Analiza politike - historike

 

Realpolitika e Ibrahim Rugovės

( 3 )

 

Pėrmbajtja e lėndės

 

-        Kush e  themeloi Lidhjen Demokratike tė Kosovės?!

-        Kush ishin themeluesit e LDK-sė, qė iu shitėn falas UDB-sė?!

-        Cili ishte misioni intern i udbashit Jusuf Buxhovi nė Gjermani ?!

-        Si e mori nė pyetje Hysen Gegėn, udbashi Jusuf Buxhovi nė ambientet e UDB-sė, nė janar 1981?!...

 

      Shkruan: Sheradin BERISHA / 04. 05. 2008

 

Kush e themeloi Lidhjen Demokratike tė Kosovės?!

 

      Euforizmi pluralist qė e kishte kapluar ish-Jugosllavinė nė vitin 1989, (pas fillimit tė shpėrbėrjes sė “perandorisė” sovjetike tė quajtur BRSS), pashmangshėm u reflektua edhe nė Kosovė. Dihet mirėfilli se nė vitet 1989/90 Kosova ishte pėrfshirė nė protesta gjithėpopullore pėr tė mbrojtur tė drejtat kombėtare, dhe pikėrisht nė kėtė situatė kur kishte filluar tė luhatet ushtrimi i pushtetit komunist, u themelua Lidhja Demokratike e Kosovės. Pėr tė pėrkujtuar zanafillėn e Lidhjes Demokratike tė Kosovės ndoshta do tė ishte mirė t“i referohemi zėdhėnėses mediale tė LDK-sė - Qendrės pėr Informim tė Kosovės (QIK) e cila ka publikuar historikun e themelimit tė kėsaj partie. Pėr themelimin e LDK-sė, QIK-u shkruan si vijon( Po citoi) :

 

      “Nė shtator dhe tetor tė vitit 1989, njė grup shkrimtarėsh dhe intelektualėsh, nė kohėn e shqetėsimeve mė tė mėdha politike dhe shoqėrore te ne, u pajtua, gati spontanisht, qė tė themelonte njė parti politike, e cila do t'i artikulonte kėrkesat politike tė shqiptarėve dhe do tė bėhej nismėtare e proceseve tė pluralizmit, qė ishin nė nismė nė vendet e bllokut tė atėhershėm socialist. Iniciativa pėr themelimin e njė partie qė do tė pagėzohet Lidhja Demokratike e Kosovės, doli nga shkrimtarėt Jusuf Buxhovi, Ibrahim Berisha, Mehmet Kraja dhe Xhemail Mustafa( tė gjithė gazetarė tė Rilindjes – vėrejtja ime). Pas shumė bisedash, ata angazhuan koordinator tė Kėshillit nismėtar Jusuf Buxhovin, i cili mori pėrsipėr kontaktimin me intelektualėt e tjerė dhe hartimin e programit dhe statutit tė partisė.“ - pėrfundon citati i qik-ut. 

 

·       Foto: Jusuf Buxhovi, Koordinatori Kėshillit Nismėtar tė LDK-sė

·       Foto: Pamja nga Kuvendi themelues i LDK-sė , mė 23.12.1989

 

Kush ishin themeluesit e LDK-sė, qė iu shitėn falas UDB?!

 

      Nė Kuvendin themelues tė LDK-sė qė u mbajt mė 23 dhjetor 1989, sipas QIK-ut „morėn pjesė 96 veta“, ku shumica prej tyre i takonin elitės intelektuale shqiptare qė deri dje ishin anėtarė tė LKJ-sė dhe njerėz me pozita tė ndryshme si shkencore ashtu edhe politike nė institucionet akademike. Kjo elitė intelektualėsh gjatė viteve tė 70-ta e 80-ta duke qenė pjesė e sistemit politik-institucional, kishte nėn kontroll tė gjitha institucionet shkencore, informative, kulturore, botuese etj., nė Kosovė dhe madje shumica prej tyre ishin bėrė edhe argat tė Shėrbimit Sekret  jugosllavė ( UDB-sė). 

 

      Pėr tė argumentuar kėtė argatllėk, nė vijim  po pėrpiqem t“i vė nė pah disa fakte. Nė vitin 2000 nė Shkup ėshtė botuar libri „Ballė pėr ballė me vdekjen“ i Nafi Ēegranit. Autori i librit nga marsi i vitit 1969 - deri nė vitin 1980 ka punuar nė Sektorin II tė Shėrbimin Sekret tė Sigurimit Shtetėror, pranė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme tė Maqedonisė nė Shkup. Nė kėtė libėr ish-udbashi Ēegrani nė mes tjerash spikatė hapur veprimtarinė e kėtij shėrbimi famėkeq nė hapėsirat shqiptare nė ish-Jugosllavi, dhe i bėnė publike disa nga emrat e „elitės intelektuale“ qė iu „shitėn“ falas kėtij shėrbimi sekret.

 

·       Shiko: Autori dhe ballina e librit „Ballė pėr ballė“

 

      Ēegrani nė faqen 129 - 130 tė librit „Ballė pėr ballė me vdekjen“ shkruan (po citoi): „Edhe pas Plenumit tė Brioneve dhe rėnies sė Rankoviqit, vazhdon spiunazhi nė mes shqiptarėve si nė Maqedoni, ashtu edhe nė Kosovė, Mal tė Zi dhe Shqipėri. Gati tė gjitha redaksitė e gazetave dhe tė radiotelevizioneve nė Maqedoni dhe Kosovė shndėrrohen nė qendra rezidente, me tė cilat SDB-ja( UDB-ja – vėrejtja ime) vite me radhė e sinkronizonte veprimtarinė e vet tė errėt kundėr shqiptarėve.“ - pėrfundon citati.

 

      Ndėrkaq z.Ēegrani vijon: "Nė kohėn kur nė SDB tė Kosovės vrisnin e prisnin Mehmet Shoshi, Xhevdet Hamza, Mehmet Maliqi e Selim Brosha, kėtij shėrbimi sekret iu "shitėn" falas edhe shumė gazetarė tė "Rilindjes", si Maksut Shehu, Fadil Bujari, Mehmet Kraja, Sabri Hamiti, Jusuf Buxhovi, ndėrsa nė Televizionin e Prishtinės - Riza Alaj, Fahredin Gunga, Agim Zatriqi, disa tė punėsuar nė Arkivin Historik tė Kosovės etj.“ - pėrfundon citati. 

 

·       Lexo: kopjen e tekstit nga libri „Ballė pėr ballė“

 

      Nafi Ēegrani nė vazhdim thotė se „nė redaksin e emisioneve nė gjuhėn shqipe pranė Televizionit tė Shkupit tregohen mjaftė aktivė Luan Starova dhe Alush Kamberi,…“ dhe „nė radhėt e tyre hynė ndėrkohė edhe majori rezerv Menduh Ajdini, dhėndėr i Meti dhe Nushi Kėrliut *, si edhe dhėndri i tyre Ali Aliu“. (Pėr mė tepėr lexo te libri i N.Ēegranit fq.130).

      * Nushi Kėrliu ėshtė njė mik i Ibrahim Rugovės, nė shtėpinė e tė cilit ka ndenjur pėr dhjetė vjet rresht, gjatė shkuarje-ardhjeve tė tij nga Shkupi apo Tirana, pėr nė vendet perėndimore.)

 
      Siē vihet nė dukje nė kėtė shėnim tė ish-udbashit Ēegrani, SDB-sė (UDB-sė), kėtij shėrbimi famėkeq sekret, iu paskan shitur krejt falas Jusuf Buxhovi, Sabri Hamiti * , Mehmet Kraja, Ali Aliu,… tė gjithė kėta anėtarė tė elitės intelektuale tė afėrt me regjimit komunist jugosllavė, e qė nė vitin 1989 ishin “ideatorė” pėr themelimin e Lidhjes Demokratike tė Kosovės !!!

      ( * Sabri Hamiti aktualisht ėshtė anėtar i Kryesisė sė Kuvendit tė Kosovės, kryetar i Komisionit pėr Punė tė Jashtme dhe anėtar i Komisionit pėr Integrime Evropiane. (Shiko pozitat e Sabri Hamitit Kėtu ) Sabri Hamiti ėshtė mik i gjithanshėm i Ibrahim Rugovės, dhe konsiderohet si njėri mė me ndikim nė LDK.)

 

      Madje, nė kuvendin themelues tė LDK-sė kishte edhe pjestarė tė kėsaj “elite intelektuale” qė nė vitin 1958 denoncuan (nė UDB) aktivitetin patriotik tė Adem Demaēit, siē ishin Zekeria Cana, Ali Aliu etj., dhe nga dėshmitė e tyre, mė 17 mars tė vitit 1959 baci Adem u dėnua me 5 vjet burg tė rėndė. 

 

·       Lexo shkrimin: Kush ishin denoncuesit e Adem Demaēit nė UDB,  nė vitin 1958-59?! Pėr mė tepėr lexoni librin “Dosja Demaēi”, Prishtinė 2003, faqe 54-55)

 

Cili ishte misioni intern i udbashit Jusuf Buxhovi

Gjermani ?!

 

      Koordinator i Kėshillit nismėtar tė LDK-sė, Jusuf Buxhovi -  ėshtė njė prej prozatorėve mė tė njohur nė Kosovė. Qysh si student, nė vitin 1967, punėsohet nė gazetėn "Rilindja", si gazetar nė rubrikėn e kulturės, ku fillimisht pasqyron filmin, e mė vonė letėrsinė, duke shkruar pėr disa vite si recenzent. Nė vitin 1976, pas njė konkursi intern, caktohet si korrespodent i gazetės "Rilindja" nė Gjermani, duke u bėrė kėshtu gazetari i parė i akredituar i njė mediumi nga Kosova nė kėtė vend perėndimor. Jusuf Buxhovi, ky korrespodenti i gazetės “Rilindja” i caktuar me konkurs intern pėr kėtė “punė” nė Gjermani, duket se atje ka shkuar me njė mision intern nga shėrbimi sekret jugosllavė, pėr tė survejuar veprimtarinė e organizatave politike shqiptare qė vepronin kundėr regjimit jugosllavė  nė Gjermani. Pėr tė argumentuar kėtė mision intern me karkater udbesk tė Jusuf Buxhovit tė kamufluar me punėn e “korrespodentit tė gazetės ”Rilindja” po i referohemi dėshmive tė bashkėveprimtarėve tė Jusuf Gėrvallės: Ibrahim Kelmendit dhe Hysen Gegės.

 

      Nė janar tė vitit 2007 ( me rastin e 25 vjetorit tė vrasjes sė vėllezėrve Gėrvalla e Kadri Zeka ) Ibrahim Kelmendi boton romanin “Atentatet” dhe ato ditė ai ndoshta, ishte njeriu mė i intervistuar nga mediat shqiptare, pėr faktin se, nė romanin e tij (qė sapo kishte dalė nga botimi)  lexuesit kanė mėsuar pėr herė tė parė tė gjitha rrethanat e panjohura tė vrasjes sė Jusufit, Bardhoshit e tė Kadriut, nė natėn e kobshme tė 17 janarit 1982 nė Untergrupenbach tė Gjermanisė. Madje nė libėr bėhet i njohur edhe emri i vrasėsit ( tė mundshėm) tė tyre. “Ai qė vrau Jusuf Gėrvallėn jeton nė Kosovė, nė njė fshat tė komunės sė Suharekės. Ėshtė shqiptar dhe e ka emrin Rezil, thotė Ibrahim Kelmendi, nė intervistėn ekskluzive pėr gazetėn Express”.

 

      Nė njė intervistė me titull: ”E njoh vrasėsin e Jusuf Gėrvallės” dhėnė gazetės “Expres” ( mė 11 e 12. III. 2007 ) Kelmendi  spikatė aktivitetin e kamufluar tė Jusuf Buxhovit nėn petkun e korrespodentit tė gazetės “Rilindja”. Ibrahimi me kėtė rast duke shpjeguar pėrplasjet e Klubit shqiptarė nė Dyseldorf me pėrfaqėsuesit e konsullatės jugosllave vė nė pah involvimin e korrespodentit tė “Rilindjes” nė kėtė situatė. 

 

      Kelmendi thotė se (po citoi): Ato (konsulli...- vėretja ime) insistonin qė ta fusnin nėn tutelė Klubin e shqiptarėve aty, dhe ky, i kamufluar si gazetar, angazhohej pro konsullatės.” Ibrahim Kelmendi sakaq konstaton se, “ai ndonjėherė ishte mė brutal se vet konsulli jugosllavė”!

 

      Mė shumė se nė intervistė, I.Kelmendi, aktivitetin e korrespodentit Jusuf Buxhovi e sqaron nė librin e tij “Atentatet” . Nė faqen 159 tė kėtij libri ai pėr Jusuf Buxhovin shkruan (po citoi): ”Sa pėr ilustrim po sjell shembullin e korrespodentit tė gazetės “Rilindja”. Ky farė korrespodenti qe mė brutal se ata tė pėrfaqėsuesit jugosllavė. Konkretisht, ai kėmbėngulte qė nė emėrtim tė Klubit tė mos pėrmendej cilėsimi punėtorė “shqiptarė”, por “jugosllavė”. Kėrkonte qė Klubi atje tė quhej “Klubi i punėtorėve jugosllavė”, siē po quhej Klubi “Rilindja” nė Mynhen, “Pėrparimi” nė Bruksel dhe ndonjė klub i ngjashėm.”- pėrfundon citati.

 

      Nė intervistėn dhėnė tė pėrditshmes “Expres” Ibrahim Kelmendi shpėrfaq edhe njė moment shumė interesant lidhur me korrespodentin e “Rilindjes” Jusuf Buxhovi, qė ka tė bėjė me burgosjen e Hysen Gegės, njė nga bashkėveprimtarėt e Jusuf Gėrvallės, i cili nė librin e tij “Atentatet” ėshtė personazhi me pseudonimin “Vasili”.

 

      Hysen Gega (Vasili), pasi kishte shkuar pėr t“i kaluar pushimet nga Gjermania nė Kosovė, nė 31 dhjetor 1980 arrestohet nga UDB-a.

 

      Kelmendi lidhur me arrestimin e Hysen Gegės saktėson (po citoi): ”...kur Vasilin( Lexo - Hysen Gegėn) e arrestuan nė Kosovė, gazetarin nė fjalė (Lexo - Jusuf Buxhovin) e sjellin nga Gjermania pėr ta marrė nė pyetje gjatė procesit hetues, meqė duhet tė jetė vlerėsuar si njohės mė i mirė i veprimtarisė sonė nė Perėndim.”- pėrfundon citati.

 

Si e mori nė pyetje Hysen Gegėn, udbashi Jusuf Buxhovi nė

ambientet e UDB-sė, nė janar 1981?!

 

      Kėtė pohim tė Ibrahim Kelmendit, mė sė miri e sqaron vetė ish i burgosuri Hysen Gega, nė njė intervistė me titull ”Asgjė nuk harrohet” tė publikuar fillimisht nė gazetėn “ZiK” e pastaj ėshtė botuar edhe nė librin “Terror, dhimbje, qėndresė”, tė autorit Faridin Tafallari nė faqet 342-344.

 

      Hysen Gega nė kėtė intervistė shpėrfaq gjithanshėm rrethanat e marrjes sė tij nė pyetje nga Jusuf Buxhovi etj., nė zyrat e sigurimit shtetėror - UDB nė Prishtinė.

 

      Nė pyetjen e gazetarit tė njohur B.Elshani: ”Hysen, a tė kujtohet se kur je arrestuar me t“u kthyer prej Gjermanisė dhe kush tė ka marrė nė pyetje pas arrestimit?” Hysen Gega pėrgjigjet: “Posi. Po ato janė gjėra qė nuk harrohen. Mė kanė arrestuar mė 31 dhjetor 1980 nė orėt e hershme tė mėngjesit, diku kah ora 5 - 6 sapo kishte filluar pakėz tė zdritej. Hetimet e mija kanė zgjatur rreth 6 muaj. Pothuajse gjatė gjithė kohės sė hetimeve mė kanė marrė nė pyetje Mehmet Lumi dhe Lorenc Selmani. Kah fundi i hetimeve mė ka marrė nė pyetje edhe Adem Ibrahimi. Por nė fillim tė janarit 1981, data e saktė nuk mė kujtohet, po ashtu mė ka marrė nė pyetje edhe Jusuf Buxhovi. Kėshtu ma kanė prezentuar atė. Pėr Jusuf Buxhovin kisha dėgjuar mė parė se ishte korrespodent i „Rilindjes“ nė Bon, por nuk e kisha parė kurrė me sy. Pėr herė tė parė e kam parė aty, nė lokalet e Sekretariatit nė Prishtinė.”

 

      Nė pyetjen vijuese: ”Sa herė e ke parė gjithėsejt Jusuf Buxhovin nė jetėn tėnde?”, Hysen Gega saktėson: “Dy herė. Njė herė nė fillim tė janarit 1981 kur mė ka marrė nė pyetje dhe njė herė tjetėt nė fillim tė vitit 1991 nė Lokalet e lidhjes Demokratike tė Kosovės nė Prishtinė.”

 

      Ndėrkaq nė pyetjet, lidhur me sjelljet e z.Buxhovi gjatė hetimeve dhe pėr ēka interesohej mė sė shumti tė dinte, Hysen Gega thotė: ”Qėllimi i tij ishte qė unė tė pendohem pėr aq sa kisha bėrė. Mė thoshte se mė kishte pėrcjellur atje (nė Gjermani – vėrejtja ime) dhe se i dinte tė gjitha gjėrat. M“i pėrmendi disa lokale, por pėr fat nė ato lokale unė s“kisha qenė kurrė. Nė kėtė mėnyrė bile ai mė ndihmonte, ma bėnte me dije se s“dinte, se dinte fort pak ose fare lidhur me ēėshtjen time. Mė bėnte presion psikik. M“i ofendonte shokėt, vėllezėrit Gėrvalla … me sharje nėne e me fjalė tė cilat as me laps nuk shkruhen”. Nė fund Hysen Gega, sqaron edhe njė ofertė tė udbashėve pėr vrasjen - likuidimin e vėllezėrve Gėrvalla …!

 

Lexoni tė plotė intervistėn e Hysen Gegės:

“Asgjė nuk harrohet”

 

( Vijon )