Letėr drejtuar profesor Ukshin Hotit

 

 

„FAJTORĖ“ JANĖ SHQIPTARĖT, I NDERUAR PROFESOR!

 


          Shkruan: Dritan GOXHAJ *

          Tiranė, 02. 10. 2007


          Profesor,

          po tė nis njė letėr, pasi njė letėr tė tillė nuk kam kujt t’ia nis tjetėr. Do tė flas pak pėr Kosovėn. Pėr Kosovėn “E lirė”. “Tė lirė”, por me njė litar rreth qafe. Ėshte litari i ankthit. Litari i pavarėsisė. E tash Kosova me litar pėr qafe po kėrkon njė degė ku tė varet. I ka provuar tė gjitha e po kėrkon degėn mė tė lartė. Pėr pavarėsinė. Eh, na u bė si njė pėrrallė kjo pavarėsia, ku ka tash 17 vjet qė kallėzohet. Kallėzohet e diskutohet nė salla, hotele e konferenca ndėrkombėtare. Por pėrpara se ta japin pavarėsinė, ta heqin litarin nga fyti. Duan ta mbjellin njė komb tė ri. Por harrojnė, ose nuk e dinė ta bėjnė punėn e “bujkut”. Dihet qė bujku para se tė mbjellė njė farė tė re, duhet t’i vėrė zjarrin fushės qė tė digjet fara e vjetėr.

 

          Do ta mbjellin profesor, kombin me tė ri nė rruzull, kombin kosovar. Sepse ndėrkombėtarėt e ca nga kėta vendorėt tanė me dokumente azilanti nė xhep (70 pėr qind e qeverisė dhe e parlamentarėve nė Kosovė janė me dokumente zvicerane e gjermane nė xhep, e vazhdojnė tė marrin pensionin e azilantit), po pėrpiqen tė na mbushin mendjen: pėr rrethanat e jashtėzakonshme, pėr shtetin e ēfarė ėshtė edhe mė e rėndėsishmja, ajo ēka kėta e quajnė standard e qė nuk ėshtė tjetėr, veēse liria nė robėri.

 

          Profesor,

          mos mė pyet se kush janė kėta azilantėt qė kanė tash e 8 vjet me pushime nė Kosovė. Ti i njeh mė mirė se unė. Janė po ata tė njejtėt qė sa ishe ndėr ne tė luftuan, tė burgosėn e u munduan tė tė harrojnė. E tash qė mendojnė se je i vdekur, prej teje po mundohen tė perfitojnė. Po, duan njė Kosovė me “kosovarė” e jo njė Kosovė me shqiptarė, pasi pėr ta e pėr shumė tė tjerė edhe kėtej nga nahija ime, Shqipėria, profesor i nderuar, ėshė nga presidenca e Bamir Topit e deri te kulla blu e Sali Berishės. Shqipėria pėr ta, i nderuar profesor, ėshtė vetėm ēka kap syri e ledhaton dora. Harrone se Kosova ėshtė gjaku i dėshmorėve qė nuk falet!

 
         
E di profesor,

          tash po tė shkon nė mendje kryeministri serb nė 1912, Nikolla Pashiē, i cili pati thėnė: “S’ka komb shqiptar, ka vetėm fise shqiptare.” E unė e di se po tė ishit ju tash ndėr ne, do t’u thoshit kėtyre azilantėve me imunitet, se “sjelljet e kėtyre njerėzve sot nuk janė nė harmoni as me vetėdijen politike shqiptare e as me shpirtin kombėtar shqiptar”. Populli i ngratė shqiptar nė Kosovė ngushėllohet me faktin se e kanė nga euforia. E ndėrkohė, populli vazhdon edhe mė tutje tė jetė nė njė gjendje ankthi e me atė litarin nė fyt qė tė tregova nė fillim tė letrės, i nderuar profesor.

 

          Nė fillim tė letrės tė them se Kosova ėshtė e lirė. Po, ėshtė e lirė nga ushtria e policia serbe dhe e okupuar nga mafia e rrugės e ajo qeveritare e ndėrkombėtare nė pushtet. Mos u ēudit profesor, e gjithe dynjaja ka ardhur nė Kosovė. Erdhėn para 8 vitesh tė na ndihmojnė. Pasi ndenjėn pak, nisėn ta ndajnė Kosovėn mes veti. Por ata nuk u ngopėn me pak, e pabesisht, me ndihmėn e azilantėve nė qeveri, na e pėrmbysėn kupėn.

 

          Po si? - do pyesni juve?

          Po ja, njė ditė na thanė ndėrroni ngjyrėn e syve, e njė ditė na thanė ndėrroni emrin, njė ditė ndėrroni flamurin, ndėrsa tash na thonė tė ndėrrojmė edhe lėkurėn. Eh mor i nderuar profesor, nė bukėn e nė kripėn tonė, kėta tė huajt po pėshtyjnė e po shkelin rėndė. Ashtu si dikur mbretėr, sulltanė e gjeneralė qė kanė kaluar nė Kosovė, edhe kėta tė huajt ose UNMIK-asit si i quan populli, janė nis tash rishtazi me hap varre. Edhe kėta si gjithė pushtuesit e tjerė do ikin dikur, e si gjithė tė tjerėt, varre do lėnė pas. Nuk dua tė dukem mosmirėnjohės pėr ndihmėn qė na kanė dhėnė kur ishim nė ditė tė kėqija. Por ju e dini profesor, e jam i sigurt se jeni nė njė mendje po tė themi se: shqiptarėt gjithnjė kanė pasur konsideratė pėr ndihmėn e jashtme, por se nuk mund tė lejojmė humbjen e identitetit e tė dinjitetit pėr hatėr tė asaj ndihme.

 
         
Po tė them profesor,

          se kjo shtėpia ime dhe e jotja sė bashku, qė quhet Kosovė, ka mbetur pa njė zot. Tė zotin e shtėpisė profesor, UĒK-nė (Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės) e vranė. Eh, lanė pa ēelė as edhe njė dritare. Shtėpia, profesor, ka mbetur edhe pa derė. Nė oxhak kanė bėrė fole sorrat, ndėrsa shqiptarėt presin me gisht nė gojė se kur do tymojė pėrsėri. Jam i bindur profesor se edhe ty, ashtu si unė pėr tė gjallėt, tė ka marrė malli. Se tė vdekurit i kemi pėr ēdo ditė nė televizor, duke na hedhur fall pėr ditėn e pavarėsisė. Qėkur tė vdekurit ia kanė nis me vendos pėr Kosovėn, shqiptarėt e kyēin derėn e shtėpisė dy herė profesor. Njė herė pėr ujkun e njė herė pėr gjahtarin. Ju ndoshta nuk mė besoni, por po tė vini tash nė Kosovė, do shihni se asgjė nuk ėshtė nė vendin e vet. Edhe varret profesor i kanė levizur. Po tė vinit tash nė Kosovė, i nderuar, do tė tė zihet fryma nga pallatet e zhgėrryera. Do tė tė zihet fryma nga tymi i makinave qeveritare me xhama tė zinj e nga tymi i makinave tė xhandarėve vendorė e tė huaj.

 

           - Po, profesor, xhandarė. E kanė mbushė Kosovėn me xhandarė. Ca flasin shqip e tė tjerėt njė dreq u bie nė fije. I kanė sjellė e i kanė veshur qė tė ruajnė demokracinė.

 

          A tė kujtohet, profesor, si pate thėnė dikur: “Demokracia nuk mund tė eksportohet, sepse me atė rast do tė duhej ta ruanin xhandarėt dhe asnjė ndryshim thelbėsor nuk do tė ndodhte”. Po, i nderuar, ke pasur tė drejtė, se as edhe njė ndryshim nuk ka nga atėherė qė e pate thėnė. Ashtu si atėherė, profesor, kėtu nė Kosovė tė zihet fryma nga intrigat e maskarenjve. Ashtu si atėherė, tė zihet fryma nga krekosja e pėshtirė e debilėve nėpėr poste qeveritare.

 

         
Eh, i nderuar e i ndritur me dije e me nder.

          Kosova ėshtė sosur nė ditė tė kiametit. Aq sa nuk po merret vesh kush po shumohet ne apo vdekja. I dashur profesor, kėshtu nuk shkohet mė, kėshtu nuk mundet me ecė pėrpara. Kėshtu nuk arrihet asgjėkund.

 

           E di qė do tė mė pyesėsh: “Po ju, ē’beni”?

          Eh, ne profesor?!

           Do tė tregoj diēka i nderuar. Ėshtė njė njeri, profesor, i gjallė, njė Albin Kurti qė sillet kėtej pari. Ėshtė njė djalė i ri, qė kundėrshton gjithcka qė kėta UNMIK-asit flasin e bėjnė nė Kosovė. E gjithė bota profesor, e kontestojnė, e arrestojnė, pėr arsye se pėr ta ai thotė gjera skandaloze si: Vetėvendosje! Por tash ai nuk na dėgjon, se e kanė arrestuar pėrsėri e unė profesor, po tė them diēka nė vesh: Ai djali ka tė drejtė. Ka 100 herė tė drejtė. Ka 1000 herė tė drejtė.

 
          E veē njė gjė ėshtė e saktė kėtu nė Kosovė. Kėtu ligji ėshtė bėrė dhunė. E kur dhuna bėhet ligj, kjo do tė thotė se liria ėshtė afėr, i nderuar. Po pėr tė gjitha sa tė tregova me lartė, fajtorė na kanė bėrė ne. Thonė se fajtorė qenkemi ne shqiptarėt pėr tė gjitha. Edhe kur na vrasin nė demonstratė, fajtore jemi ne. Po profesor, akoma si atėherė shqiptarėt vriten nė demonstratė. Epo fundja poeti thotė: “Na vrasin qė tė na bėjnė tė pavdekshėm/Ku ta kesh atė fat/ Njėherė nė njėqind vjet /Ndodh tė krahasohesh me Zotat!”

 

-         E prapė fajtore janė Shqiptarėt.

 

-         Fajtorė sepse flasin shqip!

 

-         Fajtorė pse mendojnė shqip!

 

-         Fajtorė pse shajnė shqip!

 

-         Fajtorė pse dhjesin shqip!

 

 
  * Autori ka qenė Komandant i Zonės Operative tė Qarrit nė Ushtrinė Ēlirimtare pėr Preshevė, Medvegjė dhe Bujanoc.

 

----------------------------------

 

 

BESNIK KRYEZIU - LETĖR UKSHIN HOTIT: „PROFESOR, REPUBLIKA E KOSOVĖS ĖSHTĖ ENDE PENG“