Analiza politike - historike

 

Realpolitika e Ibrahim Rugovės ( 19 )

 

Fajtor pėr mungesėn e unifikimit ka qenė gjithnjė Ibrahim Rugova

 

·       “Gjatė kohės sė luftės, unė kam marrė njė herė njė gjysmė miratimi pėr tė kontaktuar me Shtabin e Pėrgjithshėm tė UĒK-sė. Kam qenė i vetmi zyrtar i LDK-sė qė kam shkuar nė Shtabin e Pėrgjithshėm dhe jam pėrpjekur pėr tė vėnė njė kontakt, qė tė bėjmė njė proces unifikimi dhe e them me pėrgjegjėsi se fajtor pėr mungesėn e unifikimit ka qenė gjithnjė Ibrahim Rugova. Kėtė e them jo se e kam dėgjuar, por e them se kam qenė palė nė mes”. ( Milazim Krasniqi, ish-bashkėpunėtor i Ibrahim Rugovės, Kosovapress 16. 06. 2000 )

                                     

P ė r m b a j t j a

 

·        Ofensiva serbe dhe aktiviteti diplomatik ndėrkombėtar pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė Kosovės pėrmes dialogut;

·        Milazim Krasniqi: Fajtor pėr mungesėn e unifikimit ka qenė gjithnjė Ibrahim Rugova;

·        Vizita e Richard Holbrookut nė Junik;

·        Hollbrook: “Zotėri President - Ju duhet tė takoheni me zotin Demaēi”;

·        Adem Demaēi: „Ibrahim Rugova politikan i dėshtuar, duhet tė tėrhiqet nga skena politike…“;

·        Jakup Krasniqi: „Ibrahim Rugova qė moti i ka shkėputur lidhjet me popullin…“;

·        Fehmi Lladrovci: „Politika e udhėhequr nga Ibrahim Rugova, nuk solli gjė konkrete…“;

·        Richard Holbrook: „Ne e mbėshtesim presidentin Rugova, i cili ėshtė pėr njė zgjidhje paqėsore dhe pa dhunė…“;

·        Kush e riciklonte pėrēarjen brenda faktorit politikė e ushtarak shqiptarė?!

·        Konstituimi  i Kuvendit - synim pėr defaktorizimin e UĒK’sė;

·        SHP i UĒK’sė: UĒK ėshtė nė krijimin e institucioneve, pėr kushtet dhe rrethanat e luftės.

 

Shkruan: Sheradin Berisha

 

====================================

Ofensiva serbe dhe aktiviteti diplomatik ndėrkombėtar

pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė Kosovės pėrmes dialogut

 

     Atė ditė kur delegacioni i Kosovės nė krye me Ibrahim Rugovėn ishte nė takimin gjysėm orėsh me presidentin Klinton nė Washington, satrapi i Ballkanit Sllobodan Millosheviē intensifikon operacionet ushtarake nė Kosovė. Forcat ushtarake-policore serbe gjatė ofensivės sė re nė rajonin e Dukagjinit ka pėrdorė gjithė arsenalin ushtarak dhe artilerinė e rėndė me qėllim tė shkatėrrimit tė UĒK’sė, dhe tė shpėrnguljes sė popullatės shqiptare nga fshatrat qė shtrihen pėrgjatė aksit rrugorė Gjakovė - Deēan - Pejė, i cili mbahej vazhdimisht nėn kontrollin e njėsive tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Kjo ofensivė gjithėpėrfshirėse ka bėrė qė takimi i radhės qė ishte paraparė tė mbahet mė 5 qershor 1998, nė Prishtinė, ( pas takimit tė 22 majit) midis negociatorėve tė Rugovės dhe Millosheviqit, tė anulohet.

 

·       Foto: Takimi serbo-shqiptarė nė selinė e LDK-sė, mė 22.05.1998

 

     Pėr shkak tė situatės sė krijuar nė Kosovė, mė 6 qershor nė Prishtinė do tė vijė diplomati gjerman Wolfgang Ischinger - Drejtor Politik nė Ministrinė e Jashtme tė Gjermanisė. z. Ischinger gjatė takimit me Ibrahim Rugovėn dhe grupin e tij negociator, bėri tė qartė qėndrimin se ”negociatat me Serbinė duhet tė vazhdojnė pas qetėsimit tė gjendjes nė Dukagjin dhe nė Drenicė”, ndėrsa Ibrahim Rugova si gjithmonė shprehu gatishmėrinė pėr rifillimin e negociatave me Beogradin, pa i kushtėzuar ato negociata!

 

     Nė gjysmėn e parė tė qershorit 1998 do tė intensifikohet aktiviteti i diplomacisė ndėrkombėtare pėr Kosovėn. Kėshtu, mė 8 qershor do tė mblidhet Kėshilli i Ministrave i Bashkimit Evropian, tri ditė mė vonė, mė 11 qershor do tė mbahet takimi nė nivelin mė tė lartė i shteteve anėtare tė Paktit NATO, dhe mė 12 qershor do tė mblidhet Grupi i Kontaktit. Nė vendimet e dala nga kėto takime, nuk mund tė nxjerrish as njė formulė tė qartė qė pėrcakton mėnyrėn se si duhet ndalur lufta nė Kosovė, ndėrsa sa i pėrket statusit tė Kosovės, saktėsohet qartė, Kosovės duhet t“i kthehet autonomia, tė cilėn e kishte deri nė vitin 1989.

 

     Nė tė vėrtet nga kėto mbledhje iu dėrgua njė mesazh Serbisė. Pėr t’ia tėrhequr vėrejtjen Sllobodan Millosheviqit pėr “pėrdorimin e tepruar tė dhunės” ndaj shqiptarėve, mė 15 qershor 1998 forca veriatlantike e NATO’s organizoi njė manovėr katėr orėshe mbi hapėsirėn ajrore tė Shqipėrisė e tė Maqedonisė, ku morėn pjesė 13 shtete anėtare tė kėsaj aleance ushtarake. Kjo manovėr u mbajt pikėrisht nė ditėn kur Millosheviqi kishte arritur pėr vizitė nė Moskė me ftesė tė presidentit rus Boris Jelcin, (tė dakorduar paraprakisht edhe me Kancelarin gjerman Helmut Kohl), ndėrsa nė tė njėjtėn kohė  Ibrahim Rugova po qėndronte pėr vizitė nė Angli  dhe Francė!

 

     Mė 8 qershor, pikėrisht nė ditėn kur nė Bruksel do tė mblidhet Kėshilli i Ministrave tė BE-sė pėr tė diskutuar lidhur me gjendjen e re nė Kosovė, nė Prishtinė vjen ambasadori amerikan nė Shkup, Chrisofer Hill.  Pėr t“u njohur nga afėr me situatėn nė teren, ambasadori Hill udhėton nė zonėn e Dukagjinit ku ato ditė ishin zhvilluar luftimet tė pėrgjakshme. Nė kėtė udhėtim z.Hill i shoqėruar nga dr.Fehmi Agani…, viziton Gjakovėn, Deēanin, Prejlepin, Junikun etj., dhe sheh nga afėr shtėpitė e djegura e tė shkrumbuara si dhe shpėrnguljen e popullatės shqiptare nga vendbanimet e tyre.

 

       Me vizitėn e tij nė njė zonė luftarake, z.Hill ka bėrė tė qartė se tashmė ėshtė ndėmjetėsues amerikan pėr ēėshtjen e Kosovės, duke zavendėsuar ambasadorin Robert Gelbard. Kjo vizitė duket se ka ndikuar dukshėm tek ambasadori Hill nė qartėsimin e gjendjes reale nė zonat e luftės dhe me kėtė rast ka kuptuar se pa riorganizimin e faktorit politik shqiptar, nė pajtim me rrethanat e reja, nuk do tė ketė negociata tė suksesshme me Beogradin.

 

Milazim Krasniqi: Fajtor pėr mungesėn e unifikimit

ka qenė gjithnjė Ibrahim Rugova

 

      Gjatė muajve tė verės 1998 diplomacia amerikane do tė bėjė pėrpjekje tė unifikojė faktorin relevantė politik shqiptar nė Prishtinė, Lidhjen Demokratike tė Kosovės, me partitė tjera qė konsideroheshin tė afėrt me UĒK-nė, nė radhė tė parė me Partinė Parlamentare tė Kosovės qė drejtohej nga Adem Demaēi dhe me drejtuesit e Lėvizjes Demokratike Shqiptare, akademik Rexhep Qosjen, Hydajet Hysenin dhe Mehmet Hajrizin, dhe personalitete tjera, qė mund tė ishin tė frytshėm nė procesin negociator me Serbinė.

 

     Derisa faktori ndėrkombėtar pėrpiqej t’i bashkojė partitė shqiptare nė Prishtinė, pėr tė krijuar njė trup tė pėrbashkėt shqiptare pėr vazhdimin e dialogut me Serbinė, prej kohėsh Lėvizja Popullore e Kosovės (LPK) dhe Lėvizja Kombėtare pėr Ēlirimin e Kosovės (LKĒK) angazhoheshin pėr bashkimin e gjithė faktorit politik e ushtarak, nė njė Front pėr Ēlirimin e Kosovės. Mirėpo, „lufta“ e pakompromis nė mes faktorėve politik e ushtarak shqiptarė pėr tė qenė i parė ( nė krye tė piramidės), ka bėrė qė tė mos arrihet kurrė njė bashkim i mirėfillt, dhe kjo gjendje duket se ėshtė reflektuar negativisht edhe nė radhėt e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės.

 

     Milazim Krasniqi, njėri nga themeluesit e LDK-sė dhe bashkėpunėtor mė i afėrt i Ibrahim Rugovės, pėr mosunitetin e faktorit shqiptar e bėn pėrgjegjės pikėrisht z. Rugova. “Gjatė kohės sė luftės, unė kam marrė njėherė njė gjysmė miratimi pėr tė kontaktuar me Shtabin e Pėrgjithshėm tė UĒK-sė. Kam qenė i vetmi zyrtar i LDK-sė qė kam shkuar nė Shtabin e Pėrgjithshėm dhe jam pėrpjekur pėr tė vėnė njė kontakt, qė tė bėjmė njė proces unifikimi dhe e them me pėrgjegjėsi se fajtor pėr mungesėn e unifikimit ka qenė gjithnjė Ibrahim Rugova. Kėtė e them jo se e kam dėgjuar, por e them se kam qenė palė nė mes”, ka thėnė shkrimtari dhe publicisti Milazim Krasniqi . ( Lexo: Kosovapress, 16. 06. 2000)

 

     Nė kėto rrethana mosuniteti tė faktorit shqiptarė, SHP i UĒK-sė, me qėllim tė komunikimit me opinionin e gjerė, tė brendshėm dhe atė tė jashtėm, pėrmes deklaratės politike nr.3, datė 11 qershor 1998, bėn tė ditur se pėr zėdhėnės tė tij ka caktuar Prof.Jakup Krasniqin, nga fshati Negroc i Drenicės. Dy ditė mė vonė zėdhėnėsi i UĒK-sė Prof.Krasniqi, nė paraqitjen e parė publike qė u emitua nė RTSH (mė 15. 06. 1998), bėri tė qartė qėndrimin e SHP tė UĒK-sė pėr tė gjitha zhvillimet nė Kosovė dhe qėllimin e luftės ēlirimtare.

 

·       Foto: Jakup Krasniqi, me rastin e paraqitjes sė parė publike

 

Vizita e Richard Holbrookut nė Junik

 

     Mė 24 qershor 1998 nė Kosovė vjen diplomati amerikan Richard Holbrook. Fillimisht z.Holbrook, (sė bashku me ambasadorin Hill), tė shoqėruar nga dr.Fehmi Agani, Veton Surroi dhe Blerim Shala, tė pėrcjellur nga dhjetra gazetarė vendor dhe tė huaj, do tė vizitoi rajonin e Dukagjinit. Holbrook e ka vizituar fshatin Junik dhe ishte hera e parė qė zyrtarisht, njė diplomat i lartė amerikan, takohet me njerėzit qė mbanin uniformėn e UĒK-sė, ndėrsa z.Hill, tri javė mė parė (29 maj) kishte takuar njerėz tė armatosur tė UĒK-sė, por pa uniforma.

 

·       Lexo: Takimet Holbrook-Miloshevic nė Beograd dhe Holbrook-Rugova nė Prishtinė, BBC News - June 23, 1998

 

     Richard Holbrook nė Junik u pritė shumė mirė nga UĒK-ja, madje nė njė odė tė madhe tė Junikut ai bėri njė foto me poetin Hajdin Abazi i njohur si Lum Haxhiu, i cili ishte i veshur me uniformė ushtarake tė UĒK-sė dhe mbante nė dorė njė pushkė automatike. Kjo foto ato ditė u publikua nė faqet e para tė mediave mė prestigjioze botėrore. Takimi i Holbrookut&Hillit me pėrfaqėsuesit e UĒK-sė nė Junik, ka ndikuar dukshėm nė ripozicionimin e tyre karshi skenės politike shqiptare, dhe tashmė ishte i pashmangshėm kyqja e faktorit UĒK nė proceset politike qė po zhvilloheshin pėr Kosovėn, nė Prishtinė dhe nė qendrat tjera vendimmarrėse tė botės.

 

·       Foto: Richard Holbrook nė Junik, sė bashku me Hajdin Abazin (Lum Haxhiun)

 

    Derisa Holbrook po qėndronte nė Kosovė, Ibrahim Rugova ishte pėr vizitė nė Gjermani ( pas qėndrimit nė Londėr e Paris), ku u takua me ministrin e jashtėm gjerman Klaus Kinkel dhe Kancelarin Helmut Kohl. Me kėtė rast Klaus Kinkel, z.Rugova ia ka pėrsėritur qėndrimin e Grupit tė Kontaktit, pėr fillimin e menjėhershėm tė bisedimeve me Sllobodan Millosheviqin, ndėrsa nė takimin qė pati Rugova me Kancelarin Kohl, e qė e emitoi TV-ZDF’i gjerman mė 25 qershor 1998, Kohl i thotė Rugovės: ”Duhet tė jesh i matur dhe i qėndrueshėm nė kėrkesėn e njė autonomie tė zgjeruar nė kuadėr tė Jugosllavisė”, ndėrsa Rugova nė vend se t’i kundėrshtonte me argumente tė shumta kėto qėndrime qė tashmė ju kishte dalur boja (derisa Kosova po digjej e shkrumohej nga ushtria barbare e Millosheviqit), ai u shpreh pro dialogut me Millosheviqin, dhe me kėtė rast zyrtarėt gjerman i falėnderoj pėr kontributin e tyre qė po japin nė zgjidhjen e ēėshtjes sė Kosovės.

 

     Nė kėto rrjedha, mė 26 qershor 1998, sipas njė raporti tė gazetės “New York Times”, i botuar nė tė pėrditshmen “Koha Ditore” amabasadori amerikan Gelbard ( i cili tashmė duket tė ketė ndryshuar qėndrimin “negativ” qė kishte nė fillim tė vitit 1998 ndaj UĒK-sė ), nė Zvicėr, takohet me dy pėrfaqėsuesit politik tė UĒK-sė nė perėndim, Bardhyl Mahmutin dhe Ramadan Avdiun.  Njė ditė para se tė ndodhte ky takim, James Rubin kishte deklaruar nė Departamentin e Shtetit se njė takim me udhėheqjen politike tė UĒK-sė mund tė ndodhte sė shpejti dhe se Millosheviqi duhet ta pranonte atė fakt.

 

Hollbrook: “Zotėri President - Ju duhet tė takoheni

me zotin Demaēi”

 

     Po tė njejtėn ditė, (mė 26 qershor), pas qėndrimit njė ditor nė Beograd, protagonisti i ashtuquajtur i “bulldozher-diplomacisė” ndėrkombėtare, Holbrook vjen nė Prishtinė dhe sė bashku me abasadorin Hill dhe njė oficer tė lartė amerikan takohen fillimisht me Adem Demaēin. Ndonėse prej disa javėsh qyteza e Kijevės mbahej nėn rrethim tė plotė tė UĒK’sė, Holbrook atė ditė do ta pėrsėrisė disa herė slloganin “Kijeva ėshtė sot vendi mė i rrezikshėm nė Evropė” dhe prandaj nė takimin e tij me Adem Demaēin ka kėrkuar qė tė ndikojė mbi UĒK’nė pėr tė zhbllokuar kėtė qytezė, (qė shtrihej pėrskaj aksit rrugorė Prishtinė-Pejė), ku prej disa javėsh mbaheshin tė rrethuar rreth 200 civilė serbė dhe dhjetra policė serbė, nga njėsitė e UĒK-sė.

 

     Hollbrook mė 26 qershor nė njė takim tjetėr qė pati me Ibrahim Rugovėn do tė shfaqte haptazi pakėnaqėsinė e tij me nivelin organizativ tė shqiptarėve. “Ne nuk mund tė ecim pėrpara pa pasur njė partner serioz te ju. Duhet tė organizoheni shumė mė mirė… Duhet t“i lini prapa mėritė dhe inatet personale…“ i ka thėnė Holbrook, Ibrahim Rugovės. „Ta zėmė, ju, zotėri President“, kur e keni thirrė pėr herė tė fundit Demaēin pėr tė diskutuar me tė problemet nė Kosovė…?“ e  pyet Hollbrook, Ibrahim Rugovėn.

 

     Dhe, Rugova siē e kishte zakon nė kėto raste pėrgjigjet: “Paj, e kam thirrė dhe do ta thėrras…Por, ne, kėtu kemi njė rend demokratik tė krijuar me zgjedhje dhe duhet ta respektojmė atė…“. Ndėrkaq Holbrook i thotė Rugovės: “Shikoni zotėri President… unė ju ēmoj si president, edhe pse e dini mirė se as ne, e as dikush tjetėr nė perėndim, nuk ua ka njohur zgjedhjet…( ėshtė fjala pėr zgjedhjet e 22 marsit 1998 - Sh.B)…Kėtu mė nuk kemi kohė pėr tė humbur…Ju duhet tė takoheni me zotin Demaēi..“ ( Pėr mė tepėr lexo: B.Shala „Vitet e Kosovės 1998-1998“, Prishtinė 2000, faqe. 96-97 )

 

·       Foto: Nga takimi Rugova - Holbrook, ( Qershor 1998 )

 

     Ibrahim Rugova, ndonėse prej kohėsh ishte mėsuar tė jetė i pari nė krye tė piramidės politike shqiptare, nuk dėshironte ta prishte rendin e krijuar demokratik (me ato „institucionet fiktive“ tė ndėrtuara, pa u penguar nga regjimi pushtues serbė), pėr tė krijuar njė organizėm tė mirėfillt kombėtar. Ky „president“ duke qenė kundėr unitetit politik e ushtarak me faktorėt mė relevantė shqiptar, vet ishte shndėrruar nė njė faktor tė mosunitetit tė shqiptarėve, dhe ky veprim gjatė gjithė kohės  ka dėmtuar rėndė interesat strategjike tė luftės sonė ēlirimtare.

 

     Pėr tė bėrė mė tė plotė kėtė konstatim, duhet pranuar se pėr kėto veprime tė Rugova njė pjesė tė pėrgjegjėsisė e mbanin padyshim edhe diplomatėt amerikan dhe faktorėt tjerė ndėrkombėtar. Ambasadorėt Hollbrook dhe Hill edhe pse kėmbėngulnin nė krijimin e njė trupi tė pėrbashkėt „ekzekutiv“ tė shqiptarėve, megjithatė ata,  Ibrahim Rugovėn e konsideronin si njeriun kyē nė procesin e negociatave me Serbinė. Pra, thėnė qartė, ata pėrpiqeshin ta krijonin njė unitet tė shqiptarėve, por, pa e eliminuar Ibrahim Rugovėn nga skena politike shqiptare.

 

Adem Demaēi: „Ibrahim Rugova politikan i dėshtuar,

duhet tė tėrhiqet nga skena politike…“

 

     Nė kėto pėrpjekje tė diplomacisė amerikane etj., simboli i rezistencės shqiptare Adem Demaēi, nuk shihte organizim tė mirėfillt politik e ushtarak me Ibrahim Rugovėn nė krye (deri sa ai e injoronte skajshmėrisht faktorin UĒK), prandaj, disa herė ka kėrkuar qė Rugova tė tėrhiqet nga skena politike, pėr t“i lėnė rrugė krijimit tė njė uniteti tė mirėfillt nga forcat politike e ushtarake, pa e pėrjashtuar kėtu as LDK’nė si parti.

 

·       Foto: Adem Demaēi dhe Ibrahim Rugova

 

    Kėtė qėndrim real, Adem Demaēi do ta artikulojė zėshėm edhe nė njė takim tė partive politike shqiptare, tė mbajtur me 1 korrik 1998, nėn monitorimin e ambasadorit Hill. Mbledhja e 1 korrikut u mbajt nė barakėn e LDK’sė, dhe duket se ky takim u thirrė nga Rugova, sa pėr t“iu shmangur akuzave tė shumta qė vinin nga diplomatėt amerikan dhe nga partitė tjera shqiptare, tė cilat nuk pėrfilleshin nė asnjė mėnyrė nga „presidenti“.

 

     Qė nė  fillim tė takimit Ibrahim Rugova shpėrfaqi idenė e mbledhjes sė Kuvendit dhe formimit tė Qeverisė mbi bazėn e  zgjedhjeve tė 22 marsit 1998, ku do tė pėrfshiheshin edhe partitė politike, qė i patėn bojkotuar ato zgjedhje. Kjo ide e Rugovės nuk u pranua nga Adem Demaēi, Rexhep Qosja dhe Hydajet Hyseni, pėr faktin sepse zgjedhjet „parlamentare e presidenciale“ tė 22 marsit ( tė cilat ishin mbajtur me tolerimin e Serbisė), ndonėse ishin burim i vazhdueshėm i pėrēarjeve politike (tashmė disa mujore) nuk mund tė merreshin si pikėnisje pėr tė krijuar njė unitet tė shėndosh politik shqiptar.

 

     Pėr mė tepėr, pikėrisht Ibrahim Rugova me veprimet e tija skajshmėrisht autoritare, kishte shpėrfillur edhe vetė idenė e konstituimit tė Kuvendit tė Kosovės, sepse, tashmė, kishin kaluar njėqind ditė e ca, prej se ishin mbajtur ato zgjedhje, ndėrsa brenda kėsaj periudhe, ai me tarafin e tij politik ka luajtur tmerrshėm me kartėn e pėrēarjes, duke formuar grupe negociatorėsh si: G-15, G-4 e tė tjera si kėto, pėr tė dialoguar me Serbinė, ndėrkohė qė ka shpėrfillur partitė tjera politike, tė cilat kėrkonin njė bashkim tė gjerė politik, duke pėrfshirė kėtu edhe faktorin mė tė rėndėsishėm tė kohės: Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės.

 

     Duke pas parsysh mbėshtetjen qė i jepnin diplomtatėt amerikan, Ibrahim Rugovės, mė 4 korrik nė zyrėn amerikane nė Prishtinė, Adem Demaēi, para ambasadorėve: Richard Holbrook dhe Christopher Hill, ka shprehur hapur dyshimet e tij pėr insistimin e tyre, qė Rugova tė mbetej nė ēdo mėnyrė lojtari kryesor i skenės politike shqiptare. Demaēi me kėtė rast, diplomatėve amerikan shumė hapur ju thotė, se nuk ėshtė nė interesin amerikan tė pėrkrahet njė politikan krejtėsisht i dėshtuar, ēfarė ėshtė Ibrahim Rugova.

 

Jakup Krasniqi: „Ibrahim Rugova qė moti i ka

shkėputur lidhjet me popullin…“

 

     Ato ditė, zėdhėnėsi i UĒK’sė Jakup Krasniqi, nė njė intervistė ekskluzive pėr “BBC World” ka pohuar se ”Ibrahim Rugova dhe njerėzit qė e rrethojnė kanė penguar pavarėsinė e Kosovės…se politika disavjeēare e udhėhequr nga Ibrahim Rugova ėshtė politikė e dėshtimeve tė vazhdueshme…dhe se politikėn duhet ta udhėheqin dhe do ta udhėheqin forcat e reja.” Ndėrkaq, nė njė intervistė tjetėr dhėnė „Zėrit tė Amerikės“ disa ditė mė parė (mė 27 qershor 1998) z.Jakup Krasniqi, deklaron, se: „Ibrahim Rugova qė moti i ka shkėputur lidhjet me popullin dhe se UĒK’ja e ka pasur dhe e ka krahun politik.“ Ndėrkaq nė pyetjen, a do tė mund Ibrahim Rugova tė drejtonte UĒK’nė, Krasniqi pėrgjigjet: “Ibrahim Rugova nuk ka krijuar kapital politik pėr tė drejtuar UĒK’nė. UĒK’nė nuk mund ta kontrollojnė njerėzit qė e kanė akuzuar atė. Rugova do tė bėnte mirė tė pushonte ēdo aktivitet qė pengon aksionet e UĒK’sė dhe pėrzierjet e tij rreth UĒK’sė“.

 

Fehmi Lladrovci: „Politika e udhėhequr nga Ibrahim

Rugova, nuk solli gjė konkrete…“

 

     Pėr politikėn e Ibrahim Rugovės dhe mėnyrėn se si duhet tė zgjidhet njė herė e mirė ēėshtja e Kosovės, nė mėnyrė tė qartė e ka thėnė edhe Fehmi Lladrovci, tani dėshmorė i kombit. Nė njė intervistė dhėnė gazetarit tė njohur britanik David Loyn, qė u trensmetua nė kanalin televiziv BBC World, nė maj 1998, ndėrsa biseda ishte zhvilluar nė prill tė atij viti, Fehmi Lladrovci lidhur me politikėn e Ibrahim Rugovės ka thėnė: „Politika "paqėsore" kosovare, e udhėhequr nga Ibrahim Rugova, i cili tash e tetė vjet sillet nėpėr zyrat e Evropės dhe tė Amerikės, nuk solli gjė konkrete. Nuk ka gjė prej kėsaj politike... Nuk i kemi marrė armėt nė dorė nga dėshira, por kjo ėshtė njė domosdoshmėri. Pa njė organizim tė tillė askush nuk do tė na dėgjojė, as Evropa, as SHBA-tė. Po, pėr ēfarė luftoni? e pyet gazetari Fehmiun, ndėrsa ai pėrgjigjet: "Pėr ēlirimin pėrfundimtar tė Kosovės". „Por sot shqiptarėt janė nė pėrgatitje tė ekipit negociator. Ka tė ngjarė qė ky ekip mund tė pranojė edhe njė trajtė tė autonomisė nė kuadėr tė "RFSJ"-sė. Sa do tė ishit tė gatshėm tė pranonit njė gjė tė tillė?“ - i drejtohet z.Loyon, Fehmi Lladrovcit. "Assesi, natyrisht. UĒK-ja nuk pajtohet me asnjė zgjidhje, pėrveē pavarėsisė sė plotė tė Kosovės” - pėrgjigjet prerė Fehmiu. Kur gazetari Loyon, e pyet: “A synoni tė merrni pjesė nė bisedime?“ Fehmiu pėrgjigjet: "Po, jemi tė gatshėm tė bisedojmė me Serbinė. Por, vetėm pėr kufijtė. Pėr asgjė tjetėr”.

 

·       Foto: Dėshmori i Kombit Fehmi Lladrovci

 

Richard Holbrook: „Ne e mbėshtesim presidentin Rugova,

i cili ėshtė pėr njė zgjidhje paqėsore dhe pa dhunė…“

 

 

     Ndėrsa ky ishte qėndrimi i luftėtarėve tė UĒK’sė, krejt qėndrim tjetėr kishin diplomatėt amerikanė pėr Ibrahim Rugovėn dhe pėr statusin e Kosovės. Mė 4 korrik 1998, pas disa takimeve qė kanė pasur ambasadorėt Holbrook dhe Hill me Demaēin, Qosjen dhe sė fundi me Rugovėn, Holbrook nė paraqitjen e tij para gazetarėve nė hyrje tė barakės sė LDK’sė, i drejtohet Rugovės mė kėto fjalė: “Zotri Rugova, do tė pėrpiqem tė tė ndihmoj edhe njė herė. Sonte do tė udhėtoj nė Beograd pėr tė biseduar me Millosheviqin dhe pėrsėri do tė kthehem nesėr. Amerika nuk i pėrkrah aksionet e UĒK’sė, dhe duhet tė ndėrpriten menjėherė aksionet e tė dy palėve…“ (!!!)

 

 

·       Lexo: Holbrooke meets with Milosevic, Rugova-July 4, 1998 (CNN)

 

 

     Disa ditė mė vonė, saktėsisht mė 9 korrik 1998, nė intervistėn dhėnė kanalit televiziv CNN, Richard Holbrook, pėrsėrit qėndrimin: “Ne e mbėshtesim presidentin Rugova, i cili ėshtė pėr njė zgjidhje paqėsore dhe pa dhunė, mirėpo ai nuk pranohet nga tė gjithė si udhėheqės i vetėm i shqiptarėve“. Gjendjen nė mes tė shqiptarėve nė Kosovė Holbrook e cilėson si „diēka tragjike“, sepse siē thotė ai „e kemi shumė vėshtirė tė gjejmė negociator tė palės shqiptare e sidomos nė palėn e saj ushtarake ( Lexo - UĒK’sė - Sh.B )“. Ndėrkaq, sa i pėrket statusit tė Kosovės, duke e tėrhequr njė diagonale mes Bosnjes dhe Kosovės, Holbrook thotė, se: „Kosova nuk ėshtė Bosnjė, nuk ėshtė njė vend i pavarur dhe komuniteti ndėrkombėtar nuk mund ta mbėshteste dėshirėn e popullit tė saj pėr tė qenė i pavarur…“ “Kudo nė botė,- pohonte Holbrook, - ka popuj qė kėrkojnė sovranitet, si pėr shembull Tibeti, pastaj kurdėt, mirėpo historia dhe kufijtė nuk i lejojnė. Ne mendojmė,- thotė ai,-  se ka rėndėsi themelore tė bėhet njė ndryshim nė statusin e Kosovės brenda kufijve ndėrkombėtarė tė Jugosllavisė.“ ( CNN, 9 korrik 1998 )

 

    Nė kėtė frymė u prononcua edhe ambasadori tjetėr amerikan Robert Gelbard, gjatė vizitės sė tij nė Mostar tė Bosnjes mė 8 korrik 1998. Madje z. Gelbard, me kėtė rast UĒK’sė ia dėrgojė njė mesazh me tone kėrcėnuese. „Ne jemi tė pėrgatitur dhe tė aftė pėr tė penguar tė gjitha aktivitetet e UĒK’sė, sidomos rrugėt e tyre tė furnizimit. Ne jemi tė pėrgatitur nga kjo anė nėse ata refuzojnė tė bashkėpunojnė dhe tė marrin masa tė tjera tė nevojshme“- ka thėnė z.Gelbard. Dhe kjo vėrtet ka ndodhur. Ato ditė, nė Zvicėr do tė bllokohet nga autoritetet zvicrane zhirollogaria e Fondit: “Vendlindja Thėrret“, qė e financonte UĒK’nė, ndėrsa nė Shqipėri nė kufirin shqiptaro-shqiptarė u shtuan masat e vėzhgimit nga shumė monitorues ndėrkombėtar, ndėrkohė qė nė pjesėn tjetėr tė kufirit ishin dislokuar mijėra forca ushtarake serbe!

 

Kush e riciklonte pėrēarjen brenda faktorit politikė

e ushtarak shqiptarė?!

 

      Derisa nė Prishtinė po zhvilloheshin bisedimet intensive pėr „unifikimin“ e faktorit politik shqiptarė, mė 5 korrik 1998 nė Tiranė Kryeministri nė exil Bujar Bukoshi takohet me Hashim Thaēin dhe Rexhep Selimin, tė dy kėta anėtarė tė Shtabit tė Pėrgjithshėm tė UĒK’sė. Ndonėse marėdhėniet qeveri e Bukoshit - SHP i  UĒK’sė ishin tė tensionuara, nė kėtė takim duket se gjendja shtensionohet, sepse merren vesh pėr tė bashkėpunuar nė mes vete, mirėpo nuk do tė kalojė shumė kohė, kur do tė rishfaqen mosmarrėveshjet ndėrmjet Bujar Bukoshit dhe SHP tė UĒK-sė, tė cilat do tė riciklohen pastaj vazhdimisht, gjatė gjithė kohės sė luftės ēlirimtare, deri nė qershor 1999!

 

      Ky riciklim i pėrēarjeve brenda faktorit politik e ushtarak zhvillohej ēdo kund, si brenda nė Kosovė, ashtu edhe jashtė Kosovės, nė Shqipėri e nė vendet tjera tė botės perėndimore. Mirėpo, kjo pėrēarje mė sė shumti ndikonte nė Kosovė, atje ku zhvillohej lufta kundėr njėsive ushtarake-policore serbe, tė cilat bėnin kėrdi mbi popullatėn shqiptare, duke vrarė, ekzekutuar e masakruar, gra, pleq e fėmijė, ndėrsa plaēkisnin, digjnin dhe shkretonin pamėshirshėm pasurinė e tyre.

 

   Sipas tė dhėnave tė publikuara nė njė raport tė Kėshillit pėr Mbrojtjen e tė Drejtave dhe Lirive tė Njeriut (KMDLNJ), gjatė muajit korrik 1998, nė Kosovė janė vrarė, masakruar ose ekzekutuar 201 shqiptarė, janė plagosur 152, janė keqtrajtuar nė mėnyra tė ndryshme 1566, janė marrė peng, janė kidnapuar ose janė zhdukur 185 vetė, janė arrestuar nė mėnyrė arbitrare 196 vetė, ndėrsa janė rrahur rėndė 275 shqiptarė, 26 prej tė cilėve kanė pėsuar lėndime tė rėnda trupore.

   Raporti dėshmon se dhunės sė regjimit pushutues serb i janė nėnshtruar gratė e fėmijėt. Sipas tė dhėnave tė deritashme, 102 gra janė vrarė, janė plagosur, janė arrestuar, janė dėnuar, janė keqtrajtuar ose janė zhdukur gjatė korrikut, ndėrsa 12 fėmijė janė keqtrajtuar.

   Sipas burimeve tė KMDLNJ’sė gjatė kėtij muaji, forcat serbe kanė detyruar zhvendosjen e 350.000 shqiptarėve nga shtėpitė e veta, shumė prej tė cilėve nuk kishin as ku tė kthehen pasi shtėpitė e tyre janė plaēkitur, janė rrėnuar dhe janė djegur e shkrumuar nga forcat pushtuese serbe.

 

·       KMDLNJ: Lexo listėn e shqiptarėve tė vrarė e tė masakruar nga forcat serbe, nė periudhėn janar - nėntor 1998

 

    Lidhja Demokratike e Kosovės dhe Partitė politike tė afėrta me te, qė kishin marrė pjesė  nė zgjedhjet e 22 marsit 1998,  akoma ushqenin iluzione, se kanė ndėrtuar institucione tė mirėfillta shtetėrore nė krye me Ibrahim Rugovėn dhe duke pasur kėtė besim, nuk rreshtnin tė thurnin as akuza nė adresė tė UĒK’sė, nė adresė tė atyre qė kishin marrė armėt nė dorė pėr t’u ēliruar pėrfundimisht nga ushtria pushtuese barbare e Sllobodan Millosheviēit,  e jo siē i quanin ata njėsitė dhe bartėsit e kėsaj ushtrie si “njerėz tė frustruar“, „grupe tė armatosura qė mbrojnė pragun e shtėpisė“, “njerėz qė luftojnė sepse u janė djegur shtėpitė e tyre“ etj.etj. Duke ju kundėrvėnė akuzave tė tilla, zėdhėnėsi i UĒK’sė Jakup Krasniqi, nė njė prononcim tė botuar nė gazetėn „Zėri i Kosovės“, Ibrahim Rugovėn e cilėson si: „pashai i kuq i barakės sė vogėl nga Prishtina“ qė „ka pėr qėllim tė  shndėrrojė UĒK’nė nė njė karikaturė tė LDK’sė…, i cili asnjėherė nuk arriti nė trojet e lira tė vendit qė ai ėshtė president“! (ZiK’u 9 korrik 1998, faqe 4 – 5)

 

Konstituimi  i Kuvendit - synim pėr

defaktorizimin e UĒK-sė

 

     Pavarėsisht nga rrethanat e luftės dhe lėvizjet gjithėpėr- fshirėse pėr unifikimin e faktorit politik e ushtarak, „presidenti“ Ibrahim Rugova kishte vendosur  ta „konstituonte“ Kuvendin e Kosovės.

 

     Mė 16 korrik 1998 ( pikėrisht nė kohėn kur forcat ushtarake-policore serbe kishin marrė njė ofensivė tė gjerė me karakter shfarosės, nė zonėn e Vėrrinit, nė drejtim tė Rahovecit, tė Malishevės etj.), nė ambientet e selisė sė LDK-sė nė Prishtinė, Ibrahim Rugova ka mbajtur mbledhjen themeluese tė Kuvendit tė Kosovės, ku morėn pjesė me 75 deputetė, 59 deputetė tė LDK-sė dhe 16 tė partive tjera (nga 130 sa duhet tė ishin - Sh.B) tė dalė nga zgjedhjet e 22 marsit 1998. Kjo mbledhje konstituive po mbahet pas 115 ditėve, pėrkatėsisht pas tre muajve, tri javėve e tri ditėve, nga dita kur u mbajtėn zgjedhjet e “lira dhe demokratike” tė 22 marsit 1998. Edhe pse mbajtja e Kuvendit ishte bėrė i ditur dy ditė mė parė, ai i zhvilloi punimet normalisht pa u penguar nga sigurimi shtetėror serb, pothuajse deri nė pėrfundim tė mbledhjes. Me propozimin e Ibrahim Rugovės, Kryetar i Kuvendit u zgjodh akademik Idriz Ajeti dhe tre nėnkryetarė: Iljaz Kurteshi nga Partia Socialdemokrate e Kosovės, krahu i Kaqusha Jasharit; Gjergj Dedaj, nga Partia Liberale e Kosovės dhe Zef Morina nga Partia Shqitare Demokristiane e Kosovės, ndėrsa Sekretar i Kuvendit u zgjodh Fatmir Sejdiu nga Lidhja Demokratike e Kosovės ( aktualisht kryetar i Republikės sė Kosovės - Sh.B).

 

     Ėshtė shumė i ēuditshėm fakti se, nė momentin e pėrfundimit tė mbledhjes „konstituive tė Kuvendit“, nė orėn 13:05 para hyrjes sė barakės sė LDK-sė ka arritur ambasadori amerikan nė Beograd Nikollas Hill. Pas tij janė futur edhe njė numėr policėsh serbė nė rroba civile, ndėrsa hyrja e barakės u mbush pėrplotė policė: dy pizgauerė, vetura civile dhe njė fugon policie. Nė ora 13:13 nga baraka dalin policėt serbė „me dokumentacionin e seancės konstituive tė Kuvendit tė Republikės sė Kosovės Para orės 14:00 nga baraka ka dalė edhe Nikollas Hill, kurse pas tij edhe Ibrahim Rugova, i cili largohet nga baraka pa u ndaluar nga policia serbe! ( Lexo: Nikė Gjeloshi-Kosova 1999, fq.173-174)

 

     Mėnyra se si ėshtė paralajmėruar pėr opinion mbajtja e Kuvendit, pastaj ecuria e zhvillimit tė punimeve nė kėtė “seancė“ konstituive dhe ardhja e amasadorit amerikan bashkė me policinė serbe nė ambientet e barakės sė LDK-sė, pikėrisht nė momentet kur mbledhja po pėrfundonte, sipėrfaqėson qartė faktin se, ky Kuvend u mbajt (sa pėr sy e faqe) me marrėveshje paraprake nė mes tė qarqeve diplomatike tė huaja, Ibrahim Rugovės  dhe Sllobodan Millosheviqit.

 

     Konstituimi  i Kuvendit nga LDK’ja  bashkė me partitė e vogla qė morėn pjesė nė zgjedhjet e 22 marsit, kishte pėr synim defaktorizimin e UĒK-sė si faktor politik e ushtarak, dhe kjo ka ndikuar dukshėm nė thellimin jazit tė pėrēarjes brenda faktorit politik shqiptarė. Kundėr mbledhjes sė Kuvendit tė Kosovės u deklaruan: Partia Parlamentare e Kosovės nė krye me Adem Demaēin, Lėvizja Demokratike Shqiptare nė krye me Rexhep Qosjen, Lėvizja Popullore e Kosovės dhe Lėvizja Kombėtare pėr Ēlirimin e Kosovės, tė cilat kėtė veprim e cilėsuan si njė komplot tė Ibrahim Rugovės pėr tė mashtruar popullin me kėtė Kuvend.

 

SHP i UĒK’sė: UĒK ėshtė nė krijimin e institucioneve,

pėr kushtet dhe rrethanat e luftės

 

     Njė ditė pas mbajtjes sė Kuvendit, ka reaguar edhe SHP i UĒK-sė. Nė deklaratėn politike nr. 4 tė datės 17 korrik 1998, SHP i UĒK-sė, deklaron:

 

     “UĒK e ka thėnė me kohė se nuk pranon ato zgjedhje qė i shėrbejnė pėr dekor pushtuesit dhe do tė ishin farsė mashtruese pėr shqiptarėt e Kosovės. Kemi thėnė se nuk pranojmė zgjedhjet tė cilat legjitimojnė ndarjet e reja territoriale tė vendit tonė, qė filluan me “zgjedhjet e lira” tė 22 marsit 1998 - kur njė pjesė e tokave lahej nė gjak e nė anėn tjetėr ngriheshin dollitė e “fitores historike” tė njė grupi tarafėsh. Gjithashtu kemi pėrsėritur shumė herė deri tash se jemi pėr jetėsimin e institucioneve tė pavarura, funksionale dhe operative, qė do ta siguronin ēlirimin e Kosovės. UĒK, edhe mė herėt ka paraqitur qėndrimet e veta nė raport me tendencat e njė kaste politike, e cila ka pėr qėllim jo krijimin e institucvioneve kombėtare pėr avancimin e ēėshtjes shqiptare, por frenimin dhe minimin e luftės sonė ēlirimtare - mu nė kohėn kur ajo ėshtė gjithėpėrfshirėse. Sukseset e UĒK’sė nė fushėbetejat e shumta e detyruan pushtetin okupator tė lejojė mbajtjen formale tė njė parlamenti tė kontestuar nga tė gjithė ndėrgjegja politike kombėtare. Ky parlament mbajti mbledhjen „themeluese“ vetėm pas kėrkesave dhe kėshillave tė vazhdueshme tė cilat erdhėn nga miqtė tradicionalė tė okupatorit tonė, nga Moska dhe Athina.

     UĒK’ja ia tėrheq vėrejtjen autorėve tė kėtyre makinacioneve se kanė shkuar larg me lojėrat e ndyta nė dėm tė kombit dhe Atdheut. UĒK’ja kėtu vėren tendencėn mė tė hapėt tė pėrēarjeve tė shkaktuara nga ky klan nė lėvizjen politike shqiptare, tė cilat barten edhe nė lėvizjen kombėtare shqiptare. Gjithashtu e kėshillojmė miqėsisht edhe faktorin ndėrkombėtar, sidomos SHBA’tė dhe vendet e demokracisė perėndimore, qė tė mos bien nėn ndikimin e allėshverisheve ruso-greke. (…) UĒK ėshtė nė krijimin e institucioneve tė reja funksionale dhe kombėtare, pėr kushtet dhe rrethanat e luftės. Kėtė duhet ta bėjmė me tė gjitha ato forca politike tė cilat synojnė ndershmėrisht lirinė, me individė tė rinj, tė ngritur politikisht dhe profesionalisht, dhe, me intelektualė tė dėshmuar kombėtarisht. (...) Lufta e jonė vazhdon deri nė fitore. - pėrfundon deklarata politike nr. 4 e SHP tė UĒK’sė.

 

( V I J O N )

 

*   *   *

 

Lexoni kėtu vazhdimet: 1  - 2  - 3  - 4  - 5  - 6  - 7  -  8  -  9 - 10 - 11 - 12 - 13 - 14 - 15 - 16 - 17 - 18