Nė fokus tė historianit

 

EPOPETĖ MĖ TĖ SHKĖLQYESHME HISTORIKE PĖR SHQIPĖRINĖ ETNIKE

 

Prof.Dr.Muhamet Pirraku / Prishtinė, 13. 12. 2008

________________________________________

 

Nėn kėtė titull kam pėrmbledhur ndriēimin e dy luftėrave heroike tė popullit tonė me mbėshtetje edhe mbi Gallapin si pėr shkėmbin shekullor - tė Luftės sė Velegllavės, sė 28 qershorit dhe tė Luftės sė Kikės tė 26 korrikut 1944, pėrball njėsive tė divizioneve 22, 24, 46 e 47 tė Korpusit XIII tė UNĒJ‑sė. Nga fundi i qershorit tė vitit 1944, nė linjėn kufitare nė gjatėsi prej rreth 20 km, prej Zhujės, Kikės, Velegllavės, Ēukės sė Zezė, Kopilakut, etj., populli doli masivisht. Aso kohe, konsiderohej se nė kėtė pjesė tė kufirit tė Shqipėrisė kishte 3000 ‑ 3500 ushtarė dhe vullnetarė, tė cilėt shkenca historiografike e periudhės sė Jugosllavisė avnojiste i konsideronte "forca ushtarake kuislinge" !?!

Ndeshja e parė, mė e madhe, e mbrojtėsve tė kufirit shqiptar me njėsitė sulmuese tė armikut komunisto‑ēetnik serb, ndodhi mė 28 qershor 1944, filluar me sulmin nė pozicionet e Kikės. Flaka e luftės u pėrhap me shpejtėsi tė rrufeshme pėr gjatė tėrė kufirit tė Kosovės Lindore, por njė luftė njėzet e katėr orėshe, tė thuash fyta ‑ fytazi dhe tepėr e pėrgjakshme, ndodhi nė pozicionet e katundit Velegllavė, pėr ēka kjo luftė, mė vonė, do tė njihet me emrin:Lufta e Velegllavės. Pushtimi eventual i kėtyre pozicioneve do tė siguronte marrjen e Hogoshit, si deriēkė pėr tė depėrtuar nė viset rrafshinore tė Anamoravės sė Gjilanit.

Me vullnetarėt nė pozicionet e Velegllavės komandoi, drejtpėrdrejt, Mulla Ramadan Ahmeti i Debėrēanit, kurse Mulla Idrisin, fillimi i zjarrit tė luftės e gjeti nė pozicionet e Kikės, aty ku filloi lufta. Komandanti i Pėrgjithshėm, Mulla Idrisi, e pėrcillte situatėn nė front, me durbi, dhe aty ku i dukej se kishte nevojė mė tė madhe pėr kurajo, shalonte allxhin dhe prej njė pozicioni arrinte nė tjetrin. Mulla Idrisi nga pozicionet e Kikės, ku pa vėshtirėsi ishte sprapsur armiku, duke lėnė shumė tė vrarė, kaloi nė pozicionet e Velegllavės. Forcat sulmuese tė okupatorit serb komunisto‑ēetnik do tė thyhen keq, por lufta nuk do tė pushojė edhe mė 29 qershor, derisa armiku u shtrėngua tė tėrhiqet, plotėsisht, larg kufirit, mė larg se zjarri i artilerisė fushore shqiptare. Numri i tė vrarėve, i tė plagosurve dhe i tė kapurve robėr, nė anėn e armikut, ishte i madh.

Tė dhėnat burimore flasin pėr mė se 120 ushtarė tė vrarė dhe pėr 102 ushtarė tė armikut tė kapur, prej tė cilėve 30 tė plagosur rėndė. Nga "Kujtimet e Sylė Ademit‑Kopernicės", ish-komandant i vullnetarėve me orientim antifashist, shihet se armiku nė fushė tė betejės la 200 tė vrarė dhe 131 tė robėruar. Midis tė tė zėnėve robėr ishte edhe komunisti shqiptar Imer Fejzoviq Molla i Cfircės, i cili pati trajtim tė posaēėm, si tradhtar i atdheut. Ai, nė sulmin drejtė Kikės i priu Brigadės XIII Sulmuese serbe. Pėr mbarimin e Luftės sė Velegllavės nė favor tė shqiptarėve, numerikisht shumė mė pak se ushtarėt e armikut, pati rol vendimtar bateria precize, katėrmbėdhjetė anėtarėshe, e kapiten Shefqet Bylykbashit. Kjo bateri artilerike me disa predha e goditi edhe Shkollėn e Marocės, ku ishte vendosur Shtabi i njėsive tė pushtuesit serb. Kėtė qendėr komandimi serb, nė thellėsi tė territorit serb, do ta kallin e shkatėrrojnė, tė thuash me themel, vullnetarėt shqiptarė tė entuziazmuar nga fitorja mbi armikun shumė mė mirė tė armatosur.

Nė luftėn 24 orėsh tė datės 28‑29 qershor 1944 patėn humbje tė konsiderueshme edhe njėsitė e Mbrojtjes Kombėtare Shqiptare tė Kufirit. Sipas tė dhėnave tė Sylė Kopėrnicės, shqiptarėt patėn 15 tė vrarė dhe 20 tė plagosur. Midis dėshmorėve, pėrpos kapterit Abdi Gjoka tė Matit, sipas tė dhėnave tė sistematizuara tė organit "Lidhja e Prizrenit" tė 9 korrikut 1944, dhe tė dhėnat nga terreni, ishin: Bajram Ahmeti e Osman Hajdini tė Poliēkės; Hafiz Haliti, Avdi Halimi e Osman Qemaili tė komunės sė Hogoshit, Sejdi Sahiti, Murteza Fetahi, Daut Mehmeti e Rrahman Isaku tė Velegllavės; Selim Ademi nga Kryeqelpa; Ahmet Jashari, Rexhep Ajeti, Hamdi Azemi e Mehdi Fetahu tė Laēiqit; Islam Azizi i Desivojcės; Januz K. Januzi nga komuna e Sedllarit, Fetah Vejseli i Zarbincės, Bajram B. Osmani i Cfircės. Tė plagosur: Ramadan Hajrizi, Sejfedin Rexhepi, Rasim Rexhepi tė komunės sė Hogoshit; Osman Mehmeti i Velegllavės; Rexhep Selimi i Laēiqit; Hasan Kamberi i Desivojcės, Hidajet Abdullahu i Zarbincės, dhe Maliq Qazimi i Krenidellit. Nė kėtė luftė pati edhe tė zhdukur: Hasan Xhemshiti i Krenidellit; Hasan Neziri i Pribocit dhe Shefki R. Sherifi i Qarrit.

Forcat komunisto ‑ ēetnike serbe kundėr Kosovės, mė 28 dhe 29 qershor 1944, i ndihmoi aviacioni anglo‑amerikan, i cili bombardoi shumė qytete e fshatra tė Kosovės, me ē'rast, sipas tė dhėnave burimore, vranė sė paku 50 qytetarė, civilė, tė Kosovės.

Megjithatė, fitorja shqiptare nė Frontin e Gjilanit, mė 28‑29 qershor 1944 do tė bėhet shkollė e mirė pėr sulmuesit nė tokat e Shqipėrisė etnike me bekimin e komunistėve shqiptarė!? Nė anėn tjetėr, kjo fitore e rriti moralin, guximin dhe vendosmėrinė shqiptare pėr Mbrojtjen Kombėtare tė Kosovės, deri nė pikėn e fundit tė gjakut shqiptar tė saj. Kėtij ngadhėnjimi shqiptar, pėrmes penės sė patriotit Liman Staneci(1923-1991), i bėri jehonė "Lidhja e Prizrenit", me artikullin: "Marrim e botojmė: Nji shpartallim i ri i ēetave komuniste n'anė tė Gjilanit", tė datės 9 korrik 1944, ku konstatohej: "Z. Drejtor,

U lutem tė keni mirėsin nė numrin e parė tė fletorės "Lidhja e Prizrenit" me botue sa vijon:

Anmiku shekullor, lakmues'i tokave tė huaja i dejun me ideologjina te ndryshme (komuniste, nacionaliste e qė tė dyja kėto formojnė njė tė tretėn: Pansllaviste) prap, mė dt. 28.6.1944, me njė numer aproksimativisht 400‑500 vetėsh sulmoi tokat Shqiptare, tue kalue kufinin ne vendin e quajtun "Kika", mbassi nė afersinen e katundeve Cfircė e Tugjevc nuk kishte muejtė. Forcat t'ona te perbame prej ushtrisė tė rregulltė dhe fuqisė kreshnike, tė komandueme prej oficerave dhe N/oficerave trima, filluen luften. Gjatė luftės qė vazhdoi 12 orė dhe betejės mė dt. 29.6.1944, grupet komuniste, Nacional‑shoveniste‑pansallaviste, u shpartalluen me humbje pėr ta: 120 vra ‑ vdekė, 102 robė ‑ nga tė cilėt 30 janė plague randė. Besohet se numri i tė vramve e tė plagosunvet do tė shtohet mbas hetimeve qė janė tue u zhvillue, pėrveē tjerve qė kanė kalue vijen Demarkacione Shqiptaro ‑ Bullgare dhe janė vra e zanė rob prej ushtris bullgare. Midis tė zanunve rob janė edhe shtatė vajza, dy tė plagueme e tri universitare. Prej tanve janė vra dy ushtar e pesėmbėdhjetė vullnetarė kreshnikė, kurse katėr ushtarė e katėrmbėdhjetė vullnetarė janė plague lehtė.

Tė gjith tė plagosunit janė transportue nė Spitalin e Gjilanit pėr mjekim.

Kjo ndeshje me bandat komuniste, qi lumnisht pėrfundoi me fitimin t'onė, u prit me manifestime simpatike nga populli, i cili u‑betue me ket rast se do te ndjekin gjurmen e deshmorvet si kapter Abdi Gjoka, nga Mati, Antari i Komitetit Komunal tė Lidhjes II tė Prizrenti, Bajram Poliēka e tjerve, qė ranė viktimė nė ket betejė pėr Lirinė dhe kurrė nuk kanė me lanė qi kamba e anmikut te shkeli tokat t'ona te bekueme".

Fitorja e 28 qershorit 1944, nė Velegllavė, provokoi njė valė tė re te rekrutimit tė vullnetarėve pėr radhėt e Mbrojtjes Kombėtare tė Kosovės dhe veēanėrisht nė viset e Gjilanit, Kaēanikut, Ferizajt dhe Prishtinės. Nė shėnimin: "Manifestime patriotike nė Ferizaj pėr vullnetarėt qė kėrkojshin me shkue nė front", tė botuar nė "Lidhja e Prizrenit" tė 9 korrikut 1944, vihej nė pah se, porsa "erdhi lajmi se filloi Lufta nė Kikė", qinda tė rinj ferizajas u paraqitėn me vullnet pėr tė shkuar nė front kundėr serbėve, mirėpo, pasi erdhi lajmi i 29 qershorit se serbėt u thyen, nėnprefekti e mbajti nji fjalė dhe u tha: "Tė rrini gati pėr kur tė kėrkohet nevoja...!"

Rezistenca dhe pėrballimi i suksesshėm i Mbrojtjes Kombėtare tė Kufirit tė Shqipėrisė mė 28 qershor 1944, Komandės Supreme Serbe e Jugosllave tė LNĒ‑sė, u dha tė kuptojnė se depėrtimi i ushtrisė serbosllave komunisto‑ēetnike nė tokat e Shqipėrisė etnike, nuk do tė jetė i lehtė! Sė kėndejmi, pa i ndėrprerė kėrcėnimet pėr gjatė tėrė linjės sė kufirit, me qėllim qė t'i lodhnin dhe t'i demoralizonin vullnetarėt e rojės kombėtare tė kufirit, gjatė tėrė korrikut tė vitit 1944, armiku e pėrgatiti njė ofenzivė tė re kundėr viseve lindore tė Shqipėrise etnike, ose mė qartė nė kufij tė Kosovės Lindore. Fronti do tė shtrihet pėr gjatė kufirit nė viset e Llapit, tė Gallapit e tė Karadakut Verior, me njė pėrqėndrim nė drejtim tė Hogoshit.

Komanda ushtarake e kufirit, dhe Shtabi i Mbrojtjes Kombėtare tė Nėnprefekturės sė Gjilanit, e prisnin njė sulm tė armikut pėr hakmarrje e ndėshkim mizor, pėr humbjet e datės 28 qershor 1944, dhe i bėnė tė gjitha pėrgatitjet pėr njė mbrojtje tė suksesshme. Mė 26 korrik 1944, nė orėn 2, pas mesit tė natės, njėsitė serbe mėsyn nė pozitat e Zhujės e tė Kikės, por si fitil dinamiti, lufta u shtri nė tėrė gjatėsinė prej rreth 20 km, nė pozicionet e Shahiqit, Zhujės, Ēukės sė Zezė, Lisockės, Poliēkės, Velegllavės, Laēiqit, Desivojcės, Kopilakės e Tėrstenės. Kur filloi sulmi i 26 korrikut, Komandanti zulmėmadh, Mulla Idrisi, ishte nė pozicionet e Shahiqit i shoqėruar nga Mulla Smajli i Desivojcės. Nė shumė pozicione, dhe veēanėrisht nė pozicionet e Kikės, lufta u zhvillua nė afėrsi dhe gati bajonetė me bajonetė. Nė kėto pozicione armiku sulmoi me fuqi tė mėdha, dhe me armė moderne. Pas njė ndeshjeje tė pėrgjakshme forcat shqiptare, nė kėtė Termopile shqiptare, do tė sprapsen pėr njė ēerek ore nė brendi tė tokės shqiptare. Ndėrkohė, nė disa pozicione, forcat e armikut u thyen dhe nisėn lėvizjet e forcave shqiptare prej njė pozite nė tjetrėn, atje ku kishte mė shumė nevojė, por pa e dobėsuar mbrojtjen pėr gjatė tėrė kufirit.

Komandanti i pathyeshėm, Mulla Idrisi vetėtimė, gjatė tėrė kohės sė zjarrit tė luftės, shkonte, si zakonisht, prej njė pozicioni nė tjetrin. Luftonte pa i zbritur kalit, ose pip nė kėmbė dhe me kėshilla e urata i inkurajonte bashkėluftėtarėt. "Nė flakėn e luftės dukej si engjėll, qė bekonte fitoren aq tė dėshiruar...!" ‑ thoshte Mulla Ferat Daka, bashkėluftėtar i tij. Me arritjen e Mulla Idrisit nė pozicionet e Kikės, ku armiku kishte shkelur tokėn shqiptare nė thellėsi rreth dy kilometra, fati i luftės ndryshoi. Mbrojtėsit e kufirit tė Atdheut morėn guxim, e forcė fizike, pėr tė marrė njė kundėrsulm tė fuqishėm. Ishte fillimi i territ tė mbrėmjes, vetėm sa njeriu dukej si hije a siluetė, armiku zuri tė sprapset. Plumbat me dritė sikur pėrvėlonin gurė e drunj. Nė luftėn e datės 26 korrik 1944, e cila nė popull do tė njihet si Lufta e Kikės, nė pozicionet pranė Gurit tė Zi, nė Desivojcė, si njė flamurtar i vėrtetė, i mahnitur nga arti luftarak tė fshatarėve shqiptarė tė Kosovės kreshnike, luftonte, si ushtari mė i mirė, edhe komandanti i Regjimentit IV tė Ushtrisė Shqiptare, koloneli Fuad Osman Xhafer Dibra, kurse me vullnetarėt, dhe me luftėn nė kėtė pozicion, komandoi Jakup Bislim Karaēeva, anėtar i Shtabit tė Mbrojtjes Kombėtare tė Nėnprefekturės sė Gjilanit, e nė tėrė frontin, pėrpos Mulla Idrisit, epror e udhėheqės shpirtėror, komanduan ushtarakėt: kapiten Sahit Basha, kapiten Shefqet Bylykbashi, kapter Jusufi, kapter Nazmi Budriga, kapter Demir Korēa, toger Gjon Martini, toger Ymer Leka, toger Mark Ferizajasi, nėntoger Rifati, e dhjetėra komandantė kompanish vullnetare, ulema e mualimė tė njohur.

Pejani kapiten Sahit Basha, i mahnitur nga aftėsia ushtarake, trimėria dhe vetėsakrifica liridashėse e fshatarėve shqiptarė tė Kosovės Lindore, nga sinqeriteti dhe ndershmėria e tyre, u tha, bashkėluftėtarėve: "Kam marrė pjesė nė Luftėn 164 ditėshe me grekėt, nė vise tė Shqipėrisė jugore, dhe mund t'u garantojė se, asnjė ditė nuk gjason me kėtė, tė sotme...!"

Kėtu duhet tė konstatohet se komanda ushtarake jugosllave pėr ta evituar ardhjen e vullnetarėve shqiptarė nga viset e tjera tė Kosovės nė Frontin e Gjilanit, pėr ta dezorientuar interesimin shqiptar pėr kėtė front, mė 25 korrik 1944 intensifikoi Luftėn nė Sektorin e Murinės; mė 26 korrik 1944, nė Sanxhak dhe nė viset e Karadakut tė Anamoravės; mė 27 korrik 1944 e sulmuan Rozhajėn me viset pėrreth dhe mė 28 korrik e sulmuan, barbarisht, Kuēishtėn nė viset midis Pejės e Gucisė. "Partizanėt Serbo‑Malazez e Maqedonas tentojnė sulmin dėshėprues nė tė gjitha anėt e Kosovės. Pėrgjegja e jonė kudo e fortė dhe decizive" ‑ shkroi "Lidhja e Prizrenit", mė 20 gusht 1944.

Fitorja shqiptare e datės 26 korrik 1944, nė Luftėn e Kikės, siē e quan populli, u arrit duke lėnė 45 tė vrarė dhe mė se 90 tė plagosur, siē del nga shėnimet historike tė Sylė Kopėrnicės. Midis kėtyre dėshmorėve janė edhe disa hogoshasė, tė vrarė, nga predhat e artilerisė shqiptare tė kapiten Shefqetit, i cili u detyra tė shtinte nė pozicionet afėr "Gurit tė Zi", ku armiku ishte hedhur, me tėrbim, me njė numėr tė madh ushtarėsh, mbi pozicionet shqiptare dhe lufta zhvillohej tė thuash gjoks me gjoks, e me bajoneta. Pa pėrdorimin e artilerisė, edhe me rrezik pėr jetėn e luftėtarėve shqiptarė, armiku do tė fitonte nė ato pozicione dhe do tė depėrtonte nė drejtim tė Gjilanit.

Armiku u thye me humbje katostrofale. Vetėm nė pozicionet midis Shėn Ilisė dhe tė Kikės la mbi 100 tė vrarė, kurse numri i tė plagosurve ishte edhe mė i madh. Nė tėrė linjėn e frontit armiku serbo‑komunist, ēetnik modern, mė 26 korrik 1944, la 143 tė vrarė, 209 tė plagosur e njė tė kapur rob. Asnjė shqiptar i gjallė nuk ra nė duar tė armikut, sikurse edhe mė 28 qershor 1944.

Pėr trimėri e heroizėm tė paparė nė pozicionet e Shėn Ilisė ‑ Kikės, midis tė tjerėve, e kėrkon vendi tė pėrmenden sė paku emrat e dy dėshmorėve; tetari Nexhmedin Refki Kuēi nga Prizreni dhe i ushtarit trim nga Kukėsi, me emrin Liman. Ata ishin mitralozxhinjė tė shkathėt e sypatrembur, dhe nuk do tė ngritėn nga pusitė, duke pėrballuar edhe pėrleshjet me bajoneta. Nexhmedini ra heroikisht nė vendin "Te Karakolli i Ilisė", duke lėnė para vetes dhjetėra tė vrarė e tė plagosur. Bashkėluftėtarėt e sollėn nė Hogosh dhe e varrosėn nė Vorret e Hogoshit. Varrin e kemi evidencuar, aty buzė asfaltit, pranė murit tė oborrit tė Ramadan Mujės, viza‑vi me shkollėn. Ndėrkaq, ushtari trim, kukėsari, Limani, pėrballoi sulmet e njė njėsiti tė armikut dhe para mitralozit tė tij la dhjetėra tė vrarė, aty "Te Udha e Topit", mbi shtėpinė e Xuxakėve tė Lisockės. Duke parė se do tė binte, bashkėluftėtarėve u thėrriti:  "Amanet, o Burra, tė mė varrosni kėtu, buzė kufirit, ku mbrohet Shqipėria etnike...!" U varros sipas dėshirės sė fundit, nė tokėn mėmė tė Kosovės, pa qefin dhe pa dėrrasa varri, mu si varrosėn Shehitėt e Vatanit, tė besės dhe tė populllit ‑ me teshat dhe armatimin personal.

Kėtu e kėrkon vendi tė spikatim shėmbėlltyrėn e komandantit tė Njėsive Kreshnike, 32‑vjeēarit Islam Hasani tė Shahiqit tė Gjyrishecit, njė skyfter sogjetar, njė trim e burrė, i njohur me emrin Lam Shahiqi (1902‑1944), legjendė pėr besnikėri ndaj Atdheut. Lami, kur e pa se njėsia e tij do tė pėsojė nga breshėri i plumbave tė armikut, hipi nė njė qershi, te Kroni i Lakut, mbi Poliēkė, dhe me njė armė automatike tė rėndė, vrau rreth 50 ushtarė tė armikut. Nga qershia do tė lėshohet i bėrė copė‑copė nga mina e njė murtajeje kundėr tankeve!

Sipas gazetės "Lidhja e Prizrenit" tė datės 10 shtator 1944, dhe tė dhėnave tė tjera, nė Frontin e Gjilanit, mė 26 korrik 1944, ranė kėta dėshmorė tė Shqipėrisė etnike: Kadri Hyseni, Shaban Jashari, Hamdi Ahmeti, Asllan Halili, Ramadan Selimi, Taip Saliu, Rexhep Arifi, Rahman Jahiri, Islam Bislimi, Shefki Shabani, Salih Rexhepi, Sejdi Tahiri, Hajdin Halili, Ibrahim Rahmani, Osman Haziri, Fejzė Ramizi, Mustafė Osmani ‑ tė gjithė tė komunės sė Hogoshit; Hanife Hajdini, Hasime Hajdini, Ramize Shefki Kurteshi, Selman Murseli, Kadri Zyberi, Feti Sherifi ‑ tė Velegllavės; Miftar Ajvazi, Dalip Nuhiu, Sejdi Tahiri, Xhemail Islami, Riza Ramadani, Hamdi Hasani, Xhafer Mustafa, Murat Beqiri, Abdullah Shabani, Hamdi Xhemaili, Shaban Rexhepi, Riza Alija ‑ tė komunės sė Pozharanit;  Qazim Ibushi, Hajrush Fazlija tė komunės sė Sllatinės. Mandej, Imer Zejnullahu i Pėrlepnicės, Mulla Mustafė Osmani, Makush Demi e Selim Xuxaku tė Lisockės, Memė Kėrēeli nga Zhuja, e tė tjerė.

Mė rėndė u plagosėn: Rexhep Haziri (Hogosh), Islam Bajrami, Shaqir Maliqi, Zyber Hajdini, Musli Hajdini e Munish Bahtijari (Velegllavė); Ali Ymeri, Muharrem Shaqiri, Qazim Ymeri, Bahtiar Ramadani, Islam Halili, Salih Bajrami, Sherif Ibrahimi, Xhafer Ramadani, Muhamet Bejta, Rasim Sylejmani, Rizah Sylejmani, Bajram Rexhepi, Naman Idrisi, Zymer Imeri, Bajram Arifi, Salih Rama, Jahja Sadria tė komunės sė Roganės, Rizah Shkodra i Laēiqit; Shaban Sherifi e Asllan Ahmeti tė komunės sė Bresalcit; Mehmet Muslia, Shabi Emini, Baki Sejdia, Metush Rexhepi, Mehmet Rexhepi e Ahmet Ibrahimi tė komunės sė Sllatinės. Nė Luftėn e datės 26 korrik 1944, u plagos lehtė, nė kėmbė, edhe  burri oxhakzade ‑ Osman Xhemaili (1885‑1979), kryetar Komune nė Hogosh, nė vitet 1941/42 dhe 1944, dhe organizues i vullnetarėve pėr Mbrojtjen Kombėtare, nga maji i vitit 1944.

Organi "Lidhja e Prizrenit", i cili, falė Mulla Idrisit, adhurues i madh i shkrimit dhe i informimit tė saktė, shkonte dorėmedorė tė luftėtarėve tė Rojės Kombėtare tė Kosovės "Frontin e Gjilanit", dhe i bėri jehonė tė madhe heroizmit tė "popullit tė Gjilanit qi mban bajrakun e nderit pėr fushat patriotike e filantropike" ‑ siē konsideronte Redaksia e "L.P-sė.", mė 16 korrik 1944. Nė artikullin: "Gilani ēerdhe fatosash", tė 6 gushtit 1944, njėri ndėr redaktorėt e "Lidhjes sė Prizrenit", i nėnshkruar me "Kosovari", pėrmes gojės sė luftėtarėve tė plagosur nė "Frontin e Gjilanit", shkroi:

"Te Dielen me 30 korrik 1944, shkova nė Spitalin e kėtushėm (tė Prizrenit) pėr t'i pyetė burrat e maleve tė Gjilanit mbi ngjarjet e luftės.

Nji pėrshtypje tė jashtėzakonshme mė bani durimi dhe kuraja e pa‑thyeshme e luftarvet qi kanė dijtė gjithmonė me i lanė nam Shqipnis dhe qi po dijnė edhe sot me brojtė heroikisht kufinin t'onė tė natyrshem. Po sa ju afrova nji tė plagosunit, tė quejtun Metush Fazlija, nga katundi Goshicė, ndonėse kishte dy varrė: njenen mbi vetullė dhe tjetrėn nė krahun e majt, u ēue sikur mos tė kishte kurgja, me gjithė se ju luta tė mos luente vendi. Traditat e trashigueme prej tė parvet, nuk lejoshin qi tė mos nderojnė mysafirin e ardhun. Gjatė bashkėfjalimit vllaznuer, qi zgjati nji gjysė orė, jo vetem nuk lėshoi ndonji te fshame, por nuk dha dhe shej ma te vogel lodhjeje. Aty pash se kisha te baj me nji burrė tė matun, me nji burrė trim dhe me nji burrė qi nuk din me ju perkul kurrėkafes dhe as plumbit qi kishte nė krye. Filloi me mė tregue ate qi pritsha dhe ate qi kishte ma tė pėrzemert: Luften e pathyeshme te shqiptarve tė Gjilanit.

Kishte ardhun koha per te dalun roje. Kjo gja asht krejt e natyrshme per neve. Kemi vendosė nji here e mirė mos me lanė kambė anmikut me shkel nder kėto toka, tė vadituna me gjakun t'onė! Ndersa bajsha rojen ne logun e Kikes, pash se ne kufi po na kercenohesh anmiku, me nji herė dhash kushtrimin. Shoket me tė shpejtė zunė pozicionet. Lufta filloi e rrept. Mbas kater oresh luftimi, fyt me fyt, na u desh me u sprapė nja pesėmbėdhjetė minuta ketej kufinit, me qenė se anmiku ishte ma i math ne numer dhe e pritja e jonė aty ishte e kotė dhe e pafryt. Me nji herė na erdhen forca tė reja, ku hynė nė luftim, qi e shtrenguem anmikun te thehej me humbje te medhaja. Ndersa po perparojshim u varrue randė nji ushtar qi kishte zanė pozicion me nji mitraloz tė randė, i cili me lėshoi za: "Eja shpejt more vėlla, se mos te na bijė mitralozi nė dorė t'anmikut!" Po sa ju afrova mitralozit, mė varruen dhe mue ne krah te majtė, por me gjith ate e rroka mitralozin me te tanė fysheket qi pat dhe ja dhash nji kapterri t'ushtris s'onė. Mėsyna prap me pushkė nė dorė, por ē'e do se per te dyten herė me merr plumbi nė krye. Plaga e kresė me bani te la frontin, se sa pėr atė tė krahut nuk kisha me e ndie aspak. Shoket me bajten me vig deri ne Hogosh, ku aty ndersa po me pastrojshin varren, mora vesh se t'onet kishin zanun rob nandėdhetė komunista.

Prej Hogoshit me derguen ne Gjilan dhe prej andej nė Spitalin e Prizrenit, ku gjendem dhe sot".

Me ra rasti te takohem edhe me tė tjerė, si me Myrsel Hajdinin nga katundi Velegllavė, te cillit ndonse i kish ra nė fushė te nderit djali dhe nji prej nipave, ishte aq i kjartė ne mendime dhe aq i vendosun e i mbajtun sa qi rrallė herė me ka ra me takue ksi burri o ma mirė me thanė ksi fatosi te Shqiptarizmit! Kėshtu t'gjithė me radhė me treguen luften e bame dhe gjakun e derdhun gjatė kufinit, per mos me i lanun shovenistat e terbuem Serb, me dhunue nderin e votrave t'ona!

Komunistat ose ma mirė me thanė Pansllavistat, tue mos marrė mend heren e parė, me gjithė se u shpartalluen krejtsisht tue lanė 250 tė vram dhe sa tė plagosun e tė zanun rob, dishrojnė, prap tash, me ju dhanė nji mesim tė fundit nder mend, mos me mėsye tokat qi kurrė nuk kanė qenė dhe nuk kanė me qenė tė tynė!

Trimnija heroike dhe guximi i pathyeshem i kėtyne burrave, na ep me kuptue se deri sa Shqipnija te ketė ksi vigajsh, kamba e anmikut nuk ka me muejtė kurrė me shkelė tokat shqiptare qi na kanė lanė te parėt t'onė shekuj pėrpara!

 Ju lumtė heronjve tė maleve!" ‑ pėrfundonte "Kosovari"

Nė artikullin "Fronti i Gjilanit" organi "Lidhja e Prizrenit" i datės 6 gusht 1944, dha njė rezyme tė luftimeve tė datės 26 korrik 1944, dhe lartėsoi, nė nivel tė programit kombėtar, heroizmin e gjilanasve nė mbrojtjen kombėtare tė Kosovės. Shkroi: "Ndersa luftimet po vazhdojshin ne frontin e Malit tė Zi, formacione terroristesh komunistė, natėn e 25‑26 korrikut 1944, sulmuen prap kufirin t'onė n'an tė Gjilanit, prej nji gjanėsie 25 kilometrash.

Prej informatash qi na vijnė prej Gjilani, mbas disfatės sė pasueme nji muej pėrpara, anmiku ketė herė kishte qenė pregatitė ma mirė me njė fuqi tė pėrbame prej ma se 3000 vetash, por trimnija e ushtarve dhe vullnetarve tė Gjilanit, sogje besnike e kufijve t'Atdheut, u banė ballė sulmeve te terbueme tuj i thye e shpartallue ne ēdo vend.

Edhe nė kėtė perleshje tė re, qi vazhdon te zhvillohet me nderpremje, damet kan qenė te konsiderueshme ne tė dy anėt: N'anėn t'onė janė regjistrue deri tash 37 te vdekun dhe ma se 90 tė plagosun, ndersa n'anėn e anmikut (numri) kapet nė 300 tė vramė e tė plagosun.

Nga Ferizaj dhe nga ēdo anė tjetėr e atyne viseve kan shkue vullnetarė, gadi tė vendosun me pėrballue ēdo te papritme. Se sa naltė qėndron morali i luftarve t'onė mjafton me pa e lexue bisedimin e bashkpuntorit t'onė me tė plagosunit e luftės qi po botojmė nė shtyllat e para tė faqes sė dytė tė kėsaj fletore".

Tė dhėnat e rikujtuara nė kėtė kumtesė janė argumente tė fuqishme qė dėshmojnė se Lufta e Velegllavės e datės 28-29 qershor  dhe Lufta e Kikės e 26 korrikut 1944 janė epopetė mė tė shkėlqyeshme tė Mbrojtjes Kombėtare tė Kosovės nė themele tė kujtesės sė lavdishme pėr Lirinė e Shqipėrisė Etnike, pėr tė cilėn u derdh shumė gjak, amanet pėr sakrifica tė reja tė brazave deri nė fitoren qė kombin shqiptar do ta bėjė tė barabartė me kombet nė Bashkėsinė Evropiane.

 

·       Shėnim: Kumtesė pėr Simpoziumin shkencor:“Gallapi gjatė rrjedhave tė historisė”