Analiza politike - historike

 

Realpolitika e Ibrahim Rugovės

( 8 )

 

Babaxhani Ibrahim Rugova - kryetar i pesė organeve politike…dhe injoranca e tij!!!

 

      Shkruan: Sheradin BERISHA / 14. 05. 2008

 

Sa funksione  politike kishte Ibrahim Rugova

 

      Siē kam vu nė pah edhe njė herė tjetėr mė lartė, Ibrahim Rugova ka ushtruar disa funksione politike.

      Ka qenė:

-         Kryetar i Lidhjes Demokratike tė Kosovės;

-         Kryetar i Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės;

-         Kryetar i Republikės sė Kosovės;

-         Kryetar i Shoqatės sė Shkrimtarėve tė Kosovės;

-         Kryetar i Kėshillit Koordinues tė Partive Politike Shqiptare nė Kosovė;

-         Kryetar i Kėshillit Koordinues tė Partive Politike Shqiptare nė ish-Jugosllavi;

 

      Pra, z. Ibrahim Rugova siē duket kudo ka qenė “koka” e piramidės politike ! “Njė kumulim i tillė postesh njihet vetėm nė sistemet diktatoriale, mirėpo z.Ibrahim Rugova nuk e ka as pamjen e diktatorit, as zemrėn e diktatorit, as shpirtin e diktatorit. Ai ėshtė njeri i butė, mė i butė se pambuku; ai deri mė sot, askujt as “dreq” me gojė nuk i ka thėnė! Ai ėshtė aq i butė sa qė ka pranuar t“ia ngarkojnė tė gjitha pėrgjegjėsitė mbi shpatulla, si Krishtit kryqin dhe tė gjitha ky i bart pa fjalė, duke mos pasur kohė as qė tė kujtohet se si pat pėsuar Krishti nė kohėn e vet.” – ka thėnė Adem Demaēi, nė njė intervistė “Mungesė serioziteti, apo vetmashtrim” Zėri Shqiptar, Nr. 11, 17 tetor 1995, fq.16.

 

      Lidhur me kėtė ēėshtje edhe kryebashkiaku i Tiranės Edi Rama ka bėrė njė konstatim gjenial pėr Ibrahim Rugovėn. Kur ishte nė Prishtinė (pas luftės) e takoi edhe Rugovėn, dhe mė pas pat deklaruar: “Shyqyr Zotit qė nuk jeton nė Shqipėri, se do tė ishte kryetar derisa tė merrte frymė. Jo pse ky njeri di diēka, por ėshtė babaxhan ashtu si shqiptarėt e donė. Ky do tė vdes si kryetar ( !!! )

 

Sa ishin funksionale, funksionet politike tė “kokės” Ibram Rugova?!

      Ibrahim Rugova ishte kryetar i shumė organeve, por, shtrohet pyetja sa kanė qenė funksionale kėto organe tė “Kokės” Ibrahim  Rugova? Koha ka dėshmuar tashmė se nuk ishin qenė aspak funksionale.

 

      Pėr tė argumentuar kėtė gjė, po i analizojmė dy funksionet e fundit tė tij., qė kishin karakterė gjithėpėrfshirės.

 

      Mė 22 korrik 1991, u formua Kėshilli Kordinues i Partive Politike shqiptare tė Kosovės i pėrbėrė nga:

 

-         Lidhja Demokratike e Kosovės,

-         Partia Parlamentare e Kosovės,

-         Partia Fshatare e Kosovės,

-         Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovės,

-         Partia Socialdemokrate e Kosovės dhe

-         Partia Republikane e Kosovės dhe

      kryetar i kėtij kėshilli u zgjodh Ibrahim Rugova.

 

      Ndėrkohė themelohet edhe Kėshilli Koordinues i Partive Politike Shqiptare nė ish- Jugosllavi, dhe pėrfshiheshin:

 

-         Lidhja Demokratike e Kosovės,

-         Partia e Prosperitetit Demokratik,

-         Lidhja Demokratike nė Mal te Zi,

-         Partia pėr Veprim Demokratik,

-         Partia Fshatare e Kosovės,

-         Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovės,

-         Partia Parlamentare e Kosovės,

-         Partia Socialdemokratike e Kosovės,

-         Partia e Unitetit Kombėtar Shqiptar,

-         Partia Popullore Shqiptare,  dhe

-         Partia Demokratike Shqiptare dhe

      kryetar i kėtij kėshilli zgjidhet kush tjetėr pos Ibrahim Rugovės.

 

      Formimi i kėtyre dy kėshillave politikė gjithėshqiptarė u prit me entuziazėm nė popull, sepse u mendua se tashmė do tė punohet bashkarisht pėr ndėrtimin e njė platforme tė qartė, pėr ēlirim nga pushtuesit sllavė. Por, duket se ky entuziazėm nuk zgjati shumė kohė.

 

Injoranca e Ibrahim Rugovės!

 

      Nė fillim u mbajtėn disa mbledhje, por, nė ato mbledhje nuk u vendos asgjė, sepse kryetari Rugova as rregullore apo programe tė  punės nuk kishte hartuar dot. Me kalimin e kohės Rugova i rralloi takimet, madje edhe kur partit tjera kėrkonin qė tė takoheshin, ai ju thoshte sė shpejti do tė mblidhemi dhe kėshtu i shtynte ose i sabotonte ato, pra, nuk shkonte fare nė takim. Dhe, me kalimin e  kohės vetevetiu kėto dy kėshilla, ndonėse ishin jofunksional gjatė gjithė kohės, u amortizuan, pėr tė mos thėnė u shuan plotėsisht, sepse nė letėr ato vazhdonin tė ekzistonin si organe mashtruese pėr popullin nė duar tė kokės „piramidale“ Ibrahim Rugova.

 

      Njė shembull: Nė janar tė vitit 1995 personalitete tė ndryshme politike, sė bashku me intelektualė tė shquar patėn shkuar te Ibrahim Rugova pėr t‘u takuar me tė (nė selinė e LDK-sė), me qėllim tė konsultimit dhe gjetjes sė rrugėve tė pėrbashkėta politike, nė njė kohė kur Kosova dhe populli shqiptarė po pėrjetonte ditėt mė tė rėnda nėn pushtimin serbė. Mirėpo, pėr fat tė keq „koka“ – Ibrahim  Rugova nuk mori pjesė,  i injoroi tė gjithė…!

 

      Po kėshtu edhe me rastin e organizimit tė protestave paqėsore nga ana e studentėve, njė delegacion studentėsh shkuan sė bashku me rektorin e Universitetit tė Prishtinės, dr. Ejup Statovci pėr tu takuar me Rugovėn, por edhe kėsaj radhe, Rugova nuk ishte i gatshėm t“i takonte ata, me arsyetimin  se „nuk ka kohė“, ndėrkohė qė gjente kohė  t“i  takonte grupet joformale tė studentėve nė krye me tė afėrmin e tij Naser Rugova. Madje ai gjente kohė pėr tu takuar edhe me sportistė, kėngėtarė etj.,  por nuk gjente dot kohė  t“i takonte pėrfaqėsuesit legjitimė tė studentėve, udhėheqėsit e Unionit tė Pavarur tė Studentėve tė UP-sė!

 

A e meriton selia - Baraka e LDK-sė tė jetė “shtėpi e pavarėsisė”?!

 

      Ndėr funksionet e lartėpėrmendura tė Ibrahim Rugovės radhitet edhe funksioni i Kryetarit tė  Shoqatės sė Shkrimtarėve tė Kosovės. Ibrahim Rugova duke e shfrytėzuar kėtė pozitė jopolitike (nga viti 1988), pasi zgjidhet Kryetar i LDK-sė nė Kuvendin themelues, mė 23 dhjetor 1989, i cili u mbajt nė ambientet e selisė sė Shoqatės sė Shkrimtarėve, shtėpinė e shkrimtarėve e shndėrron nė shtėpi tė LDK-sė. Dhe, pėr ēudi pasardhėsi i Ibrahim Rugovės, kryetari i Kosovės Fatmir Sejdiu, mė 23 dhjetor 2007 me rastin e 18 vjetorit tė themelimit tė LDK-sė, me njė vendim tė veēantė presidencial, kėtė shtėpi tė partisė e shpalli nė “Shtėpi tė Pavarėsisė”.

 

      Nuk e di se ēfarė kriteresh ka pėrdorė z.Sejdiu kur e ka marrė kėtė vendim „historik“, pėr ta shpallur selinė e LDK-sė si „shtėpi tė pavarėsisė“ por, dihet mirėfilli , se nga kjo seli e LDK-sė ka dalė:

 

-         marrėveshja e famshme pėr arsim e nėnshkruar nė mes Rugovės dhe Millosheviqit,

-         kėtė „shtėpi tė pavarėsisė“, vetėm shtatė ditė pas takimit Millosheviq-Rugova mė 15 maj 1998 nė Beograd, saktėsisht mė 22 maj 1998 ėshtė mbajtur takimi i negociatorėve shqiptaro-serbė pėr ēėshtjen e arsimit etj., ku nga pala serbe ishin: Nikolla Shainoviq - nėnkryetar i Qeverisė sė RFJ-sė, Ratko Markoviq - nėnkryetari i qeverisė sė Serbisė ( tė cilėt aktualisht po gjykohen nė Hag pėr krime tė kryera gjatė luftės nė Kosovė), pastaj ishte Tomisllav Nikoliq, nėnkryetar i Partisė Radikale tė Sheshelit, i cili gjithashtu nė Hag po gjykohet pėr krimet e kryera nė Kosovė nga njėsitė ēetnike tė kėsaj partie etj.

-         Nė kėtė „shtėpi tė pavarėsisė“, janė bojkotuar shumė takime qė kishin pėr qėllim unifikimin e faktorit politik shqiptarė, madje janė bojkotuar edhe takimet konsultative tė kėrkuara nga Unioni i Studentėve tė UP-sė pėr organizimin e protestave paqėsore kundėr pushtimit klasik tė objekteve shkollore-univerzitare etj,

-         nga kjo barakė kanė marrė udhė qindra deklarata akuzuese nė adresė tė luftės sė lavdishme tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės dhe bartėsve tė kėsaj lufte, madje

-         kėtė „shtėpi pavarėsie“ janė shkruar edhe vendime pėr kriminalizimin e UĒK-sė, siē ėshtė vendimi  i 19  nėntorit 1998 i nėnshkruar nga Ibrahim Rugova, pėr formimin e “Komisionit pėr hulumtimin e krimeve tė luftės”, etj etj.

 

      Sa pėr ilustrim: lexoni e shikoni disa foto + dokumente:

·       Dokumenti: Marrėveshja (Dogovori) Millosheviq-Rugova, pėr arsim!

·       Dokumenti: Vendimi i Rugovės, pėr hulumtimin e krimeve tė luftės

·       Foto: Takimi i famshėm Rugova-Millosheviq nė Beograd, mė 15.05.98

·       Foto: Takimi serbo-shqiptarė nė selinė e LDK-sė, mė 22.05.1998

     ( Ndėrkaq pėr tė gjitha kėto foto-dokumente mė gjerėsisht do tė

       shkruaj nė kapitujt e mėposhtėm)

 

Se ka pasur deklarata akzuese nė adresė tė UĒK-sė qė kanė dalė nga kjo shtėpi, kėtė fakt e pohon edhe Adnan Merovci, ish - shefi pėr protokoll dhe Siguri i Ibrahim Rugovės. “Pas intensifikimit tė veprimeve tė UĒK-sė 1995 -1997”, - thotė z. Merovci “ Me prononcimet e shumta, me paraqitjet publike qė kanė qenė nga ajo shtėpi aty, shpeshherė ėshtė thėnė qė nuk duhet pėrjashtuar mundėsia e improvizimeve tė rasteve nga shėrbimet serbe, pėr shkak tė krijimit tė njė alibie qė tė komprometohen shqiptarėt dhe rruga e tyre paqėsore…Mė vonė kur filluan tė dalin komunikatat e para (tė UĒK-sė), gjėrat nisėn tė sqarohen”, por edhe atėhere ”politikanėt e kohės mendoj se nuk ishin nė nivel tė detyrės pėr t“i

shpjeguar dhe pėr t“ia plasuar kėto gjėra, si popullatės ashtu edhe diplomacisė ndėrkombėtare” - pėrfundon Adnan Merovci

(Lexo librin “Pa protokoll”, Zėri, Prishtinė 2003 , fq.73)

 

      Kjo ėshtė “shtėpia e pavarėsisė” sė shpallur nga pasardhėsi i Ibrahim Rugovės, z.Fatmir Sejdiu.

 

( Vijon )

………………………..

Kėtu mund t“i lexoni vazhdimet : 1  - 2  - 3  - 4  - 5  - 6  - 7