Nė pėrkujtim tė dėshmorit Fehmi Lladrovci

 

BUZĖQESHJA E FEHMI LLADROVCIT

 

           Shkruan: Dr. Sadri FETIU

         Pashtriku.org – 05.10.2007

 

          Sa herė qė afrohet dita e pėrvjetorit tė rėnies nė fushėn e nderit tė ish nxėnėsit tim tė Shkollės sė Mesme Teknike “19 Nėntori” nė Prishtinė, njėrit nga trimat e rrallė tė UĒK-sė, Fehmi Lladrovcit, pėr disa ditė me radhė, bashkė me dhembjen, e pėrjetoj njė shqetėsim tė vazhdueshėm. Qė nga dita e vizitės sė parė, pas Luftės, kur me njė ndjenjė tė pėrzier dhembjeje dhe krenarie i bėra nderime pranė varrit tė tij dhe shkova bashkė me disa shokė pėr ngushėllime te babai i Fehmiut, mendoja ta bėja tė paktėn njė shėnim tė shkurtėr pėr tė. Por, nė raste tė kėtilla pothuajse vazhdimisht mė preokuponte njė ndjenjė e veēantė e dhembjes dhe e shqetėsimit, mbase edhe pėr shkak tė pėrgjegjėsisė se si ta them thjesht dhe bukur atė qė di pėr Fehmi Lladrovcin – nxėnės i Shkollės sė Mesme Teknike “19 Nėntori”nė Prishtinė.

 

          Pas rėnies heroike tė Fehmiut dhe Xhevės, mė konkretisht, mu mė 28 Nėntor 1998, brenda pėrjetimeve qė zgjonte nė shpirtin tim festa jonė kombėtare, Dita e Flamurit, qė po pėrgjakej pėrsėri  atė vit me gjakun e rinisė shqiptare, u pėrpoqa dhe me aftėsitė e mia modeste poetike e hartova tekstin e njė kėnge pėr UĒK-nė, nė tė cilin, bashkė me Adem Jasharin dhe komandant Kumanovėn (Ismet Jasharin), madhėrohej edhe heroizmi i Fehmiut, i shoqes sė tij tė jetės dhe vdekjes, Xhevės, dhe i tė gjithė luftėtarėve tė lirisė qė vepronin nė tė gjitha viset tona. Tekstin, sa mė kujtohet sot, pak ditė pas hartimit ia pata dhėnė kėngėtarit Ilir Shaqiri, por nė rrethanat e luftės as sot e kėsaj dite nuk e di se ēka ka ndodhur me tė. Kompjuteri im, ku e kisha regjistruar tekstin, bashkė me tė gjitha shėnimet e tjera qė i kisha nė tė, gjatė luftės (nė vitin 1999) me shumė pajisje tė tjera teknike tė Institutit Albanologjik tė Prishtinės, ėshtė plaēkitur. E kam kėrkuar tekstin edhe midis letrave tė hedhura nė bodrumin e ndėrtesės ku banoj, por deri sot nuk e kam gjetur. Jam pėrpjekur qė tekstin ta rikrijoj me anė tė kujtesės, por tash mė duket se nuk ėshtė ai qė e kam shkruar atėherė…

 

          Nuk dua qė nė kėtė rast ta fajėsoj Ilir Shaqirin pse e ka humbur tekstin, sepse faji ėshtė i pėrbashkėt, por e pėrmenda kėtu kėtė ēėshtje si pėrpjekjen time tė parė pėr tė bėrė diēka pėr ish-nxėnėsin tim, Fehmiun, tė cilin e kam dashur dhe respektuar si njėrin nga tė rinjtė e dalluar, qė ka pasur Kosova nė ato vite tė pėrpjekjeve tė saja tė vazhdueshme pėr tė dalė nga errėsira e robėrisė sllave…

 

          Sa herė qė nė ēaste vetmie mendoj pėr kėtė djalosh trim dhe me mendje hulumtoj tė gjej diēka tė veēantė, qė do ta them pėr heroin tonė kombėtar, Fehmi Lladrovcin, para syve tė mendjes mė dalin vazhdimisht dy pamje: shkėlqimi i syve tė njė djaloshi tė shėndoshė me fytyrė tė plotė dhe me shikim kureshtar pėr tė mėsuar ēdo gjė tė re dhe buzėqeshja kuptimplotė e atij burri serioz me mustakė tė mėdhenj, qė e kisha parė pėr herė tė fundit nė televizion gjatė njė interviste pak kohė para rėnies sė Fehmiut bashkė me Xhevėn dhe me shokė e shoqe tė tjera nė altarin e lirisė.

 

          Brenda kėtyre dy situatave u mundova ta rikujtoj Fehmi Lladrovcin, djaloshin nga Gllanasella (tani Shkabaj – Sh.B) e Drenicės, nxėnės tė Shkollės sė Mesme Teknike “19 Nėntori“ nė Prishtinės, me tė cilin kisha pasur kontakte tė pėrditshme, pothuajse, gjatė katėr vjetėve tė shkollimit tė tij nė Prishtinė, ku kishte ardhur pėr t’i zgjeruar sa mė shumė horizontet e diturisė. Dhe ēdo kujtim pėr djaloshin e Drenicės sikur tretej nė shkėlqimin e syve tė tij. Nė ata sy, nė atė shkėlqim, nė ato rreze tė dritės sė veēantė, mė bėhet se ishte fokusuar krejt etja pėr tė mėsuar sa mė shumė, krejt fuqia shpresėdhėnėse pėr ta gėzuar jetėn e lirė. Aty mbase ishte projeksioni i dritės sė veēantė, qė shpirti i Fehmiut pėrpiqej ta akumulonte pėr ta shpėrndarė mė vonė si dritė tė lirisė pėr popullin e tij. U mundova me ditė tė tėra tė gjej ndonjė detaj interesant nė raportet e veēanta qė krijohen midis arsimtarit dhe nxėnėsit tė dalluar, por vazhdimisht mė doli pėrpara ai shkėlqim magjik i syve, ajo dritė e pazakonshme e gėzimit dhe e shpresės pėr jetė qė e kisha vėrejtur ndoshta qė nė kontaktet e para me Fehmiun.

 

          E kisha praktikuar qė, sa mė parė qė tė jetė e mundshme, t’ua mėsoja emrat dhe mbiemrat nxėnėsve tė rinj qė vinin nė klasė tė parė, sepse i zbatoja parimet pedagogjike se duhet tė respektohet personaliteti i nxėnėsit duke filluar qė nga emri i tij si shenjė e parė identifikuese. Pėr shkak tė mbiemrit, qė ishte toponim i njohur pėr njė fshat tė rrethinave tė Malishevės, mbase, por edhe pėr shkak tė figurės sė veēantė tė djaloshit me trup mė tė madh se moshatarėt e tij, me zė tė trashė burrėror, me dėshirė qė tė imponohet pėr shkak tė kureshtjes pėr t’i mėsuar gjėrat e reja, si edhe me drejtpėrdrejtshmėrinė dhe spontanitetin e komunikimit, rastisi qė Fehmiut t’ia mėsoj emrin dhe mbiemrin qė nė orėt e para tė mėsimit tė gjuhės shqipe.

 

          Edhe tash, ndonėse kanė kaluar shumė dhjetėvjetėsha, mė kujtohet fare mirė se nė momentin kur e kam thirrur pėr herė tė parė me emėr e mbiemėr tė plotė, jam takuar me befasinė e ēuditshme dhe nga ato ēaste mė ka mbetur nė kujtesė shkėlqimi i syve tė tij plot dritė, gėzimi i tij djaloshar, buzėqeshja e tij shpresėdhėnėse…

 

          Fehmiu e donte shumė letėrsinė shqipe. I mėsonte pėrmendsh vjershat e shkrimtarėve tė Rilindjes Kombėtare. Ai kishte njė zė karakteristik, shumė tė kumbueshėm, prandaj edhe unė kisha dėshirė qė ta dėgjoj kur recitonte, nė mėnyrė tė veēantė vjershat e Nolit: “ Himni i Flamurit” dhe “Anės sė lumenjve”, si dhe shumė vargje tė tjera tė autorėve tė ndryshėm shqiptarė. Si shumica e nxėnėsve tė asaj gjenerate edhe ai bėnte pėrpjekje tė jashtėzakonshme ta pėrvetėsonte, pėrveē rregullave tė normės drejtshkrimore, edhe theksin e gjuhės sė njėsuar letrare. 

 

          Fehmiu, ashtu si edhe pjesa dėrrmuese e nxėnėsve tė shkollės teknike, kishte ardhur nė kėtė shkollė me vetėdije tė krijuar  patriotike. Nga pėrvoja e gjatė e punės nė arsimin e Kosovės, nė vitet ’70 e ’80 tė shekullit tė kaluar, jam shumė i bindur se nxėnėsit vinin nė shkollėn e mesme me vetėdije tė formuar tė atdhedashurisė dhe se burimi i parė i kėsaj ndjenje sublime ishte edukata familjare. Gjatė shkollimit kėto ndjenja vetėm pėrforcoheshin dhe piqeshin brenda mjediseve tė caktuara shoqėrore dhe gjatė aktiviteteve kulturore, shoqėrore e sportive, nė tė cilat vepronin tė rinjtė.

 

          Edhe Fehmiu kishte ardhur nga Drenica me bindje tashmė tė formuar se duhet tė mėsojė pėr vete dhe pėr tė mirėn e popullit tė tij, pėr tė mirėn e pėrbashkėt tė atdheut tė tij shpirtėror, Shqipėrisė. Kėto ndjenja ai i shprehte pothuajse haptas nė ēdo veprim, duke i mėsuar me zell vjershat, duke e mėsuar gjuhėn shqipe, por edhe duke mbajtur qėndrim kritik ndaj realitetit tė kohės.

 

          Ndjenja dhe veprimi i tij, nė aspektin e dashurisė pėr kombin dhe atdheun, shprehej haptas edhe ndaj realitetit historik, sa herė qė hapej mundėsia  pėr tė diskutuar pėr ngjarjet historike, sidomos pėr caktimin e kufijve tė Shqipėrisė mė 1913, si krimi mė i madh qė ishte bėrė ndaj popullit shqiptar, por edhe kur flitej pėr aktualitetin, padrejtėsitė kombėtare dhe pabarazinė sociale midis shtresave shoqėrore dhe midis kombeve. I pėlqente tė diskutonte me shokė pėr rolin e personaliteteve tė veēanta historike dhe kishte rezon tė veēantė tė hetonte se roli i tyre varej shumė nga rrethanat konkrete historike tė ēdo kohe.

 

Nė ndonjė rast Fehmiu edhe konfrontohej me “aktivistėt e rinisė” nga radhėt e nxėnėsve, prandaj mė ka ndodhur qė edha atij, si edhe shumė  tė tjerėve, t’ia tėrheq vėrejtjen se e vėrteta nuk duhet tė thuhet haptas nė ēdo rast dhe nė ēdo vend…Nė ndonjė rast gjatė orėve tė lira, madje edhe gjatė shėtitjeve dhe ekskursioneve, e di se kemi biseduar shtruar pėr shumė probleme shoqėrore, midis tė cilave mė ka mbetur nė kujtesė ajo pėr rolin e personalitetit historik nė pajtim me rrethanat e pėrgjithshme shoqėrore. Pėr shkak tė ndjenjės sė veēantė tė pėrgjegjėsisė qė ndjeja pėr fatin dhe ardhmėrinė e kėtyre djelmoshave tė zgjuar, nė shumė raste jam pėrpjekur qė t’i zbus gjakrat dhe qė problemet e ndryshme shoqėrore t’i paraqes pak mė shtruar e, madje, mė ka ndodhur qė nė ndonjė rast edhe t’i arsyetoj disa veprime tė forcave politike tė kohės.

 

          Kjo nuk i pėlqente Fehmiut dhe shokėve tė tij, sepse donin qė arsimtari i tyre tė mos jetė “oportunist”. Sidoqoftė, jam i bindur se ata e dinin fare mirė se kėto ishin pėrpjekje qėllimmira pėr t’i mbrojtur nga tė papriturat e asaj kohe. Prandaj, nė asnjė rast nuk mė kujtohet ndonjė moment nė tė cilin nuk jemi kuptuar, apo tė kemi pasur ndonjė mosmarrėveshje sado tė vogėl.

 

           Me Fehmiun dhe shokėt e tij, unė jam kuptuar drejt, madje edhe kur nuk kemi folur fare. Kjo mėnyrė e veēantė e komunikimit me Fehmi Lladrovcin pėr mua dhe pėr tė ka qenė krejt normale, sepse unė e kam njohur shpirtin e tij me anė tė shikimit, me anė tė dritės vizėlluese tė syve tė tij, me anė tė buzėqeshjes sė tij, me tė cilėn mbase i dėshmonte nė mėnyrė tė prerė qėndrimet e veta ndaj realitetit, pėr tė cilat jetonte dhe vepronte.

 

          Dhe kjo buzėqeshje qė ka kuptim tė veēantė verifikues, sidomos  ēasti  i rrallė i kontaktit me kėtė pamje madhėshtore tė Fehmi Lladrovcit, me tė cilėn mbyllet intervista e tij e fundit, mbetet shembull i dėshmisė sė dinjitetit dhe krenarisė madhėshtore, qė dinė tė shprehin me qėndrimin e tyre vetėm ata qė kanė lindur pėr tė mbetur tė pavdekshėm si heronj tė kombit.

 

          Kjo buzėqeshje e pashpjegueshme e madhėshtisė dhe e krenarisė, ashtu si edhe shikimi magjik i syve  tė tij plot dritė jetėdhėnėse, plot shpresė pėr ardhmėrinė, qė rrezatojnė nga personaliteti i Fehmi Lladrovcit, janė dhe do tė mbesin pėrjetėsisht pjesė e pandashme e heroizmit, e lavdisė dhe krenarisė sė Ushtrisė Ēlirimitare tė Kosovės

 

---------------------------------

“FEHMI E XHEVĖ LLADROVCI FILLUAN NJĖ JETĖ TĖ RE”...