Nė fokus tė historianit

 

TOPI I ZEQIR KEĒINĖS

KUNDĖR JASHAR PASHĖ GJINOLLIT

 

Shkruan: Prof.Dr.Muhamet Pirraku

_________________________________________________

 

         Nė kujtesėn historike tė Drenicės ėshtė ruajtur kujtimi pėr Topin e Zeqir Keēinės tė Qėndresės (ish-Baica e Helshanit) tė pėrdorur kundėr nizamėve osmanė tė komanduar nga Jashar pashė Gjinolli, mė 1837. Realisht, janė disa momente historike e shoqėrore tė Drenicės qė lidhėn me periudhėn e ngritjes dhe tė rėnies sė Maliq pashė Gjinollit, mytesarrif i Prishtinės dhe sanxhakbe i Shkupit (1802-1826) dhe tė Jashar pashė Gjinollit, mytesarrif i Prishtinės, pėrkatėsisht i Shkupit (1826-1840), qendėr kjo administrative e Dardanisė antike – Kosovės historike.

Nė periudhėn e ngritjes sė Gjinollėve ndodhėn pavarėsimi shtetėror i Malit tė Zi, i Serbisė dhe i Greqisė dhe pėrpjekjet e Sulltan Selimit III (1789-1807), tė Sulltan Mustafės (1807-1808), tė Sulltan Mahmudi II (1808-1839) dhe tė Sulltan Abdylmexhidit (1839-1861) pėr futjen e frymės sė shoqėrisė borgjeze franceze nė shoqėrinė osmane. Pas kėsaj iniciative fshihej kėrkesa e borgjezisė turke pėr transformimin e Perandorisė osmane mozaik miletesh (kombėsish) nė shtet njėnacional turk, siē kishin vepruar Anglia dhe Franca dhe siē synonin Rusia dhe  Austro-Hungaria.

Nė ngritjen e Maliq be Gjinollitpasha - mutesarrif i Prishtinės pati rėndėsi tė veēantė mytesarrifi i Prizrenit me Drenicėn. Pėr kėtė fakt fletė kėnga historike “Mahmut Pasha”, e cila, midis tė tjerash, informon: “O, Mahmut Pasha-o po rrin n’krevet,/ o, po i thot-o Gjinollit-o: - Mos kij dert,/ thot-o, se t’i ēoj, more, pesqin vet! E, te tan-o Drenica kokan gjet-o n’Galesh…”

Luftėn e Ēegrės-Kamenicės pėr mbrojtjen e tėrėsisė sė Kosovės historike nė vise tė Toplicės-Kosaonicės nga sulmet e ushtrisė serbo-ruse tė Karagjorgjės, Tabori i Drenicės nėn komandėn e Bajraktarit tė Llaushės ishte pararoje e pathyeshme qė i solli famė Gjinollit. Nė kėngėn historike “Maliq Pasha”, saktėsohej: “O, Maliq Pasha n’at tė zi: - Oh, ugurolla, o moj Shkipėri! (…). – Oh, bajraku i Zeqirit-o, / mirė po i prin-o vezirit-o. Oh, bajraku i Zeqirit-o, more,/ si kandil-o po digjet-o!”.

Kėtė luftė heroike tė drenicasve dhe tė komandantit tė tyre nė mbrojtje tė shqiptarėsisė sė viseve tė Sanxhakut tė Nishit, mė 1809, me firmėn e Gjinollit, sublimojnė qoftė edhe vetėm dy vargje tė njė kėnge historike tjetėr: “O Zeqir ku met bajraku/ N’dorė e kam po e ka mlue gjaku!”.

Ngritjen e vėllazėrisė Gjinolli pėr administrator tė Sanxhakut tė Prishtinės nė interes tė mirėqenies sė Perandorisė osmane Sulltan Selimi III dhe Sulltan Mahmuti II e shpėrblyen me ēifliqe Llap, nė Anamoravė, nė Rrafshin e Kosovės e gjetkė. Midis tė tjerave, Gjinollėve iu ndanė pėr ēifliqe tokat mė tė mira nė brigje tė lumit Drenicė. Edhe sot njė pjesė e livadheve nė jug tė Rrafshmirit (ish-Zabeli i Poshtėm) quhen “Livadhet e Pashės”. Koncepti i pronarit: “…e Pashės” me kohė mbuloi pjesėn jugore tė Drenicės, tė cilėn nė kujtesėn historike e gjejmė tė quhet “Drenica e Pashės”. Pjesa veriore e Drenicės administrohej nga mytesarrifi i Pejės nga dera e Mahmutbegollėve, ēifligarė tė disa fshatrave.

Realisht, periudha e fuqizimit tė Gjinollėve koincidon me periudhėn e reformave shoqėrore-ekonomike dhe tė rendit tė ri ushtarakPerandorinė osmane nė pėrgjithėsi, tė filluara mė 1792. Gjinollajt i mbėshteten kėto reforma, tė cilat pėr dekada tė tėra u penguan nga rendi ushtarak i jeniēerėve (i formuar mė 1328) dhe nga ulemaja konservatore. Rendi i ri osman kaloi peripeci nė njė rrugėtim mbi tridhjetėvjeēar dhe mund tė quhet “ngadhėnjyes mbi tė vjetrėn” mė 1826, kur nizam-i cedit (Ushtria e re) u pėrligjėsua me dekret perandorak si ushtri e rregullt e Perandorisė Osmane. Me kėtė ushtri do tė sigurohej centralizimi i pushtetit nė duar tė sulltanit halif dhe tė qeverisė qendrore (Bāb-i Āli), sė kėndejmi edhe dobėsimi i pushtetit tė krahinarėve (mytesarrifėve – valive – vezirėve). Do tė ndėrpritej procesi i integrimit tė kombeve dhe do tė pengohej shkėputja e shteteve nacionale nga Perandoria osmane. Viti 1826 shėnoi fundin e pushtetit tė Maliq pashė Gjinollit dhe postin e tij e zuri i biri i vėllait, Jashar be Gjinollit, tashti i graduar nė rangun “pashė” -  mytesarrif i Prishtinės, pėrkatėsisht i Shkupit (1826-1840).

Rėnia e rendit “jeniēer” pati pasoja edhe pėr rehatin nė Drenicė. Jeniēerėt qė dilnin nga ky vis i bėnė rezistencė tė armatosur rendit tė ri mė shumė se gjetkė. Kujtesa historike flet pėr shumė ndeshje tė jeniēerėve tė arratisur, kaēakė, kundėr nizamėve. Nė shumė varreza tė fshatrave tė Drenicės, dhe tė viseve pėrreth, ka varre tė njohura si “Vorri i jeniēerit” dhe “Vorret e jeniēerėve”. Ato janė tė shėnuara me monument mbivarrezor – gur “sigė” tė gdhendur katėrkėndėsh me “turban jeniēeri” dhe pa asnjė shėnim. Monumentet mbivarrezore janė tė njė kohe tė pėrafėrt dhe tė bėrė me nė teknikė tė njėjtė tė latimit. Kjo shėnon frymėn e njė ngjarjeje historike tė pėrgjakshme.

 Lufta kundėr jeniēerėve kaēakė nxiti lindjen e njė lėvizjeje gjithėpopullore antigjinolliane nė Drenicė e gjetkė nė Kosovė. Kėtė frymė e kemi tė dėshmuar fuqimisht sė paku nga viti 1822, kur ndodhi Marrshi protestues drejtė Stambollit i mijėra ulemave, krerėve popullorė, qytetarėve dhe fshatarėve tė Mytesarrifllėkut tė Prishtinės kundėr paudhėsive tė Maliq pashė Gjinollit. Personaliteti kryesor i kėsaj Proteste ishte myderrisi i Medresesė sė Vushtrrisė, drenicasi Hasan Efendi Hoti, krijues letrar dhe autor i njė divani shqip. Hasan Efendia ishte nga Hasaprishtina (ish-Palac) dhe bėnte pjesė nė plejadėn e dijetarėve shqiptarė mė tė shquar tė kohės sė tij.

Nga fundi i viteve ‘20-ta dhe fillimi i viteve ‘30-ta tė shekullit XIX Drenica, tė thuash, e hodhi pushtetin osman-turk qė pėrfaqėsohej nga Gjinollėt. Nga viti 1833 deri nė vitin 1837, nė periudhėn e kryengritjeve shqiptare antireformiste administrative dhe ekonomike nė dobi tė autonomisė sė pakicave tė krishtera: serbe, bullgare e greke dhe tė pushtetit qendror perandorak osman – turk, Drenica nuk iu pėrgjigj ftesės pėr dhėnien e nizamėve, refuzoi tė paguante taksat shtetėrore dhe as dha pjesėn e prodhimit nga ēifliqet e Gjinollėve , tė bejlerėve tė Pejės dhe tė Prishtinės.

Nga fundi i viteve tė ‘30-ta Jashar pashė Gjinolli u ndie mė i fuqishėm ndaj vendosi ta shtronte Drenicėn me forcė ushtarake. Tė dhėnat e kujtesės historike dhe nga burimet e tjera, tė revalorizuara me kujdes nėn  thjerrėzėn e studimit kritik, tregojnė se Jashar pashė Gjinolli,  mė 1837, pėsoi debakėl nė pjesėn qendrore tė Drenicės, nė fushėn midis Drenasit (ish - Gllogofci) dhe Bushatit (ish-Komoranit). Vėrtet, pėr planin e mytesarifit tė Kosovės pėr ta shtruar Drenicėn kishin njohuri tė plota drenicasit disa muaj para se tė sulmoheshin, ndaj me kohė u kishin hyrė pėrgatitjeve qė tė ballafaqoheshin me luftėn, nėn komandėn supreme tė Tahir AgėsDodonės (ish-Gradicė), fshat nė kreshta tė Qyqavicės nė veri-lindje tė Drenasit. Drenica me kohė pėrgatiti njė befasi tmerruese pėr nizamėt osmanė. Nė mėnyrėn mė sekrete projektoi dhe mbaroi njė top tė kalibrit tė madh.

Projektues i kėsaj armeje gjigante artizanale ishte Zeqir Keēina nga Rrezistenca (ish-Baica e Helshanit), i cili kishte shėrbyer topxhi nishanxhi nė ushtrinė osmane. Zeqiri ishte mjeshtėr i shquar nė drugėdhendje dhe nė farkėtari. Nė realizimin e projektit pandashėm mori pjesė Salih Rama nga Grykasi (ish-Terdefci). Ngase topi u mbarua nė “ofiēinėn” e Zeqir Keēinės, populli e ruajti nė kujtesė me emrin: “Topi i Zeqir Keqinės”, por nė kujtesėn e popullit hasėn edhe si “bashkėpronarė tė topit” tė pėrdorur kundėr Jashar Pashės:  “Zeqir Keēina i Baicės dhe Salih Rama i Terdefcit e kanė pasė ni Top…!”

Artileri drenicas, Zeqir Keēina, dhe ndihmėsi Salih Rama ishin “si bashkėmoshatar” dhe me gjasė edhe Salihu kishte qenė nizam, meqė kishte njohuri ushtarake nė artileri. Grykėn e topit, pjesė kjo kryesore e armės, e mbaruan nga trungu i “qershisė sė kuqe” - tė egėr. Trungun e drejtė e ēanė pėrmjedis, e daltuan hapėsirėn pėr kalibėr tė gjyles (predhės) sė plumbtė formė topi, tė derdhur paraprakisht, dhe pasi dy pjesėt i pėrputhėn nė natyrėn e ēarjes sė trungut, atė e lidhėn dhe e mbėshtollėn me rrathė hekuri.

Topin e provuan para se tė arrinte Jashar pashė Gjinolli nė Drenicė. Shėnjues (nishanxhi) ishte projektuesi Zeqir Keēina, kurse ndihmės bashkėfarkėtuesi, Salih Rama. Ata mėsuan qartė pėr arritjen e largėsisė horizontale maksimale tė gjyles dhe pėr shkallėn e efektit shkatėrrues tė saj, ndaj nė pėrmbushjen e detyrės qė i kishin caktuar vetės paraprakisht, nė luftė, do tė dėshmohen tė shkėlqyeshėm.

Realisht, kujtesa historike Salih Ramėn dhe Zeqir Keēinėn i pėrmend edhe si bashkorganizues me Tahir Agėn tė luftės kundėr Jashar pashė Gjinollit. Kjo do tė thotė se ishin edhe Burra me kredibilitet nė rrethinė. Nė kujtesė janė shtresuar shumė detaje nga kjo mėsymje e Jashar pashė Gjinollit. Thuhet se nė Drenicė hyri nėpėr Grykėn e Krivovės me tabore nizamėsh kryesisht anadollinj dhe tė Kroni i Mbretit ktheu nė veri pėr tė arritur nė Drenas. U ndalė pranė Lagjes sė PajazėveDrenasit dhe nga aty i nisi tatarėt tė ftonin bajraktarėt dhe krerėt me autoritet tė Drenicės, pa ua fshehur qėllimin se Pasha kishte vendosur t’i nėnshtronte me forcė ushtarake.

Madje, me qellim pėr t’i thyer moralisht, pėr t’i ndėshkuar e pėr t’i poshtėruar rėndė drenicasit pėr mosbindje ndaj pushtuesit osman, Jashar pashė Gjinolli u kėrkoi njė haraē mė tė rėndė se tė Harapit tė Zi pėr Gjergj Elez Alinė, pikėrisht: “Dy ēika, nga nja nė natė, dhe nga njė fuqi raki …!”

Nė kujtesėn historike, mė tutje, thuhet se: “Dy ēikat i kėrkoi nga vėllazėria Garaj tė katundit Krujė (ish-Kizharekė)…” Kjo vėllazėri drenicase kohė mė parė kishte rezistuar me armė kundėr mbledhjes sė taksave e tė tatimeve nga  Gjinollėt, ndaj Jashar Pasha ishte pėrcaktuar qė atė ta shtronte e ta poshtėronte me mynxyrė shembullore, pėr tė mbjellė frikėn nė mbarė Drenicėn.

Thuhet se Jashar Pasha i urdhėroi Ali BajraktaritBajės (ish-Baica e Kolshit), i besueshėm i Tij - “… t’ia sillte nėn ēadra dy ēikat e Garajve”, por ky nuk iu bind. Dy vajzat i mori me nore, i dėrgoi, me pėrcjellje, te Tahir Aga nė Dodonė dhe vetė u bashkua me luftėtarėt nga Drenica Jugore. Tatarėt do t’i kthehen Pashės nga terreni tė indinjuar nga mospėrfillja qė kishin hasur nga populli, nga krerėt dhe nga bajraktarėt e vendit. Ēdo kund kishin parė tuba tė njerėzve tė armatosur. Kishin parė edhe gra e fėmijė duke u tėrhequr nė Gryka dhe i sollėn Jashar Pashės bindjen se: “Ka isharete tė sigurta tė Luftės…!”

Mytesarrifi, Jashar pashė Gjinolli, bujti vetėm njė natė afėr Pajazėve, i  tėri nėn ethe. Tė nesėrmen la aty njė tog vėzhgues dhe kampin e tėrhoq nė arealin e ēifligut tė tij, nė livadhe tė Gentianės( ish-Karratica e Poshtme), pikėrisht  nė tė djathtė tė lumit Drenicė. Ai vend sot ėshtė plotėsisht midis shkollės “Mulla Arif Shala” tė Rrafshmirit dhe Gjimnazit “Skėnderbeu” tė Drenasit, aty ku lumi bėn kthesėn nga veriu nė drejtimin tė veri-lindjes. Ishte vend strategjik me siguri natyrore. Nga perėndimi dhe veriu kampi i nizamėve kishte pėr “murmbrojtje” lumin Drenicė dhe njė terren moēalik tė pashkelur. Kjo vėshtirėsonte njė sulm frontal tė drenicasve nga ana e majtė tė lumit Drenicė. Nė lindje kishte njė vetullėkodre tė pyllėzuar kryesisht me ferra: kulumbri, kaēe e murriza. Aty ishte vendosur edhe “Ēadra e Jashar Pashės”, tė cilėn synoi ta kthente nė harem me vajzat e drenicasve. Nga kjo anė, nė rast rreziku, kishte mundėsi pėr tėrheqje mė tė sigurt tė forcave tė Pashės.

Kėrkesės sė Jashar pashė Gjinollit nuk iu pėrgjigj asnjė i ftuar. Sapo vajzat e garajve arritėn nė Dodonė, Tahir Aga dha kushtrimin pėr sulm kundėr Jashar Pashės nga tri drejtime: nga drejtimi i Qyqavicės, nė veri-lindje, nėn komandėn e drejtpėrdrejtė tė Tahir Agės; nga drejtimi i Kasmaēit, nė perėndim, nėn komandėn e Salih Ramės dhe nga Galeshi, nė jug-lindje, nėn komandėn e Isuf Ali Mehės (Mehmetit)Flamurasit.

Forcat drenicase duhej tė afroheshin nė afėrsi tė kampit tė Jashar Pashės dhe tė prisnin sinjalin pėr sulm tė pėrnjėhershėm, tė befasishėm. Realisht, Zeqir Keēina me bashkėluftėtarėt Topin e kishin sjellė nga Rrezistenca nė arealin e fshatit Gurras (ish-Krikovė), nė anėn e majtė tė lumit Drenicė, nė largėsi tė zjarrit tė topit pėrballė Kampit tė Pashės. Bubullima e Topit tė Keēinės duhej tė kuptohej sinjal pėr sulmin e furishėm mbi nizamėt e Gjinollit.

Dhe, dihet saktė se Jashar pashė Gjinolli nuk arriti ta hante darkėn e tretė nė Drenicė. Ishte agu i mbrėmjes. Vetėm pak rrema tė diellit mbi Kasmaē hedhnin dritė mbi pėrgatitjet e nizamėve pėr darkė dhe bubullima e Topit tė Keēinės, plotėsisht e pa pritur pėr armikun, shashtrisi pashanė dhe nizamėt. Ndodhi njė mrekulli pėr  historinė lirifarkėtuese tė Drenicės. Predha e goditi kazanin nė zjarr mbi sanraēėt e gurit dhe copat e kazanit, copat e mishit tė nxehtė dhe stėrpikėt e ēorbės valė mbollėn tmerr e ferr nė nizamėt e shkujdesur shlirshėm.

Sapo u dėgjua gjėma e Topit tė Keēinės, forcat drenicase nėn komandėn e Tahir Agės i mėsyn, tė thuash fyta-fyt, njėsinė vėzhguese tė Jashar PashėsPajazėt e Drenasit. Pak nizamė nga kėta arritėn t’i bashkohen Jashar pashė Gjinollit, i cili kah thembrat para tri ditėsh i vuri gishtėrinjtė, me panik. Ai nuk arriti t’i mblidhte forcat pėr tė pėrballuar sulmin, ndaj zuri rrugėn: Kruembret (ish-Karraticė e Naltė) – Albanė (ish- Sllatinė) - Livragonė (ish-Vragoli) – Uglar – Prishtinė, duke qenė i ndjekur nga drenicasit. Nė afėrsi tė Prishtinės Jashar pashė Gjinollit i arritėn pėr ndihmė Llapi e Gallapi. Udhėheqėsi i Drenicės, Tahir Aga, pėr tė evituar njė luftė midis vėllezėrve tė gjakut, tė gjuhės e tė fesė, me pasoja historike pėr unitetin kombėtar, urdhėroi bashkėluftėtarėt tė ndaleshin dhe tė kthehen nė Drenicė.

Nė traditė flitet pėr pak luftėtarė shqiptarė tė vrarė nė luftėn e vitit 1837, kundėr Jashar pashė Gjinollit, por me emėr, me mbiemėr dhe me emėr tė gjyshit, sa unė di, pėrmendet vetėm Isuf Ali Meha i Flamurasit. Forcat e kėtij udhėheqėsi u pėrballėn me pararojėn e Jashar pashė Gjinollit nė ikje. Ishte rreth 50 vjeē. Sapo u vu nė ballė tė bashkėluftėtarėve nga vendlindja dhe rrethina, anėtarėt e familjes (dy gratė - njėra nga Gentiana dhe Zelfie Buzhala nga Baja e Malasit(ish-Malishevė) tė Llapushės, pesė djemtė: Hazirin, Bislimin, Fejzėn, Sahitin dhe Sejdinė dhe disa  vajza)  i strehoi nė male tė Blerimit (ish-Vasilevė), midis Flamurasit dhe Dodonės. Dhe, pikėrisht nėn qiell tė hapėt afėr burimit Lluburja e Vasilevės gruaja Zelfia, ia lindi edhe trashėgimtarin e gjashtė, tė cilin e pagėzoi me emrin e t’et, Ali, e tė cilin nėna qė e lindi, farefisi dhe mė vėnė rrethina do ta quajnė Likė. Djemtė Bislimi dhe Fejza, nuk janė trashėguar. Tė tjerėt janė trashėguar, po pėr kėtu detyrohemi tė pėrmendim vetėm degėn e Likės deri tė informatori ynė, me rėndėsi pėr tė saktėsuar datėn e Luftės sė Drenicės kundėr Jashar pashė Gjinollit.

Likė (Ali) Isuf Ali Mehmeti, i lindur nė prag tė Luftės sė Drenicės me Gjinollin, pėrpos tė tjerėve, la Hasanin dhe Hasani la  Sejdiun, i cili mė 2 mars 1969, kur e shėnova prej tij kujtesėn historike pėr Flamurasin, kishte hyrė nė vitin 77 tė jetės. Pra, i lindur mė 1892.

 Urtaku Sejdi Hasani ishte njėri ndėr pleqtė mė kujtesė tė ndritur nė kohėn e tij nė Drenicė, shumė i sinqertė. Ai e ka njohur gjyshin, Likėn, i cili nė rini kishte qenė kaēak dhe vėllamė me Jetullah Pirrakun dhe Adem Osmanin. Tani Lika, pasi u pajtua me pushtetin, u emėrua sejmenbash – udhėheqės i rojės nė Kullėn e Mbretit Grykėn e Krivovės dhe atė detyrė e ushtroi pėr tridhjetė vjet. Mori pjesė edhe nė Luftėn e Moresė. Ishte edhe “Aga” kujdestar pėr ēifliqet e Ali Agės sė Prishtinės nė Krivovė dhe nė Bushat, e mbahej pėr pleqnar me orė. 

Luftėn turko-grekeGjirit (More), mė 18 prill – 20 maj 1897, gjynlitė (vullnetarėt) e Sanxhakut tė Prishtinės i udhėhoqi Fat (Rifat) pashė Gjinollit, me qėllim tė kthente imazhin e Gjinollėve ndaj Sulltanit dhe Portės sė Lartė. Nė kėtė luftė gjynlitė e Drenicės Jugore ishin nėn komandėn e Likė Sankofcit, i cili kishte gradėn ushtarake mylazim (toger), kurse pėr “hyzmeēarė’” - truproje pati: Zenullah Pirrakun (vėlla tė vėllamit, Jetullahut), Sahit Isufin (vėlla), Adem Hamzė Ramėn bashkėfshatarė dhe Beshir BuēincėnRrafshmirit, burrė i fjalės dhe i pushkės.

Togeri Ali Aga – “Lika” ishte shumė i pashėm, kalorės shumė i shkathėt, luftėtar me armė nė dorė nga rinia e hershme, ndaj u dallua nė luftė kundėr grekėve. Pėr kėtė, pėrnjėherė pas fitores mbi grekėt, nga linjat e frontit,  Lika u ftua nė Stamboll dhe nga Sulltan Abdylhamiti, personalisht,  i Likėn e shpėrbleu me Medale tė arit. Nė dokumentin e ruajtur deri sot, midis tė tjerash shkruan: “Ky ferman me medaljon tė art i epet si pranim merite nė luftė kundėr grekėve, mylazimit Ali Aga, mė vetin 1313”. Ėshtė ky vit i shėnuar sipas kalendarit Rûmī qė korrespondon me vitin 1897. Mylazimi Ali Aga, alias Likė Sankofci nė luftė dhe nė rrugė me gjynlitė drenicas qėndroi rreth tre muaj dhe pas rreth tre muajve tė kthimit do t’i paralizohet pjesa e poshtme e trupit. Vdiq nė moshėn 63 vjeē, nė shtator tė vitit 1900.

Ky digresion na largoi ca nga historia e marrėdhėnieve  Jashar pashė Gjinollit me Drenicėn, por kjo na ėshtė imponuar si e vetme mundėsi pėr tė saktėsuar sa mė mirė datėn e Luftės sė Drenicės kundėr Jashar pashė Gjinollit, pėrkatėsisht pėr tė saktėsuar kohėn e pėrdorimit tė Topit tė Zeqir Keēinės pėr ruajtjen e dinjitetit tė familjes drenicase dhe pėr sigurimin e lirisė autonome tradicionale tė Drenicės. Mund tė themi se sė paku nga kjo kohė Jashar pashė Gjinolli me Drenicėn do tė komunikojė, mė se tri vjet, vetėm me prani ushtarake, kur Jashar pashė Gjinolli lidhi me Drenicėn njė miqėsi me tradhti, tė pafat dhe kobe pėr jetėn e tij.

Realisht, aty rreth vitit 1840 Jashar pashė Gjinolli lidhi krushqi me Dodonėn. Ai e kėrkoi me shkues njė qikėRamadan Sylėve pėr nuse tė njė hyzmeēari. Miqėsia u lidh me pėlqimin e Tahir Agės. Mirėpo, Vajza dodonase nė natėn e parė tė nusėrisė e kuptoi se mashkulli i paracaktuar asaj pėr burrė nga Jashar pashė Gjinolli as ishte shqiptar, as ishte mysliman. Ishte shkamagjup i pa bėrė synet. Kjo e goditi sedrėn dhe nderin e vajzės drenicase dhe sapo arriti nė gjini, nė Dodonė, sė pari  shkoi te Tahir Aga dhe ia qau fatin e zi tė saj.

Kjo e bezdisi pėr mal kreun me autoritet, Tahir agė Dodonėn. Mblodhi krerėt e vendit dhe u priu nė selinė e kadillykut nė Vushtrri. Dodona i pėrkiste arealit tė kėtij kadillyku.  Shkruan dhe nėnshkruan njė mazbate – raport tė gjerė mbi tė gjitha ato qė i kishte pėrjetuar vajza drenicase sipas pėrdhunės sė Jashar pashė Gjinollit ndaj Drenicės dhe kėrkuan nga Sulltan Abdylmexhidi tė ndėrmerrte masat pėrfundimtare pėr ta larguar Jashar pashė Gjinollin nga posti i mytesarrifit tė Prishtinės - Shkupit, pėrndryshe Drenica do tė ēohet nė kryengritje dhe pas vetės do tė lidhte Kosovėn, sepse Gjinolli pėr tė dytėn herė kishte prekur nė ēėshtjet mė tė ndjeshme tė nderit tė shqiptarisė e tė islamijetit nė Drenicė.

Dihet saktė se pas kėsaj anekseje e kėrkese, Jashar pashė Gjinolli u dėnua dhe u likuidua nga Sulltani. Tė dhėna burimore e historiografike qė thonė se Sulltani e ftoi Gjinollin me telegram: tė shkonte nė Selanik, se Gjinolli arriti atje me shpurėn prej rreth 40 vetave dhe se aty Jasharin e helmuan me kafe njerėzit e Sulltanit. Varianti tjetėr: Sulltani e ftoi nė Stamboll dhe “e gulēoi me gajtanin e fildishtė” tė vetė Gjinollit.

Kėtu e vlenė tė konstatojmė faktin historik se Jashar pashė Gjinolli, sė paku nga Lufta nė Drenicė, nuk ka manifestuar politikė konsekuente tė pavarėsisė shqiptare. Ai vazhdimisht ka luftuar kundėr pashallarėve shqiptarė tė Vrajės, tė Leskocit, tė Shkupit, tė Tetovės, tė Dibrės, tė Prizrenit e tė Pejės, tė cilėt herė-herė shfaqnin mosbindje ndaj pushtetit osman qendror dhe veēanėrisht ėshtė shquar kundėr kryengritjeve shqiptare antireformiste evropiane tė viteve tė ‘30-ta tė shekullit XIX, troē nė interes tė sllavėve dhe tė grekėve nė trojet shqiptare. Maliq e Jashar pashė Gjinollit u takon mėrita ose dėnimi, pėr krijimin e enklavave pastėr serbe nė ish-arealin e Mytesarifllėkut tė Prishtinės me ēifēinj serbė raja tė sjellė nga areali serb, malazias dhe boshjnako-hercegovas. Plagė pėr shqiptarėsinė e Kosovės.

Sė kėndejmi, pėr fundin tragjik tė Jashar pashė Gjinollin mė e besueshmja ėshtė kujtesa historike e Drenicės. Sulltan Abdylmexhidi, sa po e mori mazbaten e drenicasve, e ftoi Gjinollin nė audiencė, urgjentisht. Ngase Jashar Pasha dinte pėr peshėn e akuzės sė drenicasve, pėrgatiti “njė parė duqi dukat” dhe i shoqėruar prej njė hyzmeqari besnik arrini nė Stamboll. Shpresoi nė fuqinė e alltėnit se dėmin qė i kishte shkaktuar nderit dhe krenarisė sė Drenicės dhe ardhmėrisė sė Vajzės dodonase mund  ta paguante me flori. Sulltani e mori nė pyetje vetė dhe, me shpresė se do ta rikthente besimin e luhatur tė Drenicės ndaj Perandorisė dhe Derės Osmane, dha urdhėr: “Gjinolli tė vihet nė konop…!” Vendimi u zbatua pa hezitim. Zyra e Sulltanit i urdhėroi hyzmeqaritGjinollit tė kthehej nė Prishtinė dhe tė njoftonte Drenicėn pėr fundin tragjik tė pushtetarit tė Kosovės dhe tė dhunuesit tė saj, Jashar Pashė Gjinollit.

Bija e Ramadan Sylėve tė Dodonės mė nuk u lejua tė shkonte jetėn grua shkamagjupi dhe kujtesa historike sa erdhi, e arsyetoi Luftėn  e Drenicės sė vitit 1837 pėr tė marrė nė mbrojtje dy bijat e GarajveKrujės nga dhunuesi Jashar pashė Gjinolli. Kjo Luftė qė u kurorėzua me fitore do tė bėhet fakt i mbamendjes sė pėrhershme pėr ngjarjen e vitit 1837 dhe tė vitit 1840, qė balsamoi kujtesėn pėr Topin e Zeqir Keēinės, i cili shėrbeu pėr armė habertare dhe artilerie drenicase.

Kujtesa pėr Topin e Zeqir Keēinės do tė bėhet shembull cytės nė Luftėn pėr Ēlirimin Kombėtar tė Kosovės nga robėruesi kolonial serb 161 vjet mė vonė, pikėrisht nga armėtarėt artizanalė drenicas tė UĒK-sė, mė 1998. Disa armė artilerie: “Made in UĒK ’98”, aktualisht janė eksponatet muzeale mė tė rėndėsishme tė Muzeut tė Kosovės.

Njė ditė nė kėtė muze, pranė topave dhe mortajave tė UĒK-sė, ka pėr tė zėnė vend edhe paraardhėsi i tyre drenicas - Topi i Zeqiri Keēinės i vitit 1837, i rikonstruktuar nė bazė tė kujtesės historike dhe tė pamjes sė topave tė ushtrisė osmane tė fillimshekullit XIX.

Prishtinė,  Gusht 2001