Analiza politike - historike

 

Realpolitika e Ibrahim Rugovės

( 15 )

 

Pėrmbajtja:

 

-        Strukturat drejtuese tė LDK-sė nė periudhėn maj 1991 - shkurt 1998;

-        Kuvendi i tretė i  LDK-sė, Kuvendi i turpit!

-        Fillimi i kuvendit: Sharmi i protokollit;

-        Shprehja kyēe e Kuvendit tė Tretė ishte: "LD e IR"- Lidhja Demokratike e Ibrahim Rugovės!

-        Agani  e propozoi Rugovėn pėr kryetar partie, ndėra Rugova pėrmes listės i eliminoi ish-tė burgosurit politikė nga LDK-ja!

-        Kuvend i aklamacioneve ku decibelėt e aplauzit ishin vendimtarė!

-        Hydajet Hyseni: ”Asnjėri nuk ka mundur tė bashkėpunojė me Rugovėn pėr asnjė ēėshtje tė rėndėsishme!”

-        Fitoi Ibrahim Rugova, tash e tutje ai mund tė thotė me gjithė gojėn se LDK-ja ėshtė parti e tij!

-        A ka fituar apo humbur Kosova nė Kuvendin e Tretė tė LDK-sė?

-        Kosova me Kuvendin e Tretė tė LDK-sė nuk fitoi asgjė tė hajrit!

* * *

·        Foto: Kryesia e Lidhjes Demokratike tė Kosovės, qė doli nga Kuvendi i tretė i kėsaj partie

 

Spastrimet nė LDK: Kuvendi i tretė e shndėrroi partinė  nė Lidhje Demokratike tė Ibrahim Rugovės!

 

     Shkruan: Sheradin BERISHA/ 07. 06. 2008

 

Strukturat drejtuese tė LDK-sė nė periudhėn

maj 1991 – shkurt 1998

 

Strukturat drejtuese tė LDK-sė qė dolėn nga Kuvendi

i parė i partisė, mė 5 maj 1991

 

     Kuvendi i parė i Lidhjes Demokratike tė Kosovės u mbajt mė 5 maj 1991, nė ambientet e Medresesė "Alaudin" nė Prishtinė. Kuvendi zgjodhi dr.Ibrahim Rugovėn, sėrish me aklamacion kryetar tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės. Kuvendi zgjodhi Kėshillin Qendror tė LDK-sė, tė pėrbėrė prej 55 anėtarėsh.

 

      Pėrbėrja e Kėshillit Qendror ishte:

     Ibrahim Rugova, Bujar Bukoshi, Anton Kolaj, Idriz Ajeti, Fehmi Agani, Ali Aliu, Mujė Rugova, Edi Shukriu, Sabri Hamiti, Rexhep Ismajli, Ibrahim Berisha, Rexhep Gjergji, Skėnder Blakaj, Binak Kastrati, Mehmet Kraja, Jusuf Buxhovi, Fadil Hysaj, Ejup Statovci, Kadri Halimi, Zenel Kelmendi, Gani Bobi, Mensur Fejza, Shaqir Shaqiri, Adil Pireva, Mujė Krasniqi, Abdyl Krasniqi, Ibush Jonuzi, Engjėll Berisha, Agim Ēavdėrbasha, Selatim Novosella, Xhemail Mustafa, Isa Haxhiu, Myrvete Dreshaj, Fatmir Sejdiu, Shyhrete Malaj, Agron Dida, Milazim Krasniqi, Ismet Salihu, Nexhat Krasniqi, Basri Ēapriqi, Skėnder Kastrati, Arif Bozaxhi, Naip Zeka, Fadil Raka, Irfan Pashoja, Ramė Buja, Fadil Kryeziu, Simė Dobreci, Idriz Berani, Abdyl Rama, Paulina Lumezi, Faik Brestovci, Milajete Shala, Edita Tahiri dhe Mehmet Hajrizi.

 
     Ndėrkaq Kėshilli Qendror nė mbledhjen e vetė tė mbajtur mė 11 Maj 1991 zgjodhi Kryesinė e LDK-sė nė kėtė pėrbėrje:
Ibrahim Rugova, kryetar, Anton Kolaj, Fehmi Agani, Bujar Bukoshi, Edita Tahiri, Zenel Kelmendi, Ali Aliu, Shaqir Shaqiri, Rexhep Gjergji, Skėnder Blakaj, Ismet Salihu, Fadil Hysaj, Skėnder Kastrati. Nėnkryetarė tė LDK-sė u zgjodhėn Fehmi Agani e Anton Kolaj, ndėrsa sekretar Bujar Bukoshi.

 
     Mė vonė Kėshilli Qendror vendosi qė Kryesia tė ketė 15 anėtarė dhe tė plotėsohen vendet e zbrazėta. Anėtarė tė rinj tė Kryesisė u zgjodhėn:
Rexhep Ismajli, Fatmir Sejdiu, Naip Zeka e Ibrahim Berisha. Ndėrkaq, ndonėse Dr.Bujar Bukoshi, sekretar i LDK-sė ishte emėruar kryeministėr i Qeverisė sė Republikės sė Kosovės, kryesia, pėr sekretar tė ri tė LDK-sė zgjodhi Skėnder Blakajn.

 

Strukturat drejtuese tė LDK-sė qė dolėn nga Kuvendi

i dytė i partisė, mė 14 korrik 1994


     Kuvendi i Dytė i Lidhjes Demokratike tė Kosovės u mbajt mė 14 korrik 1994, nė ambientet e restoranit "Show" nė Prishtinė. Kuvendi unanimisht, pėr kryetar tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės, zgjodhi sėrish dr.Ibrahim Rugovėn. Delegatėt e Kuvendit II zgjedhor tė LDK-sė zgjodhėn 55 anėtarė tė Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė LDK-sė.

 
     Nė Kėshillin e Pėrgjithshėm u zgjodhėn:

     Hydajet Hyseni, Fatmir Sejdiu, Basri Musmurati, Mujė Rugova, Skėnder Kastrati, Ali Lajēi, Idriz Ajeti, Mehmet Hajrizi, Fehmi Agani, Nexhat Daci, Selatin Novosella, Bardhyl Ēaushi, Xhavit Ahmeti, Latif Berisha, Alush Gashi, Adil Pireva, Edi Shukriu, Simė Dobreci, Edita Tahiri, Sabri Hamiti, Skėnder Blakaj, Murteza Nura, Zenel Kelmendi, Emin Kabashi, Ramė Buja, Fehmi Rexhepi, Berat Luzha, Melihate Tėrmkolli, Sabile Keēmezi - Basha, Myrvete Dreshaj, Zenun Pajaziti, Abdyl Ramaj, Blerim Reka, Anton Kolaj, Rauf Dhomi, Avni Spahiu, Naip Zeka, Enver Mehmeti, Shqipe Dumoshi, Rexhep Gjergji, Agim Ēavdėrbasha, Binak Kastrati, Mujė Krasniqi, Rexhep Osmani, Engjėll Berisha, Gani Krasniqi, Emin Krasniqi, Zenun Gjocaj, Gani Koci, Bajram Mulaku, Nurishahe Hulaj, Shukrie Rexha, Enver Topalli, Nexhat Krasniqi.

 
     Kėshilli i Pėrgjithshėm i LDK-sė nė mbledhjen e mbajtur mė 19 shtator 1994 zgjodhi Kryesinė e re tė LDK-sė:

     Ibrahim Rugova - kryetar, Fehmi Agani, Hydajet Hyseni, Fatmir Sejdiu, Avni Spahiu, Basri Musmurati, Skėnder Kastrati, Abdyl Ramaj, Latif Berisha, Ramė Buja, Zenel Kelmendi, Mehmet Hajrizi, Edita Tahiri, Adil Pireva, Rexhep Gjergji, Skėnder Blakaj, Naip Zeka. Nė kėtė mbledhje kėshilli pėr nėnkryetarė zgjodhi Fehmi Aganin e Hydajet Hysenin, kurse sekretar tė pėrgjithshėm Fatmir Sejdiun.

 

 

Kuvendi i tretė LDK-sė, Kuvendi i turpit!

 

      Mė 25 shkurt 1998, (vetėm tri ditė para se tė ndodhė Masakra nė Likoshan e Qirez tė Drenicės nga forcat policore-ushtarake serbe) nė restoranin e njohur “Dora” nė Prishtinė, u mbajt Kuvendi i tretė i LDK-sė, i cili me tė drejt u cilėsua si “Kuvendi i Turpit”. U quajt i tillė, pėr faktin sepse kryetari i partisė Ibrahim Rugova, duke aplikuar “dorėn e fortė” i qėroi hesapet me tė padėgjueshmit e tij, brenda strukturave tė LDK-sė, nga aktivet, nėndegėt, degėt… deri nė krye tė partisė. Duket qė Ibrahim Rugova me kėtė rast ka pėrdorė logjikėn e krijuar prej kohėsh, qė kontrolli mbi Lidhjen Demokratike tė Kosovės ka domethėnien e kontrollit edhe mbi popullin shqiptarė nė Kosovė (!!!) Nė kėtė kuvend me veprimet e “super-personalitetit tė fuqishėm” Ibrahim Rugova, nga LDK-ja  u eliminuan ish - tė burgosurit politikė, nė krye me Hydajet Hysenin ( i cili deri nė ditėn e kuvendit ishte nė pozitėn e nėnkryetarit tė LDK-sė ), tė cilėt, eksponentėt e oborrit tė Rugovės i cilėsonin si “Nacional-komunist”, “Nacionalistė majtistė”, “marksist-leninist” etj. Nė kėtė kuvend nga kreu i partisė u manjanua edhe njė pjesė e tė ashtuquajturit “klani autonomist” qė identifikohej me Fehmi Aganin.

 

·       Foto: “Dora e fortė” e Ibrahim Rugovės!

·       Foto: Dr.Fehmi Agani

 

     Lidhja Demokratike e Kosovės, ndonėse ishte fraksionizuar para Kuvendit tė saj tė tretė (nė periudhėn korrik 1994 – shkurt 1998) ajo hyri nė Kuvend jo pėr t“i bashkuar forcat e veta tė brendshme, por pėr tė diferencuar dhe stigmatizuar disa prej tyre, veēanėrisht ish tė burgosurit politikė. Pra, thėnė troē, prej kohėsh zhvillohej njė luftė e ashpėr diskredituese (kundėr tė burgosurve politikė) nė tė gjitha nivelet e LDK-sė, e cila fillimisht bėhej koluareve dhe nė qarqe tė mbyllura, dhe kjo “luftė e pashpallur publikisht” do tė shpėrthej sheshazi nė Kuvendin e tretė tė saj. Shpeshherė servilėt partiak tė Ibrahim Rugovės&Sabri Hamitit, hapur nė gazeta e nėpėr tubime tė ndryshme, por edhe fshehurazi, nė stilin e “gjuajtjes sė gurit e fshehjes sė dorės”, ish tė burgosurit politikė i akuzonin, se gjoja janė futur nė LDK pėr “ta marrė kalanė nga brenda”!

     A ishte ky sllogan ogurzi i vėrtet?

     Jo!

     Tė burgosurit hynė nė LDK jo pėr „ta marrė kalanė nga brenda“, sepse ajo kala konsiderohej edhe e tyre, por, ata hynė nė LDK pėr ta shėruar partinė nga atavistėt politikė tė regjimit titist, pra pėr ta ndihmuar atė. Madje, nėnkryetari i LDK-sė, Hydajet Hyseni qė ishte identifikuar si udhėheqės i tė burgosurve politikė brenda LDK-sė, vite me radhė ėshtė pėrpjekur t“i minimizojė antagonizmat e krijuar nė Kryesinė e partisė, dhe nė njė mėnyrė e ka ruajtur gjendjen e pėrēarjes e tė konfliktit si tė heshtur. Dhe, kėshtu tė burgosurit do tė qėndrojnė nė LDK deri nė Kuvendin e tretė tė saj, ndėrsa Ibrahim Rugova gjatė kėsaj periudhe, duket se kėtė shtresė tė pėrvuajturish politikė e ka pėrdorur heshturazi, pėr tė amortizuar lėvizjen e mirėfillt kombėtare ( sa tė jetė e mundur), e cila ishte formėsuar, po rritet e zhvillohet me emrin e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės.

* * *

     Pėr Kuvendin e tretė tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės ka shkruar edhe shtypi i kohės.  Ta zėmė e pėrditshmja “Koha ditore” zhvillimet e punimeve tė kuvendit i pasqyron nė shkrimin me titull: ”Kėshtu e pėrēarė Kosova shkon drejt luftės", ndėrsa e pėrjavshmja “Zėri” rrjedhėn e kėtij kuvendi e pasqyron nė artikullin me titull: “Kuvendi i LDK-sė, Kuvendi i turpit!”, tė shkruar nga publicisti ynė i njohur Mufail Limani, i cili ishte pjesmarrės nė kėtė kuvend.

 

     Mufail Limani, nė artikullin: ”Kuvendi i LDK-sė, Kuvendi i turpit!” shkruan: “Nėse rrjedha e Kuvendit shikohet prej fundit kah fillimi, del se LDK-ja tash mė nuk ėshtė lėvizje, por njėra nga partitė kosovare, ku kontrollin total e ka kryetari i saj dr. Rugova; nėse, megjithatė, shkohet me rend, del se tash kemi njė personalitet super tė fuqishėm, nėnshkrues tė fatit tonė, i cili ka hequr dorė nga shtresat mė tė rėndėsishme politike tė cilat e kanė inicuar dhe mbajtur gjallė lėvizjen gjatė nėntė vjetėve tė fundit.

 

     Tė mėrkurėn nė mėngjes ( mė 25 shkurt 1998-vėrejtja ime), para restorantit "Dora" ishin mbledhur grumbuj delegatėsh qė shihej se i kanė dhėnė zor qė tė veshen sa mė bukur; tė gjithė tė rruar e tė krehur, me qėndrimin e njerėzve tė anonimatit qė e kanė pritur "dakikun" e tyre, pėr tė qenė, bile njė herė nė jetėn e tyre, njerėz qė vendosin pėr diēka. Tjetėr qė madje edhe truprojet me kangerat e tyre tė zezė dukeshin zotėrinj mė tė rėndė. Ndėrsa diēka krejt tjetėr ishte kontrolli i truprojes me aparatin qė duhet tė zbulojė armėt e fshehura. "A keni diēka?", pyeti ai. "Po", i thamė. Shikimi thoshte "ēka?". Iu pėrgjigjėm: "njė kasetofon tė vogėl". Natyrisht se nuk ėshtė punė e tij tė kuptojė ndonjėsend. Po megjithatė hyrėm brenda me ndjenjėn se e kemi mashtruar dikė...

 

Fillimi i kuvendit: Sharmi i protokollit

 

     Fillimi ishte fantastik: pėrshėndetja e dr. Rugovės, caktimi i kryesisė sė punės dhe i atyre qė bėjnė pėrcjelljen teknike tė punimeve. Fill pastaj, nė rend ishin pėrshėndetjet e mysafirėve. Sado e ēuditshme tė duket nė shikim tė parė, po pikėrisht kėto pėrshėndetje duket se shėnuan fillimin e vėrtetė tė punimeve tė kėtij kuvendi. Dolėn dy PSDK-tė (Kaqusha Jashari e Luljeta Pula- Beqiri) dhe dy PNDSH-tė (Rexhep Abdullahu dhe Qerim Ujkani), duke shfrytėzuar rastin qė tė tregojnė se nuk heqin dorė nga emrat e tashėm tė partive tė tyre; doli edhe Bajram Kosumi nga PPK i cili mbajti njė fjalim ku shprehja mė e shpeshtė dhe ogurzezė ishte "fatkeqėsia"; pastaj foli edhe Idriz Ajeti, kryeakademiku ynė i cili kishte pengesa nė leximin e tekstit tė pėrgatitur dhe s'merrej vesh ē'donte tė thoshte; doli edhe Mark Krasniqi i PSHDK-sė i cili pėrmendi vitin kur kanė ardhur sllavėt nė Ballkan dhe tha qė kishat ortodokse kosovare, me ndonjė pėrjashtim, nuk janė serbe; ishte aty edhe Hajrullah Gorani qė shkurtimisht e qau hallin e punėtorisė sė harruar kosovare; folėn edhe dy a tre pėrfaqėsues tė partive preshevare, ndėrsa fjalim tė qartė klasik politik mbajti Hilmo Kandiq i boshnjakėve tė Kosovės; s'bėn tė nėnēmohet as fjala pėrshėndetėse e njė sekretari tė Ambasadės Shqiptare nė Beograd, e cila ishte bėrė asisoji qė tė mos mbahet mend me asgjė - a thua pse? Qe pse: pėr shkak tė telegramit drejtuar kėtij Kuvendi, Sali Berisha u shpėrblye me aplauz shumė domethėnės. Shkurt, gjatė kėsaj kohe, qė kalonte mė ngadalė se muaji i ramazanit, ndėrsa renditeshin pėrshėndetėsit tepėr tė shumtė, dukej se u tha krejt ēka pat pėr t'u thėnė rreth asaj se ēka duan shqiptarėt dhe pėr ēka duhet tė angazhohet LDK-ja dhe cilat janė meritat e tė metat e LDK- sė dhe dr. Rugovės. Kryesuesit dhe delegatėve tė kėtij kuvendi s'u mbeti tjetėr pos qė tė hynin drejtpėrdrejtė nė luftėn e paralajmėruar pėr pushtet nė parti.

 

     Shenja pėr startin e kėsaj lufte ishte dhėnė qėmoti dhe ajo javėt e fundit tė vitit tė kaluar duket se nė tė vėrtetė kishte pėrfunduar, gjatė zgjedhjeve nėpėr aktive, nėndegė e degė tė LDK-sė dhe se ky kuvend duhej tė ishte jo mė shumė se takim festiv... Se kjo luftė kishte qenė njė luftė pa rregulla, u pėrpoq ta shpjegonte Bari Musmurati, i cili pėrkujtoi rastin e Degės sė LDK-sė sė Prizrenit, ku delegatėt pėr kėtė kuvend nuk i ka zgjedhur kuvendi, porse janė emėruar nga ana e Kryesisė sė degės e qė ishte njė shkelje e statutit, ndonėse kjo shkelje ishte bėrė me pajtimin e kuvendarėve prizrenas. "Mos tė merremi me cikėrrima" ishte komenti i kryetarit Rugova. Ndėrkaq, punė e madhe, qė nuk mund tė quhej cikėrrimė, ishte ēėshtja e ndėrrimeve tė statutit qė vlente deri para kėtij kuvendi. Ndoshta nuk ėshtė e tepėrt tė thuhet se shumica e diskutantėve e pėrdornin njė shprehje tjetėr pėr statutin -  status. Nė njė mėnyrė, ky nuk ishte vetėm lapsus, apo mosnjohuri elementare e termeve, sepse statuti u pa se ėshtė ēėshtja themelore e statusit tė tė gjithė atyre qė merrnin pjesė nė kėtė kuvend. Nė fakt, me ndėrrimet e reja statutare, ndėrrohej thelbėsisht statusi i Kuvendit, statusi i Kėshillit tė pėrgjithshėm, statusi i Kryesisė sė LDK-sė dhe i vetė kryetarit tė partisė.

 

Shprehja kyēe e Kuvendit tė Tretė ishte: "LD e IR"- Lidhja

Demokratike e Ibrahim Rugovės!

 

     Kryetari, sipas variantit tė ri tė statutit tė LDK-sė, ka tė drejtė qė tė propozojė 55 anėtarė (sa edhe duhet t'i ketė organi mė i lartė partiak, Kėshilli i Pėrgjithshėm i LDK-sė) dhe, po ashtu, qė nė atė KP, nė rol tė Kryetarit, tė propozojė 15 anėtarė tė Kryesisė partiake (sa ka anėtarė Kryesia). Marrim vesh se varianti i parė nuk lejonte fare kandidim "ad hok" nga ana e delegatėve tė Kuvendit, porse si kompromis ndaj kundėrshtarėve tė kėtij ndėrrimi tė statutit u bė qė Kuvendi tė ketė tė drejtė tė kandidojė, nė fillim tė "pazarit" 18, e nė fund 20 kandidatė tjerė.

 

·       Foto: Kryetari Ibrahim Rugova

 

     Rreth ēėshtjes sė ndėrrimeve nė statutin e LDK-sė diskutuan shumė pjesėmarrės, ndėrsa nga ato diskutime doli se propozues ishte "shumica e Kryesisė", ndonėse nė tekstin e propozimit ishte "harruar" tė shėnohej se kush ėshtė autor i propozimit. Ishte e mundimshme tė dėgjoje "burrat e dheut" tek flasin pa patur guxim tė thonė atė qė donin ta thonin. Argumentet juridike, tė cilave u referoheshin kritikėt e kėtyre ndėrrimeve statutare, u panė se nuk janė fare nė lojė. Folėn Selatin Novosella, Ramadan Kelmendi, Hydajet Hyseni, Kolė Staka, Fehmi Baftiu, Shkėlzen Hyseni, Bejtush Isufi e Rexhep Gjergji. Kah fundi i kėsaj etape tė diskutimeve, ku shihej se folėsit ishin tė frustruar pse nuk donin ta thonin atė qė duhej thėnė, ndėrsa nuk mund tė trusnin e tė rrinin urtė, ra edhe shprehja kyēe e Kuvendit tė Tretė: "LD e IR", qė nė pėrkthim tė lirė do tė thotė, Lidhja Demokratike e Ibrahim Rugovės. Folėn edhe Besim Kokollari, Enver Mehmeti, Musa Limani (tė cilin desh e rrahėn pse pėrmendi Zejnullah Rahmanin si personazh negativ) e Edita Tahiri, ndėrsa ēėshtja prezentohej nė njėrėn anė si luftė pėr tė drejtat e delegatėve, e nė anėn tjetėr si luftė pėr Ibrahim Rugovėn.

 

     Nė njėrėn nga kėto beteja, kryetari Rugova iu drejtua Kryesisė  me fjalėt: "Ēka s'keni bėrė kėto kėtėr vjet nėpėr gazeta", ndėrsa do tė mbahet mend shprehja e tij "E unė, s'po guxoj t'ju kėqyri shtrembėr!", kuptohet, nė fund tė ēdo fjale tė Rugovės ose tė folėsve qė ishin nė kursin e qartė rugovist pasonin aplauzet. Nuk duhet anashkaluar faktin e turpshėm, se aplauduesit mė tė zhurmshėm nuk ishin fare delegatė por "personelė shėrbimi", tė cilėt vetėm kah fundi, pasi qė me siguri u ėshtė thėnė se po e teprojnė, u ndalėn. Por herėt ėshtė tė flitet pėr fundin...

 

     ...Nė ora 15 u bė pauza. Gjatė kėsaj pauze, kur duhej tė drekohej, Rugova thirri takim tė Kryesisė, qė zgjati njė orė. Dreka ishte OK, ndėrsa personeli i restorantit meriton dhjetėshe pėr ekspeditivitet dhe mirėsjellje qė nuk ishte thjesht profesionale. Pas takimit tė drekės, tė pranishmit panė dr. Aganin tek rrinte i vetmuar nė tryezėn e udhėheqėsisė sė punimeve, gati gjysmė ore. Nuk mund t'i lexohej asgjė e mirė nė fytyrė, por ndėrsa "ndeshja" ende s'ishte kryer, ende kishte shpresė se nuk do tė jetė aq keq sa pritej...

 

Agani e propozoi Rugovėn pėr kryetar partie, ndėra

Rugova pėrmes listės i eliminoi ish tė burgosurit

politikė nga LDK-ja!

 

     Me arritjen e dr. Rugovės, Agani e mori fjalėn dhe tha atė qė duket se mė sė miri flet pėr fatin e tij nė politikėn e tė nėntėdhjetave: e propozoi dr.Rugovėn pėr kryetar partie dhe, po ashtu, pėr kandidat tė LDK-sė pėr kryetar tė Republikės dhe, tė shėnojmė se nė kėtė kuvend, nė tė gjitha momentet e tij dramatike, edhe kur i pėrmendej emri, ai nuk e tha asnjė fjalė... Dhe, atėherė filloi stampedo: presidenti lexoi 55 emrat e favoritėve tė tij pėr Kėshill tė Pėrgjithshėm. Duhej tė ishe idiot tė mos shihje se ai kishte bėrė njė listė tė tillė qė eliminonte ish-tė burgosurit politikė nga LDK-ja, me gjithė mbetjen e anėtarėve tė tillė tė deritashėm tė Kryesisė nė listėn e tij. U pa se nė kėtė pėrfundim erdhėn edhe ish-tė burgosurit politikė. Nė njė qetėsi tė pazakonshme u thirrėn delegatėt qė tė propozonin kandidatė dhe, edhe kėtu, u pa se ata qė do tė propozonin ish-tė burgosurit, mezi e merrnin fjalėn. Nuk e dimė nė ishin shtatė a tetė sish nga njėzet tė kandiduar nga delegatėt. Porosia ishte e qartė: ISH -TĖ  BURGOSUR POLITIK , KJO NUK  ĖSHTĖ  PARTIA JUAJ.

 

·       Foto: Dr.Fehmi Agani

 

     Atėherė fjalėn e mori Hydajet Hyseni. Ai tha: "Ky kuvend vendosi si vendosi rreth procedurės zgjedhore. Pra, vendosi pėr tė drejtėn e propozimit tė kryetarit, nė konsultim me Kryesinė, pėr 55 kandidatėt ..." dhe tregoi atė qė ne tashmė e dinim se, nė fakt, kjo listė nuk ėshtė bėrė nė konsultim me Kryesinė. E dinim sepse gjatė gjithė kohės u bėmė tė mėrzitshėm duke kėrkuar nga anėtarėt e Kryesisė (tė krahėve tė ndryshėm) kėtė listė dhe tė gjithė ata ose na thonin se nuk dinė asgjė pėr tė, ose kėrkesėn tonė e merrnin pėr provokim. Nė fund, Hydajet Hyseni tha se tėrhiqet nga kandidatura. E tha kėtė me njė shqetėsim tė thellė, qė fliste se ky njeri gjendet para eksplodimit. Dr. Rugova reagoi duke i thėnė, me njė intonacion qė mė shumė i ngjante kėrcėnimit, se ai, bashkė me anėtarėt tjerė tė Kryesisė, patjetėr do tė dalin nė vota. Pas Hydajet Hysenit, dolėn Skėnder Kastrati, Ramė Buja dhe Mehmet Hajrizi, tė cilėt u deklaruan po ashtu se heqin dorė nga kandidimi. Por, diskutimi pasues i Basri Musmuratit ishte ai qė e "theu bigėn". Ai tha se nuk pranon tė jetė kandidat bashkė me njerėzit qė "kanė shfrytėzuar mirėsinė e Rugovės e qė kanė bėrė marifetllėqe nė dekanate e tjetėrkund", ku shihej qartė se po fliste pėr Zejnullah Rrahmanin, kėshilltarin kontraverz tė dr. Rugovės. Pas tij foli Zenun Pajaziti i cili, si edhe shumė diskutantė tjerė qė donin tė thonin diēka qė nuk pajtohej me konceptin e paraparė pėr rrjedhėn e kėtij kuvendi e nisi diskutimin me shprehjen "kėrkoj falje..." dhe mė nė fund na tregoi se tėrhiqet nga kandidatura. Folėn edhe Jakup Krasniqi e Ismail Gashi. Dhe atėherė fjalėn e mori edhe Xhevat Olluri, i cili tha diēka qė duhet mbajtur mend: "Ende po sillemi si shqiptarė". Kėshtu tha, ndėr tjera, Olluri dhe nė fund humbi midis tryezave tė mbushura tė restorantit ku tashmė mezi merrej frymė nga tymi dhe nga tensionimi i jashtėzakonshėm. Nė pėrgjithėsi, citimi i asaj qė kanė folur delegatėt ėshtė punė edhe e mėrzitshme, edhe e padobishme.

 

Kuvend i aklamacioneve ku decibelėt e aplauzit

 ishin vendimtarė !

 

     Diskutimet mund tė ndahen nė dy pjesė (ose tri, nėse llogariten aplauzet!). Nė ata qė kritikonin mėnyrėn e pėrpilimit tė listės, kandidatėt e pėrmendur nė listė dhe nė ata qė thonin se ja, mė nė fund, po shihet se kush ėshtė kundėr Rugovės dhe se kush po do ta marrė kalanė nga brenda, diskutime kėto qė u sublimuan me shprehjen e gjakovarit Aqif Shehu i cila na shpuri nė lartėsi tė ēuditshme religjioze kur tha se "trupi dhe shpirti ynė ėshtė president", duke dashur tė thoshte diēka fare tokėsore: se do tė votonte pėr propozimet e kryetarit tė partisė. Ndėrsa argumenti kryesor dhe i vetėm i pėrdorur nė debat nga ana e rugovistėve ishte vetė dr. Rugova, kritikėt flisnin ose aludonin nė Rexhep Osmanin, Zejnullah Rrahmanin dhe Sabri Hamitin, tė cilėt, nė skemat e intrigave tė deritashme tė LDK-sė ka kohė qė janė identifikuar si njerėzit mė tė besueshėm tė kryetarit Rugova.

 

     Pėrderisa Zejnullah Rrahmanit i pėrmendej dekanimi i tij nė Fakultetin Filologjik, prej ku shkoi me bagazhin e parave tė tretura pėr tė cilat i akuzojnė kolegėt e tij, Rexhep Osmani fiksohej si njeriu tė cilit ish tė burgosurit i kanė dalė krah kur ka vendosur kontrollin nė arsimin fillor e tė mesėm nėpėrmjet nėnshkrimeve tė ministrit Bicaj, nėnshkrime kėto tė cilat Osmani mė nuk i njeh, e Sabri Hamiti u pėrmend si shkas pse nuk u konstituua Parlamenti i Kosovės, sepse, sipas asaj qė morėm vesh nė kėtė kuvend, ai ka qenė dashur tė jetė kryetar i Parlamentit, por pasi qė Rugova ėshtė informuar se ai nuk do tė kalonte nė zgjedhje nė pėrbėrjen aktuale tė Parlamentit, ėshtė stopuar vetė konstituimi i Parlamentit. Ndėrsa, nga ata qė kėrkonin kompromisin, vlen tė veēohet Binak Kastrati, i cili e luti me fjalė mjaft emotive kryetarin qė tė zgjerojė listėn e kandidatėve, duke shtuar edhe njė numėr tė kandidatėve tė propozuar nga delegatėt e Kuvendit.

 

     Por Kompromisi (me K tė madhe) nuk ishte delegat nė kėtė kuvend... Njė nga delegatėt qė munguan nė kėtė kuvend ishte edhe Votimi (me V tė madhe)...sepse ky kuvend do tė mbahet mend si kuvend i aklamacioneve ku decibelėt e aplauzit ishin vendimtarė. Figura qendrore e kėtij kuvendi megjithatė ishte ai qė me kritere tė rėndomta politike do tė mund tė quhej si humbės mė i madh nė kėtė kuvend, Hydajet Hyseni. Ai, dukshėm i shqetėsuar, i dalur nga takti, pak para pėrfundimit tė punimeve tė kėtij kuvendi mbajti njė fjalim tė cilin patjetėr do mbajtur mend, sepse flet pėr rrjedhat e deltės sė ardhshme politike kosovare...

 

Hydajet Hyseni: ”Asnjėri nuk ka mundur tė bashkėpunojė me Rugovėn pėr asnjė ēėshtje tė rėndėsishme!”

 

     Ai nė fillim u ndėrlidh me njė diskutues i cili me tepėr shumė patetikė foli pėr atė se edhe pse e ēmon Hydajetin, do tė ishte mė mirė qė ai tė shkojė prej kėtu ("bre vlla") nėse kjo i ndihmon ēėshtjes ... Hydajet Hyseni tha:" A e ndihmon kjo ēėshtjen? Po, nėse kuptohet drejt. Unė i kuptoj  edhe kėrkesat tuaja (fjalėn e kishte pėr dashamirėt e Rugovės qė nuk gjenin ndonjė argument tjetėr pėrveē tij personalisht-vėr.jona). Por ėshtė njė thėnie e njohur tė cilėn unė dua ta riformuloj: E dua presidentin, por mė shumė tė vėrtetėn... Ne dėshiruam qė ēdo gjė tė rrjedhė nė mėnyrė sa mė tė qetė, sa mė normale... Ne diskutuam nė fillim pėr shkeljet procedurale nė Prizren, prej ku na vijnė delegatė tė emėruar e jo tė zgjedhur siē janė zgjedhur tė gjithė tjerėt.  Ėshtė fakt se nė kėtė kuvend kemi dy palė pėrfaqėsues nga e njėjta degė (fjalėn e kishte pėr rastin e njohur tė Fushė-Kosovės, prej ku kishin ardhur dy palė delegatė...vėr. e jona).

 

·       Foto: Hydajet Hyseni

 

     Pse e gjithė kjo?

     Toleranca ndaj tė keqes na ka sjellė deri kėtu! Kam folur diku diēka (fjalėn e kishte pėr paraqitjet e tija nė shtyp...edhe njė vėr. e jona), por gjithnjė nė ato paraqitje kam insistuar qė politika e Kosovės tė bartet nė institucione, si partiake ashtu edhe nė ato shtetėrore. Edhe Lėvizja ēlirimtare, si kjo jona, duhet tė mos heqė dorė nga institucionalizmi... Ne na ėshtė thėnė hapur se ka synime pėr eliminimin politik tė ish -tė burgosurėve politikė.  Ėshtė thėnė se duhet tė eliminohemi pėr shkak se duam ta marrim kalanė nga brenda. Dhe, ta dini, ne edhe do ta marrim, nėse kjo ėshtė njė kala e spiunėve dhe e tradhtarėve! Pėrderisa nuk ėshtė ashtu, ajo nuk ka nevojė tė merret nga brenda. Dhe, le tė dihet, ne nuk do tė lejojmė tė na pėrsėriten ngjarjet si ato nė vitin 1945, apo ato tė vitit 1989... Ne ua kemi shtrirė dorėn e pajtimit gjykatėsve tanė, prokurorėve tanė, por nuk mund tė pajtohemi qė ata tė njėjtit sėrish tė na diferencojnė ... Udhėheqėsin nuk e dėmtojnė ata qė kritikojnė, por ata qė bėjnė lajka, servilėt... Shikoni listėn e propozuar. Kush ėshtė hequr? Kush ėshtė futur? ...Unė i kam thėnė Rugovės, sa herė qė kam patur rastin tė bisedoj me tė. Nuk e respektoj pse ban shall, apo pse ban syza... E respektoj sepse e do Republikėn e Kosovės, e respektoj si president tė Republikės sė Kosovės... Por nėse kryetari ynė ka menduar ta bėjė republikėn pa anėtarėt e Kryesisė dhe nėse unė nuk kam qenė bashkėpunėtor i mirė, atėherė pse nuk ka bashkėpunuar me funksionarėt tjerė tė lartė, me Fehmi Aganin, me Anton Nokajn e Fatmir Sejdiun?! Qe ku janė, le tė jenė njė minutė tė sinqertė dhe le ta pranojnė se ėshtė kėshtu, se asnjėri prej tyre nuk ka mundur tė bashkėpunojė me Rugovėn pėr asnjė ēėshtje tė rėndėsishme!" Tė shtojmė se gjatė kėtij fjalimi Hyseni pėrmendi hijet e shokėve tė tij tė vrarė. "Ta them edhe kėtė", tha Hyseni poentėn e fjalimit tė tij "se s'ka bir nėne qė tė mė tėrheqė prej luftės! As paratė e krejt botės, as kėrcėnimet e mafias, askush!!!" Kėtė fjalim ai e pėrmbylli me formulėn: "Pėr Kosovėn tė japim ēdo gjė, por jo Kosovėn".

 

     Ky fjalim duket se e ndėrroi disponimin nė Kuvend. Madje, edhe disponimin e dr. Rugovės, i cili iu drejtua Hysenit me fjali ku pėrmendeshin fantazmat e tė kaluarės dhe gjakderdhja si finale e mundshme e grindjeve tė nisura nė Kuvend. Dhe, atėherė ndodhėn kthesat. Kryetari propozoi si shtekdalje qė tė gjithė tė kandiduarit, 75 sish, automatikisht tė zgjidhen, me aklamacion, si anėtarė tė Kėshillit tė Pėrgjithshėm. Kundėr kėtij propozimi dolėn edhe pjesėtarėt e fraksionit tė rugovistėve, por edhe ata qė ishin me ish-tė burgosurit politikė. Atėherė, nė njė moment, Rugova shpalli pauzėn pėr delegatė dhe thirri anėtarėt e kryesisė nė takim. Siē dihet, nga ky takim ai doli me propozimin qė asnjėri nga anėtarėt e Kryesisė sė deritashme tė LDK-sė tė mos jetė nė Kėshill tė Pėrgjithshėm, me ēka ata eliminohen definitivisht nga pėrbėrja e Kryesisė sė re (nėse nuk ndodh ndonjė befasi e re statutare...).

 

Fitoi Ibrahim Rugova, tash e tutje ai mund tė thotė me

gjithė gojėn se LDK-ja ėshtė parti e tij!

 

     Kuvendi i Tretė nuk mund tė kuptohet nėse mendohet pėr rrjedhėn e tij prej fillimit e nė fund, por anasjelltas, duhet nisur prej fundit tė tij qė tė kuptohet e sqarohen tė gjitha. Kanė rėnė tė dy krahėt e deritashėm, edhe ai i Aganit, edhe ai i Hysenit, ndėrsa nė skenė pritet ardhja e njerėzve tė besuesshėm tė presidentit. Se a ėshtė kjo mė shumė mirė se keq (ose anasjelltas), mbetet tė shihet, por diēka mund tė thuhet qysh tash. Mirė ėshtė pse tash e tutje nuk mund tė flitet pėr LDK-nė si lėvizje ku janė kyēur tė gjithė ata qė kanė dashur tė merren me politikė, porse tash e tutje LDK-ja ėshtė vėrtet njėra nga partitė nė skenėn politike tė Kosovės. Me rezultatet e kėtij kuvendi mė i kėnaquri duhet tė jetė Ibrahim Rugova. Tash e tutje ai mund tė thotė me gjithė gojėn se LDK-ja ėshtė parti e tij. Nė Kėshillin e Pėrgjithshėm ai ka shumicėn absolute (nėse jo edhe komplet pėrbėrjen e saj definitive...), Nė Kryesinė e re tė LDK-sė ai nuk do tė ketė askė qė do tė mund tė ndihej pėrafėrsisht i barabartė me tė, ndonėse mbetet tė pritet qė me kohė tė artikulohen motivet fare tė ndryshme tė pėrkrahjes qė ai e gėzon te favoritėt e tij. Me kėtė aparat ai do ta pėrpilojė listėn e vet ideale pėr kandidatėt e LDK-sė nė zgjedhjet e paralajmėruara parlamentare dhe, nėse nuk ndodh diēka e re, ai do ta ketė edhe shumicėn absolute nė pėrbėrjen e Parlamentit, konstituimi i tė cilit do tė jetė fare jorelevant. Me atė parlament ai mund tė emėrojė sipas shijes sė vet kryeministrin dhe Qeverinė e re. Me njė fjalė, ai mė nuk do tė duhej tė kishte probleme tė brendshme politike.

     Fantazi!

     Si nė ėndėrr! 

     Si nė gjithė Ballkanin!

     Bota ka nevojė pėr personalitete tė fuqishme nė Ballkan, pėr aso qė mund tė nėnshkruajnė marrėveshje e vendime, pa hamendje se ēka mund t'u ndodhė nėnshkruesve "te shpia", gjegjėsisht dhe pa shumė formalitete procedurale! Demokratizimi dhe ndėrtimi i njė shoqėrie civile ėshtė faza e shatėdhjetė e shtatė, pėr tė cilėn aktualisht mund vetėm tė fantazojmė! Askush sot s'i jep pesė para pėr dokrrat e atyre qė iu besojnė filmave amerikanė, madje as shumica jonė... Mund tė thuhet se tė burgosurit politikė janė humbės nė kėtė kuvend, por ata janė ende kėtu, gjithkund nėpėr Kosovė dhe duhet tė jesh (po ashtu) idiot tė pandehėsh se ata do ta lėnė tash politikėn dhe se mė nuk do tė dėgjohet pėr ta. Se a ėshtė dėbimi i tyre evident nga LDK-ja hap mė i dobishėm (pėr kundėrshtarėt e tyre) sesa mbajtja e tyre (nėn kontroll) brenda LDK-sė ėshtė punė e atyre qė jetojnė me digitron nė krye. Sidoqoftė, fakti se ata nuk ndihen humbės dhe se nuk e kanė ndėr mend tė shkojnė  "te shpia", flet shumė.

 

A ka fituar apo humbur Kosova nė Kuvendin

e Tretė tė LDK-sė?

 

     Megjithatė, humbėsit mė tė mėdhenj nė kėtė kuvend janė njerėzit e identifikuar si "klani i Aganit", ata qė ėshtė ditur se janė kundėrshtarė tė sertė tė ish tė burgosurve politikė. Vetėm nė skemėn tashmė tė vjetėr tė intrigave nė LDK, ku Rugova ka armiq edhe "marksistėt" e Hydajetit, edhe "titistėt" e Aganit, gjen kuptim dėbimi i tyre nga udhėheqja e partisė. Se pse ka hyrė (me gjasė) me vetėdije tė plotė Agani nė argatinė kundėr Hydajetit, argati kjo nga e cila ai u pa se nuk ka patur kurrnjė hajr, mbetet tė kuptohet nga ana e atyre qė nuk kanė ikur kurrė nga orėt e matematikės.

     E, Kosova?

     A ka fituar apo humbur Kosova nė Kuvendin e Tretė tė LDK-sė?

     Kėtė, nė paēim ymėr, do ta marrim vesh shumė shpejt. Por, atėherė, kur ne ta marrim vesh, kjo do tė jetė njė ēėshtje e dorės sė tretė, qė mbase s'do t'i bie ndėr mend askujt... ( “Zėri” Nr. 1653, 27 shkurt 1998)

 

Kush e pėrbėnte Kryesinė dhe Kėshillin e

 Pėrgjithshėm tė LDK-sė


     Kryesinė e LDK-sė tė zgjedhur pas Kuvendit tė tretė e pėrbėnin:
      Kryetar:

-        Ibrahim Rugova

     Nėnkryetarė:

-        Mr. Eqrem Kryeziu,

-        Kolė Berisha e

-         Naim Jerliu.
Anėtarėt e tjerė tė Kryesisė:

-        Nekibe Kelmendi, sekeretare e pėrgjithshme,

-        Alush Gashi,

-        Agim Krasniqi,

-        Ali Gashi,

-        Sanije Aliu,

-        Melihate Tėrmkolli,

-        Faruk Spahia,

-        Fatmir Rexhepi,

-        Hajzer Krasniqi,

-        Nimon Alumusaj dhe

-         Aqif Shehu.

-         Shiko foton: Kryesia e Lidhjes Demokratike tė Kosovės, qė doli nga Kuvendi i tretė i kėsaj partie

 

     Nė Kuvendin e tretė tė LDK-sė tė mbajtur mė 25 shkurt 1998, anėtarė tė Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė LDK-sė u zgjodhėn:

-        Idriz Ajeti,

-        akademik Nexhat Daci,

-        Dr. Sabri Hamiti,

-        dr. Alush Gashi,

-        Ymer Muhaxheri,

-        mr. Eqrem Kryeziu,

-        Aqif Shehu,

-        dr. Bardhyl Ēaushi,

-        Faruk Spahia,

-        Ali Sadria,

-        dr. Fehmi Rexhepi,

-        Haki Shatri,

-        dr. Zejnullah Rrahmani,

-        Hazir Krasniqi,

-        Ismet Rraci,

-        Enver Maloku,

-        mr. Milazim Krasniqi,

-        dr. Simė Dobreci,

-        Fatmir Rexhepi,

-        Sanije Aliu,

-        mr. Rexhep Osmani,

-        Sanije Zeqiraj,

-        Fadil Hysaj,

-        Nekibe Kelmendi,

-        Shaip Surdulli,

-        dr. Musli Bajraktari,

-        Lutfi Haziri,

-        Ibush Jonuzi,

-        Ferat Hajzeraj,

-         Idriz Rreci,

-        Sabit Rrustemi,

-        Xhevat Olluri,

-        Agim Krasniqi,

-        Kolė Berisha,

-        Shaban Manaj,

-        Ukė Bytyēi dhe

-        Mark Marleti,

-        Dr. Rexhep Ismajli,

-        Fadil Jashari,

-        Skender Blakaj,

-        Adem Salihaj,

-        Ali Mehmeti,

-        Shasivar Sadiku,

-        Shukrije Rexha,

-        Mustafė Blakaj,

-        Ismajl Gashi,

-        Melihate Tėrmkolli,

-        Ali Gashi,

-        Ali Lajēi,

-        Nimon Alimusaj,

-        Bedredin Shehu,

-        Xheladin Shala dhe

-        Ilir Salihu.

 

     Siē vihet nė dukje, nė Kryesinė dhe nė Kėshillin e Pėrgjithshėm tė LDK-sė, pėrveē ish tė burgosurve politikė, mungojnė edhe emrat e Fehmi Aganit, Edita Tahirit etj, por megjithatė, roli i tyre e veēanėrisht i z.Agani nė procesin negociator me Serbinė, qė do tė drejtohet nga “krye-institucionalisti fiktiv” Ibrahim Rugova, gjatė vitit 1998 - do tė jetė i madh.

 

Kosova me Kuvendin e Tretė tė LDK-sė

nuk fitoi asgjė tė hajrit!

 

     A fitoi apo humbi Kosova me Kuvendin e Tretė tė LDK-sė?!

     Kjo shumė shpejt u muar vesh. Ngjarjet politike qė u zhvilluan nė Kosovė, pas Kuvendit tė tretė tė LDK-sė, dėshmuan qartė se Kosova nuk fitoi asgjė tė hajrit, pėrkundrazi skena politike shqiptare (nė prag tė shpėrthimit tė luftės ēlirimtare) u pėrēa edhe mė shumė, pėr fajin e Kryetarit tė LDK-sė Ibrahim Rugova.

 

     Ibrahim Rugova, si rezultat i pėrēarjes nė Kuvendin e tretė, gjatė formulimit tė listave pėr deputet (pėr zgjedhjet e 22 marsit 1998), bėri diferencime tė mėdha brenda kėsaj partie.  Zgjedhjet e 22 marsit i mbajti pa konsensus tė gjerė me faktorin politik shqiptarė, dhe kėto zgjedhje si tė tilla nuk rezultuan me konstituimin e parlamentit tė Kosovės apo tė qeverisė e re tė Kosovės.

 

     Pėrkundrazi, Ibrahim Rugova nė vend tė kėtyre institucioneve, improvizoi dofarė grupe-ekipe negociatorėsh pėr dialog me Serbinė dhe kėshtu ka vepruar gjatė krejt vitit 1998, nė kohėn kur Kosova dhe populli shqiptar ishte pėrfshirė nga flakėt e luftės! 

 

     Pėrēarjet e Kuvendit tė tretė tė LDK-sė u reflektuan negativisht edhe nė  degėt e kėsaj partie nė diasporė, veēanėrisht nė Degėn e LDK-sė nė Zvicėr.

………………………

Lexoni kėtu vazhdimet : 1  - 2  - 3  - 4  - 5  - 6  - 7  -  8  -  9 - 10 - 11 - 12 - 13 - 14