Nė 130 vjetorin e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit

 

Roli mobilizues i fesė nė Lidhjen

 Shqiptare tė Prizrenit

 

          Shkruan: Prof. Dr. Muhamet PIRRAKU

          Prishtinė, 10 qershor 2008

 

Historia e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit ėshtė shpalosur dhe ėshtė studiuar nga studiues tė huaj e shqiptarė. Objektiviteti i historishkruesve tė saj ėshtė nė vartėsi dhe nė pėrputhshmėri me qėndrimin antiislam dhe antishqiptar tė qarqeve prej nga vinin studiuesit. Madje nė periudhėn e sundimit tė njėmendėsisė komuni­ste u krijua njė klishe e paraqitjes me ndikim edhe sot, e veēanė­risht u hesht, u neglizhua dhe u nėpėrkėmbė roli mobilizues i fesė Islame dhe i Myderriz Ymer Prizrenit Lidhjen Shqiptare.

Pėr ta kuptuar mė drejtė problemin  e shtruar, duhet tė vėmė nė spikamė faktin historik se: Nxėnia (uniteti) fe-kombėsi nė periudhėn e Rilindjes Kombėtare dhe tė formimit tė shteteve nacionale kudo nė Evropė, ka qenė Njė dhe e pandashme, sikurse edhe nė tė gjitha luftėrat nacionalēlirimtare. Ndaj, nga kjo nuk mund tė ishte i privuar as populli shqiptar, veēanėrisht kur dihej se nė rrethana tė robėrisė nėn akėcilin pushtues ballkanik ortodoks apo evropian katolik, pjesės absolute tė kombit shqiptar i rrezikoheshin tė dyja, feja dhe kombėsia. Dhe, kur tė kihet parasysh fakti se shqiptarėt myslimanė arrinin mbi katėr tė pestat e numrit tė pėrgjithshėm tė shqiptarėve, del qartė se kombi shqiptar realisht ishte komb mysliman, ndaj ėshtė plotėsisht logjike pse forcėn mendore dhe ushtarake tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit e pėrbėnin shqiptarėt myslimanė.

Nga burimet e sigurta dihet se nė themele tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit qėndron “Komiteti i Prizrenit” i ngritur nga fundi i vitit 1877, nė krye me Myderriz Ymer Prizrenin. Kėtė Organizatė politiko-ushtarake shtypi i Evropės i fillimit tė vitit 1878, e kualifikoi si “Lidhje tė Rrezikshme Shqiptare”. Pėr kėtė fakt fliste edhe konsulli i Greqisė nė Shkodėr, Mavrommati, mė 18 shkurt 1878.

Fitorja ruso-ortodokse nė tė ashtuquajturėn Lufta Ruso-Turke tė vitit 1876/77, do tė kurorėzohet me  Traktatin e Shėn-Stefanit tė 3 marsit 1878, nė dobi tė interesave tė pansllavizmit.. Copėtimi ndėrkombėtar evropiano-rus i rreth dy tė tretave tė Njėsisė etnokulturore e gjeopolitike tė Shqipėrisė pėr interesa tė Serbisė, tė Malit tė Zi, tė Bullgarisė dhe tė Greqisė, pėrpos rrezikimit tė qenies shqiptare tė banorėve rrezikonte qenin Islame tė shumicės absolute tė kombit shqiptar, dhe kulturėn shqiptare tė proveniencės myslimane, e cila realisht ishte faktori integrues historik i kombit shqiptar. Traktati i Kongresit tė Berlinit i pajtoi interesat midis botės sė krishterė ortodoksisė e katoliko-protestante, por ndau pėr Malin e Zi, Serbinė dhe Greqinė mbi njė tė tretėn e Njėsisė Etnokulturore e Gjeopolitike tė Shqipėrisė, toka kėto kryesisht tė banuara me shqiptarė myslimanė.

Pėr themelimin e kėtij realiteti historik politik dhe ushtarak kombėtar shqiptar, kundėr vendimeve tė Traktatit tė Shėn-Stefanit, pati rol vendimtar inteligjencia shqiptare islame; myderrizėt, mualimėt, hoxhallarėt, shehlerėt e efendilerėt. Konsulli gjerman nė Vjenė, mė l prill 1878, i shkroi kancelarit Bismark se "Shqiptarėt janė shumė tė shqetėsuar dhe se pritet ndonjė Kuvend i tyre i madh, i cili do tė kėrkojė autonomi dhe pavarėsi nga Turqia" dhe i paralajmėronte se "sė shpejti do tė bėhet bashkimi i shqiptarėve". Konsulli anglez Kirby Green nė Shkodėr, mė 3 maj 1878, duke pasqyruar lėvizjen e rezistencės shqiptare nė viset: Plavė - Guci - Beranė - Graniq, dhe nė shumė vise tė tjera tė Shqipėrisė Veriore pėrballė Malit tė Zi sllav ortodoks, konstatonte: “Lidhja ka depėrtuar nė mes tė myslimanėve, duke i lidhur kolektivisht dhe individualisht pėr tė rezistuar deri nė vdekje, tė gjitha pėrpjekjet, pa marrė parasysh a janė ato pėrpjekje tė jashtme ose tė Portės, pėrpjekje kėto qė duan ta ndryshojnė gjendjen e tanishme tė territorit tė tyre”.

Konsulli Green e informonte Londrėn se po realizohej pėrpjekja shqiptare pėr bashkimin e organizimeve, tė lidhjeve krahinore, nė njė Lidhje Gjithėshqiptare kundėr zgjerimit tė Bullgarisė nė tokat shqiptare. Dhe, derisa konsulli vjenez nė Shkodėr, Lippich, mė 7 prill 1878, fliste pėr njė "Lėvizje popullore nė kuptimin e shquar tė fjalės", mė 11 maj 1878, do tė informojė pėr zgjerimin e lėvizjes nė vise tė Dibrės, tė Matit, tė Gjakovės, tė Pejės, tė Prizrenit, tė Gucisė, tė Beranės, tė Rozhajės, tė Bjellopoles dhe tė Sjenices - "kundėr aneksimeve bullgare - serbe - malazeze, tė stimuluara  nė Traktatin e Shėn - Stefanit".

Nga tė dhėnat del se Muderriz Ymer Prizreni e hartoi Memorandumin e banorėve tė Prizrenit,12 majit 1878, drejtuar pėrfaqėsuesve diplomatikė tė Fuqive tė Mėdha nė Stamboll, ku midis tė tjerash, thuhej: “Jemi tė informuar me hidhėrim tė madh, nėpėrmjet gazetave, se disa pjesė tė krahinės sonė tė cilat janė tė populluara me gegė, do t’i bashkohen Serbisė, Malit tė Zi ose do tė pėrfshihen nga ana e Bullgarisė sė re.

Serbet dhe bullgarėt, tė cilėt i kanė okupuar disa kaza tė Vilajetit tonė i kanė dhunuar familjet tona, e kanė cenuar nderin dhe pasurinė tonė. Faltoret dhe varrezat tona janė poshtėruar dhe rrėnuar; varrezat e tė parėve tanė janė ēnjerėzuar...”

Ndėrgjegjėsimi i lėvizjes politike e luftarake shqiptare do ta detyrojė pėrfaqėsuesin francez nė Shkodėr ta informonte Parisin, mė 17 qershor l878, se “Lidhja, qė formohej nga banorėt mysli­ma­nė tė Shqipėrisė sė Sipėrme kundėr ēdo lėshimi ndaj Malit tė Zi, ėshtė sot njė fakt i kryer. Delegatėt nga tė gjitha rrethet janė mbledhur nė Prizren dhe po krijojnė Komitetin Qendror...”.

Meqė tashti Perandoria Osmane, pėr ta ruajtur Stabollin, Boforin dhe Mesdheun ishte e detyruar t’i plotėsonte kėrkesat e Traktatit tė Kongresit tė Berlinit nė dėm tė Njėsisė Etnokulturore e Gjeopolitike tė Shqipėrisė, Forcat mendore e ushtarake tė Lidhjes Shqiptare, pra pjesa mė e madhe myslimane, i dha botės mesazhe politike e luftarake se para interesit jetėsor tė kombit shqiptar nuk njeh interes tjetėr. Kėtė qėndrim sublimonte qartė Fetfaja e Myderriz Ymer Efendi Prizrenit, themeluesit dhe mbarėvajtėsit jetėsor tė Lidhjes Shqiptare 1877-1887: "Ēdo shqiptar asht i detyrueshėm me luftue kundėr ushtrisė turke, mbasi Turkija don me ja lėshue tokėn shqiptare shkjaut".

E pathyeshme dhe dinjitoze mbi kėtė kėrkesė do tė tregohet veēanėrisht pjesa mė e ditur nga radhėt e inteligjencies shqiptare islame. Tė pėrmendim kėtu vetėm vigjilencėn dhe guximin patriotik tė Myderriz Salih Efendisė Ulqinit, i cili duke u ngritur kundėr FetfasėShejh-Ul-Islamit, qė i lejonte Sulltanit tė pėrdorte forcėn kundėr mbrojtėsve tė Ulqinit. Ai u thėrriti “botėrisht myslimanėve se, sipas fesė islame, nuk ishte mėkat por detyrė e shenjtė tė luftonin pėr mbrojtjen e atdheut, qoftė edhe kundėr Sulltanit-Kalif”.

Mesazhin historik tė Fetfasė Myderriz Ymer Prizrenit e pėrjetėsoi kėnga popullore pėr Ymer Efendi Prizrenin: “Kush ja jep Mbretit ni plum”, ku midis tė tjerash, thuhet: “Efendi, na ēka me ba, /A ban turkut (myslimanit-M.P.) pushkė m’i ra?/ Myderrizi kish pas thanė:/ - Kur asht fjala pėr Vatan,/ Jo veē turkut e ati tjetrit,/ Po ni plumb kush ja jep Mbretit,/ Ka me shkuelula tė xhenetit!”

Tė gjitha xhamitė, tė gjitha medresetė, tė gjitha teqetė u kthyen nė vatėr tė veprimtarėve e tė luftėtarėve tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit. Mesazhet nga dy Fetfatė dhe kėnga e cituar, krahas plumbave qė iu dhanė misionarit tė Portės sė Lartė, Mmehmet Ali Pashė Maxharrit, nė Gjakovė, ua morėn nga duart adutin kishave dhe diplomacive ruse, evropiane e ballkanike, tė cilat sa e sa herė bėnė turrė, tinės e hapur, pėr ta kualifikuar Lidhjen Shqiptare si fundamentaliste islame kundėr krishtere dhe si instrument tė Sulltanit pėr tė penguar planet ruso-evropiane kundėr copėtimit tė Perandorisė Osmane nė Ballkan.

Kėtu duhet tė theksohet fakti se nga truri politik e ushtarak tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit tė pėrkatėsisė fetare Islame, dolėn tė thuash tė gjitha iniciativat dhe veprimet pėr ruajtjen e unitetit politik kombėtar shqiptar tė elementeve me pėrkatėsi islame, ortodokse e katolike, si dhe shumica e dėshmive politike dhe programatike relevante pėr unitetin politik tė popullit shqiptar drejtuar Kongresit tė Berlinit dhe qarqeve diplomatike e publicistike ndėrkombėtare. Edhe nė Memorandumin e Pashko Vasės,Komiteteve tė Arbėreshėve, dhe tė mjediseve tė krishtera, ishte e pranishme dora e kokave shqiptare islame nė Stamboll, nė Janinė, nė Shkodėr, nė Manastir, nė Shkup, nė Podgoricė e gjetkė. Rilindėsit nga lagjja ortodokse: De Rada - Dora D’Istria-Vretoja-Kullurioti, si edhe shtypi botėror, kryesisht u bėnė jehonė vetėm opini­o­neve politike tė mendjeve tė shquara myslimane tė Lidhjes Shqiptare Atdhe.

Elementi shqiptar ortodoks dhe katolik i ndikuar nga propaganda kishtare e diplomatike ballkanike e evropiane antiislame, nė tė gjitha fazat e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit qėndroi bukur indiferent. Pati edhe raste tė mbajtjes sė qėndrimit armiqėsor pro autro-hungarez dhe proitalian nė Veri, apo progrek nė Jug. Madje mund tė konstatojmė se shumė ftohtė, deri nė dezertim nga qenia shqiptare dhe Programi i Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, vazhdonte tė mbetej elementi shqiptar ortodoks nė viset e Toskėrisė ku pretendonte Greqia. Asnjė prift ortodoksė nuk iu bashkua komiteteve tė Lidhjes Shqiptare, asnjė kishė ortodokse nuk i hapi dyert pėr veprimtarėt e Lidhjes Shqiptare. Kjo qartė pasqyrohej edhe nė raportin e Fornié-s, agjent konsullor i Francės nė Artė, i cili, pas udhėtimit hetimor tė frymės politike e kombėtare tė banorėve tė viseve tė Artės-Prevezės, shkroi, mė 15 tetor 1879: "Nė tė gjithė fushėn e Fanarit flitet mė shumė shqip sesa greqisht dhe, nė pėrgjithėsi, fanariotėt konsiderohen shqipta­rė tė krishterė pak tė pėrzierė me elementin grek. Sidoqoftė, cila­do qė tė jetė raca (kombėsia) nė tė cilėn bėjnė pjesė, konstatova se, nė kundėrshtim me thėniet e krerėve tė Lidhjes Shqiptare (myslimanė- M.P.), ata kanė simpati vetėm pėr Greqinė".

As priftėria dhe paria katolike nė Gegėri nuk mori pjesė nė komitetet e Lidhjes Shqiptare. Ata ishin komprometuar para popullit shqiptar nė pėrgjithėsi me Kryengritjen e Mirditės tė vitit 1876, tė nxitur nga Rusia, me ndihmė tė drejtpėrdrejtė tė Malit tė Zi, tė Serbisė dhe tė Komiteteve tė Garibaldit nė Itali. Nė komitetet e Lidhjes nė Prizren e Shkodėr pati edhe pėrfaqėsues tė katolikėve, por jo nga qarqet intelektuale. Asnjė kishė katolike nuk i hapi dyert pėr veprimtarėt e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit.

Kundėr definimit qartė kombėtar shqiptar tė Lidhjes sė Prizrenit, pėrpos ndėrhyrjeve tė fshehta e tė hapėta tė Portės sė Lartė dhe tė Malit tė Zi, vepronin propagandat katolike austriake e italiane. Qysh mė l5 qershor l878, nė kohėn kur Kuvendi Themelues i Lidhjes po debatonte pėr aktet themelore programore dhe statusore tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, Kapedani i Mirditės, Prenk Bib Doda, nė krye tė 58 bajraktarėve katolikė, i shkroi Kongresit tė Berlinit njė telegram me tė cilin kėrkonte sigurimin e autonomisė ekzistuese, osmane, tė Mirditės, duke potencuar se "mirditasit si shqiptarė tė besimit katolik i kanė disa veēori, tė cilat prore janė respektuar edhe se edhe nė tė ardhmen ato duhet tė respektoheshin”.

Sipas shėnimeve tė adjutantit tė Bismarkut, "shumė nga delegatėt e kongresit treguan interesim dhe kėrkuan qė  (telegra­mi i Dodės) tė lexohet. Posaēėrisht pėr tė u interesuan austro­hun­garezėt dhe italianėt. Edhe anglezėt dhe francezėt nuk qenė gjithaq tė painteresuar pėr tė." Mė l8 qershor l878, krerėt e popullsisė katolike tė Mirditės, tė Pukės, tė Kthellės, tė Malėsisė sė Lezhės e tė Lurės, shkuan edhe mė larg, kėrkuan nga Fuqitė e MėdhaKongresi i Berlinit tė parashihte autonominė e viseve “tė tyre” nėn drejtimin e "kryetarit tonė shumė tė dashur, tė natyrshėm dhe trashėgimtar, Prenkė Bib Dodės". Mirėpo, Kongresi i Berlinit aprovoi autonominė tradicionale osmane, qė pėrputhej me kėrkesėn e kreut Bib Doda. Nė Protokollin 13  tė kongresit u saktėsua se: ”popullatat e Mirditės do tė vazhdojnė tė gėzojnė privilegjet dhe imunitetet qė zotėrojnė ab antique”.

Tė shtyrė nga propaganda austro-hungareze, katolikėt e viseve tė Gjakovės morėn pjesė masivisht nė mbrojtjen e misionarit tė Portės sė Lartė, Mehmet Ali Pashė Maxharrit, i cili kishte ardhur pėr tė pėrgatitur terrenin pėr dorėzimin e Plavė-Gucisė Mali tė Zi. Me forcat e Lidhjes Shqiptare nė Gjakovė u pėrballė edhe famullitari i Zymit, Fra Pjetri me Tonin, birin e Prenk Gulisė, muselim ky i Gjakovės pėr katolikėt. Njė burim thotė se nė mbrojtje tė Pashė Maxharrit: “Pėrveē krerėve tė pėrmendur dhe Hoshi i Nures” morėn pjesė edhe “nja 300 djem katolikė tė Fanit tė Mirditės. Tė gjitha kėto u organizuan me njė strategji tė pėrgatitur mė parė me qėllim tė pėrēahej Lidhja”.

Vėrtet, konsulli francez  A. Lé Ré nė Shkodėr, mė 6 tetor 1879, informonte Parisin se propaganda vjeneze kishte arritur qė elementin katolik tė viseve tė Gjakovės ta mbante larg Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit. Nė lidhje me kėtė element qėndronte konsulli vjenez Lippich, i cili i ftonte shqiptarėt katolikė " tė kenė durim", sepse "brenda disa muajsh ata do tė ēliroheshin nga njė fuqi e huaj"!?! - pra nga Austro-Hungaria, tė cilėn shumica absolute shqiptare myslimane e konsideronte okupatore tė padėshirueshme.

Tė shtojmė edhe kėtė fakt: Vjena, nė periudhėn e Lidhjes Shqiptare, Prizrenin e bėri qendėr tė propagandės austro - hungareze krahas Shkodrės, nė dobi tė planeve pėr shtrirjen e Austro-Hungarisė nė tėrė Gegėrinė, aspiratė kjo e mirėpritur nga shumica e shqiptarėve katolikė. Kjo propagandė nė Prizren do tė mbėshtetet hapur nė tregtarin Balto Tarabullusi, i vendosur kėtu kohė mė parė. Ai e dinte gjermanishten, ndaj ishte marrė pėr pėrkthyes (dragoman) nė konsullatėn austro-hungareze. Meqė kryente detyrėn e informatorit dhe tė spiunit nė dėm tė bashkimit shqiptar pa dallim feje, Komiteti Qendror i Lidhjes vendosi ta likuidojė. Kėtė detyrė do ta realizojė Ramadan Zaskoci, mė l2 gusht l880, duke e vrarė nė shtėpi, sė bashku me gruan.

Se elementi katolik nė Gegėri nuk ishte i vullnetit t’i bashkohej Lidhjes Shqiptare nė unitet tė plotė me shumicėn shqiptare myslimane e hetoi qartė edhe bullgaro-serbi antishqiptar, Jovan Haxhi Vasileviq, i cili ka konstatuar se: fillimisht "edhe vetė shqiptarėt veriorė nuk e kuptuan njėsoj Lidhjen dhe detyrat e saj. Derisa flitej pėr dorėzimin e Plavės dhe Gucisė Malit tė Zi", vende kėto me shqiptarė myslimanė, "shqiptarėt e krishterė (katolikė) nuk kanė dashur as tė lėkunden kundėr asaj". Do t’i bashkohen thirrjes sė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, krahas shqiptarėve myslimanė, vetėm sapo do tė rrezikohen tokat e banuara me katolikė nė Hot, Grudė etj. Faktor mobilizues, tashti, ishte feja e krishtere katolike. Ndėrkaq, shqiptarėt ortodoksė nė Veri tė Vilajetit tė Shkodrės: kuqėt, palabardhėt, pipėrit etj., sipas Spiridon Gopēeviqit, do tė bashkohen me Malin e Zi pa kundėrshtim kundėr Lidhjes. Faktor mobilizues nė kėtė drejtim ishte feja e krishterė ortodokse. Dhe, sapo do tė largohet rreziku i copėtimit tė Hotit e tė Grudės, nė thirrjen e Komitetit tė Lidhjes Shqiptare nė Shkodėr pėr mbrojtjen e Ulqinit do tė pėrgjigjen vetėm burrėria shqiptare myslimane, kurse shqiptarėt katolikė do tė tregohen “pasigurtė”, Prenk Bib Doda mė nuk do tė lėvizė fare, ndėrkaq “Malėsorėt” thirrjes sė Lidhjes Shqiptare “iu pėrgjigjėn me diplomaci”, e “Kelmendėt u tėrheqen plotėsisht” nė guackėn e tyre.

Meqė pėrpjekjet luftarake dhe diplomatike ruso-evropiane pėr dekompozimin dhe grabitjen e tokave tė Perandorisė Osmane nė fakt ishte aleancė e krishterė kundėr ardhmėrisė sė islamit nė botėn myslimane, pėrkrahja e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit pėr rezistencėn boshnjake kundėr okupimit Austro-HungaresBosnjės dhe Hercegovinės ishte nė fakt pėrpjekje shqiptare pėr ta ruajtur tėrėsinė e njėsisė kulturore dhe gjeopolitike historike tė Shqipėrisė, aq mė parė pasi boshnjakėt nė shqiptarėt, thėnė mė sė buti, shihnin vėllamėt besnikė. Mbėshtetja e rezistencės boshnjake kundėr okupimit antiaustro-hungarez realisht ishte Luftė e Lidhjes Shqiptare pėr ti pritur sa mė larg pretenduesit serbė, malazias, austro-hungarez dhe italianė qė synonin viset e Vilajetit tė Kosovės dhe tė Shkodrės. 

Kėrkesa e shumicės absolute shqiptare pėr bashkimin e armėve me boshnjakėt, nė luftėn pėr ekzistencė kombėtare e fetare, kishin mbėshtetjen e fortė nė tabanin historik tė lidhjeve tė moēme shpirtėrore dhe luftarake midis shqiptarėve e boshnjakėve. Ata i lidhte gjaku ilir, jeta shtetėrore shekullore osmane e pėrbashkėt, feja islame, kujtesa historike nga cikli i kėngėve tė kreshnikėve: Mujit e Halilit, Tale Budalinės, Gjergj Elez Alisė e Arnaut Osmanit, traditat e ngjashme kulturore, perceptimet psikologjike tė pėrafėrta, vlerat shpirtėrore shumė identike, lidhjet martesore tė qėndrueshme, lidhjet etnike shqiptare dhe tė gjakut, miqėsitė tradicionale, interesat ekonomike, ndjenja e sigurisė sė njėrit pranė tjetrit, interesat gjeo-politik shtetėror. Boshnjakėt pranoni kornizėn shtetėrore nė kuadėr tė Shqipėrisė, pranonin shtetėsinė shqiptare.

Kėto Kėrkesa sublimonte edhe Nenit 16 i Kararnames tė aprovuar nga Kuvendi Themelues i Lidhjes sė Prizrenit, mė 17 qershor 1878, e cila kishte domethėnie tė madhe pėr interesat e kombit shqiptar, veēanėrisht shikuar konstelacionin e forcave tė implikuaraĒėshtjen Shqiptare aso kohe dhe mė vonė. Nė dokument, midis tė tjerash, thuhej: "Nė pėrputhje me vendimin e Lidhjes, me besėn e lidhur dhe me situatėn e pastajme, ne, pėrfaqėsuesit e trimave tė pathyeshėm tė Gegėrisė, tė Toskėrisė dhe tė Bosnjės, tė cilėt qysh kur u lindėn nuk njohėn tjetėr mjeshtėri pėrveē asaj tė armėve dhe tė cilėt qenė gati ta derdhin gjakun pėr Perandorinė dhe atdheun, kemi zgjedhur pėr kryeqytet tonė Prizrenin, dhe, pasi jemi bashkuar fatbardhėsisht, tani e tutje nuk do tė lejojmė kurrė, qė ndonjė sundimtar tė na tiranizojė e shtypė banorėt e atdheut tonė. Kėtė nuk do ta lejojmė nė asnjė mėnyrė, nė asnjė kohė dhe pavarėsisht nga rretha­nat...". Mbi kėtė platformė politike e luftarake Kėshillit Qendror i Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, mė 5 gusht l878, mori vendimin edhe “pėr angazhimin e njė pjese tė forcave luftarake pėrkrah forcave boshnjake".

Kėtu duhet tė konstatojmė edhe kėtė fakt: Shteti qė do tė lindte nga Lidhja e Prizrenit do tė sillte nė fuqi Ligjin qė garantonte diversitetin kulturor e fetar shekullor, liritė individuale dhe kolektive, sigurinė e jetės dhe tė mirėqenies dhe paprek­sh­mėrinė e pronės dhe tė dinjitetit njerėzor, barazinė midis mysli­ma­nėve dhe tė krishterėve. Ky ishte “Sheriati”.

Vendimi i  Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit pėr kthimin e ”Sheriatit” nė gjyqe ishte akt politik largvajtės qė kishte pėr qėllim anulimin e ligjeve tė proveniencės politike evropiane tė krishtera antiislame, tė Tanzimatit, tė cilat krijuan rrėmujėn e panjohur nė Perandorinė Osmane, tė cilat goditėn njėninė e Njėsisė etnokulturore e gjeopolitike tė Shqipėrisė. Ato krijonin hapėsirė pėr krijimin e oazave autonome tė rajoneve sipas pėrkatėsisė sė fesė, duke i dhėnė pėrparėsi getoizimit tė mjediseve katolike e ortodokse nė mjediset shqiptare ku myslimanėt ishin pakicė. Me “Sheriatin” ruhej uniteti i vendit dhe ruhej harmonia konfesionale shqiptare e domosdoshme pėr pėrballimin si unitet, tė aspiratave separatiste tė elementeve tė krishtera jo shqiptare tė pėrkrahura nga Rusia, Anglia, Austro-Hungaria, Gjermania,  Italia, Serbia, Bullgaria, Mali i Zi,  Greqia etj. Kombi shqiptar dhe Shqipėria ishin nė luftė pėr ekzistencė, ndaj duhej unitet mbi aspirata tė kombėsisė me prani tė diversitetit fetar shekullor, duhej forcė dhe ndėrgjegje shtetformuese kombėtare.

Vėrtet, Lidhja Shqiptare e Prizrenit e projektuar nga truri shqiptar mysliman, me pėrpjekjen maksimale tė trurit dhe tė masave shqiptare myslimane u mbajt nė jetė si Lidhje Kombėtare Gjithėshqiptare dhe pėrfundimisht truri dhe gjaku shqiptar mysliman i Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit u pėrball pėrfundimisht me mizoritė e ushtrisė anadollake turke nė prill dhe nė maj tė vitit 1881.

Themeluesi dhe kryetari i parė dhe i vetmi i Shqipėrisė Etnike, Myderriz Haxhķ Ymer Efendi Prizreni me bashkėvep­rim­tarėt, themelues tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, kryesisht ulema, intelektualė dhe krerė tė dalluar, i treguan botės dhe Portės sė Lartė se Shqipėria nuk ėshtė miraz i Perandorisė Osmane qė duhet ndarė nga tė tjerėt, se ekziston kombi shqiptar i konsoliduar politikisht dhe ushtarakisht, se tėrėsia e Shqipėrisė  nė shtrirjen e katėr vilajeteve osmane: Kosovė, Shkodėr, Manastir dhe Janinė, ėshtė amanet i shqiptarėve dhe jo i Sulltanit, i cili kishte kohė qė nė sytė e kombit shqiptar pėrjetohej si sovran dhe halif i padėshiruar dhe i dhunshėm.

----------------------------------------------------------

Fusnotat

 

[1] Subjektet qė organizojnė simpoziumin e sivjetmė ishin organizues tė simpoziumeve mė 1998 dhe mė 2003. Aso kohe nuk lejuan qė tė paraqitesha me kumtesat: “Myderris Ymer Prizreni – Ora e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit” dhe “Njėsia etnokulturore dhe gjeopolitike e Shqipėrisė nė periudhėn e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit”. (Gjerėsisht shih  shėnimin nė veprėn: Myderris Ymer Prizreni - Ora, zemra dhe shpirti i Lidhjes Shqiptare 1877-1887, Prishtinė, 2003, 10-11, Shėn. 9).Nė Simpoziumin e viti 2003, nuk u lejua as Mr. Ilaz Rexha, kurse Prof. Dr. Skėnder Rizės iu lajua qasja nė simpozium me njė temė periferike dhe me kusht tė mos dilte me teza jashtė kornizės sė historiografisė pėr kohėn e krijimit tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit. Ėshtė fakt se Rexha, Rizaj dhe Pirraku, qysh nė vitet e 70-ta kishin bėrė pėrpjekje pėr tė shpėrthyer nga kornizat stereotipe pėr historianė e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit.

[1] Pėr rolin mobilizues e frenues tė fesė nė Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit kam folur gjatė shtrirjes sė lėndės nė mbarė librin: Myderris Ymer Prizreni - Ora, zemra dhe shpirti i Lidhjes Shqiptare 1877-1887, Prishtinė, 2003, 518.

[1] Shih gjerėsisht, Dr. Muhamet Pirraku, Pėr kauzėn shqiptare 1997-1999, Prishtinė, 2000.

[1] Gjerėsisht, S t e f a n a q  P o l l o - S e l a m i  P u l a h a, Akte tė Rilindjes Kombėtare Shqiptare l878 – 1912  (Memorandume, vendime, protesta, thirrje), Tiranė, 1978; M. P i r r a k u, Disa mendime rreth filleve tė Rililndjes Kombėtare Shqiptare, Ēėshtje tė Studimeve albanologjike, II, Prishtinė, 1987, 129-146; M. P i r r a k u, Kultura kombėtare Shqiptare deri nė Lidhjen e Prizrenit, Prishtinė, 1989.

[1] M u h a m e t  P i r r a k u, Roli i fesė nė integrimin e kombit shqiptar, Dituria islame, nr. 100, Prishtinė, shkurt 1998, 54-56; Roli i Islamit nė integrimin dhe ruajtjen e kombit shqiptar dhe tėrėsisė sė Shqipėrisė Etnike, Hėna e re, nr. 43, Shkup, 1992, 18-19; Roli i islamit nė integrimin e Shqipėrisė Etnike dhe tė kombit shqiptar, Feja, kultura dhe tradita islame ndėr shqiptarėt (Simpozium ndėrkombėtar), Prishtinė, 1995.

[1] Gjerėsisht, po aty; M. F r a s h ė r i, Lidhja e Priz. dhe efektet diplomatike tė saj, Tiranė, 1938, 8; K. F r a s h ė r i, Lidhja Shqiptare e Prizrenit 1878-1881, Tiranė 1997; L i g o r  M i l e, Shqipėria nė vitet e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit (Dokumente arkivash franceze), I, (1878-1879), Tiranė, 1978; Ilijaz Rexha, Lidhja e Prizrenit nė dokumentet osmane (1878 – 1881), Prishtinė, 1978; S. Rizaj, Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1877 – 1885), Prizren 1998; M. P i r r a k u, Myderris Ymer Prizreni - Ora, zemra dhe shpirti i Lidhjes Shqiptare 1877-1887, Prishtinė, 2003.

[1] Prof. dr. Skender Rizaj, Dokumente angleze mbi Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit dhe fillimin e copėtimit tė Ballkanit (1877-1885), Libri I, Prishtinė, 1996, 42-46.

[1]  Shih, M. Pirraku, Pėr kauzėn shqiptare 1997-1999, Prishtinė, 2000, 66.

[1] S ü l e j m a n  K ü l ē e, Osmanli tarihinde. Arnavutluk, Izmir, 1944; T. Y i l m a z  Ö z t u n a, Türkiye tarihi, 12.cilt, Hayat kitaplari, Istanbul, 1967; S t e f a n a q  P o l l o - S e l a m i  P u l a h a, Akte tė Rilindjes Kombėtare Shqiptare l878 – 1912  (Memorandume, vendime, protesta, thirrje), Tiranė, 1978; S h y q y r i  B a l l v o r a , Lufta e Lidhjes Shqiptare pėr Mbrojtjen e tėrėsisė territoriale tė Shqipėrisė, Konferenca Shkencore e 100- vjetorit tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, I, Prishtinė, 1981; S h k ė l z e n  R a ē a, Marrėdhėniet shqiptaro-greke 1829-1881, Prishtinė, 1990, 177-258.

[1] J. B u x h o v i, Dervish Pasha vdekje po mbjell, Rilindja, Prishtinė, 8.VI. 1978, 5.

[1] S. R i z a j, Lidhja Shqiptare e Prizrenit sipas dokumenteve angleze, Konferenca Shkencore e 100-vjetorit tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, I, Prishtinė 1981, 372; Dokumente angleze mbi Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit dhe fillimin e copėtimit tė Ballkanit (1877-1885), I, 59.

[1] S. R i z a j, Dokumente angleze mbi Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit dhe fillimin e copėtimit tė Ballkanit (1877-1885), I, 59.

[1] Kėshtu e ka Kristo Frashėri. Nuk gjendet nė Fjalori i shqipes sė sotme, Tiranė, 2002. Ėshtė zgjerim i fjalės greke stipės – qė do tė thotė ngurtėsim (Mikel Ndrecaj, Fjalor fjalėsh e shprehjesh tė huja, Prishtinė, 1986, 660). Pra, tė futura, tė saktėsuara, nė Traktatin e Shėn – Stefanit.

[1] K. F r a s h ė r i, Lidhja Shqiptare e Prizrenit 1878-1881, Tiranė 1997, 75.

[1] S. R i z a j, Dokumente angleze mbi Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit dhe fillimin e copėtimit tė Ballkanit (1877-1885), I, 62.

[1] L i g o r  M i l e, Shqipėria nė vitet e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit (Dokumente arkivash franceze), I, (1878-1879), Tiranė, 1978, 171; Gj. S h e h u, Aspekte tė diplomacisė frėnge, fq. 266.

[1] Zani i Naltė, Viti XII, nr. 1, Shkodėr,  Nėntor 1937. Shih mė gjerėsisht, S e l a m i  P u l a h a, Programi i Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit pėr krijimin e provincės autonome tė Shqipėrisė (qershor-nėntor 1878), Komnferenca Kombėtare e Studimeve pėr Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit 1878-1881, I, Tiranė, 1979.

[1] J. H. V a s i l j e v i ę, Albanska Liga, 74 -75.

[1] Abas Ermenji, Pėrkujtimi i Njėqind-vjetorit tė Lidhjes sė Prizrenit, Njiqind-vjetori i Lidhjes sė Prizrenit 1878-1978, 59.

[1] Kėngė popullore tė Rilindjes Kombėtare, Prishtinė, 1978, 161.

[1] Gjerėsisht, Dr. J o v a n  H a d ž i - V a s i l j e v i ę, Arbanaška liga - Arnautska kongra. Srpski narod u Turskom carstvu 1878-1882, Beograd, 1909; X h. B e l e g u, Lidhja e Prizrenit e veprimet e sajė 1878-1881, Tiranė 1939; M. P i r r a k u, Myderris Ymer Prizreni - Ora, zemra dhe shpirti i Lidhjes Shqiptare 1877-1887, Prishtinė, 2003.

[1] Gjerėsisht, X h. B e l e g u, Lidhja e Prizrenit e veprimet e sajė 1878-1881, Tiranė 1939; S a m i  R e p i s h t i, Problemi i Ulqinit nė faqet e fletores amerikane The New York Times (kumtesė nė dorėshkrim), Seminari IV Ndėrkombėtar – Shkodra nė shekuj, Shkodėr 20-22 Nėntor 2000; S. Rizaj, Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1877 – 1885), Prizren 1998; M u h a m e t  P i r r a k u, Disa mendime rreth veprės historiografike e letrare tė Pashko Vasės, Fjala, nr. 22, Prishtinė, 15.XII. 1990, 8-9; M. P i r r a k u, Myderris Ymer Prizreni - Ora, zemra dhe shpirti i Lidhjes Shqiptare 1877-1887, Prishtinė, 2003.

[1] L. M i l e, Shqipėria nė vitet e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, 314.

[1] Nikoll Toma, Prengė Bib Doda burrė shteti mirditas (kumtesė, dorėshkrim), Seminari i Katėrt Ndėrkombėtar: Shkodra nė shekuj 2000, Shkodėr, 20-22 Nėntor 2000.

[1] Gjerėsisht, X h. B e l e g u, Lidhja e Prizrenit e veprimet e sajė 1878-1881, Tiranė 1939; S. Rizaj, Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1877 – 1885), Prizren 1998; M. P i r r a k u, Myderris Ymer Prizreni - Ora, zemra dhe shpirti i Lidhjes Shqiptare 1877-1887, Prishtinė, 2003.

[1] Pėr propagandėn e Malit tė Zi nė Mirditė, nė dėm tė njėsisė etnokulturore e politike tė Shqipėrisė, shih edhe Noel Malcolm, Kosova njė histori e shkurtėr, Prishtinė, 1998, 226-227.

[1] J. B u x h o v i, Lidhja e Prizrenit nėpėr dokumentet e Kongresit (8), Rilindja, Prishtinė, 2. VI. l978,7.

[1] Po aty.

[1] S. P o l l o - S. P u l a h a, Akte tė Rilindjes Kombėtare Shqiptare, 38.

[1] L. M i l e, Shqipėria nė vitet e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, I, Tiranė, 1978, 211.

[1] M. P i r r a k u, Myderris Ymer Prizreni - Ora, zemra dhe shpirti i Lidhjes Shqiptare 1877-1887, Prishtinė, 2003, 117-130.

[1] Jusuf Bajraktari, Gjakova me rrethinė 1878-1912, Prishtinė, 1998, 90.

[1] L. M i l e, Shqipėria nė vitet e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, 313.

[1] Gjerėsisht, X h. B e l e g u, Lidhja e Prizrenit e veprimet e sajė 1878-1881, Tiranė 1939; S. Rizaj, Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1877 – 1885), Prizren 1998; M. P i r r a k u, Myderris Ymer Prizreni - Ora, zemra dhe shpirti i Lidhjes Shqiptare 1877-1887, Prishtinė, 2003.

[1] Ramadan Zaskoci, kėso kohe, ishte komandant i Ēetės sė Lidhjes pėr ruajtjen e rendit nė Prizren. Shih mė gjerėsisht, Q. M a t a j, Ramadan Zaskoci, 51- 61.

[1] Korrespondenti i gazetės “Glas crnogorca” nga Shkodra,  mė 11. IV. 1880 do tė konstatojė: "Kėtu po punohet tė ngritėn Hoti dhe Gruda kundėr Malit tė Zi njėsoj si mė parė Plava e Gucia, meqė ėshtė dėgjuar se Hoti dhe Gruda do t'i takojnė Malit tė Zi” (Narodni glasnik, nr. 39, Temishvar, 30.III (11. IV). 1880, 2. (Gjerėsisht, Dr. J o v a n  H a d ž i - V a s i l j e v i ę, Arbanaška liga - Arnautska kongra. Srpski narod u Turskom carstvu 1878-1882, Beograd, 1909; X h. B e l e g u, Lidhja e Prizrenit e veprimet e sajė 1878-1881, Tiranė 1939; L. M i l e, Shqipėria nė vitet e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, I, Tiranė, 1978S. Rizaj, Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1877 –1885), Prizren 1998; M. P i r r a k u, Myderris Ymer Prizreni - Ora, zemra dhe shpirti i Lidhjes Shqiptare 1877-1887, Prishtinė, 2003.

[1] I. H. V a s i l j e v i ę, Albanska Liga, 88-89.

[1] Haris Silajdžię, Albanski nacionalni pokret u bosansko­hrce­govačkoj štampi, Sarajevo, 1995, 63. Tė shtojmė kėtu kėtė fakt: Dervish Pasha kundėr Lidhjes Shqiptare pėrpos se kishte nė dispozicion tetėdhjetė batalione, “solli me vete edhe njė shumė tė madhe tė hollash”[1]. Mirėpo, “udhėheqėsit shqiptarė(myslimanė-M.P.) janė dinjitozė dhe tė pasur, tė cilėt nuk ėshtė e mundur tė blehen me ari”-  shkruante Obzor , mė 25 nėntorit 1880.

[1] Austro-Hungaria, ishte nė aleancė tė fshehtė me Serbinė, nga fillimi i vitit 1877, pėr ndarjen e sferave tė interesit pushtues nė arealin etnik, gjeopolitik e administrativ tė Vilajetit tė Kosovės e tė Shkodrės (Gjerėsisht, Z. V i e z z o l i, Shqipnija nė gjire tė diplomacies (...), Leka, Bleni I, nr. VIII-XII, Shkodėr, 1937.

[1] Gjerėsisht, Lidhja e Prizrenit e veprimet e sajė 1878-1881, Tiranė 1939; S. B r e s t o v c i, Kararnameja - Programi i parė i Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, Gjurmime albanologjike, SSHH VIII-l978, Prishtinė, 1979; Ushtria shqiptaro-boshnjake, Narodni glasnik, nr. 72, mė 18 (30). VIII. 1878; M. P i r r a k u, Myderris Ymer Prizreni - Ora, zemra dhe shpirti i Lidhjes Shqiptare 1877-1887, Prishtinė, 2003.

[1] S. B r e s t o v c i, Kararnameja - Programi i parė i Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, Gjurmime albanologjike, SSHH VIII-l978, Prishtinė, 1979, 201-202.

[1] Lidhja e Prizrenit e veprimet e sajė, 43; Ushtria shqiptaro-boshnjake, Narodni glasnik, nr. 72, mė 18 (30). VIII. 1878, 2.

[1] Shqipėrim i Xh. B e l e g u t, Lidhja e Prizrenit e veprimet, fq. 31; S a d u l l a h  B r e s t o v c i, Kararnameja - Programi i parė i Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, Gjurmime albanologjike, SSHH VIII-l978, Prishtinė, 1979; S a d u l l a h  B r e s t o v c i, Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe popullsia serbe e Kosovės, Konferenca Kombėtare e Studimeve pėr Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit,1878-1881, I, Tiranė, 1979;

S. B r e s t o v c i, Kararnameja - Programi i parė i Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, Gjurmime albanologjike, SSHH VIII-l978, Prishtinė, 1979, 200.

[1] Sheriati ishte forca magjike qė mbajti e ruajti unitetin e shoqėrisė osmane kombėsish e feshė tė ndryshme pėr pesė shekuj. Depėrtimi i ideve tė Revolucionit Borgjez Francez dhe tė nacionalizmit evropian prishėn harmoninė nė shoqėrinė osmane (Gjerėsisht, Prof. dr. Musa Gashi, Tri teza rreth ēėshtjes nacionalizmi dhe besimi, Feja, kultura dhe tradita islame ndėr shqiptarėt. Simpozium ndėrkombėtar, Prishtinė, 1995, 97-105).