Analiza politike - historike

 

Realpolitika e Ibrahim Rugovės

( 5 )

 

Pėrmbajtja

 

-        Konsultimet e Jusuf Buxhovit me “klanin e vjetėr politik”

-        Kush janė politikanėt e “klanit tė vjetėr politik” qė morėn pjesė nė themelimin e LDK-sė?!

-        A ishte Jusuf Buxhovi pėrpilues i programit tė LDK-sė?!

-        Si u zgjodh Ibrahim Rugova kryetar i LDK-sė?

-        Ēfarė pėrmbajtje kishte Programi i Lidhjes Demokratike tė Kosovės?!

-        Cilat janė ngjashmėritė e LDK-sė me Lidhjen Komuniste tė Kosovės ?!

 

*  *  *

 

Kush janė politikanėt e “klanit tė vjetėr politik” qė

 morėn pjesė nė themelimin e LDK-sė?!

 

      Shkruan: Sheradin BERISHA / 07. 05. 2008

 

Konsultimet e Jusuf Buxhovit me “klanin e vjetėr politik”

 

      Sipas dėshmive tė bėra publike, promotor i angazhimeve pėr themelimin e LDK-sė ishte Jusuf Buxhovi, i cili jo rastėsisht ėshtė bėrė edhe koordinator i Kėshillit nismėtar. “Buxhovi ishte energjik dhe mė i shkathtė nė punė tė komunikimit dhe kristalizimit tė idesė” – thotė bashkėthemeluesi i LDK-sė, Mehmet Kraja nė librin e tij “Vite tė humbura”, botuar  mė 1995 nė Tiranė, fq.166.

 

·       Foto: Mehmet Kraja, Bashkėthemelues i LDK-sė

 

      Kur bėhet fjalė pėr hartimin e programit dhe emėrtimin e partisė si “Lidhja Demokratike e Kosovės“, z.Kraja, sėrish spikatė emrin e Jusuf Buxhovit. “Tashi nuk e them dot se e kujt ishte ideja qė partia tė quhej “Lidhje”, e ndonjėrit prej nesh, apo e atyre me tė cilėt Buxhovi konsultohej vazhdimisht, por e di se asnjėrit nuk na pėlqente kjo “lidhje” pėr shkak tė asociacionit qė krijonte me Lidhjen Komuniste. Sido qė tė ishte, ashtu sikundėr ishim marrė vesh dy - tri ditė para mbajtjes sė Kuvendit Themelues, Buxhovi solli programin dhe statutin. Qė nė fjalinė e parė e hetova se programi nuk ishte shkruar nga Buxhovi dhe as nga ndonjė “ekip” mė i gjerė, por nga njė person “pa emėr” qė i takon klanit tė vjetėr politik, autonomist, dhe i cili, nga prapaskena edhe sot e kėsaj dite tėrheq shumė hapa politikė nė Kosovė. Programi ishte i mbushur me fraza politike, me periudha tė gjata e konfuze, pra, njė tekst i shkruar pa sintaksė shqip dhe pa mendim tė qartė politik”. - kėshtu shkruan Mehmet Kraja nė  “Vite tė humbura” faqe 167.

 

·       Foto: Jusuf Buxhovi, Koordinatori Kėshillit Nismėtar tė LDK-sė

·       Lexo: Kush e themeloi Lidhjen Demokratike tė Kosovės?!

 

      Mehmet Kraja, siē vihet nė pah, shpėrfaq aktivitetin e Buxhovit nė kėtė drejtim, por nuk i sipėrfaqėson aktorėt kryesor tė “klanit tė vjetėr politik” komunist nė prapaskenė, me tė cilėt Jusuf Buxhovi…konsultohej vazhdimisht.

 

Kush janė politikanėt e “klanit tė vjetėr politik” tė cilėt

morėn pjesė nė themelimin e LDK-sė?!

 

      Zyrtarisht ėshtė thėnė se: “Iniciativa pėr themelimin e njė partie qė do tė pagėzohet Lidhja Demokratike e Kosovės, doli nga shkrimtarėt Jusuf Buxhovi, Ibrahim Berisha, Mehmet Kraja dhe Xhemail Mustafa ( tė gjithė gazetarė tė Rilindjes – vėrejtja ime)”, ndėrsa Mehmet Kraja, Koordinatorin e Kėshillit nismėtar tė LDK-sė z. Jusuf Buxhovi, e paraqet si person qė ka pas konsultime tė vazhdueshme me njerėz tė tjerė, edhe nga radhėt e regjimit komunist qė ishte akoma nė fuqi.

 

      Opinioni publik shumė pak e dinė, por pėrfaqėsuesit e “elitės intelektuale” gjegjėsisht “nismėtarėt” publik pėr themelimin e LDK-sė, e dinė shumė mirė, se inicuesit e vėrtet (nė prapaskenė)  pėr themelimin e LDK-sė si njė “parti alternative” nga LKJ-ja ( e cila askohe po i numėronte muajt e fundit deri nė shpėrbėrje), ishin pikėrisht zyrtarėt e Komitetit Krahinor tė LK tė Kosovės: Rrahman Morina, Kryetar i KK tė LKK-sė *, Agim Mala, anėtar i Kryesisė sė KK tė LKK-sė dhe drejtor i RTP-sė, etj.

 

·       Foto: Agim Mala

·       Rrahman Morina qysh nė fillim tė vitit 1989 pas “dorėheqjes” sė Kaqusha Jasharit, duke qenė njeriu mė i besuar i Sllobodan Millosheviqit emrohet Kryetari KK tė LK tė Kosovės, ndėrsa karierėn e tij e kishte nisur nė Beograd si kuadėr i sigurimit tė shtetit. Ishte zėvendės i sekretarit Federativ tė Punėve tė Brendshme Franjo Hėrleviqit. Pas demonstratave tė pranverės sė vitit 1981, Morina dėrgohet nė Kosovė po nė pozitėn e zėvendėsit tė Sekretarit tė Sekretaritat Krahinor pėr Punė tė Brendshme, Mehmet Maliqit, njė kuadėr i UDB-sė qė nga koha e Rankoviqit, dhe mė vonė vihet nė krye   kėtij sekretariati.

·       Foto: Binomi i deformuar Sllobodan Millosheviq – Rrahman Morina

 

      Jusuf Buxhovi dhe buxhovėt tjerė e din mirė, se Agim Mala (gjatė periudhės sė formėsimit tė LDK-sė si “parti alternative”) e luante rolin e ndėrmjetėsit, nė mes tė partisė nė pushtet (LKJ) dhe atyre (elitės intelektuale) qė po “lindnin” njė parti tė re, LDK-nė.

 

      Agim Mala, nė njė dokumentar televiziv tė pėrgatitur nga Baton Haxhiu dhe Andi Bushati, krejt sipėrfaqėsisht flet pėr angazhimin e tij ( nė prapaskenė) pėr themelimin e LDK-sė dhe kontaktet qė ka pas me “nismėtarėt” publik tė kėsaj partie, prandaj i mbetet Jusuf Buxhovit dhe tė tjerėve pėr ta sqaruar kėtė ēėshtje deri nė fund.

 

A ishte Jusuf Buxhovi pėrpilues i programit tė LDK-sė?!

 

       Me rastin e njė vjetorit tė vdekjes sė Ibrahim Rugovės (Janar 2007) nė njė emision tė natės (nė Radi Kosovė) qė e drejtonte gazetari Mentor Mripa, Jusuf Buxhovi, ka deklaruar se programin e Lidhjes Demokratike e ka hartuar vetė, ndėrsa Mehmet Kraja duke pas parasysh se ky program “ishte i mbushur me fraza politike, me periudha tė gjata e konfuze, pra, njė tekst i shkruar pa sintaksė shqip dhe pa mendim tė qartė politik” ka dyshuare se ėshtė shkruar nga Buxhovi dhe ka theksuar se, ky program ėshtė shkruar “nga njė person “pa emėr” qė i takon klanit tė vjetėr politik, autonomist…”. Prandaj, duhet thenė shkurt e shqip se, programi dhe statuti i Lidhjes Demokratike tė Kosovės ėshtė pėrpiluar diku nė zyrat e Komitetit Krahinor tė LK tė Kosovės dhe si i tillė ėshtė miratuar unanimisht nė kuvendin themelues tė LDK-sė mė 23 dhjetor 1989.

 

Si u zgjodh Ibrahim Rugova kryetar i LDK-sė?!

 

      Nė tetor-nėntor 1989 nismėtarėt publik pėr themelimin e LDK-sė kanė mbajtur disa takime “publike” kryesisht nė kafenenė “Elida” nė qendrėn tregtare "Boro-Ramizi”, dhe pasi i kanė harmonizuar qėndrimet e tyre me ato tė “klanit tė vjetėr politik - autonomist” , se kush duhet tė jetė kryetar, dhe ēfarė duhet tė pėrmbajė programi i “partisė sė re alternative” qė po konturohet sė bashku, nė dhjetor  ėshtė caktuar dita dhe vendi i mbajtjes sė Kuvendit themelues tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės.

 

      Ja si e pėrshkruan  QIK-u (zėdhėnsja mediale e LDK-sė) ecurinė e mbajtjes sė Kuvendit themelues tė LDK-sė: “Kuvendi themelues u vendos tė mbahej nė lokalet e Shoqatės sė Shkrimtarėve tė Kosovės, ku rėndom asokohe zhvilloheshin qė tė gjitha vlimet shoqėrore dhe politike. Koordinatori i grupit( Jusuf Buxhovi – vėrejtja ime) u angazhua ta bėnte paraqitjen ligjore tė mbajtjes sė kuvendit themelues nė polici, me tėrė dokumentacionin, ashtu si e kėrkonte ligji i atėhershėm pėr mbajtjen e manifestimeve dhe tubimeve publike. Policia nuk njoftoi se do ta ndalonte kuvendin themelues tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės, por as nuk dha pėlqim pėr tė (…)Tė shtunėn, nė mėngjes, diku rreth orės 9, nė lokalet e Shoqatės sė Shkrimtarėve tė Kosovės, u mblodh tash nė pėrbėrje tė zgjeruar Kėshilli nismėtar pėr themelimin e Lidhjes Demokratike tė Kosovės.

 

      Tė gjithė u pajtuan me Programin dhe Statutin e saj. U bisedua bukur shumė pėr strukturėn udhėheqėse tė partisė. Qė tė gjithė ishin tė mendimit se kryetar i saj duhej tė bėhej dr.Ibrahim Rugova, ndėrsa sekretar Jusuf Buxhovi. Grupi nismėtar nguli kėmbė qė dr.Rugova duhej tė propozohej pėr kryetar dhe u deklarua qė kėtė ta parashtronte Kuvendi themelues, me ēka ai u pajtua (…) Pikėrisht nė orėn dhjetė, lokali i vogėl i Shoqatės sė Shkrimtarėve tė Kosovės mezi i zuri ata qė kishin vendosur tė merrnin pjesė nė mbledhjen e Kuvendit themelues tė LDK-sė. Ata ishin gjithsej 96 veta, tė cilėt me nėnshkrimet e veta dhe me deklarim tė lirė u pėrcaktuan t'ia vinin themelet partisė sė parė politike shqiptare tė pagėzuar Lidhja Demokratike e Kosovės…

 

      Nė emėr tė Kėshillit nismėtar dhe tė Kryesisė sė punės, Programin e Lidhjes Demokratike tė Kosovės dhe Statutin e saj e lexoi Jusuf Buxhovi. Tė pranishmit dėgjuan me vėmendje Programin dhe Statutin e LDK-sė dhe miratuan me duartrokitje tė gjatė pėrmbajtjet e tyre. Askush nuk ishte kundėr.” – shkruan QIK-u

 

      Ndėrkaq aktin e finalizimit, pra, atė tė emrimit tė udhėheqjes sė LDK-sė, QIK-u e pėrshkrun si mė poshtė: ”Kryesuesi ia dha fjalėn Milazim Krasniqit, qė nė emėr tė Kėshillit kandidues tė propozonte udhėheqėsinė e parė tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės. Ai bėri kėto propozime:

-         Kryetar i Lidhjes Demokratike tė Kosovės - dr.Ibrahim Rugova * ,

-         Sekretar- Jusuf Buxhovi,

-         Anėtarė tė Kryesisė:

-         dr.Fehmi Agani,

-         dr.Bujar Bukoshi,

-         dr.Ali Aliu,

-         Nekibe Kelmendi,

-         Mehmet Kraja.

 

      Propozimet u miratuan me duartrokitje tė gjata nga tė pranishmit. Pastaj, fjalėn e mori dr.Ibrahim Rugova, i cili falenderoi pėr besimin e dhėnė dhe u zotua se do t'i kryente detyrat qė dilnin nga Programi i Lidhjes Demokratike tė Kosovės.”

 

 *  „Z.Rugova, nėse nuk gaboj, gjatė vitit 1989 ėshtė marrė nė „bisedė informative“-  nga Sigurimi Shtetėror i Serbisė“- Kėshtu thotė Adnan Merovci, njeriu mė i afėrt i Ibrahim Rugovės, nė librin “Pa protokoll – Bisedė me Adnan Merovcin“, B.Shala-B.Hamzaj, faqe.36.(Kjo „bisedė informative“ duket se ėshtė bėrė gjatė periudhės sė inicimit-themelimit tė „partisė sė re alternative“ LDK)

 

·       Foto: Pamja nga Kuvendi themelues i LDK-sė , mė 23.12.1989

 

Ēfarė pėrmbajtje kishte Programi i Lidhjes

 Demokratike tė Kosovės?!

 

      Programi dhe statuti i LDK-sė (si dy dokumente bazė - udhėrrėfyese pėr politikėbėrjen e saj) nuk dallonin shumė nė pėrmbajtje nga platformat politike tė KQ tė LKJ-sė, qė hartoheshin deri nė vitin 1989 pėr zhvillimet  politike nė Kosovė.

 

      Pėr ta bėrė tė qartė esencėn e programit tė LDK-sė, qė u miratua pa asnjė kundėrshtim nė kuvendin themelues tė saj, nė vijim sjellė disa pjesė tė programit:

 

      Nė Programin e LDK-sė, ndėr tė tjera thuhet (po citoj):

-         Jugosllavia, duhet kuptuar si interes i secilit, ngase ajo ėshtė themeluar me vullnetin e lirė tė tė gjithėve, edhe me vullnetin e popullatės sė Kosovės dhe se pėr ēdo rregullim tė ri tė federatės ėshtė e drejtė imanente qė tė vendosin lirisht edhe qytetarėt e Kosovės.

-         Lidhja Demokratike e Kosovės angazhohet pėr njė Jugosllavi demokratike, federative, socialiste dhe pėr reformėn e sistemit politik nė kėtė drejtim.

-         Lidhja Demokratike e Kosovės angazhohet pėr zhvillimin e raporteve demokratike nė federatė, duke e kuptuar atė si bashkėsi tė subjekteve tė barabarta tė republikave dhe tė krahinave, si bashkėsi tė qytetarėve dhe tė nacionaliteteve tė barabarta. Pra, angazhohet pėr federatė moderne, e cila do tė mundėsojė barazinė e nacionaliteteve, tė republikave dhe tė krahinave, pėr sistemin parlamentar nė bazė tė sė drejtės sė votimit tė lirė, tė drejtpėrdrejtė e tė pėrgjithshėm, pėr Kuvend Federativ tė pėrbėrė nga Dhoma e Republikave dhe e Krahinave, si dhe nga Dhoma e Qytetarėve.

-         Lidhja Demokratike e Kosovės ėshtė: “kundėr manipulimeve nacionaliste e burokratike me ēėshtjen kombėtare. Lidhja Demokratike e Kosovės pėrpiqet pėr barazinė e plotė tė nacionaliteteve nė Jugosllavi”. etj etj

 

·       Lexoni tė plotė:  Programin e Lidhjes Demokratike tė Kosovės

 

      Siē vihet nė dukje, LDK-ja dhe vetė Ibrahim Rugova si kryetar i saj qė nė Kuvendin themelues u zotua se do t'i kryente detyrat qė dilnin nga Programi i Lidhjes Demokratike tė Kosovės, ku Jugosllavinė e konsideron si “shtėpi” tė ndėrtuar me vullnetin e lirė edhe “tė popullatės sė Kosovės”. Kosovėn e cilėson si “krahinė”, “angazhohet pėr federatė moderne, e cila do tė mundėsojė barazinė e nacionaliteteve, tė republikave dhe tė krahinave” dhe se ėshtė kundėr “manipulimeve nacionaliste me ēėshtjen kombėtare”!

 

      Se sa ėshtė i vėrtetė ponimi, i definuar nė programin e LDK-sė, se “Jugosllavia ėshtė themeluar edhe me vullnetin e lirė tė shqiptarėve”, kėtė e dinė mė sė miri vetė shqiptarėt, ēfarė kanė pėrjetuar mbi kurrizin e tyre nga kjo “Jugosllavi demokratike”.

 

      Qė tė mos zgjatemi mė shumė nė kėtė drejtim, LDK-ja si e tillė, sipas ligjeve kushtetuese republikane e federative nė fuqi u regjistrua nė Beograd, ndėrsa nė vitin 2000 regjistrohet nė Kosovė. Sipas deklarimit tė Milazim Krasniqit ( njėrit nga themeluesit e LDK-sė)  LDK-ja me kėtė program( tė pandryshuar) ka vepruar deri pas luftės nė Kosovė (!!!)

 

Cilat janė ngjashmėritė e LDK-sė me Lidhjen

Komuniste tė Kosovės ?!

 

        Siē vum nė dukje Programi i LDK-sė nuk dallon shumė nga platformat politike tė LKJ-sė, pra, janė shumė tė ngjashėm. Pėr tė shpėrfaqur kėtė fenomen po i referohemi Akademik Rexhep Qosjes. Qosja  nė njė shkrim analitik: ”Ngjashmėria fatale”, shkruan:

 

      ”Ngjashmėria, thuhet nė fjalorėt gjuhėsorė, ėshtė afria shumė e madhe e vetive tė qenieve, sendeve, dukurive. Si tė gjitha qeniet, sendet e dukuritė, ngjashmėri shumė tė madhe mund tė kenė edhe bashkimet politike e tė tjera tė njerėzve. Ngjashmėria shtrihet nė hapėsirė, por edhe nė kohė. Kėtu ėshtė fjala pėr ngjashmėrinė e dy bashkimeve tona, qė ka shtrirje nė hapėsirė dhe nė kohė: pėr ngjashmėrinė e Lidhjes Demokratike tė Kosovės (LDK) me Lidhjen e Komunistėve tė Kosovės (LKK).” 

 

·       Foto: Akademik Rexhep Qosja

 

      Akademik Qosja pėr ngjashmėritė nė mes LDK-sė dhe LKK-sė thotė:

 

       ”LDK-ja ėshtė parti qė LKK-nė e ka trashėguar me ēdo gjė: me anėtarėt, me organizimin, me mentalitetin. LDK-ja ėshtė parti qė nė jetėn politike dhe shoqėrore tė shqiptarėve nė Kosovė sillet sot siē ėshtė sjellė LKK-ja dje.

 

        LDK-ja ėshtė parti politike qė ka strukturė organizuese shumė tė ngjashme, gati tė njėjtėsuar me strukturėn organizuese tė LKK-sė. LKK-ja kishte Kryesinė dhe Komitetin Krahinor tė LKK-sė; LDK-ja ka Kryesinė dhe Kėshillin e Pėrgjithshėm tė LDK-sė! LKK-ja kishte Lidhjen Socialiste tė Popullit Punues tė Kosovės si kryese tė punėve tė saj tė infrastrukturės, nė gjirin e sė cilės vepronin edhe Lidhja e Rinisė, Lidhja e Grave, Lidhja e Sindikatave, Lidhja e Pensionistėve... Edhe LDK-ja e ka Lidhjen e saj Socialiste, nė tė cilėn bėjnė pjesė Forumi i Grave, Forumi i Rinisė, mandej Partia Socialdemokrate (nr.2), Partia Shqiptare Demokristiane, Partia Popullore, Partia Liberale e Kosovės...!

 

      LDK-ja bėn politikė qė, nga pikėpamja metodologjike, nuk ndryshon shumė, kur e kur nuk ndryshon fare, prej politikės sė LKK-sė! LKK-ja bėnte politikė qė mbėshtetej nė njė numėr tė vogėl termash dhe togfjalėshash terminologjikė, sikundėr janė bashkim-vėllazėrimi, barazia e kombeve dhe e kombėsive, vetėqeverisja socialiste, autonomia e Kosovės si element konstiutitiv i Federatės Jugosllave, politika e mosinkuadrimit! Edhe LDK-ja bėn politikė qė mbėshtetet nė njė numėr tė vogėl tė termave dhe tė togfjalėshave terminologjikė siē janė: tė drejtat njerėzore njėsoj pėr tė gjithė, demokracia, pavarėsia dhe sovraniteti i Kosovės, politika e faktorėve ndėrkombėtarė.

 

      Termat dhe togfjalėshat terminologjikė tė LDK-sė janė vetėm njė anasjellė gjuhėsore dhe kuptimore e termave dhe e togfjalėshave terminologjikė tė LKK-sė! LKK-ja thoshte se fati i Kosovės ėshtė nė duart e Federatės jugsollave; LDK-ja thotė se fati i Kosovės ėshtė nė duart e faktorėve ndėrkombėtarė. LKK-ja betohej nė politikėn e mosinkuadrimit; LDK-ja betohet nė politikėn e faktorėve ndėrkombėtarė! LKK-ja thoshte se kombėsia shqiptare duhet tė jetė urė bashkėpunimi me Shqipėrinė si shtet amė; LDK-ja thotė se Kosova duhet tė jetė neutrale karshi Serbisė dhe neutrale karshi Shqipėrisė!

 

      LKK-ja nuk i lejonte vetes tė pėrzihej nė punėt e shqiptarėve nė Maqedoni, nė Mal tė Zi dhe nė Preshevė, Bujanoc e Medvegjė - sepse pėr ta bėjnė kujdesin komunistėt e atjeshėm shqiptarė, malazez e maqedonas; LDK-ja nuk pėrzihet nė punėt e shqiptarėve nė Maqedoni e nė Mal tė Zi, madje as tė shqiptarėve nė Kosovėn Lindore - sepse atje pėr ta kujdesen partitė e tyre dhe pushteti sovran maqedon, malazias dhe serb! LKK-ja kishte gazetat e saj; edhe LDK-ja ka gazetat e saj, nė tė cilat nuk shkruan se janė tė sajat, qė popullarizojnė politikėn e saj, qė gabimet e saj i shpallin menēuri, qė dėshtimet e saj i shpallin suksese, qė mashtrimet e saj i shpallin tė vėrteta!

 

         LDK-ja ėshtė parti politike qė ka njė moral politik qė nuk ndryshon prej moralit politik tė LKK-sė! Udhėheqja e LKK-sė thoshte se ėshtė udhėheqėse e ligjshme e popullit shqiptar tė Kosovės, madje e Kosovės si element konstituiv i Federatės jugosllave, por nėn sovranitetin e Serbisė dhe tė Jugosllavisė; edhe udhėheqja e LDK-sė thotė se ėshtė udhėheqje e ligjshme e popullit shqiptar tė Kosovės, madje e "Republikės sė Kosovės", por nėn pushtimin e Serbisė dhe tė Jugosllavisė (Serbia dhe Mali i Zi)!

 

      LKK-ja i dėnonte tė gjitha konceptet dhe tė gjitha veprimet e tjera qė nuk pėrputheshin me tė sajat nė lidhje me tė drejtat e shqiptarėve dhe me fatin e Kosovės! Pėr kėtė arsye, ajo i ka dėnuar si armiqėsore demonstratat e vitit 1968 dhe 1981! Edhe LDK-ja i dėnon tė palejueshme konceptet dhe veprimet e tjera qė nuk pėrputhen me tė sajat nė lidhje me strategjinė pėr ēlirimin e Kosovės dhe statusin e saj! Pėr kėtė arsye, ajo ėshtė kujdesur t'i "komprometojė" tė gjithė ata qė kanė kėrkuar qė politikėn e saj tė nėnshtrimit ta zėvendėsojmė me lėvizje popullore vepruese;…

 

    Nė kohėn e pushtetit tė LKK-sė, burgjet e Kosovės dhe tė Serbisė ishin plotė tė burgosur politikė shqiptarė; edhe nė kohėn e "pushtetit paralel" tė LDK-sė burgjet e Kosovės dhe tė Serbisė janė pėrplot tė burgosur politikė shqiptarė. Pėr kėtė arsye "pushteti paralel" i LDK-sė mund tė quhet po aq "atdhetar" sa ishte "atdhetar" edhe pushteti i LKK-sė! Udhėheqja e LKK-sė vozitet nė mercedesė shtetėrorė; edhe udhėheqja e LDK-sė vozitet nė vetura tė "Republikės sė Kosovės", qė nuk kushtojnė mė pak se mercedesėt e LKK-sė!

 

       LDK-ja ėshtė parti politike  qė edhe konceptin pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė Kosovės e ka tė ngjashėm, fatalisht tė ngjashėm, me konceptin e LKK-sė! LKK-ja, atėherė PKK-ja nė fund tė dhjetorit 1943 dhe nė fillim tė janarit 1944 ėshtė deklaruar pėr bashkim me Shqipėrinė, por mė vonė e ka pranuar bashkimin e Kosovės me Serbinė dhe me Jugosllavinė, pėrkatėsisht statusin e Kosovės qark i Serbisė! Edhe LDK-ja, nė fillim tė shpėrbėrjes sė ish-Jugosllavisė ėshtė deklaruar pėr bashkim me Shqipėrinė, por mė vonė ėshtė pajtuar me shpalljen e Kosovės shtet sovran dhe i pavarur, pėrkatėsisht republikė nė kuadrin e Jugosllavisė!

 

       LKK-ja e ka ēuar Kosovėn deri te autonomia e gjerė e vitit 1974; edhe LDK-ja e ka ēuar Kosovėn deri te premtimet e faktorėve ndėrkombėtarė pėr njė autonomi tė gjerė (ē’ėshtė e vėrteta deri aty Kosova ka qenė e ēuar mė parė) sė cilės ende askush nuk ia di „gjerėsinė“. Po tė mos ishin futur nė Kryesinė dhe nė Kėshillin e Pėrgjithshėm tė saj edhe disa ish tė burgosurė politikė, pėrfaqėsuesit e „ligjshėm“ tė popullit shqiptar tė Kosovės sot pa dyshim se do tė ishin nė Parlamentin e Serbisė dhe tė Jugosllavisė (Serbia dhe Mali i Zi).

 

       LKK-ja ishte njė parti e disiplinuar nė ish-Jugosllavi; edhe LDK-ja ėshtė njė parti e disiplinuar nė Jugosllavinė e shkurtuar (Serbia dhe Mali i Zi)! Prej aspektit historik e shikuar, LKK-ja del parti e projektuar si mjet pėr paqėsimin e Kosovės! Prej aspektit historik e shikuar, edhe LDK-ja del parti e lejuar, pėrkatėsisht e projektuar, si mjet pėr paqėsimin e Kosovės nėn sovranitetin serb!

 

       Prej shtjellimit tė sipėrthėnė del, besoj qartė, se ngjashmėria mes LKK-sė dhe LDK-sė ėshtė rrėnjėsore, thelbore. Kėto argumente nuk mund tė fshehen, sepse nuk thuhet kot plagėt qė fshehen shumė vėshtirė shėrohen! Prandaj,  edhe tė kėqijat qė fshihen shumė vėshtirė mėnjanohen!

 

( Vijon )