Nė 10 vjetorin e rėnies sė atdhetarit Rrustem I.Zeqiri

 

 

RRUSTEM ILAZ ZEQIRI ( 1920 - 1999 )

 

 

      Rrustem Ilaz Zeqiri u lind nė Ballancė tė Vitisė, mė 1920. I ati, Iljazi, i takoi Lėvizjes Kombėtare tė Armatosur, e njohur si "Kaēake" nė pjesėn e parė tė viteve  tė '20-ta. Nė vitin 1927  familja e tij kaloi nė vise tė Lushnjės, deri me 1941. Atje u burrėrua Rrustemi. Gjatė jetės u tregua i pathyeshėm nė rezistencėn antijugosllave. Nga farefisi i tij dolėn luftėtarė tė shquar tė Mbrojtjes Kombėtare tė Kosovės 1941 - 1945.

      Rrustemi e pėrkrahu Luftėn Ēlirimtare tė UĒK-sė. Ndonėse nė moshė tė shtyrė, kishte shėndet tė mirė, ndihmoi armatosjen e djalėrisė dhe vetė u betua se nuk do t'i dorėzohet shkaut.

      Jetonte, prej kohėsh, nė katundin e Ri tė Vitisė, nė ditėn e 30 marsit 1999, forcat serbe morėn aksion pėr shpėrnguljen e fshatarėve shqiptarė. Rrusta i nisi anėtarėt e familjes me fqinjėt dhe vet ngjeshi automatikun, revolverin dhe disa bombė. U barikadua nė shtėpi. Sapo policia serbe hyri nė oborr, ua kalli luftėn, e pėrdori automatikun dhe bombat. Thuhet se vrau e plagosi disa polic serbė. Ra nė pėrleshje fyta - fyt dhe armiku e masakroi kufomėn e tij. Pasi iu fut zjarri shtėpisė, u tėrhoqėn forcat serbe. Disa fshatarė e morėn kufomėn dhe e dėrguan nė varrezat e fshatit tė lindjes, nė Ballancė.

      Nė manifestim, nė dhjetėvjetorin e rėnies sė tij, u ngrit njė pllakė pėrkujtomre nė vendin ku ra, iu bė homazh te varri dhe u mbajt njė akademi pėrkujtimore nė qendrėn komunale nė Viti. Nė kėtė manifestim tė karakterit komunal mori pjesė dhe foli edhe Mendela Shqiptar, Baci Adem Demaēi. Referatin pėr Jetėn dhe luftėn e Rrustem I. Zeqirit e mbajti Mr. Adem Murati, historian vendas. Nė kėtė akademi  njė referat e lexoi edhe Prof.Dr.Muhamet Pirraku.

 

( Moderatori i www.pashtriku.org )

 

Stop ndarjeve tė Dėshmorėve sipas interesave grupore

e tarafeve politike mafioze krahinore!

 

GJAKU DĖSHMORĖVE ĖSHTĖ FARA E LIRISĖ!

 

Shkruan: Prof.Dr.Muhamet Pirraku * Viti, 30 mars 2009

_______________________________

 

       Pėrvoja historike e kombeve tė lira ka vėrtetuar se Dėshmorėt nuk kanė nevojė pėr brezat pas tyre, por kėta, brezat e rinj, kanė nevojė ekzistenciale pėr kujtimin dhe nderimin e Dėshmorėve, pėr faktin se Dėshmorėt janė krenaria kombėtare e brezave pasardhės. Kėtė pėrvojė njerėzimi e ka tė njohur, sė paku, nga latiniteti antikė, dėshmuar me sentencėn: “Gjaku i Dėshmorėve ėshtė farė  e lirisė!” Sė kėndejmi, Dėshmori ėshtė krenari, por jo edhe pronė familjare, partiake apo krahinore. Dėshmori ėshtė gjithmonė i ri, me jetė tė pasosme nė shėrbim tė lirisė sė  Atdheut dhe tė kombit. Si sot dhjetė vjet mė parė, nė kėtė Lagje tė Pavdekshmėve zuri vend Rrustem Ilaz Zeqiri (i lindur nė Ballancė, mė 1920), i cili, me ndėrgjegje shqiptare Osokukiane, shtėpi e plėng i ktheu nė Kullė Vranine. Populli thotė: “Dardha pikė nėr dardhė...!” Rrustem Ballanca ishte pasardhės i Burrave qė me pushkė nė faqe pritėn pushtuesin serb nė periudhėn e Lėvizjes Kombėtare tė quajtur “Kaēake” dhe tė “Mbrojtjes Kombėtare tė Kosovės”. Heroizmi Uēėkėist dhe rėnia burrėrore e Rrustemit, janė nė themele tė Lirisė sė Kosovės, sepse Rrusta i  foli okupatorit serb barbar me gjuhėn e pushkės, e vetme gjuhė qė e kanė kuptuar dhe qė e kuptojnė shtypėsit dhe pushtuesit, nė ēdo vend tė botės dhe nė tė gjitha kohėt historike. Kėtė gjuhė gjithmonė e ka kuptuar Serbia, ndaj mu pėr kėtė kurrė nuk ka mundur ta shoh shqiptarin e armatosur, as mund ta sheh Ushtrinė e Kosovės, qoftė kjo edhe “ahtisariane multietnike” !?!

 

       Tė kthehemi pak nė histori. Kosova e viteve tė ‘90-ta, e kohės sė UĒk-sė, hyri nė rrugėn e lirisė sė sheshuar me sakrifica dhe me luftėn e bijve mė tė mirė tė saj, dhe tashti po shkelė trasesė pėr t’u ngritur me ringjalljen feniksiane mbi gjakun e dėshmo­rėve, yje kėto tė pashuar nė qie­llin e pėrflakur tė Tokave shqiptare nė tė cilat, nė rrjedhat shekullore, kulloi gjak tė shqiptarisė! Gjaku i dėshmorėve tė Luftės ēlirimtare tė “UĒK” - ėshtė gjak i ri i derdhur mbi gjakun stėrgjyshor nė kohė tė duhur dhe nė vend tė duhur. Ėshtė kjo Lufta jona e domosdoshme dhe e vetme e njohur ndėrkom­bė­tarisht nė kohė tė saj, ndaj ėshtė kapuēi i tė gjitha pėrpjekjeve tona tė derisotme. Vėrtet, Liria ėshtė tepėr e shtrenjtė, sepse paguhet me jetė, me jetėn e mė tė dashurve, sakrificė qė nuk ka ēmim, pos ēmimit tė Lirisė!

 

       Gjaku i dėshmorėve tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės i bijve dhe i bijave tė kėsaj toke, pėrjetėsisht me shkėlqim diellor - na e shkriu akullin nė buzė, na e ktheu dinjitetin, edhe varret tona stėrgjyshore, oborret e shollave, sheshet e fshatrave e tė qyteteve na i ktheu nė mauzole, e njė tė tretės pjesė tė Kosovės historike ia ktheu shqiptarėsinė gati tė humbur pėrjetėsisht, pikėrisht edhe me fajin e partive politike, imituese tė kushtetutshmėrisė, tė shtetėsisė, tė demokracisė, tė lirisė, nė rrethana tė robėrisė nėn njė pushtues shqiptarongrėnės.  Po e rivė nė spikamė edhe kėtė fakt: Filozofia e historisė sė Luftės sė UĒK-sė nuk njeh kategorinė e viktimizimit “viktimė”, tė civilė­ve tė therė me thikė, tė shkalluar me sėpatė, tė torturuar mizorisht e tė hedhur nė puse pėr tė gjallė, tė dhunuarat e tė kallurat me zjarr, tė co­pė­tuarit me gjyle topi nė vatra tė lindjes e me raketa nė kolonat e tė pėrndjekurve nga shtėpitė, nga fushat dhe nga malet e tyre. Filozofia e Luftės Ēlirimtare njeh tri kategori tė sakrificės pėr Lirinė e Atdheut: Hero, dėshmor dhe martir, por dallimi midis kėtyre ka­te­­gorive tė martirizimit pėr liri nė Epokėn e Luftės Ēlirimtare tė UĒK-sė ėshtė simbolik dhe administrativ, sepse  tė gjithė qėndrojnė nė themele tė Lirisė, tė gjithė jetojnė me pėrjetėsi nė Alta­rin e Lirisė sė Atdheut.

 

       Filozofia e historisė sė Luftės Ēlirimtare tė UĒK-sė pėr viktimė tė okupatorit ka konsideruar vetėm sabotuesit dhe denigruesit e Luftės Ēlirimtare tė UĒK-sė. Viktimė konsideronte forcat politike qė nuk kanė fytyrė tė pėr­men­din Luftėn Ēliri­mtare tė popullit shqiptar tė udhėhequr nga UĒK, ata qė nuk kanė fytyrė tė dalin para Varrit tė Adem Jasharit, ata qė falėnderonin Zotin dhe NATO-n, nė gjendje tė dehur, pėr ēlirimin e Kosovės, ata tė cilėt qarqet e caktuara antishqiptare shekullore nė pėrbėrje tė Bashkimit Evropi­an dhe tė NATO-s i ktheu nė Ko­sovė si pushtetarė pėr tė shkėrmoqur rėn­dė­sinė e gjakut shqiptar uēėkėistė, tė derdhur pėr Lirinė e Kosovės dhe tė viseve tė tjera shqiptare jashtė Shqipėrisė londineze. Pėr kėtė ēka u tha, mjafton tė shfletohen  librat: “Ēėshtja Shqiptare. Riformėsimi i Ballkanit” tė James Pettifer - Miranda vickers dhe “Ushtria Ēlirimtare e Kosovės. Rrėfim prej brenda pėr njė kryengritje” tė Henry. H. Perritt Jr.

 

        Liria qė sot e gėzon Kosova dhe shqiptarėt ku do nė trojet e Shqipėrisė Etnike, tė copėtuar me dhunė ndėrkombėtare, si dje edhe sot, ėshtė Liri nė pėrpjesėtim me pėrdorimin e dijes  sonė pėr interesa tė kombit, nė pėrpjesėtim me  gatishmėrinė e popullit shqiptar pėr sakrificė shtesė, nė pėrpjesėtim me forcėn tonė reale. Faji pėr defaktorizimin tonė gjithėkombėtar gjendet nė mjediset tona, nė partitė tona luftėnxitėse pėr pushtet te pa identitet. Shikuar tė ashtuquajturin “Lidership shqiptar” tė sotėm kam frikė se po na pėrgatitet fati i arabėve tė periudhės sė kolonializmit imperialist anglez kur, thėnė lirshėm me fjalėt e letrarit sudanez, Tajib Salih: “Njerėz tė paidentitet mbajtėn poste nė Kohėn e Anglezve”,  me pasoja historike tė pariparueshme.

 

        Sė fundi, cila do tė jetė ardhmėnia jonė, varet qartė prej nesh, prej menēurisė sonė, prej punės sonė, prej vendosmėrisė sonė. Shkallėn e lirisė sė sotme, me tė cilėn masat shqiptare nuk janė tė kėnaqura, duhet ta rrisim dhe mund ta rrisim, qė sot, mbi fatkeqėsitė tona gjenocidiale serbe qė i jetu­am, me pėrpjekjet tona me plot sakrifica tė reja! Pjesa demo­kra­tike e faktorit tė vendosjes, evropiane e botėrore, me ShBA-tė prijatar, nuk mund tė shkelė shlirshėm, sot, vetėm mbi gjakun shqiptar, mbi gjakun e Rrustemave tanė, sepse ka pėrgjegjėsi pėr kėtė gjak. Nė peshėn e krimit serb shekullor ndaj kombit shqiptar ėshtė edhe pjesa e fajit tė Evropės, tė Botės Demokratike. Kjo e rriti Serbinė nga hardhuca nė krokodil qė katandisi botėn shqiptare.

 

·       Ndaj,  mė nė fund, duhet tė zgjohemi!

Duhet, njėherė e mirė, tė kuptojmė se shqiptaria dhe shqipta­rėsia e Kosovės dhe e viseve tė tjera shqiptare etnike historike nuk kanė perspektivė nėse populli nuk e thotė fjalėn e tij vendimtare: Stop ndarjeve tė Dėshmorėve sipas interesave grupore e tarafeve politike mafioze krahinore! Stop nėpėrkėmbjes sė sakrificave titanike tė idealistėve tė kėsaj toke arbėrore pėrmes zgjedhjeve partiake si tė deritashme!?! Liri pėr tė drejtėn e kombit shqiptar nė vetėvendosje pėr shtetin shqiptar demokratik - Njėsi unike nė Bashkimin e Evropės Demokratike!

 

·       Fjala e Prof.Dr.Muhamet Pirrakut, mbajtur nė 10 vjetorin e rėnies sė atdhetarit Rrustem I.Zeqiri - Viti, 30 mars 2009.

 

FETNETE RAMOSAJ: RRUGĖTIMI I LIRIBĖRĖSVE TĖ KOSOVĖS