Analiza politike - historike

 

Realpolitika e Ibrahim Rugovės

( 9 )

 

Pėrmbajtja

 

-        Cili ishte qėllimi i themelimit tė LDK-sė nė shtetet perėndimore?

-        Greva e 3 shtatorit 1990 dhe antigrevistėt!

-        Pėr ē“arsye LDK-ja zhvilloi fushatė tė egėr ndaj kryetarit tė BSPK-sė Prof.Dr.Hajrullah Goranit?!

-        A kishte konflikte interesi midis binomit Rugova-Bukoshi ?!

-        Bujar Bukoshi: Shkaku kryesor pėr dėshtimin e realizimit praktik tė pavarėsisė ishte dhe ėshtė Ibrahim Rugova!

 

* * *

Pse u themelua LDK nė perėndim, si u shantazhua dr.Hajrullah Gorani nga kjo parti dhe cili ishte

 konflikti midis binomit Rugova-Bukoshi!

 

      Shkruan: Sheradin BERISHA /19. 05. 2008

 

Cili ishte qėllimi i themelimit tė LDK-sė nė

shtetet perėndimore?


     Nė vitin 1990, pas shtrirjes dhe strukturimit tė LDK-sė me degė e nėndegėza gjithandej nėpėr Kosovė, kryesia e LDK-sė gjegjėsisht kryetari “historik” i saj Ibrahim Rugova, merrė vendim qė kjo parti tė formohet edhe nė shtetet perėndimore. Me kėtė rast si pėrgjegjės pėr formimin e Degėve tė LDK-sė nė Evropė, SHBA, Australi e gjetiu, ėshtė caktuar anėtari i kryesisė qėndrore tė LDK-
Ali Aliu. Ėshtė ky Ali Aliu, ai i cili nė vitin 1959 ishte njėri nga denoncuesit e Adem Demaēit nė UDB dhe po i njejti qė “falas” iu ka shitur shėrbimit sekret serbė nė kohėn e udbashėve  Xhevdet Hamza, Selim Brosha,  Mehmet Maliqi, Rrahman Morina etj.

 

     Adresa e parė e Ali Aliut nė perėndim ishte Gjermania. Pas disa kontakteve dhe konsultimeve paraprake me mėrgimtarėt tanė nė Gjermani, formon njė kėshillė nismėtarė pėr themlimin e LDK-sė nė Gjermani. Ky kėshillė ndėrkohė pasi i bėnė pėrgatitjet e nevojshme, mė 1 shtator 1990 nė Frankfurt mban Kuvendin e parė tė LDK-sė pėr Gjermani, ku pėr kryetar do tė zgjidhet Hafiz Gagica. Dega e LDK-sė nė Gjermani fillimisht ishte selia e LDK-sė jashtė Kosovės, por, shumė shpejt ajo do tė shndėrrohet  nė epiqendėr tė LDK-sė pėr tė gjitha shtetet perėndimore. Dhe, prandaj Hafiz Gagica pėrveēse ishte kryetar i Degės pėr Gjermani, ai u zgjodh edhe kryetar i tė ashtuquajturit „Kolegjium i degėve tė LDK-sė pėr Evropė, SHBA, Kanada e Australi”.


     Ndonėse qėllimi parėsor pėr formimin e LDK-sė nė Gjermani ishte ēėshtja financiare, pra, grumbullimi i parave nga mėrgimtarėt tanė atje, atėherė qysh nė kuvendin nismėtar tė Frankfurtit u hodhėn bazat pėr hapjen e njė fondi nė qytetin Achen, qė shumė shpejt do tė njihet si ”Fond i Achenit”. Nė tė vėrtet ky fond mė 8 tetor 1990 u zyrtarizua edhe pranė autoriteteve gjermane si “Fond humanitar pėr Kosovėn”, dhe pėrgjegjės tė kėtij fondi u caktuan kryetari Hafiz Gagica, Marjan Tunaj e tė tjerė. Fondi i Achenit, edhe pse ishte themeluar pėr qėllime humanitare, (pėr t“i ndihmuar, punėtorėt e larguar me dhunė nga puna si dhe njė armatė tė tėrė nevojtarėsh nė Kosovė), drejtuesit e tij shumė shpejt e specifikuan destinimin e kėtyre mjeteve, vetėm  pėr nevojat financiare tė kryetarit tė LDK-sė Ibrahim Rugova dhe tė strukturave tė partisė.

 

Greva e 3 shtatorit 1990 dhe antigrevistėt!

 

     Nė fillim tė viteve tė 90-ta kur regjimi pushtues serbė i Millosheviqit, i largoi me dhunė qindra mijėra punėtorė shqiptarė nga vendet e tyre tė punės, ishte imperativ i kohės themelimi i njė organizate sindikale pa ngjyrime partiake, qė do t“i mbronte interesat e punėtorėve shqiptar dhe kėshtu do t“i ndihmonte nė aspektin financiar.  Dhe, mė 31 qershor 1990 pas shumė konsultimesh paraprake, nė Gjakovė  u mbajt Kongresi i parė i Bashkimit tė Sindikatave tė Pavarura tė Kosovės, ku kryetar zgjidhet Dr.Hajrullah Gorani, njė punėtor i shquar i shkencave ekonomike dhe ligjerues i lėndės „teoria dhe analiza e bilancit“ nė Fakultetin Ekonomik tė UP-sė. Kryetari Dr.Hajrullah Gorani, pikėrisht kur Kongresi po i fillonte punimet, merret nga policia( e cila e kishte bllokuar vendin ku mbahej kongresi) dhe ata kėrkonin qė ky tubim i madh i punėtorėve shqiptar tė mos quhet kongres, por Dr.Gorani, nuk e pranoi kėtė kėrkesė, me arsyetim se nivelin dhe emėrtimin e njė tubimi nuk mund ta pėrcaktojė SPB-jė(sigurimi shtetėror serb). Pėrkundėr presionit nga regjimi pushtues serb, Kongresi pas njė shtyerje i zhvilloi punimet deri nė fund.

 

     BSPK-ja si organizatė sindikale qė nė fillim u zotua se do tė punoi guximshėm nė drejtim tė realizimit tė kėrkesave tė punėtorve shqiptarė, qė ishin larguar me dhunė nga vendet e tyre tė punės.  Dhe, ky zotim u mbajt me organizimin e grevės njė orėshe gjatė javės sė fundit tė gushtit, e cila kulmoi me grevėn e pėrgjithshme mė 3 shtator 1990 nė gjithė Kosovėn. Grevės sė pėrgjithshme ju pėrgjigj nė mėnyrė plebishitare i gjithė populli, por jo edhe kreu i “alternativės kosovare” Ibrahim Rugova, i cili nė forma tė ndryshme u pėrpoq ta pengonte mbajtjen e kėsaj greve, ashtu sikurse ka bėrė nė tė gjitha rastet tjera kur organizonin protesta, studentėt, punėtorėt e arsimit etj.

 

     Pėrkundėr thirrjeve e veprimeve antigrevė tė krye “alternativistit” Ibrahim Rugova, greva e pėrgjithshme u mbajt me sukses, ndėrsa Dr.Hajrullah Gorani u burgos dhe me procedurė tė shpejtė u denua me gjashtėdhjetė (60) ditė burg, nga gjyqtari pėr kundėrvajtje Zoran Ristiq!

 

·       Foto: Dr.Hajrullah Gorani, kryetar i BSPK-sė

 

     Pėr ē“arsye LDK-ja zhvilloi fushatė tė egėr, ndaj kryetarit

tė BSPK-sė Prof.Dr.Hajrullah Goranit?!

 

     Pas daljes nga burgu dr. Hajrullah Gorani nuk ndejti duarkryq. Meqė punėtorėt e larguar nga puna jetonin nė gjendje tė mjerueshme, BSPK-ja duke kėrkuar rrugė pėr t“i ndihmuar ata, vendosi tė organizohet edhe nė shtetet perėndimore. Nė nėntor 1990 Dr.Gorani vizitoi mėrgimtarėt tanė nė Zvicėr dhe mė 17 nėntor 1990 (pas njė sėrė tubimesh) nė Surse themeloi BSPK pėr Zvicėr. Gjatė kėsaj kohe ai bėri pėrpjekje qė aktivitetin e BSPK-sė ta shtrijė edhe nė Gjermani.

     Mirėpo, ēka ndodhi?!

     Qė nė nismė tė kėtij misioni humanitar e kombėtar, dr. Hajrullah Gorani me bashkėpunėtorėt e tij u pengua nė forma tė ndryshme nga degėt e Lidhjes Demokratike tė Kosovės. Nė tė vėrtet aktivistėt e LDK-sė pėr tė shantazhuar punėn e BSPK-sė, nė teren filluan tė pėrhapin lloj-lloj shpifjesh me karakter denigrues nė adresė tė dr. Hajrullah Goranit. Madje nga 7 dhjetori i vitit 1990 nė emėr tė Kryetarit tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės z.Ibrahim Rugova, aktivistėt e degėve tė LDK-sė nė Gjermani e Zvicėr kanė vu nė qarkullim njė Komunikatė, nė tė cilėn kontestohet organizimi i BSPK-sė nė perėndim. Nė komunikatė, kryetari i LDK-sė Ibrahim Rugova, tėrheq vėrejtjen se formimi i degėve tė BSPK-sė nė shtetet e Evropės ka shkaktuar „probleme dhe konfuzione“ dhe me kėtė rast z. Gorani i pėrkujtohet se: „Organizimi i Sindikatave tė Kosovės nė formėn e tillė nė Perėndim ėshtė nė kundėrshtim me normat sindikale dhe ligjore tė atyre shteteve dhe tė konventave ndėrkombėtare…“, ndėrsa, „Pėr kėtė ėshtė tėrhequr vėrejtja edhe nga disa unione sindikale tė shteteve tė Evropės Perėndimore, pasi qė punėtorėt shqiptarė ashtu vehen nė pozitė tė vėshtirė pėr realizirnin e tė drejtave sindikale nė vendet ku jetojnė.“(!!!) – thuhet ndėr tė tjera nė komunikatėn e kryetarit Ibrahim Rugova.

 

     Ibrahim Rugova e kunėrshton katėrcipėrisht organizimin e BSPK-sė jashtė Kosovės, sepse sipas tij, ky organizim na qenka „nė kundėrshtim me normat sindikale dhe ligjore tė atyre shteteve dhe tė konventave ndėrkombėtare…“(!!!) Si rrjedhim i kėtij konstatimi,  shtrohet pyetja: Poo, mbi cilat norma ligjore ėshtė themeluar partia e tij LDK, nė tė gjitha shtetet perėndimore, kur dihet mirėfilli se partit politike tė njė vendi janė tė ndaluara tė funksionojnė si tė tilla nė njė vend tjetėr?!

 

Mė gjerėsisht nė kėtė komunikatė kryetari Ibrahim Rugova shkruan:

 

LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVĖ – PRISHTINĖ

 

K  O  M  U  N  I  K  A  T Ė

 

Sipas informatave tė vėrtetuara, formimi dhe veprimi i degėve tė Sindikatės sė Pavarur tė Kosovės nė disa shtete tė Evropės Perėrndimore ka shkaktuar probleme dhe konfuzione, pėr tė cilat kemi tėrhequr vėrejtjen me kohė. Organizimi i Sindikatave tė Kosovės nė formėn e tillė nė Perėndim ėshtė nė kundėrshtim me normat sindikale dhe ligjore tė atyre shteteve dhe tė konventave ndėrkombėtare. Pėr kėtė ėshtė tėrhequr vėrejtja edhe nga disa unione sindikale tė shteteve tė Evropės Perėndimore, pasi qė punėtorėt shqiptarė ashtu vehen nė pozitė tė vėshtirė pėr realizirnin e tė drejtave sindikale nė vendet ku jetojnė.

Lidhur me manipulimet e ndryshme dhe me prezentimin nga njerėzit e painformuar tė Hajrullah Goranit si anėtar i Kryesisė sė Lidhjes Demokratke tė Kosovės dhe si bashkėpunėtor i ngushtė i Ibrahim Rugovės, njoftojmė antarėsinė dhe opinionin se  Harjullah Gorani as ka qenė ndonjėherė dhe as nuk ėshtė anėtar i Kryesisė sė LDK-sė.

Nė afatin mė tė shkurtėr Kryesia e LDK-sė do tė bisedojė me pėrfaqėsuesit e Sindikatės sė Pavarur tė Kosovės lidhur me sqarimin definitiv tė paqartėsive qė po krijohen me organizimin sindikal tė punėtorėve tanė nė Perėndim.

Ftojmė anėtarėsinė tonė qė tė mos pėrzihet nė organizimet e tilla tė Sindikatės sė Pavarur tė Kosovės, nė mėnyrė qė tė mos krijohen pėrēarje, tė cilat nuk do tė ishin nė tė mirė tė LDK-sė, tė Sindikatės, tė Kosovės dhe tė mbarė popullit tonė.

Lidhur me emisarėt e shumtė qė pa kurrfarė autorizimesh tė LDK-sė veprojnė nė mesin e mėrgimtarėve tanė nė Evropėn Perėndimore, duke kėrkuar ndihma, duke krijuar shpenzime tė panevojshme, bėjmė me dije se tė tillėt kėtė e bėjnė krye nė vete dhe pėr levėrdi personale. Kjo i bėn dėm tė madh autoritetit tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės dhe tė gjitha grupacioneve opozitare nė Kosovė, qė synojnė sigurimin e ndihmave nė mėnyrė tė organizuar pėr familjet e rrezikuara. Emisarėve tė tillė nuk duhet besuar dhe nuk duhet ofruar mikpritje.

 

Prishtinė, mė 7 dhjetor 1990

 

KRYESIA E LIDHJES DEMOKRATIKE TĖ KOSOVĖS

Kryetari,

Dr. Ibrahim RUGOVA

 

·       Lexo kėtu: Komunikatėn e LDK-sė tė dt. 7 dhjetor 1990

 

 

     Kjo komunikatė asokohe ka nxitur pėrēarje dhe indinjatė tė thellė nė mesin e mėrgimtarėve tanė, pėr faktin se BSPK-ja dhe vetė dr.Hajrulla Gorani nuk e kishin nisur kėtė aktivitet pėr tė shkaktuar probleme dhe konfuzione nė mesin e bashkėatdhetarėve tanė, apo pėr tė fituar gjė personalisht.

 

     Dihet mirėfilli se, plaku i urtė dr.Hajrullah Gorani, tėrė jetėn kishte punuar me nderė dhe si i tillė nuk i ka takuar asnjėherė klaneve tė ndryshme apo elitės intelektuale shqiptare pro-titiste qė ishte vėnė prej kohėsh nė shėrbim tė regjimit komunist. Pėrkundrazi, Prof.Gorani i takonte radhėve tė intelektualėve tė persekutuar po nga ky regjim antishqiptar. Prof.Hajrullah Gorani, qysh nė moshėn rinore (19 vjeē) u rreshtua nė radhėt e organizatės patriotike „Bashkimi Shqiptar“ dhe pas aktivitetit njė vjeēar, mė 19 shkurt 1950 arrestohet dhe pėr shtatė muaj rresht torturohet mizorisht nė kthinat e errėta tė UDB-sė famėkeqe titiste-rankoviēiste.

 

     Mė 18 shtator 1950, nė Gjykatėn e Qarkut nė Prishtinė filloi procesi gjyqėsor kundėr organizatės “Bashkimi Kombėtar”, nga trupi gjykues: Arif Korapi si kryetar i kolegjit dhe gjyqtarėt porotė: Ali Abdullahu e Ismail Xhemaili ( si anėtarė tė kolegjit), e me pjesėmarrjen edhe tė procesmbajtėsit Abdyl Doda. Pas pesė seancave gjyqėsore, mė 3 nėntor 1950, trupi gjykues nė bazė tė aktgjykimit K.149/50 nė “emėr tė popullit” Hajrullah Goranin e dėnoi me 6 vjet burg tė rėndė.

 

     Duke u nisur nga kėto fakte historike, mund tė thuhet se, derisa komunisti Ibrahim Rugova i gėzonte tė gjitha privilegjet nga regjimi i Titos, Hajrullah Gorani dergjej nėpėr burgjet e po kėtij regjimi antishqiptar, derisa Hajrullah Gorani ishte rreshtuar nė radhėt e klasės intelektuale – patriotike shqiptare, Ibrahim Rugova ishte rreshtuar nė radhėt e elitės intelektuale qė ishte vėnė nė ēdo aspekt nė shėrbim tė regjimit komunist jugosllavė!

 

A kishte konflikte interesi midis binomit

Rugova-Bukoshi ?!


     Mė 19 tetor 1991, u themelua  „Qeveria e Republikės sė Kosovės“ dhe kryetari i LDK-sė Ibrahim Rugova, pėr kryetar tė saj emroi mjekun Bujar Bukoshi. Kjo “qeveri” nė vend se tė veprojė nė Kosovė, ajo mori ikėn dhe u pėrqėndrua nė Gjermani e Zvicėr. Kryeministri i ekziluar Bujar Bukoshi, pas vendosjes nė qytetin Ulm  tė Gjermanisė  nis punėn pėr themelimin e tė ashtuquajturit ”Fondi i Republikės sė Kosovės”, qė shpesh herė quhej si “Fondi i 3 %”, apo edhe si ”Fondi i Bukoshit”. Xhirollogaria e parė e kėtij fondi do tė hapet mė 26 nėntor 1991 nė Gjenevė nga z.Xhafer Shatri ish-ministėr pėr informim nė qeverinė Bukoshi, pėr tė vazhduar pastaj nė Gjermani – Ulm e nė vendet tjera tė Evropės, nė SHBA e gjetiu.

 

·       Foto: Tagrambledhėsi i 3 % - shit Bujar Bukoshi!


     Fillimisht kontribut tė veēantė nė formimin dhe forcimin e kėtij fondi  dhanė degėt e LDK-sė nė Gjermani, Zvicėr, Austri, shtetet e Beneluksit etj, mirėpo nga viti 1995 kur plasi konflikti pėr shkaqe interesi politik e financiar nė mes Rugovės dhe  Bukoshit, shumica e degėve tė LDK-sė tė prirė nga dega e Gjermanisė, filluan ta bojkotojnė kėtė fond. Deri sa mbretėronte kjo gjendje konfliktuoze (kjo zgjati deri 1998), Dega e LDK-sė nė Gjermani, do t“ju bėj thirrje mėrgimtarėve qė mjetet e grumbulluara me destinim pėr Fondin e Qeverisė sė Kosovės, tė derdhen nė “Fondin e Achenit“, i cili administrohej plotėsisht nga LDK-ja.

 

Bujar Bukoshi: Shkaku kryesor pėr dėshtimin e realizimit praktik

 tė pavarėsisė ishte dhe ėshtė Ibrahim Rugova!

 

      Qeveria e Kosovės nė exil edhe pse ishte formuar nga „presidenti historik“ i Republikės sė Kosovės Ibrahim Rugova, ky i fundit shpeshherė nuk hezitonte tė thoshte se kjo qeveri “ėshtė njė qeveri sa pėr sy e faqe”. Gjatė viteve 1995-1997 marrėdhėniet ndėrmjet „presidentit“ Rugova nė Prishtinė dhe „kryeministrit“ Bukoshi nė Ulm tė Gjermanisė (aty e kishte selinė Bukoshi) u acaruan nė pėrmasa shqetėsuese, pėr shkak tė mosrespektimit  dhe injorimit tė Qeverisė nga ana e Rugovės dhe degėve tė LDK-sė nė Gjermani etj. Nė tė vėrtet  epiqendra e konfliktit Rugova-Bukoshi ishte ēėshjta e parave (financave). Bujar Bukoshi duke qenė i injoruar nga Prishtina, njė kohė ia bllokoi tė gjitha mjetet financiare „presidentit“ Rugova dhe tarafit tė tij politikė, i cili abuzonte tmerrshėm me paratė e mėrgimtarėve, qė i grumbullonin tagrambledhėsit e Bukoshit nė perėndim.

 

·       Foto: Bartėsit e institucioneve fiktive: I.Rugova dhe Bujar Bukoshi

 

     Nė kėtė periudhė konflikti nė realcionin: „president“ – „kryeministėr“, Bujar Bukoshi i zemruar, shfaq edhe publikisht qėndrimet e tij kundėr Ibrahim Rugovės, pėr monopolin e krijuar politik…, dhe dėmet qė po ia shkaktonte jetėsimit praktik tė pavarėsisė sė Kosovės etj, nė njė komunikim tė hapur me lexuesit e revistės javore „Zėri shqiptar“.

 - Nė pyetjen e lexuesit I.S nga Gjilani:

”Sa e ndien veten fajtor kryeministri Bukoshi dhe qeveria tė cilin ai e drejton pėr gjendjen e krijuar nė Kosovė?”

 - Bujar Bukoshi pėrgjigjet (citoi):

“Ndihem fajtor se shumė mė herėt do tė duhej tė kisha deklaruar se shkaku kryesor pėr dėshtimin e realizimit praktik tė pavarėsisė ishte dhe ėshtė Ibrahim Rugova. Ndihem fajtor se shumė mė herėt do tė duhej tė isha shumė mė kritik ndaj monopolizimit total tė jetės sonė politike  dhe kombėtare nga ana  e njė personi; tė isha kritik edhe pėr efektet negative, ndoshta katastrofale tė njė dukurie tė tillė. Por, duke qenė koshient pėr mungesėn e traditės demokratike, kam hezituar ta bėjė kėtė, me qėllim qė kjo tė mos interpretohet si krijim i njė tereni pėr pėrēarje. Tashmė shihet ēartė se pėrēarjet ekzistojnė vetėm midis atyre qė nė Kosovė tė vazhdojė sundimi serb dhe atyre qė luftojnė pėr Kosovėn e lirė.”- pėrfundon citati.

 

 - Nė pyetjen e I.M me qėndrim nė  Zvicėr:

”Duke e ditur rėndėsinė e institucioneve shtetėrore dhe duke qenė i bindur pėr angazhimin tuaj, ju pyes se kush janė ata qė pengojnė forcimin e kėtyre institucioneve?”

-         Bukoshi pa hezitim pėrgjigjet:

“IBRAHIM RUGOVA, me disa servilė rreth tij. Nuk ėshtė gabim shtypi: Ibrahim Rugova me disa servilė rreth tij. Ai ka refuzuar dhe refuzon tė institucionalizojė Kosovėn dhe nė kėtė mėnyrė ėshtė njėri  nga shkaktarėt kryesorė tė kėsaj gjendjeje nė tė cilėn jemi. Ai nė mėnyrė tė ēuditshme shkatėrroi komunikimin me Qeverinė dhe jo vetėm me tė: ai nuk komunikon as  nė Prishtinė si duhet me tė tjerėt. Nė interpretimin tim janė disa faktorė dhe veti tė Rugovės qė sollėn njė gjendje tė kėtillė:

-         deliri i tij i madhėshtisė qė ndeshet  me inkompetencėn e tij, me deficitin intelektual dhe moral, me frikėn e tij;

-         mungesa e koordinimit tė politikės dhe moskokėēarja ndaj zhvillimeve;

-         dyshimi mbi njerėzit qė sinqerisht kanė menduar dhe mendojnė tė angazhohen pėr ēėshtjen tonė, por edhe dyshimi edhe mbi vet ēėshtjen;

-         aventurat politike pėr tė hyrė nė marrėveshje diletante si ajo e arsimit;

-         papėrgjegjėsia pėr tė mbrojtur qytetarėt e Kosovės tė cilėt, ndryshe nga ai angazhohen dhe flijohen pėr pavarėsi tė saj. Kėshtu mund tė vazhdohet gjatė dhe shumė prej kėtyre aspekteve janė tė njohura fare mirė.” –pėrfundon citati

 

 - Ndėrkaq nė njė pyetje tė V.A – nė  Zvicėr:

“A mendoni se me qėndrimet tuaja karshi presidentit Rugova e keni dėmtuar ēėshtjen kombėtare?”

-         Bujar Bukoshi do tė pėrgjigjet:

“Jo, aspak nuk mendoj ashtu, bile mendoj tė kundėrtėn. Mos bėni gabim tė identifikoni presidentin Rugova me ēėshtjen kombėtare, sepse kėto janė dy gjėra tė ndryshme. E kundėrta ėshtė e vėrtetė: qėndrimi injorues i z.Rugova ndaj Qeverisė sė Republikės sė  Kosovės e ka dėmtuar ēėshtjen.” - pėrfundon citati.

·       Burimi: Revista avore “Zėri shqiptar“ Nr. 5 – 6 Viti 53/22 qershor 1997.

 

 

( Vijon )

………………………..

Kėtu mund t“i lexoni vazhdimet : 1  - 2  - 3  - 4  - 5  - 6  - 7 -  8