Analiza politike - historike

 

Realpolitika e Ibrahim Rugovės

( 12 )

 

Pėrmbajtja:

 

-        “Dora e fortė” e Ibrahim Rugovės!

-        Kush ishte ndėmjetėsues i marrėveshjes Millosheviq-Rugova pėr arsim?

-        Pėr ēka janė marrė vesh Millosheviqi me Rugovėn?!

-        Pse aq lehtė Ibrahim Rugova e shkeli vullnetin e popullit?

-        Nėnshkrimi i marrėveshjes hap kapitullues pėr Ibrahim Rugovėn?

-        Pėrpjekjet e Vincenzo Paglias pėr realizimin e marrėveshjes Millosheviq - Rugova!

-        Ēka pėrmbanė aneks-dokumenti ”Masa tė akorduara pėr zbatimin e marrėveshjes pėr arsim,  tė 01.09. 1996, tė nėnshkruar mė 23.03.“98”?!

 

* * *

“Dora e fortė” e Ibrahim Rugovės dhe dogovori “historik”

Millosheviq-Rugova!

 

     Shkruan: Sheradin BERISHA / 26. 05. 2008

 

“Dora e fortė” e Ibrahim Rugovės!

 

     Dihet mirėfilli se, deri nė fillim tė vitit 1998 nė “teatrin” e hapur politikė tė Kosovės sė pushtuar nga regjimi fashist i Millosheviqit, pėrveē Lidhjes Demokratike tė Kosovės, aktronin edhe disa parti simotra tė saj, si: Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovės, Partia Liberale e Kosovės, Partia Socialdemokrate e Kosovės, Partia Republikane, Partia Liberale Shqiptare, Partia Fshatare e Kosovės, pastaj Partia Parlamentare e Kosovės, Partia e Unitetit Kombėtar (si opozitė) etj.,  ekzistonin dy kuvende: Kuvendi i nomenklaturės ish-komuniste nė krye me Iljaz Ramajlin dhe Kuvendi i pakonstituuar i Republikės sė Kosovės, i dalė nga zgjedhjet e “lira dhe demokratike” tė 24 majit 1992; “vepronin” dy kėshilla koordinues tė partive politike shqiptare, Qeveria e Bujar Bukoshit nė exil etj. etj., pastaj botoheshin dhjetra gazeta ditore, revista… e kėshtu me radhė.

 

     Nga ky pasqyrim, krijohet pėrshtypja sikur nė Kosovė ka dominuar njė demokraci e mirėfillt pluraliste, ani pse Kosova dhe populli shqiptar jetonte nėn pushtimin klasik, me kėrbaēin e shkaut nė ēdo moment mbi kokė!

 

     Duke pasur parasysh kėtė gjendje, natyrshėm shtrohet pyetja:

-         kush e ka menagjuar nė kėtė periudhė “pluralizmin politikė e medial” nė Kosovėn e robėruar?!

 

     Tė gjitha argumentet e shkruara, elektronike, arkivore…, flasin qartė se zhvillimet legale politike nė Kosovė, pothuajse nė mėnyrė absolute ishin nėn kontroll tė “presidentit” tė Republikės sė Kosovės Ibrahim Rugova dhe tė shėrbimeve sekrete serbe! Nė kėtė kontekst, pėr dominimin e “dorės sė fortė” tė Ibrahim Rugovės nė skenėn politike shqiptare, kanė ndikuar edhe qarqe tė caktuara politike jashtė Kosovės.

 

     Ibrahim Rugova duke qenė nė majėn e politikbėrjes , atėherė vetė vendoste, e vetė vuloste pėr ēdo gjė nė Kosovė, madje pa i pėrfillur as ekspoziturat e oborrit „politikė e institucionalė“, siē ishin: kryesia e LDK-sė, Kėshilli i Pėrgjithshėm i LDK-sė, Kuvendit i pakonstituuar i Kosovės, Qeveria e Bukoshit etj. ( Pėr injorancėn e tij lexo kėtu: 8 - 10 )

 

     Kėto veprime tė Ibrahim Rugovės sipėrfaqėsonin dukshėm profilin e njė politikani tė mveshur me “pushtet” tė paprekshėm (nėn pushtimin serbė!), qė zakonisht i kanė vetėm politikanėt autokrat, tė cilėt ushtrojnė pushtetin absolut apo ata autoritar, qė kėrkojnė nėnshtrim tė verbėr e pa kundėrshtim ndaj autoritetit tė tij absolut (!!!) Situatė absurde kjo apo? Vetėm nė Kosovė ka ndodhė kjo, askund tjetėr nė botė!

 

Kush ishte ndėmjetėsues i marrėveshjes

Millosheviq-Rugova pėr arsim?

 

     Pėr tė argumentuar kėtė gjė, me kėtė rast po i referohem Marrėveshjes - Dogovorit Millosheviq-Rugova pėr arsimin shqip ( pėr lirimin e objekteve tė pushtuara shkollore dhe kthimin e nxėnėsve, tė studentėve dhe tė arsimtarėve shqiptar nė shkolla e nė universitet), tė nėnshkruar mė 1 shtator 1996!

 

*Foto: Ibrahim Rugova dhe Sllobodan Millosheviqi

 

         Ndonėse Ibrahim Rugova nė konferencat e tė premteve me gazetarė e ripėrsėriste shpesh slloganin, se: “Statusi i Kosovės duhet tė zgjidhet vetėm me ndėrmjetėsimin e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, si e vetmja garancė e sigurt”, negociatat pėr arritjen e kėsaj marrėveshjeje me Millosheviqin i kishte nisur e bitisur nėn monitorimin e misionarit tė  Shoqatės kishtare italiane ”Shėn Exhidio” Monsignor Vicenzo Paglia, i njohur ky prej kohėsh si mik i Millosheviqit…!

 

 *Foto: Ndėrmjetėsuesi i marrėveshjes Monsignor Vicenzo Paglia

 

     Pra, “i plotėfuqishmi” Ibrahim Rugova (edhe pse nuk ishte konsultuar me faktorėt tjerė politik shqiptarė) pa ndėrmjetėsimin e faktorit relevant politikė ndėrkombėtar, pranon tė nėnshkruaj marrėveshjen, me ndėrmjetėsimin e njė kishtari qė pėrfaqėsonte njė shoqatė humanitare, e cila si e tillė ( pėrveē autoritetit moral) nuk kishte kurrfarė mekanizmi ndikues nė realizimin e kėsaj marrėveshjeje tė nėnshkruar.

 

         Edhe pse kjo marrėveshje nė esencė antihistorike u nėnshkrua nga Ibrahim Rugova, ajo, kurrė nuk u implementua nė praktik. Nuk u implementua kjo marrėveshje pėr faktin,  sepse krimineli Millosheviq nuk e kishte bėrė kėtėgjė, pėr tė mirėn e shqiptarėve. Jo! Kėtė marrėveshje, kryebarabari serb, e bėri me Rugovėn, vetėm sa pėr t“i treguar bashkėsisė ndėrkombėtare se Serbia me shqiptarėt po bėnė dialog, dhe se problemet e tyre po zgjidhen hap pas hapi. Dhe, kjo marrėveshje i tregoi rezultatet e veta nė njė planė tjetėr, e shpėtoi Serbinė nga sanksionet e reja dhe iu zbut muri i jashtėm i sanksioneve qė ishte vėnė mė herėt nga SHBA-tė (!!!) dhe zatėn ky ishte synimi kryesor i varrmihėsit tė shqiptarėve - Sllobodan Millosheviq!

 

Pėr ēka janė marrė vesh Millosheviqi me Rugovėn?!

 

Nė marrėveshjen (dogovorin) Millosheviq-Rugova tė datės 1 shtator 1996 shkruan:

 

 

M  A  R  R  Ė  V  E  S  H  J  E


  Tash disa vjet mbarė sistemi edukativo-arsimor nė Kosovė prej atij fillor e deri nė atė universitar nuk funksionon normalisht. Nė bazė tė marrėveshjes sė pėrbashkėt, tė nėnshkruarit mė poshtė, Kryetari i Republikės sė Serbisė Slobodan Milosheviq dhe dr. Ibrahim Rugova arritėn marrėveshjen pėr tė filluar normalizimin e sistemit edukativo-arsimor pėr nxėnėsit, pėr studentėt dhe pėr tė rinjtė e Kosovės.

 

Kjo Marrėveshje parasheh kthimin e nxėnėsve, tė studentėve dhe tė arsimtarėve nė shkolla e nė universitet. Pėr arsye tė rėndėsisė shoqėrore dhe humanitare, kjo marrveshje ėshtė jashtė ēdo debati politik. Kujdesi pėr ardhmėrinė e nxėnėsve dhe tė studentėve qė ndiejnė nėnshkruesit, i udhėhoqi ata pėr tė nėnshkruar kėtė Marrėveshje.

 

Ata po ashtu i falėnderojnė miqtė e pėrbashkėt nga Komuniteti Shėn Exhidio pėr ndihmėn dhe pėr pėrkrahjen qė dhanė pėr realizimin e kėtyre negociatave.


Nėnshkruesit janė tė bindur pėr gatishmėrinė e tė gjithėve qė janė tė obliguar ta zbatojnė Marrėveshjen pėr normalizimin e sistemit edukativo-arsimor. Pėr realizimin e kėsaj marrveshje do tė formohet grupi i pėrbashkėt (3+3).


Duke iu qasur me seriozitet ngritjes sė tyre arsimore dhe kulturore, tė rinjtė bėhen qytetarė pėrgjegjės, kėshtu fiton qytetėrimi, e jo njėra palė mbi tjetrėn.


Prishtinė, mė 01. 09. 1996                  Beograd, mė 01. 09. 1996

      (Nėnshkrimi)                                      (Nėnshkrimi)           

   Dr.Ibrahim Rugova                    Kryetari i Republikės sė Serbisė    

                                                              Sllobodan Milosheviq

 

Lexo kėtė dokument nė origjinal:

Marrėveshja (Dogovori) Millosheviq-Rugova, pėr arsim!

 

***

 

Marėveshja Millosheviq-Rugova nė anglisht:

 

01/09/1996
STATEMENT

     Since some years now, the educational system of Kosovo - from elementary schooling to university - does not work in a normal way. 

By mutual consent the undersigned, Mr. Slobodan Milosevic, President of the Republic of Serbia and Dr. Ibrahim Rugova have decided to proceed to the normalisation of the educational system of Kosovo for Albanian youth (at all levels).

    On this line the agreement reached foresees the retum of the Albanian students and teachers back to schools (and Faculties).

The present agreement, because of its social and humanitarian value, takes its place bey'ond political debate. Thc concern for the future of the Albanian youth of Kosovo, a concern that both undersigned feel very strongly, has lead them to reach such an agreement. 

     Both undersigned thank their joint friends of the Community of S. Egidio for the generous commitment and the valid help and support they have given to dialogue. 

     Both undersigned are furthermore certain about the commitment of all those who are in charge in the implementation of the agreement for the normalisation of the educa- tional system. There wil1 be a mixed group (3+3) established for the realisation of this agreement. 

     When young people do commit themselves with serenity to their cu1tural formation so to become responsible citizens, we face a victory of civilisation itself, not the victory of one side on the other. 

Prishtina, September 1, 1996 
Dr. Ibrahim Rugova 

Belgrade, September 1, 1996
Mr. Slobodan Milosevic
President of the Republic of Serbia

 

Lexo kėtė dokument: KETU

    

     Siē vihet nė dukje, “humanistėt” Millosheviq - Rugova nė kėtė marrėveshje, shprehin nė mėnyrė tė veēantė kujdesin pėr ardhmėrinė e nxėnėsve dhe tė studentėve, dhe theksojnė se: ”Pėr arsye tė rėndėsisė shoqėrore dhe humanitare, kjo marrveshje ėshtė jashtė ēdo debati politik.”  ndėrkaq dihet mirėfilli se, shkollat shqipe u mbyllėn dhe nxėnėsit e studentėt shqiptarė u flakėn nė rrugė, pikėrisht me dhunė e diktat politik nga Krimineli  Millosheviq.

 

     Kjo marrėveshje e binomit Millosheviq - Rugova, sikur ta kujton deklaratėn e ministrit tė Jashtėm tė Serbisė, Vlladan Gjorgjeviq, menjėherė pas Luftės sė Parė Botėrore, dhėnė vėzhguesve ndėrkombėtarė nė Kosovė, pėrkitazi me ekspeditat e dhunshme serbe mbi popullatėn shqiptare nė  Drenicė. Shovenisti Gjorgjeviq me kėtė rast thotė, se: “Serbia e bėn pacifizimin e kėtij regjioni, sepse shqiptarėt janė popull i egėr, me bisht dhe ky pacifizim bėhet pėr qėllime humanitare dhe civilizuese”. (!!!)

 

Pse aq lehtė Ibrahim Rugova e shkeli vullnetin e popullit?

 

     Pas nėnshkrimit tė kėsaj marrėveshjeje, mediat e shkruara qė ishin nėn kontroll tė LDK-sė kėtė akt e cilėsuan „historik“, ndėrsa „vizionarit“ Ibrahim Rugova i arrinin telegrame urimi nga partitė simotra, degėt dhe degėzat e LDK-sė nė Kosovė dhe gjithandej ku shtriheshin nėpėr botė.

 

     Pėr kėtė marrėveshjen tė turpit “Millosheviq - Rugova",  pati edhe reagime kunėrshtuese, largpamėse e dinjitoze.

 

     Nė njė prononcim pėr “Zėrin e Amerikės“ mė 2 shtator 1996 (vetėm njė ditė pas nėnshkrimit tė marrėveshjes) Akademik Rexhep Qosja lidhur me marėveshjen Millosheviq-Rugova, deklaron( citoi):

„Gjatė tėrė ditės mė 2 shtator 1996, nė TV tė Beogradit ėshtė dhėnė nė tėrėsi (fotografuar me kamera) teksti i marrėveshjes, si thuhet nė tė, pėr normalizimin e sistemit tė arsimit pėr fėmijėt dhe rininė shqiptare dhe janė treguar emrat e nėnshkruesve tė saj. E kanė botuar nė tėrėsi atė tekst edhe shumica e gazetave nė gjuhėn shqipe. Pse? Sigurisht pėr t“u treguar shikuesve dhe lexuesve se nėnshkrues tė tij janė: Sllobodan Milosheviēi dhe njė qytetar i Kosovės, i nėnshkruar si person pa kurrėfarė funksioni politik. Jo rastėsisht gazetat tona tė pėrditshme edhe nuk e kanė botuar kėtė tekst, por e kanė komentuar kryesisht sipas qefit dhe si ta botojnė atė tekstin e pajtimit me kapitullimin. Shqiptarėt qė e kanė kokėn pėr tė menduar lirisht domosdo shtrojnė pyetjen: Pse me njė nėnshkrim u hoq dorė prej qėllimit tė shpallur. Pse aq lehtė u shkel vullneti i popullit?”- pėrfundon citati.

 

Nėnshkrimi i marrėveshjes hap kapitullues

pėr Ibrahim Rugovėn?

 

     Pėr marrėveshjen “Millosheviē-Rugova”, prononcohet edhe Adem Demaēi nė tė pėrjavshmen ”Zėri”. Demaēi me kėtė rast thotė (citoi):

     “Kėshtu si u bė dhe si doli, kjo nuk ėshtė kurrėfarė marrėveshje, por ėshtė vetėm njė leje e Milosheviēit qė shqiptarėt mund tė kthehen nė godinat e veta shkollore, varėsisht nga tempoja e rrėshqitjes sė tyre drejt autonomisė kulturore. Kėshtu si u bė dhe si doli, ky nuk ishte njė dokument pėr normalizimin e arsimit nė gjuhėn shqipe, por ky ėshtė njė dokument politik me tė cilin Dr.Rugova nė mėnyrėn mė tė mirė bėri hapin e vet fatal kapitullues pėrpara regjimit hegjemonist dhe policor tė Beogradit. Tė merremi vesh, s“ka njeri qė s“e di se as Rugova, as Millosheviēi kur e nėnshkruan dokumentin nuk ishin udhėheqės tė arsimit, por ishin udhėheqėsit mė tė lartė tė dy kombeve qė janė nė ngatėrresa serioze dhe dramatike tash e njė shekull.

     -Dhe ē“ndodhi?

     -Ndėrsa Milosheviēi dokumentin nė fjalė e nėnshkroi nė cilėsinė e Kryetarit tė Republikės sė Serbisė, Rugova dokumentin e nėnshkroi nė cilėsinė e njė qytetari me doktoratė (...) Ai qė nuk linte konferencė pėr shtyp dhe emision televiziv pa theksuar deri nė gėrdi se si ”Kosova e ka presidentin e vet”, se si ”vetėm ai ka tė drejtė dhe ėshtė i autorizuar qė tė pėrfaqėsojė shqiptarėt nė bisedimet  me tė tjerėt”, se si ”vetėm ai ka mandatin e popullit pėr tė zhvilluar negociata me tė tjerėt”, pikėrisht ky njeri, i cili me aq arrogancė sa e sa herė na pėrbuzi tė gjithėve, pikėrisht ky njeri, ku nuk ishte as koha as vendi, kur as nuk priste as nuk dėshironte askush nga shqiptarėt ky njeri me dorėn e vet, me nėnshkrimin e vet, hoqi dorė nga mandati i popullit, mohoi se ėshtė president dhe rrjedhimisht mohoi se Kosova ėshtė Republikė, mohoi zgjedhjet e 1992-tės, hodhi poshtė vendimin e popullit tė shtatorit 1991 pėr pavarėsi, dhe pėrsėri po ia mban nderi qė disfatėn e tij politike ta shesė si sukses.”- pėrfundon Adem Demaēi.

 

Pėrpjekjet e Vincenzo Paglias pėr realizimin e marrėveshjes Millosheviq – Rugova!

 

     Nė marrėveshjen Millosheviq-Rugova tė datės 1 shtator 1996, thuhet, se (citoi): “Pėr realizimin e kėsaj marrveshje do tė formohet grupi i pėrbashkėt (3+3).” Dhe grupi i pėrbashkėt 3+3 ėshtė formuar nga palėt respektive Millosheviq-Rugova, me tė cilėt ka vazhduar punėn “garantuesi” i marrėveshjes Monsignor Vicenzo Paglia.

 

     Me kėtė rast (pa u futur nė angazhimet intensive tė kėtij grupi implementues, nė periudhėn shtator 1996 - shkurt 1998), vė nė pah finalizimin e njė dokumenti tė grupit 3+3, i quajtur si “aneks” pėr realizimin e marrėveshjes sė 1 shtatorit 1996 Millosheviq-Rugova, i cili asnjėherė nuk u implementua nė praktik, sepse kjo ėshtė parė qartė, ishte njė lojė e Millosheviqit dhe e miqėve tė tij italian…!

 

Kur u nėnshkrua ky aneks?

 

     Mė 23 mars 1998, grupi 3 + 3 me ndėmjetėsimin e Vincenzo Paglias, nė Prishtinė nėnshkruan aneksin pėr realizimin e marrėveshjes pėr arsim, tė arritur mė 1 shtator 1996 nė mes Millosheviqit dhe Rugovės.

     Vini re!

     Ky aneks u nėnshkrua mė 23 mars 1998, vetėm njė ditė pas mbajtjes sė “zgjedhjeve tė lira e demokratike” nė Republikėn Kosovės (zgjedhjet u mbajtėn mė 22 mars 1998) tė organizuara nga “presidenti” i Republikės Ibrahim Rugova.

 

     Pra, derisa tė dielėn mė 22 mars 1998 u mbajtėn zgjedhjet e Republikės sė Kosovės, ku “presidenti“ Ibrahim Rugova fitoi 99.88 % tė votave, tė elektoratit shqiptarė (!!!) tė nesėrmen, dmth tė hėnėn mė 23 mars, grupi punues prej 3 vetash, i emruar prej tij, nė Prishtinė nėnshkruan aneksin me Republikėn e Serbisė (me njė shtet tjetėr) pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė arsimit shqip nė shtetin e Republikės e Kosovės. (!!!)

Ēfarė absurdi antihistorik e antikombėtar njėkohėsisht!!

 

Ēka pėrmbanė aneks-dokumenti ”Masa tė akorduara pėr

zbatimin e marrėveshjes pėr arsim,  tė 01.09. 1996,

nėnshkruar mė 23.03.“98”?!

 

     Mė 23 mars 1998 “Grupi 3 plus 3 dhe ndėrmjetėsuesi nga Shėn Egjidio nėnshkruan aneksin pėr realizimin e marrėveshjes pėr arsim” - kėshtu shkruante informatori ditor i QIK-ut, edicioni i dytė  i orės 16:00, nr.206 - B datė 23 mars 1998

 

     Nė kėtė informacion tė QIK-ut thuhet( citoi):

     “Sot nė Bibliotekėn Popullore dhe Universitare tė Kosovės, Grupi 3 + 3 me ndėrmjetėsimin e palės sė tretė, pėrfaqėsuesit tė bashkėsisė katolike "Shėn Exhidio" nga Vatikani, Vinēenc Palia nėnshkroi njė aneks pėr realizimin e marrėveshjes pėr arsim tė nėnshkruar nga presidentėt Rugova e Millosheviq. Para gazetarėve kėtė dokument e nėnshkruan, nė emėr tė grupit tė Kosovės: prof. dr. Fehmi Agani, mr. Abdyl Rama dhe mr. Rexhep Osmani, nė emėr tė grupit tė Serbisė: Ratomir Vico, Goran Perēeviq e Dobrosav Bijeletiq dhe nė emėr tė ndėrmjetėsuesit nėnshkroi Vinēenc Palia. Pas nėnshkrimit tė aneksit, Vinēenc Palia mbajti njė konferencė pėr gazetarė. Ky i njoftoi nė italisht gazetarėt me pėrmbajtjen e aneksit, ndėrsa zėdhėnėsi i Shėn Egjidios Mario Marazziti e lexoi dokumentin nė gjuhėn angleze.”- pėrfundon citati.

 

* Fotodokument: Akti i nėnshkrimit tė aneksit pėr arsim, mė 23 mars 1998 nė ambientet e Bibliotekės kombėtare nė Prishtinė.

*Lexo kėtu: Kush ėshtė Vicenzo Paglia

 *Foto: Zėdhėnėsi i Shėn Egjidios Mario Marazziti

 

     Nė dokumentin me titull: “Masa tė akorduara pėr zbatimin e marrėveshjes pėr arsim tė 1 shtatorit 1996”, prej nėntė pikash, janė pėrcaktuar edhe afatet pėr implementimin e kėtij aneks - dokumenti.

 

      Nė kėtė dokument thuhet:

 

1. Masat e mėposhtme miratohen pėrkohėsisht pėr zbatimin e marrėveshjes pėr arsim tė nėnshkruar nga Presidenti Sllobodan Millosheviq dhe Dr. Ibrahim Rugova mė 1 shtator 1996.

     2. Instituti Albanologjik i Prishtinės do tė rihapet pėr shfrytėzuesit e mėparmė mė 31 mars 1998.

     3. Brenda datės 31 mars 1998, Komuniteti Shėn Egjidio, duke marrė parasysh propozimet e paraqitura nga tė dyja palėt nė Komisionin "3+3", do tė zgjedhė tri fakultetet e para tė Universitetit tė Prishtinės nė tė cilat studentėt dhe profesorėt shqiptarė do tė rikthen deri mė 30 prill 1998. Parimisht, kushtet pėr rikthim do tė jenė si vijon: studentėt tė cilėt tani studiojnė normalisht nė objekte dhe studentėt shqiptarė do t’i shfrytėzojnė nė mėnyrė alternative hapėsirėn dhe objektet/mjediset universitare, sipas sistemit tė dy turneve qė do tė kėmbehen ēdo semestėr. Nė semestrin e parė tė zbatimit tė kėtyre masave, studentėt tė cilėt tani studiojnė normalisht nė objekte do t’i shfrytėzojnė mjediset paradite (deri nė ora 14:00) ndėrsa shqiptarėt pasdite. Nė semestrin e dytė, turnet do tė kėmbehen, studentėt shqiptarė do tė jenė paradite ndėrsa studentėt tė cilėt tani ndjekin mėsimet nė objekte pasdite, dhe kėshtu me radhė nė semestrat vijues. Pėrveē pėrdorimit tė dhomave tė mėsimit pėr ligjėrata, studentėt dhe profesorėt shqiptarė do t’i kenė nė dispozicion mjedise/objekte pėrkatėse nė secilin Fakultet pėr funksione administrative dhe trupin e mėsimdhėnėsve (nėse kjo nuk ėshtė e mundshme, do tė gjinden zgjidhje tė tjera).

     4. Brenda datės 30 prill 1998, Komuniteti Shėn Egjidio, duke marrė parasysh propozimet e paraqitura nga tė dyja palėt nė Komisionin "3+3", do tė zgjedhė tri fakultete tė tjera tė Universitetit tė Prishtinės nė tė cilat studentėt dhe profesorėt shqiptarė do tė rikthehen deri mė 31 maj. Kushtet pėr kėtė rikthim do tė jenė tė njėjta si ato pėr fakultetet nė pikėn pararendėse.

     5. Studentėt dhe profesorėt e tjerė shqiptarė tė shtatė fakulteteve tė tjera do tė mund tė kthehen nė mjediset/objektet e Universitetit tė Prishtinės deri mė 30 qershor 1998, simbas kushteve tė njėjta pėr fakultetet pararendėse, qė shtrohen nė pikėn 3 dhe 4. Brenda datės 30 shtator 1998, studentėt dhe profesorėt shqiptarė do tė mund tė pėrdorin nė mėnyrė adekuate mjediset universitare (mensat, bibliotekat, konviktet, etj.). Komuniteti i Shėn Egjidios do tė ofrojė zgjidhje, pasi tė ketė dėgjuar propozimet e tė dyja palėve, pėr problemet qė mund tė dalin eventualisht. Sidoqoftė, viti akademik duhet patjetėr tė fillojė normalisht mė 1 tetor 1998.

     6. Brenda datės 30 qershor 1998, studentėt dhe profesorėt shqiptarė do tė mund tė pėrdorin mjediset e shtatė shkollave tė larta pedagogjike, ekonomike dhe teknike, nė Prishtinė dhe nė qytetet e tjera tė Kosovės. Pėrdorimi i tyre do tė bėhet simbas kushteve pėr ripėrdorim tė objekteve/mjediseve universitare, sikur nė pikėn 3, po qe se kėto shkolla pėrdoren.

     7. Komisioni "3+3", i ndihmuar nga Komuniteti Shėn Egjidio, nėnvizon domosdonė e sigurimit tė fondeve pėr ndėrtim tė shpejtė tė objekteve / mjediseve tė reja, me qėllim tė shtimit tė hapėsirės pėr mėsimdhėnie, pėr kėrkime dhe pėr administratė, qė do tė jenė nė dispozicion tė tė gjithėve. Ndėrtesa tė reja universitare, qė do tė mund tė ndėrtoheshin shpejt, do tė mund tė strehojnė, nė kushte tė barabarta, …(…)…

 

 

Lexoni kėtė dokument nė anglisht:

 

TEXT OF AGREED MEASURES 
FOR THE IMPLEMENTATION 
OF THE AGREEMENT ON EDUCATION

 

     1. The following measures have been temporarily adopted to enable the implementation of the Agreement on Education signed on September 1 by President Slobodan Milosevic and Dr. Ibrahim Rugova. 

     2. The Institute for Albanology in Pristina will be open for its previous users on March 31. 

     3. By March 31, the St. Egidio Community will, in view of the proposals submitted by the two sides in the 3+3 Committee, determine the first three faculties of the Pristina University where the Albanian students and professors will be reintegrated by April 30, 1998.  In principle, the following is a condition for reintegration: students currently normally conducting their studies at the University and the Albanian students will use the University facilities and equipment alternately, through a system of double shifts which will change every semester. During the first semester of the application of these measures, students currently normally studying in the University facilities will use them in the morning (until 2 p.m.), and the Albanian students in the afternoon; in the second semester, the shifts will change and the Albanian students will be in the morning and the students now studying in the University facilities in the afternoon, and this order will change in the following semesters.  Apart from using facilities for holding classes, Albanian students and professors will also have at their disposal the corresponding space at each faculty for administrative functions and the teaching staff (if this is not possible, another solution will be found). 

     4. By April 30, 1998, the St. Egidio Community will, taking into consideration proposals submitted by the two sides in the 3+3 Committee, determine the next three faculties of the Pristina University where the Albanian students and professors will be reintegrated by May 31, 1998. The conditions for this will be the same as for the faculties in point 3. 

     5. Albanian students and professors of the remaining seven faculties will be able to re-enter the facilities of the Pristina University by June 30, 1998 according to the same conditions as the faculties in points 3 and 4. By September 30, 1998, Albanian students and professors will be able to use University facilities (cafeterias, libraries, student dormitories, etc.) in the corresponding way. The St. Egidio Community will, after hearing the proposals of both sides, reach a solution for possible problems which could occur. In any case, the school year must start normally on October 1, 1998. 

     6. By June 30, 1998, Albanian students and professors will be able to use the facilities of seven schools of higher learning in Pristina and other cities in Kosovo which are specialized for teaching, economic and technical subjects. Their use will be regulated in keeping with the conditions for the renewed use of University facilities, as in point 3, if these schools are to be used. 

     7. The 3+3 Committee, with the support of St. Egidio, underlines the need for securing funds for the faster construction of new facilities in order to make more space for holding classes, research and administration, and which will be at the disposal of all. New University buildings, which can be built speedily, will be able to accommodate, under equal conditions, all structures of the University. This will be the subject of a special program, which will contain deadlines and the financing of its realization in keeping with real needs and material capabilities. 

     8. Similarly, by March 31, 1998, Albanian pupils of elementary and high schools will be able to return to elementary and high schools which are currently not is use, in keeping with a list to be prepared by the 3+3 Committee.  St. Egidio will find a solution for possible problems which could emerge. Albanian pupils of elementary and high schools will return to those elementary and high school building which are partially in use by April 30, 1998. Their use will be regulated in keeping with the conditions for the renewed use of University facilities mentioned in point 3, or in another mutually acceptable way. 

     9. The 3+3 Committee, assisted by St. Egidio, will meet by March 30 at the latest to guarantee the implementation of the transitional normalization measures. The 3+3 Committee will immediately set up working groups for each faculty. The 3+3 Committee will examine the remaining problems which are concerned with the normalization of the education system (funding, administration, languages, programs, diplomas, status questions of employees). 

 

In Pristina, March 23, 1998

 

Fehmi Agani
Abdulj Rama
Redzep Osmani

Ratomir Vico
Goran Percevic
Dobrosav Bjeletic


In the presence of the members of the St. Egidio Community 

Monsignor Vicenzo Paglia 
Prof. Roberto Morozzo della Rocca 
Dr. Mario Giro 

 

Lexo kėtė dokument - Kėtu

 

     „Dialogu“ serbo-shqiptar sipas marrėveshjes Millosheviq-Rugova nuk pėrfundon kėtu, ai vazhdon edhe mėtutje me takimet tjera madje tė mbajtura edhe larg syrit tė opinionit !!!

 

(  Vijon )

…………………….

Kėtu mund t“i lexoni vazhdimet : 1  - 2  - 3  - 4  - 5  - 6  - 7  -  8  -  9 - 10 - 11