Mali i Zi u zgjerua pėr rreth 7 000km2, me rreth 260 000 banorė, kryesisht shqiptarė dhe boshnjakė dhe Greqia u zgjerua pėr 51 300km2, me 1.624.000 banorė. U shtri mbi sipėrfaqen e tėrėsishme tė Ēamėrisė shqiptare qė kishte rreth 425 000 banorė.

Pėrmasat e shfarosjes fizike tė shqiptarėve nga ushtria pushtuese serbe, malazeze, bullgare e greke gjatė Luftėrave ballkanike janė mė se trishtuese. Pa i njohur mirė pėrmasat e tragjedisė shqiptare tė kėtyre luftėrave, filloi dhe u zhvillua Lufta e Parė Botėrore. Bilansi i shfarosjes etnike tė shqiptarėve nė vitet 1912-1918 mund tė rezimohet: me Strategjinė e tokės sė djegur u rrafshuan pėrtokė mbi 800 lokalitete shqiptare, u vranė dhe u zhdukėn pa nishan rreth 350 000 veta: burra, gra dhe fėmijė dhe u ndoqėn me barbarizėm; top, pushkė, thikė e zjarr, plotėsisht ngjashėm me pėrndjekjet e sotme serbe, mbi 500 000 shqiptarė. Ky bilans ėshtė gjenocid e etnocid vetėm mbi bazėn, mbi substancėn etnike shqiptare.

Kur tė kihet parasysh shtimi natyror pėr vitet 1912-18, bilansi i spastrimit etnik tė tokave tė aneskuara Serbisė, Malit tė Zi dhe Greqisė ėshtė i llahtarshėm. Fuqitė e Mėdha evropiane dhe Rusia aprovuan ndarjen dhe copėtimin e Shqipėrisė sipas Traktati tė Londrės edhe nė Konferencėn Paqėsore tė Versajės - Parisit, mė 1919/20. Nė bazė tė dokumenteve tė proviniencės shqiptare qė i shkuan kėsaj konference, Shqipėria londineze, mė 1920, kishte vetėm 833.000 banorė - shqiptarė, kurse nė mbi 2/3 e Shqipėrisė Etnike tė aneksuara Jugosllavisė versjase dhe Greqisė, kishte vetėm 946.929 shqiptarė, qė do tė thotė se nė arealin e Shqipėrsiė Etnike tė vitit 1912, tashti kishte vetėm 1.779.929 shqiptarė.

Do tė thotė, me 1920, Shqipėria Etnike pati mė pak shqiptarė nė bazė dhe mbi substancėn etnike tė vitit 1912 pėr mbi 1.220.000 veta. Kur dihet se shtimi natyror pėr 35-40 pėr mijė nė vit, pėr tre milion shqiptarėt e vitit 1912, pėr 9 vjet do tė ishte pėrreth 40 % mė shumė, del se bilansi i shfarosjes dhe i spastrimit etnik shqiptar nga sllavėt dhe grekėt gjatė Luftėrave ballkanike dhe Luftės sė Parė Botėrore ėshtė mė i madhė se 2.000.000 shqiptarė.

Golgota e shqiptarisė sė Kosovės dhe e viseve tė tjera shqiptare jashtė Shqipėrisė londineze vazhdoi edhe midis Dy Luftėrave Botėrore. Mė 1919, pushteti i Greqisė i ndoq me dhunė etnocidale rreth 35.000 shqiptarė myslimanė etnikė nga viset e Kosturit dhe tė Florinės, kurse rreth 180.000 tė tjerė tė krishterė, iu shtruan asimilimit tė dhunshėm nė grekė me anė tė kishės, tė shkollės dhe tė admnistratės shtetėrore.

Ndrėkaq, nė trojet etnike shqiptare tė aneksuara Jugosllavisė versaiste nėn maskėn e luftės kundėr terrorizmit e separatizmit shqiptarė, para syve tė Evropės e tė botės si edhe sot, kalli me zjarrė plotėsisht ose pjesėrisht mbi 200 lokalitete shqiptare. Policia, ushtria dhe paramilitarėt serbo-malazez vranė e therėn, kallėn nė zjarrė pėr tė gjallė, rreth 80 000 shqiptarė, rreth 400 000 i ndoqėn me dhunė gjenocidale dhe etnocidale nga trojet stėrgjyshore dhe rreth 300 000 i torturuan dhe i burgosėn, duke i dėnuar shumė syresh me burgje shumėvjeēare, me burg tė pėrjetshėm dhe me pushkatim.

Pėr t’i kurorėrėzuar sukseset nė fushė tė ndėrrimit tė strukturės etnike shqiptare, nė Kosovė sollėn rreth 165 000 kolonistė serbė, malazez e bjellorus, kurse nė tė gjitha viset shqiptare nėn administrimin pushtues e kolonial mizor tė Jugosllavisė, vetėm deri nė vitin 1937, sollėn 46 000 familje koloniste sllave me 5 - 7 anėtarė. Kjo do tė thotė se vetėm deri nė vitin 1937 Jugosllavia solli nė tokat shqiptare midis 230-320 000 sllavė.

Tė dhėnat e mėsipėrme pėr spastrimin etnik jugosllav, ndonėse trishtuese, nuk janė tė plota. Golgota e shqiptarėsisė sė Kosovės e tė tokave tė tjera tė aneksuara Jugosllavisė mė 1918/19 me dhunė ruse, frenge, angleze etj., ka pėrmasa mė tė mėdha. Siē u tha, tė dhėnat e sakta statistikore qė posedonte arkivi i Shoqatės sė Kombeve mė 1920, flasin pėr rreth 1 000 000 shqiptarė nė tokat e aneksuara Jugosllavisė. Mė 1940, sipas shtimit natyror tė shqiptarėve, nė Jugosllavi duhej tė kishte mbi 2 000 000 shqiptarė, mirėpo statistikat zyrtare pranonin ekzistimin e vetėm 600 000 shqiptarėve nė Jugosllavi.

Se kishte mė shumė shqiptarė, mė 1940, flasin disa tė dhėna ushtarake sekrete dhe referati nga Konferenca V e KQ tė PKJ-sė. Kėto burime flasin pėr ekzistimin e 750-900 000 shqiptarėve nė Jugosllavi. Pra, mė 1940, kishte mė pak shqiptarė nė substancė, nė bazė, pėr rreth 100 000 – 250 000 – 400 000 shqiptarė.

Gjatė Luftės sė Dytė Botėrore nė viset shqiptare nėn pushtimin bullgar e serbo-malazez dhe veēanėrisht nė vitin e fundit tė Luftės sė Dytė Botėrore, nga nėntori 1944 - maji 1945, dhe nė periudhėn e rindėrtimit tė Jugosllavisė deri nė vitin 1947, sipas tė dhėnave qė mblodhi Komiteti Nacional Demokratik Shqiptar, ushtria dhe policia jugosllave likuidoi dhe zhduki, pa nishan, mbi 47 000 shqiptarė. Tė dhėnat e hulumtuara mė vonė, nga publicistė dhe historianė pėr gjenocidin e Jugosllavisė mbi shqiptarėt, flasin pėr 68-72 000 shqiptarė tė vrarė e tė zhdukur nė vitet 1944-1951.

Mirėpo, as ky bilans nuk ėshtė i saktė. Kjo shihet qartė nėse krahasohet numri i shqiptarėve mė 1940, sipas tė dhėnave komuniste, me numrin e shqiptarėve sipas Regjistrimit tė parė nė Jugosllavinė e Titos, mė 1948, ku, sipas tė cilit, nė Kosovė kishte 498 245, kurse nė Jugosllavi 750 431 shqiptarė.

Dhe, tė kthehemi edhe njėherė nė vitin 1912, ku sipas Komitetit tė Shqipėrisė pati 3.000.000 shqiptarė dhe nė fillim tė vitit 1913 kur nė Shqipėrinė londineze, pati mė pak se 800.000 shqiptarė, del se jashtė Shqipėrisė londineze, mė 1913, mbeten mbi 2.200.000 shqiptarė, prej tė cilėve rreth 1.800.000 nėn administrimin e Serbisė dhe Malit tė Zi. Sė kėndejmi, me shtimin natyrorė nė Greqi, mė 1948, duhej tė kishte mbi 1.600.000 shqiptarė kurse nė Jugosllavi rreth 7.000.000 shqiptarė.

Qė tė mos duket kjo si njė spekulim publicistik, duhet tė ndalemi nė njė krahasim pėr shtimin e shqiptarėve vetėm nė Kosovė nga Regjistrimi i vitit 1948 deri nė Regjistrimin e vitit 1981. Me 1948 numri i shqiptarėve, siē u tha, ishte 498 245, kurse mė 1981 doli se pati 1 126 736 shqiptarė, qė do tė thotė pėr 33 vjet numri i shqiptarėve u rritė pėr 728 491 frymė. Pra, rreth njė herė e gjysmė, ndonėse nė kushtet e shtimit natyrorė mė tė vogėl se sa shtimi natyrorė midis viteve 1912-1948.

Kėtu duhet tė theksohet edhe fakti se nė periudhėn 1948-1981 nga Kosova pėr nė Turqi janė ndjekur e pėrndjekur mbi 200 000 shqiptarė, qė me shtimin natyrorė tė viteve 1948-1981, do tė thotė Kosova mė 1981 duhet tė kishte mbi 1 730 000 shqiptarė.

Tė theksojmė edhe faktin se sipas njė raporti tė Lidhjes Socialiste tė Kosovės tė vitit 1977, vetėm nga Kosova nė periudhėn 1912-1976 u shpėrngulėn me dhunė NJĖ MILION shqiptarė. Me shtimin natyrorė, do tė thotė, rreth 8.000.000 shqiptarė tė zhdukur nė substancė dhe nė embrion.

Pėrmasat e gjenocidit dhe tė etnocidit mbi shqiptarėt nė Jugosllavinė avnoiste janė tmerruese, kur dihet se vetėm nė Aksionin e armėve tė viteve 1956/57 u rrah, mizorisht, ēdo i dyti burrė i Kosovės dhe dhjetra u mbytėn me dru, tė shtruar mbi cung. Kėsaj duhet t’i shtohet fakti se deri mė vitin 1966, nė Plenumin IV tė KQLKJ, nėpėr burgjet e Jugosllavisė kaluan mė se 280 000 shqiptarė dhe u ndjekėn me dhunė gjenocidale, nga trojet stėrgjyshore, mbi 412 000 shqiptarė.

Ndjekje e persekutime pati edhe nė vitet 1967-1980, kurse nė vitet 1981-1991 Serbia zhvilloi luftė politike e gjaksore shfaruese nė Kosovė dhe mė gjėrė nė trojet shqiptare nėn Jugosllavinė. Nė kėtė periudhė nėpėr burgjet jugosllave kaluanė mbi 900 000 shqiptarė (750 000 tė Kosovės dhe mbi 150 000 nga viset e tjera shqiptare nė Maqedoni, nė Mal tė Zi dhe nė Kosovėn Lindore).

Dhe, dhunė mbi dhunat gjenocidale serbe mbi qenien shqiptare tė Kosovės e mė gjėrė, ishte helmimi i mbi 7 400 nxėnėsve e nxėnseve me helme kimike nė shkurt-qershor 1990, qė do tė thotė fikja e mbi 7 400 familjeve shqiptare qė nė embrion.

Realisht, nga fillimi i vitit 1990 jeta e shqiptarit nė Kosovė pėr pushtuesin, kishte ēmimin e vlerės tė njė plumbi. Numri i vrasjeve tė ushtarėve shqiptarė nė kazerma sa vinte e rritej, me qėllim tė shtihej frikė nė rininė shqiptare qė tė mos i pėrgjigjej rekrutimit dhe tė emigronte nė Evropė e gjetkė. Do tė ngritėn kurthe edhe pėr oficerėt shqiptarė tė shkolluar nė akademitė ushtarake jugosllave, do tė vritėn dhe do tė burgosėn. Me kėtė dėshirohej arritja e kėtyre efekteve mė kryesore: spastrimi i ushtrisė jugosllave nga shqiptarėt, tė cilėt, sipas disa tė dhėnave, pėrbėnte rreth 30% tė efektivit ushtarak tė Jugosllavisė dhe tė pengohej aftėsimi, pėrgatitja ushtarake e potencialit shqiptar luftarak kundėrvenės politikės gjenocidiale serbe.

Pushteti serb me synime tė qarta pėr tė kryer spastrimin etnik shqiptar tė Kosovės e mė gjerė, pėrdori forcėn pushtetore, policore e ushtarake tė Jugosllavaisė sė Titos, dhe gjatė vitit 1989/90 nxori nga puna kuadrin shqiptar profesinonist nė administratė, nė shėndetėsi, nė ekonomi, nė polici dhe njė pjesė tė madhe tė punėtorėve tė kualifikuar nė ndėrmarrjet industriale; nė vitet 1991/92 nxori nga puna pjesėn mė tė madhe tė tė inkuadruarėve nė detyrat shoqėrore, mbylli punėn e shkollave tė mesme dhe tė fakulteteve.

Kėshtu, nga njė popull i tėrė krijoi ēėshtjen sociale dhe arsimore tė papėrballueshme. Nė anėn tjetėr, lejoi aktivitetin e partive politike tė tubuara rreth partisė masive tė dr. Ibrahim Rugovės, Lidhjes Demokratike tė Kosovės, e cila e vuri popullin nė gjumė - se Liria dhe pavarėsia e Kosovės ėshtė e siguruar nga SHBA-tė dhe Perėndimi, se ēėshtja e ēlirimit me mjete paqėsore ėshtė ēėshtje dite!?

Pushtuesi, pėr tė mashtruar popullin shqiptar, lejoi lulėzimin e tregtisė profitere tė luftės, hapi rrugė pėr krijimin e njė shtreseje tė pasurish lojalė ndaj LDK-sė dhe Beogradit, mandej lejoi shkollimin “paralel” jashtė sistemit shkollor dhe pėr shumė vite degjeneroi shkollėn shqiptare. Lejoi sitemin ”paralet” tė shėndetėsisė,- hapjen e ambulancave “specialistike” tė profiterėve, dhe kėshtu shkatėrruan edhe shėndetin e popullit.

Njė shtresė e madhe e popullit po vuante tė zitė e ullirit pėr bukėn e gojės dhe pėr shkollimin e fėmijėve, pėr shėndetin. Populli ngeli pa bukė, pa rininė pėr mbrojtje, pa gjakun pėr ēlirimin e Kosovės, pa armė pėr mbrojtjen e dinjitetit individual, tė nderit tė familjes dhe tė lirisė sė Atdheut.

Kataklizma e marsit-prillit 1999 qė pėrjetoi Kosova, ėshtė pasojė e politikės paqėsore tė LDK-sė sė dr. Ibrahim Rugovės dhe ēdo e keqe qė do t’i vie Kosovės dhe shqiptarisė nė pėrgjithėsi, burimin e ka nė Politikėn paqėsore tė dr. Ibrahim Rugovės, tė LDK-sė.

 

  G o s t i v a r, 5 maj 1999

 

 

·         Kėtė punim ma rrahu nė kompjutor Lutfi Muharremi, mė 5 maj l999, botues i gazetės Ftesa tė Gostivarit. E botoi Hėna e re nr. 141, Shkup, 10 maj 1999, nė nėnfletėn Gjurma, fq.2-3. Nuk u botua i plotė, por vetėm teksti pėr dy faqe tė plota, deri nė “kishte vetėm 1 779 929 shqiptarė“.E morėm nga libri: Dr. Muhamet Pirraku, Pėr kauzėn  shqiptare 1997-1999, Prishtinė, 2000, 211-222.

 

 

-----------------------------------------------------------------------------

 

Studime tjera historike

 

NĖ FOKUS TĖ HISTORIANIT MUHAMET PIRRAKU

 

 KOSOVA E PAVARUR ĖSHTĖ MINIMUMI I BORXHIT TĖ PERĖNDIMIT NDAJ KOMBIT SHQIPTAR