Analiza politike - historike

 

Realpolitika e Ibrahim Rugovės

( 17 )

 

Pėrmbajtja:

 

-        Forcimi politik i Ibrahim Rugovės…

-        Pranimi i konkluzioneve tė Grupit tė Kontaktit pa vėrejtje nga Rugova;

-        G-15“shi i Ibrahim Rugovės pėr dialog me Serbinė!

-        Kėrskea e GK-sė pėr fillimin e dialogut Prishtinė- Beograd dhe prejudikimi i statusit tė Kosovės;

-        Reduktimi  G-15“shit nė G-4 nga Ibrahim Rugova dhe ideja pėr zhvillimin e negociatave me Serbinė nė dy faza;

-        Takimi Millosheviq-Rugova mė 15 maj 1998 nė Beograd;

-        Vazhdimi i dialogut Beograd-Prishtinė mė 22 maj 1998 nė selin e LDK-sė pa ndėrmjetėsimin e palės ndėrkombėtare;

-        Ēfarė historie i tregoi Ibrahim Rugova ambasadorit Danelly nė Velani, derisa po mbahej takimi nė selinė e LDK-sė?!

 

* * *

 

Roli i Ibrahim Rugovės nė negociatat me Serbinė

 dhe injorimi i faktorit UĒK, nė vitin 1998

 

     Shkruan: Sheradin BERISHA / 16. 06. 2008

 

Forcimi politik i Ibrahim Rugovės…

 

      Janari i vitit 1998, solli me vete kumtin e fundit tė paqes sė rrejshme nė Kosovė. Atėkohė kur UĒK-ja po bėhej gjithnjė e mė shumė mbizotruese e situatės nė Kosovė, u vu nė lėvizje diplomacia ndėrkombėtare, pėr tė parandaluar rrjedhėn e ngjarjeve qė ēonin pashmangshėm drejt luftės. Qasja e bashkėsisė ndėrkombėtare ndaj zgjidhjes sė ēėshtjes sė Kosovės, ndėrtohej mbi qėndrimin e njohur siē ishte mospranimi i gjendjes status quo dhe kundėrshtimi i aspiratave tė shqiptarėve pėr pavarėsi.

 

      Mbi kėtė bazė, gjatė vitit 1998, Grupi i Kontaktit dhe qendrat tjera ndėrkombėtare tė vendosjes pėrmes diplomacisė sė ashtuquajtur lėvizėse, do tė ngarendin sa nė Beograd e sa nė Prishtinė pėr tė gjetur njė zgjidhje politike pėr Kosovėn, pėrmes negociatave. Ngjarjet mė kulmore qė i dhanė kahje zhvillimeve politike nė Kosovė, konsiderohen vizitat e shpeshta tė ambasadorit amerikan Robert Geldbard, i deleguari special i SHBA-ve pėr ish-Jugosllavinė, nė janar-mars tė vitit 1998 nė Prishtinė dhe nė Beograd.

 

·       Foto: Takimi Geldbard - Rugova nė vitin 1998

 

     Robert Geldbard nė njė nga takimet e tij (22.02.1998) me Ibrahim Rugovėn nė Prishtinėnė publikisht e akuzoi “UĒK-nė si organizatė terroriste”, ndėrsa kėrkonte forcimin e lidershipit politik tė moderuar nė krye me Ibrahim Rugovėn. Njė ditė mė vonė z.Geldbard gjatė njė takimi me Millosheviqin, i dhuroi Beogradit lehtėsitė duke deklaruar se disa nga sanksionet ekonomike do tė hiqen! Ky veprim i diplomatit amerikan, skajshėmrisht akuzues pėr UĒK-nė, nė tė vėrtet i dha forcė shtytėse nė aspektin politik Ibrahim Rugovės, ndėrsa nė aspektin ushtarak e trimėroi Sllobodan Millosheviqin, pėr tė marrė njė ofensivė pėr zhbėrjen e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, pėr vrasjen e shqiptarėve dhe shkatėrrimin e vendbanimeve tė tyre.

 

·       Foto: Tanksat e ushtrisė serbe nė ofenzivė!

 

      Pse mendoi kėshtu?!

      E para: Porosia e amabasadorit Robert Geldbard, pėr forcimin e lidershipit nė Kosovė, duket se Ibrahim Rugovės, i ka dhėnė edhe njė arsye mė shumė pėr tė vėnė kontrollin e plotė dhe fuqizimin e tij brenda strukturave tė LDK-sė. Dhe kėtė akt z.Rugova e kryen nė Kuvendin e tretė tė LDK-sė, qė mbahet mė 25 shkurt 1998. Nė kėtė kuvend, Ibrahim Rugova nė mėnyrė autoritare largon nga organet drejtuese tė LDK-sė, ish tė burgosurit politik nė krye me Hydajet Hysenin, duke i zgjedhur nė Kryesi dhe nė Kėshillin e Pėrgjithshėm tė partisė tė gjithė ata qė bėnin Amin, pėr ēdo vendim qė do tė merrte ai.

      E dyta: Tri ditė mė vonė (nga mbajtja e kuvendit tė LDK-sė), mė 28 shkurt 1998 forcat ushtarake-policore tė Millosheviqit nė “emėr tė spastrimit tė terenit nga bandat terroriste tė UĒK-sė“ sulmuan fshatrat Qirez dhe Likoshan, me ē“rast vranė e masakruan 24 shqiptarė, gra, fėmijė e pleq tė pafajshėm nė shtėpitė e tyre. Ndėrkaq, njė javė mė vonė, mė 5, 6 e 7 mars 1998, forcat barbare serbe sulmuan fshatin Prekaz, duke pėrdorur gjithė arsenalin ushtarak modern, kundėr familjes sė Shaban Jasharit. Pas njė lufte tre ditore tė pabarabart, ēetnikėt e Beogradit vranė mizorisht 56 anėtarė tė familjes Jashari, nė mesin e tė cilėve ra pėr tė mos vdekur kurrė edhe komandanti legjendar i UĒK-sė Adem Jashari.

 

·       Foto-shėnime: Lexoni e shikoni masakrat e regjimit fashist tė Millosheviqit, nė Prekaz, Likoshan, Ēirez etj

 

Pranimi i konkluzioneve tė Grupit tė Kontaktit

pa vėrejtje nga Ibrahim Rugova

 

       Pas kėtyre ngjarjeve, ndėrhyri diplomacia ndėrkombėtare, e cila kėrkojė ndėrprerjen e dhunės sė armatosur pėr t“i lėnė rrugė zgjidhjes sė problemeve pėrmes dialogėt nė mes palėve.

 

      Mė 9 mars 1998 nė Londėr mbahet mbledhja e Grupit tė Kontaktit, ku do tė diskutohet pėr gjendjen e rėndė nė Kosovė. Nė deklaratėn e Grupit tė Kontaktit, kritikohet „pėrdorimi i tepruar i forcės“ dhe „tejkalimi i autorizimeve“ tė njėsive speciale tė policisė serbe, „qė ka sjellė pėr pasojė sė paku 80 humbje jete“, ndėrsa denohen nė tėrėsi siē theksohet nė deklaratė „aksionet terroriste tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, apo tė ēfarėdo grupi apo personi.“ Pra, Grupi i Kontaktit, operacionet shfarosėse tė njėsive speciale serbe kundėr shqiptarėve i cilėson si pėrdorim i tepruar i forcės, ndėrsa veprimet e UĒK-sė qė ishin nė mbrojte tė popullatės  shqiptare nga forcat serbe, i cilėsonte si “arsione terroriste”!!!

 

      Grupi i Kontaktit kėrkon „nga presidenti Sllobodan Milosheviq tė ndėrmarrė hapa tė shpejtė dhe efektivė pėr tė ndėrprerė dhunėn dhe tė angazhohet vendosmėrisht pėr tė gjetur njė zgjidhje politike tė ēėshtjes sė Kosovės pėrmes dialogut. Nė veēanti brenda 10 ditėve ai duhet: - tė tėrheqė njėsitė e policisė speciale dhe tė ndėrprejė veprimet e forcave tė drejtuara kundėr popullsisė civile, - qė tė deklarohet vetė publikisht mbi fillimin e procesit tė dialogut nė pajtim me paragrafin 10, me udhėheqjen e komunitetit shqiptar tė Kosovės.“

 

      Nė konkluzat e Grupit tė Kontaktit, vijėzohet qartė kundėrshtimi pėr pavarėsinė e Kosovės, ndėrkohė qė RSFJ-sė gjegjėsisht Serbisė po i ofrohej njė shans shtesė pėr t“iu shmangur sanksioneve ekonomike tė pėrgatitura prej kohėsh.

 

·       Lexo tė plotė: Deklaratėn e Grupit tė Kontaktit pėr Kosovėn

 

      Faktori politik shqiptar nė krye me Ibrahim Rugovėn pa asnjė vėrejtje i mbėshtet konkluzionet e Grupit tė Kontaktit, ndėrsa po atė ditė (9.03.1998) kur Grupi i Kontaktit ishte mbledhur nė Londėr, reagon SHQ i UĒK-sė pėrmes Komunikatės nr.45. Nė komunikatė thuhet: “Shtabi Qėndror i UĒK-sė u bėn me dije forcave politike nė botė dhe institucioneve dhe organizmave ndėrkombėtare, nė veēanti Grupit tė Kontaktit qė takohet sot nė Londėr, si UE-sė, OKB-sė e shteteve demokratike, se UĒK dhe populli shqiptar do tė vazhdojnė luftėn ēlirimtare, mbi bazėn e vullnetit historik pėr pavarėsi. Nga qendrat nė botė kėrkohet tė pranojnė shtetin e Kosovės, ndėrsa pushtuesin serb ta ndėshkojnė nė bazė tė konventave ndėrkombėtare pėr luftėn, mbasi dėshmohet lufta e tij fashiste pėr tė zhdukur popullin shqiptar.“

 

      Nė vazhdėn e aktiviteteve diplomatike, mė 17 mars 1998 ministria e jashtme ruse, kishte marrė nismėn pėr njė zgjidhje politike pėr Kosovėn. “E binda Millosheviqin, nė bisedėn kokė mė kokė, mė 17 mars 1998”, pohonte ish-ministri i Jashtėm rus Primakov qė “tė merrte nismė lidhur me autonominė e Kosovės; tė urdhėronte njėsitė ushtarake tė ktheheshin nė kazerma; qė personalisht tė angazhohej pėr tė filluar negociatat me liderin e krahut tė moderuar tė kosovarėve Ibrahim Rugovėn dhe tė pranonte vėzhguesit e OSBE-sė.” (J.Primakov: Memoare, Jeta ime nė politikėn e lartė, fejton politik, “Zėri” 30 maj 2002, fq.9.)

 

G-15“shi i Ibrahim Rugovės pėr dialog me Serbinė!

 

      Nė frymėn e qėndrimeve tė Grupit tė Kontaktit, mė 18 mars 1998 i deleguari amerikan pėr ēėshtje tė Ballkanit ambasadori Geldbard, merrė pėlqimin e Ibrahim Rugovės, tė kėtij “kolosi tė brishtė” (siē e cilėsonin analistėt perėndimor Rugovėn) pėr formimin e Grupit Negociator pėr dialog me Serbinė, ani pse Ibrahim Rugova ato ditė bėnte fushatė pėr zgjedhjet “presidenciale e parlamentare“    22 marsit 1998 !!! Mė 18 mars para gazetarėve (nė hyrje tė selisė sė LDK-sė) Ibrahim Rugova deklaron: ”Nė bisedė me ambasadorin amerikan Geldbard, unė rikonfirmova zotimin tim tė fuqishėm pėr dialog, si tė vetmen mėnyrė pėr zgjidhjen e problemeve tė ngutshme nė Kosovė.” “Pėr tė qenė i suksesshėm dialogu”,- theksonte Rugova, “duhet tė pėrfshihet patjetėr kėmbimi i hapur dhe i pakushtėzuar mes pėrfaqėsuesve tė zgjedhur tė udhėheqjes sė Kosovės dhe pėrfaqėsuesve tė presidentit Millosheviq, siē ėshtė bėrė thirrje javėn e kaluar nė Londėr nga ministrat e jashtėm tė Grupit tė Kontaktit”.

 

      Vini re!

      Mė 22 mars 1998 mbahen zgjedhjet “presidenciale dhe parlamentare” nė Kosovė, ndėrsa tė nesėrmen mė 23 mars nė Prishtinė nga grupi 3+3( i pėrcaktuar qysh nė marrėveshjen Millosheviq-Rugova mė 1.09.1996), nė mes palės serbe dhe asaj tė Kosovės, nėnshkruhet aneksi pėr normalizimin e arsimit shqip nė Kosovė. Grupi 3+3 qė nėnshkroi aneks marrėveshjen mė 23 mars ishte vazhdimėsi e bisedave tė mėhershme nė mes tė Ibrahim Rugovės me Sllobodan Millosheviqin, dhe nuk kishte tė bėnte drejtpėrdrejt me themelimin e grupit tė ri negociatorė, qė do tė quhet G-15, edhe pse kemi tė bėjmė me tė njejtit njerėz nė krye tė kėtij grupi.

 

·       Fotodokument: Akti i nėnshkrimit tė aneksit pėr arsim, mė 23 mars 1998 nė ambientet e Bibliotekės kombėtare nė Prishtinė.

 

      Mė 24 mars 1998 (atė ditė kur kishte shpėrthyer lufta nė fshatin Gllogjan tė Dukagjinit, nė mes tė forcave pushtuese serbe dhe UĒK-sė) Ibrahim Rugova pasi shpalli rezultatin e zgjedhjeve, ku ai dhe partia e tij kishin triumfuar bindshėm nė kėto zgjedhje farsė, do tė kumtojė listėn prej 15 negociatorėve tė Kosovės “G-15”, tė cilėt Rugova i quan si “Grup Kėshilldhėnėsish”, pėr tė pėrgatitur njė platformė pėr bisedime me pėrfaqėsuesit e Millosheviqit.

 

      Nė listėn e G-15-shit, me sugjerimin edhe tė ambasadorit Geldbard u pėrfshinė: Ibrahim Rugova, Fehmi Agani, Edita Tahiri, Bujar Bukoshi, Rexhep Ismajli, Mark Krasniqi, Pajazit Nushi, Esat Stavileci, Adem Demaēi, Veton Surroi, Mahmut Bakalli, Hydajet Hyseni, Shkėlzen Maliqi, Bujar Dugolli dhe Blerim Shala. Adem Demaēi, ndonėse nuk ishte pyetur fare pėr kėtė punė, ėshtė prononcuar kundėr pjesėmarrjes nė kėtė grup, duke e quajtur kėtė nismė si “mashtrim tė ri tė Ibrahim Rugovės…”, ndėrsa Hydajet Hyseni e Bujar Dugolli largohen nga ky grup me 13 maj 1998, nė momentin kur merret vesh se pa dijen e “G-15” Ibrahim Rugova kishte vendosur tė takohet me Millosheviqin mė 15 maj nė Beograd.

 

      Blerim Shala, ish-zėdhėnės i grupit G15, kujton se „sesioni i parė i G-15 qė u mbajt mė 25 mars, do tė jetė njė mbledhje e paorganizuar, pa fillim dhe pa fund, pa pasur tė qartė pse jemi thirrur, ēka jemi nė tė vėrtet, kėshilltarė apo negociatorė, dhe cili ėshtė misionin ynė i njėmendtė. Rugova nė fillim na tha se janė disa pika tė cilave duhet t“u pėrmbahet pala kosovare nė negociata…dhe ato ashtu si ishin hedhur nė letėr prej tij, diheshin pėrmendėsh prej secilit shqiptar tė Kosovės. Nė kėtė takim tė parė, ne - thotė Shala, nuk morėm vesh se ēka jemi, nuk filluam fare bisedėn pėr strategjinė negociuese dhe fare pak folėm pėr luftėn, e cila tashmė po hynte nė muajin e dytė.“( B.Shala- Vitet e Kosovės 1998-1999, Prishtinė 2000, fq.41) Njė rrėmujė e tillė, e shkaktuar nga Ibrahim Rugova, do tė vazhdojė deri nė fund tė ekzistimit tė G-15, deri nė korrik tė vitit 1998.

 

·       Foto: Blerim Shala, ish-zėdhėnės i grupit G15

 

Kėrskea e GK-sė pėr fillimin e dialogut Prishtinė- Beograd

dhe prejudikimi i statusit tė Kosovės

 

      Po, mė 25 mars 1998 Grupi i Kontaktit mban mbledhjen e radhės nė Bon ku shqyrtohet situata nė Kosovė, ndėrkaq tė nesėrmen mė 26 mars, ambasadori amerikan Robert Geldbard sė bashku me Jeremy Greenstock, Drejtor politik nė Foreign Office tė Anglisė, vizitojnė Prishtinėn pėr t“ja kumtuar Ibrahim Rugovės qėndrimet e Mbledhjes sė Bonit. Ndonėse Grupi i Kontaktit ka kėrkuar qė sa mė shpejt tė fillojnė bisedimet Prishtinė-Beograd, nė pikėn 13 tė konkluzioneve tė Bonit theksohet se GK angazhohet pėr njė “autonomi tė gjerė dhe vetadministrim tė mirėfillt tė Kosovės” dhe kjo prejudikonte qartė ecurin e negociatave dhe pėrcaktimin e kornizės sė tyre.

 

      Edhe Kėshilli i Evropės, nxori njė rezolutė, sipas sė cilės “kėrkohej fillimi i bisedimeve tė menjėhershme tė Serbisė - RFJ me shqiptarėt e Kosovės”. Dhe, nė atė rezolutė mbėshtetej “vetėm njė autonomi nė kuadėr tė RFJ-sė pėr Kosovėn”. Ndėrkaq, Ibrahim Rugova nė njė konferencė pėr shtyp, duke pėrmendur rezolutėn e Kėshillit tė Evropės, e cila prejudikonte qartė statusin e Kosovės, deklaron: “Shpresoj se sė shpejti Kosova do tė bėhet anėtare e kėtij asociacioni” (e Kėshillit tė Evropės - v. ime). Ēudi! Kosova akoma pa qenė subjekt i pranuar ndėrkombėtarisht, pėr mė keq atėkohė kur bashkėsia ndėrkombėtare kėrkonte me ngulmė autonomi pėr kosovėn nė kuadėr tė Serbisė, Ibrahim Rugova flet pėr anėtarėsimin e shpejt tė Kosovės nė Kėshillin e Evropės. Duhesh me qenė idiot dhe i pandėrgjegjshėm, qė ta marrėsh seriozisht kėtė deklarim tė Ibrahim  Rugovės.

 

Reduktimi  G-15“shit nė G-4 nga Ibrahim Rugova dhe ideja

pėr zhvillimin e negociatave me Serbinė nė dy faza

 

      Ibrahim Rugova meqė vetė vendoste e vetė vuloste pėr ecurin e procesit negociator brenda faktorit politik shqiptar, mė 6 prill 1998 nė njė mbledhje tė radhės tė G-15 ai grupin G-15 e reduktoi nė G-4 (prej katėr vetash), tė cilėt sipas tij duhej tė pėrbėnin Grupin e mirėfillt Negociator tė Kosovės.

      Nė G-4 ishin:

-        Dr. Fehmi Agani,

-        Mahmut Bakalli,

-        Pajazit Nushi dhe

-        Veton Surroi.

      Pas kėtij propozimi tė Rugovės, pjestarėt e mbetur tė G-15, nuk e dinin se cili do tė jetė roli i tyre nė kėtė mishmash tė krijuar nga Rugova. Kėto marifetllėqe politike tė Ibrahim Rugovės, po zhvilloheshin nė Prishtinė, pikėrisht nė kohėn kur nė shumė pjesė tė Kosovės, UĒK-ja zhvillonte luftė ēlirimtare kundėr forcave pushtuese serbe.

 

      Nė gjysmėn e dytė tė muajit prill diplomatėt e huaj qė vizitonin shpesh Kosovėn kishin hedhur idenė qė negociatat me Serbinė tė zhvilloheshin nė dy faza. Nė fazėn e parė mendohej qė prania ndėrkombėtare tė kishte njė nivel tė ultė diplomatik, ndėrsa pėrmendej Shoqata “Shėn Exhidio” dhe Monsinjor Paglias si ndėrmjetėsues kryesor nė mes palės Serbe dhe asaj tė Kosovės. Gjatė negociatave tė fazės sė parė, kur do tė kuptoheshin mė qartė pozicionet e palėve nė bisedime, do tė vijonte faza e dytė me involvimin e Grupit tė Kontaktit dhe tė diplomacive kryesore perėndimore.

 

      Mė 25 prill 1998, vetėm katėr ditė para mbajtjes sė takimit tė Grupit tė Kontaktit nė Romė, Umberto Vattani, sekretar i pėrgjithshėm nė Ministrinė e Jashtme tė Italisė qėndroi nė Prishtinė dhe gjatė takimit me Ibrahim Rugovėn zyrtarisht i propozoi kėtij tė fundit fillimin e menjėhershėm tė negociatave me Beogradin, me ndėrmjetėsimin e shefit tė Shoqatės: “Shėn Exhidio”, Minsinjor Paglias.

 

      Derisa nė Prishtinė po bėheshin pėrgatitjet pėr negociata me Serbinė, lufta me shpejtėsi po pėrhapej nė shumė pjesė tė Kosovės. Ushtria Ēlirimitare e Kosovės, gjatė operacioneve ushtarako - policore serbe, me tė gjitha njėsitė e saj tė organizuara ishte vėnė nė mbrojtje tė popullatės shqiptare. Ndėrkaq, Shtabi i Pėrgjithshėm i UĒK-sė nė njė deklaratė Politike tė datės 27 Prill 1998 lidhur me negociatat me Serbinė deklaron, se, bisedimet janė tė pranueshme “vetėm pasi tė jenė larguar trupat e pushtuesit nga trojet shqiptare. Ēdo lloj tjetėr marrėveshjeje dhe pa praninė tonė do tė jetė e pavlefshme dhe e denueshme.”

 

Takimi Millosheviq-Rugova mė 15 maj 1998 nė Beograd

 

      Mė 9 maj 1998 nis njė proces i ri pėrpjekjesh pėr fillimin e bisedimeve Beograd - Prishtinė. Atė ditė nė Beograd, njė delegacion amerikan nė krye me diplomatin e njohur Riēard Holbrook, takohet me Sllobodan Millosheviqin, ndėrkaq mė 10 maj ky delegacion vjen nė Prishtinė pėr tu takuar edhe me Ibrahim Rugovėn. Gjatė tri ditėve nė vijim ( 10 – 13 maj) Holbrook dhe Geldbard zhvilllojnė njė turne diplomatik nė relacionin Beograd – Tiranė – Prishtinė – Shkup dhe anasjelltas. Mė 12 maj (ditė e martė) Ibrahim Rugova ka pranuar para Holbrookut qė tė takohet me Sllobodan Millosheviqin mė 15 maj nė Beograd. Njė ditė mė vonė, mė 13 maj tė gjitha agjensitė e rėndėsishme botėrore kanė dhėnė lajmin, se: “Dr. Rugova do tė takohet nė Beograd, tė premten, mė 15 maj, me Sllobodan Millosheviqin, kryetar i RFJ-sė.”

 

      Pėr kėtė vendim tė Rugovės nuk kishte ditur as G-15, dhe kėtė lajm, i cili pėr shumė kėnd ishte fillimisht sensacional dhe i pabesueshėm, ata e morėn vesh nga mediat perėndimore. Ibrahim Rugova ka pranuar tė takohet me Millosheviqin pa i plotėsuar kėrkesat e Grupit tė Kontaktit, tė Mbledhjes sė Londrės, tė 9 marsit 1998 pėr tėrheqjen e njėsive speciale serbe nga vendbanimet shqiptare ku zhvilloheshin luftimet dhe pėr ndėrmjetėsimin e Misionit tė Filipe Gonsalesit nė bisedimet Beograd – Prishtinė. (B.Shala, Vitet e Kosovės 1998 – 1999, Prishtinė 2000, fq.54-60.)

 

      Mė 15 maj 1998 Ibrahim Rugova ka udhėtuar pėr nė Beograd me grupin G-4 tė pėrzgjedhur nga G-15, si me: Dr. Fehmi Aganin, Mahmut Bakallin, Pajazit Nushin dhe Veton Surroin. Adnan Merovci - Shef i protokollit dhe i sigurisė sė Ibrahim Rugovės, thotė: se pėr nė Beograd kemi udhėtuar me tri vetura dhe njė ka qenė si pėrcjellje. Ne shkuam deri nė hyrje tė Beogradit, aty na priti njė makinė e shėrbimeve serbe dhe na shoqėroi gjatė tėrė kohės.” – kujton z. Merovci. (Lexo Librin “Pa protokoll-Bisedė me Adnan Merovcin”, Prishtinė, 2003, fq. 78)

 

·       Foto: Takimi i famshėm Rugova-Millosheviq nė Beograd, mė 15.05.98

·       Foto:  Rugova, Bakalli – Millosheviq, mė 15 maj 1998 nė Beograd

·       Foto: Biseda e ngrohtė Rugova-Millosheviq mė 15 maj nė Beograd

 

      Ky takim do tė zhvillohet nė selinė presidenciale tė Millosheviqit nė Beograd, pa ndėrmjetėsimin ndėrkombėtar, pa plan tė qartė, madje pa pika tė rendit tė ditės. Po atė ditė derisa po mbahej takimi Millosheviq – Rugova nė Beograd,( ku Televizioni shtetėror serb gjatė gjithė kohės jepte pajme duke buzėqeshur Rugova me Millosheviqin) forcat serbe nė Kosovė kishin ndėrmarrė njė operacion tė gjerė luftarak dhe me kėtė rast vranė e masakruan dhjetra shqiptarė tė pafajshėm. Po atė ditė, (nė orėt e pasdites) Millosheviqi vendosi edhe njė bllokadė ekonomike ndaj Kosovės qė gjithėsesi kishte prapavijė politike. Qeveria serbe nė rrugėn Nish – Prishtinė kishte ndaluar tė gjithė kamionėt me mallra ushqimor qė ishin nisur pėr nė Kosovė, dhe nė ditėt qė pasuan takimin Millosheviq – Rugova nė Beograd, Kosova do tė pėrballet me probleme serioze nė furnizimin me artikuj elementarė ushqimorė.

 

Vazhdimi i dialogut Beograd-Prishtinė mė 22 maj 1998

  selin e LDK-sė pa ndėrmjetėsimin e

 palės ndėrkombėtare

 

      Pas takimit tė 15 majit filluan pėrgatitjet pėr mbajtjen e takimit tė radhės Prishtinė – Beograd. Siē vihet nė dukje nė kėtė mes, faktori UĒK ishte lėnė anash, duke u injoruar plotėsisht nga Ibrahim Rugova, edhe pse pėrhapja e luftės kishte marrė njė dinamikė tė pėrshpejtuar. Z.Rugova akoma nuk e kishte kuptuar, nė tė vėrtet ai nuk donte ta kuptonte, se zgjerimi i luftės nė Kosovė e bėnte tė pakuptimt dhe absurde tėrė procesin e negociatave me Serbinė.

 

      Takimi tjetėr i negociatorėve shqiptarė e serbė, ishte caktuar tė mbahet mė 22 maj 1998 nė Prishtinė. Ky takim u mbajt nė ambientet e selisė sė Lidhjes Demokratike tė Kosovės. Palės serbe i printe Nėnkryetari i Qeverisė sė RFJ-sė Nikola Shainoviq, i pėrbėrė nga nėnkryetari i qeverisė sė Serbisė Ratko Markoviq, Nėnkryetari i Partisė Radikale tė Sheshelit, Tomisllav Nikoliq, Radoslav Rajkoviq dhe Leposava Miliēeviq, ndėrsa palės shqiptare i printe Dr. Fehmi Agani ku bėnte pjesė: Mahmut Bakalli, Pajazit Nushi, Veton Surroi, Bajram Kelmendi dhe Blerim Shala.

 

·       Shih foton nga: Takimi serbo-shqiptarė nė selinė e LDK-sė, mė 22.05.1998

 

      Bajram Kelmendi dhe Blerim Shala, G-4shit ( qė ishte takuar me Millosheviqin mė 15 maj nė Beograd) ju bashkua mė 21 maj, njė ditė para mbajtjes sė takimit nė Prishtinė. Ishte i propozuar edhe dr.Esat Stavileci tė jetė pjesė e delegacionit shqiptar, por ai nuk ka pranuar tė jetė pjesė e kėtij takimi tė dėmshėm pėr Kosovėn, pėr faktin sepse z.Stavileci ka kėrkuar qė tė bisedohet vetėm pėr statusin e Kosovės, e jo pėr paketa sigurie, si zhbllokimi i mallrave e ēėshtje tė tjera, sipas tė cilave Millosheviqi dėshironte tė fitonte poena para bashkėsisė ndėrkombėtare.”

 

      Pėr takimin e pėrfaqėsuesve tė Rugovės me ata tė Millosheviqit nė selinė e LDK-sė nė Prishtinė, ka shkruar gjerėsisht edhe numri revial i gazetės “Bota Sot” e  datės 24 maj 1998 faqe 5.

 

·       Lexo tė plotė kėtė artikull: pjesėn e parė dhe pjesėn e dytė

 

      Ky takim u mbajt pa ndėrmjetėsimin e palės ndėrkombėtare edhe pse atė ditė nė Prishtinė ishte ambasadori amerikan Christopher Hill dhe Brian Donelly, ambasadori i Anglisė nė Beograd. Blerim Shala, ish-zėdhėnėsi i grupit negociatorė tė Kosovės, thotė se, ambasadori amerikan Hill, nė kohėn kur po zhvilloheshin bisedimet me palėn serbe, ka qenė nė ambientet e selisė sė LDK-sė, saktėsisht nė dhomėn ku zakonisht rrinte Ibrahim Rugova, pėr tė krijuar kėshtu, pėr palėn tonė dhe mediat shqiptare, njė pėrshtypje se, megjithatė, negociatat po zhvillohen me ndėrmjetėsimin e diplomacisė amerikane (!!!). Ndėrsa Ibrahim Rugova gjatė katėr orėve sa zgjatėn bisedimet nė selinė e LDK-sė, ishte nė rezidencėn e tij nė Velani sė bashku me ambasadorin anglez Brian Donelly. 

 

Ēfarė historie i tregoi Ibrahim Rugova ambasadorit

 Brian Danelly nė Velani, derisa po mbahej takimi

selinė e LDK-sė?!

 

      Ish-zėdhėnėsi i G-4 Blerim Shala, pėrkujton se pas pėrfundimit tė takimit, me palėn serbe, nė dhomėn e Ibrahim Rugovės nė Selinė e LDK-sė sė bashku me Veton Surroin, kanė pasur njė takim me ambasadorėt Hill dhe Brian Donelly, tė cilėt i kanė njoftuar pėr rrjedhėn dhe atmosferėn e takimit me delegacionin serb. Ndėrkohė, thotė z.Shala “Danelly na informoi se kishte kaluar njė kohė tė gjatė me dr. Rugovėn, nė rezidencėn e tij private, nė lagjen e Velanisė, duke pirė verė tė zezė dhe duke ngrėnė djath Sharri. “Unė e pyeta (Ibrahim Rugovėn-vėrejtja ime Sh.B) se cila ėshtė platforma negociatore e delegacionit tuaj dhe ēka pritet tė arrihet nė takimin e sotėm…”, na tha Danelly. Dr. Rugova iu kishte pėrgjigjur se nuk ka dyshim qė negociatorėt kosovarė do tė mbrojnė si duhet interesat e Kosovės dhe pastaj ia kishte shpjeguar, hollė-hollė, cilėsinė e verės sė Kosovės. (!!!) (Lexo: B.Shala: Vitet e Kosovės 1998-1999, Prishtinė 2000, faqe. 68-71.) Ēdo koment pėr kėtė veprim tė Ibrahim Rugovės(nė kohėn kur Kosova po digjet flak) ėshtė i tepėrt.

 

      Zhvillimet dramatike nė zonat e luftės, pėrveē qė zhvlerėsuan procesin e nisur negociues me takimin Millosheviq-Rugova nė Beograd mė 15 maj, treguan qartė se, kėto bisedime nuk do t“i sillnin asgjė tė mirė Kosovės. Pėr mė tepėr, vrasjet, ekzekutimet dhe masakrimet nė mėnyrė barbare tė shqiptarėve nė fshatrat e Dukagjinit dhe tė Drenicės nga forcat policore-ushtarake tė Millosheviqit, e mbuluan me padenjėsi mundėsinė e vazhdimit tė negociatave me Beogradin, nė formėn qė nisi nė Prishtinė, mė 22 maj.

 

( Vijon )

…………………………

 

Lexoni kėtu vazhdimet: 1  - 2  - 3  - 4  - 5  - 6  - 7  -  8  -  9 - 10 - 11 - 12 - 13 - 14 - 15 - 16