Analiza politike - historike

 

Realpolitika e Ibrahim Rugovės

( 18 )

 

Cilat ishin akuzat e Ibrahim Rugovės nė

 adresė tė UĒK-sė?!

 

Shkruan: Sheradin Berisha

______________________

 

Ēka i thotė Ibrahim Rugova, presidentit Klinton,

pėr Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės?!

 

     Ndonėse takimi i Ibrahim Rugovės me varrmihėsin e shqiptarėve Sllobodan Millosheviq futi huti dhe shkaktoi indinjatė tė thellė te populli shqiptar nė Kosovė e gjetiu, diplomacia amerikane pėr ta relaksuar kėtė gjendje tė krijuar, bėri njė hap diplomatik nė favor tė Rugovės.

 

     Cili ishte ky hap “relaksues” diplomatik?

 

     Ambasadori Richard Holbrook, pas takimit tė Ibrahim Rugovės me Sllobodan Millosheviqin nė Beograd (mė 15 maj 1998, dhe takimit tė radhės Prishtinė - Beograd mė 22 maj nė Prishtinė), mė 29 maj 1998, Rugovės ia kishte aranzhuar njė takim me presidentin amerikan Bill Klinton nė Washington.

 

·       Foto: Takimi i famshėm Rugova-Millosheviq nė Beograd, mė 15.05.98

·       Foto: Biseda e ngrohtė Rugova-Millosheviq mė 15 maj nė Beograd

·       Foto nga: Takimi serbo-shqiptarė nė selinė e LDK-sė, mė 22.05.1998

 

      Nė Shtėpinė e Bardhė, Presidenti Klinton pret njė delegacion nga Kosova tė pėrbėrė nga Ibrahim Rugova, Fehmi Agani, Bujar Bukoshi dhe Veton Surroi. Nė kėtė takim, Ibrahim Rugova para presidentit Klinton bėn njė varg akuzash nė adresė tė Qeverisė sė Shqipėrisė dhe Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės.  Rugova me kėtė rast z. Klinton i thotė se Qeveria e shqipėrisė „ėshtė krejtėsisht nė krahun e grupeve tė armatosura (UĒK-sė - vėrejtja ime). Ajo edhe mund tė jetė frymėzuese e tyre, ndoshta edhe organizatore.“ Ndėrsa pėr UĒK-nė thotė se janė: „Grupet e armatosura nė Kosovė”,”kanė pikėpamje tė majta“ dhe „drejtohen nga njerėz qė edhe sot e kėsaj dite kanė nostalgji pėr ish figura tė njohura komuniste. Si pėr shembull pėr Enver Hoxhėn, i cili ka qenė diktator i madh komunist“.

 

     Pėr mė tepėr, ky njeri qė veten e quante ”president” tė Republikės sė Kosovės, para presidentit Klinton, e akuzon Shqipėrinė edhe pėr radikalizimin e gjendjes nė Kosovė!“Nga Shqipėria janė futur armė edhe mjete tė tjera. Futen njerėz,  futet gjithēka. Kjo e radikalizoi gjendjen dhe mund tė shkojė edhe mė tutje drejt eskalimit.“ i ka thėnė me mburrje Ibrahim Rugova, presidentit amerikan. Dhe kėto akuza ndjellakeqe Rugova po i bėnte pikėrisht nė kohėn kur Ushtria Ēlirimtare e Kosovės po fuqizohej me ushtarė tė rinjė e armatim tė sjellur nga Shqipėria, duke kaluar me rreziqe tė mėdha nėpėr kufirin shqiptaro - shqiptar.

 

    Mė 2 shkurt 1999, Agjencia Shtetėrore Informative “Kosovapres”, duke iu referuar Drejtorisė sė Shėrbimit Informativ tė UĒK-sė, ka publikuar njė pjesė tė bisedės Rugova-Klinton, tė zvilluar nė datė 29 maj 1998 nė Shtėpinė e Bardhė nė Washnigton.

 

( Washington - 29.05.98 )

Pjesė nga biseda Klinton - Rugova

 

    Prishtinė, 2 Shkurt (Kosovapress),

   Nga Drejtoria e Shėrbimit Informativ e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės na erdhi ky lajm tė cilin po e botojmė nė tėrėsi.

 

·       Foto: Takimi Ibrahim Rugova - Bill Klinton

 

   Klinton: Unė do tė dėshiroja tė dija edhe mendimin tuaj rreth konceptit tė Shqipėrisė pėr problemin pėr tė cilin flasim. Ne mendojmė se ėshtė koncept modern dhe si tė tillė e pėrkrahim.

   Rugova: Nė Kosovė, qeveria e tashme shqiptare, flas nė mesin e popullit tė Kosovės nuk gėzon respekt. Janė shumė shkaqe, por populli mendon se ajo bėn punė tė papastra, pikėrisht nė krahun serb. Ndėrsa e vėrteta, pėr mendimin tonė, ėshtė krejt tjetėr.

 

   Klinton: Si ėshtė tjetėr? Pra ėshtė nė krah tė kundėrt me qėndrimin serb dhe unė kėtė e gjej tė mirė.

   Rugova: Qeveria e Shqipėrisė, pra kjo qeveri qė ėshtė sot, mendoj unė, por edhe shokėt e mi kėshtu mendojnė, ėshtė krejtėsisht nė krahun e grupeve tė armatosura. Ajo edhe mund tė jetė frymėzuese e tyre, ndoshta edhe organizatore.

 

   Klinton: Pėrse e keni kėtė mendim? Tė dhėnat tona dhe burimet e tjera nuk e tregojnė kėtė.

   Rugova: Ka lidhje kohore mes gjithēkaje qė po ndodh sot nė Kosovė dhe nė Shqipėri. Kur nė pushtetin shqiptar ishin forcat e djathta, me tė cilėt ne kemi bashkėpunuar qė nga fillimi, edhe nė Kosovė kishte gjendje tjetėr. Grupe tė armatosura nė Kosovė, pėrgjithėsisht kanė pikėpamje tė majta, pra janė nga ata qė kanė patur ide tė majta, drejtohen nga njerėz qė edhe sot e kėsaj dite kanė nostalgji pėr ish figura tė njohura komuniste. Si pėr shembull pėr Enver Hoxhėn, i cili ka qenė diktator i madh komunist. Ka tani njė lidhje, sepse grupe tė armatosura shpėrthyen pikėrisht me shumicė kur socialistėt erdhėn nė pushtet nė Shqipėri.

 

   Klinton: Nuk ka shkaqe tė tjera tė gjendjes?

   Rugova: Ka edhe tė tjera, por qeveria e Shqipėrisė, zoti Nano, lojėn e ka jo tė pastėr. Prandaj edhe marrėdhėniet tona me tė, marrėdhėniet e mia me tė, janė ngrirė. Nga Shqipėria janė futur armė edhe mjete tė tjera. Futen njerėz, futet gjithēka. Kjo e radikalizoi gjendjen dhe mund tė shkojė edhe mė tutje drejt eskalimit.

 

   Klinton: Ne kemi mendimin se nė Shqipėri po punohet mirė, pėr problemin e Kosovės. Ata nuk po ndezin nga zjarri i vogėl njė zjarr tė madh.

   Bukoshi: Nuk duhet me pas besim tė madh tek qeveria shqiptare. Unė kam pas takime me to fill pas takimit tė Nanos me Milosheviēin nė Kretė, takim qė ėshtė pritė me indinjatė nė Kosovė.

 

   Klinton: Mendimi ėshtė se kanė bėrė mirė qė janė takuar. Tė jetosh nė Ballkan dhe tė mos flasėsh me njeri - tjetrin, qoftė dhe pėr diē tė zakonshme, ėshtė kundėr rrjedhave. Vlerat demokratike nuk mbrohen me izolim. Edhe mendimi civilizues nuk ecėn me ngrirje.

   Bukoshi: Unė kam marrė takim me ta pas takimit nė Kretė. Kreta ishte alibi pėr Nanon pėr faktin se ai ka lidhje tė forta, tė hershme, me ata qė po realizojnė luftėn nė Kosovė. Lidhjet e tij datojnė prej disa vitesh.

   Surroi: Veshja e jashtme e politikės sė Nanos ėshtė moderne, thelbi ėshtė nacionalist.

 

   Klinton: Ju duhet tė takoheni me Nanon. Nėse qeveria e tanishme nė Shqipėri ndihmon aktivisht nė luftėn qė zhvillohet nė Kosovė, nuk bėn mirė, por mundėsitė e saj janė tė pakta pėr gjendjen qė ėshtė atje. Mendoj pėr mundėsitė qė kanė ata pėr tė marrė veten pas ngjarjeve tė njė viti mė parė. Ata kanė problemet e tyre, por nuk duhet tu shtojmė edhe tė tjera, ato tonat. Ne do t’i pėrkrahim ata, sidomos pėr vizionin e qartė pėr problemin e Kosovės.

   Rugova: Zoti president, unė kam biseduar me zonjėn Ollbrajt, edhe zotit Gelbart ia kam thėnė se Nano nuk bėn lojė tė pastėr, por kontaktet do t’i kemi mė tė rregullta.

 

   Klinton: Do tė ishte mirė tė veprohej kėshtu. Tė mos krijohen probleme tė tjera nė Shqipėri.

   Rugova: Nga ana jonė do tė mundohemi. Por nė Kosovė, rikthimi i Berishės nė drejtimin e Shqipėrisė do tė pritej mirė.

   Klinton: Ujrat nuk kalojnė dy herė nė tė njėjtat brigje. Do tė isha po ashtu i interesuar tė di se ēfarė proporcionesh keni nė marrėdhėniet me shqiptarėt nė Maqedoni dhe me institucionet e shtetit Maqedonas…

(…)

 

Lexo njė pjesė tė dokumentit nga kjo bisedė:

 ( KĖTU )

 

*   *   *

     Pas pėrfundimit tė takimeve nė SHBA “presidenti” Ibrahim Rugova, gjatė kthimit pėr nė Kosovė ėshtė ndalur nė Itali, ku ėshtė takuar me Ministrin e Jashtėm italian Lamberto Dini, por  agjenda e takimit tė tyre nuk ėshtė bėrė publike asnjėherė. Sa pėr ilustrim, Lamberto Dini ishte njėri nga miqtė e Sllobodan Millosheviqit, tė implikuar nė aferėn e Telekomit serb, pėrkundėr faktit, qė ndaj Serbisė ishte nė fuqi muri i jashtėm i sanksioneve ndėrkombėtare. Kėtė aferė italiano-serbe e ka bėrė tė njohur gazeta prestigjioze italiane “La Repubblica” (shkurt 2001)

 

·       Lexo kėtu: gazetėn “La Reupublicca, pėr aferėn e telekomit serb

 

     Pėr shkak tė interesave financiare, politike etj, diplomacia italiane nė krye me Lamberto Dinin e mbronte dhe mbėshteste Serbinė nė qendrat vendimmarrėse ndėrkombėtare. Pėr mė tepėr, gjatė kohės kur NATO e bombardonte Serbinė (mars-qershor 1999), shefi i diplomacisė italiane L.Dini, Millosheviqit do t’ia jepte (paraprakisht) tė gjitha planet sekrete tė NATO-s, se cilat caqe serbe do tė bombardoheshin nga aeroplanėt e aleancės. Madje, gjatė kėsaj kohe pėrmes kryeministrit italian Massimo D’Alema dhe ministri tė jashtėm Lamberto Dinit, qeveria italiane, bėri presione tė dukshme pėr njė armėpushim tė bombardimeve kundėr Serbisė gjatė periudhės qė koincidonte me Pashkėt e vitit 1999 (!!!)

 

     Duke pasur parasysh kėto raporte Serbi - Itali, nuk ishte e rastėsishme as marrėveshja interne e qeverisė italiane me Sllobodan Millosheviqin pėr “lirimin” e Ibrahim Rugovės nga “arresti shtėpiak” ( maj 1999) dhe shkuarja e tij me aeroplan special( tė siguruar nga qeveria italiane) nga Beogradi pėr nė Itali. (Pėr kėtė ēėshtje do tė bėjmė fjalė nė njė kapitull tė veēantė)

 

·       Foto: Nga takimi L.Dini, I.Rugova dhe M.D’Alema

 

Ēfarė akuzash thurte Ibrahim Rugova nė

adresė tė UĒK-sė?!

 

Vetė fakti qė Ibrahim Rugova nė takimin e tij me presidentin amerikan Klinton, mė 29 maj 1999 nė Washnigton, njėsitė e UĒK-sė i ka cilėsuar si “grupe tė armatosura”“kanė pikėpamje tė majta”, pra janė nga ata qė kanė patur “ide tė majta” dhe se ”drejtohen nga njerėz qė edhe sot e kėsaj dite kanė nostalgji…pėr Enver Hoxhėn…”, flet qartė se “presidenti”i Republikės sė Kosovės ka qenė shumė mirė i informuar, se nė krye tė UĒK-sė janė njerėzit e sakrificės, janė pikėrisht ata burra tė cilėt nė periudhėn e Titos kishin vuajtur nėpėr burgjet jugosllave, ndėrkohė qė ai personalisht (Rugova) i gėzonte tė gjitha privilegjet politike, intelektuale etj., po nga ky sistem i egėr antishqiptar.

 

     Pėrkundėr faktit qė Ibrahim Rugova, dinte gjithēka pėr UĒK’nė, ai shpeshherė e mohonte ekzistimin e saj, dhe duke e bėrė inekzistent UĒK’nė, nuk hezitonte ta akuzonte kėtė ushtri ēlirimtare edhe me lloj-lloj kualifikimesh e epitetesh tė ēuditshme.

 

     Pėr tė argumentuar kėtė gjė, po i referohem disa deklaratave tė tij, tė botuara nė shtypin e kohės.

 

     Mė 22. 06. 1996, nė gazetėn „Rilindja“ Ibrahim Rugova deklaron: “Mendoj se nuk ekziston UĒK-ja“. Meqė ato ditė njėsitet e UĒK-sė kishin vrarė njė polic serbė dhe ajo e kishte marrė pėrgjegjėsinė pėr kėtė atentat, Rugova pėrpara gazetarėve thotė: “Ne nuk kemi informata se ekziston njė organizatė e tillė dhe letrat qė dėrgohen (aludonte nė ato pėr marrjen e pėrgjegjėsisė) janė pa kurrfarė identiteti dhe pa kurrfarė rėndėsie, pos qė ta rėndojnė situatėn nė Kosovė dhe tė pengojnė zgjidhjen politike tė ēėshtjes nė Kosovė. Unė mendoj se nuk ekziston njė organizatė e tillė“.

 

·       Foto: Tre pjesėtarė tė maskuar tė UĒK’sė, tė dalur atėherė kur Rugova deklaronte se UĒK’ja nuk ekziston!

 

     Nė njė konferencė pėr shtyp tė mbajtur mė 1 nėntor 1996, nė pyetjen e gazetarit, pėr marrjen e pėrgjegjėsisė nga UĒK’ja, tė njė vrasjeje nė Surkish tė Podujevės, Ibrahim Rugova pėrgjigjet: ”Ne nuk jemi nė dijeni se nė Kosovė veprojnė forca tė tilla, por ata kanė pėr qėllim tė keqėsojnė edhe mė shumė gjendjen nė Kosovė dhe tė krijojnė tensione tė reja”. (Lexo “Bota Sot” 2 nėntor 1996)

 

     Ibrahim Rugova duket se ka gėnjyer, kur deklaronte se “nuk ekziston UĒK-ja” pėr faktin sepse ai ka pasur shumė informata pėr ekzistencėn dhe aksionet e UĒK-sė. Se Rugova e ka ditur, se, kush po i kryente kėto arsione, kėtė gjė e pohon edhe znj.Edita Tahiri njėra nga bashkėpunėtoret e tij. Nė njė intervistė tė botuar nė librin „Libri i lirisė“, fq.224, nė pyetjen pėr aksionet e sinkronizuara tė UĒK-sė dhe se ēfarė ėshtė biseduar pėr kėtė gjė nė Kryesinė e LDK-sė, Edita Tahiri pėrgjigjet (po citoi): “…ne e kemi ditur se nga vijnė kėto arsione. Kemi pasur kontakte me Sali Ēekun, i cili ka qenė udhėheqės i aksioneve qė janė zhvilluar nė pjesėn e Dukagjinit. Pastaj me kontaktet e pjesėve tė tjera tė Kosovės, kemi qenė tė njoftuar  pėr aksionet qė zhvilloheshin nė Drenicė, Llap dhe nė pjesė tė tjera, si dhe ėshtė ditur pėr Adem Jasharin, Zahir Pajazitin e pėr figura tė tjera qė kanė qenė bartės tė kėtyre aksioneve…” - pėrfundon citati. Rrena thonė i ka kėmbėt e shkurta!

 

     Kah mesi i janarit 1997 kur UĒK’ja kreu njė atentat kundėr rektorit famėkeq tė UP-sė Radivoje Papoviq, nė konferencėn me gazetarė, tė mbajtur mė 24.01.1997, Ibrahim Rugova lidhur me kėtė rast deklaron (po citoi): „Ne nuk kemi informacione se ekziston Ushtria Ēlirimtare e Kosovės  dhe nė emėr tė saj mund tė paraqiten shėrbime tė ndryshme, pasi ende nuk ėshtė paraqitur askush i kėsaj UĒK’je. Dėnojmė edhe njėherė shpėrthimin terrorist tė autobombės nė Prishtinė, si moment i rrezikshėm pėr gjendjen e rėndė nė Kosovė dhe kėrkojmė qė kėtė rast ta hulumtojė FBI dhe INTERPOL-i, tė shihet se ēfarė ishte ai shpėrthim mjaft i sofistikuar. Po ashtu dėnojmė edhe rastet e vrasjet qė po bėhen me pretekst tė kolaboracionizmit dhe kėrkojmė ndėrprerjen e tyre“ - pėrfundon citati. (Lexo: Gazeta “Rilindja”, 25. 01. 1997)

 

     Tė gjjthė me indinjatė i kujtojmė ato ditė, pas 24 janarit 1997, kur UDB’a serbe ndėrmori njė fushatė tė egėr burgosjesh, e cila rezultoi me vrasjen e tre luftėtarėve tė UĒK-sė Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e Edmond Hoxhės, nė 31janar 1997 nė fshatin Pestovė tė Vushtrrisė.

 

     Nė njė intervistė qė u botua mė 9 shtator 1997 nė gazetėn „Frankfurter Rundshau“, ( nė  tė njejtėn ditė e publikoi edhe QIK-u), nė pyetjen e gazetarit mbi UĒK-nė, e cila qė nga prilli i vitit 1996 kreu disa atentate ndaj policisė serbe, Ibrahim Rugova do tė pėrgjigjet, se: ”Nuk di se kush ėshtė prapa asaj lėvizjeje. Mund tė jetė qė kėtė ta kryejnė shėrbimet serbe me qėllim qė nė kėtė mėnyrė ta diskreditojnė ēėshtjen e Kosovės dhe tė shqiptarėve nė mėnyrė „qė tė duket se shqiptarėt janė terroristė“. Madje nė njė gazetė tjetėr gjermane “Faz”, Ibrahim Rugova, pa hezitim thotė se: ”Krahas UĒK’sė, serbėt kanė sajuar edhe frontin e ēlirimit kombėtar dhe njė lėvizje pėr ēlirimin e Kosovės” (!!!) ( Lexo: Ushtria Ēlirimtare e Kosovės (Dokumente dhe artikuj), botimi dytė, prill 1998, faqe 181)

 

Disa spekulime flasin pėr krijimin e saj (UĒK-sė)

 nga shėrbimet sekrete serbe - thotė Rugova

 

     Mė 1 dhjetor 1997 Ibrahim Rugova gjatė qėndrimit tė tij nė Bruksel dha njė intervistė pėr gazetėn belge “Le Soire” dhe nė pyetjen e gazetarit Eduard Van Velthem, lidhur me sulmet kundėr policisė serbe nė Kosovė, siē thotė ai „tė njė ushtrie misterioze e quajtur UĒK“, Ibrahim Rugova thekson me bindje, se “nuk ka asnjė informacion pėr ekzistimin e njė organizate tė tillė. Disa spekulime flasin pėr krijimin e saj (UĒK-sė) nga shėrbimet sekrete serbe, pėr tė pasur pretekst pėr njė intervenim brutal dhe pėr tė diskredituar imixhin tonė joviolent.” No coment !!!

 

     Nė njė tjetėr intervistė dhėnė tė pėrjavshmes zvicrane „Facts“ (botuar edhe nė gazetėn „Rilindja“, mė 15. 12. 1997), nė pyetjen e gazetarit: “Qė nga viti 1996 u paraqitėn disa sulme tė armatosura nė stacionet policore dhe pėrgjegjėsinė pėr kėto sulme  e merr UĒK- ja. A paraqet kjo njė faktor tė ri politik?”, Ibrahim Rugova pėrgjigjet: “Ne nuk kemi kurrfarė informatash lidhur me njė organizate tė tillė. Sipas tė gjitha gjasave ėshtė fjala pėr disa individė tė frustruar. Parimisht ėshtė i pamundur konstituimi i njė organizate tė tillė, ngase ne jemi tė kontrolluar rigorozisht nė ēdo rrafsh njerėzor. Nė shtėpitė shqiptare nuk ka armė. Ushtria Ēlirimtare e Kosovės mund t’i shėrbejė regjimit serb si pretekst pėr njė fushatė tė re represive nė Kosovė. Elementet me papėrgjegjėsi shoqėrore regjimi serb i pėrdorė pėr qėllimet e veta.”

 

*   *   *

 

     Ibrahim Rugova pėrveē baltosjes sė UĒK-sė nė mėnyrat mė tė ulėta njerėzore, nuk hezitonte qė tė jap edhe mesazhe me karakter friksues nė popull.

 

     Ja njė shembull.

 

     Mė 5 - 7 mars 1998, gjatė kohės kur po vazhdonte operacioni i pėrgjakshėm i ushtrisė e policisė serbe nė Prekaz tė Drenicės, (me ē’rast u vranė barbarisht tėrė familja e Shaban Jasharit nė krye me komandantin legjendar Adem Jashari), nė njė emision tė radios “Deutche Wele”, (datė 07. 03. 1998) u emitua njė intervistė e Ibrahim Rugovės dhėnė gazetės gjermane ”Der Spiegel”. Nė pyetjen e gazetarit: ”A mund tė ndalohet fillimi i njė lufte nė Kosovė?” Rugova pėrgjigjet: ”Njė luftė normale nuk do tė ketė, - dhe vijon - “mund tė ketė vetėm masakėr. Pėr nga kėndvėshtrimi ushtarak, ne nuk do tė kishim kurrfarė shansi, pėr dy ditė do tė mund tė na shkatėrronin tė gjithėve.“

 

·       Foto: Lexoni e shikoni masakrat e regjimit fashist tė Millosheviqit, nė Prekaz, Likoshan, Ēirez etj

 

     Nė pyetjen tjetėr se “edhe shqiptarėt po kryejnė akte terroriste?” “- Nuk e pėrjashtoj ekzistencėn e njė grupi shqiptarėsh tė mllefosur. Mirėpo, njėkohėsisht jam i bindur qė spekulimet lidhur me njė ushtri ēlirimtare dhe veprat e kryera prej saj janė ireale, pėrgjigjet Rugova,  - duke shtuar se ai ėshtė i bindur pėr inolvimin e shėrbimit sekret serb nė kėtė ēėshtje se vetė e marrin UĒK-nė si pretekst pėr vrasjet mbi popullatėn shqiptare.” (Lexo: Ushtria Ēlirimtare e Kosovės (Dokumente dhe artikuj), botimi dytė, prill 1998, faqe 239/240) Nė kėtė prononcim lidhur me UĒK-nė Rugova theksoi: “Sa i pėrket kėtij grupi unė ende po bėj hulumtime pėr tė zbuluar se kush janė ata dhe nėse ekzistojnė, por kjo mund tė jetė lojė serbe”. (Lexo Nikė Xheloshi-Kosova 1999…Tiranė 2002, fq.146-147)

 

VIJON

&

Lexoni kėtu vazhdimet: 1  - 2  - 3  - 4  - 5  - 6  - 7  -  8  -  9 - 10 - 11 - 12 - 13 - 14 - 15 - 16 - 17