Analiza politike - historike

 

Realpolitika e Ibrahim Rugovės ( 10 )

 

Pėrmbajtja

 

-        Ibrahim Rugova nė vazhdimėsi ka refuzuar tė pranojė UĒK-nė;

-        Fajtor pėr mungesėn e unifikimit ka qenė gjithnjė Ibrahim Rugova;

-        Ibrahim Rugova njeriu qė minoi formimin e qeverisė sė pėrbashkėt;

-        LDK-ja, parti private e Rugovės, e cila punon me programin e vitit 1990!

-        Smirėziu Ibrahim Rugova!

-        Rugova nuk njeh kėshillė qė i vjen nė gjuhėn shqipe!

 

* * *

Ibrahim Rugova minues i unifikimit tė shqiptarėve

kohė tė vėshtira

 

      Shkruan: Sheradin BERISHA / 21. 05.  2008

 

Ibrahim Rugova nė vazhdimėsi ka refuzuar tė

pranojė UĒK-nė

 

      Milazim Krasniqi, shkrimtar dhe publicist i shquar, dhe njėri nga themeluesit e LDK-sė, i pakėnaqur me politikėn diletante tė Ibrahim Rugovės, nė qershor 2000 largohet nga LDK-ja. Shkaqet e tėrheqjes nga LDK-ja z. Krasniqi i bėn tė njohura nė njė konferencė me gazetarė mė 16 qershor 2000. Ai para gazetarėve vuri nė pah se “njėra nga ēėshtjet, e cila ka filluar dhe po pėrfundon kontestin ndėrmjet nesh, ėshtė ēėshtja e vlerėsimit tė UĒK-sė, kontributet e saj pėr ēlirimin e Kosovės, pėr dimensionin dhe rolin historik qė ka pasur UĒK-ja pėr ēlirimin e vendit dhe pėr historinė mė tė re tė Kosovės” -  ka thėnė  Milazim Krasniqi.

 

·       Foto: - Shkrimtari dhe publicisti Milazim Krasniqi

 

      “Siē e dini, Ibrahim Rugova nė vazhdimėsi ka refuzuar tė pranojė edhe ekzistencėn e kėsaj Ushtrie, madje edhe pasi qė ėshtė transformuar dhe demilitarizuar ajo, ai nuk ka pranuar t'ia shqiptojė as emrin e plotė, por ka vazhduar nė mėnyrė fanatike t‘i quajė grupe tė armatosura ose grupe tė frustruara”. – thekson bindshėm Milazim Krasniqi.  Sipas tij, ky qėndrim fanatik i Ibrahim Rugovės, ėshtė edhe njėri nga shkaqet kryesore tė tensionimeve tė tashme nė skenėn politike tė Kosovės.

 

·       Foto: Pamje nga stėrvitjet e luftėtarėve tė UĒK-sė

 

      “Nėse njė parti, e cila pėr dhjetė vjet ka qenė partia mė e madhe, e cila ka pasur edhe mandatin qė tė udhėheqė popullin, nuk pranon se nė Kosovė kanė rėnė mijėra dėshmorė nė mbrojtje tė atdheut, atėherė shtrohet dimensioni moral se a ia vlen tė angazhohesh dhe tė punosh nė njė parti tė tillė siē ėshtė LDK-ja”, thotė z. Krasniqi.

 

Fajtor pėr mungesėn e unifikimit ka qenė gjithnjė

Ibrahim Rugova

 

      Sipas Milazimit, mospajtimet e tij me Rugovėn, kishin filluar, atėherė kur ai ishte pėrpjekur tė ndikoi nė ndryshimin e qėndrimit tė mbrapshtė tė Ibrahim Rugovės pėr UĒK-nė. “Gjatė kohės sė luftės, unė kam marrė njėherė njė gjysmė miratimi pėr tė kontaktuar me Shtabin e Pėrgjithshėm tė UĒK-sė. Kam qenė i vetmi zyrtar i LDK-sė qė kam shkuar nė Shtabin e Pėrgjithshėm dhe jam pėrpjekur pėr tė vėnė njė kontakt, qė tė bėjmė njė proces unifikimi dhe e them me pėrgjegjėsi se fajtor pėr mungesėn e unifikimit ka qenė gjithnjė Ibrahim Rugova. Kėtė e them jo se e kam dėgjuar, por e them se kam qenė palė nė mes”, thotė para gazetarėve z. Krasniqi. Milazim Krasniqi theksoi po ashtu se ka qenė i vetmi zyrtar i LDK-sė qė ka reaguar ndaj takimit tė Rugovės me Millosheviqin pa prani ndėrkombėtare mė 15 maj tė vitit 1998.

 

Ibrahim Rugova njeriu qė minoi formimin e

qeverisė sė pėrbashkėt

 

      Nė konferencėn me gazetarė Krasniqi shpėrfaq edhe veprimet e dėmshme tė Rugovės gjatė vitit 1998, kur improvizonte lloj-lloj grupe negociatorėsh pėr dialog me Serbinė duke shpėrfillur kėshtu rolin e  Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės. Me kėt rast z. Krasniqi iu drejtohet gazetarėve, si vijon: “E dini se ēfarė pėrpjekjesh janė bėrė nga faktorėt ndėrkombėtarė veēanėrisht nga diplomacia amerikane, pėr tė formuar njė grup negociatorėsh tė shqiptarėve. E dini se ēfarė improvizimesh banale bėnte Ibrahim Rugova me lloj-lloj grupesh nė kohėn kur faktori qė determinonte jetėn dhe realitetin nė Kosovė ishte UĒK-ja. Fatmirėsisht u arrit me presione politike tė faktorėve ndėrkombėtarė tė aleatėve, tani qė tė formohet njė delegacion shqiptar dhe aty u arrit edhe njė marrėveshje pėr formimin e njė qeverie tė pėrbashkėt (nė krye me Mehmet Hajrizin - Sh.B), e cila do tė ishte shpėtimi i vetėm i Kosovės nė kohėn e luftės dhe pas saj, mirėpo pėrsėri ishte Ibrahim Rugova njeriu qė minoi formimin e asaj qeverie”.

 

LDK-ja, parti private e Rugovės, e cila punon me

 programin e vitit 1990!

 

      Milazim Krasniqi, mė pastaj pasqyroj me argumente edhe gabimet e Ibrahim Rugovės nė planin partiak: “Nė planin e brendshėm partiak z. Rugova ka bėrė privatizimin e plotė tė Partisė deri nė masėn sa sinqerisht po ju them, ajo mund tė quhet parti private e Rugovės”. Sipas Krasniqit, Ibrahim Rugova nuk ėshtė duke lejuar qė tė bėhen ndryshime nė program dhe statut tė partisė, duke rikujtuar se “statuti i vjetėr i Partisė, neni 24, kryetarit tė Partisė i jep tė drejtėn tė propozojė 55 kandidatė pėr Kėshill tė Pėrgjithshėm, ndėrsa Kuvendit, i cili ėshtė organi mė i lartė i Partisė, i jep tė drejtėn qė t’i propozojė vetėm 20 kandidatė. Kjo, vlerėsoi Krasniqi, e vė kryetarin e LDK-sė mbi Partinė”.

 

·       Foto: Milazim Krasniqi, kur ishte akoma nė oborrin e Rugovės

 

      Ai po ashtu tėrhoqi vėrejtjen para gazetarėve duke e bėrė tė ditur “se LDK-ja ende punon me programin e vitit 1990”, nga i cili program citoi njė fjali, “LDK-ja angazhohet pėr Jugosllavi federative, ose konfederative dhe pėr reformėn e kėtij sistemi politik nė kėtė drejtim”, dhe mė pastaj theksoi “se ky ėshtė programi zyrtar i LDK-sė”.

      Po ashtu nė kėtė rast ai shprehu edhe pakėnaqėsinė e tij me politikėn e kuadrove nė parti, anėtar i sė cilės ishte edhe vetė. “Ekziston vetėm njė klan rreth zotėri Rugovės, i cili harton lista, dėrgon njerėz nėpėr departamente, krijon borde dhe asnjė zgjidhje nuk bėhet nė organet drejtuese tė Partisė, tė cilat kanė mandat statutor pėr tė marrė vendime”.

 

Smirėziu Ibrahim Rugova!

 

      Nė vazhdim z. Krasniqi pa hamendje vuri nė pah edhe faktin se nė ditėn e ēlirimit tė Prishtinės, Ibrahim Rugova u ka dhėnė urdhėr aktivistėve tė LDK-sė, qė tė mos dalin nė qytet as pėr ta pėrshėndetur marshimin e TMK-sė dhe as pėr tė marrė pjesė nė gėzimin pėr ditėn e ēlirimit tė vendit, vetėm pėr shkak tė faktit se kėto manifestime ishin organizuar nga faktorė tė tjerė, sipas tij. Ndėrsa pėrpjekjen e dėshtuar tė LDK-sė, pėr tė organizuar njė kremte tė 12 qershorit nė Prishtinė, e quajti disfatė totale. Milazim Krasniqi, gjithashtu fajėson z. Rugova edhe pėr njė deklaratė tė papėrgjegjshme tė tij, ku thotė se “ka informata tė sigurta se tė burgosurit shqiptarė do ta kremtojnė ditėn e ēlirimit nė burgjet e Serbisė. Pėr njė njeri normal kjo ėshtė njė deklaratė e pakuptueshme dhe e pamoralshme, sepse sipas kėsaj deklarate tė z. Rugova del se burgjet serbe janė aq humane sa lejojnė edhe kremtimin e ditės kur ata kanė kapitulluar”- pėrfundon Milazim Krasniqi, njėri nga ish-themeluesit e Lidhjes Demokratike tė Kosovės.

 

Rugova nuk njeh kėshillė qė i vjen nė gjuhėn shqipe!

 

·       “Sekreti i parė pėr tė ditur me folė nė shoqėri, qėndron nė tė diturit pėr tė dėgjuar” - thotė H.G. Watson.

     Duke u bazuar nė kėtė thėnie, pėr temėn qė po shtjelloj, shtrohet pyetja:

-         A ka ditur, dhe a ka dashur Ibrahim Rugova t“i dėgjoi deri nė fund, kur i flisnin njerėzit e oborrit tė tij?!

      Bashkėpunėtorėt e tij tė brendshėm thonė JO, katėrcipėrisht JO! Pėr tė argumentuar kėtė JO, po marrė njė shembull konkret.

      Regjisori i njohur Fadil Hysaj, njėri nga bashkėpunėtorėt shumėvjeēarė i „presidentit historik“ Ibrahim Rugova, nė njė intervistė dhėnė revistės “Kombi“, flet shumanshėm pėr politikbėrjen e Rugovės, gjatė viteve kur ishte pjesė e oborrit tė tij politikė.

 

·       Foto: Fadil Hysaj, ish-bashkėpunėtor i Ibrahim Rugovės

 

      Nė pyetjen e gazetarit :

-         “Kuluareve politike flitet se Rugova nė fakt nuk ka kėshilltarė tė mirė dhe se as qė di ēfarė ndodh rreth tij. A mendoni se ėshtė e vėrtetė kjo?”

 

      Fadil Hysaj pėrgjigjet (citoi):

      “Rugova nuk njeh kėshillė qė i vjen nė gjuhėn shqipe. Ai nuk njeh kėshillė qė i flitet nė shqip. Ėshtė kjo njė sindromė e ēuditshme. Ai tė njėjtėn kėshillė mbase mund tė dėgjojė nga dikush i cili nuk i flet shqip, por shqip jo. Ai nuk ka sens, nuk ka nerv dhe nuk mund tė tė dėgjojė qė t“ia thuash mendimin deri nė fund nėse i flet shqip. Unė e kam kėtė pėrvojė tė komunikimit me tė. Ai bėhet nervoz kur tė dėgjon sepse i flet shqip. Nė tė njėjtėn kohė e kam dėgjuar se kur t“i vijė njė administrator i huaj dhe ky ka pasur durim qė ta dėgjojė me orė tė tėra, edhe pse nuk ka thėnė asgjė, ka folur bosh. Ndėrsa nga ana tjetėr edhe sikur Robert Doll t“i fliste shqip, Rugova kurrė nuk do ta dėgjonte. Unė pandeh se kėtu ekziston njė kompleks historik. Ai nuk e beson se ekziston shqiptar nė rruzull qė do tė dinte kėtij t“i jepte kėshilla. Sepse ai mendon se ėshtė i vetmi shqiptar qė di. Por, pėr tė qenė fatkeqėsia mė e madhe, ka edhe mjaft shqiptarė qė mendojnė se ky ėshtė shqiptari qė di ndėrsa shqiptarėt tjerė nuk dinė asgjė. Kjo do tė thotė se ne jemi viktimė e njė koncepti injorant nė politikė, tė njė mazohizmi nė kėtė plan, sepse ne mendojmė se jemi tė mjerė dhe dikush tjetėr duhet tė na lėkundė e tė na rrisė si jetimė. Pra, ėshtė ky kompleksi i jetimit”. - pėrfundon citati. (Burimi: revista “Kombi”, Viti IV Nr. 29, datė 05. 08. 2000, faqe 30). Mos t“ju vjen ēudi, ky ėshtė Ibrahim Rugova i vėrtet, sipas bashkėpunėtorėve tė tij mė tė afėrt !

 

( Vijon )

…………………..

Kėtu mund t“i lexoni vazhdimet : 1  - 2  - 3  - 4  - 5  - 6  - 7  -  8  -  9