Analiza politike - historike

 

Realpolitika e Ibrahim Rugovės

( 16 )

 

Reflektimi i Kuvendit tė tretė tė LDK-sė nė pėrēarjen

e degės sė kėsaj partie nė Zvicėr

 

      Shkruan:Sheradin BERISHA/ 12. 06. 2008

 

Reflektimi negativ i eliminimit tė tė burgosurve

politik nga LDK-ja

 

      Dihet mirėfilli se, nė Kuvendin e Tretė tė LDK-sė tė mbajtur mė 25. 02. 1998,  Ibrahim Rugova, (duke u bazuar nė nenin 24 tė statutit tė partisė, ku kryetarit i jepet e drejta tė propozojė 55 kandidatė pėr Kėshill tė Pėrgjithshėm) nė listėn e 55 emrave tė propozuar pėr Kėshill tė Pėrgjithshėm, kishte spikatur emrat e favoritėve tė tij, duke i eliminuar kėshtu tė gjithė ish tė burgosurit politikė nga pėrbėrja e re e kėtij organi mė tė lart tė partisė, qė do ta votojė kuvendi. Me kėtė veprim autoritar  Ibrahim Rugova ka bėrė privatizimin e plotė tė Partisė deri nė masėn sa, ajo quhej Lidhja Demokratike e Ibrahim Rugovės apo partia private e Rugovės.

 

·       Foto: Ibrahim Rugova pėrquesi i “unitetit” artificial!

 

      Pas largimit tė tė burgosurve politik nga Lidhja Demokratike e Kosovės, njė pjesė e tyre, si: Jakup Krasniqi, Ramė Buja, Gani Koci e shumė tė tjerė iu bashkuan radhėve tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, ndėrsa Hydajet Hyseni, Mehmet Hajrizi, Basri Musmurati etj., formuan njė parti tė re tė quajtur »Lidhja e re Demokratike » e cila ndėrkohė u emėrtua  »Lėvizja pėr Bashkim Demokratik - LBD » me kryetar Akademik Rexhep Qosen.

 

·       Foto: Pamje nga gjykimi i Gani Sylės, Mehmet Hajrizit, Jakup Krasniqit etj

 

      Eliminimi i tė burgosurve politik nga strukturat e LDK-sė, u reflektua negativisht nė tė gjitha organet e LDK-sė, tė FR tė LDK-sė, tė FG tė LDK-sė etj. dhe ky „tėrmet“ me epiqendėr nė Prishtinė u sipėrfaqėsua edhe nė degėt e kėsaj partie jashtė Kosovės, veēanėrisht nė Degėn e LDK-sė nė Zvicėr. Asokohe nė Zvicėr Kryetar i degės sė LDK-sė ishte Gani Syla, ish i burgosur politik, i cili pas « Kuvendit tė tretė - tė turpit « , i ndėrpreu tė gjitha kontaktet me kryesinė qendrore tė LDK-sė nė Prishtinė, nisi shuarjen e aktivitetit partiak, pėr tu pėrqėndruar nė organizimin e mėrgimtarėve tanė rreth ndihmimit tė luftės ēlirimtare nė Kosovė.

 

      Kryetari  i degės sė LDK-sė z.Gani Syla, ndėrprerjen e aktivitetit partiak e kishte nisur nė periudhėn kur Ibrahim Rugova me partitė simotra: PSHDK, PLK, PSDK etj., po bėnte fushatė parazgjedhore, (pa u penguar nga forcat pushtuese serbe), pėr zgjedhjet « parlamentare e prersidenciale » tė 22 marsit 1998, nė kohėn kur Ibrahim Rugova improvizonte ekipe negociatorėsh pėr bisedime me Sebinė, e cila kulmoi me takimin Millosheviq-Rugova mė 15 maj 1998 nė Beograd etj.

 

      Nė kėtė periudhė tė defaktorizimit tė LDK-sė, disa pėrfaqėsues tė nėndegėve tė LDK-sė nė Zvicėr tė pakėnaqur me kėtė gjendje, zhvilluan aktivitete revanshiste…., kundėr Gani Sylės dhe tė gjithė bashkėmendimtarėve tė tij. Nė kėtė fushatė,( e cila e thelloi jazin e pėrēarjes nė mesin e mėrgimtarėve)  u angazhuan njerėzit mė tė dėshmuar tė LDK-sė nė Zvicėr nė krye me Mr. Shaip Latifin, themeluesin dhe kryetarin e parė tė degės sė LDK-sė nė Zvicėr, pra u aktivizua ajo superstrukturė partiake, qė pėr tetė vjet rresht ishte artikulluese e denjė e politikės disfatiste tė Ibrahim Rugovės nė Zvicėr.

 

·       Foto: Mr.Shaip Latifi-ish themeluesi i degės sė LDK-sė nė Zvicėr

 

      Tė pakėnaqurit e LDK-sė me margjinalizimin e partisė, nė takimin e parė tė bėrė publike pėr opinion, formuan njė grup pune, qė do tė punojė pėr riaktivizimin e LDK-sė nė Zvicėr. Pėr tė pasqyruar kėtė aktivitet tė mėkėmbėsve tė degės sė LDK-sė nė Zvicėr, po i referohem Qendrės pėr Informim tė Kosovės - QIK.

 

      QIK-u nė njė shkrim tė datės 21 maj 1998 me titull: » Pėrfaqėsuesit e nėndegėve pėr tejkalimin e situatės nė Kryesinė e Degės sė LDK-sė nė Zvicėr » shkruan:

      Prishtinė, 21 maj (QIK)

      Nėndegėt e LDK-sė nė Zvicėr, tė cilat janė tė pakėnaqura me aktivitetin e Kryesisė sė Degės sė LDK-sė, e cila ka vėnė nė margjina punėn dhe aktivitetin tetėvjeēar tė degės sė LDK-sė nė Zvicėr, u mblodhėn pėr tė shqyrtuar situatėn e krijuar nė kėtė kryesi. Pėrfaqėsuesit e shumtė, kryetarė nėndegėsh, koordinatorė dhe pėrfaqėsues tė FR tė LDK-sė, shprehėn indinjatėn e tyre pėr shkak se kryesia e Degės ka bllokuar nėndegėt pėr shkak tė qėndrimit injorues tė kėsaj kryesie ndaj kryesisė qendrore tė LDK-sė nė Prishtinė, me tė cilėn i ka ndėrprerė tė gjitha kontaktet.

      Ata pėrkujtuan se kryesia e Degės nuk ėshtė prononcuar lidhur me zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale nė Republikėn e Kosovės dhe as rreth proceseve tjera nė Kosovė.

      Pjesėmarrėsit e kėtij tubimi i dhanė pėrkrahje tė njėzėshme kryetarit Rugova dhe politikės sė tij pėr realizimin e aspiratave pėr pavarėsinė e Kosovės. Njėherit, ata ftuan kryetarin Rugova qė tė angazhohet pėr konstituimin sa mėtė shpejtė tė Parlamentit tė Republikės, nė mėnyrė qė rrjedhat e jetės nė Kosovė tė drejtohen nė mėnyrė instiucionale.

      Nė tubim u theksua se aktiviteti i LDK-sė nė Zvicėr ėshtė zbehur pothuaj plotėsisht sikur nė Kosovė tė mos kishte ndodhur asgjė. Edhe ato pak deklarime publike mė shumė kanė zbehur prestigjin dhe organizimin e LDK-sė nė Zvicėr. Pėr kėtė arsye pėrfaqėsuesit e nėndegėve tė LDK-sė nė Zvicėr zgjodhėn njė grup pune, i cili do tė veprojė pėr riaktivizimin e LDK-sė nė Zvicėr.

        Udhėheqės i grupit u zgjodh mr. Shaip Latifi, themelues dhe kryetar i parė i kryesisė sė degės sė LDK-sė nė Zvicėr, ndėrsa anėtarė tė tij u zgjodhėn:

-        ing. Nazmi Peci,

-        Jusuf Demaj,

-        mr.Ismet Masurica,

-        prof. Shyqri Azemi,

-        Shefqet Cakiqi,

-        Ahmet Kosumi,

-        Tefik Sadiku dhe

-        Shefqet Dibrani.

      Ky grup do tė vė kontakte me tė gjitha nėndegėt, nė mėnyrė qė tė tejkalohet bllokada e krijuar nga kryesia aktuale e degės sė LDK-sė nė Zvicėr. (Burimi: QIK-u, Informatori ditor nr.2065-C, Prishtinė 21 Maj 1998 16:00 CET)

 

      Njė javė mė vonė i ashtuquajturi « Grupi 10 » qė nėnkuptonte  10 nėndegėt e LDK-sė nė Zvicėr lėshuan njė Kumtesė pėr opinion, nė tė cilėn pėrmes 5 pikave sipėrfaqėsohen qėndrimet lidhur me situatėn e krijuar nė Degėn e LDK-sė nė Zvicėr.

 

      Kėshtu, QIK-u nė inforamtorin ditor tė datės 28 maj 1998 nė artikullin me titull: “ Disa nėndegė tė LDK-sė nuk e njohin kryesinė e Degės sė LDK-sė nė Zvicė”- shkruan:

      “Prishtinė, 28 maj (QIK)

     Disa nėndegė tė LDK-sė nė Zvicėr, tė pakėnaqura me udhėheqjen e degės sė LDK-sė, kanė krijuar kohė mė parė njė grup tė nėndegėve i qė kėrkojnė riorganizimin e veprimtarisė sė LDK-sė nė kėtė shtet.

     Nė njė kumtesė tė grupit tė 10 nėndegėve tė LDK-sė nė Zvicrėn Lindore, mbajti njė mbledhje dhe konstatoi se gjendja nė Kosovė ka eskaluar tejmase. Koordinatori i kėtij grupi, Shefqet Dibrani i njoftoi anėtarėt e kryesive tė nėndegėve se z. Gani Syla, kryetar i Degės sė LDK-sė nė Zvicėr ėshtė ftuar zyrtarisht, por nuk ka ardhur dhe nuk ka dėrguar asnjė anėtar tė Kryesisė sė Degės.

 

·       Foto: Shefqet Dibrani-Koordinatori i „Grupit 10“

 

     Ai kritikoi kėtė veprim tė z. Syla ngase sipas rrethanave tė krijuara nė Kosovė, aktiviteti i Degės sė LDK-sė nė Zvicėr ėshtė pasivizuar dukshėm. Grupi 10 shprehė pakėnaqėsinė e vet me sjelljet kaq indiferente tė kreut udhėheqės nė Degėn e LDK-sė nė Zvicėr.

     Nė gjendjen kur duhej tė numroheshin rezultatet e aktivitetit nėntėvjeēar dhe kur Kosova pret mė sė shumti, shumė aktivistė e organizime tė LDK-sė nė Zvicėr detyrohen tė mirren me ēėshtje tė tjera. Pėrveē dhunės fizike e ushtarake qė po pėrdor Serbia, shqiptarėt janė ndeshur edhe me njė luftė tė tmerrshme speciale. Pėr rrethanat e krijuara nė kryesinė e degės sė LDK-sė nė Zvicėr grupi i 10-tė doli publikisht me qėndrime tė unifikuara.

      Nė kėto qėndrime thuhet:

     1. Grupi i 10-tė nuk e njeh mė Gani Sylėn pėr kryetar tė Degės sė LDK-sė nė Zvicėr. Deri nė zgjedhje tė kryetarit tė ri, ky grup pėr kryesi do ta njohė vetėm kryesinė qendrore nė Kosovė.

     2. E njohim dhe e pėrkrahim "Grupin pėr zhbllokimin e situatės" me nė krye mr. Shaip Latifin dhe i bashkangjitemi mendimit tė tyre se dega e LDK-sė nė Zvicėr duhet ngjallur aktivitetin.

     3. Mjetet e grumbulluara nga anėtarėsia do t'i dėrgojmė nė kryesinė qendrore nė Kosovė, dhe njėherit apelojmė edhe tek nėndegėt tjera qė ta dėrgojnė edhe ata anėtarėsinė e tyre nė Kosovė.

     4. Grupi i 10-tė pėrcjell me vėmendje "paēartėsitė" e kryesisė sė degės sė LDK-sė me kryesinė e FR po ashtu tė LDK-sė dhe tėrheq vėrejtjen se kundrejt tė rinjėve duhet patur kujdes. Tė rinjėt nuk janė tė ngarkuar nga hipotekat e bolshevizmit tė kaluar.

     5. Grupi i 10-tė i nėndegėve tė LDK-sė i bėnė apel kryetarit tė Republikės sė Kosovės, dr. Ibrahim Rugova dhe partive politike tė pėrfaqėsuara nė Kuvendin e Kosovės qė urgjentisht tė konstituojnė Kuvendin e Republikės sė Kosovės, nė mėnyrė qė veprimi politik shtetėrorė tė vihet nė vijė institucionale.„ ( Burimi: QIK-u, Informatori ditor nr.2072-D, Prishtinė, 28 maj 1998, 16:30 CET)

 

      Nė takimin e radhės tė datės 30 maj 1998, qė mbajti „Grupi 10“ gjegjėsisht "Grupi pėr zhbllokimin e situatės” u kėrkua:

-         respektimi i statutit tė LDK-sė dhe aktet e tjera tė saj,

-         mbahet lidhje me Kryesinė qendrore, me Kėshillin e Pėrgjithshėm dhe me vetė Kryetarin e saj Ibrahim Rugova,

-         u  kėrkua shkarkimi i Kryesisė sė Degės sė LDK-sė nė krye me Gani Sylėn,

-         u  kėrkua konstituimi sa mė i shpejtė i Parlamentit tė Kosovės, Qeverisė dhe i organeve tė tjera shtetėrore si dhe

-         u vendos qė t'i ndihmohet QIK-ut me njė sasi tė hollash pėr pajisjen e tij me kompjuterė…!

 

      Ky takim publikohet nė njė nga informatorėt e QIK-ut, (datė 30 maj 1998). Nė shkrimin me titull: ” Kėrkohet shkarkimi i Kyesisė sė Degės sė LDK-sė nė Zvicėr” ku thuhet:

     „Prishtinė, 30 maj QIK

     Shtatė nėndegėt e LDK-sė nė kuadėr tė Grupit tė gjashtė koordinues, tė pakėnaqura me punėn e Kryesisė sė Degės sė LDK-sė nė Zvicėr, kėrkojnė shkarkimin e saj dhe mbajtjen e kuvendit tė jashtėzakonshėm tė kėsaj dege. Kėshtu u vendos nė mbledhjen e pėrfaqėsuesve tė shtatė nėndegėve tė Grupit tė gjashtė koordinues e cila u mbajt nė lokalin e klubit shqiptar "Muharrem Bekteshi" nė Ollten, ku iu dha pėrkrahje e fuqishme Kėshillit iniciativ pėr shpėtimin e LDK-sė.

     Nė tė, pėrveē kryetarėve tė kėtyre nėndegėve dhe anėtarėve tė kryesive, morėn pjesė edhe kryesuesi i iniciativės nė fjalė, mr.Shaip Latifi, si dhe ish koordinatori i kėtij grupi, Ali Nikoliqi. Mbledhjen e kryesoi koordinatori i grupit tė gjashtė tė nėndegėve tė LDK-sė Adem Sadrija.

     Pasi bėri njė rezyme tė shkurtėr punės sė kėsaj kryesie gjatė periudhės pas Kuvendit III zgjedhor, ai pėrkujtoi pėr njė varg lėshimesh dhe veprimesh qė janė nė kundėrshtim tė plotė me Statutin dhe rregulloren e LDK-sė. Edhe pėrkundėr faktit se nga disa nėndegė tanimė i ėshtė tėrheqė vėrejtja Kryesisė dhe kryetarit tė degės pėr kėto veprime, nuk ka pasė pėrmirėsime. Pėrkundrazi ecuritė negative janė shtuar. Kėshtu u pėrmendėn disa raste konkrete, siē ėshtė mosprononcimi me rastin e zgjedhjeve partiake dhe parlamentare e presidenciale nė Republikėn e Kosovės.

     Ėshtė edhe pakėnaqėsia e Kryesisė qendrore tė LDK-sė nė Kosovė, e cila i humbi tė gjitha kontaktet me Kryesinė e Degės nė Zvicėr, bllokimi nė kryerjen e obligimeve ndaj saj ndikuan qė ky grup koordinues, kėto nėndegė tė kėrkojnė shkarkimin e saj.

     Duke marrė pjesė nė diksutim mr.Shaip Latifi, nė cilėsin e grupit iniciativ, theksoi detyrėn qė ka ēdo anėtar i LDK-sė qė tė respektojė Statutin dhe aktet e tjera tė saj dhe tė mbajė lidhje me Kryesinė qendrore, me Kėshillin e Pėrgjithshėm dhe me vetė Kryetarin e saj. Tė gjitha i munguan kėsaj kryesie.

Parregullsia nė mbajtjen e mbledhjeve, tendencat e zhvleftėsimit tė punės sė gjertanishme tė LDK-sė, grupacionet etj. ishin veti qė pėrcollėn aktivitetin e saj.

     Nė fund tė mbledhjes u nxorėn kėto konkluzione:

-        Pėrkrahet Grupi  iniciativ pėr shpėtimin e LDK-sė, Dega nė Zvicėr;

-        Nga Kryesia qendrore dhe Kėshilli Qendrorė kėrkohet shkarkimi i Kryesisė sė Degės sė LDK-sė duke e njohur njėkohėsishtė Grupin iniciativ pėr shpėtimin e saj dhe organizimin e kuvendit tė saj;

-        Tė caktohet njė afat sa mė i shkurtėr qė tė prononcohen tė gjitha nėndegėt e tjera lidhur me kėtė iniciative;

-        Kėrkohet konstituimi sa mė i shpejtė i Parlamentit tė Kosovės Qeverisė dhe i organeve tė tjera shtetėrore.

     Nė fund u vendos qė t'i ndihmohet QIK-ut me njė sasi tė hollash pėr pajisjen e tij me kompjuterė.„ ( Burimi: QIK-u, Informatori ditor nr. 2074-B, Prishtinė, 30 maj 1998, 15:30 CET)

 

      Siē vihet nė dukje mė lartė, gjatė verės sė vitit 1998, pikėrisht nė kohėn kur nė Kosovė po zhvillohej njė luftė frontale midis UĒK-sė dhe forcave militare e paramilitare serbe, nė degėn e LDK-sė nė Zvicėr zhvillohej njė luftė e ashpėr propagandistike, pėr dominimin dhe fuqizimin e ”institucioneve fiktive” tė Ibrahim Rugovės tė cilat ekzistonin vetėm nė letėr, dhe me kėto veprime ( duke pas parasysh disponimin anti-UĒK tė Ibrahim Rugovės)  nė esencė sfidohej lufta UĒK-sė, dhe dekurajimi i mėrgimtarėve tanė pėr t“u mobilizuar nė forcimin dhe financimin e kėsaj lufte ēlirimtare.

 

* * *

      Ibrahim Rugova, duke qenė shef i pamposhtur i LDK-sė dhe i gjithė jetės politike nė Kosovė, ka krijuar njė lėvizje tė pashembullt pacifiste, njė lėvizje tė “veprimit” joaktiv, e cila tek shqiptarėt ka mbjellur njė optimizėm iluzor, se vetėm duke duruar, duke ndenjur urtė pa bėrė agjė, do ta fitojmė lirinė, pavarėsinė dhe demokracinė e aspiruar!

 

      Pėr mė tepėr kjo lėvizje skajshmėrisht disfatiste, duke pėrjashtuar ēdo alternativė tjetėr tė veprimit, ishte shndėrruar nė pengesė serioze pėr organizimin e mirėfillt tė faktorit politikė shqiptarė, qė pretendonte faktorizimin dhe fuqizimin e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, nė luftėn pėr ēlirim nga regjimi pushtues i kryevrasėsit tė shqiptarėve Sllobodan Milloshjeviq.

 

      Se Ibrahim Rugova me politikėn e tij pėrjashtuese, tė ēdo faktori tjetėr shqiptarė, e veēanėrisht tė faktorit UĒK, ishte i dėmshėm, flasin shumė argumente, tė cilat do tė pėrpiqem t“i paqyrojė nė vazhdim.

………………………..

Lexoni kėtu vazhdimet : 1  - 2  - 3  - 4  - 5  - 6  - 7  -  8  -  9 - 10 - 11 - 12 - 13 - 14 - 15