Analiza politike - historike

 

Realpolitika e Ibrahim Rugovės

( 11 )

 

Pėrmbajtja

 

-         Cila ishte aftėsia e panjohur e Ibrahim Rugovės nė komunikim mė tė huajt ?!

-         “Edhe kur Rugova heshtte, heshtja e tij fliste...!”thonė kasnecėt e LDK-sė!

 

*  *  *

Cilat ishin cilėsitė e komunikimit tė Rugovės me shqiptarėt dhe tė huajt!

    

     Shkruan: Sheradin BERISHA / 23. 05. 2008

 

Cila ishte aftėsia e panjohur e Ibrahim Rugovės nė

komunikim mė tė huajt ?!

 

     Kryetari “historik” i Kosovės Ibrahim Rugova do tė mbahet nė mend si politikan, qė ka folur relativisht pak, shumė pak nė karrierėn e tij politike. Po t“i radhisim, (pa i ripėrsėritur) tė thėnat e tij nė  intervista, kumtesa, deklarata…apo edhe nė konferencat e tė premteve me gazetarė, ato do tė mund tė pėrmblidheshin jo nė mė shumė se tri  faqe gazete.

 

     Ibrahim Rugova edhe nė takimet me pėrfaqėsues dhe zyrtarė tė huaj, ishte fjalė pakė, i paqartė e si i tillė reprodukues i fjalėve tė njejta. Kėtė sens politikė tė z.Rugova, mė sė miri e sipėrfaqėson Shkėlzen Maliqi, njė mik i hershėm i tij, gjatė njė turneje politike nėpėr disa shtete perėndimore.

 

·       Foto: - Shkėlzen Maliqi

 

     Sh.Maliqi pėr herė tė parė (gjatė kėtij itinerari politik) ka zbuluar disa aftėsi tė panjohura tė Ibrahim Rugovės. Gjatė takimeve thotė Maliqi: ” Ajo qė mė ka befasuar mė sė shumti nė profilin e politikanit qė pėrfaqėsonte Rugova, tė cilin e njihja mirė, ishte njė aftėsi e tij deri atėherė e panjohur pėr mua e pėrsėritjes deri nė pėrpikėri tė „tregimit“ tė njėjtė politik. Nė ēdo takim qė mbajtėm, e ne i kishim rreth 60 (takime) ato ditė, ai i fliste gjėrat e njėjta, me tė dhėna, konstatime e kėrkesa tė njėjta, madje krijohej bindja se edhe akcentet gjenerale dhe intonimet brenda fjalive i kishte tė njėjta. Dhe e gjithė kjo pėrsėritje, qė mua mė duket pak e bezdisshme, kishte diēka prej pėrsėritjes automatike tė gramafonit nė tė cilin sillet vazhdimisht e njėjta pllakė, ku mekanizmi kujdeset qė pllaka, sapo tė pėrfundojė njė takim, tė rikurdisej nga filllimi pėr takimin tjetėr. Ndodhte shpesh qė Rugova as qė i dėgjonte me vėmendje pyetjet, por ia niste aty ku ishte i kurdisur...”, konstaton Maliqi. (Pėr mė tepėr lexo te revista „Zėri shqiptar“ nr. 5-6 Viti 53, 22 qershor 1997, faqe 5).

 

     Dhe, gjatė krejt karierės politike, pak gjėra kanė ndryshuar nė atė pllakėn monotone tė Ibrahim Rugovės. Nė tė vėrtet, kohė pas kohe nė diskursin e tij janė bėrė ca ndryshime dhe stėrhollime tė vogla, ku nė disa raste janė futur edhe nocione tė reja. Dhe kjo mbetje nė formulimet nė dukje tė ngurtėsuara, e kombinuar me strategjinė e pritjes dhe tė mosveprimit, ka qenė gjithnjė njė moment iritues jo vetėm  pėr kundėrshtarėt dhe rivalėt e tij politik, por shpeshherė edhe pėr vetė bashkėpunėtorėt e tij tė ngushtė. Ata, nuk e kishin tė qartė se cila ishte porosia e kėsaj pėrsėritjeje, e kėtij emitimi tė vazhdueshėm monoton, sikurse ajo pllaka e gramafonit. S“ka dyshim se ky  “ritual magjik” i Rugovės pasqyronte plotėsisht pafuqinė dhe kotėsinė e strategjisė politike qė proklamonte nė opinion.

 

·       Karikaturė e Sakra-s: Shumėsia e opsioneve tė Ibrahim Rugovės!

 

“Edhe kur Rugova heshtte, heshtja e tij fliste...!”

- thonė kasnecėt e LDK-sė!

 

     Artikulimi i porosive (qėndrimeve politike) tė z.Rugova, shpesh herė me fjalė gjysmake, e tė palidhura mirė, janė pėrpunuar dhe konkretizuar nga bashkėpunėtorėt e tij  tė afėrt, dhe kėto qėndrime pastaj janė interpretuar  nė format mė tė pranueshme tek anėtarėsia e gjerė e LDK-sė. Nė tė vėrtet, zėdhėnėsit / kasnecėt  e LDK-sė i kanė interpretuar nė bazė, ato qėndrime politike qė z.Rugova i ka ripėrsėritur shumė herė, duke ia pėrshtatur vullnetit tė  tyre (bazės). Sakaq, nė shumė tubime me anėtarėt dhe simpatizantėt e LDK-sė, zėdhėnėsit e Rugovės, konkludonin duke thėnė, se „ka disa gjėra qė kryetari s“mund t“i thotė dot publikisht dhe ato qė s“mund t“i thoshte hapur i thotė me heshtje“ (!!!) Pra, sipas kėsaj logjike “edhe kur Rugova heshtte, heshtja e tij fliste“ (!!!! Ky sllogan magjeps e stereotip, nga  anėtarėsia e LDK-sė…do tė pėrceptohet si vlerė e veēantė e  kryetarit Rugova.

 

     Edhe pėrfaqėsuesit e LDK-sė nė shtetet perėndimore, heshtjen e kryetarit tė tyre e interpretojnė si cilėsi tė rrallė qė rrallė kush prej politikanėve dhe diplomatėve mund ta ketė nė botė. Kėtė cilėsi tė Rugovės, zhurmaxhinjtė e LDK-sė  e arsyetonin me tė folurit e tij tė butė, tė qetė, tė ngadalshėm, me zė tė ulėt, pa nervoz etj etj. Nė kėtė kuptim, pėrquesit e mesazhit politikė tė Rugovės, pėr tė sforcuar bindjen e anėtarėsisė sė LDK-sė, se kryetari ėshtė melaqja e zotit, shpesh herė do tė pėrsėrisnin edhe sollganin, se: “Presidenti Ibrahim Rugova edhe kur ėshtė kritikuar apo  akuzuar nga kundėrshtarėt e tij pa tė drejtė, ai asnjėherė nuk i ėshtė pėrgjigjur kritikave dhe akuzave, por veē ka shikuar punėn e vetė.“ (!!!)

 

     Ky sllogan, thėnė realisht sikur i ka parapėlqyer anėtarėsisė sė gjerė tė LDK-sė..., tė cilėt pėr njė decenie rresht jetuan edhe me iluzionin e mbjellur pikėrisht nga z. Rugova, se “lirinė dhe pavarėsinė do ta fitojmė me durim, duke ndenjur urtė, pa e provokuar situatėn, qė tė mos dalė nga kontrolli,..,, apo, se nė “Evropė do tė hyjmė me laps nė dorė” etj, ndėrsa dihej mirėfilli se, po tė mos ishte sakrifica sublime e luftėtarėve tė UĒK-sė dhe gjaku i mijėra dėshmorėve qė ranė nė altarin e lirisė, me politikėn e „durimit e tė mosveprimit“ tė kryetarit „historik“ Ibrahim Rugova, Serbinė me tėrė aparatin pushtues shetėror tė saj do ta kishim edhe sot e kėsaj dite kėmbė kryq  nė Kosovė.

 

     Nėse tė folurit  e kryetarit Ibrahim Rugova, si cilėsi, do tė shpėrfaqte profilin e tij prej demokrati, sikur heshtja e tij tė  ishte tregues i demokracisė, atėherė kongresmenėt dhe senatorėt amerikanė, parlamentarėt anglezė,  francezė, gjermanė, qė kanė traditė tė gjatė demokratike, nuk do tė ishin aspak demokratė, sepse shpeshherė ata dinė tė flasin me zė tė lartė, tė kritikojnė oponentėt politikė me ashpėrsi, madje, madje tė tillėt ndonjėherė dinė edhe ta grushtojnė tavolinėn !!!

 

     Prandaj tė folurit dhe heshtja e Ibrahim Rugovės si „cilėsi“, s“ka lidhje me demokracinė dhe si tė tilla ato s“mund tė jenė pėrcaktues qė do ta bėnin  atė  demokratė.

 

     Kėto formula duket se janė pėrdorur mė shumė, si pėrpjekje pėr t“i diciplinuar shqiptarėt, dhe pėr tė krijuar kėshtu njė „kulturė tė ashtuquajtur demokratike“ qė do t“ia zgjaste jetėn „sundimit“ absurd - kėsaj klase tė papėrgjegjshme politike, edhe pėrkundėr dhunės, burgosjeve, vrasjeve etj., tė shqiptarėve qė organizoheshin nė forma tė ndryshme aktive deri nė luftė tė armatosur, pėr tu ēliruar nga regjimi  pushtues i Sllobodan Millosheviqit.

 

( Vijon )

……………………..

Kėtu mund t“i lexoni vazhdimet : 1  - 2  - 3  - 4  - 5  - 6  - 7  -  8  -  9 - 10