Analizė politike - historike

 

Realpolitika e Ibrahim Rugovės

( 1 )

 

·       Ai qė e kėrkon shpėtimin e jetės me indiferencė ndaj jetės sė tė tjerėve, nuk do ta jetojė me nder!” ( Mr.Ukshin Hoti )

 

      Shkruan: Sheradin BERISHA / 02. 05. 2008

 

* * *

 

Nė vend tė hyrjes

 

A ishte Ibrahim Rugova: „Gandi i Kosovės“,“i pathyeshėm

pėrballė regjimit serb…“ , “profet i shqiptarėve“,

“Skėnderbe i dytė“, …?!

 

      Mė 21 janar 2008, u bėn dy vjet qė kur ndėrroi jetė Ibrahim Rugova.  Nė kuadėr tė kėtij pėrvjetori me moton: "Dita pėrkujtimore pėr Presidentin Rugova", kryetari Fatmir Sejdiu, nėn patronazhin e tė cilit janė zhvilluar tė gjitha aktivitetet pėrkujtimore, gjatė homazheve (sė bashku me kryeministrin Hashim Thaēi) te varri i tij, para gazetarėve Rugovėn e cilėsoi si njė ndėr figurat mė tė ndritshme tė vendit tonė. "Kemi ardhur kėtu pėr tė bėrė nderimin e merituar pėr presidentin historik tė Kosovės, Ibrahim Rugovėn, pėr personalitetin qė i dha vulė kohės qė jetoj dhe qė llogaritet themeltar i shtetit tė pavarur tė Kosovės, qė ishte nga personalitetet e fuqishme tė historisė sonė dhe tė tashmes dhe pėr tė ardhmen tonė" - ka thanė Sejdiu. Fatmir Sejdiu edhe nė nė fjalimin e tij tė lexuar nė tubimin pėrkujtimor qė u mbajt nė Teatrin Kombėtar, Ibrahim Rugovėn i cilėsoi si: „Burrin mė tė madh tė Kosovės“, se „ka qenė dhe mbetet Zoti i kėsaj Shtėpie“, „…Ati i Kombit tonė, do tė mbetet fryma e kėtij vendi“, „Ibrahim Rugova e nxori Kosovėn prej kaosit nė organizim, me rend tė brendshėm demokratik“, „udhėheqės popullor“, „Ai nuk u dorėzua kurrė, para asnjė sprove, veē vdekjes…“, „ėshtė udhėheqės sui generis nė Evropė“, dhe krejt nė fund Sejdiu theksoi fuqishėm  se „Ibrahim Rugova ėshtė heroi i Kosovės“.

 

( Foto: Fatmir Sejdiu dhe Hashim Thaēi te varri i Ibrahim Rugovės kėtu )

 

      Ndėrkaq, kryeministri Hashim Thaēi, pas homazheve tė bėra te varri i Rugovės (mė 21 janar) thekson, se: „Kosova po ndėrton traditėn e respektimit tė bartėsve tė institucioneve tė vendit. Ėshtė vlerėsim pėr punėn nė vazhdimėsi tė presidentit Rugova pėr realitetet qė ka kaluar Kosova andaj ne do tė vazhdojmė pėrkushtimet tona pėr tė pėrmbyllur procesin pėr shtet tė pavarur dhe demokratik tė bashkuar si politikė, institucione dhe si popull".

 

      Mė 24 shkurt 2008 ( vetėm njė javė pash shpalljes sė pavarėsisė) Hashim Thaēi, sėrish e viziton varrin e Ibrahim Rugovės, dhe me kėtė rast para gazetarėve,  ėshtė shprehur: ”Me rastin e pavarėsisė kam bėrė nderim shtetėror pėr personalitetin e ish-presidentit Rugova, pėr angazhimet nė kontinuitet nė procesin e pavarėsimit dhe demokratizimit tė vendit”. Thaēi pastaj ka theksuar se njė pjesė tė kėtyre angazhimeve i ka bėrė bashkė me Rugovėn, nė procesin e para Rambujesė dhe pas ardhjes sė administratės ndėrkombėtare nė Kosovė.”( Gazeta Express, E hėnė 25.02.2008, fq.5).

 

      Zhvillimet politike gjatė viteve 1990-1999…, dėshmojnė se Hashim Thaēi si pjestar i UĒK-sė as para Konferencės sė Rambujesė, as gjatė dhe pas mbajtjes sė kėsaj konference, deri nė vitin 2004, nuk ka pas kurrfarė bashkėpunimi tė mirėfillt me Ibrahim Rugovėn. Pėrkundrazi Ibrahim Rugova e ka sfiduar nė mėnyra tė ndryshme Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės, madje Ibrahim Rugova e ka mohuar dhe s“ka marrė pjesė nė Qeverinė e Pėrkohshme tė Kosovės tė kryesuar nga Hashimi, e cila ka dal si produkt i marrėveshjes sė pėrbashkėt nė Rambuje, mė 23 shkurt 1999 etj.etj ( Lexo kėtu: Marrėveshjen e Rambujesė pėr formimin e Qeverisė)

 

      Prandaj, Hashimi para varrit tė Ibrahimit duket se ka gėnjyer, dhe gėnjeshtrat nuk mund tė merren si fakte historike, ato janė dhe mbeten vetėm si gėnjeshtra!

 

 * * *

 

      Ashtu sikurse kėtė vit (2008) edhe nė vitin 2006 kur vdiē Ibrahim Rugova (21 - 26 janar 2006), por, edhe me rastin e njė vjetorit (21.01.2007) tė vdekjes sė tij, gjatė tubimeve pėrkujtimore u thanė nė mėnyrė rituale fjalėt mė tė pėrzgjedhura pėr  figurėn e tij.

 

-         U tha se Ibrahim Rugova ishte „udhėheqės trim e i guximshėm...” ,ndėrsa mbahet nė mend, si politikan, qė mbillte frikė e defetizėm nė popull, me deklaratat e ēuditshme, se : “ Serbia ėshtė e fortė...”, ”se  nuk mund tė  luftohet me Serbinė..”, ”se pėr 24 orė na bėnė rrafsh me tokė...”, ”se , do tė mund tė na shkatėrronin tė gjithėve si popull...“ etj

-         U tha se Ibrahim Rugova ishte “Gandi i Ballkanit”, “Gandi i Kosovės“…, ndėrsa veprimet e tija politike s“kishin asgjė tė pėrbashkėt me rezistencėn gandiste. Derisa Gandi ka bėrė rezistencė aktive e sakrifikuese duke e sfiduar regjimin kolonialist anglez nė ēdo fushė tė jetės, me bojkotimin e ēdo gjėje qė ishte angleze, nga produktet ushqimore deri te dokumentet e lėshuara nga ky regjim, „Gandi i Kosovės“ nuk lėvizte nga vendi pėr ta kundėrshtuar regjimin gjakatar serb. Madje, edhe kur organizonin tė tjerėt protesta( studentėt, sindikalistėt…) kundėr regjimit, Rugova i pengonte nė forma tė ndryshme ato. Ibrahim Rugova duke i ikur pėrballjes me regjimin serb, pėlqente rezistencėn pasive, krejt pasive (vetėm me fjalė gjatė konferencave tė tė premteve me gazetarė), pra pėlqente mosveprimin aktiv. Duke qenė i tillė ai s“i bojkotonte produktet serbe, madje ai s“i bojkotonte as dokumentet e regjimit serb, sepse tė gjitha udhėtimet, me karakter „kombėtar“ jashtė vendit i bėnte me pasaportėn serbe.  Bile kur i dilte afati shkonte vet nė sportelet e UDB-sė pėr ta vazhduar kėtė dokument udhėtimi. (Pėr kėtė fakt lexo mė tepėr te libri „Pa protokoll“ Bisedė me Adnan Merovcin, „Zėri“, Prishtinė 2003 , faqe.37. Adnan Merovci pėr dhjetė vjet rresht  ishte shef i sigurimit dhe i prokollit i kryetarit Ibrahim  Rugova .

-         U tha se Ibrahim Rugova ishte “politikan qė kultivonte unitetin…“, ndėrsa veprimet e tija politike dėshmonin nė vazhdimėsi tė kundėrtėn e unitetit. Rugova, deri nė shtator 2005 kur kumtoi se vuante nga  kanceri nė mushkėri, nuk mbahej mend se ka mbajtur ndonjė takim gjithėpėrfshirės me lidershipin politikė e institucional shqiptar, pėr ta kultivuar kėtė unitet, ndėrsa njihej si prijės autokrat, duke mos i pėrfillur kėshillat e politikanėve tjerė shqiptarė. Pėr mė keq, edhe kur ftohej nė  ndonjė takim me karakter uniteti nga partitė tjera, Ibrahim Rugova nuk merrte pjesė, i bojkotonte dhe i injoronte paturpshėm ato. Derisa ky profil politikani i injoronte kėshtu tė tjerėt, nuk hezitonte  tė shkonte nė takime me partitė shqiptare, kur i organizonte UNMIK-u apo zyrat e huaja nė Prishtinė.

-         U tha se Ibrahim Rugova ishte “i pathyeshėm pėrballė regjimit serb tė Millosheviqit“, ndėrsa nuk mund tė fshihen nga kujtesa jonė: Marrėveshja pėr arsim Millosheviq-Rugova (01.09.1996), takimet dhe buzėqeshjet e tij me Millosheviqin mė 15 maj 1998 dhe tė gjitha takimet me kėtė kriminel, gjatė muajve prill-maj 1999, tė zhvilluara nė Beograd.

-         U tha se Ibrahim Rugova ishte “pararendės i UĒK-sė dhe pasues i saj.”, “luftėtar i denj i  lirisė…“..., ndėrsa dihej botėrisht se asnjėherė nuk i kishte zėnė nė gojė tri shkronjat e arta UĒK, dhe luftėtarėt e vėrtet tė lirisė, s“e ka vizituar asnjė familje tė dėshmorėve. Pėr mė tepėr ky „luftėtarė i denj i lirisė“ s“e kishte vizituar asnjėherė Prekazin historik, familjen e jasharajve. Ky njeri qė i thoshte vetes president nuk ishte pėrkulur as njėherė para varrit tė komandantit legjendar Adem Jashari (edhe pse disa herė ka gėnjyer duke thėnė se sė shpejti do tė shkonte nė Prekaz), ndėrsa pėrpara varrit tė Adem Jasharit dhe tė dhjetra varreve tė familjes Jashari shkuan dhe me respekt u pėrkulėn, shumė burrėshtetas, diplomatė dhe ushtarakė tė huaj.

-         Nė tė gjitha ato ceremoni pėrkujtimore u tha se Ibrahim Rugova ishte: ”Ndėrtues i strukturave tė qėndrueshme tė shtetit tė Kosovės”, se ishte “Ismail Qemali i Kosovės“, “profet i shqiptarėve“, “Skėnderbe i dytė“, “burrėshtetas i madh dhe arkitet i pavarėsisė sė Kosovės“, “politikan, qė i ndėrroi rrjedhat e historisė“, “…shpėtues i substancės shqiptare nga shkatėrrimi i planifikuar nga regjimi fashist i Beogradit“, “profet i shqiptarėve“, “Engjėll i Kosovės”, “forcė e ndryshimit”, “udhėheqės shpirtėror i njė populli”, “…vigan i pamposhtur…“, “simbol i ndryshimeve nė Ballkan“, “vizionar i rrallė…“, “…mishėrim i aspiratave kombėtare…“…. e pėr mė tepėr  u theksua se “Rugova ėshtė pararendės i UĒK-sė dhe pasues i saj” - citat i marrė  nga monografia "Presidenti Rugova“, qė u botua me rastin e njė vjetorit tė vdekjes sė Rugovės, nėn pėrkudesjen e mikut tė tij Sabri Hamiti, e shumė e shumė epitete tjera mbersėlėnėse !

 

      Pra, pėr Ibrahim Rugovėn u tha e ēka s“u tha se ishte, edhe pėr ato veti qė kurrė nė jetė, s“i kishte...!

 

      Prandaj, nė vijim nė analizėn time politike-historike, do tė pėrpiqem tė shpėrfaq nė mėnyrė tė argumentuar, realpolitikėn e Ibrahim Rugovės, ndryshe nga ē“kemi lexuar e dėgjuar nga pasardhėsit e tij.

 

( Vijon )